Citim Postuar mė parė nga BARAT Lexo Postimin
Kodi pellazg i De Radės


Zenel Anxhaku

1

Ishin takuar nė Maki.De Rada ishte kthyer nė njė qėndėr pelegrinazhi pėr tė gjitha shqiptarėt qė dėshironin tė takonin kėtė njeri tė shėnjtė tė ēėshjes shqiptare.

Dhe ja,tani mori vesh se De Rada kishte vdekur…Dhe nė prill tė vitit1903 Faik Konica do tė shkruante ca fjalė brilante pėr De Radėn e madh kur mori vesh vdekjen e tij.

…Jam prej atyre qė mendojne se pėrpara varrit tė njė njeriu si De Rada duhen pak fjalė dhe pak fjalė arrijnė.Jeta e De Radės ėshtė e kulluar si ujėt e njė kroi nė malet.

Po ku ėshtė madhėshtia e De Radės? Sė pari nė dashurinė e nxėhtė dhe kurrė tė lodhur pėr Shqipėrinė.Ky plak nėntėdhjetėvjetėsh kish edhe pėr pėr Atdheun e shkretė njė zemėr njezetė vjeēe djali.Ēmėsim i madh pėr ne tė gjithė…

Kėtij shqiptari tė vėrtetė ti falemi o shqiptarė.

2

Por ajo qė do ta shtinte gjithmonė nė mendime Faik Konicėn ishte pikėrisht poema madhore Milosao qė De Rada e kishte shkruar kur ishte vetėm22 vjeē.Pikėrisht kjo e habiste atė sė tepėrmi.Si ka mundėsi qė ky brilant poetik tė shkruhet si vepėr e parė nga njė djalosh njezetė e dy vjeēar?Mos ishte vetė perėndia e muzave qė fliste…

…Duke hyrė njė ditė nė libėrtoren time mė ra syri nė vjersha tė De Radės dhe mora Kėngėt e Molosaos.Shkova nė dorė duke kthyer fletėt e kėtij libri tė vogėl tė cilin De Rada ma kish falur duke shkruar disa fjalė mė ato duar qė i dridheshin nga shumėsia e vjetėve.

3

Po ku qėndron bukuria e brishtė dhe e papėrsiritėshme Milosaos?Ku i kish marrė ai ato metafora tė ēuditėshmedhe tė paharrueshme?Po ja ,le tė kujtojmė tė paktėn dy vargje si margaritarė tė pashoq qė ndrisin nė fund tė oqeanit tė shpirtit

Ku dyer tė hapura

Zjarret dritėsojnė nė udhė…

…De Rada na vė para syve pamje tė bukurae tė gjalla,na kujton katundet tanė,ku mė tė zėnė tė natės,nė verė dyert hapen tė shtėpive,dritat ndizen dhe fshtarėt dalin nė prag…

4

Pse Milosau zė vėndin e parė pas njė pune mė se gjashtėdhjetėvjeēare sė kėrkuari poezinė nė rapsoditė arbėreshe?Ku qėndronte ky mister i heshtur si lumenjtė e nendheshėm?

…Ai qė meriton vėndin e parė ėshtė padyshim poemi Milosao.Shkrimtarė e dijetare tė medhenj me zė si tanėt dhe tė huaj dhanė gjykime tė larta dhe tė lavdėrueshme.Nė poemėn Milosao De Rada kėndoi tė ndodhurat e njė djali me kėtė emėr,por me tė vėrtetė nuk bėri gjė tjetėr,veē se dėftoi tė ndjerat e zemrės sė vet me dashurinė pėr tė bijėn e Kallogresė.

5

Ah,dashuria,dashuria,dhe pėrsėri dashuria…

Ka dyer tė hapura

Zjarret dritėsojnė nė udhė…

6

Ishin takuar nė Maki.De Rada ishte kthyer nė nje qėndėr pelegrinazhi pėr tė gjitha shqiptarėt.I kishte dhuruar Milosaon.

7

…Ndoshta nga vobegtėsia nuk vajti askurrė nė Shqipėri.Sikur tė kish bėrė njė udhėtim gjashtėmuajsh nė vėndin e tė parėve,do tė kishim sot nė gjuhėn tonė jo njė ,por disa kryevepra…

…Duke hyrė njė ditė nė libėrtoren time mė ra syri nė vjersha tė De Radės dhe mora Kėngėt e Milosaos….

…Zjarret dritėsojnė nė rrugė…

8

Mendoi se nuk ka poet tjėtėr si De Rada qė kaq bukur ,ndritėshėm dhe bindshėm tė jėtė dhėnė portretin e vėndlindjes sė tij.

Maki ėshtė nė kujtimet,nė poezitė,nė personazhet,nė qindra letrat e dėrguara ,nė porositė dhe ne mesazhet.

Autobiografinė e tij De Rada e fillon me Makin dhe e mbaron me Makin.Maki ėshtė njė personazh kryesor nė jetėn dhe krijimtarinė e De Radės.

…Kam lindur mė 28 nentor 1814 nė Maki,koloni e vogėl arbėreshe e Italisė,e vendosur mbi njė kodrinė tė hapur pėrballė detit Jon….

I fillon me kėto fjalė kujtimet e veta De Rada.Nė Maki ai limi,u rrit,kaloi fėmijėrinė,u burrėrua,u dashurua,gjeti muzėn e tij tė frymėzimit,u ndesh me jetėn,rriti krahėt e pegasit,u forcua dhe u brumos me nje botė tė veēantė shpirtėrore.Aty kaloi njė jetė tė gjatė ,u plak dhe vdiq.Dhe nė fund tė kujtimeve ndėrsa qiriri po shuhej ai shkruajti duke kujtuar pleqėrinė e thellė…

…Tė shumtėn e rasteve i kaloja tek Markezi Volkano.Njė mbrėmje bija mė e vogėl e Markezit mė lajmėroi pėr qėllimet hakmarrėse tė Princit,kryetar i reaksjonit monarkist qė po krijohej dhe ngulmonte duke mė kėshilluar qė tė mos e lija Napolin.

Pėrkundrazi tregimet e saj pėrherė e mė tepėr mė bėnė si vendndalesė Makin tim tė bukur,gjashtėqindsh banorėsh,pa gjyqtar,pa kryetar bashkie,pa xhandarė,ku kisha lindur i lirė ,pa mė urdhėruar kush…

E ky fshat gjashtėqind banorėsh,pa xhandarė dhe pa e urdhėruar kush,pėrveē frymės sė pėrjetėshme tė lirisė tė ardhur nga koha e Motit tė Madh nėpėrmjet gjakut tonė tė shprishur kishte pėr De Radėn njė bukuri tronditėse.

Kjo bukuri do tė vėrshojė si valėt e detit tek Kėngėt e Milosaos,tek Serafina Topia,tek Skėnderbeu i pafat,madje edhe tek publicistika e tij te Flamuri i Arbėrit.

…Pa pikėzime tė gjata unė shoh ato kasolle nga perdet e sė cilės duket trualli i zbehtė i buzės sė ujit,lumi dhe mali dhe zogu o vogėl qė kėndon nė mes tė kllzave, bulėzat e pemėve duke pėrshėndetur ditėn e plotė…

…Deti i soditur nėpėrmjet kodrinash larg ėshtė njė kujtim i gėzueshėm i rinisė sime.Por mua nuk kish ndodhur kurrė tė vėrej borėn qė duke zbritur mbi leshterikėt mbulon krahėt e zhytrave kah fluturojnė nė sipėrfaqen e ujit.Asnjėhėrė nuk mė shkoi mėndja tek ujėrat e detit dhe kodrave si njė valle…

…Nė Psallmet kemi kodrat qė gėzohen si qėngjat e ndoshta nuk ngjasonin nėn dritėn e hėnės…

Nga kėto kujtime na shfaqet vargu i parė i eposit tė madh tė dashurisė sė De Radės

Lisa jeta kish ndėrruar…

9

Shumėkush qė ka shkruar pėr De Radėn e ka paraqitur atė gabimisht si njė romantik dhe ėndėrimtar jo shumė vepronjės qė nė fund vdiq i varfėr me ca sardele te thata nė xhepat…

Ky ėshtė njė imazh i gėnjeshtėrt.Jeta e De Radės ėshtė tepėr e vrullėshme dhe ai ka qėnė dhe autor dhe aktor i jetės sė vet tė gjatė prej militanti politik,artistik dhe nacjonalist njėherėsh.Ai mblodhi rapsoditė e vjetra arbėreshe,botoi njė gazetė duke bėrė njė punė tė madhe praktike,bėri projekte pėr hapje shkollash dhe kolegjesh,studjoi nė mėnyrė tė thellė rrėnjėt e gjuhėsdhe tė historisė shqiptare.

Gjatė gjithė jetės sė vet ai pėrpunoi njė kod tė veēantė,njė sistem tė veēantė artistik dhe etik.por edhe politik dhe strategjik pėr rilindjen tonė kombėtare ,njė kod qė mė vonė do ta merrnin dhe do ta bėnin tė tyren tė gjithė rilndėsit e mėdhenj shqiptarė.

Pas njė pune kėmbėngulėse me mendjen det dhe me zemrėn zjarr ai shpall me krenari….

…Nė kėto pėrpjekje doli zbulimi botėror se me emėra tė gjuhės shqipe janė shėnuar nė Europė idhuj tė natyrės dhe heronjtė traditės mė tė lashtė klasik.Sot ėshtė e qartė se tė paktėn prej katėr mijė vjetėsh folėsit e kėsaj gjuhe tė quajrur nga Homeri ,Pellazgėt hyjnorė,banorė qytetesh qė qenė tė shkelqyeshėm pėr doktrinė dhe fuqi…

Ja pra kush ėshtė zbulesa hyjnore e De Radės.Ja ku e gjente ai atė fuqi tė mbinatyrėshme qė e bėnte tė pamposhtur dhe i jepte flakė dhe sharm pėr tė shkruar ato xhevahire tė rrallė dhe pėr tė marrė ato inisjativa tė papara.

Jemi kėtu nė vėndin tėnė

Qė pa lerė diell dhe hėnė,thoshte kėnga e popullit.

Duke studjuar thellė folklorin dhe Homerin e madhėrishėmai arriti vėrtet nė njė zbulim tė madh e tronditės.Shqipja ėshtė bijė e vjetėr e pėllazgjikes dhe shqiptarėt vijnė nga pellazgėt.Ai vinte nga njė vend ku shkrepėtinte dhe farkėtohej vetėtima,ku ka kėngė bilbilash ,gjelbėrim trėndafilash dhe xhevahirė vjetėrsirash…

10

Pellazgėt…

A nuk kishin ata njė qytet tė mahnitėshėm Dodonėn ?A nuk e kishin ata Tempullin e parė nė botėn e qytėtėruar ,Tempullin e Dodonės ?A nuk u fal Akili dhe Aleksandri i Madh,Pirro Burri dhe zulmėtarė tė tjerė tė hyjnishėm ?

Dodona do tė ishte ai qytet dhe Tempull qė do tė ndriēontė dhe do tė bėnte hyjnore lirėn delikate por tė pathyeshme tė De Radės .Brėnda krijimtarisė sė De Radės ndihet kumbueshėm dhe rrėzėllitės

ky qytet mė mendimet mė tė larta dhe me ndjenjat mė fine dhe humane.Dodona do tė ishte ai diell mirėsie dhe historie ,nxehtėsie dhe mrekullie qė do tė mbinte nė shpirtin e De Radės atė zjarr gjenerues tė epiteteve, metaforave,personifikimeve ,atė rapsodi tė njė poemi arbėresh

Pellazgėt…

A nuk thoshte Marin Barleti se Arbėrit janė fis bujarėsh,fis mbrėtėrish ?A nuk krenohej Skėnderbeu nė letrat dėrguar papėve dhe princave se ….Tė parėt tanė kanė qėnė epirotas nga tė cilėt ka dalė ai Pirroja me nam hovin e tė cilit nuk mud ta pėrmbanin romakėt dhe qė pushtoi me armė Torandon dhe dhe shumė qytete tė tjera tė Italisė

Tė parėt tanė kanė qėnė edhe mė fisnik sepse ata nėn Aleksandin u futėn gjer nė Indi…

A nuk deklaronte i madhi Homer …

…O Zeus,mbret Dodanas,pellazg,qė banon larg,qė kujdesesh pėr Dodonėn,ku ishte qėndra e pellazgėve…

De Rada mahnitet nga ky zbulim dhe ėshtė i vetėdijshėmse qė aty nga Maki ka bėrė njė zbulim tė madh.Dhe kėtė kumt e ka shpėrndarė nė qindra e qindra letra ,nė mijėra faqe krijimtarie.

Kėtė zbulim do tė merrnin edhe vėllėzėrit Frashėri,edhe Kostandin Kristoforidhi,edhe Jani Vreto,

Mė tej stėrnipėrit e tyre si Konda,Falaski dhe Pilika do tė shkruanin libra tė paharruar pėr mbrojtjen e kėtij zbulimi.

Pellazgėt kanė jetuar dikur edhe aty nė Maki,nė brigjet e Italisė dhe tė Greqisė sė sotme dhe pėr kėtė De Rada ndihet krenar se ėshtė pikėrisht nė vėndin e stėrgjyshėrve.

Ndaj De Rada dyfish krenar pėr takimin me Lamartinin nė vitin 1884 shkruan…

…Nė shtator erdhi nga Franca nė Napoli nė banjot e Iskias poeti Lamartin.Ai ishte nė kulmin e karjerės sė tij tė shkėlqyer e tė brohoritur.Me anė tė njė marinari i dėrgova atij njė kopje tė Milosaos.Unė isha shtrirė nė shtrat nga dhimbjet e shpirtit kur pas pesė ditėsh marinari u kthye me kėtė letėr

…Zotni

Jam i lumtur pėr kėtė shėnjė vllazėrore poetikedhe politike midis jush dhe meje.Poezia ka ardhur nga brigjet Tuajae aty duhet tė tė kthehet.

Pėr ēfarė brigjesh bėhet fjalė?Pėr brigjet e Makit?Kur flet Lamartini pėr vėllazėri poetikedhe politike dhe pėr brigjet Tuaja,mos vallė edhe ai ka para sysh lashtėsinė e arbėreshėve deri tek pellazgėt ?

…Libri i jetės qė na rri pėrpara syve ka nė vetvete nje qėnie tė dyfishtė e tė amėshuar ,shkruan nė biografinė e tij De Rada.

Pėr kėtė qėnie tė dyfishtė do tė shkruajnė mė tej edhe tė tjerė….



E Shtune, 19 Maj 2007-gazeta ndryshe
Mqs pata rastin sot ta shikoj, faleminderit qe e ke sjelle. E lexova me kenaqesi...