Arkeologët kanë zbuluar vëzhguesin më të vjetër astronomik në Evropë afër qytetit Gosek të shtetit Saksoni-Anhalt në Gjermaninë Lindore. Diamteri i tij është 75 m. Ky vend arkeologjik ndodhet 25 km larg pyllit të fshatit Nebra ku u zbulua tre vjet më parë një disk i periudhës së Bronzit të Hershëm i zbukuruar në ar. Arkeologët mundën të përcaktojnë datën e vëzhguesit astronomik nëpërmjet metodës së karbonit të zbatuar tek dy maja shigjetash dhe kockash të kafshëve të gjetura brenda unazave të sipërpërmëndura.

Analizat dëftyen që mosha e vëzhguesit astronomik është diku midis viteve 5000 p.e.s. and 4800 p.e.s., gjë që e bën atë vëzhguesin astronomik më të vjetër në Evropë. Pra, ky vëzhgues astronomik është 7000 vjeçar dhe me këtë moshë para daton vendin arkeologjik në Britani të njohur me emrin Rrethi i Gurëve (Stonehedge, 2000 p.e.s.).

Arkeologëve iu tërhoq vëmendja për herë të parë më 1992 kur fotografitë nga ajri tregonin rregullsira gjeometrike të kodrinave në atë zonë. Megjithatë, gërmimët filluan vetëm vitin e kaluar. Vendi arkeologjik në Gosek dallon qartë nga 180 vendet e tjera të ngjashme parahistorike të shpërndara nëpër Evropë.


Rikonstruim i vëzhguesit astronomik në Goseck

Zakonisht, katër porta të çojnë në ambjente rrethorë tek vendet e tjera, porse në Gosek ndodhen vetëm tre porta të atilla. Astrofizikanti Shloser i Universitetit të Ryhrit në Bohum pranon se vendi arkeologjik i zbuluar ka qenë ndërtuar për të vezhguar ndodhitë astronomike të tilla si lëvizjet ë Diellit, Hënës, yjeve dhe për të ndjekur kohën. Portat jugore shënojnë lindjen dhe perëndimin e Diellit në ditët më të gjata verore dhe më të shkurtra dimrore, duke i mundësuar kështu Evropianët e hershëm të përcaktojnë me saktësi drejtimin e Diellit ndërkohë që ai zhvendoset në qiell.

Vendodhja, drejtimi i saj, shënimi i ditëve më të gjata verore dhe më të shkurtra dimrore tregojnë ngjashmëri me diskun e famshëm në botë Nebra i krijuar 2400 vjet më vonë. Disku Nebra e ka diametrin 32 cm dhe u gjet në pyjet e rajonit Nebra, 25 km larg Gesekut, dhe gjykohet si përfaqësimi material më i vjetër i kozmosit. Shkencëtari Shloser beson se formacionet mbi disk kanë qenë mbështetur në vëzhgimet e mëparshme astronomike të bëra në Gosek.

Ambjenti me mure i Gosekut përbëhet gjithashtu nga një formacion i pazakontë unazash njëqëndrore të gardheve drunore me lartësinë e njeriut. Për shkak se unazat dhe portat në rrathët e brendshëm bëhen më të ngushta sa me shume i afrohesh qendrës, arkeologët mendojnë që vetëm pak njerëz lejoheshin të futeshin në unazën më të vogël. Arkeologët kanë gjetur mjaft dëshmi që provojnë që Goseku ishte një vend ku nderoheshin kultet parahistorike. Rregullimi i kockave njerëzore, për shembull, nuk i përket një vendvarrimi dhe shenjat e prerjeve mbi kocka tregojnë që kurbane njerëzore kanë qenë zbatuar tek ai vend. Ky vend arkeologjik gjykohet të jetë vendi më i vjetër i shenjtë i zbuluar në Evropën qëndrore.