Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Pyetje Filozofike

    KETU MUND TE BENI PYETJE FILOZOFIKE DUKE IU SHPJEGUAR INTERPRETIMIN QE I BEN ISLAMI ATYRE.

    PSH
    A KA NJERIU SHPIRT

    ARGUMNETI ESHTE SE KA
    ARGUMENTI FETAR ESHTE SE zOTI E KRIJOI ADEMIN NGA DHEU DHE PASTAJ I FUTI SHPOIRTIN NE TRUPINE TIJ.
    jETA E NJERIU NE BARK FILLON MBAS 4 MUAJSH NE NJE HADITH CITOHET DHE PASTAJ VJEN ENGJELLI DHE IS SJELL SHPIRTIN NE TRUP DHE PASTAJ FEMIJA FILLON E LEVIZ.
    Argumneti kur njeriu vdes vijne engjejt dhe ia marrin shpirtin shiko temen vdekja.

    Argumenti llogjik

    kur jemi ne tren e imagjinojme sikur treni nuk leviz sepse jemi brenda tij.Po keshtu duhet qe te dalim jashte trenit qe te shikojme ose ta kuptojme qe treni po leviz.
    po keshtu dhe shpirti eshte jashte kohes jo si trupi qe ndodhet brenda saj.Atehere ne e percaktojme kohen me levizjen e diellit ose ore ne nje dhome te erret dhe pa ore ne e ndiejme qe koha kalon.pse trupi smund ta ndieje sepse eshte si puna jone ne tren .Kete e ndjen shpirti se eshte jashte kohes prandaj ne nje dhome te erret ne e ndiejme q koha kalon.

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Ok pyetja ime:

    A ekziston shpirti perpara se sa lind njeriu?

    A vazhdon te ekzistoj shpirti mbasi vdes njeriu?


    Si mendoni ?

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    E ka krijuar Zoti njeriun qe ai te besoje ne egzistencene Zotit si ka krijuar syrin te shikoje edhe veshin te degjoje po keshtu edhe shpirti beson .pra i eshte skalitur besimi ne Zotin ne gen ose ne shpirt.Argument per kete eshte ajeti i kuranit kur thuhet:

    "Perkujto kur Zoti yt nxorri nga shpina e bijve te ademit pasardhesit e tyre dhe u beri deshmues te vetes se tyre duke iu thene:A nuk jam Zoti juaj -Po thane deshmuam -Te mos thoni ne diten e gjykimit qre prej ketij deshmimi ishim te panjohur ose prinderit tane ishin ne humbje dhe ne ndoqem ato.

    Kete ajet e sqaron hadithi i Muhamedit a.s -
    "Ne fillim i krijoi Zoti shpirterat dhe i nxorri para Vetes se tij edhe u tha a nuk jam Zoti juaj te gjithe thane po deshmuam pastaj i qortoi te mos thoni diten e gjykimit se prej ketij deshmimi ishim te panjohur ose ndoqem prinderit tane te cilet ishin ne humbje ose morem fene e tyre".

    Pra shpirti i krijua para trupit dhe per kete sqaron hadithi tjeter i Muhamedit a.s."' Vertet ēdo njeri nga ju formohet ne brendesine e nenes se tij katerdhjete dite si pike ( nutfetun ), pastaj behet e varur ( alekatun ) ngjashem me kete periode,pastaj, behet cope mishi ngjashem me kete periode, pastaj i dergohet meleku dhe e frymezon(i fut) me shpirti .............."

    Pra kjo tregon se shpirti eshte krijuar para trupit dhe ai hyn ne trup mbas nje periudhe afersisht 4 mujore nese do ti pyesni nenat me barre do tu pergjigjen se mbas kesaj periudhe e ndiejne femijen qe leviz ne bark .Pra jeta fillon kur vjen shpirti dhe i futet ne trup pra behet unifikimi trup-shpirt dhe mbaron kur shpirti del prej trupit qe mund ta tregojme ne nje teme tjeter si del dhe ku shkon.

  4. #4
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Vellezer dhe motra dua te flas ne kete teme per dicka qe gjithmone na afrohet kur ajo ndodh syte tane perloten zemrat tona trishtohen per te cilen nuk ka shpetim ose largim prej saj.Njeriu vjen ne kete bote pa vullnetin e tij dhe largohet nga kjo bote pa vullnetin e tij.Pra secili prej nesh ne kete bote eshte nje udhetar i cili nje dite te bukur ose te keqe do ta lere udhetimin e tij per tu prehur ose pushuar ne boten tjeter.Nga ngjarjet kryesore te jetes se tij jane lindja martesa dhe vdekja te cilat ai i perjeton me deshiren ose padeshiren e tij.Shume shkencetare jane perpjekur per te zbuluar se cndodh me njeriun mbas vdekjes por kane ngelur ne vend nga pengesat e te panjohures per te.Mirepo feja si nje shpallje prej Zotit i cili di gjithcka te fshehte ose te dukshme na ka treguar per kalimin ose nderrimin e jetes se njeriut.Thote Zoti ne kuran "Secili njeri do ta shijoje vdekjen e shperblimiet tuaja u plotesohen diten e kijametit e kush i shmanget zjarrit e futet ne xhenet, ai ka arritur shpetim e jeta e kesaj bote nuk eshte tjeter pervecse nje mashtrim"(sure Ali imran 185) pra megjithese zbulimet shkencore qe ka bere njeriu per sherimin e semundjeve te ndryshme ai ka ngelur ne vend per te parandaluar kete fenomen te natyres njerezore (VDEKJEN).Por kjo vdekje nuk eshte fundi i gjithckaje por mbyllja e nje periudhe sprove ne te cilen secili njeri mbushi librin e tij te jetes me veprat e tij, qofshin keto te mira ose te keqija ku sipas tyre (veprave) ai do te shperblehet ose denohet.Pra njerez te ndryshem pyesin veten - pse u krijuam? -ku do te shkojme mbas vdekjes-? ,pyetje qe shume prej tyre nuk i japin dot pergjigje te sakta.Pra qellimi i jetes ne kete bote eshte qe njeriu te falenderoje Zotin e tij dhe ta adhuroje Ate nje te vetem.Dhe nese shikon gjithsecili qe dielli i sherben njeriut per tu ngohur ai ajri i sherben atij qe te marri fryme toka per te banuar pemet ,kafshet uji dhe cdo gjallese ne mynyre te drejteperdrejte ose indirekte i sherben atij ,pra kur te gjithe keto krijesa gjigande si yjet me te cilat ai orientohet naten dielli toka ajri u vien ne sherbim te njeriut atehere njeriu paska nje mision madheshtor .Pra te falenderoje DHURUESIN( ZOTIN) e ketyre miresive dhe ta adhuroje ate nje te vetem .per kete argument eshte fjala Allahut ne kuran {"Nuk i kam krijuar per tjeter qellim xhindet dhe njerzit por vetem qe ato te me adhurojne MUA"(dharijat 56). ] Ky qellim ne vetevete permban dhe disa sprova per tu dukur se kush prej njerzve do te jene mirenjohes dhe falenderues dhe te sinqertene ne veprat e tyre ne lidhje me miresite qe Zoti iu i ka dhuruar atyre per tu shperblyer ose denuar sipas puneve te tyre.Pra gjate ketij qellimi madheshtor njeriu sprovohet me shume dukuri te cilat i sjell jeta komplekse e kesaj bote.Per kete argument eshte fjala e Allahut ne Kuran {" Ai eshte qe krijoi vdekjen dhe jeten per tju sprovuar se cili prej jush do te jete me veper miri.Ai eshte Ngadhenjyesi Mekatfalesi"(sure Mulk 2). Pra duke qene qe ne vijme ne kete jete pa vullnetin tone po ashtu largohemi pa vullnetin tone na ben te qarte se jeta dhe vdekja jane ne dore te Zotit i cili me urtesine e tij ka caktuar cdo gje .Dihet pra qe trupi njeriut eshte i krijuar prej baltes nga Zoti dhe me vone prej bashkimit seksual te dy gjinive dhe ne momentin qe ai kalon disa faza ne trupin e nenes i vjen shpirti dhe i hyn ne trup dhe ne kete kohe ai fillon jeta e tij qe ne barkun e nenes.Per kete argument eshte fjala e profetit Muhamed a.s :Njeriu formohet ne perbrendesen e nenes se tij per dyzet dite si pike uji pastaj po per kaq dite si cope gjaku dhe po per kaq dite behet cope mishi dhe pastaj vjen engjelli dhe i fut shpirtin dhe i cakton kater gjera jeten fatin ....... ."Prandaj nena e ndien femijen e saj te levizi mbas kater muajsh(3x40dite).Pra jeta e njeriut fillon ne barkun e nenes se tij ne momentin kur trupit i bashkangjitet shpirti nqs llogjika e tij dhe shqisat e tij do te ishin te zhvillume dhe ne do ta pyesnim ate ose do ti deklaronim atij se kur te dale do te shohe pallate, makina, peme, njerez .Nga ky supozim do te merrnim nje pergjigje e cila ka te beje me ate qe njeriu i njeh gjerat ma ane te perceptimit te shqisave.Pra ai do te thote se une nuk i shoh ato, ketu ka vetem erresire dhe zorre .Por ne castin qe ai del prej barkut te nenes se tij ai veshtron vertetesine e deklarimeve qe iu bene qe ne bark te nenes.Po keshtu ndodh edhe me njerzit ne momentin qe ti i thua qe kur te vdesesh ka denime ose shperblime, Ai te pergjigjet kush i ka pare edhe na ka treguar per to.Pra mbas fazes se dyte te jetes nga jeta ne bark njeriu kalon ne ate te jetes ne kete bote dhe vazhdimit te misionit qe Krijuesi i ka ngarkuar vjen pastaj ndarja e padeshirueshme nga njeriu duke kaluar ne fazen e trete te jetes ate te nderrimit ose te daljes se shpirtit nga trupi dhe vendosjes se tij ne varr.Shembulli i jetes se varrit eshte si shembulli i enderres ne gjume kur njeriu fle ai shikon ose enderron gezim ,shikimi i tij i kalon permasat e syve mbyllur ai perjeton miresi ne enderr ose vuajtje per te cilat ne deshmojme duke qene jashte trupit te tij se ato nuk egzistojne per ne ne momentin qe ne shohim qe trupit te tij nuk po i ndodh asgje.Shikoni si thuhet ne kuran "Allahu i merr shpirtat , kur eshte momenti i vdekjes se tyre , edhe ate qe eshte ne gjume e nuk ka vdekur e edhe atij qe i eshte caktuar vdekja e mban (nuk e kthen) dhe ate tjetrin (qe nuk i eshte caktuar vdekja ,por eshte ne gjume) e leshon te kthehet deri ne nje afat te caktuar.." (zumer 42) ne nje ajet tjeter thuhet "Te pyesin ty per shpitin thuaju"Shpirti eshte ceshtje qe i perket vetem Zotit tim dhe juve iu eshte dhene shume pak dije"(isra 85) Pra dhe kalimi i njeriut nga kjo bote shnderrohet me nje tjeter proces i daljes se shpirtit nga trupi per disa momente derisa trupi kthehet ne varr.Per kete deshmon ajetet u Kuranit dhe hadithet e Muhamedit a.s.transemtohet nga Berra ibn Azib(shok i profetit) qe ka theneolem nje dite me profetin a.s ne varrimin e nje burri prej medinasve.Pasi e varrosem. u uli derguari i Allahut ne drejtim te mekes dhe ne ulem rreth tij sikur mbi kokat tona te qendonte ndonje zog.Ne dore profeti a.s mbante nje shkop me te cilin gervishte token.Pastaj filloi te shikonte nga qielli dhe ne toke e ngriti dhe e uli shikimin e tij tri here edhe tha {-Kerkoni ndihme tek Zoti prej denimit te varrit.Pastaj tha " Kur njeriu BESIMTAR gjendet ne momentin e ndarjes nga kjo bote dhe pritjes per ahiret i zbresin engjejt nga qielli me fytyra te bardha si dielli dhe kane me vete qefine prej qefineve te xhenetit dhe erera ose parfume te mira nga ato te xhenetit.Ato i ulen atij me nje gjeresi sa eshte shikimi i syrit.Pastaj vjen engjelli i vdekjes i cili i ulet tek koka e tij dhe i thote-O ti shpirt i mire dil per ne kenaqesine dhe meshiren e Allahut te Lartesuar.Shiko si thuhet ne KURAN "..Kur t'i vije ndonjerit prej jush afati i vdekjes atij ia marrin shpirtin te derguarit Tane dhe ata nuk bejne asnje lloj leshimi"(sure el aname 61).ose ajeti tjeter"Thuaj "engjelli i vdekjes i cili eshte caktuar per ju ua merr shpirtat e pastaj do te ktheheni te Zoti juaj"(sure sexhde 11) Pastaj ja merr shpirtin me nje lehtesi te tille sikur del uji prej shishes dhe engjjelli i vdekjes e merr dhe ua jep engjeve te meshires dhe e vendosin ne qefinin me erera te mira dhe del prej saj nje ere misku(parfumi me e mire se era me e mire qe gjendet ne faqen e tokes dhe keto engjuj e ngrene ate lart ne qiell.Shikoni si thuhet ne KURAN "E ska dyshim se ata qe thane "ALLAHU eshte Zoti yne dhe u treguan te paluhatshem ne kete atyre u vijne engjejt ne prag te vdekjes dhe u thone te mos frikesoheni e te mos pikelloheni ju keni myzhde xhenetin qe u eshte premtuar.ne kujdesemi per ju si ne jeten e kesaj bote ashtu dhe ne ate boten tjeter ku do te keni ateqe deshironi dhe gjithcka kerkoni.Pritje e nderuar prej Atij qe fal mekatet dhe qe eshte meshirues "( sure fusilet 30-32). Rruges grupe engjujsh pyesin edhe thone -kush eshte ky shpirti i mire !at u pergjigjen !Eshte filani bir i filanit duke e permendur ate me emrat me te mire dhe me te bukurqe e kane thirrur ne kete bote.Keshtu derisa arrijne qiellin e dynjas ose qiellin e pare.Ketu kerkojne leje tu hapet dera e ketij qielli dhe ajo i hapet vazhdojne engjujt ta shoqerojne shpirtin deri ne qiellin e shtate.Thote Allahu "Shkruajeni librin e robit tim ne ilijin(liber qe shenohen veprat e mira) pastaj u thuhet kthejeni ne toke se UNE (ZOTI) ua kam premtuar ate se nga ajo toka iu krijova ne ate do tiu rikthej dhe prej saj do tiu ringjall per ne diten e gjykimit.pastaj i kthehet shpirti ne trupin e tij ne toke mbasi eshte varrosur dhe ai fillon te ndieje hapat e njerzve kur ikin, mbas ketij casti i vijne dy engjujme pamje te eger (me shikim si vetetima dhe me folje si bubullima) i afrohen edhe e pyesin -kush eshte Zoti yt?,kush eshte feja jote? kush eshte ai i derguar qe u dergua tek ju.Ai i pergjigjet Zoti im eshte Allahu feja ime eshte Islami dhe i derguari qe u dergua eshte Muhamedi a,s ata e pyesin perseri cila ka qene puna jote?Thote-lexova librin e Allahut dhe e besova ate.keto tre pyetjet jane te fundit sprove qe i paraqitet njeriu besimtare sic thote Allahu ne kuran per besimtarin:Ne do ti forcojme ato qe besuan me fjale te palekundshme ne jeten e kesaj bote dhe ne jeten tjeter"prandaj besimtari pergjigjet lirshem.Therret nje ze prej qielli Tha te verten robi im prandaj shtrojini atij shtroje prej shtrojeve te xhenetit dhe hapeni atij deren e xhenetit.i vjen atij era e xhenetit dhe i shikon miresite e tij (dhe do te mjaftonte kjo si shperblim per te por..)dhe i zgjerohet varri me nje hapesire sa shkon shikimi.ne kete moment i vjen nje burre me pamje te hijshme dhe me rroba te bukura me ere te mire dhe i thote pergezohu me kenaqesine e Zotit dhe xhenete ne te cilat ka miresi te perhershmekjo eshte dita qe te eshte premtuar.pastaj e pyet kush je ti.i thote une jam puna jote e mire.per Zotitn me te vertete ti ishe i shpejte ne miresi dhe bindje ndaj Zotit dhe i larguar prej gjynahave.prandaj Allahu te shperblefte me te mira.Pastaj i hapet atij nje dere nga dyert e Zjarrit dhe i thuhet -Ky do te ishte vendi ytpo te ishe prej jobesimtareve.ta zevendesoi Zoti me kete dhe i paraqitet xheneti.Thote Zoti im pershpejtoje kijametin qe te bashkohemqe te bashkohem me te afermit e mij.i thuhet atij rri i qete.kurse per MOSBESIMTARIN kur eshte ne momentin e vdekjes i zbresin atij engjujt nga qielli te eger te ashper me fytyra te zeza.ne duart ata mbajne qefine prej Zifti dhe zjarri dhe i ulen atij ne nje distance sa i sheh syri.Pastaj vjen engjelli i vdekjes i cili i ulet tek koka dhe i thote- o ti shpirt i keq dil per tek zemerimi i Allahut" Shiko si thuhet ne KURAN"..Kur t'i vije ndonjerit prej jush afati i vdekjes atij ia marrin shpirtin te derguarit Tane dhe ata nuk bejne asnje lloj leshimi"(sure el aname 61)ose ajeti tjeter"Thuaj "engjelli i vdekjes i cili eshte caktuar per ju ua merr shpirtat e pastaj do te ktheheni te Zoti juaj"(sure sexhde 11) . Keshtu qe ia merr shpirtin sikur del rrodhja prej leshit (me aq veshtiresi).nderkohe ate e mallkojne ate te gjithe engjejt midis qiellit dhe tokes .ja dorezon engjeve te denimit shpirtin e tij dhe keta e fusin tek qefini prej zifti dhe zjarri me erera te keqia dhe fillojen ta ngrejne ne qiell, shikoni si thuhet ne KURAN "Po ti kishe pare engjejt kur ua marrin shpirtin atyre qe kane mohuar (do te shihje tmerr)!.U bien fytyrave e shpinave (para dhe prapa).shijoni denimin e djegies!Kete (denim) e merrni per shkak te asaj qe fituat. Allahu nuk eshte i padrejte ndaj roberve te tij" (sure enfale 50-51) dhe pastaj engjejt e qiellit pyesin kush eshte ky shpirti i keq "thojne eshte filani biri i filanit dhe e emertojne me emrat me te keqinj qe ka pasur ne kete bote.luten engjejt e qiellit per te duke thene O Zot mos e ngre kete shpirt ne qiell,ngrihen engjujt ne qiell derisa arijne tek portat e qiellit dhe kerkojne tu hapen por ato nuk iu hapen.Pastaj tha i derguari i Allahut "nuk i hapen atij dyert e qiellit dhe nuk ne xhennet aq sa hyn deveja ne brimen e gjilperes".i thote Zoti engjeve shenoni librin e tij ne sinxhin(librin ku shenohen ounet e keqija)vendin me te ulet" Pastaj i thuhet"Kthejeni robin Tim ne toke sepse Une i i kam krijuar nga dheu ne ate do ti kthej dhe prej saj do ti ringjall perseri.Pastaj hudhet shpirti per tu bashkuar me trupin pasika mbaruar varrimi dhe ky degjon hapat e njezve.dhe i i vijne dy engjejt dhe e pyesin kush eshte Zotin yt feja jote i derguari qe erdhi tek ju?" Ai thote-ah ah nuk e di(megjithese mund ta dije ne kete bote ai aty nuk pergjigjet dot )Pastaj degjohet nje ze prej qielli ku i thuhet shtojeni atij shtresat e zjarrit .pastaj i hapet nje dere prej dyrve te zjarrit dhe e perjeton zjarrin deri ne diten e gjykimit.varri i ngushtohet derisa brinjet i ngushtohen me njera tjetren.pastaj i afrohet nje burre me fytyre te shemtuar me rroba te keqija dhe me ere te keqe e i thote Pergezohu me te keqiat qe kyeve mekjo eshte dita qe te eshte premtuar.E pyet kush je ti . i thote -une jam puna jote e keqeti ke qene njeri i pasiv ne kryerjen e veprave te mire dhe i shpejte ne gjynafe.Pastaj vjen nje engjell me nje cekic qe e godet me nje cekic sikur ta godisje nje mal do te behej pluhur .keshtu goditet me te ne momentin qe ngrihet cekici koka i behet ashtu sic ishte ne fillim ne mynyre qe denimi ti vazhdoje.nxjerr nje klithme njeriu prej saj e degjon cdo gje pervec njerezve dhe xhineve.dhe fillon denimi per te dhe ai lutet o Zot mos e ben kijametin"Thuhet ne kuran" "... ndersa ithtaret e faraonit i perfshiu denimi me i keq ata i neshtrohen zjarrit mengjes e mbremje dhe diten e kijametit u thuhet engjejve" ithtaret e faraonit futini ne denimin me te rende"(gafir 45-46) po keshtu ne nje hadith kur profeti muhamed a.s kaloi prane dy varreve tha "keta te dy po ndeshkohen me denim njeri merrej me fjale duke futur percarje tek njerzit kurse tjtri nuk pastrohej pas daljes nga banjoja. pra shume gjera prej ketyre jane gajb gjera qe mendja dhe shqisat tona nuk i kapim por per to ka argumente si psh njeriu kur jep shpirt i ngren syte lart duke pare nga engjejt dhe shume prej njerzve mund te kene qen prezent ne momentin e vdekjes te ndonje njeriu dhe ai ka vuajtur kur i ka dale shpirti sikur del rrodhja me gjemba prej leshit po keshtu dikush mund te kete qene prezent kur dikush ka pas nje vdekje te lehte dhe pa vuajtje.Per kete profeti Muhamed a,s na keshillon qe qe njeriut kur vdes ti permendim shehadetin {esheheduen la ilahe il-lall=llah ue esh hedu ene muhameden rresullullah}={deshmoj qe nuk ka te adhuruar me te drejte dhe merite pervec Allahut dhe muhamedi ,a,s eshte i derguari tij}. Po keshtu ne qoftese nje kafshe nese cohet tek varrezat e pabesimtareve ajo do te rri urte,shembulli i enderres dhe njeriut kur eshte ne barkun e nenes jane po ashtu argumente llogjikore per vertetesine e ketyre ndodhive .Per ate qe beson Zotin cdo gje eshte e qarte dhe e vertete sepse Zoti nuk genjen dhe ai e di te fshehten dhe na ka njoftuar ate me ane te kuranit.Dicka per ti sqaruar njerzit se duhet te dime qe Zoti e ka krijuar gjerat ne kete bote me shkaqe pra njeriu vdes duke i ndaluar zemra dikush vritet dikush bie nga nje ndertese e larte por kur ne momentin e ndodhjes se shkakut ateher vien engjujt e ia marrin shpirtin sepse ka ndodhur shpesh qe dikush bie nga shkallet dhe vdes kurse dikush bie nga avioni si ai femija 2 vjec dhe te gjithe njerzit vdiqen vetem ai shpetoi.Pra mund te haje ndokush 10 plumba dhe nuk vdes kurse dikush tjeter vdes me nje kafshate buke keto jane deshmi qe vdekja nuk eshte e varur krejtesisht nga shkaqet por eshte e varur pjeserisht.Perfundimi i jetes vjen vetem ne momentin kur engjejt i marrin shpirtin.Do te pyesi dikush po mundet qe njeriu tarrisi jeten e tij qe ti vonohet vdekja .Po sepse thame me lart qe jeta dhe vdekja varen dhe nga marrja e shkaqeve.Pra nese njeriu pi droge helm duhan domosdo ai shkurton jeten e tij po nqs ai i permbahet rregullave qe Zoti ka sjelle ne kuran ai rron nje jete te lumtur dhe te gjate.Per kete na ka treguar Muhamedi a.s ku thote"Kush i ruan marredheniet farefisnore dhe lidhjet me komshiun Allahu atij do tia zgjasi jeten dhe riskun".Nese dikush do te pyesi veten pse njerzit nuk e duan vdekjen si fenomen ?,nje dijetar islam thote njeriu nuk e do vdekjen sepse ajo eshte kalimi i tij nga kjo bote ne boten tjeter dhe ai ka ndertuar kete bote dhe ka shkatarruar boten tjeter me veprat e tij dhe ai nuk deshiron te kaloi nga ndertimi ne shkatarrim ose si shembulli i nje personi qe ka provim por ai nuk mesuar ateher ai deshiron qe ti shtyhet provimi i tij ose ndjehet keq ne kohen kur do te japi provim po keshtu personi i cili ska besuar ka bere te keqija nuk eshte falur ai eshte i papergatitur per vdekjen e tij i ka humbur shpresa per shpetim dhe meshire dhe nuk deshiron te vdese e kunderta ndodh me besimtarin i cili eshte si personi qe eshte pergatitur shume mire ne provim ka mesuar dhe eshte i qete pa frike sepse eshte pergatitur per ate dite pra besimtari e ka pergatit veten e tij me vepra te mira besim adhurim e falje ndaj Zotit ateher ai shpreson ne takimin me Zotin etij ne meshiren e Zotit te tij dhe ne shperblimin e Zotit te tij.Ai eshte i mallengjyer me shume mall per kete takim me shume se femija kur ka shume vite qe nuk ka takuar nenen e tij.pra o motra dhe o vellezer cdo dite ju shikoni qe njerzit tone ndahen nga kjo bote disa prej tyre ne i cojme atje ne varreza me duart e jona por harrojme dhe qeshim se nje dite ne do te shkojme atje dhe do te takohemi me Zotin tone Imagjinoni pak takimin me Zotin tuaj si do te dilni para tij me keto vepra qe keni si do te dilni para tij duke mos e besuar ate dhe mos praktikuar ato qe ai na ka urdheruar secili ti beje llogarine vetes se tij ne kete bote dhe do te shohe se cdo ta prese ne boten tjeter.vdekja duhet pasur frike si fenomen jo per tu bere si budalla por per te penguar ty nga veprat ekeqija qe kane denim mbas saj dhe per te motivuar ty per te kryer vepra te mira te cilat kane shperblim prej Zotit madheshtor. Dhe se fundi dua ta mbyll me hadithin madheshtor te Muhamedit a.s i cili thote" Dijeni vleren pese gjerave para se te vijne pese te tjerat: "rinise para se te plakeni shendetit para se te semureni kohes se lire para se te te ziheni me pune pasurise para se te varferoheni dhe jetes para se te vdisni"
    Klevis, te hjekesh at reklamene faqes tende,. Lexoje ne rregullore se cka shkruan per faqe vetjake.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 19-11-2003 mė 18:07

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    10
    pyetja ime klevis do te ishte kjo
    A DO TE KRIJONTE ZOTI NJE GUR AQ TE MADH SA QE MOS TE MUNDTE TA NGRINTE EDHE VETE.
    pres pergjigje edhe nga te krishteret te shoh aftesit e tyre se sa po sho shume e keni share klevisin por ne te vertet ai qenka i pa kapshem
    TE DUA ME SHUM SE DJE DHE ME PAK SE NESER QE DO TE THOT SE DASHURIA IME PER TY CDO DIT RRITET.

  6. #6
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    O tiger pyetja jote eshte e gabuar sepse Zoti ka fuqi per cdo gje edhe dikush tjeter pyeti njehere a mund te krijoje Zoti nje zot si puna e tij dhe pergjigja ishte kjo nuk mund te ndodhi sepse zoti i krijuar nuk mund te jete si Zoti vertet sepse zoti i krijuar ka nje fillim dhe eshte krijuar dhe pyetja jote eshte keqe ne lidhje me Zotin dhe konsiderohet gjynah per shkak se Zoti ka fuqi per cdo gje te krijoje dhe krijesat e tij nuk dalin jashte fuqise se tij. Sepse pastaj nuk do te ishte me Zot nese do te ishte i pafuqishem ndaj krijesave te tij.

    Pra shume pyetje te tilla pohojne dhe vleresojne nje cilesi te Zotit si Krijimi per te mohuar ose nenvletesuar cilesite e tjera si Fuqia.

    Por do te isha gati qe me ane te llogjikes dhe arsyes tju argumentoja juve cilesite e Zotit fuqiplote dhe pa mangesi.
    I PLOTFUQISHEM JE TI ALLAH NGA CDO MANGESI.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2003
    Vendndodhja
    Austri
    Postime
    38
    Fati dhe paqja qoft mbi ju.

    Cka thet KUR'ANI per shpirtin?
    Ku eshte shpirti ne trupin e njeriut? apo ku rrin shpirti?
    KUJTIM GEZIMI APO HIDHRIMI, E DUA SE ESHTE I IMI

  8. #8
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Lexoje kete temen
    Shpirti i njeriut

    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=23015
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 04-01-2004 mė 16:47

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet nė Bllog
    17
    Ku shkoi Shpirti i profetit Muhamed pas vdekjes, cfare shkruhet ne Kuran per te?

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Kur sme respekton mos prit te respektojjjjjjjjjjjjjj se me thua ben propagande se ti nuk ben propagande me hap tema e me thua qe mos flasin besimtaret etjere dhe vete flet.Nese ti ke te drejta me shume se mua ne forum keto i ke si admin por jo si diskutues i forumit.
    Sa per pyetjen sdo te jap pergjigje derisa te dish te respektosh ato qe perpiqen per dicka qe eshte e mire pavarsisht se kush e thote merre te miren.Besoj se e kupton percafre e kam fjalen per postin tek forumi keshilla dhe verejtje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 08-01-2004 mė 17:37

  11. #11
    my prince arrived Maska e joanna
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    300
    po c'tu deshte edhe ty o njeri qe e hape kete teme?!
    mesa shikoj ke oreks te lexosh!ateheren lexo edhe mendimin tim:

    Shpirti i njeriut ekziston dhe bashkohet me trupin qe momentin e krijimit te tij(dmth kur zihet femija).vazhdon gjithe rrugen e larget te jetes dhe kur vjen vdekja trupi mbetet ne toke dhe shpirti vazhdon te ekzistoje duke kaluar faza te ndryshme.
    nuk jam e sigurte per te te thene nese hyn ne trupa te jtere sic besojne budistet,por dua te besoj se gjithcka nuk mbaron me "vdekjen",akoma dhe po te mos jete keshtu.

    asnjeri nuk e ka provuar qe te thote c'ndodh me te vertete.vetem hipoteza mundemi te bejme.Durim dhe nje dite do ti mesojme qe afermi

    _Mos thuaj <<te dua>> pa e ndjere se kur ta ndjesh cfare do thuash?
    -jeta eshte nje rrote qe gjithmone rrotullohet e i sjell gjerat sic duhen per te mbajtur ekuiliber.prandaj kujdes!!!
    E JETO C'DO CAST TE JETES SE NUK KTHEHEN PRAPA. ;) :P

Tema tė Ngjashme

  1. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  2. C'far pyetje duhet te beni!
    Nga Noerti nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-08-2004, 19:00
  3. Pyetje shkencore , por
    Nga Anton nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 02:22
  4. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •