Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Sonte, m'u prin kujtimve poeti

    (ne dhjete vitet e ndarjes me Agim Spahiun)


    Ata qe nuk harrojne dhe nukharrohen jane , Poetet!
    Te bindurit e dhimbjes e te pabindurit e vdekjes jane , Poetet!


    Emigrimi na ben te gjitheve nga pak poet, ne ate qe i thyhemi shpesh dhimbjes dhe mallit, per te gjitha dashurite qe i lame ne atdhe me atdheun, ndonese jo pergjithmone.
    Ketu dites tone i dridhen gjunjet nga lodhja e punes qe nuk na ben me te pasur se ishim. Po ja qe, ne fatin tone ra edhe ky short, (i emigrimit)
    Ketu mbasdites dhe mbremjes u dridhen qerpiket e mallit.
    E enderrat na e kthejne gjumin ne ankth.

    Pernate i kam lotet te varur ne keto qerpike (qerpiket e mallit)
    Percast e kam shpirtin te varur ne shresen e kthimit
    Ndersa sonte kam princ te kujtimve, Agim Spahiun!
    Malet e dhimbjes se tij me behet se i mbaj une
    (sidomos kete dhjetor).
    Zjarrin e fjales se tij, me behet se e ve ne udhen
    ku takohen shpirtrat tane me te tijin.
    Rreshqas neper vargje-dhimbje te tije
    dhe nuk qaj per vdekjen ,
    te ciles ai nuk i qenkeka bindur ende!
    Ai thjesht e ka mashtruar vdekjen si nje kafshe te keqe
    qe e besdis,
    dhe i ka hedhur trupin
    si nje cope mish
    qe vdekja t'i hiqej qafe.
    E tash jeton krejt ne paqe
    me dhimbjet , me dashurite
    me shpirtin e derdhur passosshmerisht
    ne shume vargje.
    Eshte ky liber ("eshte koha te duhemi")
    eshte ky poet, qe m'u prin kujtimeve sonte
    m'i fryn prushit te zjarrit qe kam ne gji,
    te mos m'u shuaka,]
    ma shperfill trokitjen e vdekjes ne secilen dere
    te dashurive te mija
    E, me thote me ze te larte
    -Ti nuk je trupi qe te ben te vertete.
    Trupin mund te ta mbyllin ne kutine e drunjte
    me permasa te caktuara
    e te ti shtojne vetmi familjes dhe miqeve te tu
    por kurre ate, per te cilin te deshen,
    Shpirtin.


    (kjo eshte edhe kryepoezia e tij qe me mbarsi te them e te dhimbem si thashe e si u dhimba me lart)

    "Eshte koha te duhemi"

    Ali Podrimjes (leter e paderguar)

    Mire qofsh, vella i madh i fjalve te gjalla fluturuese
    per tek njeriu,
    shpirtkalluri i fjalve te bardha si bora e virgjer e Pikellimes!
    Mire jemi te gjithe!
    Dje gjithe diten e lume peshkova Drinin e Bardhe
    e Drinin e Zi,
    s'e di qysh m'u dha e u cmalla,
    fola e dola me gjallicen si me ty...
    Ne darke, sa hapa deren e shtepise,
    djali m'u derdh ne gryke
    e fort iu cel gjahut te mbare:
    -Te lumte, babe, tha. Sonte kemi miq!
    Mbreme kisha mik Lumin o i lumi vella,
    se Lumi vec yti nuk mund te jete ma.
    Aiiiiiih, Ali Podrimja, lot e gaz te madh kemi pase
    qejf e meri deri ne tavan kemi ba!...
    Darkuam ngjala te Drinit te Bardhe
    e krap te Drinit te Zi,
    dhane e moren perralla me Arbrin gjer ne mesnate,
    sa u paken e befas Lumi erdh e m'u nxi si moti per shi.
    u mrrol, e fol, o gur...I ziu une, thashe,
    miku m'u ftoh, m'u prek!
    Dhashe e mora me te mire e fjale e bese
    ia qita ne pellembe te dores.
    e pashe se bese me zu, e sekretin e ka folur:
    E kish djeg flaka e mallit per ty Ali, vella.
    Atebote u shprangova, u lehtesova.
    I zoti isha ta mbushja me Ali
    vrik ne kembe e librin tend ne duart e Lumit
    e leshova;Ty e cmalljen si krejt boten
    E gjithe naten e lume pa gjume kemi ndejte,
    o i lumi vella,
    me shpirtin tend ne duar, per bese...
    Lexo une e lexo Zana ime qe fort i ngjante me Fitore Podrimjen.
    E Lumi prek me gishta fjalet
    si buzet, gojen tende te paheshtur.
    Dhe asnje minute heshtje nuk deshen.
    E as une nuk e di qene nje a dy, hyne te njeri- tjetren
    LUMARBERI-
    E dhimbja mes nesh nuk matej me centimeter a meter,
    me hapesire dhimbja matej...Pa ane e cak-
    Planet.
    Aiiiiiiiii, Ali Podrimja, lot e gaz te madh kemi pase,
    qejf e merzi deri ne tavan kemi ba!...

    Agim Spahiu.





    (...... ndezim qirinj po poetin....)
    Revista Kuvendi- elinda marku. Dhjetor 2003.

  2. #2
    Nje perkushtim shume i bukur per Agim Spahiun.... dhe shume me teper per poetet.
    Urime macia_blu!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    PoEti ReBeL
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    71
    Bukur macia_blu . Ke sjelle me te vertete caste te paharrueshme.

  4. #4
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    "Ai thjesht e ka mashtruar vdekjen si nje kafshe te keqe
    qe e besdis,
    dhe i ka hedhur trupin
    si nje cope mish
    qe vdekja t'i hiqej qafe."


    Jane aq te bukura sa te fusin friken...
    El... rrezaton kaq shume paqe e ngrohtesi me kete perkushtim...

    Urime....

    Dikea
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Vetetimat pushojne mbi dege ,
    zogj shtegtare te ndezur
    Nje dri i bardhe me emer te bardhe
    nje dri i bardhe me emer te zi
    Gazi dhe vaji per ty
    Lugines ku qajne zanat.
    Sh'mallen poetet
    * * *
    muzg i heshtur

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    flm te gjitheve....
    dhe sidomos nje agim qe me ka njohur e me ka folur e me ka rrecituar vargje te agim spahiut gjithe keto kohe.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema tė Ngjashme

  1. Letrat e pashkruara
    Nga laguna blu nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 13-08-2015, 16:49
  2. Jeta nėn gėrmadhat e dashurisė
    Nga Poeti nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 09:32
  3. Kujtimet e zvetnuara
    Nga diamant abrashi nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 12:08
  4. Komente nga blloku i kujtimeve (Yearbook)
    Nga Leila nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 11-05-2005, 17:54
  5. Poezi nga Diabolis
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 499
    Postimi i Fundit: 13-05-2004, 12:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •