Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Tuk Jakova

    nga faqja Shkodra:

    ------
    "Love Story"



    Ēifti Jakova - njė tragjedi e diktaturės

    -- marrė nga Reportazh

    HISTORIA E DREJTUESIT TE KOMITETIT QENDROR QE SHPEJT U QUAJT "ARMIK I POPULLIT", VUAJTJET, SFIDAT DHE SAKRIFICAT E NJE NENE PER TE RRITUR 4 FEMIJET E SAJ...

    Dy vjet rradhazi, lapsat kopjativ hidhnin nė fletėt e bardha, ndjenjat, dashurinė, herė herė trishtimin... dėshirėn pėr tė pasur pranė gruan dhe katėr fėmijėt, apo qoftė, pėr tė parė pėrmes hekurave tė ftohtė ndryshimet e njerėzve mė tė afėrt. Njė histori e pamatė dashurie qė shpesh tejkalon edhe imagjinatėn, gjendet lehtė nė librin "Letėrkėmbim i dhimshėm" tė Tuk e Mita Jakovės. Letrat e zverdhura, disa prej tyre tė kthyera nė ushqim pėr minjtė e birucave, janė ruajtur me fanatizėm nga gruaja e Tuk Jakovės, tė cilės jeta nuk i kurseu dhimbjen qė filloi qysh nė vitin 1957. Fjala "armik i popullit" thirrte nė veshėt e fėmijėve ende tė parritur mirė, diskriminim qė shkatėrroi jetėn e njė familjeje. "La vita e bella", ėshtė filmi i luajtur me aq mjeshtėri nga Roberto Benigni, subjekt i sė cilit ėshtė djali i vogėl nė kampet e pėrqėndrimit, tė cilit babai i thotė se ėshtė thjesht nė njė lojė pėr tė fituar tankun e vėrtetė. Kėshtu ka ndodhur edhe nė historinė e familjes Jakova, kur Tuku shkruante letra nga burgu se ėshtė mirė me shėndet, kur nxiste fėmijėt e tij tė mėsonin, kur i shkruante se babai i tyre do tė vinte shumė shpejt nga shėrbimi i punės.

    Nga themelues nė armik
    Tuk Jakova i lindur nė qytetin e Shkodrės nė vitin 1914 ka qėnė njė nga pjesmarrėsit kryesor nė grupin komunist tė qytetit tė tij, bashkė me Qemal Stafėn, Zef Malajn, Vasil Shanton dhe si i tillė ai mori pjesė nė themelimin e PKSH-sė ku u zgjodh njė nga shtatė anėtarėt e Komitetit Qėndror provizor tė partisė. Gjatė luftės nacional ēlirimtare Tuku ka qenė komisar i Brigadės sė Parė Sulmuese, i Divizionit tė Parė dhe Korporatės sė Tretė. Pas ēlirimit Tuk Jakova ka qenė anėtar i Komitetit Qėndror dhe i Byrosė Politike, deputet, zėvendėskryeministėr, gjeneral si dhe Hero i Popullit. Si njė ndėr njerėzit me pozitė nė atė kohė, Tuku ngriti idenė se historia duhej tė shkruhej nė bazė tė fakteve e dokumentave, ide qė i kushtoi shumė marangozit tė thjeshtė shkodran. Ka qenė viti 1951 kur Tuk Jakovėn e pėrjashtuan si anėtar i Byrosė Politike, ndėrsa nė vitin 1955 u pėrjashtuan nga posti i anėtar i Komitetit Qėndror tė PPSH-sė. Nė nėntor tė po kėtij viti Tuk Jakovėn bashkė me familjen e tij i internuan nė Berat ku vetėm pas disa muajsh, nė vitin 1957, e izoluan nė kalanė e Kaninės nė Vlorė. Ky ishte viti ku pėr familjen Jakova nisi kalvari i gjatė i vuajtjeve, tė cilat i kanė ndjekur hap pas hapi ato deri pas viteve 1990.

    "Shėrbimi"
    "Babi ėshtė me shėrbim dhe e ka marrė shumė malli pėr ju". Kjo ėshtė fjalia aq e rėndė qė ka dalė me zorr nga goja e njė gruaje, e cila rriste e vetme fėmijėt, ndėrsa tė shoqin e kishte tė burgosur, madje herė-herė nuk ishte nė dijeni pėr vendėndodhjen e tij. Tukun mė 24.5.1957 e izoluan plotėsisht nė kalanė e Kaninės Vlorė, ku nisi dhe letėrkėmbimi i dhimbshėm mes dy bashkėshortėve. Me katėr fėmijė tė vegjėl, me njė rrogė minimale, gruaja e Tuk Jakovės, Mita, kursente 500 apo 1000 lekė pėr t'ia dėrguar nė burg tė shoqit, ndėrsa "gėnjente" ēdo ditė tė vegjėlit pėr vendndodhjen e babait tė tyre. "Nė letėr mė kishe futė edhe 500 lekė. Tė mė besojsh se u inpresionova mjaft kur i pashė, sepse m'u duk sikur ēkula nga letra ndonjė copė mish nga ai i kalamajve", shkruan nė letrėn e datės 4.8.1957, shkodrani i urtė. Gjatė izolimit, Tuku pėrpiqej tė ishte pranė familjes sė tij, edhe pse nuk donte kurrė qė tė vegjėlit tė mėsonin pėr fatin e babait. Nė letrat e dhimshme, Tuku veē mallit e dėshirės pėr t'i parė, kryente detyrėn e babait tė kujdeshėm, duke i dėrguar fėmijėve probleme matematike pėr t'i zgjidhur, e kėtė nė njė letėr tė ardhėshme nga familja e tij. "I juaji, tė puth me mall, tė pėrqafoj fort", janė fjalėt qė kanė mbyllur ēdo letėr tė bashkėshortėve Jakova, ndėrsa brenda tyre gjindeshin dhimbja, hallet, pamundėsia pėr tė bėrė mė shumė, lodhja...

    Misteri i vdekjes
    Mė 17 prill 1958, Tuk Jakovės i bėhet gjyqi nė Tiranė ku u dėnua me 20 vjet heqje lirie, dėnim qė nuk e kreu deri nė fund. Tė vetmit njerėz qė i kishin mbetur, ato qė e shihnin apo i sillnin ndonjė ushqim e veshje, ishin gruaja Mita, nėna Luēia si dhe i vėllai Frani, qė pas arrestimit tė Tukut u internua familjarisht nė Gramsh. Jeta e burgut nisi tė brengoste ēdo ditė e mė shumė marangozin shkodran, i cili kohėn e kalonte duke dizenjuar skica mobiljesh, madje provoi tė merrte pjesė nga burgu nė njė konkurs tė shpallur nga Ministria e Ndėrtimit, pėrgjigje qė sigurisht do t'ishte negative. Ditėt e gjata e tė pafund tė burgut mezi shtyheshin, ndėrsa katėr fėmijėt e Tukut, Vjosa Agimi Besniku e Bujana qė ishte mė e vogla, kuptonin se rrėfimet e nėnės pėr babain qė kishte ikur me shėrbim, nuk ishin tė vėrteta. Gjatė kohės sė burgut Tuku kėrkoi tė shihte fėmijėt e tij, dhe nė letrėn e datės 5.4.1959 qė i dėrgoi Mitės, shprehet; E kam ende tė freskėt tablonė e takimit. Veēanėrisht mė vjen para sysh Gimi qė ishte rritė aq shumė brenda kaq muajve. Siē duket do i ngjasė babait tė vet edhe nė zhvillimin fizik". Dy herė nė muaj, Tuku dhe Mita i dėrgonin letra njėri-tjetrit, duke shkruar ēdo gjė qė ndodhte rreth tyre. Por ditėt e zeza, ndiqnin si hije familjen Jakova, deri sa njė lajm i zi i tronditi thellė. Mė 26 gusht, 1959, Tuk Jakova shtrohet nė spital ku vdes nga apandesiti akut, vdekje e cila pėr familjarėt ka mbetur enigmė.

    Tragjeditė pas vdekjes
    Tronditjen e thellė familja Jakova e pėrjetoi edhe mė shumė kur menjėherė pas vdekjes sė Tukut, filluan pėrndjekjet e persekutimet. Mitėn, gruan qė mbante veshur tė zezat, e hoqėn nga puna si arsimtare dhe e caktuan punėtore nė komunale, nė punishten e ngjyrosjes. Tė rritur nėn presionin se i ati i tyre, ishte armik i kėtij populli, fėmijėt nuk patėn mundėsi tė siguronin bursa pėr vazhdimin e shkollės, veē Vjosės vajzės sė madhe tė Tukut, e cila ishte absolute nė mėsime. Nga njė histori dashurie me njė djalė, dėshirat rinore dhe pamundėsia pėr tė ndenjur pranė njeriut tė shtrenjtė, humbja e fletės sė votimit nė njė aksion dhe epitetet bija e armikut tė popullit, pėsoi tronditje tė thella, qė i shkaktuan probleme tė parikuperueshme 21-vjeēares Vjosa, e cila qysh nė moshėn 9-vjeēare ndjeu mungesėn e njė babai tė dashur, lodhjen dhe nė fund humbjen e tij. Agimi djali i madh i ēiftit Jakova mbaroi Politeknikumin, ku u bė elektriēist i kategorisė sė shtatė, ndėrsa Besniku mbaroi shkollėn e mesme pėr kimi industriale. Bujana e vogėl qė Tuk Jakova e pėrkėdhelte mė shumė se tė tjerėt pasi mbaroi shkollėn e mesme pėr shkak tė vėshtirėsive ekonomike filloi punėn. Nė fillim tė vitit 1983, familja e Tuk Jakovės u internua nė Sheq Marinas tė Fierit dhe vetėm pas viteve '90, fėmijėt e "armikut tė popullit", ikėn larg nė emigrim, larg vendit qė i mori njė pjesė tė jetės sė tyre. Por jeta e njė gruaje tė moshuar, e cila vuajti qysh nė vitet e para tė dashurisė sė saj, nuk mund t'i shpėtonte, fatkeqėsisė tjetėr. E lodhur, me Vjosėn, vajzėn qė u sėmur nė kulmin e rinisė, nga SHBA-ja njė zile telefoni lajmėron Mitėn pėr njė humbje tjetėr, vdekjen aksidentale tė birit tė saj, Besnikut, i cili si pėr koinēidencė vdiq nė moshėn e tė atit tė tij, 45-vjeēare. Kjo ishte njė histori e dhimshme dashurie jo vetėm pėr ēiftin Tuk e Mita Jakova, por edhe njė histori e dhimshme familjare.

    Shumė i dashur Tuk!
    Nuk tė shkruajta qė mbrėmė se prita mos merrja sot letėr nga ti. Shpesh mė vinė letrat ditėn e hėnė. E mora nė kohėn qė po pėrgatitesha pėr nė shkollė. Kjo letėr mė gėzoi shumė. Nė rradhė tė parė qė je me shokė e ti nuk mėrzitesh, qė je mirė me shėndet (po s'ka gajle qė unė u bėra merak mė shumė se sa duhesh), qė mė kėrkon ēėrēafė dhe ato sendet e tjera dhe mė nė fund qė letrėn ma shkruaje me bojė (kėtė tė fundit e vunė re edhe fėmijėt). Mbasi ato ishin nė shkollė, ua lexova nė darkė. U mblodhėn tė gjithė kokė mė kokė. U gėzuan shumė qė ju shkruaje tė gjithėve veē u bėnė pak xhelozė se nė letėr shprehje mė shumė dashuri ndaj Bujanės se sa ndaj tė tjerėve. Ju thashė se ajo ėshtė mė e vogla etj., etj., por s'iu mbush mendja. Ata thanė se Bujana di ca lajka dhe babi kujton mos e do ajo mė shumė se neve. Sikur ta di ai sa na ka marrė malli! Vjosa kujtoi njė pėrrallė qė quhet "Tri dėshirat" dhe tha se po tė ngjiste me tė vėrtetė ajo qė ngjiste nė pėrallė, unė tė parėn dėshirė qė do kėrkoja ishte tė vinte Babi nė shtėpi. E pastaj secili thosh tė tijat. Bujana kish hapur sytė, mė shihte mua dhe pėrpiqej me kėmbė e me duar t'iu mbushte mendjen se Babi i don tė gjithė. Kishin qejf tė tė shkruanin, por unė s'i lashė se qenė tė lodhur nga mėsimet, do tė shkruajnė herėn tjetėr. Kurse ajo shejtanka e vogėl u ngrit qė sot nė mėngjes dhe shkroi nė kėtė copė letėr ato qė mėson nė shkollė. Sa pėr letrėn kur tė mėsoj alfabetin e ka merak vetė. Tė gjithė jemi mirė. Mos ki hiē merak pėr ne. Pėr fėmijėt do tė flas kur tė takohemi, mbasi kam kėrkuar leje dhe jam nė pritje tė pėrgjigjes. Ato qė mė kėrkon do t'i sjell vetė kur tė vij. I kam tė gjitha. Por edhe sikur tė mos i kisha unė do t'i rregulloja megjithėse ti do tė mė "hidhnoeshe seriozisht". Me gjithė mend do tė mė hidhnoeshe. Tuk! Do mė shanje njė ēikė nė letėr dhe asgjė tjetėr.
    Tė poth fort
    E jotja Mita, Berat 13.X.1958

    Shumė e dashur Mita!
    Letrėn tėnde nr. 2 tė 10 dhjetorit e mora. Mė erdhi keq qė nuk kishe marrė ende letrėn time tė 5 nėntorit. Ndoshta do ta kesh marrė deri tani. Letrat tuaja si gjithnjė mė gėzojnė shumė sepse aty mėsoj mbi gjendjen tuaj. U gėzova qė ishit mirė dhe nė anė tjetėr mė erdhi keq qė e detyruar nga nevoja kishe filluar tė punosh orė suplementare. Mė preokupon ēėshtja e shėndetit tėnd mbasi fizikisht nuk je edhe aq e pėrshtatshme pėr tė pėrballuar njė volum pune tė dyfishtė. Nė tė vėrtetė kjo inisiativė jotja ėshtė njė inisiativė fisnike, qė nga pikpamja e obligacionit pėr familjen arrinė deri nė heroizėm dhe si e tillė mua nuk mė mbetet veēse ta pėrgėzoj me mirėnjohjen mė tė thellė, por nė qoftė se kjo (pamvarėsisht nga gadishmėria e jote pėr sakrificė) dėmton sadopak shėndetin tėnd, mua dhe fėmijėve na kushton shtrenjtė. Pėr kėtė jam i shqetėsuar dhe me kėtė rast dėshiroj tė theksoj edhe njė herė se pėr mua nuk duhet tė bėhesh merak, mbasi kam mundėsi tė rroj edhe nė kėto kondita tė burgut, dhe nė qoftė se ti kėtė sakrificė je e detyruar ta bėsh edhe pėr mua, duhet tė dish se me kėtė nuk mė nderon, por mė ven nė njė pozitė tė pandershme, tė ngjashme me pozitėn e njė krimineli ndaj gruas dhe fėmijėve tė tij. Prandaj tė lutem tė kesh kujdes shėndetin, duke ju pėrmbajtė vetėm asaj mase nė punė, qė nuk i kalon fuqitė tuaja fizike. Mė kuptove?!! Kam marrė nga Frani njė kartolinė pėr vitin e ri. Kishte ardhė nė Tiranė me djalin se e kish pasė tė sėmurė dhe i kish ardh keq qė nuk kishte pas mundėsi me ardhė e me mė taku. Dua t'i kthej pėrgjigje mė 20 janar, prandaj ti mos u mėrzit qė nuk do tė shkruaj ty nė kėtė datė. Megjithėse vonė po ju uroj vitin e ri.
    Puthi fėmijėt pėr mua.
    Ju pėrqafoj tė gjithėve.
    Tė puth i joti Tuku
    Burgu i vjetėr Tiranė 5 janar 1959


    -- Reportazh

    |

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17
    Gruaja e Tuk Jakovės:Fjalia pėr tė cilėn Enver Hoxha urdhėroi zhdukjen e tim shoqi

    “Guxoi tė thoshte tė vėrtetėn dhe u kryqėzua barbarisht. Pohoi haptas se Enver Hoxha nuk u zgjodh Kryetar i PKSH-sė nė mbledhjen themeluese dhe pėrfundoi nė ferrin e burgjeve tė komunizmit”.Ajo qė ndodhi me Tuk Jakovėn, njėrin nga protagonistėt kryesor tė fillimit tė lėvizjes komuniste nė Shqipėri, ėshtė sa e dhimbshme aq dhe e mizore. Mita Jakova e shoqja e tij, nė njė rrėfim pėr emisionin “Histori me zhurmues”, tė gazetarit Pandi Laēo nė TV “Klan”, zbulon pėr herė tė parė njė retrospektivė tė plotė tė tragjedisė qė pėrjetoi ish komisari i Brigadės sė Parė Sulmuese.
    Me njė kujtesė tė admirueshme pėr moshėn dhe kalvarin e vuajtjeve, bashkėshortja e Tuk Jakovės flet pėr rrethanat nė tė cilat lidhi jetėn me tė, kush i besoi detyrėn e kreut tė njėsisė sė parė partizane, cilat ishin marrėdhėniet e tij me Mehmet Shehun kur ndanin pėrgjegjėsitė e komandantit dhe komisarit tė Brigadės sė Parė Sulmuese, si lindėn konfliktet e para me Enverin dhe kush e inicionte qėndrimin sektar tė liderėve komunist ndaj tij pėr zbutje tė luftės sė klasave dhe marrėdhėnie kompromentuese me klerin katolik etj. Pjesa e vuajtjeve dhe dramės pas dėnimit tė tė shoqit pėr tradhti tė lartė ndaj atdheut, zė njė vend tė veēantė nė tregimin e Mita Jakovės, tė cilės i ėshtė dashur tė mbijetojė bashkė katėr fėmijėt me shumė mundime dhe sakrifica tė jashtėzakonshme. Gjithsesi, nga gjithė pėrjetimet e atij kalvari tė tmerrshėm, kjo grua fisnike ka peng kushtet nė tė cilat i ndėrroi jetė njėra nga vajzat dhe enigmėn ende tė pazbardhur pėr mėnyrėn si vdiq nė spitalin e burgut i shoqi, nė mbrėmjen e vonė tė 26 gushtit 1959...
    Zonja Mita! Ju jeni bashkėshortja e Tuk Jakovės dhe jeni lidhur me tė qysh nė vitet e luftės. Si e kujtoni momentin e themelimit tė Partisė Komuniste Shqiptare?
    Me Tuk Jakovėn jam njohur nė ceremoninė e krijimit tė Brigadės sė Parė Sulmuese, qė u zhvillua mė 15 gusht 1943. Atje e pashė Tukun pėr herė tė parė, qė foli si Komisar i Brigadės. Unė isha njė e re komuniste qė isha lidhur me lėvizjen antifashiste qysh nė vitin 1942 dhe punoja brenda nė qytet. Ne ishim 15 shoqe, kryesisht tė reja qė ishim inkuadruar nė njė ēetė. Komandante e ēetės tonė ishte Kleopatra Mulliqi, njė grua pėrparimtare qė kishte pėrqafuar lėvizjen qė nė fillimet e veta. Pasi mbaroi ceremonia e inaugurimit tė Brigadės, Tuku me cilėsinė e komisarit tė saj, na thirri ne vajzave dhe na vuri nė dijeni se brigada do tė fillonte tė lėvizte nė tė gjithė Shqipėrinė. Aty pėr aty na porositi pėr tė lajmėruar familjet dhe na sistemoi nė ēadrėn e shtabit tė brigadės. Sakaq ne lajmėruam familjet dhe morėm teshat e u sistemuam nė ēadrės e shtabit. Ky ishte si tė thuash takimi i parė me Tukun. Gjatė ditėve nė vijim na lidhi puna dhe komunikuam disa herė. Pata rastin tė flisja nga afėr me tė, ta njihja konkretisht dhe pa e kuptuar pėrfundova nė lidhjen e ngushtė. Nė maj tė vitit 44 bėmė fejesėn.
    Ēfarė cilėsish kishte Tuk Jakova, qė u caktua komisar i Brigadės sė Parė?
    Tuku ishte njė nga tė rinjtė e njohur nė jetėn ilegale tė qytetit tė Shkodrės. Emri i tij ishte bėrė i dėgjuar sidomos pėr mjaft aksione tė guximshme ndaj okupatorit. Nė Shkodrėn e asaj periudhe flitej sidomos pėr njė rast ku Tuku me Sadik Bekteshin kishin mundur tė ēanin njė rrethim tė rrezikshėm, nė kohėn kur shumėkush i dinte tė asgjėsuar. Pėrmbledhtazi do tė thosha se jeta ilegale e kishte bėrė tė njohur emrin e tij edhe pėrtej qytetit tė Shkodrės. Pikėrisht gjatė aktivitetit nė radhėt e lėvizjes ilegale, Tuku u dallua pėr trimėri dhe guxim. Ai kishte njė inteligjencė natyrale shumė tė zhvilluar. Pėrsa i pėrket shkollimit, kishte bėrė arsimin 9-vjeēar, si mund t’i themi sot. E vėrteta ėshtė se pėrtej dėshirės sė madhe tė tij pėr dije, nuk pati mundėsi pėr t’u arsimuar pėr arsye ekonomike. Nga familja e tyre u shkolluan tre vėllezėrit e tjerė...
    Tuku ishte njė nga figurat qendrore tė PKSH, pse nuk shkoi pėr t’u shkolluar nė Bashkimin Sovjetik si pjesa tjetėr e liderėve komunist tė asaj periudhe?
    Tukut asnjėherė nuk ia ofruan shkollimin nė BS pas ēlirimit, nė kohėn kur shumėkush nga kolegėt e tij shkuan aty disa herė. Pikėrisht kėtė e kemi pasur merak familjarisht. Njė ditė i kam thėnė Enverit, kur ishte nė shtėpinė tonė. “Si ėshtė e mundur qė Tuku ende nuk po shkon si gjithė tė tjerėt pėr t’u shkolluar nė BS”. Ai qeshi, mė vuri dorėn nė supe dhe mu kthye si me qesėndi: “Nė qoftėse tė tjerėt kanė bėrė shkolla tė ndryshme, Tuku ka shkollėn e jetės, ka akademinė e pėrvojės”
    Tuku drejtoi Brigadėn e Parė Sulmuese me njė figurė tjetėr historike, siē ishte Mehmet Shehu. Cilat ishin marrėdhėniet me tė?
    E vėrteta ėshtė se ata kishin shumė gjėra tė pėrbashkėta. Tė dy dalloheshin pėr trimėri dhe aftėsi organizuese. Tė dy kishin simpatinė dhe mbėshtetjen e tėrė partizanėve tė Brigadės. Ndėrkaq kishin dhe dallime midis tyre. Mehmeti p.sh ishte tip shumė i ashpėr, shumė impulsiv. Tuku ishte i butė prej natyre. Ishte i qetė dhe i shtruar. Mbi tė gjitha ishte shumė tolerant. Ka qenė njė rast p.sh gjatė luftimeve nė Pogradec, ku u zu njė masė e konsiderueshme me ballist tė cilėt mbetėn robėr nė duart e partizanėve. Pikėrisht nė momentin kur pritej pushkatimi, Tuku urdhėroi lirimin e tyre! Po kėshtu Tuku ishte njė njeri qė kishte shumė influencė nė popull dhe njerėzit flisnin para tij me zemėr nė dorė. Veēanėrisht pjesa katolike, nga e cila ishte e vetmja figurė pėrfaqėsuese nė ato nivele, e respektonte shumė dhe i besonte pėr ēdo gjė. Tuku kishte marrėdhėnie shumė tė mira me klerin katolik dhe siguronte bashkėpunim tė frytshėm me tė nė tė gjitha situatat. Pikėrisht pėr kėto marrėdhėnie shpirtėrore ėshtė kritikuar rėndė mė vonė. Ndodhi nė njė rast qė takoi njė prift katolik nė Tiranė ,qė ishte nė gjendje shumė tė keqe ekonomike. I dha njė mijė lekė pėr ta ndihmuar, sė paku pėr tė shkuar nė shtėpinė e tij nė Shkodėr. Qėlloi qė kėtė ja tha Enverit. Enverit me sa dukej nuk i pėlqeu, po siē e kishte zakon nuk bėri gjė ballasi. Sidoqoftė nuk mund t’ia falte, e rezervoi me atė mėnyrėn e tij djallėzore dhe njė ditė e penalizoi rėndė. E vėrteta ėshtė se Tukun, kuptohet me porosinė e Enverit, kolegėt e goditėn jo vetėm pėr simpatinė pėr klerin katolik por edhe pėr mbėshtetje materiale ndaj tij.
    Kėtu fillojnė kritikat e para ndaj tij, apo jo?
    Tuku pėr herė tė parė ėshtė kritikuar nė plenumin e shkurtit tė vitit ’51, si zbutės i luftės sė klasave. Kjo vinte nga vet natyra e tij. Ai takohej me tė gjithė. I priste tė gjithė qė i vinin nė zyrė. Dėgjonte hallet e tyre dhe mundohej tua zgjidhte. Ishte i hapur me ēdo njeri, pavarėsisht profileve politike tė tyre dhe ndasive fetare. Po le tė qėndrojmė te kritika e parė qė iu bė nė atė plenum, pėr zbutje tė luftės sė klasave. Kjo kishte zėnė vend qysh nė raportin e mbajtur nė fillim tė plenumit. I vetmi qė u ēua pėr tė folur pas prezantimit tė kėsaj kritike ishte Mehmet Shehu. Pas njė heshtje tė gjatė, ai u ēua duke ju drejtuar sallės: Ēfarė keni qė nuk flisni pėr Tukun. Pėr trimėrinė e tij unė vė duart nė zjarr. Po Tuku ėshtė trim vetėm kur e ka armikun pėrballė! Me njė fjalė krijoi mendimin se Tuku toleron nga pozita jo tė shėndosha. Gjatė kėsaj kohe, Tuku ishte deputet nė Shkodėr. Sipas rregullit bėnte takime tė shpeshta me zgjedhėsit. I dėgjonte me vėmendje hallet e tyre. Ishte njė periudhė qė kishte shumė ankesa pėr papunėsinė. Ja ngiten kėtė shqetėsim nė takime tė ndryshe. Ai u angazhua me mish e me shpirt pėr tė vėnė nė lėvizje strukturat e shtetit pėr t’i dhėnė zgjidhje kėtij shqetėsimi, pa pasur parasysh biografitė e njerėzve qė kėrkonin punė. I shkoi njė ditė nė zyrė mbesa e Patėr Andon Arapit. Ajo pasi i sqaroi pozicionin politik tė familjes, i tha se sė paku i duhej njė vend pune i rėndomtė sa pėr tė pėrballuar varfėrinė familjare. Tuku pa marrė parasysh se nga cila familje vinte kjo vajzė, ndėrhyri dhe e sistemoi me punė nė rrobaqepėsinė e qytetit. Aty kishin filluar punė po me ndėrhyrjen e tij dhe 15 vajza tė tjera qė kishin njė status politik tė kontesueshėm pėr kohėn. Mirėpo ndodhi qė ende pa kaluar shumė kohė, tė gjitha kėto vajza bashkė me mbesėn e Pater Andon Arapit i hoqėn nga puna. Vigjilenca e njerėzve tė Partisė me sa duket e kishte bėrė tė veten. Kur Tuku e mori vesh, u indinjua shumė. Takoi menjėherė Enverin dhe i tha se ka ndodhur njė ngjarje qė ka tronditur krejt Shkodrėn. Po a mund tė ndėrhynte Enveri qė e ideonte vet kėtė marrėzi?!
    Cilat ishin detyrat me tė cilat u ngarkua Tuk Jakova pas ēlirimit?
    Pėr njė periudhė, pas ēlirimit u caktua president i sindikatave dhe prej andej, aty nga fundi i vitit 1946, e dėrguan si tė ngarkuar me punė nė Federatėn Jugosllave. Ky, si tė thuash ishte njė largim nga qendra, nga Tirana. U kthye nga Beogradi nė vitin 1948, nė kohėn kur u zhvillua Kongresi i parė i Partisė. Nė atė Kongres, ai u zgjodh nė njė post shumė tė rėndėsishėm, siē ishte ai i Sekretarit tė KQ tė Partisė pėr kuadrin...
    Cilat kanė qenė pakėnaqėsitė e para tė Tukut pėr mėnyrėn si kishte nisur drejtimi dhe zhvillimi i Shqipėrisė?
    Pakėnaqėsitė kanė qenė tė ndryshme. Kanė qenė pakėnaqėsitė politike, kanė qenė pakėnaqėsitė ekonomike, kanė qenė pakėnaqėsitė nė lidhje me luftėn e klasave, nė lidhje me klerin, nė lidhje me shkrimin e historisė sė partisė etj. Mbaj mend kritikėn e parė pėr faktin qė ishte kundėr ngritjes sė industrisė sė rėndė. Ishte vėrtetė njė rrethanė interesante. Tuku nė kohėn qė bėnte detyrėn e zėvendėskryeministrit bėri disa vizita rresht nė vendet e demokracive popullore, tė destinuara kėto nė fushėn e ekonomisė. I befasuar nga zhvillimet e tyre, ai pyeste jo pa habi, se ēfarė kishin mė tepėr ato vende qė ishin mė tė pėrparuara nga vendi ynė. I qėlloi qė gjatė njė delegacioni nė Ēeki kishte parė mjaft qendra tė industrisė sė lehtė dhe ushqimore, tė cilat po i zėvendėsonin teknologjitė ekzistuese me teknologji tė reja. Kėtu i lindi ideja qė pėr konditat tona, e kishim shumė tė nevojshme t’i merrnim e t’i instalonim ato nė Shqipėri. Sa mbėrriti nė Tiranė e propozoi nė qeveri. Njėherazi me kėtė rekomandim, Tuku kundėrshtoi projektin pėr tė ngritur industrinė e rėndė. Kur nuk kemi kėllqe, pse duhet t’i futemi njė aventure tė tillė, kėmbėnguli ai duke ofruar zgjerimin e industrisė sė lehtė dhe sidomos asaj ushqimore.
    Pastaj erdhi goditja nė Plenumin e prillit 1955, ku do tė diskutohej pėr tė shkruar pėr herė tė parė historinė e Partisė. Para se tė flasė pėr atė qė ndodhi nė atė plenum, desha tė kujtoj diēka para punimeve tė tij. Unė nė atė kohė isha me shkollė tė mesme dhe kisha dėshirė tė vazhdoja shkollėn e lartė. Pavarėsisht se isha nėnė me katėr fėmijė, mendoja se i kisha mundėsitė e shkollimit. Teksa kėmbėngula pėr kėtė nė rrugė zyrtare, mė caktuan tė vazhdoja shkollėn e partisė. Aty bėnim leksione ku ndėr tė tjera ato pėr themelimin e partisė ishin ndėr mė tė preferuarat. Po si trajtohej nė leksione kjo ēėshtje? Pėrmendej data e 8 nėntorit 41 dhe fund e krye ēdo gjė i dedikohej Enver Hoxhės. Sipas tyre, akti i themelimit ishte vepėr e tij. Themeluesi ishte Enveri. Po ai dhe Sekretar i Pėrgjithshėm qė nga 8 nėntori 41, etj. Njė mbrėmje teksa bisedoja me Tukun i thashė pėr kėtė mėnyrė si trajtohej nė shkollė akti i themelimit tė partisė. Ai u indinjua dhe aty pėr aty ma ktheu. “Nuk duhet lidhur ēdo meritė e partisė me emrin e Enverit” “Nuk ėshtė kėshtu e vėrteta” Pastaj Tuku mė shpjegoi me qetėsi si e kujtonte ai kėtė akt historik. Nė mbledhjen pėr themelimin e partisė ishte zgjedhur njė komitet provizor prej shtatė vetash. Pra, nga ajo mbledhje nuk ishte caktuar asnjė udhėheqės i vetėm. Enveri u zgjodh kujdestar pėr financat. Tuku, Kristo Themelkua dhe Koci Xoxja u caktuan tė merreshin me formimin e celulave nė qytete tė ndryshme. Qemal Stafa u caktua tė merrej me rininė. Gjin Marku me ushtrinė. Rrahman Perllaku me lėvizjen. Kėshtu qė mbledhja nuk doli me njė person udhėheqės por me njė organ kolegjial provizor.
    Pikėrisht kėtė ngriti Tuku nė mbledhjen e Plenumit tė prillit 55. Pėr gjithēka foli aty i referohej kujtesės si dėshmitarė okular i ngjarjes historike. Mirėpo kjo ishte goditėse pėr Enver Hoxhėn. Deri nė atė periudhė, ai nuk kishte qėlluar tė debatonte me njerėz qė shfaqnin pikėpamje nė kundėrshtim me ato tė tijat. Tuku foli hapur duke shpjeguar se Enveri nė mbledhjen themeluese nuk u zgjodh as kryetar dhe as sekretar i pėrgjithshėm i partisė. E vėrteta ėshtė, tha Tuku, se qė nga krijimi i partisė dhe deri nė vitin 1942 partia drejtohej nga komiteti provizor. Nė prill tė vitit ‘42 u caktuan detyra tė tjera dhe aty pėr herė tė parė u hodh ideja e krijimit tė ēetave partizane. Ndėrkaq, nė mars tė vitit ‘43 nė Labinot tė Elbasanit u bė Konferenca e Parė e Vendit, ku Enver Hoxha u zgjodh pėr herė tė parė Sekretar i Pėrgjithshėm i Partisė, i propozuar drejtpėrdrejt nga Miladin Popoviēi, i cili kishte dhėnė njė ndihmė shumė tė madhe pėr shkrirjen e grupeve komuniste dhe krijimin e partisė. Pėr tė gjithė protagonistėt kryesor tė aktit tė themelimit tė partisė ishte e njohur marrėdhėnia e ngushtė e Enverit me Miladinin. Ata kudo i shikoje bashkė. Nė qytet, nė fshat, nė mbledhje tė ndryshme. Madje ndanin tė dy gati tė njėjtin qėndrim pėr ēėshtjet qė dilnin. Padyshim qė ky reagim i Tukut pėr tė thėnė tė vėrtetėn nuk mund tė kalonte pa kosto. Po nuk ishte vetėm kjo pėrplasja e parė.
    Vijon nesėr...

    Kush ishte Tuk Jakova

    Tuk Jakova, i lindur nė qytetin e Shkodrės nė vitin 1914, ishte njė nga pjesėtarėt kryesor tė grupeve komuniste tė qytetit tė tij. Ai bashkė me Qemal Stafėn, Zef Malajn dhe Vasil Shanton morėn pjesė nė themelimin e Partisė mė 8 nėntor 41. Aty u zgjodh njė nga shtatė anėtarėt e Komitetit Qendror provizor. Gjatė luftės Nacionalēlirimtare u caktua komisari Brigadės sė parė Sulmuese, i Divizionit tė Parė dhe i Kopramatės sė tretė. Pas ēlirimit u zgjodh anėtar i Byrosė Politike dhe KQ tė Partisė, deputet, zėvendėskryeministėr, gjeneral, Kryetar i Kuvendit Popullor. Nga viti 1946, deri nė vitin 1950, ishte njė nga njerėzit mė me pozitė tė kohės. Pėr qėndrimin dhe pikėpamjet e tij nė vitin 1951, Tuk Jakova u pėrjashtua si anėtar i Byrosė Politike, ndėrsa nė vitin 1955 u pėrjashtua nga posti i anėtarit tė KQ dhe u la pėr tu diskutuar qėndrimi si anėtar i partisė. Nė nėntor tė po kėtij viti, bashkė me familjen e internuan nė Berat ku vetėm pas dy muajsh, nė vitin 1957, e izoluan nė kalanė e Kaninės. Nė vitin 1958 akuzohet pėr tradhti tė lartė ndaj atdheut, pėr agjitacion e propagandė dhe nė bashkim tė akuzave dėnohet me 20 vjet heqje lirie. Vdes nė vitin 1959 nė rrethana qė mbeten ende tė dyshimta.

    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-06-2009 mė 10:21

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17
    E shoqja: Tuk Jakova nuk vdiq, po e vranė nė spitalin e burgut

    Ajo qė ndodhi me Tuk Jakovėn natėn fatale tė gushtit ‘59 nė spitalin e burgut tė Tiranės, nuk u zbardh asnjėherė. Zyrtarisht u tha se ndėrroi jetė nga njė sėmundje e rėndė. Mjekėt nga ana e tyre ofruan dy opsione tė tjera: Vdekje pas operacionit tė apandesitit dhe nga njė plasje e papritur e tėmthit. Kanė kaluar 50 vjet nga ajo natė tragjike gushti dhe ende kanė mbetur tė dyshimta rrethanat, nė tė cilat pushoi zemra e Tuk Jakovės, tė dėnuarit politik pėr tradhti tė lartė ndaj atdheut.Enigmėn e hershme vazhdojnė ta pėrjetojnė me brengė e dhimbje familjarėt, shokėt, miqtė, tė njohurit dhe bashkėvuajtėsit. Shumėkush prej tyre vazhdon prej vitesh tė hulumtojė me mėnyrėn e vet pėr tė depėrtuar sado pak pėrtej hijeve tė misterit vrastar. Sidoqoftė, Mita Jakova e shoqja e liderit tė martirizuar, qė ėshtė tejlodhur nė stresin e dilemave tė gjithėfarllojta, ka bindjen se ajo qė ndodhi natėn e 26 gushtit 59, nuk ishte njė vdekje natyrale, por njė vrasje e pastėr. Nė rrėfimin e saj pėr emisionin “Histori me zhurmues” tė Pandi Laēos nė TV Klan pėr herė tė parė zbulon njė pjesė tė sė vėrtetave qė kanė lidhje me rrethanat, nė tė cilat ndėrroi jetė Tuk Jakova nė spitalin e burgut...
    Zonja Mita! Flitet se Tuku njė nga pėrplasjet e para e ka bėrė lidhur me mėnyrėn si ishte organizuar muzeu i luftės Nacionalēlirimtare?
    Pikėrisht me kėtė rast Tuku krijoi pėrplasjen tjetėr me krerėt e lartė tė politikės. Sa kishte marrė formė riorganizimi i muzeut tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare. Kur shkoi Tuku dhe e vizitoi pėr herė tė parė i bėri shumė pėrshtypje, qė aty nuk dilnin figurat kryesore, nuk dilnin tė gjithė udhėheqėsit qė kishin drejtuar lėvizjen, por dilnin disa figura qė nuk kishin ndonjė meritė tė veēantė. Kėshtu p.sh., njė kėnd tė dukshwm e zinte Spiro Koleka, i cili erdhi nė parti nga grupi i zjarrit nė vitin ‘43 dhe gjatė gjithė kohės ka qenė pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm. Megjithė meritat qė ka Spirua, tha Tuku, pėrsėri nuk e ka vendin nė atė stendė. Po kėshtu Tukut i tėrhoqi vėmendjen fakti qė nė muze nuk kishte asgjė pėr ēetat nacionaliste, siē ishte p.sh., ajo e Riza Kodhelit, aq shumė e njohur nė zonėn e Korēės. Nejse tė vemi tani te plenumi. Njė natė para tij po flisnim me Tukun nė shtėpi. Ne ishim mė shumė se bashkėshortė. Ishim bashkėluftėtarė, ishim shok e miq. Dhe flisnim si tė tillė. Ai mė tha se tė nesėrmen do zhvillohej plenumi, qė do diskutonte pėr historinė e partisė. “Po ti, i thashė do diskutosh, se nuk tė kam parė tė pėrgatitesh?”. Mė tha se do tė fliste pėr shtrembėrimet, qė i ishin bėrė tė vėrtetave qė kishin tė bėnin me krijimin e partisė. “Unė jam pjesėtar i atyre ngjarjeve dhe nuk kam nevojė tė pėrgatitem.”, shpjegoi ai. “Janė ēėshtje delikate, i thashė, e duhet bėrė kujdes” “E vėrteta ėshtė e vėrtetė dhe nuk ka pse tė hezitohet pėr ta dėshmuar si tė tillė”, u pėrgjigj me njė bindje tė padiskutueshme. Ishte njeri kurajoz Tuku dhe fliste hapur, pa pasur parasysh efektet qė mund tė shkaktonte fjala e tij tek tė tjerėt. Formalizmi, servilizmi dhe demagogjia ishin veset qė ai i urrente me shpirt...
    Dihet se goditja e parė Tuk Jakovės i ėshtė dhėnė nė plenumin e vitit ‘55. Kush e vuri nė shėnjestėr dhe cilat ishin motivet e vėrteta tė kėsaj pėrplasje?
    U bė plenumi i famkeq. Nė fillim u lexua raporti nga Enveri dhe si zakonisht priteshin diskutimet. Ēuditėrisht nuk u ngrit njeri. E kush mund tė ēohej tė vinte nė diskutim ato qė thoshte njeriu mė i fuqishėm i kohės. Hija e tė parit i tundonte e i bėnte tė mblidheshin nė vetvete. U ngrit i pari Tuku. Enveri qė mesa merrej vesh e dinte bindjen e tij, u kollit si pėr t’u dhėnė sinjalin tw tjerwve. Sa mbaroi Tuku u bė pushim. Pas pushimit u ngrit Nexhmije Hoxha dhe iu kundėrvu hapur problemeve qė ngriti Tuku. Analiza e saj i quante qėndrimet e Tukut devijime parimore. Pikėrisht problemet qė ngriti Nexhmija u bėnė mė vonė pjesė e rezolucionit tė plenumit. Qė nga prilli i vitit ‘55, pra qė pas kėtij plenumi e deri nė qershor qė u bė vendimi, Tuku u fut nė njė rreth tė izoluar dhe survejohej pa pushim. Vinte nė punė me roje tė dera. Nuk lejohej tė dilte nga Tirana pa marrė leje zyrtare. Shokėt iu larguan qė tė gjithė. Nuk e takonte askush. Kėrkuan tė bėnte autokritikė dhe tė pohonte se ku frymėzohej nė qėndrimet antiparti. Filluan t’i vėnė nė dukje devijimet qė nga grupi i Shkodrės, lidhjet me klerin, zbutjen e luftės sė klasave etj. Tuku idealist siē ishte u pėrpoq tė bėnte autokritikė, por kjo nuk i vlejti dhe e pėrjashtuan nga Komiteti Qendror. Menjėherė pas kėsaj na dėrguan me familje nė Berat. Tukun aty e ēuan pėr tė punuar nė njė zdrukthėtari nė njė punishte tė vjetėr. Pastaj filloi ajo periudha e persekutimit. Njė persekutim ēnjerėzor do tė thosha. Nuk kishte gjė mė tė tmerrshme nga situata qė na u imponua. Njerėzit na shikonin me habi dhe me urrejtje dhe na largoheshin menjėherė sa pėrballeshim me ta. Iknin si tė shpėtonin nga njė sėmundje e keqe.
    Pra, ju kaluat nga njė shtėpi nė Bllok nė njė strehė mjerane nė periferi tė Beratit?
    Na ēuan nė Berat nė njė barakė tė ngritur nė mes tė njė moēalishteje tė mbushur me bretkosa dhe gjarpėrinj. Lagėshtira ishte shumė e madhe. Tė katėr fėmijėt kaluan konsekuenca tė rėnda shėndetėsore nga jetesa aty. Ndenjėm gati 15 vjet atje. Tw izoluar twrwsisht. Kjo e vriste shpirtėrisht Tukun. Mbaj mėnd tronditjen e tij nė ēastet kur i morėn pistoletėn. Kur e dorėzoi sipas urdhrit, iu tha policėve t’i regjistronin numrin me shpresėn se njė ditė do tė sqaroheshin gjėrat dhe do tė mund ta merrte pėrsėri. E kishte kujtim qė nga ditėt ilegale tė luftės. I hoqėn gradat. I hoqėn titullin “Hero i Popullit”. Kishim nė atė kohė vetėm njeri-tjetrin. Mbėshteteshim vetėm te njėri-tjetri. Tuku i sinqertė siē ishte, me atė pastėrtinė shpirtėrore qė e karakterizonte, u ul njė ditė dhe i shkroi njė letėr KQ tė PK tė BS. Atė letėr e ēova unė nė ambasadėn sovjetike nė Tiranė. Kėrkova ambasadorin dhe mė doli sekretari i tij. Ia dhashė dhe u ktheva duke shpresuar pėr njė reflektim tė mundshėm nė qėndrimin ndaj nesh. Pas dy muajsh aty ku ishim na u kthye letra pa asnjė pėrgjigje. Na i sollėn nė banesė ashtu siē ishte.
    Tė vijmė te njė ngjarje tjetėr. Tuku pasi pėrjashtohet nga partia nė vitin ‘57, e izolojnė nė kalanė e Kaninės...
    Para se tė vijmė te ky moment desha tė shpjegoj rrethanat para izolimit nė Kalanė e Kaninės. Nė nėntor tė vitit ‘56 kur ishte pushkatuar Dali Nderu dhe Liri Gega, ne na sollėn vendimin e internimit qė do tė thoshte se do tė jetonim nė ato kushte, por tani me njė ndryshim tė madh. Ēdo ditė duhej tė paraqiteshim nė degėn e Punėve tė Brendshme pėr tė raportuar. Vazhduam nė kėtė gjendje deri nė 24 maj tė vitit ‘57. Pikėrisht nė kėtė ditė, e cila koincidonte me 13 vjetorin e fejesės Tukun e izoluan nė kalanė e Kaninės e mė vonė nė Ishullin e Zvėrnecit. Mė 4 janar ‘58 e arrestuan...
    Mbani mėnd pėrse e akuzuan?
    Njė mori akuzash bajate dhe pa asnjė fakt konkret. I thanw pwr tradhti tw lartw dhe e degdisėn nė qeli. Shkoja shpesh pėr ta takuar. Takimet me tė i kisha shumė tė shtrenjta. Mė kujtohet takimi i parė kur shkova me katėr fėmijėt, tė cilėve deri atėherė nuk u kisha thėnė se ai ishte nė burg, por me shėrbim. Na i nxorėn nga njė deriēkė pas burgut, gjithnjė mes hekurave dhe policėve. Fėmijėt sa kishin mbaruar shkollėn dhe kishin marrė me vete dėftesat pėr t’ia treguar Tukut. Tė gjithė kishin nota tė shkėlqyera. Mėnyra si ishte rezervuar pritja ishte e tmerrshme. Nuk na lejohej asnjė kontakt fizik. Mua mė porositėn mė herėt se nė qoftė se do t’i jepja dorėn do ta ndėrprisnin takimin. Tuku sa u afrua zgjati dorėn i pėrmalluar. Nuk dija ēfarė tė bėja. Ēova krahėt lart dhe i kryqėzova nė shpatullat e fėmijėve. E bėra pėr t’i lėnė tė kuptonte Tukut se nėse nuk mund tė takohemi bashkė, unė po i pėrqafoj fėmijėt edhe pėr ty. Ky ka qenė takimi i parė. Edhe mė rrėqethės ka qenė ai i fundit. Ishte data 22 qershor 1959. Shkova si gjithnjė me fėmijėt nė takim. E kishte marrė shumė malli. Kėtė herė vajza e vogėl shkonte pėr t’i thėnė tė atit se kishte mėsuar pėr tė shkruar. E takuam mes dy palė hekurave. Roje ai andej. Roje ne kėtej. Kėrkoi tė pėrqafonte fėmijėt. Nuk e lejuan nė asnjė mėnyrė. Tė paktėn atė tė voglėn, iu lut policėve. Jo as atė! Reaguan ata me ashpėrsi. Ndėrkaq, Tuku i pėrlotur e i revoltuar iu drejtua oficerit tė Ministrisė sė Brendshme qė na shoqėronte. “Kjo qė po ndodh kėtu, nuk ka ngjarė as nė burgjet e fashizmit”. Nė ēast fėmijėt ia dhanė tė qarit me dėnesė. U krijua njė situatė tejet e rėndė dhe nuk dija si tė bėja. Zėrat urdhėrues e brutalė tė policėve i dhanė fund takimit. Ishte i fundit ky. Vetėm pak mė vonė, nė gushtin e vitit 1959 nga burgu e ēuan nė spital ku ndėrroi jetė nė rrethana misterioze...
    Si u lajmėruan pėr vdekjen e tij?
    Mė 19 gusht ‘59 shkova pėr ta takuar nė burg. Mirėpo sa u paraqita aty mė thanė se ėshtė shtruar nė spital. Kur pyeta pėr ēfarė mė qetėsuan, duke mė sqaruar se ishte diēka e parėndėsishme. Njė apandesit i lehtė, mė shpjeguan. Ka shkuar pėr ta operuar dhe pas njė jave do kthehet prapė. Mė 26 gusht ‘59 mė lajmėruan se Tuku ėshtė shumė sėmurė. Madje, mė njoftuan se do mė ēonin me makinė prandaj duhej tė merrja me vete dhe fėmijėt. Ashtu bėmė. Hipėm nė makinė dhe u nisėm me shpresėn pėr ta gjetur me frymė. Fillimisht shkuam nė ministri siē ishte rregulli. Aty na priti Filat Muēua, i cili pa bėrė zė mė tha mua pėr ta ndjekur nga prapa nė zyrat e thella tė katit tė parė tė ministrisė. Hyra aty nė njė dhomė tė madhe. Nuk mė mbanin kėmbėt dhe gjeta njė tavolinė pėr t’u mbėshtetur. Nuk mu durua dhe e pyeta: Ēfarė do mė thuash? Ēfarė ka ndodhur me Tukun? Tuku vdiq mbrėmė, tha ai, nė orėn 12:00. “Ne ia bėmė tė gjitha, vazhdoi, por aq e kishte shkruar siē thotė populli”. Sakaq mė njoftoi pėr njė “privilegj” qė mė kishin rezervuar me kėtė rast. “Si rregull, sqaroi Muēoja, atė qė vdes nė burg, nuk lejohet ta shikojnė familjarėt. Po rasti i Tukut ėshtė i veēantė dhe ty do tė lėmė ta shikosh”. Si kaluan disa ēaste dola dhe mora rrugėn e morgut. Kur mbėrrita aty pashė qė nga dera pėrballė po futej nėna e Tukut bashkė me vėllain e tij Kol Jakovėn. Kapėrcyem portėn dhe u gjwndwm brenda. Kur ē’tė shikonim. Pamja e ishte tronditėse. Aty pėr aty mblodha veten dhe fillova tė komunikoj me tė. “Tuk i dashur, i thashė, fli i qetė se unė do tė bėhem e fortė siē doje ti. Mos kij merak pėr fėmijėt. Ata do t’i nxjerr nė jetė e do t’i shkolloj sikur tė kisha dhe ty nė krahė. Nė fund pastaj kur do t’i jepja lamtumirėn e pėrshėndeta sicc pwrshwndesnim dikur partizanėt qė vriteshin nė front. Ēova grushtin lart dhe shqiptova formulėn magjike: Vdekje fashizmit, shpirti im!” Dhe ika, ika duke mos e ditur ku tė shkoja. Nėna e Tukut mė hodhi krahun dhe dolėm bashkė nė oborr. Aty ajo nuk u pėrmbajt dhe filloi me dėnesė “Tuk o bir qė s’tu ndodha pranė”. Nuk kaluan vetėm pak ēaste dhe policėt na lajmėruan pėr t’u larguar. Ndėrkaq, kishte mbėrritur edhe makina qė do na ēonte nė Berat. Vjehrra iu lut oficerit, qė na shoqėronte pėr tė na lėnė atė natė nė Tiranė te shtėpia e saj. Jo, i tha ai prerazi. U nisa e shkova tė takoja fėmijėt. Ata mė prisnin sy e vesh ēfarė lajmi do t’u ēoja pėr Tukun dhe mė pyetėn menjėherė: Si ėshtė babi? Tani nuk keni mė babi, u thashė, por hajde se do tė shkojmė nė shtėpi. Mbrėmja na zuri te plepat e Durrėsit. Ishte ditė dasme dhe aty afėr dėgjohej njė orkestėr qė shoqėronte ritmet e kėngės sė dasmorėve. Eh, thashė me vete, si qėlloka kėshtu nė jetė. Dikush qan e mbytet nga trishtimi, tė tjerėt kėndojnė e shpėrthejnė nga hareja...
    Ēfarė dini pėr rrethanat nė tė cilat Tuku ndėrroi jetė nė spitalin e Burgut?
    Autoritet zyrtare u mjaftuan me ato pak shpjegime. E ku mund tė pyesje tjetėr. Sidoqoftė pas vitit ‘90 erdhėn opsionet e para pėr vdekjen misterioze tė Tukut. I pari qė na ka sqaruar rrethanat e asaj nate fatale, ka qenė njė banor nga Velipoja, i cili ka qenė shok i dhomės nė spital me tė. Ja si na i rrėfeu ai: Na i sollėn nė dhomėn tonė pa shpjeguar se kush ishte. Qė nga ēasti qė e sollėn, shtuan rojet. Pas dy tre ditėsh u pėrmirėsua dhe filloi tė komunikojė. Morėm vesh se e kishte operuar kirurgu Aleko Bozgo. Ditėn e katėrt shėndeti i tij u pėrkeqėsua. I hipi njė temperaturė shumė e lartė dhe dridhej i tėri. Natėn e fundit erdhi njė doktor tjetėr qė e vizitoi. Kur e pyetėm pėr gjendjen e tij nuk na foli fare. Pak momente mė vonė erdhi doktor Ylvi Vehbiu. Si duket e kishin thirrur dhe atė pėr Tukun. Kur doli nga vizita e pyeta se ēfarė ka. Nuk ka shpėtim, mu pėrgjigj dhe mė sqaroi se nė kartelė ishte shkruar qė i kishte plasur tėmthi, por nuk ėshtė e vėrtetė, nuk i ka plasur”. Ne kemi folur mė vonė vetė me doktor Ylviun. Atė natė e kishin lajmėruar pėr ta vizituar disa orė para se tė ndėrronte jetė. Ja si na i kallėzoi doktor Ylviu: Kur shkova, Tuku ishte nė kllapi. Me temperaturė shumė tė lartė. Ishte nė agoni tė plotė. Unė nuk kisha se ēfarė tė bėja, vetėm sa t’ia lehtėsoja agoninė. Mbaj mėnd qė njė moment u kthjellua dhe tha “E kanė gabim qė veprojnė kėshtu dhe ecin nė kundėrshtim me zhvillimet botėrore...”. Pak a shumė edhe sot e kėsaj dite janė ende tė paqarta rrethanat nė tė cilat ka ndėrruar jetė Tuku. Mė shumė se njė vdekje duket si njė vrasje nė spitalin e burgut.
    Ndėrkaq keni pasur dhe njė fatkeqėsi tjetėr nė jetė...
    Po njė fatkeqėsi me njė nga fėmijėt qė ėshtė dhe mė e rėndė. Fėmijėt me thėnė tė drejtėn i kam pasur shumė tė mirė. Pėrparimi i tyre nė shkollė dhe sjellja shembullore mė dhanė kėnaqėsinė qė nuk mė shkoi mundi kot me ta. Vjosa, ishte nxėnėse e shkėlqyer. Mbaroi gjimnazin me rezultate shumė tė mira. Duhej tė aplikonte pėr shkollė tė lartė. Po kush mund tė guxonte ta ēonte nė universitet vajzėn e armikut tė popullit Tuk Jakova. Pikėrisht nė kėtė situatė ajo i bėri njė letėr Mehmet Shehut. Ajo mbante pėr emėr pseudonimin e tij tė kohės sė luftės. Pėr ēudi dhe kur nuk e prisnim i erdhi pėrgjigjja se ishte miratuar e drejta e studimit pėr kimi-biologji. E nisi me shumė gėzim shkollėn e lartė. Nė vitin e tretė pėsoi njė tronditje shumė tė madhe. E gjitha erdhi nga braktisja qė i bėri djali qė dashurohej me tė. Ishte njė braktisje pėr motive biografike. Me sa duket dikush kishte ndėrhyrė dhe i kishte kujtuar atij pasojat qė do tė kishte nėse do bėhej dhėndri i Tuk Jakovės. Nejse nė tronditje e sipėr shkoi bashkė me shoqet nė hekurudhė nė aksionin e rinisė. Mė 1 qershor qėlloi dita e zgjedhjeve. Si ngaherė na jepnin mė parė fletėn e zgjedhjes me tė cilėn do shkonim pėr tė votuar. Ajo e mori si gjithė tė tjerėt dhe e futi nė komodinėn e saj. Ēuditėrisht kur erdhi dita e zgjedhjeve nuk e gjeti ku e kishte lėnė. Dikush me sa duket ia kishte rrėmbyer djallėzisht. E thirrėn nė shtab. Bija e armikut!, i thanė me tėrsėllimė. Ēfarė nuk i bėnė. E terrorizuan, ashtu siē ishte e sollėn nė shtėpi nė Berat. Ishte shpėrfytyruar aq sa mezi njihej pėr fytyre. Njė muaj ndenji brenda pa dalė fare. Madje i donte dhe dritaret tė errėta dhe i mbulonte me batanije. Nuk hante. Nuk pinte. Nuk fliste. Nė kėtė sfilitje shkoi deri nė fund. Eh, Vjosa e nėnės....

    (Nė numrin e djeshėm tė intervistės sė zonjės Mita Jakova gabimisht ėshtė shkruar emri i Rrahman Perllakut si pjesėmarrės nė mbledhjen themeluese tė PKSH-sė, nė vend tė Ramadan Ēitakut.)


    Letra e fundit nga burgu

    E dashtun Mita.
    Besoj se tash e tutje letrat kanė me na ardh mė shpejt, mbasi na lejuan t’i nisim me postėn e zakonshme. Gjithashtu mora edhe njė mijė lekėt qė mė kishe dėrguar. Siē duket pllaka qė dėgjove nė radio “Gėzim nė famlje” dhe qė tė dyve na pėlqen aq shumė tė kishte ngjallur iluzione tė bukura sidomos nė pragun e 28 dhe 29 nėntorit. Mė vjen shumė keq qė iluzionet mbeten iluzione por do tė mė vinte mė shumė keq nė rast se do dėshpėrohesh. Ne kėtej po kėrkojmė t’iu lejojnė tė na vini me na pa, dhe tė rrini kėtu bashke me ne tė paktėn 24 orė. Mbasi vendi qė na kanė pėrcaktu tash pėr tash pėr takime ėshtė i papėrshtatshėm pėr stinėn e dimrit dhe kemi frikė mos na ftohen fėmijėt. Mitė, unė jam mirė me shėndet dhe mos bėn merak pėr mu, por shiko veten dhe kalamajt.
    Tė fala e pėrqafime.
    T’puth, Tuku



    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17
    Zbulohet letra e Kadri Hazbiut: E vėrteta pėr vdekjen e Tuk Jakovės

    Afrim Imaj/ Fatos Mahmutaj

    “Tuk Jakova vdiq apo e vranė?!” Dilema pėr rrethanat si ndėrroi jetė i burgosuri politik nė spitalin e burgut nė Tiranė mbrėmjen e 26 gushtit 1959, u pėshpėrit nėn zė qė nė atė periudhė.Pavarėsisht se propaganda zyrtare mundohej tė fashiste ēdo hije dyshimi, pėrsėri njerėz afėr shėrbimeve sekrete pohonin se Tuk Jakovėn e vrau shpėrfillja e mjekėve pėr vet pozicionin pėrbuzės si element antiparti. Kadri Hazbiu, ish-ministri i Brendshėm pranon neglizhencėn e mjekėve tė spitalit civil tė Tiranės si shkak qė ēoi nė vdekjen e Tuk Jakovės mė 26 gusht 1959. Me njė dokument tė klasifikuar “Tepėr sekret” dhe tė adresuar te Hysni Kapo, Hazbiu ka paraqitur njė rezyme tė plotė tė ngjarjes qė nga momenti i krizave tė apendicitit dhe deri tė operacioni dhe vdekja si pasojė e konsideratės jo tė mirė tė mjekėve pėr tė sėmurin “Element antiparti”...

    Raporti
    Tepėr sekret
    Tiranė mė 14/IX/1959
    Nr.05-338
    Lėnda: Mbi vdekjen e tė dėnuarit Tuk Jakova.
    Komitetit Qendror tė P.P. Shqipėrisė,
    Shokut Hysni Kapo.

    Mė datėn 26 gusht 1959, ora 23:35 mbas 8 ditėsh i shtruar nė pavijonin e 15-tė tė spitalit civil Tiranė, vdiq i dėnuari Tuk Jakova, nė rrethanat qė poshtė shėnojmė:
    Nė datėn 19 gusht 1959, rreth orės 9:00 para dite, duke qenė nė burgun numėr 5 ku vuante dėnimin, Tuk Jakova ankohej pėr dhimbje barku. Me kėtė rast me interesimin e administratės sė burgut vizitohet nga mjeku patolog Qazim Cerga (i burgosur), i cili nė fillim nuk konstaton ndonjė gjė urgjente dhe megjithėse Tuku i tregon se vuante prej shumė kohėsh nga apendiciti, mjeku pėr qetėsimin e dhimbjeve i jep disa pika belladon dhe kompresa tė ftohta. Nė tė njėjtėn kohė mjeku Qazim Cerga rekomandon qė i sėmuri tė vizitohet nga njė mjek kirurg, meqė pretendonte se vuante nga apendiciti. Nė ora 10:00 tė datės sė sipėrme, kryetari i Degės II-tė tė Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit, Kolonel Filat Muēo, i sinjalizuar pėr kėtė nga administrata e burgut, shkon sė bashku me mjekun kirurg Llambi Ziēishti, i cili mbasi e vizitoi nuk konstatoi ndonjė dhimbje tė veēantė apendiciti, (kjo ndofta nga qetėsimi qė i kishte shkaktuar pirja e belladonit). Megjithatė, rekomandon tė mbahet nė Observacion dhe nė rast se do t’i pėrsėriteshin dhimbjet, tė dėrgohej me njėherė nė spital.
    Meqenėse rreth orės 15:00 dhimbjet filluan tė ndihen prapė mbėshtetur nė rekomandimin e mjekut kirurg Llambi Ziēishti, i shoqėruar po nga Kolonel Filat Muēo, i sėmuri ēohet nė spitalin civil ku merret nė dorėzim nga mjeku Qirjako Lezho, i cili i shoqėruar dhe nga mjeku Arqilea Andrea dhe infermiere Naile Ranku mbasi i bėnė tė gjitha pėrgatitjet e nevojshme pėr operacion, nė orėn 18:00 e operuan me sukses. Mbas operimit i sėmuri e ndiente veten mirė dhe pėr kėtė falėnderoi mjekėt dhe kolonelin pėr kujdesin e treguar.
    Prej datės 19 gusht 1959 deri mė datėn 24 gusht 1959, pėrveē dhimbjeve tė zakonshme tė operacionit, jo vetėm nuk pati ndonjė shqetėsim dhe dhimbje, por plaga shkonte drejt normalizimit saqė mendonin ta ēonin pėr qetėsim dhe kurim tė mėtejshėm nė ambulancėn e burgut ku vuante dėnimin.
    Mė datėn 25 gusht 1959, d.m.th., 5 ditė pas operacionit i sėmuri Tuk Jakova pėsoi njė komplikacion paralitik tė zorrėve, i shkaktuar (sipas kartelės klinike dhe autopsisė) nga peritoniti qė dha intoksikacion nė gjithė organizmin. Kjo gjendje vazhdoi deri nė ora 23:35 tė datės 26 gusht 1959, kohė nė tė cilėn me gjithė ndėrhyrjet e vazhdueshme tė mjekėve tė spitalit civil numėr 2, nuk qe e mundur tė shpėtohej nga vdekja. Gjatė gjithė ditės sė datės 26 gusht 1959, i sėmuri ndodhej nė gjendje shėndetėsore tė keqėsuar, siē tregohet edhe nė kartelėn klinike. Nga ana e mjekėve janė bėrė pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar duke pėrdorur mėnyra tė ndryshme mjekimi si dhėnie gjaku, etj., por nuk pati asnjė rezultat. Mjekėt qė e kanė kuruar gjatė datės 25 dhe 26 gusht 1959 kanė qenė: Dr. Qirjako Lesho, Dr. P.Paparisto dhe Dr. Aleko Bozgo. Vlen tė theksohet nė kėtė rast se organet tona nuk janė vėnė nė dijeni nga ana e spitalit civil mbi gjendjen e rėndė shėndetėsore tė sė sėmurit. Neve e kemi marrė vesh kėtė vetėm nė orėn 12:00 tė datės 26 gusht 1959, ku shkuam nė spital si zakonisht pėr tė mėsuar rreth shėndetit tė tij dhe pėr tė biseduar me mjekėt, pėr tėrheqjen e tij nė ambulancėn e burgut.
    Nga shėnimet nė kartelėn klinike dhe autopsia e bėrė mbas vdekjes, rezultoi se teknikisht operacioni ėshtė bėrė nė rregull dhe vendi i operuar ishte mbyllur mirė dhe fort, se i sėmuri ishte dėrguar pėr operacion brenda kohės sė nevojshme. Porse mė vonė nga peritoniti iu shkaktua paralizimi i zorrėve dhe helmimi i gjithė organizmit. Gjatė autopsisė iu gjet gjithashtu njė gjėndėr nė qafė (thymus), e cila nė njerėzit e moshės sė rritur duhet tė jetė zhdukur krejtėsisht. Qenia e kėsaj gjėndre te tė rriturit e bėn organizmin shumė tė ndjeshėm dhe tė paaftė pėr t’u rezistuar mjekimeve tė nevojshme. Nė zemėr u gjetėn dhe dėmtime tė enėve tė gjakut.
    Sipas konkluzioneve tė mjekėve, rreth vdekjes sė tij nuk mbetet gjė pėr t’u dyshuar. Sidoqoftė, ky ėshtė njė problem qė nga ana e organeve tona duhet tė ndiqet sidomos pėr tė sqaruar se mos mbas kryerjes sė operacionit, nisur nga konsideratat qė mjekėt ose personeli shėrbyes i spitalit kishin karshi tė sėmurit si element i dėnuar antiparti, nuk kanė treguar interesimin e duhur nė kurimin e rregullt dhe tė vazhdueshėm tė tij. Megjithėse edhe nė kėtė drejtim, mbėshtetur edhe nė interesimin e organeve tona, nuk rezulton tė ketė vend njė neglizhim i tillė.
    Mjeku qė e operoi Qirjako Lezha ėshtė A.P. (ndoshta asistent profesor. red), kirurg i mirė dhe zėvendėsdrejtor pėr anėn teknike tė spitalit civil numėr dy. Gruaja e tij ėshtė me origjinė jugosllave, por nė drejtim tė saj organet tona nuk kanė asgjė negative. Nė tė njėjtat garanci janė edhe mjekėt e tjerė qė kanė marrė pjesė nė kurimin e tij.
    Pėr kėtė ēėshtje organet tona kanė pėrgjegjėsi tė rėnda pėr faktin se: a – Nuk vlerėsuan ēėshtjen sa duhet dhe tė kishin vėnė njėherė nė korrent Komitetin Qendror tė Partisė pėr sėmundjen dhe operimin e tij; b- nuk morėn masat e nevojshme qė familja e tij tė ishte nė korrent tė sėmundjes dhe tė vihej nė kontakt me tė sėmurin para dhe mbas kryerjes sė operacionit, pėr tė evituar nė kėtė mėnyrė ēdo keqkuptim ose koment negativ, qė mund tė bėhet nė tė ardhmen lidhur me vdekjen e tij.
    Bashkėlidhur relacionit: 1) Kopje e kartelės klinike qė pėrcakton gjithė historikun e sėmundjes dhe ndėrhyrjet mjekėsore; 2) akti i autopsisė mbi shkaqet e vdekjes, si dhe njė relacion shkoqitės nga mjeku Qirjako Lezha, dhe; 3) njė relacion nga mjeku i burgosur Qazim Cerga qė i bėri vizitat e para.
    Ministri i Punėve tė Brendshme
    Gjeneral-Leitnant
    Kadri Hazbiu.


    Kush ishte Tuk Jakova

    Tuk Jakova ėshtė njė ndėr figurat mė tė njohura tė sė majtės. Nė fillim tė vitit 1939 ai ishte njėri nga 73 komunistėt e dėnuar nė procesin e njohur tė asaj kohe (me vendimin e 11 shkurtit 1939 u dėnua me 4 vjet burg). Mė themelimin e PKSH-sė ishte ndėr themeluesit e saj, duke u deleguar me punė nė veri e nė Pogradec. Nė gusht 1943 u caktua komisar i Brigadės 1-rė dhe pas saj komisar i divizionit 1-rė. Nė vitet 1944 – 1951 ishte anėtar i Byrosė Politike tė Komitetit Qendror tė PKSH-sė (mė pas PPSH-sė). Pas lufte, ishte kryetar i misionit tė Shqipėrisė nė OKB. Mė 1946 kryetar i Asamblesė Kushtetuese. Mė 1946 – 1955 deputet. Mė 1947 –1948 ministėr i Shqipėrisė nė Jugosllavi. Mė 1946 – 1948 ishte ministėr pa portofol. Mė 1948 – 1950 ishte zėvendėskryeministėr dhe ministėr i Industrisė. Mė 1953 – 1954 ministėr i Financave. U godit nė Plenumin e 9-tė tė PPSH-sė tė shkurtit 1951 sė bashku me Bedri Spahiun. Plenumi i mbajtur mė 15 – 17 qershor 1955 e rrėzoi Tuk Jakovėn dhe Bedri Spahiun. U internua nė Berat ku ushtroi sėrish zanatin e marangozit. Mė 4 janar 1958 arrestohet sė bashku me Bedri Spahiun dhe Hulusi Spahiun. Mė 18 prill 1958 Gjykata e Lartė i dėnoi “pėr agjitacion e propagandė dhe tradhti ndaj atdheut”, me 25 vjet burg. Pėr tė gjithė personat qė Partia e Punės i kategorizonte si “elementė antiparti”, niste njė pėrndjekje e ashpėr nga Sigurimi, duke pėrbėrė kėshtu kontingjentin pėrkatės. Disa prej tyre (deri nė 30% tė grupit qė pėrbėnte kontingjentin) u rekrutuan nga Sigurimit i Shtetit. I kategorizuar si “element antiparti”, ndaj Tuk Jakovės ka filluar pėrpunimi (pėrndjekja) e tij nė kohėn kur ishte pėrjashtuar nga partia si dhe nė kohėn kur ndodhej nė burg. Pikėrisht dosja operative ku janė tė shėnuara tė gjitha veprimet, qė janė kryer pėr tė gjurmuar Tuk Jakovėn, ka edhe procesverbalin e vdekjes sė tij, si dhe shkaqet qė ēuan deri nė fundin e jetės sė tij. Mbyllja e kėsaj ka si “kapak” pikėrisht procesverbalin, ku mėsohet fundi i jetės sė Tuk Jakovės.


    Mjekėt: Vdekja e Tukut mund tė shmangej

    AFRIM IMAJ/ FATOS MAHMUTAJ

    “Po tė zbatohej regjimi klinik i nevojshėm, vdekja e Tuk Jakovės mund tė shmangej”. Nė kėtė pėrfundim ka konkluduar komisioni zyrtar i ngritur me urdhėr tė ministrit tė Brendshėm Kadri Hazbiu pėr tė shqyrtuar rrethanat nė tė cilat ndėrroi jetė i burgosuri Tuk Jakova. Tre nga mjekėt mė tė mirė tė kohės Fejzi Hoxha, Xhavit Gjata dhe Pero Cani, pas njė studimi tė kujdesshėm tė kartelės dhe dokumentacionit spitalor, bėjnė tė ditur se pacienti Jakova ėshtė sjellė me vonesė sė klinikė, nuk i ėshtė dhėnė terapia e plotė pėr diagnozėn e konstatuar dhe i ka munguar asistenca sanitare! Po ēfarė thuhet tjetėr nė raportin e tyre...
    Raporti mjekėsor
    Komisioni mjekėsor i pėrbėrė prej mjekėve Dr. Fejzi Hoxha, dr. Xhavit Gjata dhe dr.Pero Cani me urdhrin e shokut ministėr tė Brendshėm mori nė shqyrtim kartelėn klinike dhe dokumentet e raportet anatomo-patologjike tė sė vdekurit Tuk Jakova dhe konstatoi sa vijon:
    1. Nga anamneza e shėnuar nė kartelė del qartė se i sėmuri ėshtė paraqitur nė spital me njė vonesė shumė tė madhe mė tepėr se 30 orė nga fillimi i shenjave tė para tė sėmundjes, kjo vonesė shkaktoi shpimin e apandesitit me shkaktimin e njė peritoniti akut.
    2. Diagnoza e vėnė nga kirurgu i rojės dr, Q. Lezho ka qenė e saktė
    3. Operacioni i ėshtė bėrė menjėherė sipas rregullave tė artit kirurgjikal
    4. Kura pas operacionit ka qenė e drejtė mbasi ka bėrė penicilinė, streptomicinė, kaferinė etj., por nuk ka qenė e plotė pėr kėto arsye:
    -Duke marrė parasysh formėn e rėndė tė sėmundje (apandesit i shpuar me peritonit) ishte e nevojshme qė tė luftohej me tė gjitha mjetet qė nė fillim pėr tė evituar komplikacionet kryesore qė ndodhin nė kėto raste si intoksikacioni dhe hilusi paralitik
    konkretisht qysh ditėt e para nuk figurojnė si solucion fiziologjik nė sasi tė mjaftueshme, solucion glukozė, transfuzion gjaku ose plazmė. Kėto janė bėrė vetėm ditėt e fundit kur ka qenė nė gjendje tepėr tė rėndė.
    -Pėr komplikacionin e dytė (Ileus paralitikes) nuk ėshtė luftuar sa duhet dhe me tė gjitha mjetet, ėshtė mjaftuar vetėm me bėrjen e njė sasie shumė tė vogėl ohleruri hiportanik, pitutitrinė dhe ndonjė lavash tė stomakut. Megjithėse vjelljet vazhdonin nuk i ėshtė aplikuar sondė duandenale permanente me aspiracion tė vazhdueshėm, nuk figuron e shkruar asnjė klizmė me shterure hipertonik ose me sifon, as njė sondė rektale pėr gazrat.
    -Nė kartelė nuk shėnohet mbi ushqimin e dhėnė, mbi tė dhėnat e temperaturės dhe mbi sasinė e urinės sė eliminuar
    -Tė tėrheq vėmendjen fakti qė pacienti megjithėse ishte nė gjendje tė rėndė me komplikacion, vazhdonte tė vente e tė vinte nė nevojtore siē dokumentohet nė kartelė ku thuhet se pacientit i kishte rėnė tė fikėt (nė nevojtore) kjo tregon se nė atė pavijon janė tė dobėt organizimi i punės dhe asistenca sanitare e nevojshme
    KONKLUZIONI: Vdekja sipas mendimit tonė ėshtė shkaktuar nga kėta faktorė;
    -Ardhja me vonesė nė spital, e cila mund tė konsiderohet si njė nga faktorėt kryesorė
    -Terapia jo e plotė mbas operacionit nė proporcion me kuadrin e rėndė tė sėmundjes
    -Asistenca sanitare e dobėt
    -Mund tė konsiderohet si faktor favorizues dhe gjendja tymo-lymphatike (persistenca e gjėndrės e sekrecioneve tė brendshme) tė dokumentuar nė autopsi, gjė qė ul deri nė njė farė shkalle rezistencėn e pėrgjithshme tė organizmit
    Tiranė mė 26. 09.1959


    Ē’mė thanė mjekėt qė e mjekuan pėr herė tė fundit

    Rrėfimi i tė shoqes: Tukun e lanė tė vdiste nė spitalin e burgut


    Rrethanat nė tė cilat ndėrroi jetė pėr ne kanė mbetur enigmė. Sidoqoftė vetėm pas vitit ‘90 mundėm tė mėsojmė diēka. I pari qė na ka sqaruar rrethanat e asaj nate fatale, ka qenė njė banor nga Velipoja, i cili ka qenė shok i dhomės nė spital me tė. Ja si na i rrėfeu ai: Na i sollėn nė dhomėn tonė pa shpjeguar se kush ishte. Qė nga ēasti qė e sollėn, shtuan rojet. Pas dy tre ditėsh u pėrmirėsua dhe filloi tė komunikojė. Morėm vesh se e kishte operuar kirurgu Aleko Bozgo. Ditėn e katėrt shėndeti i tij u pėrkeqėsua. I hipi njė temperaturė shumė e lartė dhe dridhej i tėri. Natėn e fundit erdhi njė doktor tjetėr qė e vizitoi. Kur e pyetėm pėr gjendjen e tij nuk na foli fare. Pak momente mė vonė erdhi doktor Ylvi Vehbiu. Si duket e kishin thirrur dhe atė pėr Tukun. Kur doli nga vizita e pyeta se ēfarė ka. Nuk ka shpėtim, mu pėrgjigj dhe mė sqaroi se nė kartelė ishte shkruar qė i kishte plasur tėmthi, por nuk ėshtė e vėrtetė, nuk i ka plasur”. Ne kemi folur mė vonė vetė me doktor Ylviun. Atė natė e kishin lajmėruar pėr ta vizituar disa orė para se tė ndėrronte jetė. Ja si na i kallėzoi doktor Ylviu: Kur shkova, Tuku ishte nė kllapi. Me temperaturė shumė tė lartė. Ishte nė agoni tė plotė. Unė nuk kisha se ēfarė tė bėja, vetėm sa t’ia lehtėsoja agoninė. Mbaj mėnd qė njė moment u kthjellua dhe tha “E kanė gabim qė veprojnė kėshtu dhe ecin nė kundėrshtim me zhvillimet botėrore...”. Pak a shumė edhe sot e kėsaj dite janė ende tė paqarta rrethanat nė tė cilat ka ndėrruar jetė Tuku. Sidoqoftė njė gjė mund tė thuhet me siguri: Tukun e lanė pėr tė vdekur me shėrbimin neglizhent nė spital, me sjelljen arrogante dhe mjekimin e papėrgjegjshėm.

    Autopsia e vdekjes

    Pak rreshta dhe asgjė bindėse nė dokumentin e autopsisė. Poshtė tė dhėnave tė Tuk Jakovės, i cili ka ndėrruar jetė nė orėn 23:35 minuta tė datės 26. IX. 1959, eksperti i autopsisė formulon nė njė mėnyrė tė ēuditshme arsyet qė kanė sjellė vdekjen e tij. “Nga sa u konstatua, shpjegohet aty, operacioni i apandesitit ishte bėrė nė rregull sipas artit tė kirurgjisė dhe vendi i operacionit ishte mbyllur. Por u gjet njė masė e paralizimit tė zorrėve tė shkaktuar nga peritoniti, i cili kishte helmatisur rėndė krejt organizmin”. Pra ishte bėrė njė ndėrhyrje kirurgjikale e suksesshme sipas mjekut ligjor, madje kirurgu ishte kujdesur pėr t’i hedhur pacientit penicilinė nė pjesėn e hequr apandesitit, por befasisht (!) kishte kaluar nė peritonit! Nuk ka ku tė shkojė mė shumė se kaq papėrgjegjshmėria profesionale.


    Panorama

Tema tė Ngjashme

  1. “Ėndrra komuniste” e Cen Tabakut, psikoanalizė e Diktaturės
    Nga RaPSouL nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 04:18
  2. Prenk Jakova
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 10:58
  3. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51
  4. Familja Boletini
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  5. Shoqėria, dashuria, dhe familja
    Nga Arbushi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 22:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •