Paska Burra Shqiperia. Nje i tille eshte Agim Ferizaj.

Por c'do heq i ngrati "nashti" nga Mafia roze.. te shohim.

Ja c'thone gazetat.


gazeta Shqiptare:

--------------

FLET ANETARI I KOLEGJIT ZGJEDHOR

"Ja pse e rrėzuam Edi Ramėn"
Agim Ferizaj: KQZ vendosi subjektivisht


Artur Korriku

Tė takoje dje Agim Ferizajn, gjy-katėsin e Kolegjit Zgjedhor qė rrėzoi zgjedhjet nė Tiranė, ishte me tė vėrtetė njė detyrė e vėshtirė. Nė telefonin e familjes Ferizaj, tė pėrgjigjen me mirėsjellje se i zoti i shtėpisė, gjykatėsi i Apelit tė Durrėsit, ndodhet nė njė takim tė rėndėsishėm. Ndėrsa nė aparatin celular, pas shumė insistimi, i njėjti zė tė pėrgjigjet se "babi, ka harruar telefonin nė shtėpi". Gjykatėsi Agim Ferizaj, nuk e kishte menduar kurrė se do tė gjendej pėrballė njė reagimi kaq tė ashpėr tė politikės. Pėr njė moment, ai dhe dy gjyqtarėt e tjerė tė kolegjit zgjedhor qė anulluan zgjedhjet nė Tiranė, janė gjendur mes dy zjarreve. Kryeministri i ka akuzuar si tė korruptuar, gazeta e PS-sė, si tė blerė nga trafikantėt e drogės, ndėrsa ish-kryeministri Meta, si njerėz tė shitur te Nano. Pas njė breshėrie tė tillė deklaratash, Ferizaj ka pranuar tė rrėfejė dje tė gjitha shkeljet qė zbuloi nė procesverbalet e Tiranės, vendimin subjektiv tė KQZ-sė si dhe arėsyet qė e detyruan tė merrte atė vendim qė sigurisht, qė kėtej e tutje do ta identifikojė si "gjyqtari qė pėrsėriti zgjedhjet nė Tiranė":

- Jeni akuzuar nga drejtuesit e PS se vendimin pėr anullimin e zgjedhjeve nė 130 qendra votimi e keni marrė nėn presion?
Nuk janė 130 por 129 votimi ku do tė pėrsėrirten zgjedhjet nė Tiranė. Dua tė theksoj se gjatė gjithė punės sonė nuk kemi marrė qoftė edhe njė telefonatė nga tė dy krahėt e politikės pėr tė ndikuar nė punėn tonė.

- Si keni proceduar pėr tė mbėritur deri nė kėtė vendim?
Kemi punuar mė shume se dy javė. Kemi shqyrtuar tė gjithė dokumentacionin e tė gjitha qendrave tė votimit tė kryeqytetit. Kemi punuar nga ora 08 e mėngjesit deri nė orėn 12 tė natės. Ne jemi bazuar nė Kodin Zgjedhor dhe nė Kodin Civil. Pasi bėmė verifikimet hartuam edhe vendimin pėr pėrsėritjen e zgjedhjeve nė 129 qendra votimi.

- Tė cilės natyrė janė shkeljet qė ju konstatuat nė kėto qendra votimi?
Shkeljet ishin tė shumta dhe tė ndryshme. Po pėrmend mungėsėn e procesverbaleve, mungesėn e vulave nė kėto qendra. Por pėr kėtė ėshtė pėrpiluar njė dosje e veēantė. Kushdo institucion i specializuar do ta vlerėsojė punėn e kryer.

- Si i vlerėsoni akuzat nė adresė tė anėtarėve tė Kolegjit Zgjedhor?
Nuk mė vjen mirė qė sulmohet njė institucion drejtėsia. Kjo nuk ėshtė nė tė mirėn e atyre qė lėshojnė akuza tė tilla.

- A mendoni se vendimi juaj krijon probleme pėr KQZ?
Nuk ka pse tė ndodhė kėshtu. Nuk ka pse tė pėrbaltet KQZ nėpėrmjet vendimit tė marrė nga Kolegji i Apelit. Ky kolegj ėshtė krijuar qė tė korigjojė gabimet e shkeljet. Pse nuk u reagua pėr Himarėn? Shkeljet ngjasonin. Unė mendoj se KQZ e ndėrtuar me pėrfaqėsues tė politikės mund tė bjerė edhe nė subjektivizėm. Pikėrisht pėr tė parandaluar kėtė ėshtė parashikuar nė Kodin Zgjedhor krijimi i Kolegjit Zgjedhor.


Deklarata pėr shtyp

Kolegji Zgjedhor: Politika po na bėn presion nė punėn tonė
Anėtarėt e Kolegjit Zgjedhor kanė reaguar dje me anė tė njė deklarate pėr shtyp, lidhur me deklaratat politike publike bėrė nė adresė tė tyre nga eksponentė tė politikės.
"Jemi zgjedhur nė kėtė detyrė nė bazė tė dispozitave tė Kodit Zgjedhor, me short, me njė procedurė publike, ndoshta edhe kundėr dėshirės, por morėm pėrsipėr tė japim kontributin tonė pėr zgjedhjet e 12 tetorit", shprehen nė deklaratėn e tyre anėtarėt e kėsaj gjykate. Sipas tyre, deri tani nga ana e kėtij kolegji zgjedhor janė gjykuar 115 ēėshtje qė kanė tė bėjnė me konflikte para e pas zgjedhjeve. "Dhe ne jemi tė bindur se kemi zbatuar vetėm ligjin", thuhet nė deklaratėn e tyre.
Megjithatė, ata nuk mohojnė faktin se politikanėt, tė tė gjitha kategorive kanė ushtruar presion mbi punėn e tyre, madje me tė gjitha format dhe me tė gjitha mjetet, sipas zyrtarėve tė lartė tė Kolegjit Zgjedhor.
"Deklarojmė se politika nė pėrgjithėsi, dhe politikanė apo individė tė veēantė, nė mėnyrė direkte apo indirekte, me tė gjitha mjetet, kanė ushtruar dhe vazhdojnė tė ushtrojnė presion pėr tė realizuar qėllimet e tyre", shprehen ata nė deklaratėn e tyre publike.
Madje, hyjnė edhe nė raste konkrete. "Njeri na tregon "bankėn e tė akuzuarve", tjetri na trajton si "bandė tė Fatos Nanos", ndėrsa ky i fundit si "gjyqtarė tė blerė nga mafia e drogės", thuhet nė deklaratėn e tyre bėrė publike ditėn e djeshme.
Ata i kanė bėrė thirrje politikanėve qė tė mos ushtrojnė presion gjatė ushtrimit tė detyrės sė tyre. "Kjo ėshtė gjendja, prandaj ne u bėjmė thirrje tė gjithė politikanėve, kushdo qofshin ata, tė majtė, tė djathtė apo tė qendrės qė nė punėt e kolegjit zgjedhor tė mos ushtrojnė presion e tė mos ngjallin frikė e pasiguri. Le tė mėsojmė nga demokracitė e pėrparuara se edhe kjo ėshtė kulturė nė politikė", thuhet nė deklaratėn e tyre.
Sipas tyre, gjyqėsori nuk ėshtė pronė e asnjė partie politike. Ai e thotė fjalėn e tij vetėm nė bazė tė ligjit dhe vendimi i dhėnė nga Kolegji Zgjedhor ka fuqinė e tij, "prandaj tė gjithė duhet ti bindemi". "Nė tė kundėrt, kur sulmohet padrejtėsisht gjyqėsori, sikundėr shpesh veprohet, vetė politika ndjell anarkinė, e cila I ka sjellė shumė dėme kėtij populli", pėrfundon deklarata e gjyqtarėve me vulėn e Gjykatės sė Apelit.


Denoncon nėnkryetarja e PD, Topalli

"Nano nė Strasburg kėrcėnoi gjyqtarėt"
"Kėrcėnimi qė Kryeministri Fatos Nano i ka bėrė tre anėtarėve tė Kolegjit Zgjedhor do tė denoncohet nė Strasburg". Kėshtu deklaroi dje Nėnkryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nė njė konferencė pėr shtyp. Sipas saj denoncimi pėr kėtė deklaratė tė dhėnė nga kryeminsitri i vendit do tė bėhet edhe tek tė gjithė pėrfaqsuesit e ndėrkombėtarėve nė Shqipėri. Qėllimi i kėtyre denoncimeve ėshtė ushtrimi i njė presioni nga ana e tyre mbi qeverinė pėr tė garantuar kėshtu jetėn e gjykatėsve tė kėrkcėnuar. Gjithashtu Topalli i kėrkoi edhe Presindetit tė Republikės si Kryetar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė qė tė kėrkojė shpjegime dhe tė dėnojė deklaratėn e bėrė nga Nano. Duke e quajtur njė terrorizėm politik vendosjen nė "rreth tė kuq", tė tre gjykatėsve tė Kolegjit Zgjedhor, Topalli nėnvizoi se kjo ėshtė njė "vrasje reale e pavarsisė sė gjyqėsorit nė Shqipėri". Topalli e ka hedhur poshtė akuzat e ish-kryeministrit Meta pėr njė kompromis midis Nanos dhe Berishės pėr marrjen e kėtij vendimi nga Kolegji Zgjedhor. "Njeriu mė i terrorizuar nga vendimi i djeshėm dhėnė nga Kolegji Zgjedhor ėshtė Fatos Nano ndaj ėshtė dhe ai reagim i djeshėm me deklarata pėr kėrcėnimin me jetė ndaj gjykatėsve", tha Topalli. Nėnkryetarja e Parlamentit i bėri thirrje tė gjithė gjykatėsve qė tė zbatojnė ligjin edhe nė rast se pėrballen me kėrkcėnime tė tilla publike.

****


KJ
----------

POLLO VLERESON VENDIMIN E KOLEGJIT

Kryetari reformatoreve Gnc Pollo, vleresoi te drejte vendimin

e Kolegjit Zgjedhor per perseritjen e zgjedhjeve ne 130 qendra votimi ne Tirane. Pollo tha se vendimi eshte i bazuar ne parregullsite e konstatuara gjate procesit zgjedhor te 12 Tetorit, te denoncuara keto dhe nga PDR. Sipas tij, procesi eshte demtuar nga komisioneret e qendrave te votimit, te cilet kane shkelur procedurat zgjedhore". Duke vijuar me tej, Pollo theksoi se parregullsite e konstatuara ne zgjedhjet lokale jane pasoje dhe e perberjes se komisioneve zgjedhore, qe u dominuan vetem nga perfaqesues te PS-se dhe PD-se. "Komisioneret, e PS apo te PD, qe kane thyer kutite kane grisur e fallsifikuar procesverbalet dhe tabelat duke neperkembur vullnetin e zgjedhesve, duhet te pergjigjen penalisht. Kjo formule e perberjes se komisionereve, e dominuar vetem nga keto dy parti, duhet te rishikohet me cdo kusht sepse ne rast te kundert kjo situate do te perseritet pafundesisht" tha Pollo. Ai denoncoi si te papranueshme akuzat qe kryeminstri Nano beri per Kolegjin Zgjedhor, duke i konsideruar ata si te korruptuar.

POLITIKA DIKTOI VENDIMIN E KOLEGJIT

Edlira Prenga

Kandidati per kryetar te PS-se, njekohesisht kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama denoi dje vendimin e fundit te Kolegjit Zgjedhor per rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane. Teper i ashper gjate deklarates se tij, Rama pohoi se ky ishte nje vendim absurd dhe teresisht i diktuar nga politika. "Ashtu si jane plotesisht politike te gjitha ato veprime apo mosveprime brenda sistemit tone te drejtesise, qe lidhen me nevojen per t'u dhene pergjigje ceshtjeve per te cilat politika interesohet t'i hape apo t'i mbylle", pohoi Rama. Gjate deklarates se tij, ai permendi edhe faktin qe kandidati tjeter, Rexhep Meidani u prek nga fyerjet e Nanos ne konferencen e PS-se se Shkodres. "Jamshume i zhgenjyer nga fakti se as profesori i nderuar Rexhep Meidani, nuk i shpetoi dot kurthit te referimit jo etik ndaj se kaluares ne perpjekjen per t'i kthyer pergjigje nje referimi po aq joetik te kryetarit te partise" tha ai. Nga ana tjeter, kandidati per kryetarin e PS-se nuk harroi te permende edhe faktin se kryetari aktual Nano eshte duke zgjedhur rruge jo te drejta parakongresuale per menjanimin e kundershtareve brenda kongresit te 12 dhjetorit. "Une nuk mund te bie dakord me menyren sesi kryetari yne mendon e shprehet per konkurencen aktuale ne kete proces te tensionuar perpara kongresit. Dhe me instrumentat qe ka zgjedhur kryetari yne per ta perballuar kete problematike. Nese ju mendoni se une jam nje axhami qe pa pritur dhe pakujtuar me hyri vetja ne qejf dhe erdha te them se "hajde po behem une kryetar partie", jeni shume te gabuar", vuri ne dukje. Nga ana tjeter, Rama pohoi se gara e tij behet vetem me qellimin per te mos e lene Partine Socialiste qe te kaloje nje dite ne opozite. "Nuk duhet ta leme anijen e PS-se te mbytet, per shkak te vrimave qe kemi hyre ne gare per njeri-tjetrin per t'ia hapur. Te mos i leme socialistet e thjeshte dhe mbeshtetesit tane ne duart e nje opozite antidemokratike dhe antiqytetare", tha Rama.

Por permendi edhe faktin se nepermjet vendimit te kolegjit zgjedhor jemi perballe dy sfidave tashme. "Sfida e Tiranes nuk e konsideroj si personale, por si sfide e te gjithe socialisteve shqiptare.

Une jam ketu qe t'ju ftoj te gjitheve dhe Fatos Nanon e Rexhep Meidanin qe kjo thike pas shpine, te kthehet ne nje shans per t'i provuar vetes se jemi ne gjendje te dalim kunder kundershtarit politik te perbashket. Boll e kemi ushqyer doktorin e paturpshem me shfaqjen e dobesive tona ne publik", deklaroi Rama.

Por nuk harroi te permende edhe faktin se ai nuk eshte pjese e ndonje aleance fluide. "S'mund te me akuzoje askush mua si nje pjesetar te aleancave fluide. Ne vertet kemi te metat dhe perplasjet tona, por ne jemi me te forte se doktori. Fatos Nano nuk eshte kundershtari im politik. Dhe nuk jam i detyruar te jem servil i Fatos Nanos, apo servil i Ilir Metes", sqaroi Rama. Ai e perfundoi deklaraten e tij duke u shprehur se PS e ka mazhorancen per te qeverisur deri ne 2005. "Ju siguroj se nese ne e shikojme njeri-tjetrin jo si armiq, sepse ka te shumte nder udheheqesit tane qe kane arritur deri atje sa te preferojne doktorin ne vend te njeri-tjetrit mund te perfundojme me pas ne thiken e doktorit. Une preferoj t'ua them ne sy edhe Fatos Nanos, edhe Ilir Metes, edhe Rexhep Meidanit, edhe kujtdo tjeter qofte, sepse nuk kemi ardhur deri ne vitin 2003 qe te riveme prape ne pikepyetje kurajon per te folur hapur me njeri-tjetrin. Kesaj radhe te bejme gjithka qe te mundemi, qe gjithe ate balte qe kemi bere gati per te mbuluar njeri-tjetrin, t'ia leme doktorit qe te mbytet dhe ne te bejme nje pakt midis te gjithe nesh, qe qytetari shqiptar fare ka per te degjuar fjale te pista, t'i degjoje te 0900 dhe te doktori dhe jo ne tribuna ku behet debati per Partine Socialiste. Vetem ketu ne do t'i garantojme doktorit nje te ardhme si pensionist sepse te jeni te sigurte se do te jete mashkulli me i suksesshem te 0900-ta" perfundoi Rama.


****


Gazeta Shqiptare:
----------

ANALIZE

Kryebashkiaku komenton anullimin e zgjedhjeve nė Tiranė: Vendim plotėsisht politik dhe tėrėsisht i diktuar nga politika

"Meidani mė zhgėnjeu, Nano ishte i burgosur politik"


Edi Rama


Nuk besoj se ka njeri ndėr ju qė tė mos jetė njohur me vendimin e djeshėm tė Kolegjit Zgjedhor pėr zgjedhjet nė Tiranė. Nuk besoj gjithashtu se do tė ishte e pavend pėr ndonjėrin prej jush, qė unė t'i drejtohem konferencės suaj duke u nisur nga kjo e papritur, qė na sollėn nė derėn e familjes sonė politike tre vetė nga ai soj gjykatėsish me tė cilin qytetari shqiptar ndeshet rėndom, kur kėrkon tė drejtėn e vet nė dyert e sistemit tonė gjyqėsor. Megjithatė nuk besoj se asgjėsimi i rezultatit tė dalė nga vota e lirė, dhe mė shumė se njė tė tretės tė banorėve tė kryeqytetit tė Shqipėrisė mund t'u faturohet tre njerėzve tė mbuluar me tunikėn e zezė tė njeriut tė ligjit, tė cilėt, pėr tė qenė krejt i sinqertė me ju, kur i pashė nė ekran teksa jepnin vendimin e tyre absurd, mė shkaktuan njė neveri tė pėrzier me keqardhje. Neveri pėr shkak tė erės sė kalbėsirės morale qė kutėrbon sistemi i drejtėsisė shqiptare kur nuk jep drejtėsi dhe keqardhje, pėr shpėrfytyrimin e njeriut qė, nė rolin e kryetarit tė trupit gjykues, duhet tė lexojė pėrpara kamerave njė vendim tė diktuar tek i cili, jam gati tė vė dorėn nė zjarr, ai vetė nuk beson asnjė sekondė tė vetme. Por, pavarėsisht brengosjes apo intuitės sime, tė cilat mund tė mė kishin shtyrė nė pėrfundime shumė tė hidhura po ndoshta edhe shumė tė nxituara, unė nuk do tė akuzoj sot si tė korruptuar ata tre njerėz tė nėnshtruar. Sepse unė nuk kam prova pėr ta bėrė njė akuzė tė tillė, ashtu sikundėr unė nuk kam prova pėr tė thėnė se diktuesit e vendimit tė tyre janė ata qė janė shfaqur si pjesė e aleancave bllokuese nė Kuvendin e Shqipėrisė. Mė anė tjetėr unė nuk mund tė parafytyroj se ky vendim kaq fyes pėr popullin kryeqytetas ėshtė diktuar nga ndonjė nevojė individuale brenda shumicės sonė, pėr tė qetėsuar pėrkohėsisht turmėn e opozitės duke i'a zėvendėsuar bukėn e marrė me vete nė shesh me njė tė tretėn e fitores sonė spektakolare nė Tiranė.
Dhe aq mė pak unė mund tė parafytyroj se paralelisht me kėtė ushqim, pėr opozitėn e rrugės ėshtė ushqyer edhe nevoja e ndokujt brenda familjes sonė politike pėr ta shkurtuar hijen qė kjo fitore lėshon mbi hartėn e tkurrur tė zotėrimeve tė Partisė Socialiste nė nivel kombėtar. E megjithatė, nuk duhen prova tė ndryshme nga ato qė mund tė numėronim edhe pėrpara daljes sė kėtij vendimi absurd tė Kolegjit Zgjedhor, pėr tė thėnė me plot gojėn se ky i djeshmi ishte njė vendim plotėsisht politik dhe tėrėsisht i diktuar nga politika. Mu ashtu siē janė plotėsisht politike e tėrėsisht tė diktuara nga politika, tė gjitha ato veprime apo mosveprime brenda sistemit tonė tė drejtėsisė, qė lidhen me nevojėn pėr t'u dhėnė pėrgjigje ēėshtjeve pėr tė cilat politika interesohet t'i hapė apo t'i mbyllė. Dhe nė kėtė aspekt fatkeqėsia ėshtė e dyfishtė. Nga njėra anė sepse nėn trysninė e pandalshme tė politikės, e cila nxiton rregullisht tė japė pėrpara kamerave vendimin, pėrpara sesa tė depozitojė ankimin nė organet e drejtėsisė, gjė qė e bėn shumė rrallė, kėto tė fundit ndihen tė asfiksuara dhe, nga ana tjetėr, sepse teksa u kėrkon tė tjerėve shembuj moraliteti, profesionalizmi e pėrkushtimi nė detyrė vetė politika nxit pėrmes shembullit tė saj amoralitetin, paaftėsinė dhe mungesėn e plotė tė ndjenjės sė detyrės ndaj qytetarėve qė pėrfaqėson.
Ēfarė mund tė pretendojmė mė shumė nga tre gjykatės anonimė, tė cilėve u bie shorti tė shpalosin deformimin e tyre moral e profesional nė trajtimin e njė ēėshtjeje kaq madhore sa ajo e respektimit tė votės sė qytetarėve, kur vendimi i tyre duhet tė merret nė njė mjedis kaq tė ndotur nga mungesa e respektit tė politikės pėr qytetarėt?! Ēfarė mund tė pretendojmė mė shumė nga marrėdhėniet perverse tė shumė njerėzve tė ligjit me ligjin e me qytetarin, nė njė kohė kur kreu i qeverisė i thotė zėvendėsit tė tij kriminel, ky tjetri i kthehet e i thotė legen, ish-presidenti e, aktualisht, njėri ndėr konkurentėt pėr kryetar partie thotė pėr kryetarin e partisė se mund tė kishte mbetur njė i burgosur ordiner, nėse partia s'do e kishte bėrė tė burgosur politik, ndėrkohė qė shefi i opozitės i bėn tė tėrė kundėrshtarėt e vet politikė organizatorė vrasjesh me pagesė sa herė qė ndodh njė vrasje nė Shqipėri?!

E meqė ra fjala, jam shumė i zhgėnjyer nga fakti se as profesori i nderuar Rexhep Meidani, nuk i shpėtoi dot kurthit tė referimit joetik ndaj sė kaluarės nė pėrpjekjen pėr t'i kthyer pėrgjigje njė referimi po aq joetik tė kryetarit tė partisė. Unė nuk mund tė bie dakord me mėnyrėn sesi kryetari ynė mendon e shprehet pėr konkurencėn aktuale nė kėtė proēes tė tensionuar pėrpara kongresit, unė nuk mund tė bie dakord me faktin se kryetari ynė interesohet vetėm e vetėm tė zotėrojė sallat e konferencave paēka se fjalėt e tij, mė shumė ngacmojnė tek tė pranishmit thirrjen e tė parėve sesa prekin problematikėn reale tė Partisė Socialiste e tė vendit, unė nuk mund tė bie dakord me vetė instrumentat qė duket se ka zgjedhur kryetari ynė pėr ta pėrballuar kėtė problematikė. Por ama, nga ana tjetėr, unė nuk mund tė bie kurrėsesi dakord me njė pėrgjigje "flakė pėr flakė" si ajo e Rexhep Meidanit nė lidhje me burgosjen e Fatos Nanos, e cila jo vetėm ka qenė njė burgosje mirėfilli politike, por mbetet sot e gjithė ditėn njė nga ato pika referimi tė historisė sonė tė pėrbashkėt, ku tė gjithė ne duhet tė gjejmė arsye e fuqi pėr t'u ribashkuar e ringritur nė nivelin e pėrfaqėsimit tė vitit 1997, sepse unė besoj me gjithė zemėr qė PS-ja mund dhe duhet tė ringrihet nė atė nivel pėrfaqėsimi.

Kjo ėshtė arsyeja se pėrse jam edhe kėtu sot dhe dua t'ju shpreh edhe juve atė qė kam shprehur ngado. Nėse ju mendoni se unė jam njė axhami qė pa pritur dhe pakujtuar mė hyri vetja nė qejf dhe erdha tė them se "hajde po bėhem unė kryetar partie", jeni shumė tė gabuar. Unė nuk jam njė axhami, por unė jam njė nga ju qė mendoj se ne nuk mund dhe nuk duhet ta lėmė anijen e PS-sė tė mbytet, pėr shkak tė vrimave qė kemi hyrė nė garė pėr njėri-tjetrin pėr t'ia hapur, ashtu sikundėr unė mendoj dhe besoj njėsoj si ju tė gjithė, pavarėsisht se me cilin jeni rreshtuar sot, se nėqoftėse e tashmja na ndan pėr arsye qė ne akoma nuk po gjejmė kurajon, durimin dhe mosdurimin qė t'i analizojmė me gjakftohtėsi, e kaluara dhe e ardhmja nuk mundet veēse tė na bashkojė. Nė emėr tė gjithēkaje tė mirė qė kemi realizuar sėbashku, qoftė kur ishim nė opozitė, qoftė qysh sa jemi nė pushtet dhe nė emėr tė domosdoshmėrisė pėr tė mos i lėnė socialistėt e thjeshtė, mbėshtetėsit dhe simpatizantėt tanė nė duart e njė opozite antidemokratike dhe antiqytetare.

A mundet tė mos na mjaftojė shembulli i i shėmtuar dhe njėkohėsisht dramatik qė na dhanė dje tre gjykatės tė Kolegjit Zgjedhor, se punėt nė kėtė vend nuk janė mirė? A mundet tė mos na mjaftojė ajo ēka tre gjykatės, tė cilėt nė ditė tė zakonshme jashtė vėmendjes sė kamerave dhe vėmendjes tonė japin vendime tė tilla pėr qytetarė tė thjeshtė tė Shqipėrisė, pėr tė mos kuptuar se jo vetėm Partia Socialiste, por e tėrė Shqipėria ėshtė nė njė udhėkryq? A mundet tė mos na mjaftojė ky shembull pėr tė kuptuar se nė kėtė udhėkryq ka vetėm dy rrugė; nuk ka tre, por dy. Ose tė bashkohemi rreth njė projekti politik, i cili duhet tė marrė pėr bazė tė gjitha ato ēka kemi bėrė tė mira pėr kėtė vend, dhe i kemi bėrė tė gjithė bashkė; ose tė ndodhė ajo, ēka askush nga ju dhe unė po ashtu si mė i apasionuari nga ju nuk duam qė tė ndodhė, qė tė dorėzohemi pėrpara njė opozite skandaloze qė drejtohet nga zjarrėvėnėsi i Shqipėrisė, duke e bėrė partinė tonė dhe vendin tonė peng tė mosmarrėveshjeve absurde midis nesh. Zoti do tė na ndihmojė, por ne duhet tė ndihmojmė njėri-tjetrin.

***
Nėpėrmjet vendimit tė djeshėm Kolegji Zgjedhor, ju siguroj se na ka vėnė papritmas nė njė provė zjarri tamam si me dorė tė Zotit, sepse jemi pėrballė dy sfidave tashmė. Sepse unė sfidėn e Tiranės nuk e konsideroj si sfidė personale, por si sfidė e tė gjithė socialistėve tė tė gjithė Shqipėrisė, njė sfidė tė tė gjithė mbėshtetėsve dhe simpatizantėve tanė, njė sfidė tė tė gjithė veteranėve tė Shqipėrisė, qė nuk meritojnė tė rikthehen prapė nė duart e doktorit dhe nga ana tjetėr kjo sfidė ėshtė e dubluar nė tė njėjtėn kohė me sfidėn qė ne tė zgjidhim problemet tona tė brendshme, me sfidėn qė ne tė ulemi dhe tė dėgjojmė njėri-tjetrin, me sfidėn qė ne tė kuptojmė nga njėri-tjetri, qysh nga kryetari i partisė e deri te socialisti mė i ri. Unė jam kėtu qė t'ju ftoj tė gjithėve ju, ta ftoj edhe Fatos Nanon edhe Rexhep Meidanin edhe tė gjithė tė tjerėt, qė kjo thikė pas shpine qė morėn dje votuesit e kryeqytetit, PS-ja dhe socialistėt e gjithė Shqipėrisė, ta kthejmė nė njė shans pėr t'i provuar vetes nė radhė tė parė dhe tė gjithė mbėshtetėsve tanė se ne jemi nė gjendje jo vetėm qė tė bashkojmė tė gjitha forcat pėr tė mposhtur njė kundėrshtar politik tė pėrbashkėt, por edhe se ne nuk jemi armiq tė vetvetes deri nė atė pikė sa t'i bėjmė kundėrshtarit dhuratė mandatin e marrė me meritė tė plotė, jo vetėm nė Tiranė por edhe nė gjithė Shqipėrinė nė vitin 2001. Kėtė dhuratė ne nuk duhet t'ia bėjmė kėtij kundėrshtari. Boll e kemi ushqyer doktorin e paturpshėm me shfaqjen e dobėsive tona nė publik, boll i kemi falur doktorit tė paskrupullt pjesė tė vetvetes si pa gjė tė keq, boll e kemi shitur njėri-tjetrin te doktori, boll e kemi lejuar doktorin e pafé tė na ndyjė me baltėn qė ne vetė ia kemi dhėnė nėpėr duar dhe kėtu, nuk besoj se ka njeri nė kėtė sallė qė tė mė akuzojė mua si pjesėtar tė aleancave fluide. Ne vėrtet kemi tė metat dhe pėrplasjet tona, por kjo pėrpjekje qė unė po bėj, qė ne po bėjmė, pėr t'i kuruar kėto plagė nuk tregojnė se ne jemi mė tė dobėt sesa doktori; tregon se ne jemi mė tė fortė se doktori dhe qė as Tirana dhe as Shqipėria nuk mund t'i lihen nė dorė mėkatarit tė mėkatarėve qė ėshtė ai.

Unė i ftoj sot tė gjithė miqtė e shokėt e udhėheqjes sė PS-sė pa dallim, ashtu sikundėr ju ftoj tė gjithėve ju, qė ne t'i japim njė mėsim shembullor doktorit dhe partisė sė tij, duke rifituar me njė diferencė edhe mė tė thellė atė pjesė tė Tiranės qė dje u pėrdhunua nga Kolegji Zgjedhor. Por nga ana tjetėr, duke mos harruar se ne mund ta rifitojmė atė pjesė tė Tiranės me diferencė edhe mė tė thellė, nėse nuk mjaftohemi dhe nuk kėnaqemi duke mos lejuar njėri-tjetrin qė tė flasė nė kėto salla. Sepse nė kėto salla ka edhe kamera dhe nė kėto salla janė drejtuar sytė e shumė qytetarėve tė cilėt nuk duhet dhe nuk mund tė mendojnė se nė kėtė parti sundon emocionaliteti, sundon mungesa e respektit pėr tjetrin, sundon njė dėshirė primitive pėr t'ia ndėrprerė fjalėn tjetrit ose ngritur me ovacione pėr dikė tjetėr qė nuk ėshtė kundėrshtari politik. Fatos Nano nuk ėshtė kundėrshtari im politik. Ndėrsa unė jam sot nė kėtė garė pėr tė sjellė kontributet e mia, sepse unė mendoj si shumė socialistė tė tjerė qė unė nuk jam i detyruar tė jem servil i Fatos Nanos, apo servil i Ilir Metės, apo i kujtdo tjetėr. Unė jam i detyruar qė tė kontribuoj nė PS me ato ide, me ato mendime, me ato energji qė kam dhe mė duket se prej shumė vitesh ia kam zbardhur faqen Partisė Socialiste dhe nuk lejoj askėnd tė mė tregojė mua stazhin e partisė, nuk lejoj askėnd tė mė tregojė mua vuajtjet qė ka pasur si socialist nėn regjimin e atij maskarai, i cili po kėrkon tė rikthehet nė pushtet nėpėrmjet nesh, jo nėpėrmjet vetes sė tij, jo nėpėrmjet forcave tė tij, por nėpėrmjet atij ushqimi qė ne i japim pėrditė duke poshtėruar njėri-tjetrin pėrpara publikut, duke i treguar njėri-tjetrit njėmijė e njė tė zeza, nga tė cilat njėmijė janė tė paqėna dhe njė mund tė jetė e qėnė dhe duke pėshtyrė njėri-tjetrin sa herė na duhet ta mposhtim brenda familjes tonė dhe pastaj duke i lėpirė pėshtymat nė fytyrėn e njėri-tjetrit kur na duhet tė mposhtim atė. Kėtė teatėr shqiptarėt nuk e pranojnė mė. Dhe pikėrisht pėr kėtė arsye, ne duhet ta rigjejmė njėri-tjetrin, nuk duhet tė kemi asnjė lloj ndjenje faji nėse i themi njėri-tjetrit "ato qė na bashkojnė janė shumė mė tė mėdha se sa ato qė na ndajnė".

Dhe ju siguroj qė ne e kemi mazhorancėn pėr tė qeverisur deri nė 2005. Ju siguroj se nėse ne e shikojmė njėri-tjetrin jo si armiq, sepse ka tė shumtė ndėr udhėheqėsit tanė qė kanė arritur deri atje sa tė preferojnė doktorin nė vend tė njėri-tjetrit dhe kjo ėshtė ajo sėmundje tė cilėn ne duhet ta shėrojmė, nėse nuk duam qė tė gjithė pa dallim tė pėrfundojmė mė pas nė thikėn e doktorit.
Unė nuk preferoj t'u ngul thika miqve dhe shokėve tė mi, pavarėsisht se sot i shoh me dėshpėrim tė rreshtuar kundėr njėri-tjetrit, duke u fshehur mbrapa kulisave dhe duke hedhur gurin dhe fshehur dorėn. Unė preferoj t'ua them nė sy edhe Fatos Nanos, edhe Ilir Metės, edhe Rexhep Meidanit, edhe kujtdo tjetėr qoftė, sepse nuk kemi ardhur deri nė vitin 2003 qė tė rivėmė prapė nė pikėpyetje kurajon pėr tė folur hapur me njėri-tjetrin, dhe e folura hapur nuk nėnkupton poshtėrimin e hapur tė njėri-tjetrit, nuk nėnkupton pėrbaltjen e hapur tė njėri-tjetrit, nuk nėnkupton nėpėrkėmbjen e hapur tė njėri-tjetrit, por nėnkupton dashurinė pėr njėri-tjetrin, e cila shprehet sot siē shprehet brenda njė familjeje, sepse ti qė mė flet mua nga salla nėse i drejtohesh njė ditė vėllait tėnd me ton tė ashpėr nuk do tė thotė qė po e shet vėllain tėnd te komshiu qė mund ta kesh qejfli.

E fundit fare qė do tė doja tė nėnvizoja ėshtė: Kjo qė ndodhi dje nė Tiranė ėshtė njė provė zjarri pėr PS-nė dhe pėr ne tė gjithė. Ju e dini shumė mirė qė nė ēfarėdo pozicioni qė ndodhem unė personalisht unė nuk e kam problem doktorin. Ajo qė kam problem unė ėshtė diēka tjetėr. Ėshtė se kėsaj radhe tė bėjmė gjithēka qė tė mundemi, qė gjithė atė baltė qė kemi bėrė gati pėr tė mbuluar njėri-tjetrin, t'ia lėmė doktorit qė tė mbytet dhe ne tė bėjmė njė pakt midis tė gjithė nesh, qė qytetari shqiptar ēfarė ka pėr tė dėgjuar fjalė tė pista, t'i dėgjojė te 0900 dhe te doktori dhe jo nė tribuna ku bėhet debati pėr Partinė Socialiste. Vetėm kėtu ne do t'i garantojmė doktorit njė tė ardhme si pensionist sepse tė jeni tė sigurtė se do tė jetė mashkulli mė i suksesshėm te 0900-ta".

*************




AKUZAT E ASHPRA TE ILIR METES

"Ramėn e rrėzoi Nano e Berisha"
"Tre gjyqtarėt e Kolegjit Zgjedhor janė miq tė tyre"


Ilir Meta vendimin e Kolegjit Zgjedhor e konsideroi si edicionin e ri tė dashurisė mes Nanos dhe Berishės, pasi sipas tij gjyqtarėt kanė qenė miq tė Nanos dhe Berishės. Beteja pėr Tiranėn nuk ėshtė betejė kongresi por betejė mes PS dhe PD pasi diferenca nė rrethe mes dy partive nuk ėshtė aq e madhe. Meta e akuzoi Nanon si azilantin e vetėm shqiptar nė Maqedoni nė ngjarjet e 14 shtatorit duke i kthyer pėrgjigje akuzave tė kryeministrit ndaj tij.

LAJMI

Ish zv.kryeministri Ilir Meta, e ka konsideruar vendimin e Kolegjit Zgjedhor si "edicionin e ri tė dashurinė Nano-Berisha". Sipas tij deklarata e bėrė dy ditė mė parė nga Nano ėshtė krejt e papėrgjegjshme dhe synon faturimin e kėtij vendimi kundėrshtarėve tė tij oponentė brenda PS-sė. Duke sqaruar pėrberjen e gjyqtarėve tė Kolegjit Zgjedhor, Meta theksoi se tre nga gjyqtarėt qė kanė votuar nė favor tė vendimit Nano-Berisha, dy janė miq tė Nanos dhe njė i Berishės. "Tė gjithė e dinė se dy janė gjyqtarė miq tė Nanos dhe janė nga Gjykata e Apelit Durrės. Dhe tė gjithė durrsakėt e dinė se nga Porti deri nė Shkallnuer nė Durrės ėshtė njė zonė qė e kontrollon zoti Nano", akuzoi Meta.
Meta tha se Nano e kishte paralajmėruar njė votim tė tillė dy ditė mė parė nė konferencėn e Shkodrės, kur i kishte kujtuar Ramės vetėm 9 pėrqind tė votave, duke i treguar Ramės se postet jepen dhe hiqen vetė nga Fatos Nano". Mė tej Meta u shpreh se ka kontaktuar me Edi Ramėn dhe se nuk i ka sugjeruar tė tėrhiqet nga sfidat qė ai vetė i konsideron tė rėndėsishme. Rama sipas Metės ka marrė mbėshtetjen e tij sepse nė kėtė rast nuk bėhet fjalė pėr kongresin e partisė por pėr bashkinė mė tė madhe nė vend, pasi kėtu qėndron dhe diferenca midis PD dhe PS-sė. Ish kryeministri Meta e konsideroi Nanon "tė papėrgjegjshėm dhe tė pashėrueshėm me njė kurs aventuresk dhe personal pėr tė personalizuar gjithshka". Ai u shpreh se "mejdanin Nano e ka treguar mė 14 shtator kur ishte dhe azilanti im vetėm shqiptar nė Maqedoni". Sipas tij, ndryshe nga Nano, "Meidani ka treguar se kush ishte mė 14 shtator dhe ka provuar se nuk mund tė bėhet instrument i askujt". Meta i ėshtė pėrgjigjur dhe akuzės sė bėrė dy ditė mė parė nga Nano pėr probleme tė Metės me drejtėsinė. "Unė personalisht nuk kam asnjė problem me drejtėsinė, as pėr korrupsion dhe as pėr ndonjė krim ordiner" tha Nano. Meta e ka konsideruar personalizimin e debatit politik tė Nanos, si shkak pėr tė shmangur dėshtimet e tij nė tė gjitha fushat". Ai ka rradhitur disa tregues negativė tė ekonomisė, "si 200 milion USD tė ardhura mė pak nė thesarin e shtetit, ku ka akuzuar Nanon dhe administratėn e tij pėr kėtė vjedhje". Ish kryeministri i ka konsideruar deklaratat e Nanos pėr arritje tė qeverisė si dėshmi tė dėshtimit tė saj. Ai sheh deputetėt nė PS si deputetė tė kėsja partie dhe jo si tė Nanos apo tė Metės, pasi sipas tij "nuk ka qenė problem numri i tyre por ideja e ndryshimit". Ai gjithashtu ka denoncuar konferencat e rretheve tė cilat janė drejtuar rreth idesė sė njėshit dhe tė njė gare zgjedhore tė barabartė.


Ish-Presidenti bashkė me Metėn nė Elbasan

Meidani: Legalizim fraksioneve e alternativave ndryshe nė PS
Kandidati pėr kryetar tė Partisė Socialiste, Rexhep Meidani i shoqėruar nga ish-zv/kryeministri Ilir Meta, ish-kreu i SHISH-it Fatos Klosi dhe ish/prefekti i qarkut Elbasan, pati dje njė takim me Forumin Eurosocialist tė qytetit tė Elbasanit. Meidani dhe Meta theksuan para tė pranishmėve se situata nė Partinė Socialiste nuk ėshtė aspak e shėndetshme. PS-ja dhe qeveria sipas tyre po kalojnė njė krizė pėr tė cilėn po synohet ta kalojnė pa pasoja pėr tė majtėn. "Partia Socialiste ka nevojė pėr tė pranuar alternativa, mendimin ndryshe dhe legalizimin e kėtij mendimi, edhe idetė e pakicės e emancipojnė shoqėrinė", u shpreh kandidati Meidani para tė rinjve socialistė. Sipas tij, nė njė parti demokratike duhet tė institucionalizohen mendimet ndryshe. "Partia nuk ėshtė e Kryetarit, ajo ėshtė dhe duhet tė jetė e anėtarit tė saj", tha Meidani. Duke u shprehur se PS-ja nuk ėshtė nė vendin ku e pėrcakton programi i saj, Mejdani nėnvizoi se kjo parti ka nevojė pėr pėrpunimin e mendimit politik. Ndėrkohė qė pėrkrahėsi i tij ish-kryeminsitri Meta u shpreh se "Partia Socialsite nuk ėshtė njė parti staliniste siē e ka cilėsuar kryetari Fatos Nano". Sipas tij PS-ja ka nevojė pėr njė riorganizim pėr tu bėrė kėshtu njė parti moderne e tipit perėndimor. "PS-ja nuk ka pėr tu ndarė ajo vetėm do tė forcohet", tha Meta. Ai shprehu vendosmėrinė pėr tė mos lejuar qė demokracia dhe Partia Socialiste tė bėjnė hapa mbrapa. Sipas tij lejimi i njė gjėje tė tillė do tė shkaktonte njė dėm tė madh jo vetėm pėr partinė por edhe pėr vendin. "Ne po luftojmė nė mėnyrė konstruktive pėr tė hedhur hapat e duhur pėr modernizimin e Partisė Socialiste", u shpreh Meta. Sipas tij, shqetėsimet e tij dhe tė njė grupi socialistėsh janė problemi i autoritarizmit, mungesa e transaprencės dhe arbitrariteti i politikave tatimore. Ish-kryeministri Meta u shpreh se njė problem mjaft i mprehtė ėshtė edhe funksionimi i qeverisė sipas interesave tė anėtarėve tė kabinetit tė saj. Po kėshtu sipas tij njė tjetėr shqetėsim i kėtyre socialistėve ėshtė dėshtimi i Partisė Socialiste nė zgjedhjet e 12 tetorit. "Ne po luftojmė qė tė mos vijė nė pushtet Berisha, qė Partia Socialiste tė mos shėndrrohet si Partia Demokratike e tij", tha Meta nė fjalėn e tij. Meidani dhe Meta vlerėsuan gjithashtu aktivitetin e eurosocialistėve dhe tė FRESH-it duke e cilėsuar kėtė strukturė si "vlera e sė majtės qė e ēoi Partinė Socialiste nė Internacionale".




_____________-