Enveri nė kėrkim tė kėshilltarėve sovjetikė

Luan Kondi

Enver Hoxha i ka thirrur kėshilltarėt sovjetikė pėr Sigurimin e Shtetit kur ai ishte Kryeministėr i Shqipėrisė. Nė Arkivin Qendror tė Shtetit gjendet e deklasifikur, nga sekret, njė letėr qė Hoxha i ka dėrguar Qeverisė sė Bashkimit Sovjetik, ku i kėrkon kėsaj tė fundit kėshilltarė pėr Sigurimin e Shtetit.

Kėrkesa tė tilla kishte bėrė edhe dy herė tė tjera ish-kryeministri Enver Hoxha, nė dhjetor 1949 dhe janar tė vitit 1950, por pala sovjetike nuk e kishte parė tė arsyeshme dėrgimin e tyre, si dhe tė materialeve qė nevojiteshin pėr kėto forca. Duke parė neglizhencėn e rusėve dhe nevojat emergjente qė kishte vendi ynė i varfėr pėr materiale ushtarake, veshmbathje dhe teknikė pėr forcat e Sigurimit, Enver Hoxha i shkruan pėr sė treti Moskės plot tre faqe letėr, ku pika e parė e kėrkesės ishte dėrgimi nė vendin tonė i 8-tė kėshilltarėve pėr Siguri-min e Shtetit dhe pastaj kėrkesat pėr veshmbathje, municion, mjete transporti dhe pajisje ndėrlidhjeje. Mė vonė, Enveri do ta “harronte” njė gjė tė tillė dhe do t“i pėrvishej ashpėr Hazbiut nė mbledhjen e Byrosė Politike mė 8 tetor 1982. Jo vetėm kaq, por ai do tė arrinte tė shkonte nė akuzat e tij, deri te mėnyra e punės nė Sigurimin e Shtetit, tė cilat ishin trashė-guar nga rusėt, kur ishte ai qė kishte dashur tė veprohej kėshtu. Edhe trajnimi i kuadrove tanė tė Sigurimit nė Bashkimin Sovjetik ėshtė bėrė me miratimin e Enver Hoxhės, ndėrsa mė vonė ai e mohoi, si shumė tė tjera, edhe kėtė.

Enveri i thirri, Kadriu "pergjegjes" pėr shtimin e kėshilltarėve

Megjithėse Enveri i thirri vetė kėshilltarėt sovjetikė, ai, megjithatė, nė mbledhjen e 8 tetorit tė vitit 1982, ku u diskutua Kadri Hazbiu, shprehet se ky ishte fajtor pėr rritjen e numrit tė tyre nė Ministrinė e Brendshme. Debat i madh u bė edhe nė Byro pėr kėtė ēėshtje. Ja se ē“thotė Enver Hoxha atėherė: “Kur erdhi Mehmet Shehu kryeministėr dhe Kadriu ministėr i Brendshėm nė vitin 1954 u krijua njė situatė krejt ndryshe, krejt e re nė favor tė sigurimit sovjetik…. Kėshilltarėt rusė kanė ardhur duke u shtuar pas vdekjes sė Stalinit dhe Kongresit tė 20-tė tė Bashkimit Sovjetik…. Nė Ministrinė e Brendshme nga viti 1954 e deri nė vitin 1960 kanė ardhur 39 specialistė e mos mė shumė. Pse janė shtuar?! Kush i ka lejuar?! A e dini shokė se pėrse janė shtuar kėta?! Janė shtuar se ishte rritur rezistenca jonė kundėr revizionistėve sovjetikė, prandaj kėshilltarėt erdhėn me shumicė dhe u pranuan nga drejtuesit e Ministrisė sė Brendshme, pikėrisht pėr tė forcuar situatat e tyre brenda…. Ne e dimė qė nė krye tė kėsaj agjenture, ku je implikuar edhe ti Kadri, kanė qenė Mehmet Shehu, Beqir Balluku dhe oficerė tė tjerė tė lartė, spiunė tė KGB-sė sovjetike dhe tė shėrbimit informativ tė ushtrisė…”. Sipas Enverit dhe pėrkrahėsve tė tij, sigurimsat shqiptarė kishin qenė nė duart e rusėve, por pėrsėri ky harronte qė u deshėn tre letra tė tij drejtuar qeverisė sė Moskės pėr tė ardhur ata nė vitin 1951, pra dy vjet para se tė merrte detyrėn e ministrit tė Brendshėm, Kadri Hazbiu. Alibitė e Hoxhės ngritur herė pas here se KGB-ja kishte depėrtuar pėr vite me radhė nė Shqipėri dhe se agjentėt e saj mundėn tė bėnin pėr vete shumė nga punonjėsit e shėrbimit tė fshehtė Shqiptar, merreshin nga Byroja si absolutisht tė vėrteta. Atėherė vėrtet metodat sovjetike tė rekrutimit ishin nga mė tė sofistikuarat, aq sa ndonjėherė ishe pa e kuptuar brenda lojės sė tyre, por kjo nuk vlente pėr tė tėrė ata qė kishin studiuar atje. Edhe pse ndodhte qė rusėt, duke pasur nė dorė materiale komprometuese, bėnin presion mbi “rekrutėt” qė tė vepronin me ndėrgjegje, pėrsėri shumė shqiptarė nuk bėnė lojėn e tyre. Pėrgjegjėsi e Kadriut, u quajt edhe raportimi me vonesė nė instanca mė tė larta rreth ēėshtjes se njė pjesė e mirė e oficerėve ishin vėnė nė shėrbim tė KGB-sė kur kėta kishin studiuar nė akademitė sovjetike. Puna armiqėsore, sipas logjikės sė pėrkrahėsve tė Sekretarit tė Parė tė PPSH-sė, kishte depėrtuar edhe nė njerėz tė besuar tė sistemit. Hazbiu e kishte radhėn tė akuzohej pėr mungesė vigjilence.

Hazbiu, ministri qė u akuzua si agjent i rusėve

Kadri Hazbiu ishte ministri i Brendshėm mė jetėgjatė i Shqipėrisė komuniste. Ai kishte studiuar nė Bashkimin Sovjetik nė akademi ushtarake dhe nga bashkėkohėsit njihet si “njeriu i hekurt” i Sigurimit tė Shtetit. Ngjitjen nė postin e ministrit tė Brendshėm, Kadriu e kishe “dhuratė” nga Mehmet Shehu, i cili ia propozoi kandidaturėn e vlonjatit Enver Hoxhės. Detyrėn tepėr tė rėndėsishme nė drejtimin e Ministrisė sė Brendshme shqiptare e mori nė vitin 1953. Dokumente sekrete thonė se Kadri Hazbiu ishte njė nga ministrat e Brendshėm mė inteligjent, njohės i mirė i psikoanalizės dhe gėzonte reputacion tė padiskutueshėm. Megjithatė, edhe ky njeri kishte pjesėn e vet tė fajit nė ushtrimin e diktaturės. Me firmėn e Hazbiut dhe urdhėr tė Enverit u dėnuan si armiq tė popullit Bedri Spahiu, Tuk Jakova, Liri Belishova, Koēo Tashko. Maqo Ēomo, Tahir Kadareja, Hulusi Spahiu, Beqir Balluku e shumė gjeneralė, Abdyl Kėllėzi, Kiēo Ngjela, Koēo Theodhosi, Fadil Paērami, Todi Lubonja, Dashnor Mamaqi e shumė figura tė njohura tė luftės dhe drejtues tė lartė shtetėrorė pas ēlirimit tė vendit. Sekretari i Parė i KQ tė PPSH-sė mes tė tjerave, nė debatin e tyre nė mbledhjen e 8 tetorit tė vitit 1982, kėrkoi me ngulm qė Hazbiu tė pranonte se gjithēka ai e kishte bėrė nė bashkėpunim me Mehmet Shehun dhe Beqir Ballukun, tė shpallur armiq pėrpara tij, nė favor tė rusėve. Byroja i pėrmend Kadriut njė lojė me zbulimet e huaja, qė e kishte zhvilluar pa njoftuar Enver Hoxhėn, apo dhe dėrgimin e njė kuadri tė lartė ushtarak nė Bashkimin Sovjetik. Nė mbledhjen e Byrosė u analizuan edhe disa raste rreth qėndrimit tė Kadriut nė prag tė prishjes sė marrėdhėnieve me rusėt. Prania e Flotės sė Gjashtė amerikane nė Mesdhe shkaktoi panik tek udhėheqėsit e lartė tė Partisė sė Punės. Atėherė, Kadri Hazbiu mbante postin e ministrit tė Bre-ndshėm. Nomenklatura e lartė shtetėrore kishte frikėn e njė sulmi amerikan ndaj vendit tonė. Ndėrkohė edhe Hrushovi kishte filluar bisedimet me amerikanėt. Pėrkrahja sovjetike sa vinte e po zbehej. E vetmja shpresė ishin 12 nėndetėset nė Bazėn e Vlorės. Polemikat u bėnė mė tendencioze kur Ramiz Alia lexon njė informacion tė Hysni Kapos. Debati ishte nė fazėn mė interesante kur “gabimet” Kadri Hazbiut i thuheshin me radhė, ndėrsa byroistėt me Enverin nė krye u ndalėn kryesisht te dėrgimi nė akademinė ushtarake tė Bashkimit Sovjetik tė Teme Sejkos, ish-komandanti i Flotės Luftarake dhe loja me kėshilltarėt sovjetikė nė kohėn kur marrėdhėniet ishin tė ngrira. Kadriu i ēoroditur pėrballė njė sėrė pyetjesh po harronte situatat, nė tė cilat kishte biseduar pėr kėto probleme tė rėndėsishme me Hoxhėn, i cili tashmė ia mohonte tė gjitha.


Letra e Enver Hoxhės: Duam kėshilltarė dhe ndihma

Qeveria e Republikės Popullore tė Shqipėrisė ka nderin t’i drejtojė Qeverisė sė Bashkimit Sovjetik sa mė poshtė:

Me anėn e dy shkresave tona tė mėparshme, njėra e shkruar nė dhjetor tė vitit 1949 dhe tjetra nė muajin janar tė vitit 1950, i jemi lutur Qeverisė sovjetike qė tė na ndihmonte pėr tė pėrballuar nevojat e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Republikės Popullore tė Shqipėrsisė nė veshmbathje, armatim, municion, mjete transporti dhe ndėrlidhjeje si dhe pėr tė dėrguar te ne, pranė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme disa kėshilltarė. Deri mė sot, nuk kemi marrė ndonjė pėrgjigje nė lidhje me kėrkesat tona tė parashikuara. Edhe njė herė tjetėr i lutemi Qeverisė sovjetike qė tė ketė mirėsinė tė na vijė nė ndihmė pėr tė pėrballuar nevojat e Ministrisė sė Brendshme tė Republikės sonė. Pasi i kemi revizionuar kėrkesat e parashikuara me anė tė shkresave tė dėrguara nė muajin dhjetor 1949 dhe janar 1950, kėrkesat tona tė sotme pėr tė plotėsuar nevojat e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme paraqiten si mė poshtė:

1- Kėshilltarė

= Kėshilltarė pėr kundėrinformacion nė Sigurimin e Shtetit 1
= Kėshilltar pėr hetuesi nė Sigurimin e Shtetit 1
= Kėshilltar pėr ekonomi dhe pėr organizatat kundėrrevolucionare nė Sigurimin e Shtetit 1
= Kėshilltar pėr shėrbimin e sigurimit tė Udhėheqjes 1
= Kėshilltar pėr kriminalistikėn 1
= Kėshilltar pėr zbulim e vėrtetim nė Sigurimin e Shtetit 1
= Kėshilltar pėr kufirin 1
= Kėshilltar pėr shkollėn e policisė (sigurimit) 1

Gjithsej kėshilltarė 8

Kėta kėshilltarė na nevojiten pėr tė paktėn pėr njė kohė prej dy vjetėsh.


2- Armatim

= Fishekė automatiku gjerman kalibri 9 mm copė 3.000.000
= Fishekė automatiku parashutist k. 7.92 mm copė 3.000.000
= Karikatore automatiku gjerman kalibri 9 mm copė 7.000
= Karikatore automatiku parashutist k.7.92mm copė 6.000


3- Veshmbathje

= Komplete veshje dimėrore pėr oficerėt e sigurimit 800
= Komplete veshje verore pėr oficerėt e sigurimit 800
= Komplete veshje dimėrore pėr oficerėt e policisė 600
= Komplete veshje verore pėr oficerėt e policisė 600
= Komplete veshje dimėrore pėr oficerėt e kufirit 300
= Komplete veshje verore pėr oficerėt e kufirit 300
= Komplete veshje dimėrore pėr n/oficera 4500
= Komplete veshtje verore pėr n/oficera 4500
= Komplete veshje dimėrore pėr ushtarė 9000
= Komplete veshje verore pėr ushtarė 9000
= Ēizme pėr oficerė 1700
= Kėpucė me gozhdė pėr n/oficerė dhe ushtarė 13500


4- Transport

= Automobila “Gaz” tip 67 copė 30
= Automobila ngarkese 1 e 1/2 ton copė 50
= Motoēikleta dyvendėshe copė 20


5- Ndėrlidhje

= Radiostacione marrėse-dhėnėse Tor Fb-1 copė 25
= Motora pėr ngarkim baterish copė 25
= Radrizatorė pėr ngarkim akumulatorėsh copė 25
= Akumulatorė plumbi 6 volt 90 AO copė 100
= Akumulatorė tip 2B 38 gjerman copė 200
= Akumulatorė gjerman 2-4 volt, 36 amp copė 400

I lutemi Qeverisė sovjetike qė, po pati mundėsi kėtė material, nė rast se do tė na e akordojė, tė na e drėgojė sa mė parė dhe tė parashikojė se materiali i veshmbathjes tė mund tė sigurohet edhe pėr vitet e ardhshme, mbasi ne nuk kemi mundėsi ta sigurojmė gjetkė kėtė material. Me shpresė se kėrkesa jonė do tė merret parasysh, mė lejoni qė t’u shpreh respektin mė tė thellė dhe mė tė sinqertė nė emėr tė Qeverisė sė Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe timin personal.

Kryetari i Kėshillit tė Ministrave
tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė
Enver Hoxha



Letėr e vitit 1950
Kėrkesa tė Drejtorisė sė Sigurimit pėr specializimet e kuadrove nė BS

1- Tė dėrgohen nė Bashkimin Sovjetik kėtė vit 20 oficerė tė Sigurimit pėr t’u specializuar nė njė kurs special dhe pasi tė mbarojnė kėta tė dėrgohen edhe 20 tė tjerė. Nė rast se kjo nuk ėshtė e mundshme tė dėrgohen nga Bashkimi Sovjetik disa oficerė tė Sigurimit pėr tė organizuar kursin special nė Shqipėri

2- Tė dėrgohen dy instruktora sovjetikė pėr anėn e brendshme; njėri pėr policinė dhe tjetri pėr kriminalogjinė

3- Tė na jepet material i shkurtuar pėr mėnyrėn e organizimit dhe tė funksionimit tė policisė

4- Tė na dėrgohen instruktorė tė shifrės pėr tė organizuar njė kurs pranė Ministrisė sė Brendshme pėr shifrantėt tanė dhe tė na instruktojnė pėr ndryshimin e shifrės qė kemi aktualisht, pasi ai ėshtė dekonspiruar

5- Tė na jepen dy stacione radio “Pelingator” me tė gjithė aksesorėt bashkė me teknikėt pėrkatės, pėr vėnien nė pėrdorim tė tyre derisa tė mėsojnė t“i pėrdorin njerėzit tanė

6- Tė na dėrgohet njė teknik pėr tė instaluar radio-stacionin special qė kemi marrė kėto kohėt e fundit nga Bashkimi Sovjetik. Ky duhet tė qėndrojė dhe mbas instalimit pėr ta pėrdorur radiostacionin derisa tė mėsojnė njerėzit tanė