Spiunet e bukura tė luftrave tė mėdha
» Dėrguar mė: 21/02/2009 - 13:55
Pėr shekuj me radhė femrat kanė shėrbyer nė shėrbimet e spiunazhit, duke u bėrė kėshtu agjentet mė tė sukseshme. Shumė prej tyre janė nderuar me medalje pėr shėrbimet e tyre, tė tjera janė ekzekutuar e ka dhe nga ato qė janė dėnuar e mė pas janė falur. Nė krye tė listės sė spiuneve mė tė famshme nė botė qėndron Mata Hari. Edhe pse ajo ėshtė konsideruar gjithnjė si prej spiuneve mė tė famshme, historianė e autorė tė ndryshėm kanė cilėsuar se ajo ka qenė mė shumė njė figurė rastėsore sesa e qėllimshme. Mata Hari ishte emri skenik i Margaretha Gertruida Zelle, njė valltare ekzotike holandeze dhe kurtizane, e cila u ekzekutua nga skuadra e pushkatimit pėr spiunazh gjatė Luftės sė Parė Botėrore. Duke qenė se Holanda ishte neutrale, Margaretha Zelle mund tė kalonte kufijtė lirshėm. Kjo ėshtė arsyeja pse mendohet se ajo ėshtė pėrdorur nga shėrbimet sekrete.
Njė tjetėr spiune e famshme ėshtė Nance Ėake, e cila punonte si gazetare nė Francė, kur nisi Lufta II Botėrore. Shumė shpejt ajo doli vullnetare pėr tė qenė korriere e Rezistencės Franceze dhe shumė shpejt krijoi njė rrjet spiunimi aq tė gjerė dhe efektiv, saqė Gestapoja vuri njė ēmim pėr kokėn e saj. Pas luftės ajo u nderua me medalje tė lartė civile nga pesė shtete.
Kystyna Skarbek ėshtė gjithashtu njė prej spiuneve mė tė suksesshme tė Luftės II Botėrore pėr llogari tė Anglisė. Ajo ka kryer misione nė Poloni, Hungari, Francė dhe Egjipt. Ajo fitoi famė kur shpėtoi dy kolegė tė saj, tė cilėt do tė ekzekutoheshin nga Gestapoja, duke u prezantuar si mbesa e njė zyrtari tė lartė tė komandės britanike. Si agjente e operacioneve speciale ekzekutive, edhe Virginia Hall ka kryer misione tė panumėrta nė funksion tė Rezistencės Franceze, duke fituar njė reputacion si person nė gjendje t'u shmangej edhe operacioneve mė tė hekurta naziste. Fama e saj konsiston dhe nė faktin se ajo kishte humbur njė pjesė tė kėmbės dhe ecte me protezė druri.
Legjenda e Violetės
Ndėrkohė, aftėsia, bukuria si dhe jeta tragjikisht e shkurtėr e Violette Szabo-sė, kanė kontribuar pėr tė ngritur legjendėn e emrit tė saj. Si agjente sekrete, misionet e saj nė Francėn e pushtuar varionin nga mbledhja e informacioneve e deri te kabotazhi. Ajo u ekzekutua nga forcat naziste nė vitin 1945, nė moshėn 23-vjeēare. Anėtare e Partisė Komuniste, Lona Cohen nė shėrbimin e saj tė parė punoi si korriere e Theodore Hall-it, njė fizikan i projektit "Manhattan", i cili u dėrgonte sekrete sovjetikėve. Pas luftės ajo dhe bashkėshorti i saj u vendosėn nė Londėr, ku krijuan Rrethin e Spiunėve tė Portlandit qė u kalonte sovjetikėve sekretet detare britanike.
Elisabeth Bentley e nisi karrierėn e spiunazhit duke menduar se po spiunonte pėr Partinė Komuniste tė SHBA-sė, kur nė fakt ishte duke punuar pėr policinė sekrete sovjetike. Gjatė Luftės II Botėrore ajo ishte njė prej spiuneve mė tė suksesshme sovjetike nė SHBA. Por, njė ditė ajo vendosi t'i jepte FBI-sė emrat e 150 spiunėve sovjetikė, duke pėrfshirė dhe punonjės tė qeverisė amerikane.
Princesha Stefani
Si njė anėtare e bukur dhe e pasur e aristokracisė gjermane, nė vitin 1930 princesha Stephanie u pėrfshi nė elitėn e Londrės, ku u miqėsua me ministra tė kabinetit. Ajo arriti tė pėrfitonte informacione tė arta pėr Hitlerin kur jetonte nė Londėr.
Brita Tott ėshtė njė tjetėr spiune e famshme. Nė vitin 1442, vajza e fisnikėrisė daneze u martua nė familjen mbretėrore suedeze. Njė dekadė mė pas, kur suedezėt hynė nė luftė kundėr danezėve, ajo ishte spiunia perfekte pėr vendin e saj. Ajo shėrbeu si korriere qė i kaloi sekrete tė mėdha familjes daneze dhe u dėnua me djegie nė turrė tė druve, por mė pas u fal. Ndėrsa, Melita Norėood ishte njė punonjėse civile britanike me prirje komuniste, puna e sė cilės nė njė ndėrtesė sekrete kėrkimesh bėrthamore i dha mundėsinė tė kishte akses ndaj dokumenteve sekrete. Ajo u rekrutua si spiune nga shėrbimet sekrete sovjetike nė vitin 1940 dhe punoi sukseshėm pėr kėto shėrbime.
GSh.
Krijoni Kontakt