Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Arkiva të kulturës shqiptare jashtë atdheut

    ARKIVA TË KULTURËS SHQIPTARE JASHTË ATDHEUT

    Kam një pyetje drejtuar të gjithëve që interesohen për kulturën shqiptare.
    Siç dihet, shqiptarët kanë pësuar shumë tronditje – luftëra, shtypje dhe diktaturë të egër gjatë historisë së vendlindjes së tyre. Kjo ka pasur pasoja shumë negative edhe për ruajtjen e vlerave dokumentare në territoret shqiptare.
    Për fat të keq, edhe një shkatërrim me qëllim është kryer nga shqiptarët vetë…. Shumë libra, letra dhe materiale të tjera u zhdukën pas rrëzimit të regjimit komunist si dhe gjatë trazirave në vitin 1997.
    Në Kosovë shumë libra dhe materiale me karakter patriotik shqiptar u konfiskuan dhe u shkatërruan nga organet serbe, më herët si dhe gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.
    Kjo do të thotë se të gjithë që gjenden jashtë atdheut dhe kanë ruajtur materiale me vlerë duhet të kujdesen për arkivimin e tyre.
    Unë nuk jam shqiptar por me besnikëri kam ruajtur të gjitha materialet që më erdhën nga Shqipëria dhe Kosova që nga fillimi i viteve 50. Kam shumë pak nga vitet 50-60, por vëllime të tëra të revistës ”Nëntori” dhe të gazetës ”Drita” (të dy botime të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve) janë të ruajtura në bodrumin tim. Po ruaj edhe materiale të vjetëra nga lokali i Shoqatës Suedezo-Shqiptare, i cili u braktis në vitin 1995 për arsye ekonomike.
    Jam i bindur se edhe libra dhe materiale të tjera me karakter propagandistik nga koha e Enver Hoxhës do të jenë shumë me vlerë për studiuesit në të ardhmen. Shumë prej këtyre botimeve janë të shkatërruar pas dorëheqjes së regjimit monist. Shumë mirë kuptoj ndjenjat e shkatërruesve, por më duket se ata nuk kanë përdorur trurin e tyre. Një ditë duam dëshmi për masat e PPSH, për veprimet e organeve shtetërore etj. – duam të hulumtojmë në dritën e historisë argumentet, veprimet, kundërveprimet – dhe atëherë do të kemi nevojë për dokumentet!
    Fanatikë të njohur si ikonklastë shkatërruan ikonet në epokën bizantine …. Dhe më duket se fryma e tyre mbijetoi deri në ditët tona! Unë jam i bindur se midis materialeve të pavlefshme, të cilat kam ruajtur gjatë viteve, gjenden edhe gjëra më rëndësi. Ndër poezitë dhe tregimet bajate, me frymë ”revolucionare”, ka disa thesare për të ardhmen…. Etj., etj.
    Pyetja ime është tani: Si duhet të kujdesemi për mirëmbajtjen e materialeve? Shumë shqiptarë ruajnë edhe letra me rëndësi historike. (Unë po ruaj letra nga Enver Hoxha dhe nga disa përfaqësues të Ballit Kombëtar etj., në raftet e mia biografia e Xhafer Devës gjendet vetëm në pëllëmbë nga ajo e Enver Hoxhës, Lahuta e Malcisë nuk është larg Historisë së PPSH etj etj.)
    Nuk di nëse familja ime do të jetë në gjendje të ruajë këto materiale kur unë nuk jetoj më. Ngritja e një qendre të kulturës shqiptare është më shumë se e nevojshme në vendet skandinave të mos flasim për vendet e tjera ku jetojnë shumë shqiptarë. Si të sigurohet financimi, si do të kryhet organizimi, grumbullimi i materialeve etj.? Këto janë pyetje shumë me rëndësi. Unë nuk jam shqiptar, por këto pyetje po digjen në ndërgjegjen time! Ju shqiptarë të dashur, sigurisht nuk doni të zhdukeni pa lënë gjurmë në histori…… Shumë janë ata të cilët janë përpjekur për të kryer zhdukjen tuaj…. Problemi i arkivave është një faktor me rëndësi për ruajten e vlerave shqiptare për të ardhmen!
    Kam ngritur këtë problem. Një ditë do të bëhet tepër vonë.....
    Ullmar Qvick

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Ullmar,

    Arkivën tënde personale mund t'ja dhurosh Muzeut Historik Kombëtar ose Arkivës Qëndrore të Shtetit. Kjo mendoj se do ishte zgjidhja më e mirë.
    Edi

Tema të Ngjashme

  1. Letersia Shqiptare
    Nga new-man në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  2. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •