Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Tekste këngësh të veriut.

    Vlla e moter

    Paskan qen dikur ne nje voter
    si dy pellumba vlla e moter
    tuj rit shtatin mrekulli
    vec nje fat e paten t'zi

    Percjell motra ne shkall tragetit
    vllan e vetem drejt kurbetit
    mjera motra per ty vlla
    nuk e di a do t'shoh ma

    Nuk e di ka ke me shkue
    ku do ulesh me pushu
    kush do vi me t'hek merzin
    djerst e ballit kush ti fshin

    Per dite zemra pyet a erdhe
    se m'ke len si zogu n'cerdhe
    nuk kam forc me duru ma
    dit per dit kam met tuj kja

    Pasha syte motra t'ka dasht
    pasha gjit qe kena pi bashk
    kthehu prap si dikur n'voter
    plakna bashk ne vlla e moter

    S'eshte e gjate or vlla kjo jete
    kur t'na vi dita kena me dek
    pasurin e lam n'ket ane
    vec ti kena vorret prane
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Endrra per Shqiprin

    Po ja u them dy fjal t'verteta
    ne mergim me kaloj jeta
    me shume halle me shume derte
    kam kalu shume male e dete

    Nuk lash vend une pa shetit
    ne Evrope e ne Amerike
    cfar ka globi mrekulli
    i kam pa une me kta sy

    Autostratat e pafund
    mijra here kam kalu une
    me avjon kam ec n' hava
    dhe me tren fushat kam ca

    Kam udhtuar me tragete
    kam pa opera e balete
    kam kercy rok ne diskoteka
    si nje enderr me kaloj jeta

    Tuj shetit n'kostume t'vrakt
    kam pas benz e kadillak
    kam pa kullen n'mes Parisit
    piramidat e egjyptit

    Aktropolin e Greqise
    dhe Venecien e Italise
    rrotull botes i kam ra
    si Shqipnin ma t'bukur ska

    Po t'baj be pasha kta sy
    pasha thinjat qe kam n'kry
    pasha rrullat qe kam n'ball
    pasha zotin qe m'ka fal

    Pasha plaget qe kam n'shtat
    ne Shqipri po vdes rehat
    s ka si bjeshket ne malsi
    ne hije t'lisit uje tuj pi

    S' ka si zjarri ndez ke votra
    s' ka si fmijt qe perkun lokja
    ne lugina qe kendoj Zana
    gjuhen shqipe qe i mesoj nana

    Ciftelija dhe gerneta
    jane me t'mira se diskoteka
    si ujiski eshte rakia
    kur ne dasma cohet dollia

    Uji bjeshkes rrjedh nga bora
    fort ma i mire pepsi kola
    gradacela ashte shume pak
    para kulles me cardak

    kam pa boten e qytetrim
    askun s'pashe si vendin tim
    rehat gjumin kurre se bana
    ne Shqipri me con tek andrra

    A me degjon zogu i shqiptarit
    amanetin e mergimtarit
    nga do t'vini e nga do t'shkoni
    ooo kurre shqiprine mos e harroni
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    More vllau i motrës o
    Top sheqeri ambël o
    Top sheqeri ambël o

    Vishi tirqit me gajtana
    T'ët boj motra dhandër o
    T'ët boj motra dhandër o

    Ore vllau motrës o
    Top sheqeri ambël o
    Top sheqeri ambël o

    Ven kapuçin përmbi sy-e
    Lumja unë motra për ty-e
    T'ët bëj motra dhandër o
    T'ët bëj motra dhandër o

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Këngë djepi nga veriu

    E dashur Alba, prej disa botimesh të rralla që kam mbledhur gjatë viteve, po nxjerr katër këngë djepi nga Veriu i Shqipërisë:

    1.Boks-Shkodër, viti 1965, kënduar: Nife Shkrelaj:

    Nina-na, more bir
    Flej e gjumi të ban mirë
    Të prekun nana kadalë
    Ti m'u bash n'katund i parë
    Nina-nina, n'djep të drunit
    T'perkun nana, zog pëllumbit
    Ti m'u bafsh i parë katuni!

    2. Shkodër viti 1965, kënduar: Lena Pjetri (dt. 1905)

    O, o, nina-nana
    Nana yte po t'përkun-e
    Flej, moj njome se t've n'gjum-e!
    O, o, nina-nana
    Flej, moj njome, sa të du-e
    hajde gjum-e, ma merr djalin!
    O, o, nina-nana
    hajde gjum-e, ardhsh i bardh-e
    hajde gjum-e, ardhsh i bardh-e
    E, o, nina-nana
    hajde gjum-e ti tuj knu-e
    e ma merr, ti, djalin mu-e!
    O, o, nina-nana
    hajde gjum-e, ardhsh i bardh-e
    hajde gjum-e, ardhsh i bardh-e!
    O, o, nina-nana
    hajde gjum-e, ti, me lezet-e
    o ma merr, ti, djalin shpejt-e!
    O, o, nina-nana!

    Këto dy këngë djepi janë mjaft të thjeshta, tani do të ju jap edhe dy, gjithashtu nga Shkodra me rrethinë, të cilat janë më të zbukuruara:

    3. Nënshat-Shkodër v. 1972, kënduar: Marie Hila

    Nina-nana, more bir
    fli, se gjumi të ban mirë
    të ban mirë, të rahaton
    shtatin, bir, ty, ta pushon, o, o
    Nina-nana, gushpëllum
    kush të don ma shumë se unë?
    Nin-nin, sheqer në letër
    m'u bafsh, bir, ti, plak i vjetër
    Q'po i knon, o djali, gjumit
    si vida çi knon pëllumit
    'po i knon, o djali, djepit
    si bilbili në gem t'plepit.

    4. Breglum-Shkodër v. 1972, kënduar: Shkurte Rushetja (dt. 1937)

    Nina-ninë, djepin me sanë
    u rritsh me babë, u rritsh me nanë!
    Nina-ninë, djepin me dushk
    t'martoft' nana me niqin krushq!
    Nina-ninë, djepin drunit
    u bash ma i miri i një katuni!
    Nina-ninë, mollë e ftue
    tash ta xen baba ni grue
    Nina-nina, more djalë
    ti m'u rritsh si bima n'arë
    sikur bima u rritsh përpjetë
    si sokol e si fojletë
    si fojleta si qet pipa
    u bash me djem e u bash me çika
    u bash me reja e u bash me nipa!
    Po vjen gjumi tuj pëvetë:
    - A e kam djalin çutë a fjetë?
    -Çutë asht, por don me fjetë.
    Gjumi-gjumi, rehatshumi
    vjen e t'merr porsi pllumi
    - Mos ma maj, veç dy sahat
    kur t'mërzitem, çoma prapë.
    Nji ky djepi, si rrit djemtë
    ju prerojshin të dy kaptejtë!
    Nji ky djepi, si rrit çika
    ju thafshin kaptej e brica!

    Spiegime fjalësh: Sanë - bar i thatë, fojletë - caraca, kaliboba
    pipa - filiza, kaptejtë - ballët e djepit, brica - anët e djepit
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ullmar Qvick : 07-12-2003 më 19:44
    Ullmar Qvick

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Nush Bushati: Jus primae noctis

    Nga thellësitë e arkivit tim shqiptar nxora një
    revistë “Koha e Jonë” nga viti 1971 me këtë vjershë:

    Dr. Nush Bushati:
    Jus primae noctis


    Mbi luginë të kronit t’shterrun,
    Vasha tretë, n' mendime bjerrun.
    Drita qét e hanës ka rá:
    Ftyra zbét, veç syt tuj kjá.
    Si nji zog i xanun n’lak:
    Kryt perkulun, syy e duer n’gjak.
    Larg e larg ner djelm ma trimi,
    Ma sokoli ish kênê Besimi.
    Bashkarisht fminin kaluene.
    Porsè beu te kulla e naltë,
    Kish ngulë syyt te vasha e ngratë.
    Si zagárt ne gjah u lshuene,
    Çunat beut vashen i a pruene.
    Per t’ruejt nderin, kah s’kish t’ikë,
    Vasha beut i futi 'j thikë.
    Me perdhuni vasha shkoj,
    Begut zêmren i a shporoj.
    E zagárt ne ket u lshuene:
    Syyt si hyjt vashës i a shporuene.
    I mbloj nata syyt si drita;
    Çunët Besimin vrán ke prita.
    Pershperisin léht n’ajri
    Lisat n’gjeth ket t’mjerë dashtëni.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ullmar Qvick : 10-12-2003 më 19:00
    Ullmar Qvick

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-06-2015
    Postime
    2

    Thumbs up Për: Endrra per Shqiprin

    mfalni kush e kendon kete kenge?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-06-2015
    Postime
    2

    Për: Endrra per Shqiprin

    kush e kendon kete kenge?

  8. #8

    Për: Nush Bushati: Jus primae noctis

    Citim Postuar më parë nga Ullmar Qvick Lexo Postimin
    Nga thellësitë e arkivit tim shqiptar nxora një
    revistë “Koha e Jonë” nga viti 1971 me këtë vjershë:

    Dr. Nush Bushati:
    Jus primae noctis


    Mbi luginë të kronit t’shterrun,
    Vasha tretë, n' mendime bjerrun.
    Drita qét e hanës ka rá:
    Ftyra zbét, veç syt tuj kjá.
    Si nji zog i xanun n’lak:
    Kryt perkulun, syy e duer n’gjak.
    Larg e larg ner djelm ma trimi,
    Ma sokoli ish kênê Besimi.
    Bashkarisht fminin kaluene.
    Porsè beu te kulla e naltë,
    Kish ngulë syyt te vasha e ngratë.
    Si zagárt ne gjah u lshuene,
    Çunat beut vashen i a pruene.
    Per t’ruejt nderin, kah s’kish t’ikë,
    Vasha beut i futi 'j thikë.
    Me perdhuni vasha shkoj,
    Begut zêmren i a shporoj.
    E zagárt ne ket u lshuene:
    Syyt si hyjt vashës i a shporuene.
    I mbloj nata syyt si drita;
    Çunët Besimin vrán ke prita.
    Pershperisin léht n’ajri
    Lisat n’gjeth ket t’mjerë dashtëni.
    Komplimente!
    Shume e bukur.
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Koreja e Veriut është vendi me i cuditshem në ..
    Nga Brari në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 14:23
  4. Bushi po perpiqet te krijoje supershtetin e Amerikes se Veriut?
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 20:01
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •