Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 10 prej 10

Tema: Dritan Zaimi

  1. #1
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,785
    Faleminderit
    108
    176 falenderime nė 152 postime

    Dritan Zaimi

    C'ka bera ne jete

    Ato c'ka shkrova
    s'i fshi me dot
    Atje ku eca
    gjume lashe
    Ato qe ne jete s'i bera dot
    endrrave i pashe


    Ylberi

    Nje shall shumengjyresh
    mbeshtolli kodren
    fill pas shiut u be drite
    Renden fluturat
    t'i rembenin ngjyrat
    dhe pas pak drita u fik


    Kurre s'do ta kuptosh

    Lulja celi, kur pranvera erdhi
    por prilli e vrau me debore
    Erdhi maji, por prilli ende s'e kuptoi
    qe lulja qe ai thau vec per te lulezoi


    Rrezja

    Nje rreze ra ne pus
    erresira e kapi rob
    Vendosi ta mbuste ne uje
    dhe deshiren e fundit i kerkoi

    Le te shihem edhe nje here
    mbi kete uje, - tha rrezja,
    - para se nen te, te perfundoj
    Dhe uji si pasqure
    mbi toke e dergoi

  2. #2
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,785
    Faleminderit
    108
    176 falenderime nė 152 postime
    Fundi i nje dhimbjeje

    Serish do te hesht
    e duke heshtur, do te qaj
    Duke qare, do te qesh
    e duke qeshur, do te vdes


    Pritja copton gurin

    Me vite te tera
    rendoi pritja mbi nje gur
    Dhe guri nje tjeter gur priste
    te behej mur

    Kaq shume koha mbi te rendoi
    sa ne mijera copa gurin e thermoi


    Amaneti i syve te mi

    Kur vala te puthet me diellin
    tej ne horizont
    E prej puthjes se tyre
    qielli te skuqet paksa

    Kur nata te bjere e lehte
    dhe me pishtar ne dore
    te ndeze yjet nje nga nje

    Kur gjethet e pemeve
    te pershperijne bashke me eren
    pa e kuptuar perse rri

    Dhe kur dritat e qytezes
    ta kullojne melankoline e tyre mbi liqen
    e ne trajte dridhjesh te te thone:
    - Ti eja u be vone!

    Ti mos i degjo
    Por aty, prane liqenit qendro
    Puthe valen per mua, mos ngurro
    E nese te duket e embel
    C’te kam thene kujto

    Liqenin ta fala une ty
    shijoje ne qetesi
    Brenda tij jam tretur une
    ndersa ai?
    Amanet i syve te mi
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,785
    Faleminderit
    108
    176 falenderime nė 152 postime
    Mos shkel

    Mos shkel, te lutem
    mbi bar, ti mos shkel
    Mbi barin e lagur nga vesa
    gjurma jote do te ngele

    Do te duhen shira, rrebeshe plot stuhi
    llumin qe i le t'ia heqin perseri


    Kufiri

    Edhe une thura endrra per ty
    por endrres i lashe nje kufi
    te shkonte larg, larg
    por jo me larg se ti
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,743
    Faleminderit
    72
    260 falenderime nė 226 postime
    Na jepni pak informacion per Dritanin Pls ... me duket se e kam njohur personalisht por sjam e sigurte ...

    flmd paraprakisht .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #5
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,785
    Faleminderit
    108
    176 falenderime nė 152 postime
    Veē zemra duron

    Ia tregova dhimbjen detit
    deti ushtoi
    Ia tregova dhimbjen qiellit
    qielli gjemoi
    Ia tregova dhimbjen zemres
    por zemra e duroi
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    gjalle eshte ky?
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  7. #7
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,785
    Faleminderit
    108
    176 falenderime nė 152 postime
    Brenga

    Ėshtė e kotė tė fle
    brenga ma ka hequr kėtė kėnaqėsi
    Ajo ka pushtuar gjithė trurin tim
    ka vėnė nė lėvizje gjithė qelizat e tij
    qė tė mendojnė veē pėr tė

    Mė kotė tė fle
    gjumi s'do tė ma largojė brengėn
    Nė mėngjes ajo do tė zgjohet para meje
    duke mė pritur pėr dialog.
    E unė pėrsėri do tė dridhem para saj
    si njė i pandehur qė ende s'ka gjetur
    ē'ti thotė


    Njė fjalė e pathėnė

    Mė mbeti nė buzė njė fjalė e pathėnė
    sa e ėmbėl ėshtė askush s'e di!
    Si mjalti qė bletėt me vite tė tėra e ruajnė
    pėr zemrėn e atij qė di ta pijė.

    Rrugėve tė jetės, vite me radhė
    me zemėr nė dorė e nė buzė me kėtė fjalė
    unė renda tė falja dashuri.
    Zhgėnjime mora nė vend tė saj.
    Pėr atė fjalė s'pati nevojė njeri.

    Mė mbeti nė buzė njė fjalė e pathėnė
    sa shumė do tė doja ta thosha edhe ashtu kot
    se ėshtė fjalė qė i pėrket njė tjetri
    dhe zemra ime s'e mban dot

    Mė mbeti nė buzė njė fjalė e pathėnė
    qė vendin e puthjes e mban tė zėnė
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-12-2009
    Postime
    2
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Cikel Poezish shkeputur nga Vellimi Poetik “Dhimbje”, publikuar me 2001 - Dritan Zaim

    Globi ynė

    Njė sy hapur tjetrin mbyllur,
    kėshtu fle pėrherė.

    Me njėrin pėrcjell ditėn,
    me tjetrin e pret.

    Dhe s'prishet asnjėherė ky ritual,
    pėrndryshe nata s'do tė agonte kurrė.



    Mėmė Tokė


    Unė i etur kam qėnė pėrherė
    tė shkel nė toka
    tė pa shkelura ndonjėherė.
    Nėpėr qiej tė ngjitem,
    ku asnjė shpend s'ka fluturuar.
    E nė hapėsira tė endem
    ku drita ende s'i ka pėrshkuar.

    Nė kaltėrsinė e tyre
    tė rend, tė rend,veē tė rend
    e kurrė tė mos afroj.
    Me njė qėllim nė mendjen time
    burimin e Blu-sė tė kėrkoj.

    Si njė shtėllungė tymi
    tė ngjitem nė ata qiej.
    Tė shkoj tepėr larg,
    gjersa veten mos ta ndiej.

    E atėherė
    njė frikė e mistershme tė mė pushtojė,
    ku tjetėr jetė asgjėkundi tė mos takoj.

    Dhe pendimi pėr brenda meje
    tė mė qortojė si dem i tėrbuar.
    Thellė, shumė thellė ta ndiej mėkatin
    qė prej Tokes kam shtegtuar.

    Shpirti tė mė raskapitet
    e duke u pėrpėlitur tė mė gulēojė
    dhe si i ēmendur
    drejt horizonteve tė pafund tė vrapoj.

    Gjersa Bluja papritur
    tė tretet nė njė bardhėsi.
    E unė i friksuar tė kuptoj
    se po futem nė njė tjetėr qiellėsi.

    Dhe atėherė o mėmė Tokė
    si e thyer prej durimit
    forca jote tė mė tėrhėq.

    Unė i pėrgjumur tė bie nė humnerė,
    por kurrė tė mos vdesė.

    Tė ndiej nga lart
    aromėn e brigjeve tė tua,
    qė kundėrmojnė erė jetė.

    E zemra tė hidhet pėrpjetė nė kraharor
    si njė foshje kur nėnėn ka gjetė.

    Tė bie e tė pėrplasem i gjithi pas teje,
    si njė kandėr qė bie pėr tokė.
    E tė mos ndiej dhimbje aspak,
    por veē mall, mall, edhe prush, edhe lotė.







    Do tė vij njė ditė


    Do tė vij njė ditė
    kur mėngjesi do tė zbardh
    mbi trupa tė ngrirė,
    mbi pemė kallkan.
    Kur murlani do tė ngrij
    zogjtė nė fluturim,
    e kafshėt do tė balcamosen
    prej tė ftohtit.

    Atėherė zemėrimi do tė hapė portat,
    pa ditur se ku derdhet.

    Do tė vijė njė ditė,
    kur bota s'do tė dijė
    kė tė dėnojė.
    Qielli s'do tė dijė
    kė tė ndėrshkojė.
    Dhe njeriu s'do tė dijė mė
    pse tė jetojė.


    Dita e tetė ( ose java e re)

    Fjala u tha.
    Njerėzimi s'e besoi.
    Por atė qė u shkrua,
    dikush duhet ta lexoj.
    Dhe gdhiu dita e tetė,
    mbi Tokė u mblodhėn retė.
    Poēen qė uji i flliqur e mbuloi,
    poēari plot tėrbim ta shkatėrroi.

    Qielli qante tmerrėsisht pėr tokėn
    e ndėrsa toka kish rėnė nė agoni.
    Jeta kish bėrė gati valixhet
    pėr tu larguar nga mė e shtrenjta shtėpi.



    Legjenda e Shtratit


    Nė fillim u krijua Shtrati i Shenjtė
    mbuluar me ēarēafė kafe e blu.
    Mrekullia blu u quajt.

    Pastaj erdhi Nusja,
    u shtri nė tė,
    ne jemi fėmijėt e saj.

    Kohė, shumė ka kaluar,
    Fisi ėshtė shtuar,
    Nusja ėshtė thinjur,
    Shtrati ėshtė plakur,
    kėmbėt i janė dobėsuar,
    s'na mban dot mė.

    Sipėr Burimi shteri,
    Lumi vazhdon tė gurgullojė,
    por Fundi ėshtė nisur,

    njė ditė do tė mbėrrijė.
    Fare pak kohė pėr tė vėrshuar.


    Dhe Shtrati dėshmitar i lavdive
    dhe i paturpėsive,
    njė ditė do tė kėputet.

    Ai prap do ta ndjej
    mbi trup kėrcėllimin.

    E sė fundi do tė vij Fundi.
    Por nuk do tė jetė Fundi i fundit.
    Do tė ketė sėrish njė Fillim,
    ku ne do tė jemi tė fundit
    qė do tė nisim kėtė Fillim.


    Mosha

    Jeta matet me kohė
    E koha matet me jetė.
    Tej kėtij planeti
    Tjetėr jetė s’mund tė ketė.

    Koha vėrtitet e heshtur
    Veē nesh askush s’e pret.

    Brenda vetes trishtueshėm numėron
    Ēastet e fundit mbi planetin tonė.
    S’e kur jeta jashtė tij tė na shpėrndajė
    Moshėn koha nuk do tė dijė me kė ta ndajė.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-12-2009
    Postime
    2
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    I Verbėri


    Njė tė verbėr pyetėn njėherė
    “Pėr kė ke mė shumė mall o njeri?
    Nėse sytė do ti kishe,
    Kė do tė doje tė shihje mė pare?”

    “-Eh, sa shume zemra mė ka lėnguar
    Rrėke tė heshtura lotėsh
    Brenda meje kanė vėrshuar.
    I etur jam, i djegur, e i pėrmalluar,
    Zoti e di ē’dėshirė tė madhe qė kam
    Nė pasqyrė tė shohė njėherė veten
    Dhe tė njohė se kush jam.”

  10. #10
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,785
    Faleminderit
    108
    176 falenderime nė 152 postime

    Pėr: Dritan Zaimi

    Larg

    Na u tret shikimi udhėve tė botės,
    Me kėmbėt gjithmonė nė krahė,
    Rrugės pėr diku.
    Ikim, vijmė, ikim prapė
    Dhe nuk e gjejmė.
    Kur jemi kėtu jeta na thėrret larg,
    Kur jemi larg zemra na sjell kėtu.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 09:16
  2. Presidenti Topi dekoron presidentin e "Top Media"-s, Dritan Hoxha
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-08-2009, 06:47
  3. Kateshi: Neritan Ceka mė kėrkoi te vrisja Leka Zogun
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 17-07-2007, 12:04
  4. Berisha: Disa prej mediave, hanxharė tė mafies
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:27

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •