Kush ishin themeluesit e neoshqiptarizmes?

Me te mdhenjet mendimtar shqiptar ta dhjet vjetshave te par te shekullit XX,te cilet vun bazat e nje filozofie te re kombtare nder shqiptaret.Emrat e tyre nje koh te gjat qen len ne hares,per tu shfaqur tash se fundi me krejt forcen e nje mendimtarie te pa perseritshme...


Branko Merxhani;Themelues i revistes "Perpjekja shqiptare".Misionar i levizjes nacionaliste"neoshqiptaizma",qe shtroi ne faqet e shtypit te kohes,ndersa tezat e tij i mbrojti ne revisten e vet.Deklarohet haptas kunder komunizmit me shkrimin e tij "Pse nuk jam marksist" dhe sheh si alternativ te pershtatshme kamalizmin,nje demokraci te zhvilluar nen nje autoritet qendror, duke imitur keshtu levizjen e Ataturkut.Largohet po aq mistershem, sa edhe ē'mberriti ne shqiperi dhe vdes ne Stamboll ne vitin 1981.Ishte 83 vjeq.

Mit'hat Frasheri.Djali i rilindesit Abdyl Frasheri, eshte nder formuluesit dhe misionaret e frymes dhe levizjes se shqiptarizmit.Me nje aktivitet te ngjeshur politik. Ne shtypin e kohes perdor pseudonimin Lumo Skendo. Kundershtar i monarkis.vetem 16 dite pas pushtimit te Shqiperis,themelon organizaten nacionaliste "Balli Kombtar".Hartus i platformes Nacionalizma Shqiptare.Ne vitin 1943 largohet ne Itali dhe qe andej vendoset ne SHBA. Vazhdon te punoje per bashkimin e shqiptarve ne emigracion.Vdes ne vitin 1949 ne New York, nga infrakt miokardik.

Tajar Zavalani: Merr pjes rregullisht ne debatin e kohes. Shkruan me shume artikuj te karakterit ekonomik. Por edhe predikon rruget nga duhet te kaloj djaleria shqiptare.Perkthen Tolstoin,Ēehovin,Gorkin.Mbreti Zog ndalon shitjen e romanit "Nena" perkthyer prej tij.Nga fillimi i viteve "40 e shohim te deklarohet komunist.shpejt zhgenjehet nga kjo ideologji dhe mergon ne Londer.Atje shkruan rregullisht ne revisten "Flamuri",ndersa me pretendim se "komunistet shqiptare po e shkruajn historin siq duan ata", boton ne Londer ne vitin 1966 "Historia e Shqypnis".libri botohet ne Shqiperi 32 vjet me pas.Vdiq ne Londer.

Mehdi frasheri:Ne vitin 1928 boton vellimin e pare te nje trilogjie, qe kish ndermend ta shkruante me titullin "Historia e lashte e Shqiperis dhe e shqiptarve". Ne vitin 1932 dhe 1938 kryeson qeverin e Zogut. Nuk pati sukses, pasi s'pati mbeshtetjen e eparlamentit."Nje popull qe e pret pushtimin me lule,nuk meriton lirin e tij",deklaroi Mehdi Frasheri,me 7 Prill 1939.menjeher internohet ne Italai. Me vone,perkrah Hitlerin dhe nazizmin.Prej tyre rikthehet serish ne skenen politike dy vjet me vone.Mehdi frasheri vdiq ne SHBA.

Vangjel Koēa: Eshte nder bashkthemelusit kryesor te neoshqiptarizmes.Shkruante me pseudonimin Vangj Nirvana.Bashke me Branko Merxhanin themeloi gazeten 'Demrokatia" ne Gjirokaster.Drejtoi nurmin e vtem te gazetes 'Neoshqiptarizma",nderkoh qe eshte bashkepuntor i rregullt i shtypit te kohes. Perkthen "Manualin" e Epikletit,disa nga dialogjet e Lukianit dhe "Bised per metoden" e Dekartit.Kundershtar i komunizmit dhe denoncues i qellimeve te mbrapshta te kishes ortodokse greke,perqafon regjimin e fashist te Mussolinit. U mbyt teksa udhetonte me traget, ne vitin 1943.Ndersa bibloteka e tij,nder me te pasurat e kohes, u dogj.

Anton Harapi: NJe nder franēeskanet me te perfolur shqiptar.Ka shkruar rregullisht te "Hylli i Drites", ndersa ka botuar vellimin "Vlere shpirtrore" ne vitin 1936, ku shpjegon idealin dhe frymen kristiane.mbeshtet neoshqiptarizem dhe ndien rrezikun e bolshevizmit ne penen e intelektualve qe nisen te mohonin rolin e fese ne bashkimin e shqiptarve.Denon pushtimin e Shqiperis dhe me vone bashkpunon me italianet, pastaj me gjermanet. I akuzuar nga regjimi komunist shqiptar si kolaboracionist,pushkatohet ne vitin 1946.