marre nga libri
NJĖ FUND DHE NJĖ FILLIM
Vėzhgime mbi letėrsinė dhe kulturėn shqiptare bashkėkohore
i Robert Elsiet
Din Mehmeti
As nė tokė as nė qiell.
Prishtinė. Rilindja. 1988. 95 faqe.
Letėrsia shqiptare nuk mund tė quhet mė dukuri anėsore nė Jugosllavi, nuk mund tė quhet produkt i njė pakice kombėtare tė humbur diku nė njė cep tė vendit. Shqipja sot pėrbėn realisht gjuhėn e dytė mė tė folur e tė pėrhapur nė federatėn jugosllave (pas serbo-kroatishtes), kurse pjesa shqiptare, me gjithė problemet tė njohjes politike, po fillon dalėngadalė tė bėjė qė ndikimi i saj tė ndjehet nė kulturėn e Jugosllavisė dhe nė letrat evropiane. Ndonėse proza letrare nė shqip ėshtė e vonė dhe drama prej kohėsh ka qenė e dobėt, poezia ka gėzuar kurdoherė njė traditė tė qėndrueshme, si nė Shqipėri, ashtu edhe nė Kosovė. Statistikat e botimeve, gjithashtu e pasqyrojnė kėtė prirje pėr poezinė: nė Tiranė rreth 40 pėr qind e botimeve letrare tė viteve tė fundit kanė qenė nė poezi, nė Prishtinė 80 pėr qind - fakt ky qė nuk mund tė merret me mend nė Perėndimin racional.
Din Mehmeti ėshtė ndėr pėrfaqėsuesit klasikė mė tė mirėnjohur tė poezisė sė sotme nė Kosovė. Ai ka lindur mė 1932 nė fshatin Gjocaj tė Junikut tė Gjakovės dhe ka studiuar pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe nė Universitetin e Beogradit. Tani, ai ėshtė mėsues nė shkollėn pedagogjike tė Gjakovės. Edhe pse ka botuar disa proza, kritika letrare dhe njė dramė, ai njihet kryesisht pėr poezinė e tij figurative, e cila ėshtė botuar qė nga viti 1961 nė 12 vėllime. Libri i tij i fundit, njė pėrmbledhje mė njėzetetetė vjersha lirike, mban titullin As nė tokė as nė qiell.
Poezia e Din Mehmetit shquhet pėr ndjeshmėri popullore. Ashtu si dhe Ali Podrimja, i cili ėshtė po nga Gjakova, ai mbėshtetet nė shumė figura, metafora, dhe simbole tė poezisė popullore tė Shqipėrisė sė Veriut pėr tė mbrujtur dhe ndėrtuar lirikat e tij tė trazuara me vizionin stoik tė malėsorėve. Megjithėse ėshtė njė fllad i lehtė romantik qė pėrshkon poezinė e tij, sikundėr e pati cilėsuar dikur kritiku Rexhep Qosja, ky asimilim krijues i folklorit ėshtė i shkrirė fuqishėm me njė rrjedhė realiste, herė-herė ironike, qė buron pjesėrisht nga etika e revoltės nė traditėn e Migjenit (1911-1938) dhe Esad Mekulit (l. 1916). Shqetėsimi poetik i Din Mehmetit, megjithatė, nuk i drejtohet protestės mesianike ose kritikės sociale, por krijimtarisė artistike dhe pėrvojės individuale.
As nė tokė as nė qiell ėshtė e ndarė nė pesė cikle: Trimat e kėngės sime, Bishat e bardha, Kujtesa e letrave, Barka ime mbahu, dhe Kėngė pėr vete. Titulli i ciklit tė katėrt, Barka ime mbahu, ėshtė ndofta simbolik pėr praninė e sotme e letrave shqipe, bile edhe tė shqiptarėve nė Jugosllavi. Ai vjen nga poezia Dialog me liqenin, shkruar nė Strugė buzė Liqenit tė Ohrit nė kufirin jugosllavo-shqiptar, gjatė festės ndėrkombėtare tė poezisė nė Strugė nė gusht 1987.
"Liqeni u nxi
liqeni u ēmend
Barka ime mbahu
Kėtej i ke shkėmbinjtė
e eshtrave
andej ėndrrat e pavdekshme
Barka ime mbahu
Daljen kėrkoje
nė zemrėn tėnde
Kepi i shpresės ėshtė larg
Lulet e gjakut
Do tė arrijnė
Baraka ime mbahu"
botuar nė World Literature Today [Letėrsia Botėrore Sot] 63.2
Pranverė 1989
Krijoni Kontakt