Tregoni njohurite tuaja mbi Kompjuterin dhe Internetin,qdo gje qe dini shkruani ne kete teme,ti shperndajme njohurite tona,te mesojne te tjeret nga ne....
psh.
qe une do te postoj nje teme ne lidhje me Rrjetat Kompjterike..


RRJETAT KOMPJUTERIKE


Me ndërlidhje të dy ose më shumë kompjuterëve në mes veti realizohet i ashtuquajturi rrjet kompjuterik.

Rrjetin kompjuterik e përbëjnë:
• Kompjuterët,
• pajisjet lidhëse dhe
• lidhjet në mes tyre.

Kompjuterët në përberjë të rrjetit kompjuterik mund të jenë:

• Kompjuter më përparësi të njejtë ose ( ang. rrjetat " Peer to Peer " );si dhe
• Server me klientë apo me stacione punuese; ku njëri ose disa kompjuterë kryejnë funksione të përbashkëta për tërë rrjetin dhe këta kompjuterë quhen serverë, ndërsa klient quhen kompjuterët e tjerë në rrjet.

Dallojmë lloje të ndryshme të rrjetave kompjuterike, siq janë:

• LAN -- ( ang. Local Area Network ) -- Rrjeti lokal kompjuterik,
• MAN -- ( ang. Metropolitan Area Network ) -- Rrjeti kompjuterik i qytetit,
• WAN -- (ang. Wide Area Network ) -- Rrjeti i gjërë kompjuterik.

Përveq këtyre sot në botë ekziston edhe rrjeti ndërkombëtar kompjuterik i quajtur: '' INTERNET ", shkurtesë nga '' INTERNATIONAL NETWORK '', dhe bënë pjesë në rrjetin kompjuterik më strukturë të nderlikuar.
Interneti bënë lidhjen e të gjitha rrjetave kompjuterike në botë, duke ndërlidhë keshtu në një rrjetë me miliona kompjuterë anë e mbanë botës, numri i të cilëve nuk dihet saktësisht, por mendohet që në ketë rrjetë sot janë të kyqur më shumë se 120 milionë kompjuterë në gjithë botën.

Hierarkia e rrjetes globale
Është në natyrën e rrjetave komunikuese moderne që të qëndrojnë në evuluim të vazhdueshëm. Faktorët siq janë: ndryshimet në modelet e perdorimit dhe shpërndarja e përmbajtjeve krijojnë definicionin e rrjetave si një punë në progres. Me gjithë këtë; rrjeten globale përgjithësisht mund ta definojmë si një etnitet të madh të mbështetur në variablat siq janë teknologjija e transportit, distanca dhe aplikimet tjera të tilla. Një mënyrë për të përshkruar MAN (Metropolitan Area Networks) do të ishte të thëmi se kjo nuk është rrjetë Long-haul e as pjesë e rrjetave hyrëse apo qasëse ( access network), por është një rrjetë qe shtrihet ndermjet ketyre të dyjave siq është paraqitur në fig .1.


Fig. 1.Hierarkia e rrjetes globale

Rrjetat “Long-haul” (transportuese në distanca të mëdha)
Rrjetat Long-haul janë berthama e rrjetes globale.Siq tregon edhe vet emri i tyre sherbejnë per tansportin e informatave në distance të mëdha ne nivel nacional dhe global, këto rrjeta lidhin rrjetat MAN.
Në shumë raste keto rrjeta të cilat tradicionalisht kanë qene të bazuara në teknologjinë SONET ( Synchronous Optical Network ) apo SDH (Synchronous Digital Hierarchy) shfrytëzojnë fijet optike si rezultat i kerkesave për brez më të gjërë.
Rrjetat hyrese apo qasëse ( access network)
Në fund të spektrit gjenden rrjetat hyrëse. Këto rrjeta janë të mbyllura te përdoruesit në maje të rrjetave MAN. Këto janë të karakterizuara me protokole dhe infrastrukturë të llojllojshme. Këto rrjeta lidhin konsumatorët që nga përdoruesit rezident të internetit deri te korpurimet më të gjera dhe institucionale .
Rrjetat MAN (Metropolian Area Network)
Rrjeta MAN është një rrjetë që nderlidhë shfrytëzuesit më resurset e kompjuterit në siperfaqe gjeografike apo regjione që janë më të mëdhaja se sa ato të mbuluara nga rrjetat lokale LAN por janë më të vogla se siperfaqjet e mbuluara nga rrjetat e gjera WAN. Termi është aplikuar te nderlidhjet e rrjetave në një qytet mbrenda një rrjete të gjerë.Kjo rrjetë gjithashtu është perdorur që të bëjë nderlidhjen e disa rrjetave lokale duke i lidhur ato me linja “backbone”. Shembuj të ketyre rrjetave të madhësive të ndryshme mund të gjinden në siperfaqet metropolitane të Londres, Lodit (Poloni) dhe Gjeneves. Univerzitetet gjithashtu perdorin këtë term që të pershkruajnë rrjetat e tyre. Rrjetat MAN kan shumë karakteristika të përbashkëta me rrjetat hyrëse, siq janë: protokolet e ndryshme dhe shpejtësitë e kanalit. Sikur rrjetat hyrëse, MAN-i ka qenë tradicionalishtë i bazuar në SONET \ SDH duke përdorur topologjinë “poin to point” apo unazë me multipleksera add\drop(ADMs).


Hisori e shkurtë e NOS-it

NOS-i ( Network Operating System ), ekziston më shumë se qe tridhjetë vite.
Sistemi operativ i quajtur UNIX , është dizajnuar vetëm për një qellim, dhe ai qellim ka qenë mbrojtja e sistemit operativ te rrjetit.
Në format e hershme, Windows-i nuk e kishte një gjë te tillë, keshtu “Novel NetWare” u bë një nga sistemet më te popullarizuara te asaj kohe.
Mirëpo nuk kaloi një kohë e gjatë dhe kompania “Microsoft”, nxori në treg versionet si:
• Windows 95
• Windows for Workgroups
Te cilat qenë sistemet operative rrjetore te parat qe nxori Microsoft. Mirëpo më vonë u zhvilluan edhe sisteme operative te tjera si:
• Windows 98 and Windows 98 Second Edition
• OS/2
• Microsoft Lan Manager
• Artisoft Lantastic
• Performance Technology Power-serve, etj.



SISTEMET OPERATIVE TË RRJETAVE KOMPJUTERIKE

Gjatë projektimit të një rrjeti kompjuterik, kujdes të shtuar duhet t’i kushtohet edhe zgjedhjes së sistemit operativ të rrjetit.
Sistemi operativ i rrjetit duhet që të ofrojë mundëisnë që të mos vendoset i tëri në një kompjuter të vetëm, por komponentet e nevojshme për atë sistem operativ, duhet të jenë të vendosura në më shumë kompjuterë.
Ketë mundësi e ofrojnë shumë sisteme operative të ndryshme siq janë:

• Windows 95
• Windows 98 and Windows 98 Second Edition
• Windows Millenium (ME)
• Windows NT
• Windows 2000
• Windows XP
• Windows for Workgroups
• Novel Netware
• OS/2
• Unix
• Microsoft Lan Manager
• Artisoft Lantastic
• Performance Technology Power-serve, etj.

Shumë njerëz përdorin këto sisteme, mirëpo është njoftuar se kompania ”Microsoft”, është kritikuar nga disa persona për dobësinë që kanë sistemet e tyre të Windows-it ,siq janë; siguria,mirëpo në edicionin e fundit ,shihet qartë se kjo mangësi qe i ka munguar Windowsit në edicionet e mëparshme është riparuar.
Shumica e njerëzve te thjeshtë sistemin operativ të rrjetit kompjuterik,e përdorin për të:

• Shiquar një web faqe,
• Për të derguar apo pranuar një email, ( postë elektronike),
• Për të komunikuar në “chat”,(komunikim i drejtpërdrejtë),
• Për të luajtur lojëra të ndryshme, etj.

Mirëpo, personat qe kanë mjaft njohuri në internet dhe kompjuter, këto sisteme i përdorin edhe për të transferuar fajlla te ndryshëm nga apo në FTP-( File Transfer Protocol).
Në temën rrjetat kompjuterike kemi cekur se kompjuterët në përberje të rrjetit kompjuterik mund të jenë kompjuterë me përparësi të njëjtë dhe më server më klient.
Tek rrjetat në të cilat kompjuterët janë të lidhur më përparësi të njejtë (ang. rrjetat “Peer to Peer”),në të gjithë kompjuterët duhet që të instalohet pjesë e njëjtë e sistemit operativ (për ketë arsye edhe quhen kompjuter më përparësi të njëjtë), dhe në këtë mënyrë mundësohet komunikimi në mes të kompjuterëve.
Ndërsa të rrjetat kompjuterike të quajtura server më klient, pjesa kryesore e sistemit operativ duhet të vendoset në server. Kurse në klient apo stacione punuese vendoset vetëm ajo pjesë e sistemit operativ e cila bënë të mundur komunikimin e klientit me server.
Për server të rrjetit duhet të zgjedhet kompjuteri,i cili ka procesorin më të shpejtë ,ka disqe më të mëdha ,dhe kujtesë punuese (“Ram Memorje”) më të madhe.
Kur jemi të kujtesa punuese duhet cekur se kemi kujtesë punuese të quajtur: Sd-ram ( es-de ram ) dhe Dd-ram ( de-de ram), në kohen e fundit më e preferueshme është kujtesa Dd-ram.