Postuar mė parė nga
macia_blu
KAPLLANI PA DHĖMBĖ
- anekdotė -
Ambasadori i Republikės sė Shqipėrisė pranė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara Vladimir Thanati e ftoi shkrimtarin dhe shkencėtarin, akademikun Kapllan Resulin pėr festėn e 28 Nėntorit bashkė me tė shoqen. Disa minuta para fillimit tė festės Kapllani me tė shoqen arritėn tek dera e hotelit Noga Hilton, ku - nė njė nga sallat e kėtij hoteli, njė ndėr mė luksozėt e Gjenevės - po mblidheshin edhe tė ftuarit e tjerė. Pa u futur nė hotel, i thotė e shoqja Kapllanit:
-Veri dhėmbėt!
-Ēfarė dhėmbėsh?! Unė nuk i kam marrė!- i tha Kapllani, qė kurrė nuk i mbante protezat e dhėmbėve, me qė kishte alergji, kurse tė shoqes sė tij i pėlqente qė burrin ta kishte sė paku nė pamje mė tė ri.
-U-u, si nuk i ke marrė?! Atėherė unė nuk shkoj nė festė!- bėri ajo dhe menjėherė u kthye prapa.
U kthye edhe Kapllani pas saj, e arriti, nxori ftesėn e ambasadorit dhe i tha_:
-Shiko moj grua, kėtu shkruan se ftohet pėr festė zoti prof. dr. Kapllan Resuli me zonjėn!...Pra, askund nuk shkruan se ftohem nė festė me dhėmbė, por vetėm me zonjėn. Dhe unė vetėm me zonjėn do tė shkoj, kurse ti, me qė dashke dhėmbėt, e jo Kapllanin, shko nė shtėpi, merri dhėmbėt e mi dhe eja me ta...Ndėrkohė unė po i fus krahun ndonjerės nga kėto zonja, qė kalojnė rrugės, dhe po e paraqes si gruan time,- i tha Kapllani dhe u kthye plot seriozitet nga hoteli.
E shoqja e shiko nė fillim me habi, pastaj qeshi dhe, kur pa se Kapllani po shikonte cilės zonjė t’i fuste krahun, vrapoi qė t’a arrinte i t’i fuste krahun e vet, para se ta bėnte atė gjė ndonjėra prej atyre tė tjerave.
Shani BUROVI.
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: :::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: :::::::::::::
KLERIKĖT NĖ ROMANIN „TRADHTIA“
Njė ndėr kryeveprat e letėrsisė shqiptare nė pėrgjithėsi dhe tė letėrsisė kosovare nė veēanti, pa dyshim, ėshtė romani „Tradhtia“ i shkrimtarit tė mirėnjohur e tė satanizuar Kapllan Resuli. Ky roman ka shumė veēori qė e dallojnė nga krijimet letrare tė kohės e tė shkrimtarėve tė tjerė shqiptarė, gjė qė edhe e bėri tė dashur pėr lexuesit e tė gjitha moshave, tė gjitha krahinave dhe tė tė gjitha feve. Njė ndėr kėto veēori ėshtė edhe paraqitja, trajtimi dhe qėndrimi i autorit ndaj klerikėve.
Siē dihet, klerikėt e tė katėr feve tė popullit shqiptar kanė bėrė, bėjnė dhe do tė bėjnė pjesė si personazhe tė veprave tė shkrimtarėve shqiptarė, ashtu siē kanė bėrė, bėjnė dhe do tė bėjnė pjesė edhe nė veprat e shkrimtarėve tė popujve tė tjerė klerikėt e tyre, se ata janė pjesė e pandarė e popullit dhe tė jetės sė tij tė pėrditshme. Me klerikun fillon jeta, pagėzimi dhe martesa, dhe me te edhe pėrfundon_: ceremonia e varrimit, pėrkujtimet. Kleriku merr pjesė nė tė gjitha shfaqjet e jetės sė njerėzve, nė hidhėrime dhe nė gėzime. Ai ka ndarė dhe po ndan me popullin e vet predestinimin, fatin e tij. Tė mohohet kleriku si pjestar i njė populli, si faktor dhe element ndėr mė aktivėt e shoqėrisė, ėshtė diēka e pamundur, ėshtė falsifikim i jetės, i sė vėrtetės.
Ndaj, qė me fillimet e letėrsisė shqiptare, klerikun, sidomos atė katolik, e kemi nė qendėr tė vemendjes sė autorėve. Ai ėshtė edhe vetė autor_: tė katėr shkrimtarėt mė tė vjetėr shqiptarė janė klerikė, bile tė krishterė dhe katolikė.
Para Luftės sė Dytė Botėrore, pėrgjithėsisht, ndaj klerikėve ėshtė mbajtur nė letėrsinė shqiptare njė qėndrim i drejtė, korrekt e human. Pas LDB, nė letėrsinė e monizmit, qė u krijuar nė Shqipėri, ndaj klerikėve ėshtė mbajtur qėndrim i njėnashėm dhe tejet tendencioz, armiqėsor deri nė neveritje. Nė bazė tė orientimeve qė merreshin nga Enver Hoxha dhe klika e tij sunduese, klerikėt e tė gjitha feve nė Shqipėri paraqiteshin ekskluzivisht si personazhe negative, pėrgjithėsisht si imoralė dhe tradhėtarė, tė shitur tek okupatori i vendit, ose dhe nė shėrbin tė agjenturave mė tė ndryshme, qė vepronin e veprojnė sot nė botė, pra - si spiuna e armiq tė popullit, tė mbrapshtė, si injoranta, trutharė, fanatikė, fundamentalistė, antikombėtarė dhe antinjerėzorė, regresivė nė tė gjitha aspektet, pėrfaqėsues tė errėsirės, tė reaksionit, tė sė keqes, negatives. Nxirja e fytyrės sė klerikėve ishte pjesė e «_luftės sė klasave_» dhe – veēanėrisht - e luftės kundėr fesė, qė klika sunduese donte ta eliminonte nga jeta e ndėrgjegja e banorėve tė Shqipėrisė, me qėllim qė kėta tė verboheshin me ideologjinė e klikės sunduese dhe tė ktheheshin nė skllevėr e bujkrobėr, nė vegla pune qė flasin, por jo edhe qė ndiejnė e mendojnė, qė dėshirojnė e duan tė jetojnė. Indoktrinimi i banorėve me njė pėrbuzje dhe urrejtje organike, patologjike, mė pa precedan nė historinė e Shqipėrisė e tė botės, ndaj klerit dhe fesė nė pėrgjithėsi, nuk kishte vetėm qėllime ideologjike, por edhe praktike. Pa eliminuar Jezu Krishtin dhe Muhamedin, satanai Enver Hoxha nuk mund ta shpallte veten pėr Mesia i popullit shqiptar, pa le qė ai aspironte tė shpallej edhe pėr Mesia i Evropės dhe i mbarė botės. Pėr kėtė qėllim, tė gjitha penat e shkrimtarėve shqiptarė, nė mėnyrė tė veēantė ajo e Ismail Kadaresė, ishin vėnė nė shėrbim tė Enver Hoxhės dhe tė klikės sė tij social-fashiste e mė kriminale pėr t’i depersonalizuar, diskredituar dhe satanizuar klerikėt gjithėsesi.
Nė vitin 1965 Enver Hoxha me klikėn e tij po bėnte pėrgaditjet e fundit pėr t’i dhėnė grushtin pėrfundimtar fesė e klerikėve, pėr t’i fshirė nga faqja e dheut kishat e manastiret, xhamiat dhe teqerat, pėr t’ua rruar mjekrrėn klerikėve dhe pėr t’i futur o nė kooperativa, o nėpėr burgje. Ai, qė nuk mund ta shpallte Shqipėrinė pėr asgjė pozitive si shteti i parė nė botė, as pėr prodhimin e kromit (qė e kishte me bollėk nėntoka shqiptare!), bėri ēmos dhe me mburrje tė veēantė qė ta shpallte Shqipėrinė pėr shtetin e parė ateist nė botė. Ironi paradoksale, por ėshtė tejet e vėrtetė se disa nga udhėheqėsit e popullit shqiptar janė pėrpjekur me mish e me shpirt qė tė shquhen nė gjirin e popullit tė vet e nė botė jo me punė tė mira, por me ato nga mė tė kėqijat e mė kriminalet, mė tė padenjat, duke i nxjerrė kėshtu namin mė tė keq shqiptarėve.
Pikėrisht nė kėtė kohė e nė kėtė situatė, shkrimtari Kapllan Resuli, me njė guxim mė pa precedan, boton romanin e tij „Tradhtia“, me tė cilin i kundėrvihet Enver Hoxhės dhe klikės sė tij kriminale nė shumė aspekte, ndėr tė tjera edhe nė aspektin e qėndrimit ndaj klerikėve. Ai ėshtė i pari dhe i vetmi shkrimtar qė, duke treguar njė papėrfillje tė habitshe pėr Enver Hoxhėn dhe shpatėn e tij gjakatare (ndonėse e kishte mbi kokė si askush tjetėr!) ua pėrplasi nė surrat tė vėrtetėn se nuk pajtohet me trajtimin zyrtar tė klerikut nė faqet e shtypit nė pėrgjithėsi dhe tė atij tė letėrsisė artistike nė veēanti.
Nė romanin e tij tė mirėnjohur „Tradhtia“, pėrveē personazheve tė tjera tė shumta, kemi edhe dy klerikė, njeri musliman e tjetri i krishterė, katolik, qė tė dy personazhe pozitive, shembull ky mė pa precedan nė letėrsinė shqiptare tė monizmit.
Hoxhė Mameri, mulla i njė xhamie nė krahinėn e Karadakut, jo vetėm qė nuk u vu nė shėrbim tė okupatorit, por rrėmbeu edhe armėt dhe u bashkua me popullin nė luftė pėr ēlirimin e vendit. Nė kėtė luftė ai jo vetėm qė tregohet trim i pamposhtur, por edhe i vendosur, besnik deri nė vdekje, si tė gjithė bijtė mė tė mirė tė popullit, si ata qė nuk kursyen asgjė, por derdhėn gjakun dhe dhanė edhe jetėn e tyre, gjėnė mė tė shtrenjtė qė ka njeriu. Personazhi Mulla Mameri ėshtė figura mė simpatike e kėtij romani dhe e letėrsisė shqiptare nė pėrgjithėsi.
Poashtu edhe kleriku i krishterė patėr Andon Leka, i cili, nė momentin e duhur, rrėmben edhe ai armėt dhe lufton me vetėmohim krah pėr krah me popullin, bile edhe nga kambanarja e kishės sė tij, kundėr okupatorit fashist tė vendit, qė e kishte rrethuar. Edhe figura e patėr Andon Lekės ėshtė njė ndėr personazhet mė dinjitoze tė kėtij romani dhe tė letėrsisė shqiptare nė pėrgjithėsi. Nė kėtė luftė edhe ai vritet si trim vetėmohues dhe Arben Presheva, kryepersonazhi i romanit, urdhėron qė tė shėnohet nė listėn e dėshmorėve tė popullit.
Sinjifikative kjo dhe tejet e qartė: nė njė kohė qė Enver Hoxha i shėnonte emrat e klerikėve nė listat e tija tė zeza, tė tradhtarėve e tė armiqėve tė popullit, Kapllan Resuli, pėrmes kryepersonazhit tė romanit tė tij, e shėnon priftin nė listėn e dėshmorėve tė popullit.
Kur kemi parasysh terrorin mė tė egėr, qė ka ushtruar Enver Hoxha nė tė gjitha aspektet, e sidomos nė aspektin fetar, kur kemi parasysh terrorin mė monstruoz e qėndrimin e tij ndaj klerikėve, nuk kemi si tė mos habitemi pėr svidimin qė i ka bėrė Kapllan Resuli atij terrori, pikėrisht nė kulmin e tij, nė ditėt qė po hartoheshin planet pėr sulmin final mbi institucionet e fesė, tė kultit, dhe mbi kokėn e vetė klerikėve, mbi kishat e manastiret, mbi xhamiat dhe teqerat. Nuk kemi tė bėjmė kėtu me njė trim tė zakonshėm, as me njė hero tė zakonshėm. Kemi tė bėjmė me njė superhero, me njė trim tribun tė jashtėzakonshėm, shembullin e tė cilit nuk mori guxim pėr ta ndjekur askush, as ata qė janė dekoruar tashmė pėr trimėri e si heronj, as ata qė u shpallėn pėr NDERI I KOMBIT.
Shtoj kėtu se sot e kėsaj dite ka «_poetė_» Shqipėria, tė «_zgjuar_» e «_trima_», qė na vazhdojnė me praktikėn enveriste, qė klerikėt na i paraqesin me tendencė flagrante si tipa mė negativė tė shoqėrisė
Unė nuk do tė ndalem nė analizėn ideo-artistike tė asnjėrit nga personazhet e pėrmendura tė romanit «_Tradhtia_», tė kėsaj vepre monumentale, tė papėrsritėshme, qė ėshtė persekutuar dhe vazhdon tė persekutohet mė ndyr dhe nė mėnyrė mė kriminale. Shpresoj qė ta bėjė kėtė gjė dikush tjetėr, ndonjė penė mė e fuqishme dhe mė kompetente, mė e njohur. Mendoj se mjafton nga ana ime qė e inicova, qė e evindentova kėtė tė vėrtetė tė rėndėsishme jo vetėm pėr autorin e veprėn e tij, por edhe pėr letėrsinė, artin e kulturė tonė, pėr popullin e jetėn tonė, pėr tė cilin po shpifet se nuk pati guxim pėr disidencė, se nuk iu kundėrvu terrorit. Pėr mua mjafton qė e vura nė dukje se kjo dhe tė vėrteta tė tjera lidhur me shkrimtarin dhe shkencėtarin, akademikun prof. dr. Kapllan Resuli, po kalohet nė heshtje, patjetėr nė kuadrin e mohimit e tė satanizimit tashmė mė tė pakontestueshėm, qė i ėshtė bėrė dhe vazhdon t’i bėhet nė Shqipėri dhe nė diasporėn shqiptare kėtij martiri e superheroi, kėtij Disidenti Nr. 1, nė Shqipėri dhe nė Jugosllavi, qė me dėnimin prej 37 viteve burg mė monstruoz pėr agjitacion e propagandė (dhjetė herė e kanė rjepur pėr sė gjalli_!) ėshtė Kampion i Botės, ėshtė personaliteti mė meritor nė letėrsinė shqiptare bashkohore, nė jetėn e shqiptarėve tė ditėve tona_; ėshtė ai qė u arrestua dhe u dėnua me 43 vite burg plotėsisht i pafajshėn (me urdhėr nga Beogradi, nga UDB-ja_!)_; ėshtė ai qė iu shkatėrrua edhe familja, iu masakruan edhe fėmijėt, ndėr tė tjera edhe pse, nėn shpatėn gjakatare tė Enver Hoxhė, mori nėn mbrojtje personalitetin e klerikut shqiptar si askush tjetėr, apsolutisht si askush tjetėr, as para dhe as pas tij.
Vazhdimi i heshtjes pėr meritat e jashtėzakonshme tė shkrimtarit Kapllan Resuli, pėr vetėmohimin dhe heroizmat e tijė tė shumtė, ėshtė njė turp pėr mbarė popullin shqiptar dhe, nė mėnyrė tė veēantė, pėr inteligjencėn shqiptare, qė e ka pėr detyrė, qė ia ka edhe borxh Kapllan Resulit, tė ngrihet kundėr mohimit qė po i bėhet sot e kėsaj dite, tė ngrihet kundėr satanizimit dhe shpifjeve, intrigave e falsifikimeve nga mė monstruozet, qė i janė bėrė dhe po i bėhen vetėm e vetėm pse tė tjerėt, kumirėt e Enver Hoxhės e tė pushtetit, ata qė i kanė shėrbyer klikės antipopullore social-fashiste dhe qė po i shėrbejnė sot e kėsaj dite, as nuk i kanė pasur dhe as nuk i kanė sukseset dhe meritat mė ekstraordinere tė shkrimtarit dhe shkencėtarit akademikut prof. dr. Kapllan Resuli.
Luigj BUROVI
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: :::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: :::::::::::::
Prof. dr. Kapllan RESULI
- akademik -
SATANIZIM PĖRMES FALSIFIKIMEVE DHE SHPIFJEVE
- Lidhur me falsifikimet dhe shpifjet e Agron Tufės kundėr akademikut prof. dr. Kapllan Resuli -
Kjo pėrgjigje i ėshtė dėrguar qysh me kohė gazetės TEMA, por ajo sot e kėsaj dite nuk e ka botuar, duke mė persekutuar kėshtu edhe nga e drejta e demantimit tė shpifjeve, ashtu siē po mė persekuton sistematikisht edhe nga e drejta e botimit, gjė qė nuk ėshtė shprehje e shtypit demokrat.
Nė fund tė shkurtit 2003, gazeta makedone e Shkupit VEST mė kėrkoi njė intervistė, qė ma bėri gazetari dhe poeti Vitomir Dolinski. Kjo intervistė bėri bujė jo vetėm nė Makedoni, ku u ribotua edhe nga organe tė tjera tė shtypit (nė gjuhėn makedone iu bė edhe njė edicion si libėr mė vete!), por edhe nė botėn e jashtme. Sa pėr shembull po pėrmend revinė NARODNA VOLJA (Bullgari), pastaj SHBA-nė e Kanadanė, ku u dha anglisht edhe pėrmes internetit. Universiteti i Stanfordit (Angli) poashtu e dha anglisht edhe pėrmes internetit, e tj. Njė pjesė e kėsaj interviste u botua edhe shqip nė gazetėn TEMA (suplementi kulturor FJALA), Viti V, Nr. 835, Tiranė 2-3 mars 2003, f. 2.
Ndėrsa tė gjithė e kanė pėrkthyer nė mėnyrė korrekte tekstin e kėsaj interviste, gazeta TEMA i ka bėrė falsifikime tė palejueshme. Sa pėr shembull po pėrmendim falsifikimin e f. 2, shtylla 1, ku shkruan: „...kurse maqedonasi Jovan Kukuzeli, tė cilin shqiptarėt gjithashtu, e pėrvetėsojnė dhe shqiptarizojnė nėn emrin e hyjnishėm Jan Kukuzeli, edhe pse dihet se atėbotė, kur ai u lind, nė Durrės, XI, madje, edhe sot e gjithė ditėn nuk ka edhe njė shqiptar pėr be“. Origjinali i intervistės sime nė gjuhėn makedone figuron: “a Makedonec e i Jovan Kukuzeli, kogo Albancite isto taka go prisvojuvaat i albaniziraat pod božemnoto ime Jan Kukuzeli, iako se znae deka togaš, koga toj se rodil vo Drač, XI vek, tuka se ušte nema nitu edenedinstven Albanec“. Shqip ėshtė dashur tė pėrkthehet: “e makedon ėshtė edhe Jovan Kukuzeli, tė cilin shqiptarėt gjithashtu e pėrvetėsojnė dhe shqiptarizojnė nėn t’ashtuquajturin emėr Jan Kukuzeli, megjithqė dihet qė atėherė, kur ka lindur ai nė Durrės, shekulli XI, aty akoma nuk ka pasė as dhe njė shqiptar tė vetėm”. Ku e ka gjetur pėrkthyesi shqiptar i intervistės sime se nė Durrės SOT E GJITHĖ DITĖN NUK KA EDHE NJĖ SHQIPTAR PĖR BE, qė ia ka shtuar tekstit tim ?! Duke pasur parasysh edhe qėndrimin e tij tejet armiqėsor ndaj meje, bile edhe shovinist e racist mė flagrant, qė demostrohet nė paskvilėn shoqėruese tė kėtij “pėrkthimi”, nuk kemi si tė mos e marrim pėr falsifikim me qėllim mė tė keq, denigrues e satanizues.
Enveristėt, si dhe nacionalistėt ekstremistė shqiptarė (qė tėrhiqen pėr hunde nga enveristėt!), nuk kanė si tė mos shqetėsohen nga intervistat dhe veprat e mia, publicistike, letrare dhe shkencore, me tė cilat i kam demaskuar dhe vazhdoj t’i demakoj sa dhe si askush tjetėr. Qysh me kohė ata kanė krijuar rrjetin e informacionit dhe tė veprimeve mė kriminale kundėr meje. Sapo botoj ndonjė shkrim, jo vetėm nė gjuhėn shqipe, por edhe nė gjuhė tė huaja (sidomos nė gjuhė tė huaja!), menjėherė intervenojnė kundėr meje me falsifikime, shpifje dhe intriga, duke mė satanizuar gjithėsesi, me qėllim qė kėshtu t’i denigrojnė lexuesit e veprės sime. Sa pėr shembull po pėrmend intervenimet qė kanė bėrė nė Zvicėr, nė organet e shtypit frankofon, dhe – kohėt e fundit – edhe nė Cėrna Gorė, ku njifarė Anton Gonēaj shpif e intrigon kundėr meje nė faqet e gazetės GLAS CRNOGORCA lidhur me njė studim timin botuar nė faqet e asaj gazete. Tėrbimi i enveristėve kundėr meje ka arritur deri nė atė shkallė, sa qė edhe pėrmes shtypit, hapur (gazeta RILINDJA, Zofingen, korrik 1994), kanė bėrė thirrje qė askush tė mos mė botojė asgjė, qė tė mos mė jepet as mikrofoni i radio-televizioneve. Pėr mė tepėr ata edhe u janė kėrcnuar botuesve tė veprave tė mia se do ua pėrdredhin kokėn, po tė mė botojnė.
Kėshtu edhe lidhur me intervistėn qė i dhashė gazetės makedone VEST, bile pa pėrfunduar botimi, qė zgjati nė katėr numra rresht, kanė ndėrhyrė enveristėt tek gazetari V.Dolinski dhe botuesi, qė tė mos vazhdojė ai botim. Njėfarė Bekim Dika bėn thirrje edhe pėrmes gazetės SHEKULLI, Tiranė 27.02.2003, qė shkencėtarėt shqiptarė t’i kundėrvihen e t’i pėrgjigjen tezave tė mia lidhur me problemat albanologjikė. Dhe ja, me qė dr. Ardian Klosi dhe akademikėt shqiptarė nuk iu pėrgjegjėn, enveristėt instruktuan gazetarin Daut Dauti, nga Shkupi, qė nė gjuhėn makedone dhe pėrmes gazetės VEST t’i pėrgjigjet tezave tė mia albanologjike me biografinė time tė falsifikuar, me shpifje dhe intriga kundėr meje, duke mos i zėnė as me gojė ato teza, qė i kanė shqetėsuar enveristėt aq shumė, sa qė edhe pėrmes shtypit, pra hapur (gazeta ALBANIA, maj 1999), kanė kėrkuar qė tė ndalohen veprat e mia nė Shqipėri, bile qė edhe mua tė mė ndalohet hyrja. Ē’ėshtė e vėrteta, enveristėt nė pushtet nuk iu pėrgjegjėn thirrjes sė kėtij “demokrati antienverist “, qė ėshtė edhe akademik dhe ka qenė edhe ambasador i “demokracisė” nė Turqi, por ama iu pėrgjegjėn titistėt e Cėrna Gorės dhe tė Sėrbisė, qė ma ndaluan edhe mua dhe veprave tė mia tė futeshim nė Cėrna Gorė e nė Sėrbi.
Enveristėve, tė impenjuar pėr satanizimin tim, nuk u majftoi Daut Dauti, por futėn edhe njifarė Agron Tufa, qė nė faqet e gazetės TEMA e shoqėron “pėrkthimin” nė fjalė tė intervistės sime me artikullin e tij paskvilė “Mendja dhe mllefet qė blihen lirė...”. Edhe ky, nuk merret me tezat e mia albanologjike, qė na e paskėn mllefosur e zeherosur, por me biografinė time, qė poashtu bėn ēmos ta falsifikojė.
Edhe romanin tim TRADHTIA, qė jo vetėm nga lexuesit, por edhe pėrmes raportit kryesor tė mbajtur nė Kongresin e Dytė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė u fut nė listėn e kryeveprave tė letėrsisė shqiptare, qė edhe armiku im i deklaruar dhe i tėrbuar Skėnder Shkupi, pėrmes shtypit, me 1999, e lavdron nė aspektin ideo-artistik, Agron Tufa na e shpall pėr vepėr fare pa asnjėfarė vlerash, tė dėshtuar, duke ecur kėshtu nė hullinė e hapur qysh me kohė nga enveristėt, qė e persekutuan atė roman dhe vazhdojnė ta persekutojnė gjithėsesi sot e kėsaj dite. E falendroj A.Tufėn qė sė paku nuk ma mohon, siē ka bėrė S.Shkupi me kolegėt e tijė. E pyes aga-Agronin dhe tė gjithė agallarėt dhe bejlerėt e tjerė, pashallarėt dhe borgjezėt e kuqė, ata qė qėndrojnė pas tij, a nuk e kuptojnė se ēfarė fyerjeje tė rėndė i bėjnė mbarė popullit shqiptar duke ia mohuar vlerat ideo-artistike romanit TRADHTIA?! Me mohimin e tyre, a nuk na thonė se ky popull, qė e ka pėrqafuar romanin TRADHTIA si kryevepėr tė letėrsisės shqiptare nė prozė (Artisti i Popullit Pjetėr Gjoka!) dhe si UNGJILL tė patriotizmit shqiptar, na qenka njė popull imbecil, qė nuk ditka ta dallojė tė shėmtuarėn nga e bukura dhe tė keqen nga e mira?! S.Shkupi me ata qė i mohojnė vetėm autorėsinė, janė treguar mė tė rrafinuar, mė prudent e mė “tė menēur”.
Agroni, duke i mbyllur sytė para tė vėrtetave tė biografisė sime, qė tė shpifė e tė intrigojė, thotė se unė nuk paskam shkruar nė gjuhėn sėrbo-kroate, se unė kėtė gjuhė nuk e paskam gjuhė amtare, e tj, e tj. Qė tė bindeni se shpif, shihni listėn e botimeve tė mia deri nė vitin 2003, prej sė cilės kushdo mund tė shohė se veprat e para i kam botuar pikėrisht nė gjuhėn sėrbo-kroate dhe, me veprat qė i kam botuar nė atė gjuhė dy viteve tė fundit, janė bėrė asgjė mangut por 16 tituj. Tė gjitha kėto vepra i keni nė Bibliotekėn Kombėtare, nė Tiranė. Vraponi t’i zhdukni, o aga-Agron, siē m’i keni zhdukur edhe nga biblioteka e Gjenevės, Prishtinės, Ulqinit, se vetėm kėshtu, nėpėr shekuj, e keni vėrtetuar superioritin e racės dhe tė kulturės tuaj, por jo edhe tė racės dhe tė kulturės shqiptare, qė nuk ka faj pėr veprimet vandaleske tė njė bande, e cila ka ditur vetėm tė mohojė e tė shkatėrojė.
Duke mos e njohur Agronin, nė njė takim qė pata me tė nė Tiranė, nė sy tė shumė shkrimtarėve tė tjerė shqiptarė, sapo mora vesh se kishte studjuar nė Moskė, e ktheva bisedėn nė gjuhėn ruse, duke ia vėrtetuar kėshtu se, veē gjuhėve tė sllavėve tė jugut, e njoh shkėlqyeshėm edhe nėnėn e atyre gjuhėve, tė cilėn, para se tė vija nė Shqipėri, e kam lakuar mė mirė se edhe shqipen. Tė pranishmit menduan se unė po tallesha me tė. Sikur ta kisha ditur se kush ishte ai bukurosh, nė vend tė librit tim QUO VADIS_?, qė ia dhurova me autograf, do t’i kisha dhuruar librin KRIK RASPETOG, qė sapo ishte botuar nė gjuhėn sėrbo-kroate.
Habitem vetėm se si e pranoi aga-Agroni librin e njė dėshtaku, siē mė quan nė paskvilėn e tij, qė tė mos pėrmend edhe ato fjalėt e tjera mė fyese, qė vetėm nė zhargonin e rrugaēve mund t’i dėgjoni, se vetėm nė thesarin e asaj race dhe tė asaj kulture bėjnė pjesė. Po redaksia e gazetės TEMA a nuk mban ndonjė pėrgjegjėsi pėr ato fjalė mė banale dhe mė fyese_?! Apo ndoshta edhe ajo mendon se vetėm me fjalė tė tilla mund tė argumentohen akuzat histerike tė tė mllefosurit e tė tė zeherosurit Agron Tufa_?!
O aga-Agron, qė unė nuk kam qenė dhe nuk jam agjent i Udbės e ka treguar edhe gjyqi qė mė kurdisėt nė Tiranė me 1971, ku as emrin e UDB-esė nuk keni guxuar ta zini me gojė, se ashtu ishit urdhėruar nga UDB-eja, kur kėrkoi prej jush arrestimin dhe likvidimin tim. Unė tashma i kam parashtruar botės dokumenta e fakte mė tė pakontestueshėm se nuk kam qenė dhe se nuk jam agjent i UDB-esė. Kėto ditė doli prej shtypit nė gjuhėn sėrbo-kroate edhe libri im KLITHJA E TĖ KRYQĖZUARIT, qė me dokumenta vėrteton se Udba, jo vetėm para arrestimit tim nė Jugosllavi dhe nė Shqipėri, por edhe sot e kėsaj dite, vazhdon tė mė maltretojė e persekutojė, duke mė mohuar edhe tė drejtat mė elementare tė njeriut, tė drejtėn e regjistrimit tė martesės dhe tė fėmijėve tė lindur nė ekzil. Njė koleg i juaji, i ballafaquar me kėto fakte, klithi pėrmes shtypit me gėzimin mė dashakeqės : “Kapllanin s’e don as Udba!”
Nė qoftė se tezat e mia albanologjike, qė bazohen mbi zbulimet shkencore dhe mbi TĖ VĖRTETĖN shkencore, pėr ju na qenkan nė shėrbim tė Udbės, apo tė shkieve, siē vazhdoni t’i quani sllavėt e jugut me fjalorin tuaj shovinist, atėherė duhet tė jenė agjenta tė Udbės jo vetėm edhe shkencėtarėt e akademikėt e huaj, por edhe shkencėtarėt dhe akademikėt shqiptarė, prej tė cilėve po ju pėrmend : Hirtin, Waigandin, Tomashekun, Krahen, Parvanin, Puškariu-n, Bonfanten, Georgievin, Ēabejn, Budėn, Demirin, Klosin, Vebiun, Starovėn dhe plotė tė tjerė, qė – disa prej tyre – kanė vdekur para se tė lindte Udba. Apo na paska qenė edhe Profesor Ēabej agjent i Udbės?! Apo nuk e dini se ato gjėra, qė po i them unė sot, i ka thėnė Profesor Ēabej qysh me kohė, nėn thundrėn mė gjakatare tė terrorit monist, gjė qė ju sot e kėsaj dite, ndonėse ju ēliruam nga ajo thundėr, nuk merrni guxim pėr t'i thėnė. Mbi konstatimet shkencore tė Profesor Ēabejt e tė tė pėrmendurve bazohen konstatimet e mia shkencore nė fushėn e albanologjisė, gjė qė ata tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė e dinė shumė mirė, ndaj edhe heshtin, se nuk duan tė rreshtohen pranė aga-Agronit, Skėnder Shkupit dhe tė imbecilėve tė tjerė si kėta.
Po ju, aga-Agron, me se do ta vėrtetoni se nuk jeni nė shėrbim tė Sigurimit Shqiptar, nė shėrbim tė enveristėve_? Me paskvilėn qė keni botuar kundėr meje?! Unė nuk e besoj qė tė jeni aq injorant, sa qė tė mos e keni tė qartė se me atė paskvilė, nolens-volens, jeni vėnė jo vetėm nė shėrbim tė Sigurimit, por edhe tė Udbės dhe tė shkieve.
Allah rahmet, aga-Agron, juve dhe tufės tuaj !
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: :::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::: :::::::::::::
Vazhdon...
Krijoni Kontakt