Shqiptar
(7/10/00 8:10:01 am)
Luigj Gurakuqi mbi shtetin ne Shqipni
--------------------------------------------------------------------------------
Dr. Romeo Gurakuqi
Dr. Tomi Treska

KONCEPTET POLITIKO-JURIDIKE TĖ LUIGJ GURAKUQIT MBI SHTETIN NĖ SHQIPNI.

Nuk ąsht hera e parė qė shkruhet pėr personalitetin dhe veprėn e Luigj Gurakuqit, kėtij shqiptari tė tė gjithė shqiptarėve, i cili pėr 30 vjet rresht u gjend nė shesh tė nderit, duke vue nė sherbim tė Atdheut, tė tanė forcėn e tij.

Figura e Tij e madhe, ąsht bą jo rrallė objekt i studimeve nga kandvėshtrime tė ndryshme. Kjo na ka shtye tė zgjedhim nji pikė tė re vėshtrimi e cila, ndoshta qėllimisht, ka mbetė e patrajtueme. Perpjekjet e shqiptarėve sot pėr me ndėrtue shtetin e tyne konstitucional bashkėkohor, nuk do tė ishin tė plota pa reflektue nė to mendimin politiko-juridik tė Luigj Gurakuqit mbi shtetin e sė drejtės nė Shqipni.

Pėr Gurakuqin, ndėrtimi i nji shteti te ri e modern ąsht nji detyrė sa e madhe, aq edhe e shenjtė, sepse "lypet tė marrim parasysh gjithė jetėn e kombit tonė", pėr t'i sigurue atij tė tashmen e tė ardhmen. Nė kėtė rrugė duhet "tė kemi parasysh vetėm tė mirėn e popullit, tė mirėn e atdheut e tė lamė mėnjanė gjithė mejtimet e tjera". Nė ēashtjen e ndėrtimit tė shtetit shqiptar, Gurakuqi i pėrmbahet "udhės sė mesme" e cila do tė thotė: hartim i "ligjeve qė i pėrshtaten popullit tonė...tue marrė parasysh zakonet e gjithė viseve tė Shqipnis, tue marrė parasysh nevojat e tė gjithė krahinavet". Udha e mesme ąsht rruga qė do t'i sigurojė vllaznimin e gjithė popullit, i cili duke u udhėhequn nga "ligje tė pėrbashkėta", do tė garantojė "jo vetėm rrojtjen e tij, por edhe pėrparimin e qytetnimin e vet".

Themeli i ndėrtimit tė shtetit janė statuti, kodet dhe rregulloret .

Shteti nė tanėsinė e vet territoriale duhet tė ketė nji unitet ligjesh, sepse nė kėtė mėnyrė siguron efekshmėrinė e veprimtarisė qeveritare dhe zbatimin e reformave. Kjo nėnkupton domosdoshmėninė e eliminimit tė privilegjeve tė cilat ma mbrapa, bahen objekt i lindjes sė trazinave. Nė nji vend tė prapambetun ekonomikisht, ku mundėsia e trazinave dhe e kaosit ąsht evidente, bahet i domosdoshėm ndėrtimi i ligjeve tė forta dhe vendosja nė krye tė punėve tė qeverisė e njerėzve tė zot e besnik. Nė planin e jashtėm nji masė e tillė ka rąndsi mbasi u tregon vendeve tė pėrparueme e tė qytetnueme tė Europės, se Shqipnia i ka mundėsitė me u qeverisė nė mėnyrė njerėzore.

Ligjet e drejta duhen pėr "me siguruem lirinė e ndergjegjes, tė fjalės e tė shtypit e tė drejtėn e pasunis, pėr me rregullue marrėdhanat ndėrmjet organeve tė shtetit e me caktuem funksionet e tyne, pėr me evituem diktatyrat... pa pasun nevojė pėr gjakderdhje, por tue qarkuem me ligje ata qi mund t'i andrrojnė". Duke bamun ligje moderne -thotė Gurakuqi, - do tė bajmė tė mundun "zhvillimin arsimuer e pėrmirėsimin ekonomik, dy gjana pėr tė cilat ka ma tepėr nevojė populli i ynė".

Nė kėtė rrugė duhet "tė mos shkojmė ala tyrka" -thotė Ai,- por tė ndėrtojmė nji shtet tė pajisun me "ligje konstitucionale", qė do tė thotė, nji shtet i sė drejtės sipas modeleve tė pėrparueme evropiane. Nė zbatim tė kėsaj ideje, Gurakuqi qysh nė vitin 1921, i jepte rąndėsi tė vėēantė ndarjes sė pushteteve brenda shtetit. Sipas Tij, detyra parėsore e Parlamentit shqiptar do tė ishte me pėrcaktue "detyrat e tri fuqivet tė shtetit, exekutive, legislative e judiciare". Kėto tri pushtete duhej tė ishin tė pavaruna nga njena-tjetra dhe kjo do tė sigurohej me ligj. Ky ligj, do tė duhej tė garantonte pavarėsinė e nji pushteti ndaj tjetrit. Sipas Gurakuqit, kjo do tė realizohej kur dy pushtete tė mos mishėrohen tek i njejti person, pra "...ja tė parapėlqejmė deputetsinė, ja tė marrim nji nėpunėsi tue hequn dorė nga deputetsia". Kjo ide reflekton pėrvojėn ma tė efekshme tė zbatueme ndėr vendet Perėndimore dhe qėndron edhe sot aktuale, veēanėrisht pėr kushtet e sotshme tė Shqipnisė. Mendime tepėr realiste, tė pėrparueme e origjinale ka shfaqun Gurakuqi edhe pėr shkallen e centralizimit tė shtetit. Teorikisht, Ai ishte pėr nji shtet tė decentralizuem, por nė kushtet qė ndodhej Shqipnia e 1921-shit duhej qė "ma perpara se tė ndajmė administratėn e tė bajmė desentralizasion, duhet tė formojmė konsijancėn e njisinė kombėtare, atėherė vetėm mund tė aplikojmė" decentralizimin (R.G.,T.T.).

Ligji, pėr Gurakuqin, ąsht vendimtar pėr ndėrtimin e nji shteti bashkėkohor shqiptar, "...pse vetem tue u zbatuem ligjet e tue u shikjuem drejtėsia, populli mund tė shkojė pėrpara, atdheu mund tė lulėzohet. Nėn mbretnimin e ligjės e tė drejtėsis nuk do tė mund tė merren masa arbitrare kundėr popullit. Nji nga shqetėsimet ma tė mėdha tė Tij gjatė seancave tė Kėshillit Kombėtar kanė qenė pyetjet qė Ai u ka drejtue shpesh qeveritarvet: "A e ruani njėsinė e nomit (ligjit)?; A janė tė gjithė shqiptarėt barabar? (para ligjit) (R.G.,T.T.).

Respektimi dhe zbatimi i ligjshmėrisė konceptohet nga Ai si nji kusht i domosdoshėm pėr jetėgjatėsinė dhe mbijetesėn e shtetit tė sė drejtės. Ligji duhet tė jetė i ndėrtuem nė mėnyrė tė atillė qė tė mos i lihet ndonji "deriēkė e ēilun atij qė e ka nė dore ligjėn, pėr shpėrdorime" Nė rast se nji abuzim i caktuem ąsht i pėrsėritun disa herė, Parlamenti vendos nji dispozitė ndaluese nė ligjin themelor.

Legjislatori i aftė e i ndershėm e ndėrton ligjin nė mėnyrė tė atillė qė detyron zbatimin e tij nė tė gjitha strukturat dhe hallkat e administratės dhe eviton zbrazėtinat ligjore, qė mundėsojnė abuzimet. "Ma e para detyrė e atyne qķ i thonė vetes pėrfaqėsues tė popullit, pjestarė e mprojtės tė fuqisė ligjvuese, ąsht t'i nėnshtrohen dhe ta respektojnė ligjin. Vetėm atėherė Parlamenti ka tė drejtėn morale t'i kėrkojė qeverisė tė zbatojė ligjet dhe vendimet e Parlamentit dhe tė thėrrasė nė llogaridhanie pėr realizimin e zbatimit tė ligjshmėnisė.

Ligji dhe lirija janė tė lidhuna nė mėnyrė tė pazgjidhshme pėr konceptet juridiko - politike tė Gurakuqit. Liri brenda kuadrit tė ligjės, sepse perndryshe kemi shkapėrcimet e popullit dhe shpėrdorimet e nėnpunėsve. Demokracia e mbeshtetun nė ligj dhe liberalizmi kaotik janė dy gjana tė kundėrta. Dhėnia e lirisė ēdo qytetari, qė tė apelojė mbrėnda kufijve tė ligjės, do t'i krijojė mundėsinė atij qė tė veprojė nė mėnyrė paqėsore dhe do tė sigurojė nė vend paqen shoqnore. Kur ligji tė sigurojė lirinė e plotė dhe tė drejtat e qytetarit, atehere ai do tė veprojė legalisht e nuk do tė ketė ma nevojė tė perdorė violencėn, as tė kėrkojė udhė tė tjera ilegale.

E lidhun ngushtė me respektimin e ligjshmėnisė ąsht problemi i ruajtjes sė rendit publik.

Nė konceptet juridike dhe sociale tė Gurakuqit shkaku bazė i prishjes sė rendit publik, ąsht i bazuem nė dizorganizimin, korrupsionin e shkatėrrimin e administratės, njikohsisht dhe nė paaftėsinė e nėpunėsve tė ministrisė pėrkatėse, qė ka nė varėsi pėrkujdesjen e kėsaj gjendjeje jetike tė domosdoshme pėr mbarėvajtjen e Kombit .

Nji qeveri pėr ruajtjen e rendit publik ka dy rrugė: sė pari atė tė dhunės dhe sė dyti atė tė prevenimit. Gurakuqi u rekomandon politikanėve e ligjvėnėsve shqiptarė, prevenimin me masa ligjore tė kėtij fenomeni. Pėr me arritun kėtė objektiv duhet qė trupi legjislativ, tė cilit i pėrket pushteti dhe pėrgjegjėsia kryesore, duhet tė ndėrtojė ligje tė rrepta ndaj prishėsve tė qetėsisė publike dhe jo falje tė paprincipta.

Duke i analizue mą tej shkaqet e mungesės sė rendit, i pėrmbahet idesė, se ky fenomen dhe moszbatimi i ligjshmėnisė ąsht karakteristikė e vendeve me zhvillim tė ulėt ekonomik e kulturor. Ndaj, ndėr anėt e tjera qė ndihmojnė nė prevenimin e kėtij fenomeni, bile "ma e nevojshmja ąsht shkolla"; duhet t'i mbushim mendjen shqiptarit, qi tė jetė i bindun nė ligjet e shtetit e tė bashkėpunojė pėr vėllazėrimin e pėr Atdheun .

Parlamenti pėr Luigj Gurakuqin ąsht nji vend i shenjtė, sepse "kėtu ēkoqiten e mprohen interesat e kombit dhe tė atdheut". Kjo e drejtė legjitime buron nga vota popullore e nė kėtė kuptim Parlamenti nė nji shtet demokratik, ąsht shprehės i vullnetit tė popullit. Gurakuqi i njeh Parlamentit ato kompetenca bazė qė i kanė pėrgjithsisht shtetet pėrėndimore me regjime parlamentare, si pėr.shembull. nxjerrja e ligjeve, kontrolli ndaj qeverisė, pėrcaktimi i politikės sė mbrendshme dhe tė jashtme tė shtetit, vendosja e taksave etj. Ai thekson, se kėto kompetenca duhet tė njihen e tė vihen vetėm nė funksion tė shtetit e Shqipnisė. "Parlamenti - shkruen Ai, - duhet tė ruhet prej ēfarėdo influencash tė cilat mund tė dalin tė damshme, si nė politikė, ashtu n`ekonomi. E mė tė vėrtetė pėr nji shtet si ky i yni, - vazhdon Ai -, shtet i vogėl, akoma i pakonsoliduem mirė, faktori politik duhet pėrdorur me urti tė madhe, pse mund tė na shndėrrohet nė dorė nji shpatė me dy teha, qė pret nė dy anėt. Rąndėsia e shtetit tonė nė politikėn e pėrbotshme ąsht aq tepėr e vogėl, sa qė nuk mund tė besohet kurrė qė t'arrijmė me ndėrruem pėr nji herė qėndrimin e Pushtetevet tė mėdha kundrejt nesh, cilido qoftė shėrbimi qė tė pėrpiqemi t'u bajmė apo tė drejta qė t'u japim. Po tė nisim pastaj tė krijojmė privilegje tė njinjishme, do tė shtėrngohemi t'u apim edhe tė tjerėvet. Nė kėtė mėnyrė nuk do tė shkojė shumė kohė e nė rasėn ma tė parė, do tė mbarojė indipendenca ekonomike e pėr nji herė edhe sypranija politike e jona".

Duke folun pėr Qeverinė, Luigj Gurakuqi thekson se nji "qeveri e fortė ąsht vetėm ajo qi mund tė mbėshtetet ndė nji shumicė tė madhe tė Parlamentit", dhe njėkohsisht ajo "duhet tė sillet njėlloj pėr tė gjithė, nuk duhet tė ketė dy masė e dy peshime". Gurakuqi ia njeh kompetencat ekzekutive Qeverisė dhe ąsht pėr zbatimin sa ma tė plotė e tė drejtė tė tyne. Por nė tė njąjtėn kohė duke dashun tė bąjė diferencim mes Qeverisė si organi ma i naltė i Pushtetit Ekzekutiv dhe Parlamentit si organi ma i naltė i Pushtetit ligjvanės, Ai diferencon natyrėn e vendimeve tė tyne. Sipas Tij, "urdhnat ministror, nuk janė nome", (ligje, R.G., T.T.). Kjo pikėpamje e lejon ate tė pėrfundojė se, "nuk duhet tė mendojmė se Qeveria ąsht e zbritun nga qjelli".

Efikasiteti i punės sė Qeverisė varet nga pėrbamja dhe zotėsija e Administratės. "Nėnpunėsit e tepėrm -thotė Gurakuqi, - i sjellin popullit dame tė shuma e tė ndryshme, shtojnė shpenzimet pėr rroga tė panevojshme, ndėrlikojne veprimet e Administratės me formalitete burokratike, largojnė inteligjencen prej tregtisė dhe industrisė, fusin nė punė edhe njerez tė paaftė.... Administrata e jonė, - kėshillon Ai, - tė jėtė si nji maqinė e lehtė, tė ketė pak nėpunės, por tė zotė, nėpunės tė paguem mirė, por tė marrun me konkurs".

Sa pėr ushtrinė kombėtare tė shtetit shqiptar, Luigj Gurakuqi mendon qė ajo tė jetė nėn pėrkujdesjen e kontrollin e Parlamentit.

Pushteti gjyqėsor pėrfaqėson pėr tė, nji nga tre fuqitė e shtetit. Ai duhet tė jetė i pavarun nga Pushteti Legjislativ dhe nga Qeveria. Por nė tė njejtėn kohė "drejtėsia -thekson Ai, - duhet tė mbajė gjithmonė parasysh terezinė e Perėndeshės Temi, e cila nuk varesh kurrė as me njanėn, as me tjetrėn anė".

Duke e vleresue si tė nji rąndsie tė veēantė raportet mes shtetit dhe besimeve fetare, Gurakuqi na ka lanė aksioma aq tė arrime, tė cilat duhet tė jenė parasysh kurdoherė nė trajtimin e kėtij problemi. Ato janė rezultat i formimit tė Tij kulturor dhe demokrat-liberal, i njohjes sė thellė tė veēorive kulturore dhe fetare tė popullit tonė.

Pėrcaktimin e saktė tė rezultatit tė kėtyne qėndrimeve tė tija, na e ka dhanė Fan Noli, i cili shkruan se Ai "qėndronte aq larg fanatizmės fetare tė ngushtė, sa muhamedanėt e Veriut kishin njė besim tė pakufishėm", aq sa nė Gegėni, "s'ka patur njė tjetėr udhėheqės, i cili...bashkonte rreth vehtes sė tij, katolikėt e muhamedanėt gegė"..." Ai ka qenė aq pak regjionalist sa, qė kur lindi ēėshtja kombėtare, s'ka patur njė gegė patriot, aq tė dashur midis toskėve sa Gurakuqi".

Pra tė jesh i pranueshėm nga tė gjitha aspektet e kompleksitetit shqiptar, duhet me kenė shumė i madh, duhet me pas vizione tė kjarta, largpamėse, kulturore, politike e mbi tė gjitha nacionale.

Nė Kongresin e Durrėsit, nė mbledhjen pėr formimin e qeverisė sė kryesueme nga Turhan Pasha, Gurakuqi i pėrmbąhet idesė, se tė gjitha fetė duhet tė jenė tė nderueme. Ēėshtja e lirisė dhe nderimit tė fevet nė Shqipni, duhet tė zgjidhet simbas formules:"Feja e lirė nė shtet tė lirė". Gurakuqi "...ąsht kundra qi nė nji mbledhje kombėtare tė pėrmenden fjalėt toskė e gegė e tė krishterė e mysliman".

Shteti shqiptar duhet tė udhėhiqet nga kėto parime nė ēashtjen fetare: "Besime tė lira nė shtet tė lirė, mostrazim i shtetit nė ēėshtjen e besimtarėve, nderim i njeni-tjetrit pėr besimin e shoqishoqit".

Zbatimi i kėtyne parimeve sigurohet me hartimin e ligjeve tė drejta e tė njinjishme qė garantojnė "lirinė e nderimin e besimeve, e tue ndaluem qė shteti tė pėrzihet nė punet e tyne". "Trazimi i shtetit nė ēashtjet fetare, jo vetem qė ąsht i padrejtė, por, sidomos nė Shqypni, mund tė dalė edhe fort i rrezikshėm. Po tė nisė e tė pėrzihet shteti nė punėt e njenit e tė tjetrit besim, pėr tė mirė a pėr tė keq tyne, do tė shkaktohen hidhėnime e pakėnaqėsi, do tė rrjedhin vishtirsi e ngatėrresa".

Nė ketė konteks ligji themeltar i shtetit nė paragarfin qė pėrcakton tė drejtėn e ushtrimit fetar, duhet tė saktėsojė se "gjithė ministrat e fevet", dhe "kleri i tė gjitha fevet i math e i vogėl", duhet tė jenė qytetas shqipėtarė prej lindjes shqypėtare, duhet tė dijnė gjuhėn shqipe aq mirė qi t'a pėrdorin lehtėsisht e tė gėzojnė tė drejtat civile e politike".

Ky ishte nji vėshtrim i pėrgjithshėm mbi pikėpamjet politiko-juridike tė Luigj Gurakuqit mbi shtetin e sė drejtės. Kuptohet, qė mbrenda kufinjve tė nji parashtrimi nuk ąsht e mundun tė analizohet plotėsisht veprimtaria e nji patrioti si Gurakuqi. Shpresojmė se ky artikull do tė sherbejė sa do pak, pėr me nxitė vėmendjen dhe interesat e studiuesve tanė tė kėsaj fushe.

Shkoder, me 28 shkurt 1995.




Phoenix 02_03_04 - Artikulli 05
www.dardania.com/phoenix/...art05.html

© Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė
Riprodhimi dhe shpėrndarja vetėm me lejen e redaksisė.
www.dardania.com/phoenix