Ideologjia qė i solli dėmin mė tė madh njerėzimit nė shekullin e mbushur me dhunė e barbarizėm dhe njėkohėsisht mė e pėrhapura nė botė ishte, pa dyshim, Komunizmi. Kjo ideologji, qė arriti kulmin e saj historik me dy filozofėt gjermanė Karl Marks dhe Frederik Engels nė shekullin XIX, derdhi kaq shumė gjak nė botė, saqė ua kaloi edhe nazistėve e imperialistėve tė dikurshėm. Komunizmi shkaktoi nė vdekjen e njerėzve tė pafajshėm dhe pėrhapi e nxiti dhunė, frikė e dėshpėrim ndėr njerėz. Edhe sot e kėsaj dite, kur flitet pėr vendet e Perdes sė Hekurt dhe Rusinė, imazhet qė zgjohen na sjellin parasysh vende tė pushtuara nga mjegulla, terri e dėshpėrimi, nga rrugė pa jetė, nga shqetėsimi dhe frika. Sado qė njerėzit mendojnė se Komunizmi u shemb nė vitin 1991, gėrmadhat qė la pas ekzistojnė ende. Sado "liberalė" tė jenė bėrė njė pjesė e komunistėve dhe marksistėve "tė papenduar", filozofia materialiste, ana e errėt e Komunizmit dhe e Marksizmit qė i largoi njerėzit nga feja dhe morali i mirė, ende vazhdon tė ndikojė te kėta njerėz.
Kjo ideologji qė pėrhapi terror nė ēdo cep tė botės, nė fakt, pėrfaqėsonte njė ide tė ardhur qė nga kohėt e lashta. Dialektika ėshtė njė bindje se i gjithė zhvillimi, nė gjithėsi, erdhi si rezultat i konfliktit. Nė bazė tė kėtij besimi, Marksi dhe Engelsi filluan tė analizonin historinė e botės. Marksi pretendonte se historia e njeriut ishte histori konflikti, se konflikti aktual ishte ai mes punėtorėve e kapitalistėve dhe se punėtorėt sė shpejti do tė ngriheshin dhe do tė organizonin njė revolucion komunist.
Tipari mė i spikatur i dy themeluesve tė Komunizmit ishte se, si tė gjithė materialistėt, ata ushqenin njė urrejtje tė madhe pėr fenė. Edhe Marksi, edhe Engelsi ishin ateistė tė bindur dhe zhdukjen e besimeve fetare e shikonin si thelbėsore nga pikėpamja e Komunizmit.
Por Marksit dhe Engelsit u mungonte diēka e rėndėsishme: me qėllim qė tė bėnin pėr vete njė publik sa mė tė gjerė, e panė tė nevojshme t'i jepnin ideologjisė sė tyre njė pamje shkencore. Dhe kėshtu, u krijua aleanca e rrezikshme qė solli dhimbje, kaos, vrasje masive, nxitje tė vėllait kundėr vėllait gjatė shekullit XX. Darvini bėri tė njohur teorinė e evolucionit nė librin e tij "Origjina e llojeve". Interesante ėshtė qė pretendimet bazė qė ai paraqiti ishin pikėrisht shpjegimet qė po kėrkonin Marksi dhe Engelsi! Darvini pretendonte se gjallesat u shfaqėn si rezultat i "luftės pėr mbijetesė" apo "konfliktit dialektik". Pėr mė tepėr, ai mohoi krijimin dhe hodhi poshtė besimet fetare. Pėr Marksin dhe Engelsin ky ishte njė rast qė s'duhej humbur.
Krijoni Kontakt