Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812

    HARESA HISTORIKE:Debimi dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarve ne sangjakun e Nishit.

    HARESA HISTORIKE:Debimi dhe gjenocidi serbe ndaj shqiptareve ne sangjakun e Nishit dhe rethe te tjer

    Ēlirimi I viseve te pashallakut te Beogradit dhe 6 nahijet tjera gjat viteve 1800 e deri nevitet 1875 ishte e drejt legjitime serbe..Mirpo,ne anen tjeter, ajo largoi popullaten joserbe nga ato treva.Keshtu sipas nje shenimi historiografik nga periudha 1800 e deri ne vitin 1875 cek se qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e lartepermendura dhe nga Lugina e Moraves,siq thot aty,rreth 150.000 banor shqiptare.
    Regjimet e dinastis se Obrenoviqeve (1817-1903) vazhduan politiken teroriste shtetrore ndaj shqiptareve e boshnjakeve, e gjat’30 te shekullit XIX, me qellim te spastrimit etnik. Ne frymen e kesaj politike,qeveria e Principates se Serbis urdheroi me 1832 qe gjdo shqiptari dhe boshnjaku, qe kapet ne territorin e Serbis,ti meshohen nga 25 te rena me shkop,ndersa me 1834 urdheroi qe te perdoret ushtria per t’iu djegur fshatrat.
    Pushteti serb me 1856, me marveshjen e Paqes se Parisit kishte fituar njefar te drejte qe ti largoj te gjith shqiptaret nga qytetet Shumadise,si dhe nga Hercegovina.Me 2 Mars 1865 Knjaz Mihaili kishte nxjerr ligjin per kolonizimin e te huajve.Me ate ligj territoret te cilet i posedonin shqiptaret,sidomos nga Sanxhaku i Nishit dhe i Pirotit u serbizuan(jane kolonizuar menjeher pas Kongresit te Berlinit,sepse ketu Serbia pranohet si shtet.
    Duhet theksuar se shqiptaret deri kah fundi i shekullit XIX qene te vendosur ne shumicen e qyteteve dhe qytezave,fshatrave te Sanxhakut teNishit e me gjer.pjesa derrmuese e familjeve shqiptare ishin perqendruar ne qarkun e Toplices(Rethi iProkuples,Dobriqit,Kosanices dhe pjes te Jabllanices e te Pustarekes me Kurshumli),Qrkun e Vranjes(pjes rethit e te Pustarekes dhe Jabllanicers,rrethi i leskocit,Polanica,Gerdelica,Masurica,Pqinja,Inogos htetj.),si dhe ne qarkune e Nishit e disa edhe ne at te Pirotit.Banore shqiptar kishe edhe ne vendet tjera,e sidomos ne qytete,si psh.ne Qupri,Paraqin,Uzhic,Krushec,Aleksinc,Karanovc(Kral eve) e deri te beogradi.
    Popullsia shqiptare ne trevat e Sanxhankut te Nishit, ishte e vendosur kryesisht ne keto vendbanime:
    -Alikinci,Alabana,Arbanashka,Arbanashci,Araqa,Hasan ovci;
    -Balltiqi,Barllova,Bajshtica e Eperme,Bajshtica e Poshtme ,Balinovci,Baca,Banjska,Bajqiqi,Bajqinca,Buci,Boro va,Banja e Repanjes,Bajqinovci,Bardyzi,Banja,Babviqevci,Babat ica,Babishevci,Banjabara,Bajra,Batushica,Barlova,B erila,Bedila,Bellanica,Belibregu,Bellotini,Bellobr egu,Bellanovci,Berxhika,Beselica,Berbatofci,Bellpo la,Belegu,Bubavci,Berjana,Beashtica e Poshtme,Binovci,Bllaca,Boka,Borovci,Borinci,Bojnik u,Bunovci,Bogujevci,bujanovci,Bugujevci(ne rrethin e Jabllanices),Buzhurana,Breznica,Bresternavi,Brallo va,Brajshori,Branina,bresi,Brezniqiqi,Breznica,Bul latovci,Buqinca,Bublica,Bufca,Burevica,Burinci,Bud eci,Bumbereku,Bullaini,Bukollrami,Bukozhani,Bukova gllava,bushtrani,Buqinca,Byqmeti i Eperm,Byqmeti i Poshtem,Byqmeti i Mesem,Bugunuvci;
    -Cervaneku,Cernoverni,Cerrcavci i Eperm,Cerrcavci i Poshtem,Cerrnatova;
    Ēestelina,Ēiftliku,Ēokoti,9nje ne qarkun e Nishit e nje ne Jabllanic),Ēukovci;
    -Dankoviqi,Devotini,Dedinca,Devqa e Eperme,degermeni,Dediqi,Dekutina,Deshullovci,Dedis hka,Dikovci,Dllugojnica,Dobratiqi,Debrejance,Dobra sheva,dobridolli,Dragideli,Dragusha e Eperma,dragusha e Poshtme,Dranica,Dragobuzhda,draganci,drevina,Dreno va,Drenci,Drenovci,Dubrava,Dubranja,Dubnica,Durnja ci,Dubova,Dugidelli,Dugolluka,Dublica,dukati,Druga levci,Dubulevi;
    -Gazdara,Gajtani,Gabinca,Graica,Granica,Gesolica,Ge gla,Gerguri(ne Jabllanic),Gerguri(ne rrethin te Prokuples),Gojnofci,Gopnja,Gollaku,Govori,Grabofci ,Gragoqevci,Grabovica,Gerbafci,Grebolica,Gllasovik u,Gllasnoviqi,Gradni,Gunjaraku,gurivica,Gubetini,g urgurofci,gurgurova,Gurgora;
    -Gjemnica,Gjelekari,Gjelekara,Gjaka e Eperme,Gjaka e Poshtme,Gjukella,gjorgjefci,Gjushica,Gjingjusha,Gj urkofci,Gjurefci,Gjikolli,Gjurgjefci;
    -Hergaja,Huruglica e Eperme,Huruglica e Poshtme;
    -Igrishta(e Vranjes),Igrishta( e Pusta Rekes),Ivankulla,Ivanja,Izumna;
    -Jabuqa,Jakofci,Jashanica e Eperme,Jashanica e Poshtme,Jellashinca;
    -Kamenica,Katundmorina(rrethi i Nishit),Komotena,Kumareva,Kallabofci,Katuni,Kacaba qi,Katiqi,Kapiti,Klaiqi,Klisurica,Konjufci,Koprani ,Konxheli,Korbevci,Kodra,Konjuva,Konjuhi,Kojqiqi,K oqane,Kremenata,Kertoku,Krivaqa,Krushevica,kerqmar a e Eperme,Kerqmara e Poshtme,Kovanlloku,Kutllovci i eperm,Kutllovci i Poshtem,Kuqi,krushevica,Kutllova,Kutllat,Kozmaqi,K oznica,Kordinci i Poshtem,Kordinci i Eperm,Kastrati,Kallabovci,Kalimanca,Koshareva,Konj ina;
    -Legatica,Lebofci,Levqa e Eperme,Lebana,leci,Leskovabara,Lepanja,Leboshtica, Letovnishte,Leturna,Lumeqi,Lepenica,lipovica,Lusha ;
    Llallinca,Llazalla,Llapashtica,Llozana,Llozna,Llop etinca,Llugiqi,Llumnica,Llukova,Llugari;
    -Manistirishta,Masurica,Magashi,Mazareqi,Maleivci,M akovci,Magova,Magarenja,marovci,maqedonci,Maqesten a,Magjera,Maqina,Maqkovci,Matarova,Matajevci i madh,Matajevci i Vogel,merqezi,Megja,Maqkovci,Mekishi,Merofci,Mesgr aja,Megjuana,mehanja,Mealica,Mernica,Medveci,(Merq a,Mellova,Merveshi,Mekishi,Meshica,Merkonja,Merlak u,Merkoviqi),te gjith keta emra ne kllapa jan me (e paza pas M),Megjurova,Milina,Miroqica,Mikullofci,Mikulani,M irovci,Miroshevci,Milivojci,Miskiqi,Mirosllavi,Mir inca,Mihalica,Molla e Kuqe,Momqilli,Mugosha,Muzaqa,Muqena,Muleviqi;
    -Novosella,Neredovci i Eperm,Neredovci i Poshtem,Negosavla,Novosella( nje ne qarkune e Toplices e nje ne at te vranjes),Neveda,Nelaku,Nesushta;
    -Orlishte,Orana,orlana,Oraqi,Obertinca,Obllaqina,Os trogllava,Obarda,Orashci;
    -Paqarada,Parada,Pasjaqa,Pasjaqa(Nish),Pavllovci,Pa llata,Pashici,Petrovci,pevatica,Perunika,Pestishi, pestini,Petrila,Pertata,Peqenci,Pokofci,Pervetica ,Peroshtica,Pllana e Madhe,Pllana e Vogel,Plakova,Plloqniku,perkatesishtPllashniku i Eperm,Pllashniku i Poshtem,Poterzhani,Popofci,Popova,Poturqoi,Pareqi, Pollomi,Pollomi(nje ne qarkun ee Vranjes e tjetri te Prokuples),Prebeza e Eperme,Prebeza e Poshtme,Prekoqna,Pretreshnja,Prekodelli,Prekedini, Prevallci,Preboji,Preseka,Prekopqellnika,Prekopuca ,Prekorogja,Prekashtica,Preobrazhenja,Preopollci,P iskala,Pishteva,Pustoshillova,Pustovojllovci,Pukov ci,Pupovica;
    -Qyqalla,Qunglla;
    -Radeci,Radovci,Rabovci,Rafuna,Rakovica,rashka,Rash ica,Rastelica,raqa,rasuhaqa,Ramabaja,Ramnishta,Rav nishori,Ravnareka,Rashevci,Rataji,rastavica,Ruman ovci,Raputofci,Rastavica,Rasturrula,ragjenovci,Rad inovci,Ramadeni,Relinci,Reqica e Eperme,Reqica e Poshtme(ne Toplic),Teqica e Leskovcit,Retkoceri i Eperm,Retkoceri i Poshtem,Resinci,Ribinci,Rudari,rukofci,Runjiku,Rub ofci;
    -Samakova,Sellova,Seoce,Sekicolli,seqinica,Selishta ,Sekiraqa,Sllavnica,Sllamniku,Sllabniku,Sllatina,S iarina,Slishani,Slivnica,Slivova,Simnica,Sinanova ,Sodarca,Skobari,Skoverqa,Statovci,Stublla,Stashil lova,Starasella,Starobanja,Surdulica,Suvidolli,Suv ojnica,Suvamorava,Sudimla,Svinjisishte,Sfirca,Svin jarina,Sfarqa e eperme,Sfarqa e Poshtme,Sagonjeva,Samarinci,Sagorjeva,Studenci,Spa nca,Smrdani,Stropska,Smiloviqi,Stullca;
    -Sharprinci,shahiqi,Shqrrlinci,Shahinovci,shatra e Eperme,Shatra e Poshtme,Sharci,Shanalluka,Shuliqi,perkatesisht Shylyshi,Shillova,Shipovci,Shishmanovci,Shirokonje va,Shulemaja,Shushnjaku,Shtullca;
    -Talirofci,Terstena,(Ternava e Poshtme,Ternave e Eperme,Ternava(Nish),terpeza,Terrha,Termkolli,Terb unja e Eperme,Terbunja e Poshtme,Ternavillazi) te gjith keta emra ne kllapa jan me e-paza pas T,Tena,Tihofci,Toqani,Toverlani,Toshi,topllaci,Top anica,Togaqevci,Treqaku,Trebinja,Tullari,(Jabllani c),Tullari(Prokuple),Tmava,Turjana,Tupalla,Tupalla (Nish),Turqica,Tubuzhde;
    -Umi,Uzllok,Ushi;
    -Vardeniku,Vardini,Vasiqevci,(Verbica,Verbova,Verbo vci,Vertopi) keta emra ne kllapa jan me e-paza pas V,Vrella,Vagermeni,Veqa,Vllasa e Eperme,Vuqaku,Vishesella,Vitosha,Vllahinja,Vllasa( e Prokuples),Vllasa(e qarkut te Vranjes),Vllahova,vova,Vojllovci i Eperm,Vodica,Vojiznova,Verbovci i Eperm,Vrezhina e Poshtme,Visoka,Vershefci,Vranovci,Vuqjaku,Vukojefc i,Vuqa,Vujanova,Vujiznova(Nish);
    -Zagragja,zaravinja,Zllatokoni,Zakishenje,Zuqa,Zlla ta,Zubuvci,Zebica;
    -Zhapska,Zhegrova,Zhdelova,Zhinipoyoku,Zhitorogja,Z huqa,Zhuqi.
    -Qytetet:Prokupla,Kushumlia,Leskoci,Vranja,Nishi,Sh arqoj-Sheherqoj(Piroti),Bellapallanka,Tėrni.
    Gjithsej:551 vendbanime.Mirpo ekzistojn edhe vendbanime te tjera.Numri i te cilave sillet rreth 700 vendbanime.
    Procesine e kolonizimit te trojeve shqiptare me elementin sllav dhe te shpernguljes me dhum te shqiptarve per realizuar transformimin e hartes etnike ne favor te vet,Serbia dhe Mali i Zi gjat periudhave me te reja historike,kane vazhduar te zbatojn sidomos nga vitet e Krizes Lindore(1875),respektivisht qe nga lufta ruso-turke(1877-1878),kur Serbia pushtoi Sanxhankun e Nishit,ku benin pjes edhe viset etnike shqiptare si ;Toplica,Kushumlia,Vranja,Masurica,Krahina e Leskocit,Prokupla etj.Serbia ushtroi nje gjenecit masiv ndaj popullsis shqiptare,qe u mbeshtet edhe ne forcat ruse.ushtaraket serb per te realizuar ket qelllim kishin perdorur mjetet me brutale te likuidimit fizik te shqiptarve duke mos kursyer as femijet,grat e pleqet.Mbi 35.000 shqiptar te moshave te ndryshme gjeten vdekjen nga zjarri i armeve,i bajonetave , nga djegjet per se gjalli,nga ngrirjet ne debor e akulli.Pati edhe shum nena te ngrira me foshnje ne gji.Pastaj ata plaqkiten,dogjen e shkaterruan shum fshatra shqipatre.Djegjet e shkatrrimet e shtepive te shqiptarve qen te pa llogaritshme gati te gjitha fshatrat shqiptare u ben shkrum e hine kulm te dimrit te ashper.vetem ne njeren nga lagjen e qytetit qene ber shkrum e hi 300 shtepi shqiptare.Grabitjet e pasurive ishin masive duke nisur qe nga stolit e deri te mobiljet,shtroj-mbuloj,veshjet,parat,drithrat,bulmetrat,bagtit etj.
    Kolonizimi dhe shfarosja e shqiptarve behej ne menyrat dhe metodat me mizore dhe me barbare,per qka deshmojn edhe vet serbet;
    “Disa familje shqiptare iknin dhe terhiqeshin ne lugin e lumit te Moraves Jugore,neper te ftoftit t madh,pran rruges neper gryken e Gerdelices deri te Vranja dhe Kumanova,shiheshin femij te hedhur dhe te vdekur dhe pleq te ngrir.terheqja ka qen tragjike,kuajt dhe qet terhiqeshin ngadale qerret neper borė,sepse qerre kishin pak.Disa femij te hedhur,te humbur apo gjysm te vdekur nga lodhja dhe uria kane qen te enjtur dhe te fryr si daullja,disa i linte shpirti ateher kur tanet i ushqenin ose pas ngrenjes”(Te dhenat nga Stefan L.Popoviq-Putovanje po Novoj Serbie,(Udhtimi neper Serbin e Re) Beograd,1950,fq.345).
    Shkrimtari serb Jovan Haxhivasileviq,shpjegon qellimet e qeveris serbe per pushtimin e territoreve ne Jug.Ai shkruan se debimi i shqiptarve u be me qellim”qe Serbia te behet shtet i paster nacional dhe te krijohet mundsi qe aksioni serb ne te ardhmen te drejtohet ka pjeset e Kosoves”.
    Me ndjekjen e shqiptarve disa fshatra ne ato an mbet plotesisht te shkreta,disa fshatrave nuk u diheshin emrat, sepse nuk kishte kush ti tregonte.Nga keto vise per nje koh te shkurter u be pastrimi etnik mbi 700 fshatrave e vendbanimeve shqiptare me nje popullsi rreth 300.000 veta.Ne vend te tyre u vendosen serbet dhe malazezet besnik te regjimit.
    Popullata e debuar shqiptare nga Sanxhaku i Nishit,kryesisht u vendos ne territorin e Kosoves se sotme,disa u vendosen ne territorine e maqedonis e shum prej tyre te mjer perfunduan jasht kosoves,pertej Bosforit,ne shkretetirat e Anadollit e me gjer.
    Disponojm edhe me te dhenat e fshatrave ne Kosovė,ne te cilat u vendosen kjo popullat.
    Per te dhane me teper,mund te gjeni tek libri:”KOLONIZIMI SERB I KOSOVES” te autori Jusuf Osmani.
    Debimi i shqiptarve nga Sanxhaku i Nishit 1877-1878 nga autori Dr.Sabit Uka.
    Vendosja dhe pozitat e shqiptarve ne Kosov,1878-1912 nga autori Dr.Sabit Uka.
    Duajeni njėri tjetrin.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812
    Po me befasoni me injorancen tuaj,ka 2 muaj qe e kam postuar dhe askush nuk e beri dhe nje shtes,nje emer sepaku,ne lidhje me kto te shperngulur,nje te dhen qfaredo ne lidhje me ket plag tonen.

    Ju lutem mos nguroni,futni te dhena nese kini,mos i hudhni temat,me rendesi ne hares,haresa esht krimi me i madh qe mund tju behet ketyre njerzve,qe u debuan nga vatrat e tyre shekulloire.

    Me te mira Bela.
    Duajeni njėri tjetrin.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mexiro
    Anėtarėsuar
    01-01-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    14

    Cool Ju lumte...

    Bela...

    E lexova artikullin tuaj edhe me pelqeu shume. githashtu edhe mua vjen shume keq qe shqipteret rrine kaq indiferente kundrejt nje historie kaq te lashte.
    Une gjithashtu kam nje shkrim ne forumin :
    shkenca => psikologji, filozofi, sociologji.
    nje shkrim mibi patriotizmin shqiptar, thjesht vetem disa mendime te mia ne qoftese jeni i/e intesuar mund ta lexoni
    Gjithashtu do te shkruaj ketu ne kete vend per Masakrat e serbeve kuner popullit Shqiptar ne Luften e pare blallkanike.


    Faleminderit, shqiperi ka ne voje perr nje persn si ju ....
    Me respekt

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    SHPĖRNGULJA E MUHAXHIRĖVE SHQIPTARĖ NGA SANXHAKU I NISHIT NĖ KOHĖN E LIDHJES SĖ PRIZRENIT (1877—1878)

    Nė disa kaza tė Sanxhakut tė Nishit, sidomos nė atė tė Prokuples dhe tė Kurshumlisė, shumicėn e popullsisė e pėrbėnin shqiptarėt. Nė kohėn e depėrtimit tė ushtrisė serbe nė kėtė rajon gadi tė gjithė shqiptarėt u shpėrngulėn nė Kosovė, Maqedoni, Turqi dhe nė vende tė tjera...

    Emin Pllana

    ...Lidhja e Prizrenit nė vendimet e para nė Kararname (Librin e vendimeve) kundėrshtonte dhe protestonte pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nga sanxhaku i Nishit.

    Nė kohėn e Krizės sė madh lindore 1875—1878, nė Gadishullin Ballkanik u bėnė ndryshime tė mėdha shoqėrore politike dhe etnike.
    Krahas me kryengritjen boshnjako-hercegovase kundėr Perandorisė Osmane u ngritėn edhe shqiptarėt, maqedonėt, bullgarėt dhe popujt tjerė. Ēėshtja lindore angazhoi fuqitė e mėdha edhe shtetet ballkanike, tė cilat donin t'i realizonin interesat e tyre nė provincat e Turqisė Evropiane.

    Me shpalljen e Kushtetutės turke nė dhjetor tė vitit 1876, ndėrpreu punėn Konferenca e ambasadorėve nė Stamboll, ndėrsa pėrfaqėsuesit e diplomacisė evropiane vazhduan punėn nė Londėr, ku, nė bazė tė vendimeve tė marra nė Stamboll, hartuan Protokollin e Londrės me tė cilin fuqitė e mėdha e detyronin Portėn e Lartė qė tė zbatonte reforma nė disa provinca evropiane. Pasi Porta e Lartė me 31 mars tė vitit 1877 refuzoi Protokolin e Londrės, Rusia vendosi, pa pjesėmarrjen e fuqive tjera, ta zgjidhte ēėshtjen lindore dhe tė hynte nė luftė kundėr Perandorisė Osmane. Pėr qėllimet e Rusisė Gorēakovi me anėn e njė qarkorje i bėri me dije fuqitė e mėdha. Kėshtu, Rusia nė emėr tė „pėrmirėsimit" tė pozitės sė tė krishterėve qė ishin nėn sundimin turk, mė 24 prill 1877 hyri nė luftė kundėr Turqisė. Kriza Lindore kėshtu hyri nė fazėn mė kritike.

    Qysh nė fillim, ushtria turke e papėrgatitur u thye pas kapitullimit tė Osman Pashės nė Plevne. Ushtria ruse nė fillim tė janarit 1878 hyri nė Sofje, pastaj nė Edrene dhe rrezikonte Stambollin. Nė anėn e Rusisė pėrsėri hynė nė luftė Mali i Zi, Serbia dhe Rumania. Ushtria serbe zhvillonte operacione luftarake nė sektorin Nish, Prokuple, Vranjė, Leskovc dhe Pirot. Nė fund tė vitit 1877 dhe nė fillim tė vitit 1878 ushtria serbe e ēliroi gjithė territorin e Sanxhakut tė Nishit, nė tė cilin qė me kohė jetonin shqiptarė, serbė, ēerkezė, turq, romė, grekė, cincarė dhe hebrej. Nė disa kaza tė Sanxhakut tė Nishit, sidomos nė atė tė Prokuples dhe tė Kurshumlisė, shumicėn e popullsisė e pėrbėnin shqiptarėt. Nė kohėn e kėtyre luftrave dhe tė depėrtimit tė ushtrisė serbe nė kėtė rajon gadi tė gjithė shqiptarėt u shpėrngulėn nė Kosovė, Maqedoni, Turqi dhe nė vende tė tjera.

    Nė rajonin e sanxhakut tė Nishit shqiptarėt bashkė me serbėt dhe popujt tjerė ishin, nėn sundimin e Perandorisė Osmane, tė nėnshtruar dhe tė eksploatuar si tė gjithė popujt e tjerė te Perandorisė. Nė kushtet e sistemit feudal ēifligar shtresėn e pasur e pėrbėnin spahinjtė-ēifligarė, tė shumtėn me origjinė turke por kishte edhe njė numėr shqiptarėsh dhe serbėsh. Shtresat e gjera ishin nė pozitė tė vėshtirė ekonomike, sepse kishin detyrime tė mėdha ndaj shtetit dhe zotėrinjve tė tyre.

    Serbėt, shqiptarėt dhe popujt e tjerė nė rajonin e sanxhakut tė Nishit, jetonin nė marrėdhėnie tė mira, gjė qė e vėrtetojnė shumė burime dhe njerėzit apo pasardhėsit e muhaxhirėve tė hikur nė atė kohė. Ata pohojnė se nė Kurshumli, Prokuple, Leskovc, Vranje dhe vende tė tjera, shqiptarėt jetonin nė marrėdhėnie tė mira me popullsinė serbe dhe se kurr nuk kishin qene nė grindje, pėr-kundrazi dhe e ndihmonin njeri-tjetrin. Branisllav Nushiqi nė njė vend shkruan: „... ėshtė e kotė se as ēerkezi dhe as shqiptari tė dėbuar nga Serbia nuk e ndiejnė veten nė Kosovė si nė shtėpitė e tyre tė vjetra. Tė gjithė muhaxhirėt vajtojnė pėr vendet e tyre tė vjetra".1

    Pėr numrin e shqiptarėve tė cilėt kishin jetuar nė kazatė e Sanxhakut tė Nishit, tė Prokuples, tė Kurshumlisė, tė Nishit, tė Leskovcit, tė Pirotit dhe tė Vranjės ekzistojnė shėnime dhe statistika tė ndryshme, tė cilat janė mjaftė kontradiktore. Nga administrata turke kanė mbetur shėnime sipas tė cilave popullsia ndahej nė baza tė konfesionit fetar nė tė krishterė dhe myslimanė. Disa shėnime statistikore serbe, bullgare dhe tė shteteve tė tjera janė tė ndryshme dhe jo reale, kurse nė disa burime gjermane apo angleze numri i shqiptarėve paraqitet shumė mė i madh.

    Sipas shėnimeve tė Vidosava Nikoliq-Stojanēeviqit numri i shtėpive dhe i banorėve nė kazatė e mytesarifllekut (sanxhakut) tė Nishit kapte: Nishi kishte 3500 shtėpi tė krishterėsh dhe 2000 shtėpi turko-shqiptare, Piroti 3000 shtėpi te krishterėsh dhe 400 shtėpi turke, Leskovci 2500 shtėpi te krishterėsh dhe 1000 shtėpi turko-shqiptare, Prokupla 140 shtėpi te krishterėsh e 650 shtėpi turko-shqiptare, Tėrni 300 shtėpi te krishterėsh dhe 15 shtėpi tur-ke, Vranja 2500 shtėpi te krishterė dhe 800 shtėpi turko-shqiptare dhe Kurshumlia me 150 shtėpi shqiptare.2 Sipas Nikolla Piliqit dhe shėnimeve tė tij nė veprėn „Oslobodenje juzne Srbije 1877— 1878" Beograd, 1977 fq. 232 Toplica nė prag tė ēlirimit kishte 18333 banorė, nga tė cilėt: Rrethi i Prokuples 10825 (4618 serbė,6207 turq dhe shqiptarė); Rrethi i Kosanicės 6708 banorė (757 serbė, 5951 shqiptarė e turq) si dhe 800 ēerkezė. Vidosava dhe Nikolla bėjnė gabim kur popullsinė shqiptare e pėrziejnė me atė turke, bile e konsiderojnė si njė popull me pozitė krejt tjetėr dhe mė tė mirė se populli serb. Dihet mirėfilli se populli shqiptar nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt me turqit qė ishin pushtues dhe se ishin nė pozitė tė njėjtė me popullin serb, bile herėherė edhe nė pozitė mė tė vė-shtire, sepse nuk kishin tė drejtė shkollimi nė gjuhėn amtare. Shqiptarėt nuk ishin tė privilegjuar nėn sundimin e tė huajve. Tė privilegjuar mund tė ishin disa individė apo njė shtresė e pasur, e pėrbėrė prej shqiptarėsh e serbėsh. Popullsi turke mė tepėr kishte nė Nish dhe nė Pirot, ndėrsa nė kazanė e Prokuples, tė Kur-shumlisė, tė Leskovcit dhe tė Vranjės shumicėn e popullsisė turke si e quajnė autorėt e pėrmendur, e pėrbėnin shqiptarėt, meqė nė'kėto kaza kishte shumė mė pak turq, bile vetė Vidosava Nikoliq-Stojanēeviq thekson se nė qytete, nė tė shumtėn e rasteve dominonte popullsia qė i takonte gjuhės shqipe, perveē Nishit dhe Pirotit, ku flitej mė tepėr turqisht por edhe shqip, ndėrsa nė Vranje e Leskovc flitej paralelisht turqisht dhe shqip, ndėrsa nė Prokuple dhe Kurshumli popullsia myslimane fliste vetėm shqip.

    Sipas regjistrimit qė e beri qeveria serbe mė 1 shkurt tė vitit 1878 kazaja e Prokuples kishte 51 fshatra me 1049 shtėpi serbe, 22 fshatra tė pėrziera me popullsi serbe dhe shqiptare (822 shtėpi shqiptare dhe 858 shtėpi serbe), 74 fshatra me popullsi thjesht shqiptare me 1538 shtėpi (pėr 14 fshatra nuk jepen shėnime). Pėr kėto 14 fshatra mė vonė ėshtė vėrtetuar se kishin 245 shtėpi shqiptare, qė do tė thotė se sipas regjistrimit gjithsejt kishte 1783 shtėpi shqiptare.3 Sipas Vidosava Nikoliq-Stojanēeviqit 51 fshatra kishin popullsi thjesht serbe. Ajo nė librin e vet i sjell edhe emrat e fshatrave. Mirėpo sipas mbiemrave tė muhaxhirėve shqiptarė tė ardhur nė Kosovė shihet se fshatrat qė i konsideron Vidosava tė banuara me popullsi serbe ishin tė banuara edhe me shqiptarė. P. sh. Breznicėt kanė ardhur nga fshati Breznica, Devqėt nga fshati Devqa e Poshtme dhe e Epėrme, Kostanicėt nga fshati Kosta-nica, Lepajėt nga fshati Lepaja, Pojatėt nga Pojata, Reēicėt nga Reēica etj.4

    Sipas Jovan Haxhivasileviqit Prokupla me rrethinė kishte 2504 shtepi shqiptare, 74 shtepi turke dhe 2031 shtėpi serbe, Kur-shumlia 1956 shtėpi shqiptare, 572 shtėpi serbe, ndėrsa Pusta Reka 1539 shtėpi shqiptare, 638 shtėpi serbe dhe 60 shtėpi rome.5 Radoslay L. Pavlloviq thekson se prej 81 fshatrave (pėr 16 fshatra nuk ekzistojė shėnime) nė Kosovė janė shpėmgulur 1867 shtėpi.6 Ndėr-sa Jovan Cvijiqi pohon se nė Kosovė janė shpėrngulur afro 30.000 shqiptarė.7

    Sipas shėnimeve tė Karl Saxit nė Sanxhakun e Nishit, pėrkatesisht nė kazanė e Leskovcit ishin 24.000 myslimanė (shqiptarė) dhe 22500 orthodoksė (serbė), nė kazanė e Kurshumlisė 19.000 my slimanė, dhe 1500 ortodoksė, nė kazanė e Prokuples 15.000 myslimanė dhe 9500 ortodoksė, nė kazanė e Vranjės 25000 myslimanė dhe 60500 ortodoksė.8 Sipas Dr Aristides Roukis kazaja e Vranjes kishte 23000 shqiptarė dhe 60500 serbė.9

    Nė raportin e konsullit anglez Blunt dėrguar Marquis of Salisbury me 10 maj 1880 nga Selaniku bashkė mė raportin e Z. Alvares dėrguar Bluntit, flitet pėr pozitėn e muhaxhirėve dhe nu-mrin e tyre. Nė raport pėrveē tė tjerash shkruan: „Qėndrimin tim tė vėnė nė Prishtinė dhe nė Shkup e shfrytėzova pėr tė marrė informata pėr sa i pėrket gjendjes nė pėrgjithėsi nė kėtė Vilajet. Nė bisedėn e parė me Valiun e Kosovės shkelqėsia e tij, duke referuar pėr gjendjen e muhaxhirėve ose refugjatėve myslimanė nga Kurshumlia, Prokupla dhe nga vendet e tjera, territore kėto tė pėrvetėsuara tani vonė nga Serbia pėr shkak tė artikujve tė Traktatit tė Berlinit, deklaroi se tani ata paraqesin vėshtirėsinė kryesore tė tij. Numri i tyre, i cili vlerėsohet prej 90.000 gjer mė 100.000 dhe vendosja kryengritėse e shqetėsuan shumė dhe puna pėr t'u trajtuar ata nė rregull ėshtė tepėr e vėshtirė.. .".10 Si shi-het numri i shqiptarėve tė emigruar nga mytesarifllėku i Nishit nė kėtė raport paraqitet shumė mė i madh se sa theksohet tek J. Cvijiqi, Pavlloviqi dhe disa tė tjerė.

    Nė njė raport dėrguar nga konsulli i pėrgjithshėm i Turqisė thuhet se para aneksimit tė qytetit tė Nishit nga Serbia, nė qytet kishte 300 shtėpi me 1500 shqiptarė. Shtėpitė ishin pronė e shqip-tarėve tė pasur. Prej tyre — theksohet nė raport — me ardhjen e ushtrisė serbe vetėm 20 vetė i shitėn shtėpitė dhe pasuritė e tyre dhe u shpėrngulėn nė Turqi, ndėrsa tė tjerėt u mbyllėn nė kėshtjellėn e qytetit. Pas hyrjes sė ushtrisė serbe nė qytet, ata u kthyen nė shtėpitė e tyre pasi muarėn premtimet se pushteti i ri do tė kursente jetėn dhe pasurinė e tyre. Nė raport theksohet se edhe kėta shqiptarė qenė detyruar tė shpėrnguleshin.

    Shqiptarėt e vendeve tė tjera tė rajoniit tė Leskovcit, tė Prokuples dhe tė Kurshumlisė ishin shpėrngulur para hyrjes sė ushtrisė serbe — thuhet nė raport. Pėr shkak tė njė qėndrimi tė tillė tė pushtetit serb dhe bullgar, shqiptarėt u detyruan t'i lėshonin vendet e tyre. Nė raport jepen edhe tri tabela me emrat, numrin e banorėve dhe numrin e shtėpive. Leskovci me rrethinė kishte 88 fshatra me 3320 shtėpi, prej tė cilave 1248 ishin shkatėrruar. Pastaj kishte 20677 banorė prej tė cilėve 2149 i kishin lėshuar shtėpitė e tyre. Sipas tabelės sė tyre, Prokupla kishte pasur 73 fshatra me 1771 shtėpi, shumica prej tė cilave ishin djegur apo rrėnuar, qė kishin pasur 13.230 banorė, prej tė cilave 12.875 kishin ikur duke lėnė pasuritė e tyre. Sipas tabelės sė tretė kazaja e Kur-shumlisė kishte 67 fshatra me 1531 shtėpi. Numri i shqiptarėve qė kishin ikur dhe kishin lėnė pasuritė e tyre kapte 12.480. Num-ri i pėrgjithshėm i fshatrave tė lėshuara nga shqiptarėt arrinte 228, 6522 shtėpi dhe 46.477 banorė.11

    Se sa i madh ishte numri i shqiptarėve tė shpėrngulur flitet nė raportin e Bluntit pastaj edhe nė disa raporte tė tjera. Sipas statistikės zyrtare tė Serbisė tė vitit 1879 nė Leskovc kanė mbetur vetėm 154 shtėpi myslimane me 825 banorė qė do tė thotė jane shpėrngulur 846 shtėpi. Nė Leskovc qė ka pasur 5000 e mė tepėr banorė myslimanė kanė mbetur vetėm 825, prej tyre 400 myslima-nė, (shqiptarė) 120 turq dhe 280 romė.12 Sipas F. Kanitzit nė vitin 1884 me rastin e kalimit tė tij pėrseri nėpėr Leskovc prej 900 shtė-pive me 4500 banorė myslimanė kanė mbetur vetėm 60 banorė nė 15 shtėpi.13

    Nė regjistrimin e mėvonshėm nė kazanė e Pirotit janė gjetur vetėm 159 shtėpi myslimane me 638 banorė qė do tė* thotė tė tjerėt janė shpėrngulur. Sot nė rrethet e Bujanovcit, tė Preshe-vės, nė Kumanovė dhe vende tė tjera gjenden muhaxhirė shqip-tarė tė ardhur nga kazaja e Pirotit dhe Nishit. Sipas statistikės nė kazanė e Prokuples nė fshatra kanė qenė 2481 shtėpi turke dhe shqiptare kanė mbetur, vetėm 978 banorė shqiptarė. Nė burime theksohet se 750 shtėpi janė krejtėsisht tė pabanuara, ndėrsa pėr njė numėr tė madh tė fshatrave nuk ka shėnime sepse janė tė zbrazta. Nė komunėn e Balinovcit theksohet se tė gjitha shtėpitė shqiptare janė djegur.14 Nga rajoni apo kazaja e Kurshumlisė pėr-veē disa fshatrave tė Jabllanicės, tė gjithė shqiptarėt janė shpėr-ngulur. Shqiptarėt e kazasė sė Vranjės janė shpėrngulur nė drej-tim tė Preshevės, Bujanovcit, Kumanovės, Shkupit dhe nė vendet tjera nė Maqedoni.

    Nė bazė tė shėnimeve tė pėrmendura mund tė themi se nga kazaja e Prokuples, Leskovcit, Nishit, Vranjes, Kurshumlisė dhe Pirotit numri i shqiptarėve tė shpėrngulur nė Kosovė, Maqedoni, Turqi dhe vende tjera ka qenė shumė mė i madh. Nė qoftė se bazohemi vetėm nė shėnimet nė tė cilat mbėshtetet Vidosava Nikoliq-,Stojanēeviq, Jovan Haxhivasileviq, Saxi dhe disa tė tjerė shifet se nė kazanė e Nishit kishte 2000 shtėpi myslimane, tė Pi-rotit 800 shtėpi, tė Leskovcit 1000 shtėpi, Prokupjes 2504 shtėpi, Kurshumlisė 1950 shtėpi, dhe nė kazanė e Vranjes 25.000 shqiptarė qė do tė thotė afro 10.000 shtėpi. Nėqoftė se ēdo shtėpi kishte mesatarisht 6—8 antarė, numri i shqiptarėve tė shperngulur do tė arrinte deri nė 80.000. Nė njė raport theksohet se Maqedonia ishte ndėr krahinat ku nė vitet 1877—1878 ishin grumbulluar shu-mė emigrantė. Njė pjesė e popullsisė turke, qė do tė thotė edhe shqiptare, pėrkatėsisht shumica e saj pas rėnies sė krahinės sė Nishit dhe Leskovcit nėn sundimin serb u grumbullua nė vilaje-tin e Kosovės dhe tė Selanikut. Nė stinėn e dimrit tė vitit 1877— 1878 numri i emigrantėve qė pėrfshiu kėto dy vilajete ishte afėr 300.000 veta. Gjatė vitit 1878— nėpėrmjet tė Selanikut njė numėr i emigrantėve u dėrgua nė Anadoll dhe Siri. Nė raport theksohet se me dhėnien e disa territoreve Malit tė Zi numri i emigrantėve u shtua mė tepėr. Sipas pohimit tė dokumentave tė lartpėrmendura shihet se nė fillim tė dimrit tė vitit 1878—1879 nė Maqedoni ende gjenden 60.000 familje tė emigrantėve turq.15

    Pėr shkaqet e shpėrnguljes sė shqiptarėve nga sanxhaku i Nishit ka mendime tė ndryshme. Me Paqen e Shėn Stefanit me 3 mars 1878 Rusia krijoi Bullgarinė e Madhe, Serbia duhej tė zgjerohej nė drejtim tė Novi Pazarit kah Kosova me njė pjesė tė territorit tė Sanxhakut tė Prishtinės. Kongresi i Berlinit ndryshoi Vendimet e Shėn Stefanit. Nė Kongres Austro-Hungaria arriti qė t'a largojė Serbinė nga Sanxhaku i Novi Pazarit dhe rajoni i sanxhakut tė Prishtinės, por definitivisht asaj iu dhanė kazatė e sanxhakut tė Nishit me Nishin, Pirotin, Prokuplen, Kurshumlinė dhe Vranjen, rajone tė banuara dhe me shqiptarė, tė cilėt u shpėrngulėn nė kiishte tė vėshtira.

    Monarkia e Danubit nė, Kongresin e Berlinit kėrkoi me kėmbėngulje qė Serbia tė zgjerohet nė juglindje duke i dhėnė territorin e Sanxhakut tė Nishit nė vend tė territorit tė Sanxhakut tė Novi Pazarit dhe tė nje pjese tė Sanxhakut tė Prishtinės, qė ia kishte dhėnė Rusia me Paqen e Shėn Stefanit.Austro-Hungaria e konsideronte Vilajetin e Kosovės si territor tė zonės sė vetė tė influencės/6 prandaj donte qė ta largonte Serbinė nga kjo trevė. Si duket princ Millani e kishte pėlqimin e Monarkisė dhe duart e lira qė pa kushte dhe me forcė t'i shperngulte shqiptarėt nga rajoni i sanxhakut tė Nishit. Nuk ka burime tė sakta qė flasin pėr njė marrėveshje tė tillė tė Serbisė dhe tė Austro-Hungarisė, por nė bazė tė disa raporteve tė tjera shihet se pėr njė shpėrngulje tė tillė masive pėrgjegjėsia u mbetet Qeverisė serbe dhe asaj austro-hungareze. Princ Millani pėr tė realizuar kėtė qėllim gjeti pėrkrahjen e Austro-Hungarisė. Ai dėshronte qė Sėrbia tė bėhej njė shtet me popullsi thjesht serbe, e aq mė tepėr kur frigohej nga kombinimet e Puqive tė Mėdha dhe nga mundėsia e kthimit tė sundimit turk nė kėto rajone. Nė anėn tjetėr diplomacia austro-hungareze e nxiti princ Millanin qė t'i shpėrngulte me forcė shqiptarėt me qėllim qė tė krijonte njė bazė antagonizmi nė mes tė serbėve dhe shqiptarėve qė nė tė ardhmen tė likuidojė mundėsitė e afrimit politik midis ketyre dy popujve, pastaj tė likuidojė pretendimet e Sėrbisė ndaj vilajetit tė Kosovės tė cilin e kishte nė planet e saj pushtuese. Prandaj Austro-Hungaria dėshi-ronte qė ta orientonte Sėrbinė kah juglindja sa mė larg Vilajetit tė Kosovės.17 Austro-Hungaria e pėrkrahur nga Gjermania dėshironte qė nė Kosovė tė krijonte njė popullsi armiqėsore ndaj Ser-bisė, pėr t'i penguar aspiratat e saja nė kėtė drejtim. Qėllimet e Austro-Hungarisė ishin identike me aspiratat dhe motivet kryesore tė Qeverisė serbe, e cila, pa menduar pėr pasojat, ndėrmori njė hap tė tillė. Austro-Hungaria dhe Serbia donin tė paralizonin kėrkesat e Portės sė Lartė qė mund tė shtroheshin nė Kongresin e Berlinit pėr t'i kthyer disa krahina qė i humbi nė fushėn e luftės e sidomos ato vende qė ishin me popullsi myslimane. Nė kėtė rast ajo mund tė kėrkonte kthimin e territorit tė Sanxhakut tė Nishit, dhe mbėshtetej nė popullsinė myslimane (shqiptare), tė cilėn e konsideronte si popullsi tė veten.

    Princ Millani, qysh nė fillim tė luftrave edhe mė parė, e kishte pėr qėllim shpėrnguljen e shqiptarėve nga ky rajon.Qeveria Serbe pėr tė realizuar qėllimet e veta qysh nė kohėn e luftės sė parė tė pasuksesshme mė 1876 ndėrmori masa qė ta pengonte largimin e popullsisė serbe nga rajonet e luftės. Nė njė shkresė nė lidhje mė tė emigruarit nga krahina e luftės 1876—1877 drejtuar tė gjithė udhėheqėsve shtėterorė tė qarqeve dhe tė Be-ogradit shkruhet: „Interesi i popullit serb ėshtė qė tanėt mos t'i lėshojnė shtėpitė e tyre nė Turqi dhe tė kalojnė tek ne, sepse nė vendet e tyre do tė vendosen ēerkezėt dhe shqiptarėt".. .18 Se sa i interesuar ishte princ Millani pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nga ato vende mė se miri shihet se si deri nė fund kur caktohej vija e demarkacionit nė mes tė Serbisė dhe tė Turqisė, pastaj edhe vi-ja luftarake definitive tė shumtėn qėndronte nė Nish, prej nga e ndiqte situatėn dhe shpėrnguljen e shqiptarėve.

    Shqiptarėt janė shpėrngulur nė kushte shumė tė vėshtira nė dimėr tė viteve 1877—1878, masivisht, kanė lanė shtėpitė dhe gjėnė e gjallė, me fėmij nė dorė, kėmbė pa ushqim, zbathur e zhve-shur. Pasardhėsit e parė tė muhaxhirėve gjithnjė e kanė nė kujtim shpėrnguljen e tyre dhe pohojnė se me rastin e hikjes se disa kanė harruar edhe fėmijėt e vegjėl nė djep. Shpėrngulja ishte e tmerrshme dhe e vėshtirė. Shumė prej tyre janė ngrirė nga tė ftoftit dhe kanė vdekur gjatė rrugės. Me rastin e hyrjes tė ushtrisė serbe nė disa pjesė tė territoreve tė ēliruara janė gjetur shumė vendbanime tė zbrazta dhe krahina tė tėra.19 Shpėrngulja e tyre fillon qysh nė luftėn e parė tė pasuksesshme me 1876 dhe gjer nė fund tė vitit 1878 e edhe mė vonė. Nė njė raport shkruhet se nė krahinėn e nahijes sė Leskovcit me rastin e depėrtimit tė ushtrisė serbe nė „Pustoreēki arnautlluk" kanė qenė 53 fshatra shqiptare me 2700 shtėpi, tė cilat kishin mbetur vendbanime tė shkreta pa banorė, pėrveē ndonjė familjeje shqiptare qė kishte ikur nė mal.20 Nė rregullimin e ri administrativ kėto fshatra nuk janė pėrfshirė nė asnjė komunė, sepse nė to nuk ka banuar askush.

    Pėr mėnyrėn e shpėrnguljes sė shqiptarėve njė mėsues i atėhershėm i Leskovcit, Josif H. Kostiqi shkruan: „ka pasur shumė turq tė cilėt zhveshur e zbathur, nėpėr tė ftoftit mė tė madh tė dhjetorit, nėpėr borė i lanė nė Leskovcė shtėpitė e tyre me plotė gjėra. Atė natė shumė fėmijė me qerre apo nė djep nė krahėt e nėnave kanė vdekur nga tė ftoftit e madh deri sa familjet turke kanė hikur pėrgjat luginės sė lumit Morava nėpėr tė ftoftit mė tė madh. Pranė rrugės gjatė grykės sė Gėrdelicės, deri ke Vranja dhe Kumanova, nga janė tėrhequr familjet turke shihen fėmijėt e hudhur, tė vdekur, dhe pleqtė e ngrirė. Tėrheqja ishte tragjike, buajt dhe qetė i tėrhiqnin ngadalė qerret nėpėr borė, e saja kishte pak.. .".21 Nė disa raporte dlie akte tė pushtetit te ri theksohet se shqiptarėt gjatė shpėrnguljes e kanė plaēkitur popullsinė serbe. Nga shenimet e Josif H. Kostiqit shihet mė sė miri se sa kishin mundur shqiptarėt tė plaēkisin pasurinė e tė tjerėve.22 Kėtė e vėrteton edhe mė mirė njė raport tjetėr, nė tė cilėn shkruhet: „nga ushtarėt tanė tė cilėt i ndiqnin turqit pas thyerjes sė tyre nė Gėrdelicė, nė Pirot dhe Vranje, kam ndėgjuar se kanė hasur nė grupe tė tė hikurve tė turqve ne gjendjen mė tė mjerė, atė qė kishin marrė nga pasuria me vete pėr ta shpėtuar e kishin hudhur rrugės pėr tė ikur mė lehtė. Shumė shtazė nga lodhja dhe uria janė gjetur gjatė rrugės tė ngordhura, ose nga akulli dhe rrėshqitja, tė copėtuara. Fėmijė tė hudhur, tė humbur ose gjysmsė tė vdekur nga lodhja dhe uria. Disa ishin tė enjtur dhe tė fryrė. Disa i lėshonte shpirti atėherė kur tanėt i ushqenin, apo kur ysh-qimin nė vedi e merrnin.. . 23

    Nė pozitė edhe mė tė vėshtirė ishin shqiptarėt qė nuk kishin mundur tė shpėrngulen me kohė. Nė njė raport tė administratės tė pushtetit tė ri serbė shkruhet: „Sot erdhi Sali Rika i parė i fshatit Pllana e Madhe nė nahijen e Prokuples dhe tha: nė fshatin tim ka mė teper se 100 shtėpi vetėm shqiptarė. Me ardhjen e ushtrisė serbe nė kėtė anė i gjithė fshati ėshtė shpėrngulur nė hikje dhe askush nuk e ka kundėrshtuar me armė ushtrinė serbe. Tash nė kėtė kohė tė ftohtė fėmijtė nė male do tė vdesin nga acari. Unė qė kam ardhur nė pushtetin serb i lutem qė mos t'i shqetėsojė familjet e tyre, tė cilėt do tė kthehen nga mali nė shtėpitė e tyre, e unė pėr tė gjithė ata tė cilėt i ndėgjojnė kėshillat e mia dhe bashkė me mua do t'i pėrkulen pushtetit serb, garantoj me jetė dhe me pasurinė time".24 Pėr t'i garantuar mė mirė pushtetit Sali Rika solli me vedi edhe dy dėshmitarė: Mehmed Aliun edhe Mahmut Berrallėn. Kjo do tė thotė se nė fshatin Pllanė e Madhe edhe pasi kishte hyrė ushtria serbe kishin mbetė nė male shumė familje tė hikura shqiptare. Mirėpo mė vonė, nė tėrritorin qė shtrihet nė mes tė Kurshumlisė dhe tė Prokuples nuk ka mbetur asnjė shqiptar, sepse qenė detyruar ta lėshonin vendin dhe tė shpėrnguleshin nė drejtim tė Kosovės. Nga raporti shihet se shqiptarėt nuk e kanė kundėrshtuar ushtrinė serbe me armė, si e theksojnė disa historiografė tė mėparshėm.

    Pėr pozitėn e vėshtirė tė muhaxhirėve shqiptarė dhe pėr ata qė kishin mbetur, nė njė raport dėrguar Marquis of Salishury me 26 nėntor 1878 shkruhet: „Dėgjoj se kohėve tė fundit Qeveria Serbe po sillet me egėrsi tė madhe dhe tė panevojshme, mizorisht ndaj shqiptarėve nė krahinat e dorėzimit. Nėse informata ime ėshtė e saktė dhe kam plot arsye tė besoj se ėshtė e tillė, banorėt paqedashės dhe punėtorė nė mbi 100 fshatra shqiptare nė luginėn e Toplicės dhe tė Vranjės u dėbuan nga serbėt nė mėnyrė tė pamėshirshme nga konaqet e tyre. Qė nga fillimi i kėtij viti kėta njerėz fatkėqinj janė duke shtegtuar poshtė e lart, duke vuajtur nga uria nė vendin e egėr pėrtej kufirit tė ri serb. Ata nuk kishin leje tė mbledhin te lashtat e tokės sė tyre, tė cilat korreshin nga ushtarėt serbė mė gjithqė hėrėpasherė dėrgonin delegatė dhe shumė peticione Qeverisė Serbe duke i ofruar nė mėnyrė pėrulėse nėnshtrimin e tyre dhe duke premtuar se do tė bėhen tė nėnshtruar besnikė tė princit Millan.25 Nė njė letėr datuar mė 24 korrik 1879, si duket shkruar nga M. Obrenoviqi dėrguar J. Ristiqit pėrveē tė tjerash thuhet, se me rastin e vizitės nė Qarkun e Toplicės gjithė treva (krahina) prej Merdari deri ke Prokupla ėshtė e zbrazėt, dhe duhet tė bėhėt e banuar. Do tė jetė vėshtirė — thuhet nė letėr tė popullohet ana e djathtė e Toplicės derisa mos tė zgjidhet ēėshtja e kthimit tė shqiptarėve, sepse ata kanė qenė kryesisht atje me vendbanime. Ana e majtė e Toplicės ėshtė e banuar dobėt gjithashtu ka vetėm 3—4 shtėpi. Ėshtė e nevojshme qė ato vende tė banohen me popullsi tė krishterė, e cila mė vonė do tė shėrbente si mburojė kundėr depėrtimit tė popullsisė shqiptare. Nė letėr shifet se M. Obrenoviqi shprehet kundėr kthimit te shqiptarėve, bile thekson se Z. Gould shpesh e mėrzit nė lidhje me ēėshtjen e kthimit tė shqiptarėve nė vendet e tyre. M. Obrenoviqi nė letėr shfaq gėzimin qė turqit e kane zakon tė vonohen nė bisedime nė lidhje me pagimin e damshpėrblimit si dhe tė pasurisė sė muha-xhirėve shqiptarė.26

    Qeveria Serbe qysh nė fillim tė janarit tė vitit 1878 e nxorri ligjin e pėrkohshėm pėr rregullimin dhe banimin e krahinave tė zbrazura. Pėr krahinat e zbrazura kanė qenė tė interesuar tė hikurit e krahinave ende tė paēliruara nga turqit, pastaj edhe ata tė cilėt muarėn pjesė nė Luftėn e parė dhe tė dytė, banorėt nga rrethina e Knjazhevcit, Krushevcit, Ak Pallankes, Pirotit nga Novi Pazari dhe tė disa krahinave tė largėta jashtė kufijve tė principatės serbe, tė cilėt filluan nė masė tė vinin nė viset e zbrazura e nė pasuritė e lėshuara duke kėrkuar nga pushteti leje pėr vendosje, ose vendoseshin vetė pa lejen e pushtetit.27 Nė njė telegram nr. 23 datuar me 21 shkurt 1878 dalė nga administrata e Prokuples dhe Nishit e dėrguar anėtarit tė Qeverisė, ministrit tė arsimit dhe tė ēėshtjeve kishtare Z. Alimpije Vasileviqit shkruante: „Nga rrethi i Aleksincit, Krushevcit, dhe Knjazhevcit vjen populli kėndej nė grumbuj me qėllim qė tė vendoset nė fshatrat e lėshuara shqipta-re, posa vendosen paraqiten, kėrkojnė ndihmė nė ushqim dhe pėr farė. Shumė kanė leje nga pushteti i atėhershėm, nuk ka mundėsi qė ardhjen e tyre ta pengojė.. .".28 Siē shihet vendosja e popullsisė serbe nė territoret e zbrazura i ngjante njė kolonizimi tė njė toke tė re, tė zbuluar dhe tė pabanuar. Popullsia nė kėto vende ėshtė vendosur pa lejen e pushtetit. Kjo e ka keqėsuar mė tepėr pozitėn e atyre shqiptarėve qė nuk kishin mundur tė largoheshin me kohė. Pasojat e shpėrnguljes sė shqiptarėve nga ato vise ishin mjaft tė mėdha, sidomos pėr keqėsimin e marrėdhėnieve tė kėtyre dy popujve qė me shekuj kanė jetuar bashkarisht. Qeveria Serbe duke parė planet pushtuese tė Austro-Hungarisė drejtuar nga vilajeti i Kosovės si dhe nga frika e largimit tė popullsisė serbe nga ajo anė, nė ē'mėnyrė rrezikoheshin interesat e Serbisė nė tė ardh-men, mori disa masa, por jo serioze, pėr kthimin e shqiptarėve nė vendet e tyre. Kthimi i shqiptarėve nė vendet e tyre nė kėtė kohė ishte i pamundur, sepse vendet e tyre ishin zėnė nga popullsia serbe.

    Duhet theksuar se gjatė operacioneve tė luftės 1877—1878 disa gjeneralė tė ushtrisė serbe tė cilėt i dinin pasojat e shpėr-nguljes sė shqiptarėve, kishin kundėrshtuar shpėrnguljen e tyre, bile me disa proklamata i kishin ftuar shqiptarėt qė mos tė lar-goheshin nga vendet e tyre. Nė njė proklamatė tė tillė shkruhet: „Urdhėroni qė sa mė tepėr tė veni kontakt me shqiptarėt dhe pėr-piquni qė askund dhe asnjėherė mos t'u bėhėt ndonjė e keqe. Nė ēdo vend ku ata nuk kanė qėndrim armiqėsor ndaj ushtrisė' sonė, nė qoftė se tregohen si miq tanėt, edhe nga ana e jonė tė tregohet ēdo miqėsi. Shtėpitė e tyre familjet dhe pasuria e tyre tė jenė nė Sigurinė e plotė".29 Nė qarqet sunduese serbe kishte divergjenca dhe mospajtime nė lidhje me shpėrnguljen e shqiptarėve, sidomos nė mes kuadrit ushtarak dhe autoriteteve tė pushtetit. Dihet se shqiptarėt nuk u pėrgjigjeshin proklamatave tė ushtrisė serbe, sepse nuk kishin garanci dhe siguri se do t'i linin tė qetė nė vendet e tyre.

    Fuqitė e Mėdha, sidomos Anglia dhe Pranca, nėn ndikimin e Portės sė Lartė dhe nė bazė tė nenit 39 tė Marrėveshjes sė Berlnit bėnin presion mbi Qeverinė Serbe pėr lejimin e kthimit tė aty re shqiptarėve qė e deshironin kėtė si dhe pėr kompensimin e pa-surisė sė tyre. Mirėpo edhe diplomacia evropiane nuk kishte nė lidhje me kėtė ēėshtje qėndrime tė vendosura, sepse mė parė nė marrėveshjen e Berlinit shtetet evropiane kishin inauguruar njė nolitikė tė tillė. Kjo shihet nga neni 39 i Marrėveshjes sė Berlinit, nė tė cilin shkruhet: „Myslimanėt tė cilėt kanė pasuri nė tokat qė i jane bashkuar Serbisė e qė dėshirojnė tė vendosen jashtė princi-patės, pasurinė e tyre tė palėvizshme nė Serbi mund t'a mbajnė, ose t'ua japin me qesim tė tjerėve".

    Disa historiografė tė mėparshėm nė punimet e tyre pėrpiqen tė dėshmojnė se gjoja nė kohėn e shpėrnguljes sė shqiptarėve nga sanxhaku i Nishit ishte bėrė njė kėmbim i popullsisė, sepse gjoja edhe nga vilajeti i Kosovės ishte shpėrngulur popullsia serbe. Kjo nuk mund tė qėndrojė si fakt vėrtetė nė shkencė. Atėherė nga Vilajeti i Kosovės ishte shpėrngulur njė numėr i vogėl i serbėve, tė cilėt duke qenė tė pakėnaqur me pushtetin turk kalojnė nė Serbi, nė Vojvodinė apo nė territorin e Sanxhakut tė Nishit. Nuk knė baza tė sė vėrtetės pohimet se muhaxhirėt shqiptarė tė shpėrngulur nga Sanxhaku i Nishit nė Kosovė kishin bėrė zullume tė mėdha nė popullsinė serbe, dhe se ata ua kishin marrė tokat e tyre. Njė gjė tė tillė nuk e toleronte pushteti turk. Dihet se muhaxhirėt janė vendosur mė sė shumti nė fshatrat e ēerkezėve, tė cilėt patėn shkuar nė Turqi, nė fusha dhe pyje tė paēelura, nė tokat e agallarėve dhe bejlerėve, si ēifēinjė. Kėtė e vėrteton edhe njė raport datuar me 30 maj tė vitit 1879 i Qeverisė Serbe, nė tė cilin thuhet se shqiptarėt, tė cilėt hikėn nė kohėn e luftrave nga Serbia, shumicėn e tyre pushteti turk e vendosi nė fshatrat e ēerkezėve nė Kosovė.30

    Shumica e muhaxhirėve shqiptarė u vendosėn nė Vilajetin e Kosovės, nė sanxhakun e Prishtinės, sidomos nė kazanė e Vuēitėrnės, tė Gjilanit, tė Mitrovicės, e mė pak nė Rrafshin e Dukagjinit. Njė numer i tyre u vendosėn nė Maqedoni, nė Kumanovė, Shkup, nė Koēane, Pollog, Kėrēovė.31 Disa shkuan nė Turqi dhe nė Shqipėri. Ata u gjendėn nė njė pozitė shumė tė vėshtirė ekonomike. Kjo shihet nga ankesat e tyre dėrguar Kongresit tė Berlinit, Fuqive tė Mėdha dhe Portės sė Lartė. Nė njė letėr qė i dėrguan muhaxhirėt Kongresit tė Berlinit kėrkojnė qė tė ndėrprehen zullumet, sidomos tė bullgarėve si dhe t'u bėhej e mundur atyre qė tė kthehen pėrsėri nė trojet e tyre. Nė kėtė letėr tė cilėn e nėn-shkruajnė Ali Shaqiri dhe Ismail Abdullahu nė emėr tė afro 3000 shqiptarėve tė hikur nga rrethina e Nishit, Leskovcit, Vranjes dhe Kurshumlisė, pėrveē tjerash thuhet se gjendja e tė ikurve ėshtė tejet e rėndė, fėmijėt janė tė sėmurė, nuk i kanė as gjėrat mė tė nevojshme pėr tė mbajtur shpirtin, prandaj lutet paria e Evropes qė tė dėrgohet njė komision dhe ndihma tė tjera pėr ata tė cilėt i kishin humbur tė gjitha papritmas.32 Nė njė telegram tė dėrguar nga Prishtina mė 25 maj tė vitit 1878 shkruhet: „5000 tė ikur nga rrethina e Vranjes kanė lėnė pas tė vdekur, tė plagosur dhe tė zėnė rob nga ushtria bullgare. Ata nuk kanė kursye as njerėzit, e as kafshėt qė t'i shashtrisin njerėzit e pafajshėm vetėm e vetėm qė te marrin arratinė".33

    Lidhja e Prizrenit nė vendimet e para nė Kararname (Librin e vendimeve) kundėrshtonte dhe protestonte pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nga sanxhaku i Nishit. Ajo ishte pėrpjekur qė tė merrte edhe masa ushtarake kundėr njė akti tė tillė, mirėpo pėr shak tė pozitės sė saj shumė tė vėshtirė sepse i duhej tė luftonte kundėr Fuqive tė Mėdha, shteteve ballkanike dhe Portės sė Larte, nuk mundi tė bėnte gjė nė kėtė drejtim.

    -----------------
    1 Branisllav Nushiq, Kosovo II, Beograd 1903 f. 77
    2 Vidosava Nikoliq — Stoj anqeviq, Leskovac i Oslobodeni predeli Srbije 1877—1878 god. Leskovac 1975 fq. 12.
    3 „Tok" Prokuple, mars 1978, kushtuar 100-vjetorit tė ēlirimit nga tur-
    4 po aty. .
    5 Jovan Hadzivasilevid, Arnautska liga i Srpski narod u tu -skom carstvu 1878—1882, Beograd, 1909, fq. 15.
    6 Radoslav L. Pavlovic, Seoba Srba i Arbanasa, u ratovmu* m6> U77—1878, GEI, IV—VI, Beograd 1957 fq. 76.
    7 JOVan C.ttiiiJi ri€>~m*A ~~ „nnr-rn*iA»i -fn 1 1 fifi
    8 Carl Sax. K. undv. Osterreich-Ungar. Consul in Andrianopol Etnogra-phische Karte der Europaischen Turkei, Vien 1878, fq. 10.
    9Dr Aristides Roukis, Ethnographische und statistische Mit-teilungen uber Albanien (Dr. A. Petermans, Mittelungen aus Justus Perthes Geographischer austalt Herousgegeben von der dr. E. Behme J e t z t e s guartes von prof. Dr. A. S u p a n 30 t. 1884 Gotha: Justus Peu-thes) fq. 367—369,
    10 Lidhja shqiptare e Prizrenit nė dokumente angleze. Arkivi i Koso-vės Prishtine 1978. Dokumentet i transkriboi i shqipėroi dhe i komentoi prof. Dr Skėnder Rizaj, fq. 144—146.
    11 Haus of und staats-archiv Wien XXXVIII konsulata e Prizrenit ra-port nr. 216 e X 879 nga Beogradi 15 XII A 16/28. X 1879
    12 Drzavopis Srbije Beograd 1889, lib. XI, fq. 56, 57; krahaso Leskova-6ki zbornik XVIII Leskovac, 1978 fq. 144.
    13 F. Kanitz, Das Konigreich Serbien Und das Serbenvolk, t. II, Land und Revolkerung Leipzig 1909 fq. 235."Vidosava N ikoliq — Sto j anqeviq, vep. e cit. tabela 1.
    14Ankar^SS^q. ^m^ation« **» the Balkans. Documents I, Bilal N. Simēir ^*^^^ nėn sunOrmin«7iS'..T. Nikoliq - StojanqeTiq, vep. e oit. fq. 21.
    19 Po aty, fq. 71
    I. l--150Sif H" Kostid' Oslobodenje grada Leskovca, Leskovac 1907
    21Arhdv SRS PO K-64, 157, 188, 189 e mė tej. 1. 345. eten L- Lopovid, Putovanje po novoj Srbiji, Beograd 1950,
    22Vidosava Nikoliq — Stojanqeviq, vep.ecit.fq. 117—118.
    25 Lidhja Shqiptare e Prizrenit ne dokumente angleze, fq. 106—107.
    26 Arkivi i Kosovės Prishtinė, Sig XXII/21 letėr e datuar mė 24 prill 1879 Nish nr. 27/ 644,
    27JoatySaVa NikOHq ~ St°janqeviq, vep. e cit. fq. 57.
    29 T
    Jovan Haxhivasileviq, Arnautski pokret, fq. 49.
    3° Arkivi i Kosovės nė Prishtinė Sig XXII/12 raport nr. 26/780 30 maj 1879 Beograd.
    31 Jovan F. Trifunoski, Muhadziri iz Srbije 1878 god. nase-Ijent u Makedoniji, Leskovacki zbornik XVIII Leskovac 1978 fq. 203—204.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    I dime keto masakra por cfare te bejme? Kemi keto masakrat e reja te cilave ende nuk u jane thare plaget....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    po nga novi pazari

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812
    Citim Postuar mė parė nga akodra Lexo Postimin
    po nga novi pazari

    Nuk kam has ne ndonje studim ne lidhje me keto te novipazarit ,nese ndokush ka ndonje dijeni per qfardolloj botimi te na informoj e te furnizohemi me me shum te dhena dhe ti bejme te ditura ketu ,te pakten keshtu opinioni ta e kuptoj nje pjes te atyre tragjedive te popullit ton.
    Duajeni njėri tjetrin.

  8. #8
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    mfal a ka dikush qe din per fisin "SOP" diqka ?
    sepse i takoj ketij fisi e dua te di gjithqka
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  9. #9
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    mfal a ka dikush qe din per fisin "SOP" diqka ?
    sepse i takoj ketij fisi e dua te di gjithqka
    Sopi gjendet vetėm nė Kosovė. Nė disa vise mbahet si degė apo vėllezėri e fisit Thaē. Si edhe ėshtė shumė i pėrhapur nė mesin e muhaxhirėve.

    Kaq di pėr kėtė fis.

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  2. A e ruajti feja islame popullin shqiptar nga asimilimi?
    Nga imaas nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 09:27
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •