Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 173 prej 173
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Cdo gje gumezhin

    Dhe peshku ne det e ze diellin,
    Ne goje e gelltit si kajsi,
    Madje dhe rete me qiellin
    I shtyn me lopatkat e tij.

    Dhe bari ne fushe e ha lopen
    Kur lopa semuret e vdes,
    Me mure te gjelber ben gropen
    dhe tundet i teri dhe qesh.

    Dhe peshku dhe fletet dhe bari
    Nje dite fundosen ne shkrumb:
    Me gjuhen e flakte vjen zjarri
    Dhe duket sikur ka nje fund...

    Cdo gje gumezhin e perpiqet,
    Mbulohet e del perseri;
    E djeshmja e bleruar ze digjet
    Ne buzete e zjarrit te ri.

    Te gjitha keto i shoh kthjellet
    Dhe qarte sa s'behet i shoh,
    Jam plak qe me joshen rebelet,
    Cdo gje dhe me ftoh dhe me ngroh...

    tetor 1994

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Poeti dhe vdekja

    Veē me vdekjen s'jam takuar kurre,
    Ndaj e pres nderuar ne shtepi,
    Per respekt-nje qengj manar ne furre,
    Per humor-nje shishe me raki.

    Do ta ftoj ne sofer tok te pijme:
    Vdekja mbretershe e une mbret:
    Dehur bashke naten do ta gdhijme,
    Dehur do te dalim ne qytet.

    Xurxull vdekja do kendoje:"u prisha,
    Moralisht u prisha!...Ah,ē'mekat!"
    Do ēuditet president Berisha,
    Paska dehur vdekjen ky lugat!...

    1994

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Burre ziu

    Burre ziu,si shume u mburre,
    Erdhen kusaret s'i zure!

    -Dal se kisha ca kusure,
    C'm'u vare breke e poture,

    Une i mbaja pa oēkure,
    Ti oēkure nuk m'i vure!

    Burre ziu,si shume u mburre,
    Erdhen kusaret s'i zure!

    -S'mund t'i ndiqja neper mure
    Pa poture,pa kobure...

    1991

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Ndergjegja

    Shpesh vetja te behet si ferre
    Nga ferra ndergjegja s'del dot,
    Sa ndodh ta veshtrosh ndonjehere
    Dhe veten tende me ndot.

    Te flasesh me miq s'ke deshire,
    T'i shash dhe armiqte perton,
    Nga vetja te vjen aq peshtire,
    Sa s'dihet a rron,a nuk rron.

    1994

  5. #165

    Dritėro Agolli

    DRITĖRO AGOLLI




    PESHA E TURPIT...
    (tregim)




    1.
    Hajrije Ēeremi, me shami tė zezė deri mbi vetulla dhe me cigare tė trashė nė dorė, rrinte pranė zjarrit e mėrzitur. Dy cepat e shamisė sė zezė i binin mbi supet e mėdha, si majat e krahėve tė njė zogu mbi njė shkėmb tė murrmė. Ajo kishte shtatė ditė qė nuk fliste me njeri, veēse rrinte pranė oxhakut me cigare nė mes dy gishtėrinjve tė zverdhur nga nikotina dhe me filxhanin e kafes nė vatėr. Nuk i besohej qė djali mė i dashur i saj, Sheme Ēeremi, tė kishte bėrė njė turp kaq tė madh, turp qė do tė rėndonte tėrė jetėn mbi trarėt e kėsaj shtėpie. Ngaqė nuk i besohej, kishte dėrguar njerėz nė shtėpinė ku kishte ndenjur ēastet e fundit kapedan Tahsin Haxhihajdari, qė tė merrnin vesh njė pėr njė se ē’kishte ndodhur. Kėta njerėz ende nuk po ktheheshin dhe ajo priste pa lėvizur nga oxhaku me njė si lėmsh tė mbledhur nė gjoks.
    Kapedan Tahsin Haxhihajdari kishte qenė mik i ngushtė me burrin e saj tė vrarė nga serbėt mbi Dragobi. Shumė herė ajo e kishte pritur dhe pėrcjellė, ia kishte tharė rrobat dhe ia kishte qepur kėmishėn si vėllait tė saj. Dhe kur njė dimėr u plagos me njė plumb nė gjoks, e mbajti gjashtė muaj nė shtėpi, pa marrė vesh njeri. Atė dimėr kapedan Tahsin Haxhihajdari kishte luftuar nė Dragobi vetėm pėr vetėm me njė serb. Serbit, tek luftonte, i kishin mbaruar fishekėt dhe e kishte hedhur pushkėn.
    - Tani mė vrave, kapedan Tahsin Haxhihajdari! - kishte thirrur ai nė mes dėborės pas njė pishe tė vjetėr.
    - Nuk vras njė njeri qė i kanė mbaruar fishekėt, - i ishte pėrgjigjur kapedan Tahsin Haxhihajdari nga ana tjetėr dhe i kishte hedhur mbi dėborė dy krehėr me fishekė.
    Serbi e kishte marrė pushkėn e hedhur dhe dyluftimi kishte vazhduar pėrsėri. Nė tė shtėnėn e pestė tė dy kishin rėnė pėrnjėherėsh mbi dėborė: serbi i vrarė, kapedan Tahsin Haxhihajdari i plagosur rėndė. Atėherė e kishte marrė Hajrije Ēeremi me tre djemtė e saj dhe ia kishte shėruar plagėt nė shtėpi.
    Dhe tani Hajrije Ēeremi kishte dėgjuar gjėmėn mė tė madhe. I biri i saj, Shemja, i futur nga hasmėt, i kishte zėnė pritė dhe e kishte vrarė kapedan Tahsinin tek zbriste pėr nė Valbonė. Kjo ishte njė vrasje e blerė, siē thonė, prapa shkėmbenjve.
    - Janė fjalė! S’ėshtė e vėrtetė! - fliste me vete Hajrije Ēeremi pranė zjarrit me kėrcunj tė trashė, duke pirė e vetmuar kafen e shtatė.
    Dy njerėzit qė kishte dėrguar, erdhėn kokulur dhe ajo e kuptoi se fjala e hapur ishte e vėrtetė.
    - E vėrtetė? - pyeti ajo.
    Tė dy tė dėrguarit tundėn kokat nė heshtje. Atėherė Hajrije Ēeremi thirri njėrin nga djemtė e saj, Selimin e gjatė si bredh, me qeleshe tė bardhė si gjysmė molle tė papjekur.
    - Tė shkosh e tė gjesh Shemen. T’i thuash qė jam sėmurė. Tė vini tė dy… – urdhėroi ajo.

    2.
    Pas tri ditėve, Selimi e solli Shemen nė shtėpi. Mjekra e parruar e tregonte tė zbehtė dhe tė dobėt. Madje Hajrijes iu duk sikur i biri kishte filluar tė kėrrusej dhe tė plakej para kohe.
    - Qėnke mirė! - tha ai, ndėrsa e ėma i hodhi njė vėshtrim tė gjatė, tė egėr dhe tė zymtė.
    - Selim! - i tha djalit tjetėr. - Shko e thirr Elezin!
    Mbetėn tė dy vetėm pėr vetėm. Hajrije Ēeremi ulur me cigare nė mes dy gishtėrinjve, Shemja mė kėmbė, i parruar, i zbehtė dhe i lodhur. Pėr njė ēast asnjeri nuk fliste. Dėgjoheshin vetėm frymėmarrjet dhe kėrcitjet e zjarrit nė oxhak.
    - Jam mirė, the? - e prishi heshtjen e ėma.
    - Selimi tha se ishe sėmurė! - foli me vėshtirėsi Shemja.
    E ėma psherėtiu.
    - Tė hapėsh dy varre dhe tė jesh mirė? - tha ajo.
    Shemja u ul nė gjunjė sikur tė donte tė dėgjonte mė shkoqur fjalėt e s’ėmės.
    - Dy varre? - tha ai.
    - Njė pėr kapedan Tahsin Haxhihajdarin, mikun e kėsaj shtėpie dhe njė pėr Sheme Ēeremin, djalin e kėtij oxhaku… - tha Hajrije Ēeremi.
    Nė fytyrėn e tė birit u duk njė buzėqeshje e shtrembėr. Donte tė pyeste se ē’kuptim kishin fjalėt e s’ėmės, por ndėrkohė erdhėn dy vėllezėrit, Selimi dhe Elezi.
    - Ngreu! - urdhėroi Hajrije Ēeremi Shemen tė ulur nė gjunjė.
    Tė tre vėllezėrit nė kėmbė, vėshtruan njėri-tjetrin. Selimi me Elezin mezi i hidhnin sytė nė fytyrėn e zbehtė tė Shemes, nė fytyrėn si prej tė sėmuri.
    - Pushkėn, Elez! - urdhėroi Hajrija.
    Prapė nėnė e bir mbetėn vetėm. Nė ballin e Shemes filluan tė dilnin bulėza djerse. E ėma kėtė edhe pa e parė, e ndiente. Shemja do tė djersijė, mendonte ajo. Qė i vogėl djersinte shumė.
    - Eh, dy varre! Pa pritur e kujtuar, dy varre! - psherėtiu ajo.
    - Ē’thua?-– psherėtiu ai dhe u ul pėrsėri nė gjunjė.
    - Ngreu! - urdhėroi e ėma.
    Erdhėn tė dy djemtė me pushkė. Hajrije Ēeremi ende rrinte pas oxhakut dhe pinte kafen e njėmbėdhjetė.
    - Selim, dhe ti Elez i vogėl!.. - foli ajo dhe pėr njė ēast heshti.
    Gjithė dhoma dukej sikur ishte pa frymė. Tė tre djemtė druheshin tė mbushnin kraharorėt, si tė kishin frikė se mos mbarohej ajri.
    - Selim, dhe ti Elez i vogėl! E dini se vėllai juaj, Shemja, ka vrarė kapedan Tahsin Haxhihajdarin, mikun e shtėpisė dhe tė babait tuaj.
    Tė dy vetėm sa tundėn kokat nė heshtje.
    - Ne do ta vrasim Shemen!.. - tha ajo.
    Shemja u kėput dhe ra nė prehėrin e s’ėmės. Qeleshja i shkau nga koka dhe flokėt e tij prekėn mjekrėn e nėnės. Ajo ndjeu erėn e tyre, erėn mė tė mirė dhe u gėlltit, se njė lėng i nxehtė iu ngjit gjer nė gojė. Por nuk lėvizi nga vendi. Rrinte drejt me vėshtrim nga muri i bardhė me kokėn e tė birit nė prehėr.
    - Selim, merre kėtė! - i tha djalit tjetėr dhe ai e ngriti tė vėllanė.
    Hajrije Ēeremi vuri duart nė gjunjė dhe u ngrit me zor. Shtati i saj i lartė e mbushi odėn. Dy cepat e shamisė dukeshin si dy krahėt e njė zogu tė zi tė madh gati pėr fluturim. Shkoi dhe ia hodhi krahun e trashė Elezit, qė ishte zbehur dhe qė dridhej i tėri.
    - Je burrė, Elez! Burri nuk rritet lehtė! – tha ajo dhe u bėri me kokė tė tre djemve tė dilnin pėrjashta.

    3.
    Buzė pėrroit, nja dyqind metra larg shtėpisė, Hajrije Ēeremi u bėri shenjė djemve tė qėndronin. Pastaj i tha Shemes tė shkonte pranė lisit me gungė, qė nxinte mbi dėborėn e porsarėnė. Dy djemtė e tjerė, Selimi dhe Elezi i vogėl, qėndronin pranė saj me pushkė nė dorė.
    - Pėr gjakun e kapedan Tahsin Haxhihajdarit! – tha ajo dhe ngriti dorėn drejt Shemes.
    Selimi me Elezin vėshtruan njėri-tjetrin me grykat e pushkėve tė ulura mbi dėborė. E ėma pėrsėriti:
    - Pėr gjakun e kapedan Tahsin Haxhihajdarit!..
    Ndėrkohė i biri i saj, Elezi i vogėl, papritur e hodhi pushkėn dhe ajo u fundos nė dėborė. Mbeti vetėm njė gjurmė e gjatė pushke. Pastaj mbuloi me tė dy duart fytyrėn dhe ia dha vrapit drejt shtėpisė, duke lėshuar ulėrima pa kuptim. Hajrije Ēeremi, pėr ēudi, nuk ktheu kokėn nga Elezi i vogėl. Dukej sikur nuk kishte ndodhur asgjė, sikur tė mos ishte fare njė Elez. Ajo as djalit tjetėr, Selimit, nuk ia hodhi vėshtrimin. Vetėm thirri me dorė e sy nga Shemja:
    - Pėr gjakun e…
    Atėherė Selimi ngriti pushkėn. Mori shenjė mbi tė vėllanė, Shemen. Pastaj e uli dhe ktheu kokėn nga e ėma pa asnjė fjalė. E ėma nuk lėvizi nga vendi. Tė tre qėndronin nė heshtje: nėna, Selimi, Shemja. Nga larg vinin ulėrimat e Elezit tė vogėl. Sakaq, Hajrije Ēeremi hodhi njė hap tė gjatė mbi dėborė drejt Selimit. Pastaj shtriu dorėn nga ai, duke i kėrkuar pushkėn. Selimi u drodh i tėri. Nofulla e tij e poshtme u shtrembėrua dhe thirri:
    - Joooo!
    Kjo ishte njė "jo" shpelle, nga ato qė tremben lakuriqtė e natės, kur oshtijnė nė faqet e guvės. Dhe pas "jo"-sė plot llahtarė, Selimi i mori tė gjitha vetė pėrsipėr. Nuk donte t’ia linte barrėn e rėndė nėnės. E ngriti pushkėn. Shėnoi dhe u drodh kur i vėllai ra me kurriz mbi dėborė. Nga dora e madhe i shpėtoi pushka dhe i ra mbi dėborė, edhe ajo e vrarė. "U vra" – tha ai me vete. Dhe as vetė nuk e kuptoi se kush u vra, i vėllai apo pushka. Mandej ktheu krahėt dhe iku duke u lėkundur mbi kėmbėt e gjata.
    Hajrije Ēeremi vazhdonte tė qėndronte me vėshtrim nga Shemja i shtrirė nė mes tė dėborės. Pastaj ajo u ul mbi dėborėn e butė fillikate. Zuri tė dy faqet me duar dhe e pėrhumbur i hodhi sytė nga i biri i shtrirė. Era fėrshėllente dhe ia ngrinte dy cepat e shamisė sė zezė. Mbi fytyrėn e verdhė tė tė birit pėrhapej hiri i dėborės.

    (1984)

  6. #166

    Dritero Agolli

    Dritero Agolli - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #167

    Pėr: Dritėro Agolli

    Shkrimtari merr Ēmimin pėr Letėrsinė nė Itali. Agolli: Mungoj se jam njė kalė qė i kanė rėnė patkonjtė, por patkonjtė e trurit ende mė mbajnė.

    Jo vetėm buqeta me lule… Nė vigjilje tė 82-vjetorit tė lindjes sė Dritėro Agollit, nė formė dhurate simbolike vjen edhe njė ēmim pėr tė.

    Shkrimtari i njohur ėshtė nderuar pak ditė mė parė nė Itali me Ēmimin Kombėtar pėr Letėrsinė “Carlo Levi”. Pikėrisht, nė tė gjashtėmbėdhjetin edicion tė kėtij konkursi pėr letėrsinė, autori shqiptar u nderua mes shkrimtarėve italianė Guido Conti e Enzo Vinicio Alliegro, si dhe francezit Andre Vauchez. Ēmimi u shoqėrua me motivacionin “Poet, gazetar dhe shkrimtar, ngushtėsisht i lidhur me traditėn dhe rrėnjėt e tij nga vendlindja, duke venė gjithnjė nė pah me krenari origjinėn e tij. Vargjet e tij i japin jetė njė thirrjeje prekėse, nė tė cilėn tė gjitha elementet e jetės gėrshetohen e shkrihen te njėritjetri pėr tė ravijėzuar njė identitet, i cili ėshtė fėmijėri, punė, dhimbje, beteja, dashuri, pėrhumbje dhe shpėtim. Nė romanet e tij “Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo” dhe “Njeriu me Top”, me kurajė tė admirueshme, Agolli i jep jetė kritikės sarkastike ndaj burokracisė tek i pari, dhe pėrkujtimit epik dhe ironik tė heroizmit partizan nė luftėn kundėr nazifashizmit tek i dyti. Dritėro Agolli, edhe pse nė rolin e tij pėr njėzet vjet si president i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve dhe mė pas anėtar i Parlamentit, gėzon njė famė tė tejskajshme nė vendin e tij, qė e ka dashur dhe e do me mjaft dhembshuri”.

    CEREMONIA
    Ceremonia e dhėnies sė ēmimit pėr fituesit u mbajt nė datėn 5 tetor nė Aliano, pranė Auditoriumit tė komunės nė Aliano tė Italisė, nė praninė e kryebashkiakut tė Alianos, Luigi De Lorenzo, presidentit tė Parkut Letrar “Carlo Levi” Antonio Colaiacovo, presidentit tė Kėshillit Krahinor tė Bazilikatės, Vincenzo Santochirico, presidentit tė Rrethit Kulturor “Nicola Panevino”, Pietro Dilenge, si dhe shkrimtarit dhe mikut tė Shqipėrisė, Raffaele Nigro, i cili intervistoi fituesit nė vijim tė ceremonisė. Emocione tė veēanta ngjallėn te tė pranishmit fjalėt e pėrshėndetjes sė Dritėro Agollit, tė lexuara nga vajza e tij, Elona, e cila nė vetvete shprehte edhe njė herė magjinė e fjalės sė Agollit. Nė pėrshėndetjen e Agollit thuhej: “Tė nderuar miq, unė sot duhet tė isha atje mes jush, por jam njė kalė qė i kanė dalė brinjėt dhe i kanė rėnė patkonjtė nga udhėtimi i gjatė, megjithatė, kėtij kali patkonjtė e trurit ende i mbajnė. Por, tė mos bėhem i mėrzitshėm si personazh parlamenti, falėnderoj jurinė e Edicionit XVI tė Ēmimit Kombėtar pėr Letėrsinė “Carlo Levi” dhe veēanėrisht Rafaele Nigron, mikun e mirė dhe shkrimtarin e shquar, vepra e tė cilit tanimė ėshtė njohur dhe pritur nė Shqipėri me dashuri dhe vlerėsim nga lexuesit e shumtė dhe kritika letrare. Fatmir Toēi, deputet dhe botues i “Toena”, nė fjalėn e mbajtur nė ceremoninė e dhėnies sė ēmimit, ka falėnderuar kreun e Bashkisė sė Alianos, Luigi de Lorenzio dhe jurinė, qė “kthyen sytė nga letėrsia e vendit pėrballė dhe tė vlerėsojė me ēmimin e kėtij viti njė prej penave mė tė ndritura tė letėrsisė shqipe bashkėkohore, poetin, shkrimtarin, publicistin, mendimtarin, personalitetin dhe, mbi tė gjitha, intelektualin e njė kohe tė trazuar pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, Dritėro Agolli”.

    ĒMIMI “CARLO LEVI”
    Ky ēmim konsiderohet sot si njė takim i rėndėsishėm nė lėmin e kulturės italiane dhe ėshtė pa dyshim, sė bashku me Parkun Letrar kushtuar autorit piemontez, njė tribut qė komuniteti i Alianos i njeh Carlo Levit, i cili ėshtė njė piktor, publicist, si dhe shkrimtar shumė i njohur italian. Nė vitin 1931 i bashkohet lėvizjes antifashiste ‘Drejtėsi dhe Liri’. Pėr veprimtari antifashiste, nė vitin 1934, Levi arrestohet dhe njė vit mė pas, pas njė arrestimi tė dytė, dėnohet me internim nė fshatin Lukez tė Grassanos, e mė tej transferohet nė Aliano. Nga kjo pėrvojė do tė lindė dhe romani i tij mė i famshėm “Krishti u ndal nė Eboli” (nė roman fshati quhet Gagliano, duke imituar shqiptimin e vendasve). Ky roman, nė vitin 1979 pėrshtatet edhe pėr kinema dhe televizion nga Gillo Pontercorvo dhe Francesco Rosi.

    KRIJIMTARIA
    Pėr nga gjinitė, krijimtaria e Dritėro Agollit ėshtė e larmishme. Nė vjershat dhe poemat e Dritėro Agollit gjejnė shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut tė ri, patriotizmi dhe besnikėria ndaj idealeve revolucionare, cilėsitė e tij morale nė jetė dhe nė punė (“Devoll, Devoll”, “Poemė malore”, “Hapat e mia nė asfalt” etj.). Nė poemėn “Baballarėt” theksohet rėndėsia e veēantė e vijimėsisė sė traditave revolucionare nė jetėn e shoqėrisė. Nė njė sėrė vjershash dhe poemash Dritėro Agolli pasqyron frymėn heroike tė periudhės sė Luftės Antifashiste (“Poema e udhės”, “Poemė pėr babanė dhe pėr vete” etj.). Nė prozė bėri emėr, sidomos romani “Komisari Memo” (1969), nė tė cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues nė vitet e Luftės. Nga ngjarjet e kėsaj periudhe e merr subjektin edhe romani “Njeriu me top” (1975), Dritėro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndėr krijimet satirike romani “Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo” (1973) vė nė lojė konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje tė huaja pėr njeriun e ri. Nė vitin 2011 Dritėro Agolli ėshtė nderuar me titullin “Doktor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranės. Nė njė ceremoni tė veēantė iu dha ky titull shkrimtarit tė shquar “Pėr kontributin e madh dhe tė rėndėsishėm nė krijimtarinė e tij letrare pėr mė shumė se 60 vjet, si poet, prozator, dramaturg pėrkthyes e eseist.

    PANORAMA
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #168
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Pėr: Dritėro Agolli

    Citim Postuar mė parė nga ;2162797
    Njerezit


    Ka njerėz qė ecin me kėmbė,
    Ka qė me kėmbė shtypėn;
    Ka njerėz qė hanė bukė me dhėmbė,
    Ka qė me dhėmbė mbytėn...

    Ka njerėz qė puthen me buzė,
    Ka qė me buzė peshtyjnė;
    Ka njerėz qė flasin me gjuhė,
    Ka qė me gjuhė ndyjnė.
    shume e goditur vjersha me lart. Ajo qe e ben te vecante kete vjersh eshte fakti se Driteroi ka pershkruar veten ne kete vjershe. Sidomos kur shkruan "...ka qe me kembe shtypin...ka qe me dhembe mbyten...ka qe me buze peshtyjne...ka qe me gjuhe ndyjne" kjo e fundit eshte 'fantastike' lexoni elegjine e tij per enverin! dhe vjershen per komunistet!

    p.s kam ven re dicka shume te cuditshme. Nuk gjen asnje nga poezite e tije per partin ne internet. Cfar u be me gjith veprimatrine e tij gjate komunizmit pothuajse 30 vjecare, e cila ju kushtua kryesisht Partise komuniste dhe enverit? perse nuk i postoni ketu edhe ato vjersha...?


    Dritėro Agolli

    Elegji pėr Enver Hoxhėn

    Ish i rėndė dimri i sivjetshėm
    Dhe pranvera erdhi me mundim
    Erdhi pėrmes shirash tė rrebeshėm,
    Erdhi me njė det me hidhėrim.

    Falmė Enver, qė vargu m’u rėndua,
    Falmė, Enver, qė fjalėt s’i them dot;
    Shqipėrisė zemra iu lėndua,
    Shqipėria jote po derdh lot.

    Shqipėria Jote s’i kish parė
    Mbyllur as nė gjumė syt e Tu,
    Qielli i ballit Tėnd me yj tė larė
    Ndriti dhe nga retė nuk u zu…

    Falmė, Enver, qė po pėrmend nė vjershė
    Fjalėn vdekje mbushur gjėmė e zi,
    Fjalėn vdekje Ti nė varg s’e deshe,
    Deshe jetėn nė ēdo poezi.

    2.
    Malet heshtin, malet ulin kryet,
    Roje rrinė nė arkivolin Tėnd,
    Janė vrejtur pishat nėpėr pyjet,
    Po rėnkon ēdo plis e gur e shkėmb.

    Eh, shiriti i zi, njė ton me hekur
    Mė rėndon nė krahun tim, Enver,
    Shqipėria s’tė sheh dot tė vdekur,
    Ndaj lumejtė e pikėllimit derdh…

    Falmė, Enver, nga dhimbja s’jam i qetė,
    Falmė Enver qė kaq i dobėt jam!
    Paska ēaste kur njeriu I shkretė
    Veten se pushton e dot s’e mban!


    3.
    Falmė, Enver, kam bėrė dhe gabime,
    Nėpėr fluturime si nėj zog,
    Ndofta tė kam sjellė dhe shqetėsime
    Ndofta tė kam thinjur ndonjė flok!...

    Ti na rrite dhe na bėre burra,
    Rrite ēdo tė ri dhe ēdo plak,
    Ecėm nėpėr male, shkrepa, gurra,
    Ndezėm komunizmin prag mė prag.


    Ne me ty, me dorė i kapėm yjet
    Dhe i vumė pėrmbi Shqipėri;
    Ne me ty s’I ulėm kurrė kryet
    Nėpėr gjysmėshekullin e ri.

    Falmė, Enver, qė kryet i kam ulur
    Dhe ec rrugės dhe nuk vij nė mėnd;
    Neve, qė furtunash jemi turrur,
    Ēdo qelizė e trupit sot na dhėmb!

    4.
    Vallė a do mėsohemi njėherė
    Pa tė patur pranė dhe mes nesh,
    Bora nėpėr male kur tė bjerė,
    Dielli kur tė dalė midis nesh,

    Plisat kur tė ngrihen nė luginat,
    Fushat kur tė vishen me flori,
    Kur tė nisė Komani turbinate,
    Kur tė mbushet plot liqeni i ri,

    Kur tė zgjohet herėt Gjirokastra
    Dhe tė hapen portat nė sokak,
    Kur shamitė e nuseve buzarta
    Flokėve tė ēelin si zėmbak,

    Kur tė mblidhen shesheve fėmijėt
    Tok si luleshqerrat nė livadh,
    Kur si zjarr tė ndizen karafilėt
    Dhe nė gjoks tė derdhet malli i madh,

    Kur Njė majet duart tė trokasin
    Mbushur plot me lule dhe me gaz,
    Kur pėllumbat kopshtit tė gugasin
    Dhe tė rrahin krahėt nė pullaz,

    Kur Tirana mes pėrmes tė dritave
    Tė lundrojė natėn si nė det,
    Kur shtėpitė e ėndrrės sė petritave
    Tė na duket sikur dikė pret,

    Kur tė vijnė Kongreset e Partisė
    Me hap komunizmi ngadhnjimtar
    Dhe tė ndritė balli i Shqipėrisė
    Me flamurin Tėnd tė ngritur lart…


    5.
    Falmė, Enver, qė frymė dot s’tė dhashė
    Nga kjo frymė e gjallė e gjoksit tim!
    Zemrėn time do ta nxirrja jashtė
    Tė ta jepja Ty me ngazėllim!


    Ē’them dhe unė e ē’vargje hedh ėn letėr!
    Fjalėt mė pėrzihen, sigurisht!
    Vallė a mos jam bėrė njeri tjetėr
    Dhe harroj qė jam njė komunist?

    Jo, Enveri s’vdiq e s’ėshtė i vdekur,
    Ėshtė i gjallė e ndėr tė gjallė rron,
    Ngrihet sipėr malesh kreshtėhekurt
    Dhe armatėn komuniste ēon.

    Si profet ngre kokėn madhėshtore
    Dhe rrudh ballin mbushur me mendim,
    Dhe na thotė njihni veē fitore,
    Pastė nder e dritė vendi im!

    Dhe na thotė: ruajeni Partinė,
    Qė e lidhėm mė dyzetenjė,
    Jam mes jush, mes brezave qė vijnė,
    Jam me mendje, frymė dhe me zė!

    6.
    Falmė, Enver, qė jam trishtuar shumė,
    Ndofta kam pėrlotur ndonjė varg,
    Jam njeri me mish e gjak dhe unė,
    Ndonėse shoh si komunistėt larg.


    Unė e di se zemra Jote e madhe
    Di tė falė, e mua ti mė fal
    Si poet u preka kėsaj radhe
    Dhe nė gjoks njė lėmsh me lot m’u ndal.

    Jam krenar qė rrojta me Ty bashkė
    Dhe jam bashkėkohas tok me TY,
    Nėpėr popull shpirtin tėnd e pashė,
    Pashė pranė tė pavdekshmit sy!

    Jam krenar qė gjendem nė armatėn,
    Qė e ke ngritur Ti si arkitekt,
    Kjo armatė mprehur e mban shpatėn,
    Se ia mprehe Ti mbi dyzet vjet…"





    Komunistėt

    Vargje tė Dritėro Agollit

    Pėr Enver Hoxhėn kėngė thur tėrė jetėn
    Se nėna ime bukė i dha me dhallė;
    Me tė nė dhomėn pa tavan ne fjetėm
    Na puthi ne fėmijėve mu nė ballė
    Na puthi ne, fėmijėt e rreckosur
    Nė tymin e kandilit e tė pishės,
    Tė zverdhur prej rigonit e prej gjizės
    Dhe pa nė sytė tanė vetėtima,
    Dhe pa ata qė sot ngrenė turbina
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  9. #169

    Pėr: Dritėro Agolli

    Moti i thatė
    pėrrallėz

    I thatė, i nxehtė ish ai mot,
    Pa pjekur nė ara thahej gruri,
    Fshatarėt luteshin; "O Zot,
    Na hidh njė shi, mos ndizet guri!"

    Dhe bujqit derdhėn lot nė ugar,
    S'ujitej toka dot nga loti!
    Tha Zoti i madh e shpėtimtar:
    "Do qaj dhe shihni ē'lot derdh Zoti!"

    Dhe derdhi lot i madhi Zot,
    U lag dhe lulėzoi ugari.
    "Kėshtu ia vlen tė derdhėsh lot!"
    Me sy nga Zoti tha fshatari.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Dritėro Agolli

    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Moti i thatė
    pėrrallėz

    I thatė, i nxehtė ish ai mot,
    Pa pjekur nė ara thahej gruri,
    Fshatarėt luteshin; "O Zot,
    Na hidh njė shi, mos ndizet guri!"

    Dhe bujqit derdhėn lot nė ugar,
    S'ujitej toka dot nga loti!
    Tha Zoti i madh e shpėtimtar:
    "Do qaj dhe shihni ē'lot derdh Zoti!"

    Dhe derdhi lot i madhi Zot,
    U lag dhe lulėzoi ugari.
    "Kėshtu ia vlen tė derdhėsh lot!"
    Me sy nga Zoti tha fshatari.
    Dhe ki di Jesusi,



    P.s

    Sh I pakuptueshem Agolli ktu,...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #171

    Pėr: Dritėro Agolli

    Kur hapet trėndafili

    Unė e kam parė si hapet trėndafili,
    I zgjuar natėn nė njė kopsht e prita.
    Kur nisi tė ēelė agimi,
    Ai u hap ngadalė si dita.

    Vėrtet, si dita ngadalė,
    I bardhė si pėllumbi i folesė,
    Me shtatė a tetė palė.
    Nė palėt s'kishte vesė,

    Se hapej dhe bėnte prej dhimbjeve valė.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  12. #172
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2016
    Vendndodhja
    Prrenjas
    Postime
    2

    Pėr: Dritėro Agolli

    Mendova se do te gjeja "Kjo Grua" nje nga perlat e Driteroit ...............

  13. #173
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Thumbs down Pėr: Dritėro Agolli

    Citim Postuar mė parė nga Maqellarjot Lexo Postimin
    shume e goditur vjersha me lart. Ajo qe e ben te vecante kete vjersh eshte fakti se Driteroi ka pershkruar veten ne kete vjershe. Sidomos kur shkruan "...ka qe me kembe shtypin...ka qe me dhembe mbyten...ka qe me buze peshtyjne...ka qe me gjuhe ndyjne" kjo e fundit eshte 'fantastike' lexoni elegjine e tij per enverin! dhe vjershen per komunistet!

    p.s kam ven re dicka shume te cuditshme. Nuk gjen asnje nga poezite e tije per partin ne internet. Cfar u be me gjith veprimatrine e tij gjate komunizmit pothuajse 30 vjecare, e cila ju kushtua kryesisht Partise komuniste dhe enverit? perse nuk i postoni ketu edhe ato vjersha...?


    Dritėro Agolli

    Elegji pėr Enver Hoxhėn

    Ish i rėndė dimri i sivjetshėm
    Dhe pranvera erdhi me mundim
    Erdhi pėrmes shirash tė rrebeshėm,
    Erdhi me njė det me hidhėrim.

    Falmė Enver, qė vargu m’u rėndua,
    Falmė, Enver, qė fjalėt s’i them dot;
    Shqipėrisė zemra iu lėndua,
    Shqipėria jote po derdh lot.

    Shqipėria Jote s’i kish parė
    Mbyllur as nė gjumė syt e Tu,
    Qielli i ballit Tėnd me yj tė larė
    Ndriti dhe nga retė nuk u zu…

    Falmė, Enver, qė po pėrmend nė vjershė
    Fjalėn vdekje mbushur gjėmė e zi,
    Fjalėn vdekje Ti nė varg s’e deshe,
    Deshe jetėn nė ēdo poezi.

    2.
    Malet heshtin, malet ulin kryet,
    Roje rrinė nė arkivolin Tėnd,
    Janė vrejtur pishat nėpėr pyjet,
    Po rėnkon ēdo plis e gur e shkėmb.

    Eh, shiriti i zi, njė ton me hekur
    Mė rėndon nė krahun tim, Enver,
    Shqipėria s’tė sheh dot tė vdekur,
    Ndaj lumejtė e pikėllimit derdh…

    Falmė, Enver, nga dhimbja s’jam i qetė,
    Falmė Enver qė kaq i dobėt jam!
    Paska ēaste kur njeriu I shkretė
    Veten se pushton e dot s’e mban!


    3.
    Falmė, Enver, kam bėrė dhe gabime,
    Nėpėr fluturime si nėj zog,
    Ndofta tė kam sjellė dhe shqetėsime
    Ndofta tė kam thinjur ndonjė flok!...

    Ti na rrite dhe na bėre burra,
    Rrite ēdo tė ri dhe ēdo plak,
    Ecėm nėpėr male, shkrepa, gurra,
    Ndezėm komunizmin prag mė prag.


    Ne me ty, me dorė i kapėm yjet
    Dhe i vumė pėrmbi Shqipėri;
    Ne me ty s’I ulėm kurrė kryet
    Nėpėr gjysmėshekullin e ri.

    Falmė, Enver, qė kryet i kam ulur
    Dhe ec rrugės dhe nuk vij nė mėnd;
    Neve, qė furtunash jemi turrur,
    Ēdo qelizė e trupit sot na dhėmb!

    4.
    Vallė a do mėsohemi njėherė
    Pa tė patur pranė dhe mes nesh,
    Bora nėpėr male kur tė bjerė,
    Dielli kur tė dalė midis nesh,

    Plisat kur tė ngrihen nė luginat,
    Fushat kur tė vishen me flori,
    Kur tė nisė Komani turbinate,
    Kur tė mbushet plot liqeni i ri,

    Kur tė zgjohet herėt Gjirokastra
    Dhe tė hapen portat nė sokak,
    Kur shamitė e nuseve buzarta
    Flokėve tė ēelin si zėmbak,

    Kur tė mblidhen shesheve fėmijėt
    Tok si luleshqerrat nė livadh,
    Kur si zjarr tė ndizen karafilėt
    Dhe nė gjoks tė derdhet malli i madh,

    Kur Njė majet duart tė trokasin
    Mbushur plot me lule dhe me gaz,
    Kur pėllumbat kopshtit tė gugasin
    Dhe tė rrahin krahėt nė pullaz,

    Kur Tirana mes pėrmes tė dritave
    Tė lundrojė natėn si nė det,
    Kur shtėpitė e ėndrrės sė petritave
    Tė na duket sikur dikė pret,

    Kur tė vijnė Kongreset e Partisė
    Me hap komunizmi ngadhnjimtar
    Dhe tė ndritė balli i Shqipėrisė
    Me flamurin Tėnd tė ngritur lart…


    5.
    Falmė, Enver, qė frymė dot s’tė dhashė
    Nga kjo frymė e gjallė e gjoksit tim!
    Zemrėn time do ta nxirrja jashtė
    Tė ta jepja Ty me ngazėllim!


    Ē’them dhe unė e ē’vargje hedh ėn letėr!
    Fjalėt mė pėrzihen, sigurisht!
    Vallė a mos jam bėrė njeri tjetėr
    Dhe harroj qė jam njė komunist?

    Jo, Enveri s’vdiq e s’ėshtė i vdekur,
    Ėshtė i gjallė e ndėr tė gjallė rron,
    Ngrihet sipėr malesh kreshtėhekurt
    Dhe armatėn komuniste ēon.

    Si profet ngre kokėn madhėshtore
    Dhe rrudh ballin mbushur me mendim,
    Dhe na thotė njihni veē fitore,
    Pastė nder e dritė vendi im!

    Dhe na thotė: ruajeni Partinė,
    Qė e lidhėm mė dyzetenjė,
    Jam mes jush, mes brezave qė vijnė,
    Jam me mendje, frymė dhe me zė!

    6.
    Falmė, Enver, qė jam trishtuar shumė,
    Ndofta kam pėrlotur ndonjė varg,
    Jam njeri me mish e gjak dhe unė,
    Ndonėse shoh si komunistėt larg.


    Unė e di se zemra Jote e madhe
    Di tė falė, e mua ti mė fal
    Si poet u preka kėsaj radhe
    Dhe nė gjoks njė lėmsh me lot m’u ndal.

    Jam krenar qė rrojta me Ty bashkė
    Dhe jam bashkėkohas tok me TY,
    Nėpėr popull shpirtin tėnd e pashė,
    Pashė pranė tė pavdekshmit sy!

    Jam krenar qė gjendem nė armatėn,
    Qė e ke ngritur Ti si arkitekt,
    Kjo armatė mprehur e mban shpatėn,
    Se ia mprehe Ti mbi dyzet vjet…"





    Komunistėt

    Vargje tė Dritėro Agollit

    Pėr Enver Hoxhėn kėngė thur tėrė jetėn
    Se nėna ime bukė i dha me dhallė;
    Me tė nė dhomėn pa tavan ne fjetėm
    Na puthi ne fėmijėve mu nė ballė
    Na puthi ne, fėmijėt e rreckosur
    Nė tymin e kandilit e tė pishės,
    Tė zverdhur prej rigonit e prej gjizės
    Dhe pa nė sytė tanė vetėtima,
    Dhe pa ata qė sot ngrenė turbina
    MOS na hape MERITE e VJETRA.................Tosum BACI-l.


    A ina skiptar me bese???????????????????????????
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema tė Ngjashme

  1. Sejfi Protopapa
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2014, 04:48
  2. Agolli: Pendesa për kritikat ndaj Rugovës
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2006, 11:50
  3. Dritėro Agolli: Historitė e sherreve tė mia me Ismail Kadarenė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 15:39
  4. Dritėro Agolli: PS dhe LSI tė bashkėpunojnė pėr zgjedhjet e 2005
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 05:16
  5. Dritėro Agolli ky *apostull* i errėsirės
    Nga Nika nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 03-04-2003, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •