Tirana e Re
(7/5/00 6:40:22 pm)
Leter nga Tajar Zavalani per Imzot Nolin.
--------------------------------------------------------------------------------
I nderuari Imzot Noli,

...Te vime tani ne ceshtjen e mullirit. Une kam hequr dore nga cdo shprese se mund te merremi vesh. Vetem dua t'ju them disa sende per te cdukur moskuptimet. Me thoni se do te desheronit te me kishit ne qeverine e mergimit. Kjo len te kuptohet se do ta kryesoni vete qeverine, kurse juve gjer tani keni refuzuar kategorikisht te merrni pjese drejtperdrejt ne levizjen politike shqiptare. Nga nje pikepamje thjesht kombetare nje gje e tille do te me gezonte shume. Sa per vehten time, me gjith qe jam shum i prekur nga besimi qe me tregoni, ju a them troc se ne nje qeveri te emeruar nga Zogu nuk do te marr pjese kurrsesi. Kete nuk do ta benj jo vetem per aresye politike, por edhe per shkak te asaj pastertie morale qe duhet te frymezoje deri ne nje pike cdo "kombinacion" politik. Ne tre vjet eksperience te kushtuarshme kam patur rastin te bindem se Zogu eshte pikerisht ashtu sikunder e ka pershkruar i ndyeri Faik Konica: nje malok i pabese, i kallajisur me vernikun e nje "ersatz" kulture oksidentale. Ne Shqiperi thoshin per te se ishte: "sintheza e mohimit te virtyteve tradicionale shqiptare". Eh, ay ashtu ka mbetur dhe sot dhe tragjedia e 7 prillit nuk ka lene as gjurme me te vogel ne mentalitetin e tij prej tirani dinak. Kontakti me te eshte eshte si ay i nje gjarpri te ndotur. Tashti qe fatmiresisht i kam prere marredheniet me te une ndienj nje "repulsion physique" qe te kem perseri kontakt me te. Po te kesh pune me te duhet te jetosh or' e cast nen ankthin e ndonje dallavere te papritur qe ve ne poziten me te veshtire. Me nje fjale, ay t'a ben borc per cdo minute, keshtu qe duhet ose te shahesh, ose te rrihesh, ose te vritesh me te. Eshte njeri pa din e iman, dhe per hir te ambicies se tij eshte i zoti te kaloje permbi trupin e njerezve te tij me te shtrenjte. Me mbesoni se nuk jua them keto sepse kam ndonje zemerim personal kunder Zogut. Si person edhe mua Zogu lajkat nuk m'i ka kurcyer, se paku ne sy. Une jam i bindur se ky eshte opinioni i shumices se Shqiptareve qe kan jetuar dhe vuajtur nen diktaturen brutale te satrapeve te Zogut. Qemal Butka, i cili eshte ne gjendje t'i dije me mire se kushdo tjeter aspiratat e Shqiptareve qe po leftojne kunder fashizmit duke vene koken ne torbe or' e cast, me shkruante ka ca kohe se: Shqiptaret nuk leftojne as per regjimin e kaluar, as per legalitetin, as per individe sado me tituj qofshin. Ata leftojne vetem e vetem ne emer dhe per lirine e kombit. Ne Shqiperi nuk interesohet kush per regjimin dhe qeverine e ardheshme qe mund te pergatiten nga Shqipetaret e merguar. Ate pune do t'a rregullojne vete ata qe po leftojne sot duke marre ne sy rreziqe te cilet neve te jashtmit as ne enderr nuk i kemi pare. E vetemja gje qe duan luftetaret e lirise ne Shqiperi eshte qe vendi yne te perfaqesohet prane Kombeve te Bashkuara me anen e nje Komiteti Kombetar per sa te vazhdoje lufta...

Kemi informata te sakta se ne Shqiperi udheheqesit e luftes kombetare nuk e permendin aspak emrin e Zogut ne botimet e tyre te rregullta klandestine...

Ajo qe me duket mua themelisht e gabuar ne qendrimin t'uaj eshte se nuk e cmoni si duhet evolucionin qe ka bere Shqiperia gjate ketyre 20 vjeteve qe keni qendruar larg atdheut. E verteta eshte se atje eshte formuar nje brez i ri me kulture serioze dhe me patriotizem te flakte. Diktatura e Zogut dhe ajo e Fashizmit i ka bere keta djem te rinj te piqen politikisht para kohe dhe t'a bejne luften per lirine e individit dhe te kombit, objektivin e vetem te jetes se tyre. Brezi i ri eshte sot shpirti i rezistences dhe strumbullari i gjith aktivitetit nen dhe: guerrilje, botime, demonstrata, etj... Duhet vene re se ne Shqiperi fletoret klandestine te Frontit te Clirimit kombetar kane theksuar me shume "emphasis" ate pike te deklaratave aleate ku thuhet se populli shqiptar do te lihet i lire te zgjedhe regjimin dhe qeverine qe i pelqen. Nje gje edhe me karakterestike akoma eshte fakti se Zogu nuk permendet fare ne komentet qe behen rreth deklaratave Hul, Eden, Molotov. Kurse po t'a donin Zogun aq shume sa kujtoni ju, eshte fare e logjikshme qe ta thojshin: Eh, tani qe u njoh Shqiperia, le t'i jepet Zogut e drejta qe te formojne nje qeveri qe te perfaqesoje Shqiperine prane Kombeve te Bashkuara...

Juve personalisht gezoni nje simpathi te madhe, por jam i sigurte qe diten qe te marrin vesh se jeni bere avokati ose me mire te themi partizani pa rezerve i Zogut, (sikur te mos e njihnit se c'moster eshte) patriotet shqiptare do te ftohen menjehere nga juve...

Te formohet nje Komitet Kombetar qe te perfaqesoje Shqiperine prane Kombeve te Bashkuara vetem sa vazhdon lufta. Juve ta kryesoni kete Komitet qe do te kete aprovimin e gjithe Shqiptareve ne dhe te huaj dhe Zogun ta leme he per he me nj'ane. Kur te lirohet Shqiperia ay le te dale perpara pupullit dhe te leftoje per fronin...

Per kete te jeni te sigurte mbasi ne telegramet qe me kane derguar mua shoket e Stambollit e te Egjiptit kete ma kane propozuar me insistim. Te gjithe ju duan juve, por ju duan si nje figure kombetare qe mund t'i shpetoje nga bela e Zogut. Por ne qofte se juve "megjithe ata qe ju ndjekin" do te vazhdoni edhe pas te gjitha ketyre qe ju thash me siper te ngulni kembe se pa Zogun s'behet, atehere per hir te bashkimit duhet bere nje kompromis. Une per vehten t'ime nuk do te marr pjese kurresesi ne cdo kombinacion qe njeh Zogun si Mbret ose dhe me keq akoma si kryetar qeverie (gje qe eshte absurde)...

Ju them pra se bashkepunimi me Zogun nuk duhet ne asnje menyre te implikoje kthimin ne regjimin e meparshem, mbasi ay regjim qe ishte nje karikature e shemtuar dhe e pergjakur e fashizmit, nuk meriton as sakrifikimin e nje pule shqiptare e jo me te lules se djalerise s'one qe po torturohet e po masakrohet nga satrapet fashiste...

Frika jone eshte se Fuqite Aleate do ta pengonin popullin shqiptar ne shprehjen sovrane te vullnetit te tij ne lidhje me regjimin dhe qeverine e ardhshme qe ai deshiron, por se mbreti Zog do te mund ta shtremberonte shprehjen e ketij vullneti, dhe per kete arsye ne mendojme duhet te merren masa shume te rrepta nese duam qe demokracia te mos jete nje fjale boshe. Historia e 15 vjeteve te fundit, per fat te keq, na ka mesuar se mbreti Zog nuk ka shume respekt per vullnetin dhe aspiratat popullore... Ajo qe na interson eshte se mbreti Zog per 15 vjet ka qene personifikimi i nje regjimi i cili ne thelb ishte nje lloj fashizmi pa ideologji, dhe ne duam ta evitojme me cdo kusht kthimin e nje regjimi te tille ne cfaredo lloj maske qe te jete kamufluar... Per mbretin Zog, imituesi i keq i devizes "Shteti jam une", te gjithe ata qe nuk behen vegla te tij te bindura, qe shkojne deri atje sa t'i lepijne kepucet cdo mengjez, nuk shtyhen vecse nga llogarite meskine dhe interesat egoiste, qe kompromentojne ato te atdheut, monopolin e te cilit ai e ka ne kuptimin me te plote te fjales...

Ne rast se qeverite e tri fuqive aleate e vene njohjen e Zogut si kondite per pranimin e Shqiperise, atehere ndermejt Zogut dhe Komitetit te behet nje marreveshje e shkrojtur, e cila te nenshkruhet prej Zogut dhe kryetarit te Komitetit dhe te shpallet ne shtyp e me radio... b) Te thuhet qartazi ne program se Zogu pranohet vetem per kohe lufte dhe se me t'u cliruar Shqiperia populli do te vendose me ane te nje Asambleje konstituante mbi formen e regjimit dhe do te zgjedhe qeverine qe i pelqen. Zogu te deklaroje "sna ambages" se do t'i nenshtrohet vullnetit te popullit, dhe kjo perseri te vihet ne program. c) Zogu te mos kthehet ne Shqiperi derisa populli te mos kete votuar ne favor te tij...

Shikoni imzot. Keni ne mes te popullit prestigjin me te madh nga cdo burre shteti tjeter shqiptar. Me 1924 rate viktime e reakcionit. Por kete radhe kam frike se po e kompromentoni me doren t'uaj emrin e mire qe keni, duke dashur t'i epni Zogut "carta bianca" ne punet e Shqiperise. Por edhe mbasi ta lidhni me nje program, ne qofte se do t'ju mbushet mendja, sikunder kam shprese, perseri ju bie barra qe ta merni vete kryesine e qeverise ne mergim qe propozoni. Kete jua situata dhe "fairness" me elementare, perndryshe do t'i merrni ne qafte te gjithe ata qe kujtojne se Zogu eshte i domosdoshem nga besimi qe kane ne juve. Uronj qe te delni faqebardhe per juve dhe per Shqiperine. Me pershendetje te perzemerta mbetem

Juaji me bese,

Tajar Zavalani

Shqiptar
(7/6/00 9:39:17 am)
Reply Re: Leter nga Tajar Zavalani per Imzot Nolin.
--------------------------------------------------------------------------------
Teper interesante!

Cili eshte burimi i kesaj letre?

dhe ajo qe me beri pershtypje mua, si ka mundesi qe letra
eshte shqiperuar ne nje shqipe letrare kur nga libri qe une
kam lexuar te Tajar Zavalanit ai perdor shqipen me dialtektin e theksuar Gheg?!

Ne disa vende jane perdorur 3 pikat, dhe te le te kuptosh qe nuk eshte e plote si leter.

Ajo qe me ben mua kontradiktor, eshte fakti i librit qe Tajar Zavalani ka shkruar
ku ai vete ka nje kendveshtrim tjeter mbi revolucionin e 1924
dhe periudhen e sundimit te Mbretit Zog.

Ose do te jete ndonje Tajar tjeter ose ka dicka qe nuk shkon ne kete mes.