Lamtumirė, Jusuf!




--------------------------------------------------------------------------------

15 dhjetor 2003 / TN

Ali ALAJ

Ditė mė parė,nga skena publicistike e Kosovės shkoi njėri ndėr veteranėt me tė shquar tė gazetarisė shqiptare. Fjala e shkruar, tashmė ngeli edhe pa njėrin nga gazetarėt mė tė spikatur, i cili me penėn e vet,pėrherė diti dhe u vu nė shėrbim tė idealeve, synimeve,projekteve dhe realizimeve kombėtare. Dhe, sot them se mė goditi thellė lajmi pėr vdekjen tėnde or shok e mik.

.Shkove kur mė sė shumti i duheshe Minatorit tėndė. (Ai lindi nė shkurtin e 1989, kur minatorėt e “Trepēės” ishin vetėngujuar pėr ta kundėrshtuar vėrsuljen serbe qė ta zhbijė ēdo gjė shqiptare.) Edhe neve,shokėve dhe kolegėve tė profesionit na e lė njė zbarstėsirė tė madhe. Por, jeta kaq e paska – njė pėrleshje e vazhdueshme pėr hapėsira, vlera,cilėsi – duke mėtuar gjithėherė avancimin shqiptar. Dhe, jeta shqiptare, e tillė ishte nėpėr shekuj.

Mbi ne janė ushtruar tė gjitha arsenalet tkurrėse, pėrndjekėse, zhbėrėse. Disa dekada tė kėtyre planeve pėrbindėshore i pėrjeetuam edhe ne dhe, tė shumice prej tyre deri tek holokausti i dytė nė hisorinė e njerėzimit, e dėshmuam edhe nė, i tėrė populli shqiptar, e tėrė Kosova. Tė gjitha kėto beteja, zakonisht fitohen, sado qė lufta zgjat, dhe, nga zgjatėsia qė kishim pėrjetuar ne si popull, kishim pėrshtypjen indivuale, kuptohet se ajo, lufta pra, me tė gjitha betejat e saja,nuk ka mbarim e tė sosur. E kemi biseduar kėtė sa herash. Njeriu del humbės vetėm kur pėrleshet me vdekjen.

Tri dekada te njohes dhe punes sonė tė pėrbashkėt,sė pari nė “Rilindja”,e mė pastaj nė TV Prishtina, qė nga vuarja e themeleve tė kėtij institucioni,qė ne,atėbotė,e kishim cilėsuar hapin e parė drejt shtetėsisė sė ardhshme tė Kosovės, sot mė zgjojnė reminishencat e atyre pėrpjekjeve titanike pėr ta dėshmuar dhe pėr ta realizuar sensin krijues tė shqiptarėve. Vitet e shtatėdhjeta tė shekullit tė kaluar,i kishim tė ndara nė shumė fronte. Duhej ta mėsonim njė teknologji krejtėsisht tė panjohur prej nesh dhe duhej dhėnė asaj shpirtin dhe fjalėn sh q i p dhe s h q i p t a r q e .

Hiē mė e lehtė nuk ishte ndeshja jonė ( e njė ekipi numerikisht tė vogėl gazetarėsh, redaktorėsh,regjisorėsh, kameramanėsh,e kuadrove tjera teknike) me nacional-shovinistėt Serbian,me pengesat dhe kurthet e tyre,me sabotimet dhe kėrcnimet e atij tarafi thellėsisht antishqipar.Ia dolėm me fitore nė kėto dhe frontet tjera. Majordomėt e antishqipatirizmės nė Beograd, duke synuar qe tė na ligėshtonin dhe dekurajonin, pėrditė e pėnatė, na thoshin : “Ju shqiptarėt nuk dini dhe nuk mundeni tė formoni Televizion, prandaj rrini nėn qatinė tonė.”

Udhėheqja e atėhershme e RTP – Ismail Bajra, Riza Alaj dhe Fahredin Gunga,tė vetėdijshėm pėr misionin dhe pėrgjegjėsinė qė kishin marrė,tė caktuan Ty, Jusuf redaktor tė Rubrikės sė brendshme,duke e ditur kėmbėngulėsinė tėndė pėr ta kryer secilėn detyrė qė e vinte para teje shoqėria shqiptare. Ne, ai ekipi i vogėl, ku shquheshin edhe Faik e Vera Hima, Muhamet Mjeku, Qenan Shaipi, Qemal Hasani, Fadil Presheva, Marash Berisha, Veli Vraniqi, Kemal Ēarkaxhiu e Pranvera Veliu, Sali Kavazi dhe njė dyzinė emrash tė tjerė tė pionerisė televizive shqiptare, me mund, sakrifica dhe vetėmohim mbinjerėzor, arritėm qė t’i thejme planet dhe ta sjellnim TVP nė Prishtinė pothuaj dy vjet para afatit tė pėrcaktuar. Dhe, t’ua pėlcisnim zemrat nacional shovinistėve Serbian. Kurse, Ti, nga gazetari i madh i “Rilindjės”, u bėre emėr i madh i gazetarisė televizive. I tillė mbete deri nė okupimin e dhunshėm tė shtėpisė sonė.

TV e Prishtinės u bė institucion e nderit dhe krenarisė kombėtare,edhe pse nė ndėrkohė pati pėrpjekje tė parreshtura pėr ta denigruar, zhvlerėsuar,kompromituar, madje edhe orvajtje pėr ta mbyllur. (Kėtė tė fundit, mbylljen pra, e kishte kėrkuar renegati Ali Shukrija qė nė prnaverėn e 1981) Kėtyre furtunave ne tė gjithė bashkarisht iu bėmė ballė plotė dhjet vjet. Opinioni kosovar nuk i diti kėto fakte,e pati edhe pėrpjekje denigrimesh pėrbindėshore. Sot, prandaj,nė kėtė ditė kur po ndahemi, mė duhet tė t’u them bartėsve tė njė teze ekstremisht absurde qė pėr fshehur veprimet e veta tinzare dhe antikombėtare thonė se “RTP ka qenė serbe”.

RTP kurrė,po e pėrseris – kurrė nuk ka qenė serbe.RTP ka qenė dhe do tė mbetet(edhe tash kur ėshtė i ngulfatur) vlerė shqiptare dhe vetėm shqiptare.Duke e parė dhe pėrjetuar rėndė furinė rrėnimtare qė ishte vėrsulur ndaj Kosovės dhe ndaj shqiptarėve nga Serbia e ngėrdheshur vrastare, gjenocidale, kriminale, ne tė dy, veē e vec, por pėr tė njejtėn ditė dhe me tė njejtin tekst,mė 14 shkurt 1990, e braktisėm anėtarėsinė tonė nė LK dhe kėshtu e hapėm rrugėn e shpėrndarjės sė organizatės partiake dhe tė departizimit tė TV Prishtinės. Kishim shkruar: Nuk duam tė jemi anėtarė tė njė organizate e cila lejon dhe urdhėron dhunė e vrasje. Akuzate duhėheqjeve tė atėhershme ekzekutive dhe profesionale e partiake tė TV dhe tė RTP-sė ndaj nesh ishin tė rėnda,ekskomunikuese.Por,ne ia arritėm qėllimit – TVP defenitivisht shkėputi ēdo lidhje me pushtetin,edhe pse ende kishin ngelur brenda cennsorėt.

Rrugėtimin tonė nė vijėn nacionale, e tronditėn dhe e minuan nga tė katėr anėt. Derisa Serbia, defenitivisht, me 5 korrik 1990, e pushtoi shtėpinė tonė dhe,jo vetėm qė na hodhi ne nė rrugė,por pėr njė dekadė e vrau fjalėn shqipe.

Serbia Millosheviqiane, RTP-ėn e kishte shpallur armikun e saj numėr NJĖ dhe duke e ndjekur logjikėn e saj pushtuese,pėr tė njėjten ditė okupoi edhe Kuvendin e Kosovės – duke manifestuar kėshtu pezmin dhe barbarinė e saj ataviste ndaj aleancės vepruese nė vijėn shtetformuese qė tashmė ishte ngritur nė Kosovė: Popull – Kuvend – Intelegjenci – Informim publik. ( Pėr ta sfiduar pushtimin Serbian dy vjet nxorėm gazetėn “Dielli” dhe mė 1990 bėm 4 greva urie- nė Vienė, Nju Jork, Bruksel dhe Paris nė shenjė denoncimi dhe demaskimi tė politikės serbe). Por, edhe pse kanė kaluar pothuaj 14 vjet, RTP edhe mėtej ngel e heshtur - ēuditėrisht edhe tani dhunshėm.Kemi biseduar shpesh pėr kėtė fat nopran tė institucionit tonė.

Gjithmonė bashkarisht e kemi pasur bindjen se RTP do tė kthehet – vetėm kur Kosova tė kthehet nė pronėsi shqiptare, nė pronėsi tė Kosovės.Pra kur Kosova t’i kthehet Kosovės. Disa herė e ke thėnė – i pėrēudshėm ėshtė fati i Kosovės dhe bėhet edhe mė i pakuptueshėm kur – Kosova, pothuaj pesė vjet pas ēlirimit mbetet pronė e UNMIK-ut nė tė cilėn gėrryejne e zhgėrryjnė gjithėfarė sojesh e sorrollopėsh.

Vdekja e befshme, tė la pa kėtė pėrgjigje qenėsore – kur do tė plotnohet dhe rrumbullaksohet liria e Kosovės. Me njė fjale, kur do tė pėrbyllet me sukses cikli krijues I shtetit tė Kosovės,i Dardanisė antike,siē e kishe dėshirė dhe pėrcaktim ta quaje.

Nė rrugėn tonė profesionale patėm rrespekt pėr diversitetin e mendimeve dhe bindjeve.Qėllimi ishte njė,sikurse i tėrė popullit – liria dhe pavarėsia e Kosovės.Dallonim tek rrugėt dhe mjetet e arritjes sė kėtyre dy postulateve me piedestale te kuptimsisė njerėzore dhe tė jetės sė dinjitetshme.Prandaj, ti nuk pushove sė shkruari, gjithnjė duke theksuar se vija jote e angazhimit – ėshtė tėrėsisht kompatibile me rrugėn institucionale.

Herėn e fundit qė u takuam, para tri javėsh m’i the kėto fjalė : “Kush nuk i rrespekton organet e veta,nuk ka perspektivė tė futet nė familjen e popujve shtetformues. Ky mosrrepskt po na ndjek ne dhe ky nuk ėshtė ogur i mirė…”U dakorduam plotėsisht, sepse, sot politikėn duhet ta bėjmė nė Parlament, nė Qeveri dhe nė Presidencė. Vetėm nė vitet e nėntėdhjeta ishim tė detyruar e shtrėnguar tė bėnim politikėn nėpėr oda, shkolla,kisha e xhamia,madje edhe nėpėr livadhe.Tė nė kujtohen tubimet e pajtimit tė gjaqeve. Tė na kujtohet tubimi madhėshtor tė Verrat e Llukės. Atėbotė, tė gjithė ishim bashkė, njė me njė frymė dhe me njė zė. Pse, sot tė mos jemi po ashtu – njė , me njė zė dhe me njė frymė?! Cili ėshtė misteri i kėsaj zezone? Tek e fundit, a ngeli ndonjė gjė e mistershme, mes teje e meje?

Jusuf, e mbarove rrugėn tėnde tė gazetarisė dhe nė kėtė rrugėtim tėndin ngele profesional dhe nuk u hamende.Qė nga koha kur u njohėm e deri ne shkuarjen tėnde nė jetėn e pėrtejshme u angazhove pėr njė postulat,tė cilin e rrumbullakove me titullin e botimit tėndė tė vetem publicistikė:”Kosova nuk ėshtė Serbi. ”Mirėpo shkrimet tuaja analitike, tė thukshme, fshikulluese, qė nga fundi i tė gjashtėdhjetave e kėndej, janė sa njė dyzinė librash dhe – janė njė kontribut i pazėndėsueshėm i gazetarisė dhe kulturės shqiptare nė Kosovė nė trojet tona etnike.

Tė qoftė i lehtė dheu i tokės sonė.

Lamtumirėn po ta them nga Amerika e largėt, nga vendi kampion i demokracisė, lirisė sė fjalės dhe mendimit e bindjeve dhe ku nuk ka ndėshkim tė diveristetit, pra tė mendimit ndryshe.Unė jam i bindur se duke menduar ndryshe, e gjejmė tė pėrbashktėn tonė kombėtare. Por, duke vepruar ndryshe, duke i mėshuar njėri ēekanit, e tjetri kurdhės, veēse do tė largohemi nga qėllimi ynė final. Kėtė nuk mund tė na e falin as fėmijėt tanė, e lėrė mė gjeneratat qė do tė vijnė.

-----nga trepca net-----