Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Profesor Hamit Beqja: Ja pse më thërrasin "miku i grave"

    Profesor Hamit Beqja: Ja pse më thërrasin "miku i grave"

    Nga Brikena Demiras (Spektri)

    Pedagogu dhe psikologu i njohur shqiptar rrëfen përpjekjen e tij për të shkruar një libër autobiografik ku dyzohet njeriu në shërbim të regjimit dhe profesori me prirje demokratike dhe liberale

    Në kafenenë e preferuar, shumë afër shtëpisë së tij, të gjithë e përshëndesin me respekt dhe me një mirësjellje të çiltër. Edhe pse në moshë të thyer, Profesor Hamit Beqja, nuk rresht së shkruari. Studiuesi, psikologu dhe pedagogu i njohur, sociologu dhe kulturologu ka botuar deri tani mbi 40 libra, ka shkruar qindra artikuj gazetash dhe revistash, që llogariten ndoshta në mijëra faqe. Sigurisht, kjo është një prodhimtari që ka zgjatur gjithë jetën e tij. Ai e ka filluar jetën e studiuesit, të pedagogut e të publicistit që në vitin 1953, pra po mbushen gati-gati 50 vjet. Po për këto gjëra kanë shkruar shumë, janë bërë edhe emisione televizive të panumërta dhe publiku është njohur me disa nga këto ngjarje. Ne u interesuam të tërhiqnim një mendim pak më të veçantë.
    - Në qoftë se nuk gabohem, ju jeni i njohur si "miku i grave". A është e vërtetë kjo?
    - Po, është e vërtetë.
    - Si ka ndodhur?
    - Kjo punë ka një farë historie. Një ditë prej ditësh ka ardhur tek unë një gazetar për të më intervistuar mbi një çështje dhe ai kërkonte me çdo kusht një gjë të cilën unë nuk doja me e dhënë. Nuk ramë dakort, por duke bërë muhabet dolëm te tema e femrës dhe gruas, aty ku unë u kandisa të jap një intervistë, që doli me titullin "Profesor Hamit Beqja, miku i grave". Ai e botoi intervistën dhe megjithëse mua më kishte dalë zëri më parë që jam "miku i grave", mbas intervistës ky zë, publikisht, me shkrim e me gojë u hap edhe më shumë se duhet dhe filluan ta përdornin edhe të tjerë.
    - A i përgjigjet të vërtetës ky përcaktim?
    - Këtë s'mund të them unë, por të tjerët, lexuesit, miqtë e mi, studiuesit, miqtë dhe kolegët e mi, por unë mendoj se kjo është anë e së vërtetës. Unë gjithë jetën time jam interesuar për këtë temë, kam shkruar për këtë temë dhe kam luftuar për emancipimin dhe dinjitetin e femrës dhe të gruas.
    - Profesor, nëse nuk gabohem ju keni shkruar edhe një libër për këtë temë?
    - Po, e kam shkruar një libër. Ai quhet "Gruaja, kjo qënie e shenjtë".
    - Tingëllon pak si shumë e fortë...
    - Është tamam ajo që duhet.
    - Psë është qënie "e shenjtë", gruaja për ju?
    - Ajo është bartëse dhe përcjellëse e jetës njerëzore. "Shenjtëria" e saj qëndron në atë që ajo është përfaqësuese e e përcjelljes së jetës njerëzore dhe është ajo që e mban gjallë jetën njerëzore. "Gruaja, nëna,- siç është shprehur artisti kosovar, Bekim Fehmiu,- nuk është një njeri, është më shumë se njeri, është dy a mbase më shumë njerëz". Pra, ky është misioni më i madh i gruas dhe nuk ka vlerë më të madhe njerëzore seç ka gruaja, prandaj është edhe shumë superiore ndaj mashkullit në këtë drejtim. Ajo është superiore, sepse kështu e bën atë misioni i amësisë, ai e socializon dhe humanizon jashtë mase. Gruaja është edhe nënë, bashkëshorte, mike, shoqe, gjithçka. Gruaja është edhe amvisë, nikoqire, asistente mjekësore për fëmijët, për burrin, për pleqtë, për vëllezërit, motrat. Mos u çudisni që gruaja është edhe administratore, jo vetëm e ekonomisë shtëpiake, por edhe e seksit dhe dashurisë. Ajo ia jep ngjyrën e bukur jetës seksuale dhe dashurore. Në këtë vështrim ajo mund të mos jetë më e fortë se burri, por është më fisnike, më e hollë, më e brishtë, ndjenjat e saj janë të holla, por të pakufishme. Janë të gjitha këto arsyet që mua më kanë shtyrë ta bëj këtë libër edhe të shprehem me konsideratat më të larta që mund të mendohen për femrën.
    - Profesor, ju keni shkruar edhe një libër që titullohet "Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda te i gjalli". Po gruaja nuk hyn në këtë përcaktim?
    - Po edhe gruaja ka vendin e vet, por jo sa burri. Në qoftë se burri qëllon djall, gruaja mund të jetë pak djallushkë. Ajo mund të jetë pak zevzeke, ka një tendencë për t'u zënë, nga ngarkesa e madhe, sidomos me njerëzit e afërt, me burrin, ka edhe një tendencë për t'iu rënë në qafë më shumë se sa duhet fëmijëve, kur nuk është shumë humane. Në këtë drejtim i ka edhe ajo disa të meta, por nuk e ulin vlerën e madhe të figurës së saj. Unë mbetem me atë që kam thënë, që kam shkruar në libër dhe e përsëris. Të gjithë ata që më kundërshtojnë unë i dëgjoj me vëmendje, por gjithmonë iu kthehem me mendimin që gruaja është një qënie "e shenjtë".
    - Përderisa e quani gruan qënie "të shenjtë", jeni edhe fetar, apo jo?
    - Jam ateist, por kjo nuk më pengon ta quaj gruan qënie "të shenjtë".
    - Opinioni publik si i pret këto mendime?
    - Ka që i presin në mënyra nga më të ndryshmet. Ka shumë që e kuptojnë drejt këtë çështje, të tjerë e kanë të vështirë ta kuptojnë, të tjerë e kuptojnë, por kanë rezerva, ka disa të tjerë që janë pak "malokë" dhe nuk e kuptojnë fare. S'mund ta marrin me mend që gruaja qenka "e shenjtë" dhe burri qenka dokushdo. Burrin e quajnë më superior, por kjo është puna e tyre.
    - Mbas këtij libri, çfarë keni shkruar dhe keni botuar?
    - Kohët e fundit ka dalë një libër i imi, që quhet "Galeria dhe Platea" dhe është një përmbledhje shkrimesh të viteve '88 -'89 e nga '90 e këtej. Është si një libër kapërcyell që në mënyrën time përmbledh dy epokat, sepse ka shkrime edhe para fillimit të publikuar të demokracisë, edhe të periudhës së demokracisë. Unë që nga '90 e këtej kam botuar 10 libra. Jam munduar që të adaptohem, të shikoj me sy kritik mendimet, ta shikoj demokracinë si diçka në zhvillim, të bëhem edhe unë një luftëtar për progresin.
    - Tani çfarë jeni duke shkruar, profesor?
    - Po unë nuk rri rehat. Kur para disa kohësh u bë promovimi i njëkohshëm i pesë librave të mi, në Akademinë e Shkencave, një shok i ngushtë më tha: "Boll, ke shkruar, mos na shkruaj më se na mërzite". Unë i thashë: "Po kjo e shkruajtura sikur është sëmundje, mor burrë!". Ai ishte mjek dhe e kuptonte këtë. I thashë: "Pa shkruar nuk mund të rri dhe do të vazhdoj të shkruaj". Unë tani po shkruaj ose më mirë e kam hedhur një libër të ri. Librin tani për tani e kam quajtur "Gjurmë jete" dhe në parantezë, "Shënime autobiografike". Nuk rrekem ta quaj autobiografi të mirëfilltë, por shënime autobiografike. Nuk di a do ta botoj a jo këtë libër, akoma s'e kam vendosur, sepse nuk ka vlerë të botosh një autobiografi. Ta bësh këtë duhet të kesh çfarë t'u mësosh të tjerëve, çfarë t'u thuash atyre, duhet të jetë mësimdhënëse autobiografia jote, sepse ajo duhet të jetë e ngarkuar me problematika.
    - Çfarë vështirësie keni atëherë që ta botoni këtë autobiografi?
    - Vështirësia ime qëndron në atë që unë jam në dyzim, në një proces dyzimi. Tema themelore e autobiografisë sime është kjo: "Një njeri në shërbim të regjimit dhe një profesor me prirje demokratike dhe liberale". Fati i jetës sime ka diçka të veçantë. Gjithë jetën time kam qenë në shërbim të regjimit, por të tjerët thonë se kam qenë edhe një profesor me prirje demokratike dhe liberale. Ndoshta është zor t'i bashkosh këto të dyja, unë e di, por në librin tim unë mundohem të vërtetoj se te unë kanë qenë këto dy cilësi të bashkuara, sigurisht me kontradikta, me vështirësi, me dilema, me përpjekje, me suksese, me disfata.
    Pra ky është një libër vrojtimi kritik dhe autokritik i të gjithë jetës sime, ky është një farë katarsis, që përpiqem të bëj për të gjithë veprimtarinë dhe jetën time.
    - Mendoni se ia keni arritur qëllimit tuaj?
    - Sa e kam bërë dhe si e kam bërë nuk mund ta gjykoj unë. Unë jam i sinqertë dhe këtë do ta gjykojë publiku, lexuesit, nëqoftëse unë do ta botoj dhe besoj se do të më kuptojnë. Libri im ka edhe një të veçantë se nuk është bazuar shumë në dokumentacion, por në meditime dhe në kujtime. Sigurisht në libër unë flas edhe për kontakte të miat me personalitete të larta shtetërore, kulturore, se ashtu ka qenë jeta ime, flas për librat e mi, shkrimet e mia, për mangësitë e mia, ndonjë sukses të tyre. Ka qenë një punë e vështirë, një sforcim, megjithatë jam munduar të lëvroj edhe fushat e sociologjisë, psikologjisë, kulturologjisë, pedagogjisë.
    - Pas, botimit, nëse e botoni këtë libër, si mendoni do të pritet?
    - Kur të botohet ky libër, njerëzit do të më gjykojnë dhe shumë prej tyre do të thonë: "Pse e botoi Hamiti këtë libër? Ç'ju desh atij të bëjë autokritikë, të bëjë gjithë këtë katarsis?". Se unë nuk di të jetë bërë më parë katarsis në këtë nivel. Jo se nuk është bërë, por këtu katarsisi është goxha. Autokritika dhe shikimi kritik këtu nuk është nihilist, unë nuk e mohoj të kaluarën dhe nuk jam fare i penduar që kam bërë autokritikë dhe katarsis.
    - Çfarë mendoni se do t'i sjellë të re ky libër i juaji autobiografik?
    - Një lexuesi pak të kualifikuar, do t'i tregojë se si ka kaluar jetën një njeri që ka pasur ndërlikime gjatë jetës, edhe dilema, edhe vështirësi, ndeshje, përplasje. Unë mendoj se kam luajtur rolin e një moderatori, një amortizatori, sepse kam pasur të bëj me punëra që kanë pasur rëndësinë e vet; gjykoja për të drejta studimi, bursa, gjykoja për arsimtarë, për transferimet e tyre dhe për vendosjen e tyre në punë, për revolucionizimin e shkollës, etj. Të kishe punë me Mehmet Shehun dhe me Enver Hoxhën nuk ishte e lehtë. Kështu që njerëzit mund të shikojnë se si mund të kalojë një jetë aktive, nëpërmjet dallgëve të saj.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-11-2003
    Vendndodhja
    tiran
    Postime
    4
    Hamid Beqja eshte prototipi i dallkaukut shkodran.
    Ai kurre nuk i sherbeu njerzve me ate far kulture sociologjike a psikologjike. Gjithmon ka folur kodra mbas bregut qe ta kete mire me ata lart.
    mate 7 her preje 1 her

  3. #3
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    po ku te vinte hamid beqja ne ate kohe te frikshme te aratisej ne hene .ai me sa di une i ka sherbyer me menyren e tije arsimit shqiptar . po te vepronte ndryshe dula i eger do ti humbiste varrin. te mos behemi trima pas beteje .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    latif..

    ja ke ba radiografin shum saktë..
    te lumte..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    POLITIKË

    Ilir Beqja, “i vjedhuri” apo “vjedhësi” i OSSH-ës
    18-01-2009 /

    Nga Artur Bego


    Ilir Beqja, një nga nënsekretar e shumtë ët PS-ës kishte radhën dje që ëpr të mos lënë vetëm Erion Braçen, të thoshte edhe ai budallallëqet e radhës. Duke tundur në erë dy fatura të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike (OSSH), respektivisht të muajve tetor 2008 e dhjetor 2008, ai tentoi të linte me gojë hapur të madh e të vogël sepse, medemek, pretendonte se kishte zbuluar vjedhjen që atij i kishte bërë OSSH.
    “Pse ‘atij’?”, do të pyesë ndokush.
    “Atij”, sepse dy faturat e OSSH, respektivisht për muajt tetor 2008 dhe dhjetor 2008, të cilat pasqyronin konsumin e energjisë për matësin me Nr. 8649841, të një kabine te “Pjetër Bogdani”, i përkisnin qytetarit banor të Tiranës Ilir Beqja, banues të “Pjetër Bogdani” dhe që numrit të mësipërm të matësit (Nr. 8649841), i korrespondon edhe kontrata me Nr. B 23373.
    Me gjithë përpjekjen e vetë Ilir Beqjas, për të ruajtur “privacy”-n e atyre kontratave, ishte vetë OSSHJ-ja, që zbuloi se një nga nënsekretarët e shumtë të PS-ës, doli dje para gazetarëve për t’u ankuar për veten e tij...
    “Po mirë, do të pyes ndokush tjetër, ç’të keqe ka, që Ilir Beqja të ankohet për vete, edhe ai ‘popull’ në nivel nënsekretari, është?”.
    Në fakt, nuk ka asgjë të keqe, por për deri sa ai bënë lojëra datash me faturat e OSSH-ës, të cilat jo rastësisht i zgjedh një po një jo (tetor dhjetor), duke “harruar” nëntorin, dekonspirohet tentativa e tij, për të denoncuar pretendimin e tij për ca lekë më shumë që paska paguar në muajt tetor 2008, apo dhjetor 2008.
    Sipas faturave të publikuara dje nga Ilir Beqja, shihej se fatura e tij e OSSH-ës për muajin tetor 2008 përfshinte 36 ditë konsumi të energjisë elektrike, konkretisht nga datat 16 nëntor 2008 deri në 22 tetor 2008. Ndërsa fatura e dhjetorit 2008, që OSSH-ja i kishte faturuar Ilir Beqja, përfshinte matjen e energjisë elektrike për 43 ditë, konkretisht nga data 17 nëntor 2008 deri në 30 dhjetor 2008.
    Sipas këtij “denoncimi” të Ilir Beqjas shihet ajo që ai ka “harruar”, pra që fatura e nëntorit 2008 që OSSH, i kishte dërguar atij në shtëpi, por që s’dihet pse i ka “humbur”, përfshinte faturimin e energjisë elektrike të konsumuar në familjen e njërit prej shumë nënsekretarëve të PS-ës, për datat 23 tetor 2008 deri në 16 nëntor 2008. E “konvertuar” në ditë, sikurse ia kishte qejf dublantit të djeshëm të Erion Braçes i bie vetëm 25 ditë. Pra, shkurt, Ilir Beqja ka paguar energji elektrike për muajin nëntor 2008 vetëm për 25 ditë.
    Në qoftë se do të besojmë logjikën e djeshme të Ilir Beqjas, se OSSH-ja e ka vjedhur atë për muajit tetor 2008 apo edhe dhjetor 2008, po për muajin nëntor 2008, kush është vjedhësi.
    Të jetë vallë Ilir Beqja që ta ketë vjedhur OSSH-ën, për muajin nëntor 2008...?!
    Kjo puna e faturimit të energjisë elektrike nga faturuesit e OSSH-ës, si praktikë të cilën gjithsecili e ka vënë re nëpër banesat e tij, por edhe nga faturat e publikuara dje nga qytetari banor i Tiranës, Ilir Beqja, abonenti i OSSH me numrin e matësit Nr. 8649841 dhe me numër kontrate Nr. B 23373, ka një rregullsi sipas së cilës përgjithësisht aparatet matëse shihen nga faturuesit rreth mesit të muajit (nga data 15 deri në 17). Pra, në qoftë se do ta marrim të mirëqenë këtë fakt, atëherë i bie që faturuesi i kabinës te “Pjetër Bogdani”, ta shohë matësin me Nr. 8649841 të abonentit të OSSH Ilir Beqja me kontratën me Nr. B 23373, nga datat 15 deri në 17 janar 2009. Për pasojë, t’ia llogarisë pagesën e konsumimit të energjisë elektrike për datat 31 dhjetor 2008 deri në 15 apo 17 janar 2009. Sigurisht, që kjo nuk ka se si të mos shërbejë për të çliruar Ilir Beqjan, nga makthi se ka prishur ca para më shumë në muajin dhjetor 2008, pasi për muajin janar 2009 atij i bie të paguajë energjinë elektrike për vetëm 15 deri në 17 ditë, pra, tri herë më pak se muaji dhjetor 2008.
    Kjo nga ana tjetër, fatura e OSSH-ës e muajit janar 2009, të shërbejë për një nënsekretarët e shumtë të PS-ës, si një “ogur i mirë” për fillimin e vitit 2009 në raport me OSSH-ën. Nuk besoj se do të jetë nevoja t’i kërkojë falje OSSH, pse ai do të ketë mundësinë të bëjë këtë herë “vjedhësin” e përsëritur dhe për muajin janar 2009...


    --

    POLITIKË
    Miku i vjetër i Edvinit, Ilir Beqja në konferencë shtypi, me faturën personale të papaguar të dritave
    18-01-2009 / Gazeta 55


    OSSH denoncon zyrtarin socialist që keqinterpretoi të dhënat duke u paraqitur si viktimë

    Rekord shpërdorimi të përfaqësimit politik në selinë e PS-së. Ilir Beqja shfaqet në poltronën e konferencave me faturën e vet të papaguar të dritave, duke e paraqitur ngjarjen si një kryqëzatë të OSSH-së kundës socialistëve të thjeshtë. Shpërthejnë barcaletat në mjediset e gazetarëve

    TIRANE - Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka përgënjeshtruar dje me fakte akuzat e Partisë Socialiste sipas së cilave OSSH po abuzon me faturat e energjisë elektrike. Pas publikimit të një fature energjie pa emër abonenti nga nënsekretari për Programin Politik, Ilir Beqja, Drejtori i Shitjeve në OSSH, Ilirjan Shkëmbi ka zbuluar para medias se kjo faturë i përket vetë zyrtarit socialist. “Abonentit socialist Ilir Beqja, energjia i është faturuar me korrektësi ose thënë ndryshe për muajin dhjetor 2008 ai ka konsumuar njësoj energji me periudhën kur partia e tij ishte në pushtet”, bëri të ditur dje Drejtori i Shitjeve në OSSH, Ilirjan Shkëmbi.
    Manipulimi i Partisë Socialiste bëhet edhe më i rëndë se fatura e energjisë e prezantuar dje nga Ilir Beqja me të dhëna të mangëta, pasi pas verifikimeve të bëra, rezulton se ajo faturë i përket kontratës së vetë Ilir Beqjas. “Ai ka konsumuar 615 kilovat ore energji për muajin dhjetor. Kjo kontrate nga viti 2001 ka të njëjtin nivel konsumi deri me sot”, bënë të ditur burime zyrtare nga OSSH.
    Në këtë kuadër Operatori i Sistemit të Shpërndarjes u bëri thirrje të gjithë konsumatorëve që të mos manipulohen nga spekulimet e Partisë Socialiste, e cila ka si synim primar përhapjen e panikut tek qytetarët. “Kjo është një përpjekje për manipulim. Por pavarësisht nga problemet që realisht mund të krijohen në terren, u bëj thirrje qytetareve që për çdo ankesë të kërkojnë zgjidhje pranë OSSH-së, dhe jo pranë PS, e cila vetëm i shfrytëzon dhe i manipulon ata”, deklaroi Drejtori i Shitjeve në OSSH Shkëmbi, duke shtuar se nëse do të ketë abuzime nga punonjësit e këtij institucioni ndaj tyre do të vazhdojnë që të merren masa, si deri me tani, dhe madje, do të çohen deri në ndjekje penale.
    Drejtuesit e OSSH-së bënë po dje me dije se faturat e dhjetorit vërtetë mund të jenë më të larta se muajt e tjerë por kjo për shkak të rritjes së konsumit nga vetë abonentët.
    “Vetëm gjatë dhjetorit është konsumuar 120 milionë kilovat orë më shumë se në nëntor. Por me gjithë rritjen e konsumit, OSSH garanton qytetaret se, ashtu si në vitin 2008, kompania do të vazhdoje furnizimin pa ndërprerje të energjisë elektrike”.
    Në mesditë, duke iu referuar faturës së tij personale, Ilir Beqja deklaroi se “OSSH grabit sistematikisht buxhetet familjare shqiptare me faturat e energjisë elektrike”.
    “Sipas faturave të muajit dhjetor, periudha e faturimit nuk është 31 ditë, por 43 ditë duke rritur në mënyrë abuzive pjesën e konsumit mujor mbi 300 kilovat. Pra, për çdo kilovat të konsumuar në 13 ditët e fundit të periudhës së faturimit, OSSH ka grabitur familjet shqiptare me 5 lekë, ndërsa administrata tatimore ka grabitur familjet shqiptare me 1 lek tatim mbi vlerën e shtuar”, pretendoi Beqja. Konferenca ka regjistruar një rekord shpërdorimi të përfaqësimit politik në selinë e PS-së. Ilir Beqja u shfaq në poltronën e konferencave me faturën e vet të papaguar të dritave, duke e paraqitur ngjarjen si një kryqëzatë të OSSH-së kundës socialistëve të thjeshtë. Por e gjithë situata, pas zbulimit të së vërtetës ka shkaktuar shpërthimin e një sërë barcaletave në mjediset e gazetarëve, të cilat shtriheshin në kohë, qysh kur ai nisi basketbollin me ekipin e Dinamos, si ortak i vogël i Edvinit, e deri tani, kur ai po shndërrohet në një ortak të rëndësishëm politik të kryetarit të PS-së

    ...

    55

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga latifi Lexo Postimin
    Hamid Beqja eshte prototipi i dallkaukut shkodran.
    Ai kurre nuk i sherbeu njerzve me ate far kulture sociologjike a psikologjike. Gjithmon ka folur kodra mbas bregut qe ta kete mire me ata lart.
    Shkodranet dallkauke?
    Per ate kane qene kundra Hoxhes me shum se te gjithe se ishin dallkauke.
    Ik mor Latif mos ja fut kot

  7. #7
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    amon mer se njof gjith tironen ene po kafshoj gjuhen mos me fol hahahahahahahahahahaha
    no glove no love

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga TikTak Lexo Postimin
    amon mer se njof gjith tironen ene po kafshoj gjuhen mos me fol hahahahahahahahahahaha
    amon tiko,

    se noshta di ene une noj gjo,...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    xhuje duhet me hesht naiher daje. me i llaf me shtrengu 36 dhomet apo 32 se maj men hahahahhahahahahaha
    no glove no love

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    m'rregull daje,

    po aj iliri vete ka mor kot

    apo s'o kshu sympatik
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #11
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    se mos osht mo i bukur baba hahahahahahahahahaha
    no glove no love

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse nuk shpreheni qarte.. mo tik tak e xhum -mak..?

    fall do hedhim te kuptojm cdoni te thoni..?

    hamdi beqja pra e paska te birin keshilltar te edvinit.. sipas gazetave..
    dhe vet hamdiu (sic i thosh enveri ndonjehere) apo hamiti.. ka qen si pun keshilltar i ramizit..

    kurse ne nje foto te ketij te zhdukurit te ngrate..ismet kryeziut.. dukej dhe prof hamiti..

    menjefjale nuku rri pa u nakatosur ki plak matuf qeflli e dallkauk..sic e quan me te drejte latifi aty me lart..


    ..

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    une nuk di se kushe eshte ky njeri...vec se ne koft mik i mirre i grave...ani de qka ka lidje...mirre eshte mi deshte grat eu

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Prof. Hamit Beqja êshte nje personalitet i shquar shkencor e shoqeror, veç tekstev shkollore ka botuar 40 tituj librash , qindra artikuj e studime ne gazeta revista ,mijêra faqe. Vijon pa rreshtur veprimtarin studimore e botuese .Mban titujt akademik, dy herê laureat i çmimit tê Republikês Mêsues i Popullit.
    Eshtê i dekoruar mê Urdhêrin " Naim Frashêri" te klasit tê parê.

Tema të Ngjashme

  1. Kristianet therrasin te kunderten..
    Nga islamway në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 22-01-2003, 08:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •