Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384

    Fjalime nga kongresi i XII i Partise Socialiste

    KUNDERSHTARET S'I KAM ARMIQ, POR AS PARTNERE!

    Nga Fatos Nano

    Ne historine e re te Evropes pas shembjes se murit te Berlinit, socialistet shqiptare rezultojne nder forcat politike me te votuara dhe per kete kemi arsye te jemi krenare per rrugen tone.

    Por natyrisht qe s'eshte e thjeshte te mos kerrusesh nga mbipesha e pushtetit per nje kohe kaq te gjate. Mes dy kongreseve zgjedhore PS-ja ka fituar 3 gara elektorale. Ky progres i saj u certifikua dhe nga Internacionalja Socialiste qe na pranoi si anetare me te drejta te plota. Por une e di qe ka sensibilitete se PS-ja po dobesohet dhe se besimi ndaj nesh po lekundet. Deklaroj me bindje se socialistet do mbeten edhe per shume kohe te "denuar" te qeverisin Shqiperine sepse jemi e vetmja force politike ne vend qe dime te kthejme koken pas te pervetesojme pervojat me pozitive dhe te korrigjojme vetveten.

    Nuk do presim asnje koke!

    Me vendimmarrjen tone ne kete Kongres ne nuk presim asnje koke, por po perpiqemi qe kokat me vlera, te vihen ne sherbim te interesit te pergjithshem per realizimin e aspiratave tona. Ne nuk po kerkojme te perjashtojme. Po perpiqemi, edhe me te organizuar te integrojme cdo individ dhe kontribut progresist.

    Te ardhurat e shtetasve jane dy here me te larta se viti '97 dhe rritja e pagave vazhdon te jete me e larte se ajo e cmimeve.

    Ka zera (bile dhe brenda nesh), qe ngulin kembe se kjo rritje nuk duket. Te ardhurat kombetare perdoren ne tre menyra konsum, investime dhe kursime. Eshte bere e modes qe disa spekulante profesioniste te politikes te merren me perqindjen e realizimit te planit te doganave. Por importet reale jane vazhdimisht ne rritje.

    Ka qe na kritikojne me analiza te stisura shifrash buxhetore, nderkohe kur promotor dhe mbajtes i peshes kryesore ne PBB, te te ardhurave publike, investimeve ne teresi apo konsumit, jane individet dhe sipermarresit private. Ne Kongresin e 5-te ne u deklaruam si parti e progresit, por disa nga shoket tane te zgjuar, papritur nga nuk e di se cfare endrre, po na akuzojne se po rreshkasim djathtas. Nuk kam ndermend te shpjegohem per ta se nuk ia vlen te ngadalesojme zhvillimin. Por ka nevoje te kuptojme te gjithe se parti e sipermarrjes do te thote parti qe mbron interesat e mbi 1 milion fermereve, 48 mije sipermarrjeve te vogla dhe 10 SME-ve.

    Kundershtaret e mi, te paduruar dhe empiriste

    Mes nesh ka individe qe mendojne se progresi mund te jete me i shpejte. Une e mirekuptoj deshiren e tyre dhe s'kam asnje ndrojtje te deklaroj se kesaj kategorie qe kerkon me shume ritem dhe progres i perkas edhe vete. Por si Kryeminister, minimalisht keta individe do i klasifikoja si te paduruar apo si empiriste. Ata, para se te shprehin padurimin, duhet te provojne te pergjigjen para jush nese qeveria nevojitet te nxise investimet qe punesojne sa me shume njerez, apo investimet e teknologjive te larta qe kane nevoje per pak punonjes? Le te argumentojne nese eshte me e drejte te mbajme nen kontroll rritjen e cmimeve.

    I kam vleresuar propozimet e oponenteve dhe konkurenteve te mi kam mbajtur shenim mbi to. Ne linja te peraferta ato jane propozime q- bazohen ne shkollen Kejnsianiste te ekonomise, e cila pretendonte se e Ardhura Kombetare dhe Punesimi arrijne piken optimale nepermjet investimeve publike te Qeverise. Por kjo teori ka dale nga moda prej shume dekadash.

    "Alternativat", pantallona xhuxhash

    Une vazhdoj te mos i konsideroj armiq kundershtaret e mi, por kur trajtojne ceshtje qe s'kane asnje lidhje me Shqiperine reale, nuk mund t'i konsideroj as si miq, aq me pak si partnere apo kolege.

    Gjithsesi dua t'u them se padurimi per shkak te te kuptuarit empirik te problemeve te zhvillimit, apo per shkak te interesave te ngushta per perfitime dhe karriere personale, demton perpjekjet e perbashketa per te ndertuar nje sistem qe prodhon te mira materiale. Te gjithe duam me shume! Te gjithe duam me shpejt! Por jo te gjithe e dijne se si! Prandaj ata qe nuk e dine "se si", nuk meritojne vecse te konkurojne per demagogji apo populizem empirik.

    Une e di se para 12 tetorit 2003 kishte nje eufori te madhe dhe se sot nje pjese e PS-se s'mendon si me pare per lidershipin e saj.Por une si kryetar deklaroj se socialistet dhe pse kane probleme, s'kane asnje krize. Mbrockullat populiste dhe te pastudiuara qe kane filluar te veteshpallen si "alternativa" nuk jane gje tjeter vecse nje tentative per t'i veshur Tony Blair pantallonat e shkurtra te xhuxhit Kim Ir Sen. Ne s'duhet te humbasim me kohe dhe energji me diskutimin e doktrinave partiake apo konflikte perfaqesimi. Te mos lejojme fraksionimin e PS-se ne grupe te vogla.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lis : 13-12-2003 mė 04:50
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  2. #2
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    META: PS-JA DUHET TE MENAXHOJE VETVETEN

    Nga Iliri Meta

    Debati i koheve te fundit mes nesh jo vetem qe nuk duhet keqkuptuar, keqinterpretuar dhe keqperdorur nga askush, sepse ai ka si synim te vetem permiresimin e qeverisjes tone, nepermjet reflektimit ndaj vonesave, deshtimeve dhe mosrealizimeve te verejtura kohet e fundit. Qellimi final i ketij debati eshte dhe duhet te jete fitorja jone ne zgjedhjet e vitit 2005, pasi ne jemi pa diskutim e vetmja force politike ne vend, e afte per ta udhehequr drejt integrimit ne BE dhe per t'u dhene shqiptareve vendin qe meritojne ne familjen e madhe evropiane, si dhe socialisteve meriten dhe mirenjohjen e brezave te ardhshem per kete kontribut qe duhet te japim. Te tilla arritje dhe vlera jo vetem qe u bene baza e fitoreve tona elektorale dhe i qendruan sulmeve nga me te egra denigruese e aspak parimore te frymezuara nga filozofi percarese dhe ambicie personale edhe brenda nesh, por do te ruhen e cmohen si te tilla mbi te gjitha sepse jane fryt i kontributit dhe perpjekjeve te njerezve tane me te mire te mandatuar ne nivele te ndryshme te pushtetit.

    E ardhmja jone eshte e lidhur me PS-ne dhe socialistet e te gjithe brezave, pasi ne u rritem ne kete parti, ne vitet e veshtira te opozites se Berishes, por edhe ne vitet e qeverisjes socialiste, kur ju na besuat detyra nga me te rendesishmet.

    Kur erdhem dhe trokitem ne dyert e PS-se dhe krijuam FRESH-in, nuk pyetem se kush ishte kryetari i saj, nuk llogaritem diten kur do te emeroheshim ministra apo kryeministra, por ishim te bindur, ashtu sic jemi edhe sot, se vendi kishte nevoje per nje alternative te majte, per nje program dhe platforme politike qe do te emanciponte shoqerine dhe politiken shqiptare.

    Ky idealizem studentor na mban edhe sot te gjitheve se bashku dhe do te na frymezoje gjithmone ne te ardhmen aktivitetin politik dhe pse mbi ne eshte hedhur shume balte, edhe pse antikonformizmin tone lidershipi aktual e quan rrebelim, edhe pse deshiren tone per ritme me te shpejta te zhvillimit te vendit ky lidership e quan padurim, edhe pse vullnetin tone per te permiresuar cilesisht qeverisjen socialiste e percmon, edhe pse ndergjegjen dhe filozofine tone politike pushteti e etiketon karrierizem e deshire per pushtet te pamerituar, edhe pse kurajon dhe guximin tone politik ky lidership e cileson kriminal.

    Ja cfare kerkojme nga PS-ja dhe qeveria

    Kjo eshte familja jone dhe ajo qe ne kerkojme nuk eshte percarja, por qe brenda nesh te kete :

    - me shume harmoni, por edhe mendim ndryshe;

    - me shume debat, por edhe unitet veprimi;

    - ne duam qe PS-se te nxise biznesin dhe ekonomine e tregut te lire, por edhe te promovoje dhe te shtoje politikat sociale, bazuar ne vlerat tradicionale te se majtes;

    - ne duam qe PS-ja te jete nje parti per te gjithe, edhe per biznesmenet, por njekohesisht duhet te pranojme se vlera jone kryesore jane e duhet te jene intelektualet, profesoret, ekonomistet, akademiket, inxhinieret, juristet, studentet, shtresat e mesme dhe ne nevoje, promotoret e vertete te ndryshimit;

    - ne duam nje PS qe respekton institucionet e saj, por kerkojme qe keto institucione te perfaqesojne ne raport te drejte anetaresine e shqetesimet e saj, duke zbatuar parimin demokratik "nje anetar, nje vote", qe te kete vendimarrje kolegjiale, qe te bazohet mbi gjykimin, vullnetin dhe konsensusin e te gjitheve;

    - ne duam nje PS qe nuk e mat qeverisjen e saj me vitet ?96-?97, por me kerkesat e qytetareve tane sot dhe me kerkesat e procesit te stabilizimit;

    - ne nuk kerkojme mrekullira, por kemi kerkuar qe te ardhurat te realizohen sipas ligjit per buxhetin e shtetit dhe jo te krijojne deficite ne realizimin e te ardhurave ne shifra prej 100 milion dollare gjate vitit te shkuar dhe po kaq ne fund te ketij viti, sepse kjo sjell si pasoje direkte mosrealizimin e investimeve publike ne po te njejtat shifra prej 100 milion USD per cdo vit.

    - ne nuk spekullojme, por themi te verteten kur denoncojme se vetem kete vit investimet publike te parashikuraa ne ligjin per buxhetin e shtetit jo vetem qe nuk do te realizohen ne shumen e 49 miliard leke te reja, sipas parashikimit, por perkundrazi, sipas parashikemeve me optimiste te Ministrise se Financave ato mund te realizohen vetem ne 37 miliard leke, pra 12 miliard leke te reja me pak, cka do te thote me pak shkolla, ujesjellesa, spitale, sherbime publike te parealizuara.

    - ne nuk kerkojme ta zhvillojme ekonomine sipas koncepteve etatiste, por ne te kunderten, ta liberalizojme me tej sipas detyrimeve qe vijne nga anetaresimi ne OBT dhe kerkesat e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit. Por eshte gjithashtu e vertete qe ne jemi kunder monopoleve ne ekonomi dhe kunder thellimit te konfliktit te interesave ne qeveri dhe administraten e larte, qe do te thote afrimin ne poste qeveritare dhe publike te perfaqesueve te bizneseve, interesat e te cileve lidhen direkt me vendimarrjen per shkak te ketyre detyrave.

    - ne nuk kerkojme qe Shqiperia te behet neser anetare e BE-se, sepse e dime qe kjo eshte e pamundur, por ne duam qe te reflektohet konkretisht ndaj shqetesimeve te komunitetit nderkombetar dhe per ngadalesimin e reformave.

    - ne duam qe elektorati i lodhur dhe i zhgenjyer nga qeverisja jone te mos bashkohet me korin e mitingjeve shterpe te Berishes, por t'u rikthejme shpresen dhe bindjen se me PS-ne vendi ecen vetem perpara.

    - ne duam nje PS larg drejtimit aktual autoritar, arbitrar dhe arrogant, dhe me prane kolegjialitetit dhe ndarjes se pergjegjesive, ku nuk sundon njeshi, por ku anetaresia dhe forumet jane fuqia e saj.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  3. #3
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    MEKSI: "KEMI PATUR MJAFT DIFEKTE!"

    Ermelinda Meksi

    "Perandorite e medha kane rene jo se nuk kane patur pushtet, por se kane pasur aq shume sa jane sjelle me shperdorim ndaj tij. Ky mesim qe vjen nga historia, vlen si nje leksion aktual per ne". Me nje aludim te tille per qeverisjen socialiste e nisi fjalen e saj dje zv/kryeministrja Ermelinda Meksi. Sipas saj, gjate kesaj periudhe sjellja e socialisteve ndaj pushtetit ka reflektuar difekte dhe shpesh e goditur po nga vete ata. "Sido qe ta sjellim kete realitet absurd, demi eshte i yni. Disa konkludojne shkurt. Ju nuk jeni serioz me elektoratin tuaj, ndoshta jeni lodhur me kaq shume pushtet" tha Meksi. Sipas saj, koha e gjate ne pushtet nuk duhet kurrsesi qe individeve apo grupimeve te caktuara brenda partise dhe forumeve te saj t'u krijoje vetekanqesine me pushtetin e cila mund t'i shpjere si pa u kuptuar tek shperdorimi i tij. "Mendoj se PS ka burime njerezore te cmuara dhe te paperdorura, dhe per shkak se ne nuk kemi nje strategji te qarte lidhur me terheqjen e tyre ne qeverisje" perfundoi ajo.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  4. #4
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Filloi kongresi Horror dhe po mbaron me kongres terror

    BERISHA, SULMON KONGRESIN E SOCIALISTEVE

    Anila Rama

    Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha deklaroi dje se kongresi zgjedhor i socialisteve nuk kishte shanse per te zgjidhur krizen qe mbizoteronte ne kete parti prej nje kohe te gjate. Lidershipi i selise blu duke komentuar zhvillimet ne diten e pare te punimeve te kongresit roze, tha se ai do te mbahej mend ne analet e historise, si kongresi qe pasqyroi krizen ne teresi te nje partie qe kishte kohe qe ishte klanizuar. Sipas tij vet fakti qe kryetari i partise dhe i qeverise Fatos Nano prezantohet ne nje forum te tille te larte me nje qeveri te delegjitimuar, ku jane bosh portofolet e dy ministrive kryesore, jane deshmia me e madhe e deshtimit dhe krizes se socialisteve. Berisha duke iu referuar fushates parakongresuale dhe perplasjeve mes grupeve rivale ne PS gjate kesaj kohe, tha se gjithcka ishte paracaktuar dhe perfundimi i votimit nuk do te kishte asnje surprize. Ai akuzoi kryetarin e socialist Fatos Nano se po ushtronte dhune ndaj delegateve duke i detyruar me force dhe para qe te deklaronin voten e tyre ne favor te tij. "Kongresi vjen si pjese e krizes, sepse shteti shqiptar po behet i deshtuar, totalisht ne ate c'ka quhet shtylle e qeverisjes se vendit, ne ate qe quhet institucion i qeverise se vendit. Kjo eshte e vertete jo vetem per procedurat staliniste te pergatitjes se tij, por edhe per faktin se filloi si kongres horror dhe po perfundon si kongres terror, ne te cilen kryetari u ka imponuar delegateve te zbardhin voten e tyre para votimit" tha Berisha.

    Sipas tij, duke perjashtuar socialistet e thjeshte, klanet drejtuese te PS-se, prezantonin ne kongres te gjitha grupet kriminale ku jane perfshire, qe nga ai i Zemunit, i "Hakmarrjes per Drejtesi", duke drejtuar trafiqet e paligjshme dhe korrupsionin qe shkonte ne majat me te larta. Kreu demokrat duke vijuar me tej komentin e tij per keto zhvillime, pohoi se ajo qe e shqetesonte me shume lidhej me faktin se socialistet po deshmonin standarte te uleta ne zhvillimin e kongresit. Sipas Berishes mungesa e standarteve demokratike dhe zbatimi i atyre primitive, jane shkaqet kryesore qe nga forumi i Internacionales Socialiste ku PS u antaresua disa kohe me pare, nuk erdhi asnje delegacion zyrtar. "Nuk jam i shqetesuar per kongresin, por per standartet, se ne qofte se kercet tritoli, ne qofte se standartet vendosen me tritol dhe dajak, perdoret forca e pushtetit per te zbardhur voten para kutise se votimit, mund te them se kriza ne kete parti, eshte me e thella ne historine e saj, edhe kur votonte 99.99 perqind per sekretarin e pare, nuk kerkohej te zbardhej vota" vijoi Berisha. Sipas tij kishte nje ndryshim thelbesor mes menyres sesi zhvillohej kongresi i PD-se dhe ai i PS-se, pasi selia blu nuk kishte ushtuar kurrfare presioni mbi antaresine e saj per mbeshtetjen e kujtdo kandidati. Berisha tha se Nano ishte njeriu qe kishte frike te vazhdueshme nga votimi i fshehte, dhe goditjen e pare ai e mori ne Konferencen e Tiranes, te cilen u perpoq ta delegjitimonte me ane te Komisionit Qendror te Garancive Statutore.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  5. #5
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Burimi i artikujve te mesiperm eshte gazeta "koha jone" date 13 dhjetor 2003
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  6. #6
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    PARTIA IME NUK ESHTE NE KRIZE!

    Nga Fatos Nano

    Kur kthej koken pas dhe shoh te kaluaren time politike, ndjenja te forta me pushtojne dhe me perulje lutem qe Zoti te me jape force dhe vullnet per te vazhduar pa u lodhur te jap kontributin tim per dite me te mira per te gjithe ne. Por edhe qe Zoti te me jape kthjelltesine dhe mundesine per te korrigjuar dhe reflektuar ndaj gjerave qe mund te kisha bere me mire. Dhe perseri me perulje kuptoj me mire rrugen e gjate qe kam bere bashke me ju. Shoh stuhite dhe ditet me diell, rritjen e mundimshme, perpjekjen per te larguar te shkuaren dhe afruar te ardhmen, pengesat dhe arritjet. Shoh flaken e qiriut te digjet brenda meje, ashtu ngadale dhe konstante, duke m'u bere dhimbje dhe shok, drite dhe udherrefyes.

    Kerkuan te me quajne "zog te vetmuar" dhe harruan ate c'ka zogu cmon me shume, ajrin e lire dhe hapesirat pa fund. Harruan se familja jone e madhe i ngjan tufes se pafund te zogjve qe nuk lodhet se fluturuari drejt majave te reja e fushave plot begati.

    Kerkuan te me burgosin dhe harruan se as kater vjet dhe as dyzet e kater vjet nuk mund te me ndalonin te kryeja me vullnet te hekurt detyrimet dhe pergjegjesite e mia ndaj familjes sone.

    S'jam une "djali plangprishes" ne PS

    Kerkuan te me bejne "djalin plangprishes" dhe harruan se ne dashurine e madhe qe kam marre nga kjo familje, kam burimin e dashurise qe kam dhene per te dhe gjithe anetaret e saj. Kurre nuk kam harruar se kujt i perkas dhe nga vij.

    Kerkuan te me bejne "diktator" dhe nuk deshen, nuk munden, dhe nuk duruan te prekin dhe shijojne hapesirat e reja te lirise.

    Kerkuan kaq shume gjera dhe ende prape kerkojne dhe mire bejne qe kerkojne. Fatos Nano nuk ofron dhune, diktature apo perjashtim. Perkundrazi, garanton, mbeshtet dhe nxit fjalen dhe mendimin e lire, sfiden demokratike dhe alternativen e zhvillimit.

    Fatos Nano nuk ofron anarki dhe kaos, por siguron dhe kerkon rregull dhe disipline. As nuk perfaqeson para te pista, trafiqe apo klane mafioze. Ne te kundert, me sakrifice shpesh edhe personale e familjare, ka ndertuar dhe kontribuar per shtet te forte dhe ligj te drejte. Fatos Nano nuk ben revolucione apo shkakton kriza, sepse ai ka per detyre dhe ofron stabilitet. Fatos Nano s'e nxjerr PS-ne ne opozite, as e mpak apo nxjerr ate shesheve me klithma e panik. Perkundrazi, e udheheq ate te permbushe misionin e vet fisnik te perparimit te vendit.

    Mua me quajne Fatos Nano

    Mua me quajne Fatos Nano dhe deshmitare kemi historine tone te perbashket. Ne vijme se bashku nga kohe te veshtira dhe shkojme drejt te ardhmes me te mire. Rruga qe kemi per te bere, eshte e gjate, por ne shohim driten ne fund te tunelit dhe drejt saj vrapojme. Ne kemi energji, jemi atlete, vitale, te thjeshte e plot pasion. Jemi zogjte e lire te hapesires shqiptare, jemi e ardhmja plot diell e begati. Askush s'mund te njollose PS-ne per interesa personale, deshtimet vetjake apo mungesen e vizionit, punet e pista dhe parate e zeza.

    Partia Socialiste nuk eshte ne krize

    PS-ja s'eshte ne krize. Sepse s'mund te jemi ne krize pasi kemi provuar ne menyre te perseritur se mbetemi forca politike me e votuar ne vend. Dhe nese aty-ketu shifrat ulen apo ndryshojne, kjo nuk tregon krize. Fatos Nano s'ka saraje, s'ka vila me leje apo pa leje, s'ka dhe as zoteron apo influencon media, televizione, gazeta e cfare nuk tjeter. Ndaj dhe "furtuna" e deshperuar kunder meje, e papare ndonjehere ne kete vend ndaj ndonje lideri politik permban ne vetvete paradoksin e saj me te arrire se kurre. "Te gjithe" kunder zogut vetmitar sepse ka bere krimin qe e coi tufen e lire te zogjve drejt qiejve dhe hapesirave te lira dhe pambarim.

    Nese ky eshte krimi, po, une Fatos Nano jam mekatari. Nese krim eshte te krijosh vlera kaq te arrira demokracie brenda familjes, ku secili shprehet dhe flet si te doje dhe prape te qendroje brenda familjes, po, une Fatos Nano jam mekatari. Shihni opoziten tone politike dhe kuptoni me mire kete qe ju them. Nese krim eshte te drejtosh familjen tende qe nga prapa hekurave e deri tek tribuna e Internacionales Socialiste, po, une jam mekatari. Me vjen nder mend ajo fjale e mencur dhe e arrire e te madhit filozof anglez, Francis Bacon "qendroj aq lart sa e keqja nuk me arrin as thembrat". Shihni te nesermen tone, te dashur anetare te familjes. Mos harroni nga vijme, por shihni drejt te nesermes. Premton kaq shume dhe ne do ta bejme ate enderr pjese te perpjekjes, ambicies, deshires dhe vullnetit tone. Asnje me mire se ne nuk mund ta beje kete gje, ndaj se bashku, une, ju, e gjithe familja jone le te kryejme punet qe kemi marre persiper te bejme.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  7. #7
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    PER NJE PS TE BASHKUAR

    Nga Edi Rama

    Pas nje procesi parakongresual te tensionuar e te cenuar ne thelbin e vet demokratik, jemi sot ketu per te marre disa vendime te rendesishme per te ardhmen e partise dhe per ecurine e puneve te Shqiperise ne kater vjetet qe vijne.

    I vetedijshem per rendesine e vecante te ketyre vendimeve, une dua t'ju kujtoj qysh ne fillim se cdo anetar i ketij Kongresi perfaqeson ketu sot shume me shume sesa vetveten, aspiratat dhe opinionin e tij, bile edhe shume me shume sesa vullnetin e 123 anetareve te partise qe cdonjeri prej nesh perfaqeson si delegat. Ju, te dashur delegate, keni sot barren e rende te perfaqesimit te aspiratave, problemeve, halleve, sakrificave dhe vullnetit te asaj shumice absolute shqiptaresh, te cilet, ne qershorin e vitit 1997, e pagezuan PS-ne si perfaqesuesen e tyre e qe, dalengadale, vit pas viti, po largohen prej saj, duke e tkurrur perqindjen tone te popullaritetit ne minimumin historik te 12 tetorit te shkuar.

    Jam ketu per t'ju folur jo ne emer te ndonje grupi, klani, shumice a pakice aritmetike ne forumet ekzistuese te PS-se, po ne emer te se vertetes se pamohueshme se ju te dashur delegate, ju socialistet e thjeshte te jetes reale dhe askush tjeter, ju qytetaret plot halle e ambicie te nje Shqiperie qe sot i ka syte tek ky kongres, mund dhe duhet t'i thoni ndal konsumimit te metejshem te pushtetit te socialisteve nga grupe, klane, shumica apo akica, qe krijohen e rikrijohen ne nomenklaturen e partise sipas orekseve te njerit e te tjetrit per pushtet personal e qe pastaj e fusin te tere familjen tone politike ne ethe paralizuese. Ne mund e duhet t'i thoni ndal te gjithe atyre te cilet perpiqen te na perdorin si mish per top ne funksion te nje lufte te brendshme qe po e rraskapit PS-ne prej dy vjetesh e gjysem dhe qe, ju siguroj, nuk ka gjasa te pushoje neser, nese nuk ndalet prej nesh sot. Ju mund e duhet t'i thoni ndal me fuqine e Shqiperise qe perfaqesoni, kujtdo qe e trajton investimin tuaj te sinqerte njerezor, moral e politik per PS-ne si nje kapital personal, te cilin mund te vazhdoje ta shperdoroje duke na cuar te gjitheve si nje tufe delesh ne opozite -packa se ne opozite do te heqe keq cdo socialist e qytetar i thjeshte shqiptar, por jo cdo pushtetar i sotem socialist.



    PS ne krize komunikimi

    Me ndjeni nese do te dal pertej rolit te ustait te rifinitures se fasades se PS-se, rol te cilin ma percaktoi dje miku im Pandeli Majko, dhe do te shtroj para jush tezen se:

    Nje krize qeverisjeje qe shfaqet ne mungesen e nje vizioni qeverises te lexueshem per qytetarin, ne ritmin shume te ulet te reformave, ne zvarritjen proverbiale te vendimmarrjes, ne fragmentimin e papranueshem te buxhetit te shtetit, ne deformimet e sistemeve arkaike te vjeljes se te ardhurave, ne pertacine e padurueshme te nje administrate te cmotivuar, ne demagogjine e demoduar te krahasimeve me vitin 1997. Nje krize strukturore e misheruar ne mungesen e vullnetit per te analizuar, kuptuar e pranuar se mungesa e kohezionit ne PS nuk eshte mungese e displines formale po mungese e mekanizmave statutore qe do te inkurajonin e garantonin, Mendimin Ndryshe, duke mos lejuar njehere e mire Veprimin Ndryshe. Nje krize komunikimi e cila, prej dy vjetesh e gjysem, e ka drobitur ndjeshem PS-ne, ka cenuar rende imazhin e saj publik dhe ka varferuar ne menyre te vazhdueshme jeten politike ne Shqiperi, duke e kthyer politiken ne nje zanat aspak te respektueshem per shumicen e shqiptareve.

    Do te ishte driteshkurtesi me pasoja te pallogaritshme qe te mos kuptonim e pranonim bashkarisht se kriza qe po kalon PS-ja nuk eshte rezultat i prirjeve a priori armiqesore te individeve te ndryshem ne udheheqesine e partise karshi njeri-tjetrit. Aq me pak kjo krize eshte rezultat i veprimtarise antiparti te ndonje grupi te identifikuar si pakice bllokuese e shumices sone ne Kuvendin e Shqiperise. Ta interpretosh kesisoj krizen tone do te thote, as me shume e as me pak, po ta lejosh te thellohet e te na copetoje si force politike.

    Kriza jone eshte ne thelbin e vet pjese e krizes se pergjithshme te politikes shqiptare dhe shprehje e te vertetes se Shqiperia na ka lene mbrapa, se qytetari shqiptar ecen perdite e me perpara nesh, se shoqeria jone e re e gjen gjithnje e me pak veten tek politika primitive e akuzave te ndersjella, e premtimeve boshe dhe e vizioneve te munguara, pjese e padallueshme e se ciles eshte bere per fat te keq dita-dites edhe alternativa jone.

    Kriza jone si pjese e krizes se partive politike shqiptare, eshte krize e arratisjes se politikes nga realiteti i perditshem shqiptar, e largimit te udheheqesise se partise nga anetaresia dhe mbylljes se saj ne guacken e nje politike pa permase njerezore, e deformimit dhe tjetersimit te vullnetit te aetarit te partise e te simpatizantit te saj ne procesin e perfaqesimit, e mosmisherimit te aspiratave te qytetareve shqiptareve ne betejat tona rendom bizantine, si pasoje e mungeses se debatit real, analizes profesionale, pergjegjesise politike, demokracise se brendshme ne parti dhe, vecanerisht, mospranimit me kokefortesi e pa asnje argument te qendrueshem te institucionalizimit te Mendimit Ndryshe.

    Te legalizohet mendimi ndryshe

    Platforma ime e ndryshimeve statutore, te cilen i'a propozova per diskutim e votim ketij Kongresi - e qe cuditerisht u asgjesua me nje fjale goje qysh gjate leximit te raportit nga kryetari i partise - u ndertua mbeshtetur pikerisht mbi nevojen per t'i dhene nje pergjigje sa me te pershtatshme e te menjehershme ne planin organizativ sfides se ndryshimit thelbesor. Deshiroj te sjell ne vemendjen tuaj se pakica bllokuese e dhjetorit te vitit 2001, e cila udhehiqej nga kryetari aktual i partise, pergatiti nje referendum ne parti pikerisht per te institucionalizuar Mendimin Ndryshe, per te sanksionuar parimin Nje anetar, Nje vote e per te bere edhe ndonje tjeter hap te guximshem reformues. Gjera keto qe u harruan sapo pakica e atehershme u be shumice dhe i la vendin nje tjeter pakice bllokuese te shumices sone ne parlament. Institucionalizimi i Mendimit Ndryshe permes pranimit te Platformave Integruese te Votuara eshte ilaci me i mire per semundjen qe na eshte shfaqur e s'po na ndahet qysh ne fillim te ketij mandati te dyte. Nese sot ngurrojme ta marrim kete ilac duke i'u trembur rrezikut te efekteve te tij anesore, nuk ka pike dyshimi se haracin e ketij ngurrimi jetik do ta paguajme dita-dites me mungesen e nje debati te hapur e frutdhenes, me mungesen e nje ekuilibri te natyrshem e parimor mes shumices e pakices ne parti, me mungesen e nje fuqie ekzekutive te garantuar e mbeshtetur njesoj nga te gjithe, me mungesen e atij bashkimi te domosdoshem te te gjitha forcave te qendres se majte rreth nje projekti te besueshem politik, i cili do te mund te emanciponte politiken duke e bere Partine Socialiste nje model zhvillimi e pike referimi per shoqerine e re shqiptare.

    Te fillojme te shkruajme nje kapitull te ri duke u deshmuar shqiptareve se ne jemi aq te forte sa te kurohemi e sherohemi duke qeverisur, permes korrigjimit rrenjesor te filozofise sone qeverisese, permes korrigjimit rrenjesor te metodologjise sone te punes, permes korrigjimit rrenjesor te komunikimit tone me qytetarin e me njeri-tjetrin. Dhe mbi te gjitha permes rivendosjes ne themelin e Shtepise sone te Perbashket te arsyeve themelore te bashkejeteses sone. Askush tjeter nuk mund ta beje kete per ne. Ne vete duhet te perkushtohemi me mish e me shpirt per t'ia arritur. Duke besuar tek forca jone e perbashket. Tek solidariteti yne. Tek puna jone. Tek bashkepunimi dhe partneriteti mes nesh. Kjo eshte baza e bashkejeteses sone, e cila nuk mund te kuptohet jashte shanseve e pergjegjesive te barabarta, jashte te qenit te drejte me gjithesecilin dhe besimit te shendoshe tek gjithesecili. Te fillojme ta shkruajme kapitullin e ri duke u provuar shqiptareve se opozita skandaloze qe kemi perballe eshte nje alternative e pavlefshme. T'ua provojme kete te vertete jo vetem me fjale, por ne rradhe te pare me modesti intelektuale perpara shqiptareve e me vepra konkrete ne interes te qytetareve tane. Duke u fokusur me perparesi tek puna, puna dhe vetem puna.

    Dilemat e Nanos, muhabet pa lidhje

    E degjova dje me shume vemendje fjalen e kryetarit te partise qe, bazuar ne nje vleresim te propozimeve te oponenteve e te konkurenteve te tij, e klasifikoi per demagogji apo populizem empirik konkurimin me te. Duke mos i besuar dot plotesisht vesheve ne degjimin e tezave mbi te cilat Kryetari e mbeshteste kete klasifikim, e lexova fjalen e tij fale broshures se pergatitur enkas. Me kujdesin qe te mos e shfrytezoj dobesine evidente te tezave ne fjale per te dhene nje pergjigje prej populiste empirik, do te provoj t'i pergjigjem shume shkurtimisht perpara jush Kryetarit lidhur me pretendimet e tij te shtruara ne forme dilemash. "Ata", domethene edhe une, "para se te shprehin padurimin e tyre, duhet te provojne te pergjigjen perpara jush nese Qeveria nevojitet te nxise investimet qe punesojne sa me shume njerez apo investimet e teknologjive te larta qe kane nevoje per pak punonjes?", tha dje Kryetari. Kjo eshte nje dileme qe i ngjan nje muhabeti pa lidhje, jo vetem sepse aktualisht Qeveria nuk nxit asnje lloj investimi ne teknologji te larta, por sepse ne realitetin shqiptar ku, - me falni per thjeshtezimin, makinat e perdorura e te papranueshme per standartet mjedisore te Bashkimit Europian jane me te favorizuara se makinat e reja - nuk ekziston gjekundi ne formen e ndonje politike meraku i shtetit per teknologjite e larta.

    "Ata", vazhdoi Kryetari, "le te na ndihmojne per te zgjedhur mes nevojes per rritje te shpejte te Prodhimit Kombetar dhe nevojes per nje shperndarje sa me te drejte te ketij Produkti". E kam sinqerisht te veshtire ta ndihmoj Kryetarin, sepse perseri shqetesimi eshte pa lidhje. Ne nje sistem te prapambetur fiskal si i yni qe, sic do ta prek edhe me poshte, nuk eshte ne gjendje te siguroje eficencen optimale ne mbledhjen e te ardhurave, nuk ka kushte per ekzistencen e kesaj dileme. Pra ne nuk jemi ne fazen qe mund te zgjedhim kujt t'i japim perparesi, por ne stadin qe duhet te punojme per permiresimin e te dyjave.

    "Le te na bindin", shtoi me tej Kryetari, "nese na leverdis me mire te kemi nje papunesi 3% dhe inflacion 30% apo papunesi 13% dhe inflacion 3%". Ne kete pike jo vetem zgjedhja me duket pa lidhje me ndonje fill arsyetimi te mundshem shkencor, por edhe vete Kryetari nuk besoj kurresesi se e sheh ne menyre kaq empirike raportin papunesi-inflacion, pasi keto te dyja nuk jane madhesi lineare ku ulja e njeres sjell automatikisht ngritjen e tjetres. Ky mendoj se eshte nje lapsus i hartuesve te fjalimit.

    Propozimet e mia nuk jane as demagogjike, as populiste dhe as empirike. Ato jane propozime te thjeshta, plotesisht te arsyetuara shkencerisht e praktikisht, te cilat lidhen me bindjen, formimin dhe eksperiencen time. Ato jane rezultat i motivimit tim intelektual e politik per nje shpejtesi shume me te madhe ne reforma. Ato jane arsye e mjaftueshme per te kerkuar, me padurim e pa u shkurajuar, reformimin e sistemeve tona te mbledhjes, ndarjes dhe shpenzimit te te ardhurave.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  8. #8
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Burimi "Koha Jone date 14 dhjetor
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

Tema tė Ngjashme

  1. Qosja: "Zgjidhja ėshtė bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn"
    Nga Liridona nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 13:38
  2. Koha pėr tė formuar tė majtėn reale
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05
  3. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38
  5. Konferenca e Tiranės - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •