Kjo pėrrallė pėrmban vetėm njė fjali por pėr fat tė keq, e kanė besuar shumė burra, dhe ka akoma njerez qe e respektojnė me shumė se ligjet e shteteve ku jetojnė! " Gruaja e ka futur dreqin nė kuti, dikund gastare, dikund nė shishe, " varėsisht nga krahinat shqiptare:
Me kėtė fjali qė na erdhi nga njė kontinent tjetėr u humb besimi ndaj shumė vajzave tė mira, tė moralshme dhe me ndėrgjegje tė madhe siē ėshtė femra shqiptare. Kjo u pėlqeu kryesisht meshkujve, dhe nė kėtė mėnyrė arsyetonin presionin konstant ndaj femrės. Kjo fjali e kontinentit tjeter satanizoi femrėn qė mė sė paku e meritoi! Kjo fjali djallėzoi femrėn e cila ishte sė paku 99,9 % mė besnike se burri! Kjo fjali e shėmtuar e mbylli femrėn shqiptare me shekuj, edhe pse e mjera as nuk kishte dhėnė shkak, as arsye, as nuk e kishte merituar, e as nuk e meriton. Ajo vazhdoi ashtu e heshtur tė marrė vetėm ate qė iu dha si lėmoshė. Ajo nuk ngiti krye.
Dhe sipas disa burrave femra e ka futur djallin nė shishe dhe e ka mbyllur. Gabim tepėr i madh! Nėse femra e futi, mashkulli e nxorri nga shishja dhe e futi nė shpirt, dhe qysh nga lindja e kėsaj pėrralle shoviniste mashkullore, mashkulli komandohet prej dreqit kur ėshtė nė pyetja femra! Mashkulli respekton pėrpikmėrisht rregullat e dreqit, dhe nė kėtė mėnyrė dhe vetėm nė pajtim me djallin trajton femrėn! Filozofija pėrfundimtare e kėsaj dreqfjalie ėshtė:" femra tradhėton !" prej ketu filloi respektimi satanik i kėsaj fjalie! Pse e besuan ata ? Ata e besuan se vet ishin jobesnik. Ata e besuan se nuk njihnin shpirtin as te motres, as te nenave e as te gjysheve tona. Ata nuk e dinin se femra ėshtė mu si mashkulli, prej njė Perėndie i krijuar dhe se Perėndia nuk e disriminon njeriun nė bazė tė gjinisė! Ata nuk e dinin, e disa as sot nuk e dijnė se nėse jep dashuri, mund tė presish edhe dashuri tė sinqert, ata thjesht bėnin seks, por dashuri kishte rrallė e pak! Ata madje i keqtrajtonin nėnat nė prani tė fėmijėve, dhe me kėtė i bėnin njė dėnim vetes, se aty krijohej njė aleancė nė mes fėmijėve dhe nėnave, njė aleancė nė heshtje e cila del nė sipėrfaqe kur fėmija rritet. Kėtu vijmė deri te kėshilla fundamentale qė duhet meshkujt ta repektojnė mė shumė se ligjet e shishes: Nese keqtrajtoni bashkėshorten nė prani tė fėmijėve, apo marrin vesh fėmijėt, atėherė gruan e keni dėnuar nė rini por veten nė pleqėri, jini tė bindur se fėmija do t“i bashkangjitet nėnės sapo tė rritet. Fėmija instiktivisht lidhet me tė dobtin. Kjo pra ėshtė aleanca e nėnės dhe fėmijės, qė lindet e rritet e kultivues kryesor ėshtė mashkulli autokrat dhe agresiv.Cfare mendimi keni ju per kete teme.?Ju fojme te diskutojme!
Krijoni Kontakt