Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anëtarësuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700

    Post Shume i arrirre ky forum!

    Urime krijuesit te ketij forumi gjithashtu edhe te tjereve qe kane vene ato skica e ato foto ketu.
    Te them te drejten jane shume te bukura dhe mua me pelqyen shume edhe pse disa i kisha te para.
    Une studioj per arkitekture ne politkinikun e torinos qe eshte nje nder politekniket me te njohur ne europe dhe ne bote.
    Jam ne vit te pare dhe do doja qe ketu te shkembenim edhe mendime per te ardhmen e arkitektures ose te artit te ndertimit.
    Dhe nje here urime.

    kjo eshte porta nuova ne torino nje nga veprat me te medha ne itali.
    e ndertuar rreth vitit 1860.

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kacaku basket,

    I kemi shkembyer ca fjale per patriotizmin e Elsa Liles tek forumi Votime dhe Sondazhe. Tani po lexoj se jeton ne Itali dhe per me shume studion per arkitekture. Edhe pse ne vitin e pare provo te na sjellesh dicka nga ndonje detyre qe po ben.
    Ne vitin e pare mesa di dega e arkitektures zhvillon dhe histori arti, keshtu qe mund te na sjellesh dicka mbi objektet arkitektonike te Italise.


    Pershendetje!

  3. #3
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anëtarësuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    po keni te drejte dita persa i perkete asaj qe une po zhvilloj ne shkolle.
    Jam duke ndjekur historine e arkitektures kontemporeane e cila flet per arkitekuren e viteve 1300 e prapa.
    doja te thoja qe sa per detyrat e mija jam ne laboratoin e urbaniztikes dhe nuk di nqs do ishin te vlefshme mgjth kam edhe materila nga te cilat mund te shkepus shume keshilla te vlefshme.

    ps:dita une mendoj se thjeshte thame mendimet tona persa i perket elsa liles :p
    gjithe te mirat nga klodi

  4. #4
    Mea Astrum Maska e arli
    Anëtarësuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    10

    Question Arkitektura ne shqiperi

    Deshiroja te debatoja me te gjithe ata qe kane deshire , njohuri , mbi arkitekturen ne pergjithesi dhe per ate shipetare ne vecanti...............
    Do te jene te mirepritur te gjithe studentet brenda dhe jashte vendit.
    Me respekt Arli.;)

  5. #5
    Mea Astrum Maska e arli
    Anëtarësuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    10
    Hej besoj se administratorja jone ka nje bagazh me te madh se tonin ,, nqs se me lejohet dua t'ju bej nje pyetje Fiori : A ka mundesi shqiperia me urbanistiken e saj te behet nje kryeqytet i vertete europian (pa marre parasysh problemet e tjera 1-ekonomike 2-sociale.
    Kurse persa i perket gaudìse per ate ekzistojne vetem linjat jo te drejta se (te lakuara) se te drejtat jane per njerezit e thjeshte ....

    Me respekt Arli
    none is none

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    arli pershendetje

    Nuk shikoj ndonje arsye perse Shqiperia mos behet kryeqytet per Europen. Po keto gjera nuk behen me fjale dhe do thoja ne kete aspekt jane pikerisht dy faktoret qe ke permendur ti me lart, nder me te rendesishmit ne realizimin e kesaj "enderre". Shqiperise nuk i mungojne arkitektet, as planimetristet apo inxhinieret.

    Me sa kam degjuar Xhamia e Vjeter ne Korçë eshte nje nder xhamite me te vjetra te ballkanit si dhe nga me te medhate (per nje kohe) dhe me te bukurat. Cfare i uli piket eshte termeti i madh i 60tes i cili shkaterroi pjese te saj. (ky shembull mu kujtua tani) por cfare dua te them eshte se si nje nga truallet me te vjetra ne Europe kemi ndertime me histori te vjeter, te cilat ja ngrene vlerat ne kete rast. Kuptohet dora e re e ndryshimit eshte me e rendesishmja ne keto momente.


    p.s. Nuk do e quaja veten eksperte ne kete fushe.

  7. #7
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Arli

    Shumë respekte nga unë. Tani për tani jam student në Arkitekturë, dhe kam shumë dëshirë të mësoj edhe më shumë ndaj Arkitekturës Shqiptare. Më vonë do të hap edhe një temë të veçantë për të, por tani nuk kam aq shumë informacion sa duhet. Edhe ti student je apo amator/professionist?

    Gjithësesi, në Shqipëri ekziston një shoqatë e Arkitektëve Shqiptarë. Aty edhe kontaktohen me njëri-tjetrin, por edhe kryejnë biseda ndaj arkitekturës në Shqipëri. Kam qef që një ditë të shpejt të marrë pjesë në këtë shoqatë! Unë mendoj se me një organizim më të mirë të arkitektëve, inxhinijerëve, dhe urbanistëve Shqiptarë, Shqipëria, por edhe të tëra trojet Shqiptare të kenë një linjë të përbashkët zhvillimi. Çfarë do ta bëj të fuqishëm arkitekturën dhe planifikimin në Shqipëri do t'jetë edhe një mirëorganizim i të tërë Arkitektëve Shqiptarë. Psh siç është AIA (American Institute of Architecture) që gati merr shumë vendime për arkitekturën në SH.B.A. Shoqata në Shqipëri gjari tani i përket vetëm RSHsë, por unë shpresoj që së shpejti ajo të zgjerohet dhe të përbëj edhe Kosovën, Maqedoninë perëndimore, dhe gjithashtu Çamërinë (megjithëse vështirë për këtë të fundit). Nuk besoj se një bashkimi i tillë nuk lejohet. Kjo shoqatë është një OJQ, dmth mund t'i hapi krahët në të gjitha trojet Shqiptare. Mirëorganizmi i saj do të jetë një gjë tepër fenomenale sepse mund të ndihmoj në ruajtjen e stilistikave arkitektonike të qyteteve Shqiptare, të organizoj mbeldhje dhe diskutime ndaj zhvillimit të sotëm të qyteteve Shqiptare, të përmënden Urbanistikat e qyteteve të mëdha si Tirana, Prishtina, Durrësi, etj etj. Prishtina ka një përhapje Urbanistike tepër të zhvilluar mirë, plus, një harmoni ndërtimesh dhe ndarjesh të lagjeve. Kjo në saj të komisionit bashkiak të qytetit të Prishtinës. Ja vlen për t'u përmëndur që ishte qeveria Serbe edhe ajo që ndikoj në këtë mirëprganizim, megjithëse tani duhet që ne të mirëoganizohemi vetë. Tirana është "NO COMMENT", nuk ka më keq se ku të shkoj. Pallate ngjitur me njëra-tjetër që s'kanë kuptim fare. Është një masakër urbanistike çfarë i ka qëlluar Tiranës.

    Arkitektura nuk është veçse, "sa e bukur është një ndërtesë" por është më tepër. Është jeta që e rrethon, edhe ajo jetë që arrin të përmblidhet me anë të kësaj ndërtese. Në Tiranë, një lagje, psh të marrim lagjen e Tiranës së Re (nga jam unë me origjinë ;)), sot në një rrugë gjen një vilë dy katshe, dhe një ndërtesë 11 katshe ngjitur saj. Harmonia nuk ekziston, lagjia s'harrin të përkufizohet, a është lagje shtëpiake (dmth me vila), apo është lagje me ndërtesa të larta. Është vërtetë keq çfarë i ka ndodhur Tiranës.

    Megjithatë, besoj se duhet të angazhohemi më shumë në formimin dhe forcimin e shoqatës së Arkitektëve, dhe Urbanistëve, dhe në ktë mynyrë mund të ndikohet më shumë edhe në vendimet e KRT-së, kshtuqë edhe të ketë një alternativë qarkullues në qytetet tona.

    drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 17-04-2003 më 08:20

  8. #8
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    SHASH

    Pak më shumë përsa i përket SHASH (Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë)

    Është themeluar nga Ark. Petraq Kolevica më 1991. Sot është riorganizuar në bazë të statutit të UMAR-it (Shoqata e Arkitektëve të Mesdheut) dhe e UIA-së (Shoqata botërore e Arkitektëve) dhe është duke shtrirë degët e saj në të tëra qytetet kryesore të Shqipërisë. Sot pas një ngecjeje 10 vjeçare të ksaj shoqate, numri i antarësimit në të është shtuar në gati më shumë se 50 arkitektë, urbanistë, etj gjatë vitit të fundit. Shoqata mbahet gjallë me anë të kuotave të antarësisë, por edhe nga dhurimet e arkitektëve. Kjo shoqatë aderon, dhe merr pjesë tashmë në mbledhjet e UMAR-it, ku janë pjesëmarrës shtetet: Italia, Franca, Spanja, Greqia, Malta, Egjypti, Izraeli, Turqia, etj. Kjo shoqatë po bën përpjekjen që sa ma shumë studentë të Universitetit, arkitektë të rinj, por edhe me përvojë, të shohin jo vetëm teknollogji të reja me ekspozimet nga jashtë, por të kenë kontakte me projektime apo konkurse bashkohore ndërkombtare si në Shqipëri por edhe jashtë saj. Pallati i Kongreseve dhe godina të tjera si shëmbull, ndonse pak, janë vepra të arkitektëve Shqiptarë. Në shoqatë nuk vihet vetëm për të marrë, por edhe për të dhënë, secili sipas fushës së vetë, sektorit apo profesionit që ushtron në shtet, studiot private apo në Universitet. Arkitektëve të shoqatës, me anë të SHASH, tani po i dërgohen kushtet e Bashkisë së Tiranës për lejet e ndërtimit, duke kërkuar njëkohësisht nga ana e SHASH që të shkurtohen burokracitë ligjore dhe të shmanget subjektivizmi teknik në dhënien e gjykimeve. Duhet që të respektohet njëri-tjetri jo duke i ulur, por duke i ngritur tarifat e projektimeve, për rritjen e cilësisë së projekteve. Shoqata gjithashtu po mundohet që të çoj gjeri në fund të drejtën e autorit gjeri në përfundim të objekteve. Nuk është i rëndësishëm vetëm projekti në letër, por ai duhet ndjekur gjeri në fund. Tani është për t'u përshëndetur fakti se tashmë nga KRT-ët e fundit të RSHsë, kjo shoqatë është thirrur rregullisht dhe dëgjohet. Një tjetër piksynim që kjo shoqatë do të harrij në Shqipëri është studimi urbanistik i zonave të qyteteve Shqiptare, psh siç është bërë në Milano me Milano 2 dhe 3, por etj. "Arkitektët që punojnë në shtet, në studiot private, dhe në Universitet, s'duhet të jenë indiferentë në dhënien e gjykimeve të tyre kudo, pamvarësisht se projektet e tyre janë të lidhur me hallkat vendimarrëse, bashkiake apo shtetërore"*. Në Itali arkitekti bashkpunon me piktorin e artit aplikativ, dhe kjo në shumë raste ka dhënë suksese të mëdhaja.

    SHASH nuk mbron dhe nuk do të mbroj shkelsit e ligjit, sepse nuk e ka në fizionominë e punës së saj këtë gjë, por ajo s'është as polici ndërtimore e as gjykatë për to. SHASH do të gjej rrugët e mundshme për të ndërhyrë në Qeveri për probleme të tilla të mprehta. Bota e ndershme e krijuesit të apasionuar me atë që krijon duhet të japi shëmbujt e ideve idealiste në Shqipëri por edhe si arkitekturë bashkohore, pra nga arkitektët tanë më të mirë si Butka, Luarasi, Lufi, Kolevica, Mosko, Çomi, Velo, Kolaneci, Faja, Myftiu, Bukallbashi, gjeri tek më të rinjtë, etj etj.
    Për planifikimet e fundit që po ndërmerr Qeveria e RSHsë, Shoqata e Arkitektëve Shqiptarë, me kapacitetin që ka në gjirin e vet, duke tërhequr mendimin e kualifikuar si ai i studentëve tek ai i profesionalistëve të shquar, krahas Shoqatës së Ndërtuesve, do ta thotë më me siguri, me forcë dhe me profesionalizëm fjalën e vet.

    *Kjo është një përmbledhje që i kam bërë një artikulli të shkruar në "Gazeta Shqiptare" më 23 Maj, 2002 nga Ark. Agron JANO. Artikulli titullohet "Pushtetarët të Dëgjojnë Arkitektët" :)
    Agron Jano sot është edhe drejtuesi i SHASH-it.

    p.s. nëse doni të tëre artikullin më bëni një MP që t'ju a ePostoj sepse u mundova ta bashkngjis si zip, por është më i madh se 100kb. Dokumenti është në pdf, dhe j'u këshilloj ta lexoni sepse është tepër interesant. Unë shkrova më sipër vetëm çfarë flet për shoqatën në vetvete, dmth që përshkron drejtpërsëdrejti SHASH-in. :)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    korce
    Postime
    6
    Kjo eshte nje nga punet e mia per nje xhami ne Korce. Ju lutem jam i hapur per sygjerime.
    Respekt, Kacaku

  10. #10
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Kaçak!

    Nga ana e fasadës duket shumë interesant! Do të dëshiroja të shihja edhe planimetrinë e kateve, por edhe faqet e tjera, dhe po pate mundësi edhe ndonjë prerje të tërthortë në brëndësi. Si është ndërtesa në lidhje me truallin, me ndërtesat ose rrugët përreth? Cilat janë madhësitë, etj etj.

    Kaçak nëse i ke këto të dhëna dhe vizatime, është mirë të hapësh një temë të veçantë për to, dhe kush ka mendim do të sugjeroj ose do t'i komentoj. Unë mund të them se fasada e përparme duket shumë e veçantë për një xhami, por është vështirë që të jap një opinion për tërësinë e ndërtesës. Shoh që ke përdorur një program për të, duket shumë bukur. E ke vendosur se çfarë materjali do të jenë? Dmth, ka shumë për të diskutuar :)

    Më fal se nuk t'u prezantova, unë jam student për arkitekturë në Kaliforni, edhe ti student je apo profesionist?

    Gjithë të mirat
    drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 23-04-2003 më 22:49

  11. #11
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anëtarësuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    te me falni per mungesat e mia por kam qene shume i ngarkuar me provime dhe mesime.
    se shpejti do tiu sjell disa materiale te bukura rreth studime qe jane bere per shqiperine.

    ps: po fotot qe kane qene ketu ku jane zhdukur?

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Bujanoc, Prishtinë
    Postime
    4
    faleminderit qe na tregove per rendesin e fakultetit te Torinos, nuk e apskemi ditur, " ne te mjeret kemi studjuar ne Tirane ", hahahahahahahahahahahah

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-10-2005
    Postime
    2

    Smile pershendetje

    mu be qejfi qe m ne fund gjeta dike qe studion per arkitekture n it
    un dua t studjoj ne nj qytet afer me brescian se aty kam motren
    por sdi se ku se n milano esht sh veshtir m kan thene ?po munde me thuaj dicka per konkursin dhe se ca duhet t mesoj

  14. #14
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anëtarësuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    art girl me sa di une afer me briscian nje tjeter universitet i mire eshte ai i bergamos.Mgjth edhe keto universitete si qender kane Politecnicon e Milanos(flasim per bergamo,brescia,lodi etj etj)
    Do interesohem dhe do te te lajmeroj me nje mp se kush do te ishte nje zgjidhje e mire per ty.
    Nje keshille:

    Me mire me te veshtiren sot qe te kesh me te lehten neser.

    klodi

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •