nga faqja Shkodra:
------
"Love Story"
Ēifti Jakova - njė tragjedi e diktaturės
-- marrė nga Reportazh
HISTORIA E DREJTUESIT TE KOMITETIT QENDROR QE SHPEJT U QUAJT "ARMIK I POPULLIT", VUAJTJET, SFIDAT DHE SAKRIFICAT E NJE NENE PER TE RRITUR 4 FEMIJET E SAJ...
Dy vjet rradhazi, lapsat kopjativ hidhnin nė fletėt e bardha, ndjenjat, dashurinė, herė herė trishtimin... dėshirėn pėr tė pasur pranė gruan dhe katėr fėmijėt, apo qoftė, pėr tė parė pėrmes hekurave tė ftohtė ndryshimet e njerėzve mė tė afėrt. Njė histori e pamatė dashurie qė shpesh tejkalon edhe imagjinatėn, gjendet lehtė nė librin "Letėrkėmbim i dhimshėm" tė Tuk e Mita Jakovės. Letrat e zverdhura, disa prej tyre tė kthyera nė ushqim pėr minjtė e birucave, janė ruajtur me fanatizėm nga gruaja e Tuk Jakovės, tė cilės jeta nuk i kurseu dhimbjen qė filloi qysh nė vitin 1957. Fjala "armik i popullit" thirrte nė veshėt e fėmijėve ende tė parritur mirė, diskriminim qė shkatėrroi jetėn e njė familjeje. "La vita e bella", ėshtė filmi i luajtur me aq mjeshtėri nga Roberto Benigni, subjekt i sė cilit ėshtė djali i vogėl nė kampet e pėrqėndrimit, tė cilit babai i thotė se ėshtė thjesht nė njė lojė pėr tė fituar tankun e vėrtetė. Kėshtu ka ndodhur edhe nė historinė e familjes Jakova, kur Tuku shkruante letra nga burgu se ėshtė mirė me shėndet, kur nxiste fėmijėt e tij tė mėsonin, kur i shkruante se babai i tyre do tė vinte shumė shpejt nga shėrbimi i punės.
Nga themelues nė armik
Tuk Jakova i lindur nė qytetin e Shkodrės nė vitin 1914 ka qėnė njė nga pjesmarrėsit kryesor nė grupin komunist tė qytetit tė tij, bashkė me Qemal Stafėn, Zef Malajn, Vasil Shanton dhe si i tillė ai mori pjesė nė themelimin e PKSH-sė ku u zgjodh njė nga shtatė anėtarėt e Komitetit Qėndror provizor tė partisė. Gjatė luftės nacional ēlirimtare Tuku ka qenė komisar i Brigadės sė Parė Sulmuese, i Divizionit tė Parė dhe Korporatės sė Tretė. Pas ēlirimit Tuk Jakova ka qenė anėtar i Komitetit Qėndror dhe i Byrosė Politike, deputet, zėvendėskryeministėr, gjeneral si dhe Hero i Popullit. Si njė ndėr njerėzit me pozitė nė atė kohė, Tuku ngriti idenė se historia duhej tė shkruhej nė bazė tė fakteve e dokumentave, ide qė i kushtoi shumė marangozit tė thjeshtė shkodran. Ka qenė viti 1951 kur Tuk Jakovėn e pėrjashtuan si anėtar i Byrosė Politike, ndėrsa nė vitin 1955 u pėrjashtuan nga posti i anėtar i Komitetit Qėndror tė PPSH-sė. Nė nėntor tė po kėtij viti Tuk Jakovėn bashkė me familjen e tij i internuan nė Berat ku vetėm pas disa muajsh, nė vitin 1957, e izoluan nė kalanė e Kaninės nė Vlorė. Ky ishte viti ku pėr familjen Jakova nisi kalvari i gjatė i vuajtjeve, tė cilat i kanė ndjekur hap pas hapi ato deri pas viteve 1990.
"Shėrbimi"
"Babi ėshtė me shėrbim dhe e ka marrė shumė malli pėr ju". Kjo ėshtė fjalia aq e rėndė qė ka dalė me zorr nga goja e njė gruaje, e cila rriste e vetme fėmijėt, ndėrsa tė shoqin e kishte tė burgosur, madje herė-herė nuk ishte nė dijeni pėr vendėndodhjen e tij. Tukun mė 24.5.1957 e izoluan plotėsisht nė kalanė e Kaninės Vlorė, ku nisi dhe letėrkėmbimi i dhimbshėm mes dy bashkėshortėve. Me katėr fėmijė tė vegjėl, me njė rrogė minimale, gruaja e Tuk Jakovės, Mita, kursente 500 apo 1000 lekė pėr t'ia dėrguar nė burg tė shoqit, ndėrsa "gėnjente" ēdo ditė tė vegjėlit pėr vendndodhjen e babait tė tyre. "Nė letėr mė kishe futė edhe 500 lekė. Tė mė besojsh se u inpresionova mjaft kur i pashė, sepse m'u duk sikur ēkula nga letra ndonjė copė mish nga ai i kalamajve", shkruan nė letrėn e datės 4.8.1957, shkodrani i urtė. Gjatė izolimit, Tuku pėrpiqej tė ishte pranė familjes sė tij, edhe pse nuk donte kurrė qė tė vegjėlit tė mėsonin pėr fatin e babait. Nė letrat e dhimshme, Tuku veē mallit e dėshirės pėr t'i parė, kryente detyrėn e babait tė kujdeshėm, duke i dėrguar fėmijėve probleme matematike pėr t'i zgjidhur, e kėtė nė njė letėr tė ardhėshme nga familja e tij. "I juaji, tė puth me mall, tė pėrqafoj fort", janė fjalėt qė kanė mbyllur ēdo letėr tė bashkėshortėve Jakova, ndėrsa brenda tyre gjindeshin dhimbja, hallet, pamundėsia pėr tė bėrė mė shumė, lodhja...
Misteri i vdekjes
Mė 17 prill 1958, Tuk Jakovės i bėhet gjyqi nė Tiranė ku u dėnua me 20 vjet heqje lirie, dėnim qė nuk e kreu deri nė fund. Tė vetmit njerėz qė i kishin mbetur, ato qė e shihnin apo i sillnin ndonjė ushqim e veshje, ishin gruaja Mita, nėna Luēia si dhe i vėllai Frani, qė pas arrestimit tė Tukut u internua familjarisht nė Gramsh. Jeta e burgut nisi tė brengoste ēdo ditė e mė shumė marangozin shkodran, i cili kohėn e kalonte duke dizenjuar skica mobiljesh, madje provoi tė merrte pjesė nga burgu nė njė konkurs tė shpallur nga Ministria e Ndėrtimit, pėrgjigje qė sigurisht do t'ishte negative. Ditėt e gjata e tė pafund tė burgut mezi shtyheshin, ndėrsa katėr fėmijėt e Tukut, Vjosa Agimi Besniku e Bujana qė ishte mė e vogla, kuptonin se rrėfimet e nėnės pėr babain qė kishte ikur me shėrbim, nuk ishin tė vėrteta. Gjatė kohės sė burgut Tuku kėrkoi tė shihte fėmijėt e tij, dhe nė letrėn e datės 5.4.1959 qė i dėrgoi Mitės, shprehet; E kam ende tė freskėt tablonė e takimit. Veēanėrisht mė vjen para sysh Gimi qė ishte rritė aq shumė brenda kaq muajve. Siē duket do i ngjasė babait tė vet edhe nė zhvillimin fizik". Dy herė nė muaj, Tuku dhe Mita i dėrgonin letra njėri-tjetrit, duke shkruar ēdo gjė qė ndodhte rreth tyre. Por ditėt e zeza, ndiqnin si hije familjen Jakova, deri sa njė lajm i zi i tronditi thellė. Mė 26 gusht, 1959, Tuk Jakova shtrohet nė spital ku vdes nga apandesiti akut, vdekje e cila pėr familjarėt ka mbetur enigmė.
Tragjeditė pas vdekjes
Tronditjen e thellė familja Jakova e pėrjetoi edhe mė shumė kur menjėherė pas vdekjes sė Tukut, filluan pėrndjekjet e persekutimet. Mitėn, gruan qė mbante veshur tė zezat, e hoqėn nga puna si arsimtare dhe e caktuan punėtore nė komunale, nė punishten e ngjyrosjes. Tė rritur nėn presionin se i ati i tyre, ishte armik i kėtij populli, fėmijėt nuk patėn mundėsi tė siguronin bursa pėr vazhdimin e shkollės, veē Vjosės vajzės sė madhe tė Tukut, e cila ishte absolute nė mėsime. Nga njė histori dashurie me njė djalė, dėshirat rinore dhe pamundėsia pėr tė ndenjur pranė njeriut tė shtrenjtė, humbja e fletės sė votimit nė njė aksion dhe epitetet bija e armikut tė popullit, pėsoi tronditje tė thella, qė i shkaktuan probleme tė parikuperueshme 21-vjeēares Vjosa, e cila qysh nė moshėn 9-vjeēare ndjeu mungesėn e njė babai tė dashur, lodhjen dhe nė fund humbjen e tij. Agimi djali i madh i ēiftit Jakova mbaroi Politeknikumin, ku u bė elektriēist i kategorisė sė shtatė, ndėrsa Besniku mbaroi shkollėn e mesme pėr kimi industriale. Bujana e vogėl qė Tuk Jakova e pėrkėdhelte mė shumė se tė tjerėt pasi mbaroi shkollėn e mesme pėr shkak tė vėshtirėsive ekonomike filloi punėn. Nė fillim tė vitit 1983, familja e Tuk Jakovės u internua nė Sheq Marinas tė Fierit dhe vetėm pas viteve '90, fėmijėt e "armikut tė popullit", ikėn larg nė emigrim, larg vendit qė i mori njė pjesė tė jetės sė tyre. Por jeta e njė gruaje tė moshuar, e cila vuajti qysh nė vitet e para tė dashurisė sė saj, nuk mund t'i shpėtonte, fatkeqėsisė tjetėr. E lodhur, me Vjosėn, vajzėn qė u sėmur nė kulmin e rinisė, nga SHBA-ja njė zile telefoni lajmėron Mitėn pėr njė humbje tjetėr, vdekjen aksidentale tė birit tė saj, Besnikut, i cili si pėr koinēidencė vdiq nė moshėn e tė atit tė tij, 45-vjeēare. Kjo ishte njė histori e dhimshme dashurie jo vetėm pėr ēiftin Tuk e Mita Jakova, por edhe njė histori e dhimshme familjare.
Shumė i dashur Tuk!
Nuk tė shkruajta qė mbrėmė se prita mos merrja sot letėr nga ti. Shpesh mė vinė letrat ditėn e hėnė. E mora nė kohėn qė po pėrgatitesha pėr nė shkollė. Kjo letėr mė gėzoi shumė. Nė rradhė tė parė qė je me shokė e ti nuk mėrzitesh, qė je mirė me shėndet (po s'ka gajle qė unė u bėra merak mė shumė se sa duhesh), qė mė kėrkon ēėrēafė dhe ato sendet e tjera dhe mė nė fund qė letrėn ma shkruaje me bojė (kėtė tė fundit e vunė re edhe fėmijėt). Mbasi ato ishin nė shkollė, ua lexova nė darkė. U mblodhėn tė gjithė kokė mė kokė. U gėzuan shumė qė ju shkruaje tė gjithėve veē u bėnė pak xhelozė se nė letėr shprehje mė shumė dashuri ndaj Bujanės se sa ndaj tė tjerėve. Ju thashė se ajo ėshtė mė e vogla etj., etj., por s'iu mbush mendja. Ata thanė se Bujana di ca lajka dhe babi kujton mos e do ajo mė shumė se neve. Sikur ta di ai sa na ka marrė malli! Vjosa kujtoi njė pėrrallė qė quhet "Tri dėshirat" dhe tha se po tė ngjiste me tė vėrtetė ajo qė ngjiste nė pėrallė, unė tė parėn dėshirė qė do kėrkoja ishte tė vinte Babi nė shtėpi. E pastaj secili thosh tė tijat. Bujana kish hapur sytė, mė shihte mua dhe pėrpiqej me kėmbė e me duar t'iu mbushte mendjen se Babi i don tė gjithė. Kishin qejf tė tė shkruanin, por unė s'i lashė se qenė tė lodhur nga mėsimet, do tė shkruajnė herėn tjetėr. Kurse ajo shejtanka e vogėl u ngrit qė sot nė mėngjes dhe shkroi nė kėtė copė letėr ato qė mėson nė shkollė. Sa pėr letrėn kur tė mėsoj alfabetin e ka merak vetė. Tė gjithė jemi mirė. Mos ki hiē merak pėr ne. Pėr fėmijėt do tė flas kur tė takohemi, mbasi kam kėrkuar leje dhe jam nė pritje tė pėrgjigjes. Ato qė mė kėrkon do t'i sjell vetė kur tė vij. I kam tė gjitha. Por edhe sikur tė mos i kisha unė do t'i rregulloja megjithėse ti do tė mė "hidhnoeshe seriozisht". Me gjithė mend do tė mė hidhnoeshe. Tuk! Do mė shanje njė ēikė nė letėr dhe asgjė tjetėr.
Tė poth fort
E jotja Mita, Berat 13.X.1958
Shumė e dashur Mita!
Letrėn tėnde nr. 2 tė 10 dhjetorit e mora. Mė erdhi keq qė nuk kishe marrė ende letrėn time tė 5 nėntorit. Ndoshta do ta kesh marrė deri tani. Letrat tuaja si gjithnjė mė gėzojnė shumė sepse aty mėsoj mbi gjendjen tuaj. U gėzova qė ishit mirė dhe nė anė tjetėr mė erdhi keq qė e detyruar nga nevoja kishe filluar tė punosh orė suplementare. Mė preokupon ēėshtja e shėndetit tėnd mbasi fizikisht nuk je edhe aq e pėrshtatshme pėr tė pėrballuar njė volum pune tė dyfishtė. Nė tė vėrtetė kjo inisiativė jotja ėshtė njė inisiativė fisnike, qė nga pikpamja e obligacionit pėr familjen arrinė deri nė heroizėm dhe si e tillė mua nuk mė mbetet veēse ta pėrgėzoj me mirėnjohjen mė tė thellė, por nė qoftė se kjo (pamvarėsisht nga gadishmėria e jote pėr sakrificė) dėmton sadopak shėndetin tėnd, mua dhe fėmijėve na kushton shtrenjtė. Pėr kėtė jam i shqetėsuar dhe me kėtė rast dėshiroj tė theksoj edhe njė herė se pėr mua nuk duhet tė bėhesh merak, mbasi kam mundėsi tė rroj edhe nė kėto kondita tė burgut, dhe nė qoftė se ti kėtė sakrificė je e detyruar ta bėsh edhe pėr mua, duhet tė dish se me kėtė nuk mė nderon, por mė ven nė njė pozitė tė pandershme, tė ngjashme me pozitėn e njė krimineli ndaj gruas dhe fėmijėve tė tij. Prandaj tė lutem tė kesh kujdes shėndetin, duke ju pėrmbajtė vetėm asaj mase nė punė, qė nuk i kalon fuqitė tuaja fizike. Mė kuptove?!! Kam marrė nga Frani njė kartolinė pėr vitin e ri. Kishte ardhė nė Tiranė me djalin se e kish pasė tė sėmurė dhe i kish ardh keq qė nuk kishte pas mundėsi me ardhė e me mė taku. Dua t'i kthej pėrgjigje mė 20 janar, prandaj ti mos u mėrzit qė nuk do tė shkruaj ty nė kėtė datė. Megjithėse vonė po ju uroj vitin e ri.
Puthi fėmijėt pėr mua.
Ju pėrqafoj tė gjithėve.
Tė puth i joti Tuku
Burgu i vjetėr Tiranė 5 janar 1959
-- Reportazh
|
Krijoni Kontakt