Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432

    Smile Tirana dhe monumentet e saj kulturore dhe historike.

    Klikoni ne lidhjen e meposhtme per te kaluar tek Galeria e fotografive te Tiranes:

    Pamje nga Tirana
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-12-2009 mė 18:45

  2. #2
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Kalaja e Tiranės, bėrthama historike e kryeqytetit.
    Kalaja e Tiranės ishte njė stacion rrugor i vijės Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo pėrbėnte qendrėn e njė vendbanimi, tė emėrtuar me njė variacion emrash qė nė shekujt e parė tė erės sonė.
    Tirkan (shek IV e.s ), Tergiana (1297) kur nė tė ishte vendosur kancelaria e sundimtarit tė saj Karli I Anzhu, dhe nė formėn e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky tiponim akoma nuk ėshtė saktėsuar plotėsisht.
    Por kalaja, dėshmia mė e lashtė e kėtij qyteti, ndodhet pikėrisht nė vendin ku derdheshin e kryqėzoheshin rrugėt e vjetra e tė reja qė e lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipėrinė – veriun me jugun, lindjen me perėndimin.
    Nė ambjentet e Kalasė sė Tiranės ka disa shtėpi tradicionale tė cilat kanė krijuar stilin e ndėrtesės qytetare Tiranase.Nė ndėrtesat brenda Kalasė sė Tiranės kanė banuar pjestarė tė familjeve sunduese tė qytetit dhe pėr kėtė arsye ato konsiderohen edhe si godina tė administratės sė parė lokale.
    Secila nga rrugėt e vjetra, para se tė hynin nė Tiranė dominoheshin nga njė kėshtjellė apo kala.
    Kėshtjella e Lalmit (shek. II e.s.) ndodhej nė kodrinėn ku lumi Erzenit merrte kthesėn e lejonte kalimin rrugor drejt Petrelės.
    Kalaja e Tujanit, njė fortifikatė e gurtė me formė katėrkėndėshe, ku gjurmėt e jetės hasen qė nga periudha e parė e hekurit. E rindėrtuar nė shek e IV e.s., ajo ishte porta hyrėse e koridorit Dibėr-Tiranė-Durrės.
    Nė anėn tjetėr, pranė malit tė Vilės ku janė ngushticat e Krrabės, ndodhej qyteti ilir i Parthinėve-Persqopi (shekIV-III p.e.s.), banorėt e tė cilit mė pas u shpėrngulėn nė Petrelė.
    Kalaja e Dorėzit nė kodrėn ndėrmjet lumit tė Trezės e tė Piollit ( periudha e I e hekurit), pastaj Kalaja e Ndroqit, e Prezės e Ishmit, tė gjitha sė bashku, kėto kala antike e mesjetare pėrbėnin rrethin mbrojtės tė Tiranės. Kalaja e Tiranės ishte dhe mbeti bėrthama historike e trevės sė Tiranės dhe rezidencė administrative pėrgjatė mesjetės sė mesme.
    Si e tillė vazhdoi tė ekzistonte edhe nė shek. e XVII kur qyteti i Tiranės u shtri pėrreth saj duke patur njė qendėr qytetare me kullijen (kompleksin social kulturor) tė ndėrtuar nga Sulejman Pasha, pazarin zejtar tregtar nga pamja veriore, Namazgjanė dhe urėn e Tabakėve nga ana lindore, ndėrtesat e qeveritarėve brenda truallit tė kalasė.
    Nga dy anėt e tjera kalaja ngrihej mbi brigjet e lumit tė Lanės.
    Ėshtė menduar qė nė vitin 1640, Ahmet beu kreu punime rindėrtuese nė muret rrethues tė kalasė duke i ngritur ato nė lartėsi mbi strukturat antike. Vepėr e tij ishte edhe kulla e gjatė qė mbetet akoma pjesėrisht nė gjendje tė mirė. Kalaja pėson dėmtime sėrish nė periudhėn e luftrave ndėrfeudale tė shek XVIII, kur aty u pėrplasėn trupat e Ahmet Kurt pashės sė Beratit me Bushatllinjtė. Populli i Tiranės i mbyllur brenda saj u mbrojt me heroizėm dhe kalaja nuk u pushtua nga asnjėri prej tyre. Tė kėsaj kohe janė sistemi i frėngjive pėr armė zjarri nė pjesėn mė tė lartė tė mureve rrethues.
    Pas vitit 1814 Kalaja e Tiranės bėhet rezidencė e sundimtarėve tė rinj tė saj ; Toptanėve tė ardhur nga Kruja, tė cilėt ndėrtuan dy shtėpi njėrėn pėr banim dhe tjetrėn pėr pritje qė janė dhe sot. Pėrgjatė shek XX kur humbet funksioni i saj origjinal pėr mbrojtje, vėrehen dėmtimet mė tė mėdha. Ajo humbi njė pjesė tė mureve rrethues dhe thuajse nuk lejon tė kuptohet nga mbetjet, formulimi i saj i plotė stilistik.
    Megjithatė ajo sėrish mbeti rezidencė qeveritare apo vendi mė i spikatur pėr to edhe nė ditėt tona. Nė truallin e Kalasė janė sot Akademia e Shkencave, Kuvendi Popullor dhe Galeria Kombėtare e Arteve.
    A do tė ndriēohet plotėsisht historia e saj?
    Legjendave, fare pak mund t’iu besohet. Tradita gojore e sidomos burimet e shkruara nuk besojmė tė kenė shterur. Sidoqoftė, mbetet akoma njė rrugė e sigurtė, gjurmimi arkitekturor me metodat e vlerėsimit tė shkencės sė restaurimit. Ky proēes iluminist ka nisur nė vitin 2002, nėpėrmjet bashkėpunimit tė ngushtė tė Bashkėsisė sė Tiranės me Institutin e Monumenteve tė Kulturės, tė cilėt sėbashku i kushtojnė njė vėmendje thelbėsore kėtij monumenti themelor tė programit “ Kthim nė identitet”.
    E parė nė kėtė konceptim Kalaja e Tiranės ishte dhe duhet trajtuar nė epokėn tonė si bėrthama historike e kulturore e Kryeqytetit.

    Rezidencė e Sudimtarėve Toptanas

    Shtėpi muze brenda Kalasė
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 12-08-2003 mė 02:08
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #3
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Historia e xhamive nė qytetin e Tiranės
    Tirana bėn pjesė nė qendrat urbane qytetare tė Shqipėrisė qė hodhėn shtat nė shekujt 17-18. Ėshtė pranuar si pėrfaqėsues artistik i kėsaj periudhe tė qytetit, kompleksi social kulturor i ngritur nga Sulejman Pashė Bargjini nė vitin 1614 i pėrbėrė nga xhamia, njė medrese, njė imaret dhe njė banjė publike qė furnizohej me ujė nga pusi i xhamisė. Bashkėkohėse me to, ishte edhe teqeja Halveti e Pazarit fare pranė saj. Deri nė fund tė shekullit tė 18, qyteti ishte shtrirė nė disa lagje qė kishin edhe ato xhamitė e tyre. Mė tė pėrmėndurat ishin Xhamia e Mehmet Fires pranė Teqes Kadri tė Horasanit (fillimi i shek. 18), xhamia e Karapicit, xhamia e Tabakėve nė bregun e e pėrtejmė tė lumit Lana qė lidhet me njė urė guri tė ndėrtuar nga esnafi i Tabakėve dhe njė urė tjetėr me shumė harqe tė ndėrtuar nga njė esnaf tjetėr i fuqishėm, ai i Terzive. Tė tjera faltore ishin teqeja Saadi e Kubatit dhe sė fundmi xhamia e Mehmet bej Zajmit, xhamia e Haxhi Et'hem beut , xhamia e Stėrmasit dhe ajo e Kokonozit. Deri nė fillim tė shekullit tė XX qyteti i Tiranės numėronte rreth 22 xhami e teqe tė tarikateve Halveti, Rufai, Kadri, Saadi dhe Bektashi. Nė vitin 1923 nė Kongresin e Komunitetit Musliman, tė mbajtur me 15 Mars u proklamua autoqefalia e xhamisė shqiptare dhe u vendos nė Tiranė Kėshilli i Lartė i Sheriatit i shkėputur tashmė nga Shehul Islamati i Stambollit. Autoqefalinė e kishin fituar tashmė edhe kisha ortodokse shqiptare dhe pak kohė pas tyre edhe komuniteti bektashian riorganizohet nė Tiranė nė rangun e Kryegjyshatės Botėrore. Riorganizimi shtetėror i Shqipėrisė sė pavarur e pėrcaktoi Tiranėn si prefekturė tė veēantė dhe e shpalli atė Kryeqytet tė Shqipėrisė. Kjo prefekturė pėrfshinte rrethin e qendrės me 64 fshatra, krahinėn e Petrelės me 28 fshatra dhe Shėn Gjergjit me 16 katunde. Nė tėrėsi e gjithė prefektura numėronte 82 xhami, 19 teqe, 2 medrese, 2 kisha ortodokse dhe njė kishė katolike.
    Pėr xhamitė e qytetit tė Tiranės studimet vėnė nė dukje shumė veēori tė rolit qė pati tradita vendase nė fomimin artistik tė tyre. Tek kėto xhami, vėrehen si elementė qė tė bien nė sy, ēatitė e pjerrėta tė mbuluara me tjegulla, portikėt e hapur, harqet e plota nė formė rrethore, strehėt e gjera dhe nė mėnyrė tė veēantė gdhendja e gurit e gama e ngjyrave tė pikturave dhe peisazheve nė frymėn e stilit realist-fantastik nė brenditė dhe nė eksterier. Arkitektura e xhamive nė Tiranė njohu dhe zhvilloi tė dy tipat kryesorė, xhaminė me sallė unike tė orientuar nė aksin gjatėsor nė drejtim tė qytetit tė shenjtė tė Mekės dhe tė mbuluara me ēati druri dhe tjegulla dhe tipin e xhamisė sė vogėl monumentale me kupolė gjysėm sferike tė mbuluar me fletė plumbi. Pėr tė dy rastet xhamitė kishin portikė arkadash me kollona dhe harqe rrethorė pėrpara hyrjeve dhe me nga njė mirare tė tipit shtizė nė krahun e djathtė tė hyrjes. Njė tjetėr aspekt i rėndėsishėm i faltoreve islame tė Tiranės, ishte pasuria e madhe artistike me dekoracione motivesh floreale, me peisazhe tė pikturuara dhe gdhėndje guri e druri nė kolonat, kapitelet, tavanet, mafilet e kornizat - shumė tė pėrafėrta me qėndismat e kostumeve popullore tė Shqipėrisė sė Mesme. Kjo pėrmbajtje artistike paraqitet e variuar. Kėshtu, te Xhamia e Vjetėr, portiku zhvillohej nė dy kate tė gjera sa vetė balli i xhamisė, kurse tek ajo e Haxhi Et'hem Beut dhe ajo e Stėrmasit portiku me arkada guri zhvillohej nė dy krahėt pėr tė ndihmuar nė vision theksin e minares dhe madhėsinė e kupolės. Nė planin urban, xhamia e vjetėr pėrfaqėsonte njė kompleks social kulturor me shumė funksione. Ajo vetė dominonte mbi ndėrtesat anekse, duke mbartur pėr vete theksin qėndror tė kompozicionit.
    Ndėrsa pėr xhaminė e tij Haxhi Et'hem Beu konceptoi kullėn e orės duke i dhėnė Tiranės tipin e xhamisė me sahat si nė Korēė, Kavajė, Peqin, Berat etj. Modelin e xhamisė sė Haxhi Et'hem Beut e zhvilluan mė tej Stėrmasėt. Ata zgjodhėn vendin nga krahu i kundėrt i pazarit dhe realizuan faltoren e tyre nė pėrmasa mė tė mėdha dhe me cilėsi akustike nė brendi. Kuadrin e pėrgjithshėm tė pazarit e plotėsonin xhamia e Karapicit, teqeja Helveti dhe nė krahun tjetėr kisha e ungjillėzimit e ngritur nga tiranasit e besimit tė krishterė.
    Deri nė fund tė shek.XIX ndonėse qyteti i Tiranės numėronte mbi 20 xhami asnjėra prej tyre nuk e kaloi nga bukuria xhaminė e Haxhi Et'hem Beut. Me tė vėrtetė ajo i dha qytetit njė simbol arkitekture. Historinė e plotė tė kėsaj vepre monumentale e kemi tė murosur nė mbishkrimin e saj mbi portėn e hyrjes. Aty thuhet:
    Mirėbėrėsi, bujari dhe miniera e mirėsive, Molla beu filloi kėtė vepėr me qėllim tė mirė
    Ai hodhi themelet dhe mbaroi cepat e kubesė
    Por nuk mundi tė bėnte zbukurimet jashtė e brenda
    Me bismil-ah dhe duke shtuar njė njėsi dhashė
    Datėn e vdekjes sė tij sipas mėnyrės myxhevher
    (1) NĖ PREHJEN E PARAJSĖS FLUTUROI SHPIRTI I TIJ SI ZOG
    Tani lavdi Zotit, biri i tij Haxhi beu i paisur me dituri dhe njeri me autoritet dhe me pozitė (shoqėrore zyrtare) arriti tė bėjė pikturimin.
    Ai arriti tė bėjė minarenė, bėri pikturimet dhe Ndėrtoi tavanin e portikut
    (dhe) Tani nė kėtė xhami kėndohet Ezani nė tė pesė kohėt
    Pėr vitin e themelimit tė ndėrtesės dhe atė tė mbarimit tė saj Sejdiu (poeti) e detyroi pendėn qė tė shkruaj pėr secilėn nga njė varg.
    KJO XHAMI ME PIKTURIME TĖ ĒUDITSHME MĖ KUBE TĖ LARTĖ E QĖ TĖ FLLADIT SHPIRTIN E ZBUKUROI KĖTĖ QYTET ASHTU SIKUNDĖR TĖ ISHTE SHĖN SOFIA

    Unikal nė kompozicion dhe nė raporte harmonike tė gjymtyrėve tė tij, me vlera dhe pėr artin dekorativ e sidomos pėr siluetėn e tij tė balancuar nga minareja, kupola dhe kulla e orės, xhamia e Haxhi Et'hem beut flet me gjuhė origjinale kombėtare duke qėnė njėri nga modelet pėrfaqėsuese tė traditės shqiptare.

    Sulejman DASHI
    Instituti i Monumenteve tė Kulturės TIRANĖ
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #4
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Qendra e Tiranės, Ansambėl Monumental

    Ky ansambėl ka filluar tė ndėrtohet nė vitet 1929-1930-1931 e konceptuar nga arkitektektėt Italianė Armando Brasini dhe Florestano de Fausto. Qendra e kėsaj zone Muzeale u pasurua edhe me vlera tė mirėfillta kombėtare siē janė simbolet e Aleksandit tė Madh dhe ato tė Skėnderbeut. Sheshi Skėnderbej me ndėrtimin e kėtij ansambli u bė njė shesh i mirfilltė pėr historinė e qytetit dhe tė gjithė vendit.Vlera historike e kėtij ansambli qėndron nė faktin se unifikoi me harmoni vlerat ekzistuese tė qytetit me vlerat e reja qė po merrte Tirana si kryeqytet i vendit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Pamje nga kalaja e Petreles
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    1 & 2. Shpelle afer Erzenit me stalaktike-stalagmite
    Ju tiransit pse s'thoni qe kini dhe kshu?

    3. Shatrivane ne qender
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kalaja e Tiranės shpallet zonė arkeologjike e rėndėsisė sė parė

    Dalja nė dritė e mureve tė kalasė sė Tiranės, si dhe diskutimet e shumta nga specialistėt, e kanė ēuar Kėshillin e Ministrave nė vendimin pėr ta shpallur si zonė arkeologjike A. Vendimi ėshtė marrė nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė pikave 1 e 2, tė nenit 30, tė ligjit nr. 9048, datė 7.4.2003, "Pėr trashėgiminė kulturore", tė ndryshuar. E konsideruar si njė zonė e rėndėsisė sė parė, nga ky vendim ka rrjedhur edhe njė rregullore pėr administrimin e kalasė. Ndėrkohė qė Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ministria e Brendshme, Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe organet e njėsisė sė qeverisjes vendore ngarkohen pėr zbatimin e kėtij vendimi. E gjendur nė zonėn e planifikuar nga bashkia pėr Unazėn e vogėl tė qytetit, deri mė tani nuk ėshtė bėrė asnjė veprim tjetėr nė muret e kalasė, tė cilėt kanė mbetur nė fazėn fillestare tė zbulimit.

    Shqip

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •