Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    "Ja gratë e vajzat shqiptare që vuajtën në burgjet e Enverit"

    Dëshmia e Tanush Kasos: "Në qelitë e hetuesisë, ka pasur raste kur gra e vajza janë çnderuar e forcë nga ndonjë kryepolic ose hetues si Nevzat Haznedari, Xhavit Struga, e Skënder Kosova.

    "Dashnor Kaloçi

    Kalvari i gjatë i Musine Kokalarit
    Dikur thuhej:"Burgu për burrat është". Dhe me të vërtetë, që nga krijimi i shtetit shqiptar e deri sa u shfaq komunizmi, historia e vendit tonë nuk ka njohur asnjë grua të burgosur për motive politike. Fill pas vendosjes së pushtetit komunist, në burgjet shqiptare u dukën të dënuarat e para politike. Ndër ato, më e hershmja duhet të ketë qenë intelektualja e trimëresha gjirokastrite Musine Kokalari, e cila më 12 nëntor 1944 ende pa marrë fund lufta e pa u vendosur qeveria në Tiranë, u arrestua nga larot e Enver Hoxhës, vetëm për idealet kombëtare e demokratike që ajo ushqente, të cilat binin ndesh me doktrinën marksiste. U mbajt në fshehtësi dy javë, diku në zonat që i kishin nën kontroll brigadat e kuqe dhe mbasi ia vranë pa gjyq të dy vëllezërit e saj Vesimin dhe Muntazin, gjithashtu intelektualë dhe atdhetarë të shquar, e liruan, për ta burgosur përsëri në janar të vitit 1946, mbas një aktiviteti të shkurtër, që ajo ndërmori kundër regjimit gjakatar të porsa instaluar në Shqipëri. Musineja do të kalonte krenare dhe e papërkulur, për afër 40 vjet, nëpër kalvarin e burgjeve dhe të internimit, duke u bërë simbol i qëndresës dhe i virtytit të femrës shqiptare. Kjo vajzë e talentuar, që ishte diplomuar në universitetin e Romës, autore e tre librave dhe e shumë shkrimeve publicistike, të cilat synonin emancipimin e femrës dhe përparimin e kombit, Musineja, që ishte një nga themelueset e Partisë Social-Demokrate Shqiptare, do t'i mbyllte sytë përgjithmonë e harruar dhe e vetmuar, në vënd-internimin e saj në Rrëshen të Mirditës, më 14 gusht 1983, pa mundur të shihte përmbytjen e tiranisë komuniste dhe agimin e lirisë e të demokracisë, për të cilat e shkriu jetën.

    Gratë që u burgosën e internuan
    Me qindra gra e vajza prej familjesh fisnike, me një edukatë e kulturë të shkëlqyer, por edhe plaka të moçme e fshatare të thjeshta, regjimi komunist i përplasi pa mëshirë nëpër burgje, ku vuanin e keqtrajtoheshin njëlloj si burrat; por edhe qëndronin njëlloj si burrat, si amazona të vërteta, prandaj i quanin edhe "burrnesha". Faji i vetëm i tyre ishte se nuk i përkisnin komunizmit, sepse donin një Shqipëri të lirë e demokratike. I akuzuan për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit", për "pjesëmarrje në kryengritje të armatosur", për "strehim të arratisurish", për "mosdenoncim", për "mbajtje armësh pa leje", për "sabotim ekonomik", për "tentativë arratisjeje", për "tradhëti të lartë", etj etj. Disa gra e vajza të guximshme, i kishin konsumuar tërësisht ose pjesërisht këto nene, për të cilat akuzoheshin. Ato kishin qenë kurdoherë pranë burrave, në luftën e shenjtë për liri, për rrëzimin e diktaturës komuniste. Të tjera vetëm dyshoheshin si të tilla, por ishin arrestuar e dënuar pa kurrfarë provash. Shumë prej tyre ishin viktima të hakmarrjes politike të regjimit të Hoxhës, i cili nuk kishte ç't'u bënte burrave, vëllezërve e baballarëve të tyre, që luftonin maleve për liri ose që kishin shkuar jashtë shtetit, ku përpiqeshin e punonin për çështjen kombëtare. Nga torturat dhe vuajtjet pa fund, ato gra e vajza aq të brishta e të bukura, u thinjën e u plakën para kohe. Shumë nga ato nuk patën fatin të gëzoheshin me fëmijë. Ato u privuan nga e drejta natyrore për të qenë nëna. Puna e rëndë e krahut, varfëria dhe "biografia" nuk iu ndanë as mbas daljes nga burgu, gjer në vdekje. Kështu kaluan nëpër kalvarin e burgjeve komuniste më shumë se 7367 gra e vajza, ndër të cilat kujtojmë: Musine Kokalari, Neva Frashëri, Olimbi Gavoçi, Frida Sadedini, Lavdie Petrela, Marie Ranxi, Marta Doda, Dylbere Pazari, Hazize Ferhati, Qefsere Bega, Liri Prifti, Shega Këlcyra, Semiramis Vërlaci, Erifili Bezhani, Rita Koka, Merushe Topulli, Elza Koh, Fatime Hoxha, Luçie Kola, Elsa Çika, Asamble Hatibi, Sanie Kosova, Gabriela Radiba, Fatbardha Qorri, Ana Daja, Terezina Pali, Adile Boletini, Vera Dema, Nexhibe Taraku, Agime Pipa, Drita Kosturi, Dhora Leka, Lefteri Dvorani, Ganimet Toptani, Ganimet Cuka, Mereme Gjuta, Pranvera Keqi, Qerime Bone, Viola Beqiri, Bianka Balliçi, Sanie Kollçinaku, Xhovana Qatja, Nurie Koculi, Hanza Borshi, Mih Riko, Samo Doko, Dodona Dako, Marika Dhima, Ana Dhamo, Zhaneta Ogranaja, Simona Koldai, Dragica Mosko, Alije Sula, Fiqiret Prishtina, Gjylso Kalo, Elena Preza, Delfiniz Prenushi, Merita Sokoli, Derka Panizeniç, Mine Shima, Afërdita Hajrullai, Fatime Demçe, Nadire Shima, Hilmie Lakasi, Lumturi Bakiri, Liri Mitrovica, Lindita Beka, Marie Levendi, Suzana Topçiu, Pranvera Lamaj, Behije Kalaja etj.

    Burgjet ku vuajtën gratë
    Gratë e burgosura në vitet e para, mbaheshin në burgjet e burrave, të qyteteve të ndryshme, si Korçë, Tiranë, Shkodër, etj por në dhoma të veçanta. Më 1957, gratë u grumbulluan në burgun e Artizanatit, në Tiranë, ku bënin punë të ndryshme si rrobaqepësi, hekurosje, kopshtari, pastrime të ndryshme etj. Burrat e këtij burgu ishin të ndarë e nuk komunikonin me to. Më 1961, u krijua një kamp i punës së detyruar për gratë, afër qytetit të Kuçovës, ku shfrytëzoheshin në punë të rënda bujqësore. Më 1970, u vendosën në fshatin Kosovë të Dumresë, 50 km larg Elbasanit. Kushtet e diferencuara higjenike, që janë të nevojshme për to, nuk mereshin aspak parasysh nga komanda e burgut. Papastërtia, era e rëndë dhe parazitët e kokës e të trupit, përbënin një torturë me vete për ato fatzeza. Ligji nuk përfillte as gratë shtatzana. Ato dënoheshin e mbaheshin njëlloj si të tjerat. Për tu përmendur është rasti i Liri Gegës, e cila duke qenë me barrë, u arrestua dhe u pushkatua bashkë me të shoqin, Dali Ndreun, që të dy militantë të luftës nacional-çlirimtare. Kjo u bë e njohur botërisht nga një fjalim i Nikita Hrushovit. Por nuk është i vetmi rasti i pushkatimit të grave shtatzana. Të tilla kanë vdekur nga keqtrajtimi në hetuesi. Nuk lejohej asnjë mjek i familjes të bënte autopsinë e tyre. Njihen disa raste lindjesh në burg, të grave të arrestuara në gjendjen e shtatzanisë, të cilat nuk paraqisnin kurrfarë rrezikshmërie shoqërore. Në burg, por sidomos në birucat e izolimit, disa hetues të autorizuar, përpiqeshin t'i nënshtronin gratë duke i përdhunuar. Në burgun e Burrelit, siç tregonin të burgosurit e vjetër, gratë qëndronin të bashkuara si një trup i vetëm. Musineja me shoqe, nuk lejonin t'i shkëpusnin policët prej tyre, vajzat e reja, gjoja për të fshirë e pastruar korridoret dhe oborrin. Ato dërgonin ndonjë plakë për të bërë pastrimin. Kështu e ruanin nderin dhe krenarinë e tyre. Por, gjatë paraburgimit, në qelitë e hetuesisë, ka pasur raste kur ndonjëra është çnderuar me forcë,nga ndonjë kryepolic ose hetues si Nevzat Haznedari, Xhavit Struga, Skënder Kosova dhe ndonjë tjetër i pajisur me "carta bianca". Disa gra janë vetëvrarë gjatë hetuesisë dhe të tjera janë çmendur. Drejtësia komuniste nuk shqetësohej fare, kur arrestonte nënat me fëmijë, duke shkatërruar kështu familjen. Ndofta ky ishte dhe qëllimi i fshehtë i saj. Për Sigurimin e Shtetit, çdo grua e huaj e martuar me një shqiptar, ishte një "agjente e huaj", që duhej survejuar gjithmonë dhe në rastin më të parë të arrestohej, të dënohej dhe të asgjesohej ose të largohej nga Shqipëria. Eshtë një listë e tërë e këtyre grave fatkeqë, të cilat dashuria njerëzore i solli në këtë vend "romantik" të Ballkanit dhe që pastaj kaluan nëpër kalvarin e burgjeve komuniste. Po përmendim disa prej tyre: Xhovana Simoneti, italiane; martuar me Haki Qatën, nga Tirana. Që të dy u burgosën dy herë: Bianka Balliçi austriake, e martuar me Nedin Balliçin, nga Elbasani. Bëri dhjetë vjet burg në gjendje çmendurie. Mbas lirimit vdiq në spitalin psiqiatrik. Barbara Orgocka, polake; burgosur si edhe i shoqi, inxhinier, Vasil Orgocka, nga Korça. Vanda Tiko, polake, martuar me mjekun Lefter Tiko nga Korça. Burgosur të dy. Elena Cami ruse, martuar me ing Minella Cami, nga Korça. Burgosur të dy. Dina Thaçi, ruse, e martuar me Ahmet Thaçin, nga Shijaku. Arrestuar që të dy. Barbara Haxhihasani, hungareze. I shoqi, Fatos Haxhihasani, vari vehten në hetuesi. Ajo u çmend në burg. Viola Beqiri, çifute ruse; me arsim të lartë. Akuzohej për spiunazh. Sigurimi e detyroi burrin dhe fëmijët që ta braktisnin. Si pasojë e burgosjes ose e pushkatimit të njerëzve të familjes së tyre dhe e luftës psiqike që bëhej mbi to, mjaft nëna, motra, gra e vajza me ndjenja të brishta, kanë humbur aftësinë mendore. Disa prej tyre kanë kaluar deri në vetëvrasje. Kështu përfundoi e shoqja e Teme Sejkos, që i vranë burrin dhe një djalë, ndërsa tjetrin ia burgosën. Bujana, vajza e urtë dhe e zgjuar e Tuk Jakovës, edhe sot endet e çmendur nëpër Tiranë. Nuk mund të mos çmendej edhe Mereme Gjuta, së cilës ia hodhën te pragu i derës fëmijët e saj, të bërë shoshë nga plumbat e komunistëve, teksa u orvatën të shpëtonin nga thonjtë e diktaturës dhe të dilnin në botën e lirë. Sikur të mos mjaftonte kjo, kriminelët e Sigurimit e burgosën atë nënë fatkeqe.

    GRATE SHQIPTARE QE VUJATEN NE BURGJET E ENVER HOXHESMusine Kokalari

    Neva Frashëri
    Olimbi Gavoçi
    Frida Sadedini
    Lavdie Petrela
    Marie Ranxi
    Marta Doda
    Dylbere Pazari
    Hazize Ferhati
    Qefsere Bega
    Liri Prifti
    Shega Këlcyra
    Semiramis Vërlaci
    Erifili Bezhani
    Rita Koka
    Merushe Topulli
    Elza Koh, Fatime
    Hoxha, Luçie Kola
    Elsa Çika
    Asamble Hatibi
    Sanie Kosova
    Gabriela Radiba
    Fatbardha Qorri
    Ana Daja
    Terezina Pali
    Adile Boletini
    Vera Dema
    Nexhibe Taraku
    Agime Pipa
    Drita Kosturi
    Dhora Leka
    Lefteri Dvorani
    Ganimet Toptani
    Ganimet Cuka
    Mereme Gjuta
    Pranvera Keqi
    Qerime Bone
    Viola Beqiri
    Bianka Balliçi
    Sanie Kollçinaku
    Xhovana Qatja
    Nurie Koculi
    Hanza Borshi
    Mih Riko
    Samo Doko
    Dodona Dako
    Marika Dhima
    Ana Dhamo
    Zhaneta Ogranaja
    Simona Koldai
    Dragica Mosko
    Alije Sula
    Fiqiret Prishtina
    Gjylso Kalo
    Elena Preza
    Delfiniz Prenushi
    Merita Sokoli
    Derka Panizeniç
    Mine Shima
    Afërdita Hajrullai
    Fatime Demçe
    Nadire Shima
    Hilmie Lakasi
    Lumturi Bakiri
    Liri Mitrovica
    Lindita Beka
    Marie Levendi
    Suzana Topçiu
    Pranvera Lamaj
    Behije Kalaja
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Nderime maksimale per keto gra.
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  3. #3
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Keto PO qe jane per t'i ngritur kapelen!
    La vita è bella...

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    Ja sa ndihmohen sot grate e persekutuara te asaj kohe.

    Ku qëndron padrejtësia e shtetit shqiptar, ndaj Zhaneta Ogranaja?

    Zonja Zhaneta, është e lënduar nga forcat politike, të cilat vazhdojnë ta përbuzin, ta fyejnë shpirtërisht, ta anatemojnë, për dënimet që janë bërë në adresë të saj, duke e akuzuar, se Zhaneta është agjente e komunizmit dhe poliagjente e Serbisë, kur ajo është një grua intelektuale, krijuese e veçantë në llojin e saj krijues. Kështu, asaj i është mohuar e drejta për tu strehuar në shtëpitë saj, të cilat janë sekuestruar pas arratisjes së saj. Zhaneta, ka pasur dy shtëpi, Njërën në Tiranë në rrugën "Myslym Shyri", Kulla 2- dhe në qytetin e Fierit (ku ka jetuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët, i cili sot nuk jeton më). Zhanetën i është dhënë një dhomë në ish shkollën e Partisë, me autorizim për strehim nga bashkia Tiranë. Zhaneta sot jeton në kushte tmerrësisht të mjerueshme, ku dhoma e saj, nuk ka një banjë për nevoja personale, as ujë të as drita. Zhaneta për kushtet skandaloze të vendbanimit, për padrejtësinë e sekuestrimit të banesave dhe moskthimin e pronave të paluejtshe (siç janë dy shtëpitë e banimit) është drejtuar dhe ankuar në disa institucione të shtetit: Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidentit, të dy krerëve të partive më të mëdha në vend, Avokatit të Popullit, por kanë kaluar 18 VJET dhe një muaj e gjysmë sëfundi dhe askush nuk ka denjuar ta presë në zyre e jo më ta dëgjojë për problemin shumë akut e jetik që ka gruaja 70 vjeçare, që për fjalën e lirë, vuajti në sistemn monist, dhe po vuan sërish edhe në sistemin demokratik. Më në fund, i dërgon edhe një letër (të fundit) kryeministrit Sali Berisha.

    Ja teksti i letrës!

    Kryeministri z.Sali Berisha

    I drejtohem Kryeministrisë të vendosë për çështjen e strehimit tim, duke qenë se:

    1.Jam nga të dënuarit në Shqipëri e pastrehuar, konform ligjeve juridike duhet të strehohem falas.

    2.Jam refugjate politike e OKB për në SHBA. Jam kthyer në Shqipëri me vullnetin tim të lirë duke pasur bazë ligjore vendlindjen. Si e tillë e riatdhesuar kam 18 vjet pa shtëpi, më kanë vendosur në shkollën e partisë në një burg tjetër të llojit, ku duhet të jem analoge e një gjirizi famëmadh në oborrin e Kryeqyteti shqiptar pa drita e ujë.

    3.I lutem Kryeministrit shqiptar, të kuptojë vendosjen time në Pogradec ku kam bërë një kontratë sipërmarrje me një ndërtues banesash, dhe ka një vit që banoj atje e cila ka një çmim prej 3.000.000.

    4.Më kuptoni për detyrimin që ka një vit që po e kërkoj, detyrimi i banesës nuk ka lidhje me dëmshpërblimin e burgut, por me vendim të posaçëm konform dokumenteve ndërkombëtare të më njihet riatdhesimi dhe shtëpia, sepse kontraktuesit më kanë kërcënuar të më hedhin në rrugë.

    Juve jeni në brendësi të problemit tim

    5-Përsa i takon dëmshpërblimit tim të burgosurve politik jam e mendimit që duhen tatuar dëshmitarët e djeshëm, të cilët janë pasuruar ose të vuajnë dënimin sa ne, ata janë xhelatë.

    Ndërkohë, dua që nga ky dëmshpërblim tu bëhet pjesë fëmijëve që kanë vuajtur nga unë, sot të dy fëmijët ankohen se ua kam nxirë jetën duke qenë në burgjet shqiptare burgjet shqiptare. Dhe ata janë rritur si bonjakë.

    Mendoj gjithashtu që fenomeni i shkollës së partisë si sistem përfitimi kriminal, është barbaria e shekullit që prezanton ndërsjelltas për shtetasit dhe për shtetin, një botë të egër dhe barbare. Ju lutem merrni në dorëzim, arkipelagun e shkollës së partisë këtë objekt social dhe vendosni qytetarët me strehim normal, konform gjendjes së tyre, me qëllim që edhe ata të bëjnë një jetë të rregull qytetare.

    Nuk ka pse të aplikohet ky sistem marramendës me pabesi, me magji, me censurë absurd mbi pafajësinë për të fituar trofe për persekutorët e vjetër, si të persekutuar e viktima të rendeve sociale, kot nëpër marrëdhëniet njerëzore dhe as të sovranëve, duke I shërbyer shërbimit sekret shtetëror me perversin dinakëri, si rrjet dhe karem për të krijuar fatalitete në shoqëri për hir të shkallëve, rangjeve dhe sërët, kur antivlera po zhduk vlerat, nënë çdo privim me skllevër, pengje të konvertuar në bashkëpunëtorë që kanë qenë dhe mbeten hajdutë të fatit njerëzor. Ju lutem kuptoni që kjo vetëdije kriminale persekuton përveçse individëve, rendet edhe sovranet në çdo kohë në botë. Në udhën e përsosmërisë, mendoj që lindja e një hakmarrje të re pengon përparimin e humanizmit.

    Me detyrim Qytetar

    Zhaneta Ogranaja

    Pas marrjes së letrës, Zhanetës i vjen një përgjigje me datën 5.5 2008, ku i kërkohet që të paraqitet tek Zyra e Pritjes në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun në Kryeministri, çdo ditë në orën 13.00. Por pritja nuk pati asnjë rezultat pozitiv dhe gjendja vazhdon të jetë e pazgjidhur. Zhanetës nuk i jepet e drejta e strehimit në vendin e vet, e jo më t'i jepet shtëpia e saj.

    Çfarë ndodhi me Zhanetën kur vajti të merrte përgjigjen e letrës në Kryeministri?!

    Zhaneta duke dashur të mos e kujtonte atë ditë, e cila mbeti e fyer nga punonjësit e policisë që shërbejnë në Kryeministri, ajo rrëfen: "Oficeri i shërbimit tek porta ishte përgatitur për të më abandonuar në pritje, megjithëse emri im i pari. Kur u futa në sallën e pritjes, njëra nga nëpunëset e shërbimit kërkoi të më bënte kontroll fizik dhe çantën donte ta mbante aty. Unë kategorish refuzova këtë mënyrë të sjellurit në shërbimin e popullit, duke refuzuar edhe takimin që do të realizoja. Teksa po dilja tek dera e madhe e oficerit të shërbimi, një tufë me ushtarakë mu sulën duke kërkuar të më bënin kontroll fizik, bile kishin në duar edhe shkopinjtë e gomës me të cilët më kërcënuan. U përballa me injorancën e plotë të shërbimit dhe më erdhi keq që në kryeministri punoni njerëz që janë të pakulturë, pa edukatë përballë një gruaje 70 vjeçare, që i ka dhënë demokracisë shqiptare, jetën, rininë, familjen dhe fëmijët, kur dihet askush nuk mund të veprojë mbi personin, pa dokumente juridik. Cila dorë e fshehtë, organizo akte të tilla turpi në demokracinë shqiptare, të denigrimit të figurës së disidentes së vetmes grua në Shqipëri??? U ndjeva tepër e fyer, me një goditje të tmerrshme, më shumë se sa kur jam arratisur, dhe çuditem pse duan të na dëbojnë këta njerëz nga atdheu?; përfundoi e përlotur zonja 70 vjeçare Zhaneta Ogranaja.

    Diskriminim në shtetin demokratik.

    Në të njëjtën kohë, kur në shumë vende të botës si Italia, Greqia, Gjermania, etje., kanë integruar mijëra emigrantë shqiptarë, ndërsa për azilanten e OKB-së, Ogranaja e cila riatdhesohet në vendin e saj, (me dëshirën e saj) shteti shqiptar nuk i përgjigjet pa u integruar në rangjet politike, nuk ka vend për shtetasit e tij në vendin e tyre. Kjo politikë, indiferente e qeverisë shqiptare është e turpshme, përballë këtij fakti rrëqethës dhe flagrant të poetes disidente Zhaneta Ogranaja, e cila dje provoi në kurrizin e saj burgun politik, sot provon diskriminim në shtetin demokratik, duke mos e i zgjidhur problemet gruar së parë disidente në Shqipëri.

    E Marte, 17 Qershor 2008

    Gazeta Ndryshe

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e pa-emer
    Anëtarësuar
    26-09-2009
    Vendndodhja
    ne parajse--aty ku sje Ti
    Postime
    257
    Nderimet ma te mdhaja edhe nga une...No coment .....heroine
    fotografia-hobi im

  6. #6
    E di qeni ku fle lepuri. Maska e lepurush
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin

    Nuk e di si eshte bere e denuare politike Zhanete Ogranaja ,ka qene kuçke e bukur ,edhe tani plake dhe ....
    Na krijoi dhe nje shoqate te grave kur erdhi demokracia ,seç na ben dhe ca poezira ,ordinere sharlatane ,sa t'ia hedhesh syte e kupton kush eshte .
    Eshte turp ti krahasosh keto gra me Zhaneta qeflien ,s'po flas me se prishet.
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •