Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1

    Legjenda e krijuar ne Anadollė

    Kjo pėrrallė pėrmban vetėm njė fjali por pėr fat tė keq, e kanė besuar shumė burra, dhe ka akoma njerez qe e respektojnė me shumė se ligjet e shteteve ku jetojnė! " Gruaja e ka futur dreqin nė kuti, dikund gastare, dikund nė shishe, " varėsisht nga krahinat shqiptare:
    Me kėtė fjali qė na erdhi nga njė kontinent tjetėr u humb besimi ndaj shumė vajzave tė mira, tė moralshme dhe me ndėrgjegje tė madhe siē ėshtė femra shqiptare. Kjo u pėlqeu kryesisht meshkujve, dhe nė kėtė mėnyrė arsyetonin presionin konstant ndaj femrės. Kjo fjali e kontinentit tjeter satanizoi femrėn qė mė sė paku e meritoi! Kjo fjali djallėzoi femrėn e cila ishte sė paku 99,9 % mė besnike se burri! Kjo fjali e shėmtuar e mbylli femrėn shqiptare me shekuj, edhe pse e mjera as nuk kishte dhėnė shkak, as arsye, as nuk e kishte merituar, e as nuk e meriton. Ajo vazhdoi ashtu e heshtur tė marrė vetėm ate qė iu dha si lėmoshė. Ajo nuk ngiti krye.
    Dhe sipas disa burrave femra e ka futur djallin nė shishe dhe e ka mbyllur. Gabim tepėr i madh! Nėse femra e futi, mashkulli e nxorri nga shishja dhe e futi nė shpirt, dhe qysh nga lindja e kėsaj pėrralle shoviniste mashkullore, mashkulli komandohet prej dreqit kur ėshtė nė pyetja femra! Mashkulli respekton pėrpikmėrisht rregullat e dreqit, dhe nė kėtė mėnyrė dhe vetėm nė pajtim me djallin trajton femrėn! Filozofija pėrfundimtare e kėsaj dreqfjalie ėshtė:" femra tradhėton !" prej ketu filloi respektimi satanik i kėsaj fjalie! Pse e besuan ata ? Ata e besuan se vet ishin jobesnik. Ata e besuan se nuk njihnin shpirtin as te motres, as te nenave e as te gjysheve tona. Ata nuk e dinin se femra ėshtė mu si mashkulli, prej njė Perėndie i krijuar dhe se Perėndia nuk e disriminon njeriun nė bazė tė gjinisė! Ata nuk e dinin, e disa as sot nuk e dijnė se nėse jep dashuri, mund tė presish edhe dashuri tė sinqert, ata thjesht bėnin seks, por dashuri kishte rrallė e pak! Ata madje i keqtrajtonin nėnat nė prani tė fėmijėve, dhe me kėtė i bėnin njė dėnim vetes, se aty krijohej njė aleancė nė mes fėmijėve dhe nėnave, njė aleancė nė heshtje e cila del nė sipėrfaqe kur fėmija rritet. Kėtu vijmė deri te kėshilla fundamentale qė duhet meshkujt ta repektojnė mė shumė se ligjet e shishes: Nese keqtrajtoni bashkėshorten nė prani tė fėmijėve, apo marrin vesh fėmijėt, atėherė gruan e keni dėnuar nė rini por veten nė pleqėri, jini tė bindur se fėmija do t“i bashkangjitet nėnės sapo tė rritet. Fėmija instiktivisht lidhet me tė dobtin. Kjo pra ėshtė aleanca e nėnės dhe fėmijės, qė lindet e rritet e kultivues kryesor ėshtė mashkulli autokrat dhe agresiv.Cfare mendimi keni ju per kete teme.?Ju fojme te diskutojme!
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    "Gruaja e ka futur dreqin nė kuti, dikund gastare, dikund nė shishe"
    Interesante tema!

    Per mendimin tim burri nuk deshiron te ndjej ndo nje lloj inferioriteti ndaj gruas dhe kur ndodhe qe gruaja eshte me e shkathet burri mundohet te gjej nje "kleck". Megjithese nuk e di sa shpesh ndodhe kjo tani por besoj se sa me shume te edukohen njerezit, sa me shume do te shohin se mund te perfitojn nga nje grua e shkathet.

    Ne lidhje me k'te qe keni shprehur:
    Nese keqtrajtoni bashkėshorten nė prani tė fėmijėve, apo marrin vesh fėmijėt, atėherė gruan e keni dėnuar nė rini por veten nė pleqėri, jini tė bindur se fėmija do t“i bashkangjitet nėnės sapo tė rritet. Fėmija instiktivisht lidhet me tė dobtin.
    Sigurisht qe nuk eshte mire kur ka keqetrajtim per nje njeri (qofte mashkull apo femer). Une do te thoja se ashtu si ka raste ku burri keqtrajeton gruan gjithashtu ka raste ku edhe gruaja e keqtrajeton burrin. (Te pakten ne qoftese flasim per kohen qe ndodhemi.)

    Sa i perket afrimitetit midis femis dhe prindit, te them te drejten jam pjeserisht dakort. Arsyeja eshte sepse me kujtohet vetja kur isha shume e vogel, eshte me se e vertete qe i afrohesha me teper prindit me te bute por ama tani ndryshon puna. Tani une i dua si kritikat si butesine. Pra eshte nje gje kur je femi dhe kerkon vetem perkedhelje dhe eshte tjeter pune kur femija formohet dhe kerkon dicka me teper se sa perkedhelje nga prindi i bute.

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Lexuese,

    Ja ke marre shpirtin shprehjes. Me gjithe ato ekzagjerime qe ke shkruar e bere vertet legjende. Mbase ti ke arsye personale por duke folur keshtu i ke bere burrat Shqiptare sikur te ishin egersira. Shqiptaret nuk betohen me ate shprehje dhe asnje nuk mendon te keqtrajtoje gruan se ka djallin brenda. Shprehja eshte fetare por jane te rralle ata Shqiptare qe zbatojne fene deri ne ekstremizem te tille.

    Abuzimi i femrave ne Shqiperi ndodh per shume arsye por nuk mendoj se ka lidhje me fene. Mendoj se eshte vetem superioriteti fizik i mashkullit qe e shtyn ate te shfrytezoje mardheniet me nje femer. Abuzimi nuk eshte i drejte por dhe natyren nuk e ndryshon dot. Nuk njoh ndonje qenie qe te kete fuqi te barabarte midis femres dhe mashkullit.

    Ky nuk eshte problem vetem per Shqiperine dhe ka vende te tjera ne bote qe e bejne Shqiperine te duket si fushe me lule ne kete drejtim.

    Kendveshtrimin i Veshtrueses eshte me real dhe me i drejte.
    Edi

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    teme interesante'' lexusja''
    Femra e ka futur djallin ne shishe eshte si shprehje qe nuk i dihet
    dita se kur ka dale.Morali i shprehjes eshte femrat jane te paparashikushme,ne dukje krijesa te dobeta po me fantazi truni pjellore me aftesi te pabesushme per te bere mire apo keq,jane te orientuara nga ndjenjat dhe jo llogjika dhe arsyeja.
    Ne rastet kur ajo keqtrajtohet e ka bere veten te keqtrajtohet
    dmth nuk duhet ta fajesoje mashkullin por te shikoje te vetja e saj qe dicka eshte gabim
    mashkulli nuk komandohet prej dreqit po prej arsyes dhe llogjikes se gjerave si dhe i gjykon situatat dhe problemet me drejtesi
    mashkulli urren idiotesine e femres veprimet e nxituara gjykimet e ceketa gabimet me shumice si dhe pabesine
    Jam mashkull vete edhe e kuptoj qe edhe ne rastet kur mashkulli
    tregohet violent dhe brutal me femren atehere eshte faji i femres
    dmth (femra ne keto raste eshte bere Pain in the know you where)(Perjashto rastet kur mashkulli eshte pijanec i shthurur i mare fund dmth
    Fakti qe kjo shprehje i ka rezistuar shekujve deri sot tregon qe ka vertetesi,dhe e verteta eshte e hidhur gjithmone.Nje shprehje popullore ose experience shekullore ska se si te jete gabim ose genjeshter
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    Temen e solla per te diskutuar ne pergjithesi per femren .Dhe duke marre dhe si shembull me shume krahinat veriore, te Shqiperise , gjithashtu Kosoven , e Maqedonin ,grate te cilat sot e kesaj dite , rrihen turturohen dhe nuk respektohen , nga mashkulli i shtepise.
    Une per vete nuk kam ndonje arsye personale,e megjithese e shtrova kete teme ne forum.Une e di se te ne ka edhe vajza qe janė tė shtypura dhe pajtohen me fatin, por une e di se edhe ka vajza qe shtypen por nuk jane te lumtura. Une e di se vajzat diku diku shtypen se meshkujt nuk jane te sigurt ne aftesitė e veta.

    Aty ndjehen te sigurt vetem kur e neshtrojne gruan. Pastaj nuk eshte e rastit qe ndoshta kombi i vetem ne Evrope kemi njė roman me titull : " Sikur t“isha djale "; H.Stermilli. Ne shumė raste vajza shqiptare ma me dėshirė do tė behej mashkull sepse do t“ishte e privilegjuar. Kjo ėshtė tragjike kur dihet se ēdo njeri duhet te jetė i lumtur me gjinin e vet. Por qellimi im eshte qe te ndikoj te meshkujt e ta trajtojnė vajzen e vuajtur shqiptare ashtu siē e meriton nje vajze me moral te larte, besnike dhe me ndergjegje kombetare. .
    E dua ate babe, i cili kur ktheht nė shtepi, femijet e presin te gezuar dhe ca hapa para i del bashkeshortja, gjithashtu e gezuar. Me vjen keq pėr femijet qe friksohen dhe bashkshortja qe ngryset kur burri kthehet ne shtėpi. Se nė fakt nuk kthehet burri, por dikatatori, nuk kthehet babai por shtypesi ! Edhe kjo ėshtė tragjike!
    Lexojeni kete ngjarje te vertete ne nje nga fshatrat e Kosoves,qe ngjarje te tilla ka dhe ne Shqiperi edhe sot !

    Nata e parė e njė martese varr dhe roli i djalit
    Kolona e makinave ngiste me shpejtesi tė matur dhe sirena fishkėllonin nė shenjė gezimi. Djali i veshur bukur priste me padurim nė shtepi. Vjehrra dhe njė kunatė ishin ulur sė bashku me Dritėn. Drita ishte e lodhur, javėt e fundit nuk kishte pasur as kohė t“i bejė disa llafe me ndonjė tė afėrm. Pėr njeriun qė e kishte pasur nė ėndrrat e veta askush nuk dinte. Asgjė. Ajo e kishte simpatizuar nga larg, por kjo nuk kishte marrė guximin kurrė t“i afrohet , ose ai asaj. Dashuria konsiderohej turp dhe mėkat! Haram dhe djallėzore. Babai ta gjen burrin sipas dėshirės. Pra nuk duhet ta dashurojė vajza qė po martohet, por babai nė raste tejet tė rralla edhe nėna. Shija e njeriut ėshtė indivduale. Babai ndoshta mund t“i kuptojė gratė, por kurresesi burrat. Kjo edhe nuk ėshtė normale! Kėpucet nuk i vesh, nėse nuk tė pelqejnė. Po me burrin duhet tė rrijsh pėr gjithmonė. Edhe pse nuk don duhet ta pranojsh burgun vullnetarisht, bile edhe ta quajsh se ėshtė burg i mirė! Kėtu shkatėrrohet tėrėsisht personaliteti i femrės, dhe ajo nuk flet mė atė qė mendon, por atė qė deshirojnė ta degjojne tė tjerėt. E detyrojnė tė gėnjejė!
    Pėrjashta buciste muzika. Drita ishte ulur pranė dere nė njė karrige dhe shikonte nė qilim. Koka i ushtonte nga zhurma konstante dhe nuk kishte guxim te ngrejė kokėn e tė shikojė nė sy qindra sy qė iu kishin drejtuar asaj. Njėra tha :" nė fotografi ishte mė e bukur!" Drita ndjeu njė peshe si gur qė i zbriti barkut te poshtė. Mirėpo rregullat nuk tolerojnė qė Drita tė thojė mendimin e vetė. Ajo duhet tė heshtė, tė durojė tallje mė tė ulėta, dhe tė tregojė se ka karakter, kėtė e dėshmon nėse duron cdo gjė. Ajo nuk po martohej pse deshi, por se prindėrit menduan se tani duhet tė martohet. Erdhi darka dhe ajo i mori vetem dy kafshata. Nga njė presion i tillė edhe uria tė zhduket! Aty nga ora nėntė u gjetėn nė dhomė. Dhe, sipas rregullit duhet tė kenė mardhėnie seksuale. Pra, po e pėrsėris mardhėnie seksuale, me njė njeri qė tash e dy minuta po e shihte edhe atė jo me shikim tė plotė, por kokulur, kishte turp motra apo bija jonė. Pėr ta thjeshtėsuar kėtė mė mirė duhet tė bėjmė njė krahasim me kafshėt dhe kėshtu e bėjmė tė qartė pėr cdo njeri, pa marre parasysh nivelin intelektual te tij! Qeni nuk e dhunon kudhrėn. Ai e zgjedh njė sipas dėshirės dhe ata kanė mardhėnie vetėm me deshirė. As kau lopėn. Kur lopa ka dėshirė ndalet dhe i afrohet kau. Kafshėt e kanė lirinė mė tė madhe dhe prindėrit e kafshėve nuk i pengojnė tė vegjlit e tyre se me kend shtrihen nė shtrat. Mirėpo ja qė prindėrit e dėrguan Dritėn nė kėtė dhomė dhe ajo gjendet tash psh. me Afrimin. Afrimi nuk ėshtė kafshė , por njeri. Ky dėshiron seks, edhe atė sot, me ēdo kusht. Drita e lut ta shtyjė pėr nesra se fizikisht ėshtė e rraskapitur, dhe shpirtėrisht e dėrmuar. E dijmė tė gjithė se dėshira seksuale lindet nė kokė. Ajo mė sė paku kishte menduar sot. Ishte ngritur dhe ulur qindra herė, sa herė qė hapej dera! Afrimi insiston. Ai, madje ėshtė aq i pėrgaditur nė teorinė e magjive tė zeza sa qė i mban sytė hapur se mos ndoshta do tė bjerė ndonjė veshje e saj mbi tė tijėn. Injoranca e shpjegon kėtė se do tė sundohet prej bashkshortes sė vetė! Ai nuk ndalet;njė herė , dy herė, tri herė dhe akoma nuk ngopet! Ajo nuk ndjen asnjė kėnaqėsi. Afrim eshte i angazhuar shumė dhe dėshiron tė shpallet hero sonte. Tė gjitha ėndėrrat e saja nė pubertet se seksi ėshtė gjė e mirė shemben sot si kulla rėrė. Seksi ėshtė shtazarak mendon ajo! As nuk don ta shikojė se i duket se e ka njė kafshė mbi trupin e saj tė bardhė dhe tė njomė! Prindėrit e Dritės fikin dritėn dhe krenohen se vajzen e tyre e martuan me nder. Afrimi e pyet se a ishte mire. Ajo habitet, cka kishte aty tė mire. Ai e knaqi veten. Ai Dritėn e dhunoi. Ky ishte dhunimi fizik i parė. Mardhėnia e parė. Dhunimin shpirteror e kishin bėrė prindėrit! Afrimi dėshironte tė dėgjojė se ishte i mrekullueshem. Drita nuk e tha kėtė fjalė, sepse pėr tė kjo ishte ferr. Ka mundur t“i jape Dritės sė mirė edhe njė javė kohė. Por jo, Afrimi dėshironte tė tregohej burrė. .
    Shqiptarit nuk i ka munguar kurre libido seksuale, se shqiptari eshte seksualisht shume i fortė mund ta deshmojnė edhe shume plaka nė Gjermani, edhe atė plaka me mbi 120 kg! Disa shqiptarėve mungon kryesorja, RESPEKTI ndaj femrės! Ai i nėnshtrohet plakės gjermane, por nuk respekton bukuroshen shqiptare!
    E tėrė ceremonia e tyre martesore zgjat deri ne agim. Drita nuk mbylli sy. Si edhe tė flinte, pas njė dhunimi tė tillė? U vesh dhe Afrimi me njė zė udhėrues, zė oficeri serb iu drejtua: " Eja silli kafen babait dhe nėnės"! Duke ia dėrguar i rrėshqet filxhani dhe bėhet e i ndytė qilimi. Vjehrra thot nuk ėshtė me rėndėsi. Kunata thot qilimi ėshtė i ri. Vjehri hesht. Afrimi ia shan nėnėn dhe e merr nė dhomėn tjetėr motrėn tonė! Dhe e godet nė bark dhe e kap pėr flokė. Ky rast, sipas tij ishte i mirė t“i tregohet se kush sundon nė mesin e tyre. Aty e qorton dhe i thot herėn tjetėr do t“ia thejė shtrat! Motra jonė ose bija jonė hesht, edhe nė shtėpi e kanė mėsuar tė nėnshtrohet! Edhe atė pėr njė kafe tė pavlerė. Nė kėtė cast edhe babai i Dritės pinte kafen dhe krenohet se bija e tij ishte e mirė dhe u martua me nder. Drita dikur ishte vogėlushe , e ėmbėl, e veshur me njė fustan me lule i hidhej babait nė pėqafim sa herė qė ai vinte nga puna. Babai thoshte se do t“ia gjejė njė djalė tė bukur e tė mirė. E ja ku e hodhi vogėlushen e tij! Dhe mandej tė dy palėt krenohen. Vetėm Drita e din se ēėshtė gropa e zezė, kur futesh pėr sė gjalli!!! Pas ca ditėsh Drita dėrgohet nė shtėpi. Ajo dėrgohet, nuk mund tė shkojė vet se ligjet e dreqit thojnė se gratė mund tė tradhetojnė edhe gjersa ecin rrugės! Pra motrat, nėnat dhe gratė tona. Lavire potenciale dhe vėnia rojėn prapa. Desktruktivitet ikatastrofal. Mosrespekt djallėzor. Cmenduri! Paftyrėsi e pafalshme! Banalitet anadollak! Natyrisht Drita pas 10 ditėve dhunimi , nuk don tė kthehet. Babai alarmohet, edhe vllezėrit. Arsye nuk ke i thojnė. Kjo do t“ishte turp! Shko edhe atė nesra. Domethenė i thojnė shko dhe le tė dhunojė tutje se kjo ėshtė e rėndomtė. Brenda pesė viteve Drita i lind tre femijė. Shpirtėrisht e shkatėrruar, vazhdimisht nė spitale , pesha e saj 45 kg., por e martuar me nder! Sėmundja e parė e saj ishte tė thati nė lukth. Tė tjerat pasuan njėra pas tjetrės. Drita respektoi nderin qe e definuan prindėrit, por shkatėrroi veten. Ajo urrente vetem njė gje: seksin! Ja pra, ai qė u hodh nė gropė tanimė ėshtė tretur, Drita e varrosur pėr sė gjalli , po tretet gradualisht! Po tretet dhe ndihmues kryesor ishin prindėrit!!!!

    Pra me kete tregim dua te bie fjalen ,sepse edhe sot ka shume raste te tilla ne Shqiprin Etnike,edhe pse jemi ne shekullin 21, mos tju duket shume cudi. A nuk eshte ky nje dhunim per femren.?
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Postime
    1,553
    gruaja e fuska shejtanin ne shishe, eeeeeeeeeee?

    edhe une e kam degjuar kete shprehje, si shqipetar qe jam por tju them te drejten, shpresoj te mos jete e vertet se une nuk dua ta kloj jeten time ne shishe, loool! just jocking!

    qe thoni juve un sdi ca komenti te jap se ai qe e ka then kete fjal i pari, nje hall e ka pas patjeter:-)!

  7. #7
    KOMFORT LUX
    i/e ftuar
    " Gruaja e ka futur dreqin nė kuti, dikund gastare, dikund nė shishe,Kjo fjali e kontinentit tjeter satanizoi femrėn qė mė sė paku e meritoi! Kjo fjali djallėzoi femrėn e cila ishte sė paku 99,9 % mė besnike se burri! Kjo fjali e shėmtuar e mbylli femrėn shqiptare me shekuj, edhe pse e mjera as nuk kishte dhėnė shkak, as arsye, as nuk e kishte merituar, e as nuk e meriton
    Per mednimin tim kjo fjale sbesoj te kete ardhur nga kontinenti tjeter megjithate ka dhe ne kete kontinetin tone te civilizuar ku thuhet.Sherr sherr la fo
    Me ka bere nje dite shume pershtypje ne emisionin selekt te kanalit televiziv Top-chanel cmendim kishin ne lidhje se kush eshte me i zgjuar femra apo mashkulli dhe shumica e femrave krenoheshin me kete shprehje . buzeqeshja ne tension se kisha diku prane nje nga ato qe fuste shejtanin ne shishe.lol


    Shprehja eshte fetare por jane te rralle ata Shqiptare qe zbatojne fene deri ne ekstremizem te tille.
    Abuzimi i femrave ne Shqiperi ndodh per shume arsye por nuk mendoj se ka lidhje me fene.
    Ne islam ne asnje mynyre nuk konsiderohet femra keshtu por kam frike se nje nga shkaqet e poshterimit te femres eshte diku tjeter ku mund te hap nje teme Femra ne shekuj
    Ne islam ndalohet ti thuash femres te kam ndare,, me shaka ose shko tek jotėmė ,sepse kjo behet shka e lindje se merzitjes dhe e problemeve ne familje.Pra ne fene Islame femra eshte nena(edukuesja) dhe shoqa(keshilluesja) e shoqerise.

    Dhe duke marre dhe si shembull me shume krahinat veriore, te Shqiperise , gjithashtu Kosoven , e Maqedonin ,grate te cilat sot e kesaj dite , rrihen turturohen dhe nuk respektohen , nga mashkulli i shtepise.
    Me vjen keq qe eshte pergjithsuar gjithe keto krahina me nje shembull historie i cili mund te jete i vertet ose jo ,,pak rendesi ka.Porse grate dhe vajzat ne keto treva meritojne me shume respekt per karakterin e tyre te forte dhe ndikimin qe kane dhene ato ne perballjen me armiqte neper shekuj dhe edukimin e brezave te tere patriotesh.Mua sme vjen mire te flas dikush per keto nena pa jetuar me to dhe pa i pare konkretisht jetesen e tyre por duke lexuar libra ose artikuj gazetash mundohemi qe te japim rregulla te pergjithshme duke marre shembuj te pervecem.Megjithate ne cdo shoqeri mund te kete shkelje te normave por kjo nuk e fajeson gjithe shoqerine derisa ky fenomen te behet i shpeshte dhe i te zoteroje pjesen me te madhe te shoqerise.
    Megjithate do ju keshilloja shume qe mos behemi fotokopje te artikujve te ndryshem duke dale nga realiteti jetesor i perditshem.

  8. #8
    Une qe flas sigurisht dhe qe i kam jetuar shume ngjarje ne Shqiperi,ne kohen e rinise time,ti je i ri djal ,dhe ndoshta atehere kur une i kam jetuar keto gjera ti nuk ke pas lind. Gjithkush mundohet te mbroj fene e vet apo partine e vet ,por realitetit nuk mund ti shtremrohesh .Per sa kam shkruajtur me lart, kam fakte nga realiteti ,ku femra gjithmon ka qene si nje placke tregu ,ndoshta sot jo me pak.A nuk i sheh se si e shesin femren ?A jane vete meshkujt qe e cojne femren ne digjenerim .A sheh ndopak realitetin ? Hallat e mija kur jane martuar ,i kan shitur me para ,dhe ju kan dhen burra nga 70 vjec. Per keto ke fakte sa te duash , dhe per keto histori , kendohen dhe kenge. Sigurisht qe tregimin e kam kopjuar ,dhe cfar do te thuash ti me kete se eshte vetem ky tregim.JO djale gabohesh ,ka histrori nga me te ndryshme ,ku po ti degjogje te veshtiroset te jesh femer ,dhe kerkon te kthehesh ne djale ,ashtu si ne tregimin e librit "Sikur te isha djale". Une e kam vete nje djale ne shpi ,dhe e shoh reagimin e tij te priviligjuar , te nje mashkulli Shqiptar. Prandaj kur te flasesh hidhi nje sy realitetit te kaluar dhe te sotem.Dhe mos me fol mu per fene tende ,por fol per ate qe sheh me syte e tu .Vertet qe gruaja sot eshte emanicipur ,nuk e mohoj. Nuk e di se cfare kupton ti me fjalen "emanicipim". Une me fjalen "emanicipin " nuk them qe femra duhet te digjenerohet ,por une kuptoj qe femres ti jepet e drejta e fjales kudo, te respektohet kerkesa e saj , te jete e lire , te krijohet besim tek ajo , dhe se fundi te marri ate qe i do zemra e jo ta detyroj familja . Pa te beje ty nje pyetje ? A lejohet te dashurosh ne fene myslymane .A ka femra myslymane te drejte te dashuroje ?

    Te ftoj me gjith deshire ne debat !
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

Tema tė Ngjashme

  1. Fantazmat! Shpirti dhe mishėrimi nė njė trup tjetėr
    Nga White_Angel nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 250
    Postimi i Fundit: 01-06-2011, 11:16
  2. Emrat dhe Cilesite e Zotit!
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 03:33
  3. Pėrgjigje Pyetjeve Materialiste!
    Nga Omari nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 09-11-2006, 23:19
  4. Kush Na Solli NĖ KĖtĖ BotĖ, Pasuri E Kujt Jemi Dhe Pse Jemi Krijuar...
    Nga Bekim Ismaili nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2004, 05:35
  5. A eshte feja Islame e perkryer?!
    Nga Gjoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 20:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •