Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    kenaqesia e fluturimit Maska e KUKUMJAĒKA
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    ne delirium
    Postime
    23

    Kenga e fundit e delfineve qe vdesin

    Shtrihem me kurriz ne dysheme
    zbrazetine e kotesine e tavanit shoh
    e ngulshem degjoj qetesine...

    Ne pozicionin e nje femije-engjelli bore
    shtrire, krahet lekund sikur le gjurme fluturimi,
    por vec kur mbyll syte shpirtin tim lart e coj,
    vec kur me duar mbyll veshet, ndjej kumbimin...

    Dhe trupi ne horizontin e larget me shkrihet
    me kenge-shkumezimin ritmik te dallgeve te detit
    degjoj piskamen e kobshme te delfineve qe vdesin
    korrin e atyre qe ju bashkohen ne nderrim jetesh
    frekuencen e larte therrese te vajit te shokeve
    qe sa vjen e fort e me fort degjohet..
    fundin kumbueshem kane kaq kohe qe presin...

    E nje moment vajtimi i tyre si thike veshet me shpon
    e me pas gjithesine duket se e kaplon nje qetesi-fshehtesi
    bashkohem me shpirterat e stergjysherve, shkrire ne hapesire
    qe fjalet s'ju duhen per komunikim
    sepse thjesht mund ta ndiejne njeri-tjetrin
    ...e midis tyre dhe mua, e une ata plot harmoni...

    Dhe mjere kush genjen veten
    se asnje pjese e tij s'i perket askujt!

    Dhe ti... po, po! Po te drejtohem pikerisht ty o shpirt i humbur,
    qe krenar pohon se une s'kam asgje tenden brenda meje.
    Harron se shpirtin nuk e kontrollojme dot kur e falim
    nuk e kontrollojme dot kur e pranojme dhurate.
    Eshte Ajo Force e Paemert e universit
    eshte Ajo qe shpirterat ne vorbullen kozmike leviz me shamate.
    S'jemi as une e as ti!

    Por "une s'kam asgje tenden brenda meje"
    dhe "ti s'ke asgje timen brenda teje"
    Eh medet, me vjen te qesh me keto lloj ironish
    qe njerezit i marrin per bindje te plota
    e keshtu jeta purgatoriale thua se ju behet me e lehte...
    ..por harrojne se keto perpjekje i kane te kota...

    Sepse nje dite frekuencat pershendetese te delfineve do ndiejne
    kur delfinet ne nje muzg dimri te nderrojne jete
    dita kur mendjen s'do ta mbushin me brockulla tokesore
    per te pasur nje tranzicion pak me te lehte

    ..por kur gjithe shpirterat vorbulles t'i bashkohen
    ne fluturim me Forcen e Paemert te miklohen
    e keshtu te harmonizohemi te gjithe ne korrin kozmik
    te gjithe te prekim thelbin e jetes se vertete...




    (7 dhjetor 2003
    2:00 a.m.
    ne dyshemene e N. Bond Hall, room ***)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KUKUMJAĒKA : 07-12-2003 mė 16:14
    "Love comes when manipulation stops; when you think more about the other person than about his or her reactions to you. When you dare to reveal yourself fully. When you dare to be vulnerable."

  2. #2
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    Re: Kenga e fundit e delfineve qe vdesin

    Postuar mė parė nga KUKUMJAĒKA
    Dhe ti... po, po! Po te drejtohem pikerisht ty o shpirt i humbur,
    qe krenar pohon se une s'kam asgje tenden brenda meje.
    Harron se shpirtin nuk e kontrollojme dot kur e falim
    nuk e kontrollojme dot kur e pranojme dhurate.
    Eshte Ajo Force e Paemert e universit
    eshte Ajo qe shpirterat ne vorbullen kozmike leviz me shamate.
    S'jemi as une e as ti!

    Por "une s'kam asgje tenden brenda meje"
    dhe "ti s'ke asgje timen brenda teje"
    Eh medet, me vjen te qesh me keto lloj ironish
    qe njerezit i marrin per bindje te plota
    e keshtu jeta purgatoriale thua se ju behet me e lehte...
    ..por harrojne se keto perpjekje i kane te kota...
    Mesazhi i kėtyre vargjeve qė shkėputa mė pėlqeu shumė.
    Urime, Kukumjaēkė!
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  3. #3
    kenaqesia e fluturimit Maska e KUKUMJAĒKA
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    ne delirium
    Postime
    23

    Re: Re: Kenga e fundit e delfineve qe vdesin

    Postuar mė parė nga Shiu
    Mesazhi i kėtyre vargjeve qė shkėputa mė pėlqeu shumė.
    Urime, Kukumjaēkė!
    Shiu,
    ..po t'i kuptosh ato vargje, atehere jemi ne te njejten vale me duket

    Faleminderit.
    "Love comes when manipulation stops; when you think more about the other person than about his or her reactions to you. When you dare to reveal yourself fully. When you dare to be vulnerable."

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Vendndodhja
    Qyteti i Lidhjes...me Lumbardhin mes per mes...
    Postime
    165
    ...por vec kur mbyll syte shpirtin tim lart e coj,
    vec kur me duar mbyll veshet, ndjej kumbimin...


    Nuk do te doja qe te jem deshmitar i dites se vdekjes...Ne fakt nuk e besoj sepse "himni" si ky nuk do te lejoje te ndodhe...
    !...

  5. #5
    kenaqesia e fluturimit Maska e KUKUMJAĒKA
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    ne delirium
    Postime
    23

    Duro o i duruar!

    Duron zemra mallin qe vrime tejpertej e shpon
    duron trupi acarin qe lekuren i mbulon
    duron shpirti zerin qe kaq shume i mungon
    por shpifjen, keqkuptimin, fatkeqesine?

    Ate nuk e duron!

    Duron indiferencen, kur ai nuk me kujton
    duron merzitjen heremite kur festat nuk uron
    duron mungesen e frymezimit qe kjo poezi dhuron
    por kur trotuarit tinezisht ti me rrezon
    o levozhge e semure ndjellakeqe bananeje

    Ate nuk e duron!

    P.S.: Disa vargje vetem per levozhgen, kushdo qofte!
    "Love comes when manipulation stops; when you think more about the other person than about his or her reactions to you. When you dare to reveal yourself fully. When you dare to be vulnerable."

  6. #6
    kenaqesia e fluturimit Maska e KUKUMJAĒKA
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    ne delirium
    Postime
    23
    Hutim paqesor

    ..sembimet ne bark
    kafshimet ne gjoks
    jo… me s’i ndjej.

    Dhe nuk e di jam e gezuar a jo
    nga kjo jete tjetersoj…
    Pasi gje s’me intereson e gje s’kuptoj!

    Une imune ndaj teje?
    Ndaj ndukjeve te tua pincore
    me mishin tim te bute?

    A thua valle c’u be
    me ate thellezen e bardhe qe gulconte vaj
    e qe shtepi porte-hapur kishte zemren time…

    Me thellezen qe luaje
    Si nje femije i vogel capken
    Qe torturon kafshet nga papjekuria..

    Ku iku? U zhduk? Humbi?
    Apo ahhh… thjesht vdiq?
    Apo ndoshta, ndoshta… ne fluturim

    ..ne nje rilindje,
    kaltersi,
    ledhatim...
    "Love comes when manipulation stops; when you think more about the other person than about his or her reactions to you. When you dare to reveal yourself fully. When you dare to be vulnerable."

  7. #7
    kenaqesia e fluturimit Maska e KUKUMJAĒKA
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    ne delirium
    Postime
    23
    Dashuria, dhimbja, lodhja, injorimi...

    ..te huaj, te injoruar, te shperndare...

    Dhe cfare jemi ne tani?

    Shpirti qe nje dhe nje bente nje
    tashme jep nje dyshe,
    e une jam larg, kaq larg nga ti

    E si e shava (qofte dhe nen ze)
    ate qe syte e zemres m'i hapi?
    Kur si e marre i hakerehesha qiellit
    kurores se lisit, diellit, henes... prej inati

    Dhe me pas vjen lodhja...

    kur pasoja s'te ben pershtypje, per asgje

    as loti i thare,
    as trumcaku i mberdhire..
    as inati,
    as lulja kercell-ngrire..
    as vargu qe ndjenje pikon
    as embelsia sporadike qe fallceto vijon..

    Asgje, asgje, asgje!!!

    Ohh te miret e mi!

    Keshtu ne fund mund te vdese dhe dashuria
    heshtje e paqme, e hirte, hutim..
    thjesht ngecet tek gjembat e kohes
    gjerdan i se shkuares per kujtim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KUKUMJAĒKA : 07-02-2004 mė 03:44
    "Love comes when manipulation stops; when you think more about the other person than about his or her reactions to you. When you dare to reveal yourself fully. When you dare to be vulnerable."

  8. #8
    kenaqesia e fluturimit Maska e KUKUMJAĒKA
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    ne delirium
    Postime
    23
    (..........)

    I jep endrres krahe
    dhe ja pret menjehere
    Ke frike se po t'i rriten
    do behen aq te forte
    sa te lodrojme bashke
    ne fluturim...

    dhe ti tani e ke frike fluturimin

    Jeta, jeta, i ka fajet i dashur!

    Pas te mijtes ndarje tone
    nuk e di c'do behet kete here

    E di qe do vish nje dite
    i lodhur nga kerkimi i pafundesise
    E ku di une c'kerkon ti?

    Dicka abstrakte ne qiell
    me siguri..

    ..ndoshta luan me yjet
    me vija imagjinare i bashkon
    per te formuar figura
    qe sidoqofte... i fshin menjehere

    ..i riformon dhe i fshin prape..
    dhe prape,
    dhe prape,
    dhe prape...

    Por nuk mendon se
    meteoret e FTOHTE, te NGURTE si yje
    te shndritshem duken qe larg!

    Nuk mendon per gjerat tokesore
    qe s'te kane tradhetuar ne asnje hap

    Kujton se tek dicka aq eterale
    do ta gjesh lumturine..
    do ngresh shtepine
    do rritesh femine

    Nje flluske e madhe, e bukur sapuni!

    NUK ka kohe i dashur!
    po s'plasi shpejt
    do gelltise dhe themelet e mia prej guri
    per t'i humbur perjetesisht
    fluturim...
    diku lart!

    ------------------------------------------------------------------------------------

    P.S.: Pahhhh.... c'ka nevoje per ca poezi te lumtura kjo teme
    "Love comes when manipulation stops; when you think more about the other person than about his or her reactions to you. When you dare to reveal yourself fully. When you dare to be vulnerable."

  9. #9
    kenaqesia e fluturimit Maska e KUKUMJAĒKA
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    ne delirium
    Postime
    23
    KUKUMJACKA do te shkruaje perseri poezi kur te kete dicka me te lumtur apo me te hareshme per te thene.

    Perderisa Migjeni me gjithe ato halle, zymtesi dhe semundje qe e rrethonin, me gjithe ate realitet te trishte qe e haste ne mjerimin e njerezve cdo dite, perderisa ky flamur dhimbjesh pavaresisht nga gjerat e tjera gjeti gezimin e mjaftueshem per te hedhur ne leter sonatat e tij pranverore dhe Kenget e Rinise, atehere dhe une do ta gjej ate gezim.

    EKSTAZA PRANVERORE

    ...dhe pranvera erdhi...
    Nėpėr ftyra tona rrėshqiti nji gėzim
    dhe ndėr zemra tona ngrehi njė folė,
    e njė jetė e bukur, e njė jetė e rė,
    me dėshira tė shumta po buzqesh nė lulzim.

    ...dhe dallndysha erdhi...
    si shpirti n'ekstazė, nė hovin e shejt shtri;
    me qiellėn rroket, me diellin puthet,
    dridhen krahėt nė hare - mandej poshtė vėrsulet
    t'u dhurue nė cicrim pėrshndetje njė mijė.

    ...triumfon bylbyli...
    kangėtar plot magji nė gemb tė trandafiles,
    nė njė tempo tė marrė pėrkdheljet po shfre
    e kanga kumbuese, kang' e tij pa fre,
    asht si kangė Orfeji ndėr telat e lyrės.

    ...dhe vesa shkėlqen...
    nė njė pikė t'argjant pasqyrohet jeta
    tėrheqse si andrra dhe si vijzatimi
    ndėr orėt e hyjzimit, kur shpėrthen agimi
    e rrezet e arta rrėshqasin ndėr fleta.

    ... dhe pranvera erdhi...
    Nėpėr ftyra tona rrėshqiti njė gėzim
    dhe ndėr zemra tona ngrehi njė fole
    e njė jetė e bukur, e njė jetė e re
    me dėshira tė shumta po buzqesh nė lulzim.

    SONET PRANVERUER

    Me kangė nė buzė e me hove tė reja
    u zgjue agimi pranveruer,
    largėsinat e hjedhta ka zatetė hareja,
    n'argjent shkėlqejnė brigjet tėrthuer.

    Me kangė nė buzė u zgjue agimi
    dhe ia kėndoi kangėn diellit t'art
    rrezash purpure dhe jetėdhurimi
    me kaltrinat e thellta nė qiellė tė kjartė.

    Me manushaqe nė buzė e me andje nė zemra
    vajzat si biluri ndėr kopshtie tė gjelbra
    dihasin aromat, qė lulzimi derdhi,

    me gji tė paprekun, ku dashnia sosė
    me fletza trandafilesh qė flladi sjelli
    dhe adhrojnė pranverėn me njė apoteozė.



    MALLI RINUER

    Valėt muzikore fluturojnė nga pėrndimi
    shkrepen e pėrtrihen
    pėr muret e dhomės seme,
    edhe mandej dridhen
    mbrenda nė zemrėn teme
    dhe zgjojnė ndijesina qė mblue ka hini.
    Ndijesitė e mia me valėt muzikore
    shkėmbejnė puthje tė nxehta
    posi dy dashnorė
    e pa mshirė shėgjeta
    mė ther nė krahnor
    edhe mė merr malli pėrjetė ma gazmore.
    Malli rinuer pėrjetė ma shkumbuese
    flen pa fat nė mue,
    njė tingull pėrndimi
    asht ngushllim pėr mue
    kur mė mshtjell mashtrimi
    me melankolinė e vet aq trishtuese.
    Tingujt miqėdashės, qė nė dhomėn teme
    mė falin rytmin
    e njė dansit tė largėt,
    mė kujtojnė pėrqafimin
    e ēiftave tė shkathėt
    qė sjellen hirshėm nėpėr drrasa tė gėdhenme.

    (Migjeni)
    "Love comes when manipulation stops; when you think more about the other person than about his or her reactions to you. When you dare to reveal yourself fully. When you dare to be vulnerable."

Tema tė Ngjashme

  1. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  2. Vriten ekstremistėt e fundit, mbyllet sulmi terrorist ne Indi.
    Nga Soccerboy nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 10:10
  3. Shqipja mediatike, piskama e fundit e Shvarcit
    Nga Humdinger nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-11-2006, 13:56
  4. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  5. Lamtumira fundit e Vath Koreshit
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-02-2006, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •