Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Njeriu i ndershem qe lufton "huqet" e tij

    Pa vene ne diskutim rendesine e marveshjes se arritur per presidentin, me beri pershtypje autokritika e Sales para gazetarve. Nuk kam dyshuar kurre ne ndershmerine e tij, me gjithese dukej qarte qe kishte ca "huqe", po hej ....., dhe kali i kuq e ka nje huq, thone. Sala tregoj se jo vetem ishte motori i situates, por me vendosmerine e tij bindi the Nanon se ai po perpiqej vetem per te miren e vendit dhe jo per fitime personale. Me vjen mire qe ne percaktimin e strategjise se tij, gabuan jo vetem shume gazeta te ndryshme, por dhe antar te forumit tone te djathte, te cilet nga padurimi donin me doemos te kishin nje emer per president nga Sala e PD-ja. Uroj qe popullariteti i tij te rritet dhe njerzit te kuptojne se nuk kan nje "lugat" apo "derr malok" por nje doktor qe perpiqet me gjith shpirt dhe qe pranon te ndryshoj. Nuk dua ti ul vlerat as Nanos e Rucit per ate qe bene dhe nga ana tjeter dua te permend kopilin e paskrupullt dhe katil Gjinushi. Shkofte ne hale me gjithe "miqte" e tij.
    NJERZIT NDRYSHOJNE, KJO ESHTE NJE E VERTETE.
    Thua te kemi kete rast dhe ne sot, ne politiken shqiptare?
    Une deshiroj qe PO! JU si mendoni??

    Ketu eshte nje artikul interesant i Gavroshit:

    Pakica, anti-konsensus
    Nga Gavrosh Levonja/ Jo te pakte kane qene edhe nga kampi demokrat ata qe mvrenjten turinjte pas pranimit nga ana e doktor Berishes te kandidatures se Artur Kukos si president konsensual i shqiptareve. Madje mosaprovim pati deri dhe nga rrethi i ngushte i bashkepunetoreve te tij. Kjo sepse, ne radhe te pare, pavaresisht nga pozicioni i zotit Kuko, per shume demokrate emri i tij perbente pak a shume nje surprize dhe mbi te gjitha Kuko nuk ishte emri qe shpresohej apo

    enderrohej nga pjesa me e madhe e demokrateve. Por, kishte dhe nga ata qe viston e Berishes per Kukon dhe mbi te gjitha angazhimin e tij edhe tek disa qarqe kundershtare duke u bere presion qe te votonin pro Kukos, e konsideronin absurd pasi me kete, opozites i ikte nga dora nje nga kartat me te rendesishme per afrimin e dates se zgjedhjeve. Kjo sepse, prasidenti konsensual dhe zgjedhjet e parakohshme, deri diku perjashtojne njra tjetren.

    Madje dhe per nje vezhgues normal nen kete kontekst, levizja ne fjale e liderit te opozites dukej pak a shume si nje inkoherence. Ne kete menyre veshtire se mund te kishte ndonje qe te parashikonte se me mbeshtetjen totale ndaj kandidatit konsensual, Berisha do te arrinte nje nga fitoret e tij me te medha te koheve te fundit, e cila do t'i sheerbente jo vetem permiresimit te imazhit te tij, forcimit te metejshem te pozites se tij ne skenen politike

    por dhe zgjerimit te hapesires per manovrat e tij te metejshme. Tashme, Berisha provoi se kembengulja e tij per nje president konsensual eshte nje deshire e sinqerte qellimi kryesor i se ciles ka te beje me te miren e vendit. Dhe, me pranimin dje te kandidatures Moisiut, pas refuzimit te Kukos, rane poshte si gjethet e vjeshtes supozimet dhe insinuatat se gjoja presidenti konsensual i duhet Berishes vetem per te shpejtuar

    afrimin e zgjedhjeve dhe rikthimin e tij ne pushtet. Ajo qe i beri te veshtira ne mos te pamundura parashikimet per kete fitore tjeter te Berishes ishte se pakkush e kishte llogaritur se aleati me i mire i tij ashtu sic po ndodh rendom prej mese nje viti, jane klane te caktuara ne radhet e PS-se dhe aleateve te saj, te cilet mbi gjithcka shikojne interesat e tyre. Ishin pikerisht perfaqesues

    te ketyre klaneve, disa prej te cileve kane pozita kyce qe me veprimet e tyre meskine duke filluar qe nga presionet e shantazhet ndaj Kukos, cuan ne silurimin e marreveshjes midis Nanos e Berishes e cila arriti permasat e nje kompromisi historik.

    Nuk ka asnje dyshim se edhe po te ishte nje emer tjeter ne vend te Kukos, ashtu sic ndodhi edhe me mosaprovimin "en block" per Moisiun, do te nodhte e njejta gje. Disa njerez te klaneve ne pushtet nuk lene gur pa levizur per te sabotuar cdo marreveshje e kompromis ne kete drejtim vetem e vetem per te pasur ne krye te shtetit nje njeri te tyrin, nen hijen e te cilit te realizojne qellimet qe i kae shtyre t'i futen politikes. Pa vene ne dyshim sinqeritetin dhe vullnetin e liderit demokrat lidhur me realizimin e idese se presidentit konsensual, nuk mund te perjashtohet qe gatishmeria e tij ndaj ambasadorit Kuko, mund te kete qene edhe pasoje e njohjes se synimeve te ketyre klaneve per nje president te tyrin. Duke parashikuar nje prirje te tille per te mos toleruar, Berisha jo vetem i rriste piket vetes po diskreditonte dhe socialistet qe ndryshe shprehen para te huajve dhe vendosin neper tryeza dhe ndryshe veprojne ne realitet. Tani, pas sabotimit te kandidatures "Kuko" askush nuk ka te drejte te akuzoje Berishen se po ben lojen e zgjedhjeve te parakohshme pavaresisht nga levizjet qe ky mund te beje. Se fundi ajo qe ndodhi me kandidaturen

    e Kukos, tregoi se akuzat ne drejtim te Nanos dhe Berishes si shkaktare te klimes konfliktuale dhjetevjecare ne politiken shqiptare jane pa baze. E verteta eshte se konflikti ne politiken shqiptare eshte nxitur nga nje skote politikanesh te dores se dyte qe e shikojne ekzistencen e tyre vetem fale acarimit dhe nxitjes se frymes se konfliktit.

  2. #2
    *****
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    Peru (Lima)
    Postime
    79
    Sala eshte i ndershem ashtu sic e ke thene dhe vete.Ai deshmoi dhe nje here se eshte nje force progresive.Zgjedhja e presidentit sot e vertetoi se Sales i dhimbset Shqiperia.
    ps. Mezi pres qe ai ta marre pushtetin e ti rrezoje batakcinjte socialiste .

Tema tė Ngjashme

  1. Me ndihmoni me nje emer shqip
    Nga prishtinase nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 14:52
  2. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Nje pyetje rreth krishterimit ...
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-11-2006, 08:19
  4. A e shikon dot njeriu Zotin?
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 15:07
  5. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •