Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 68

Tema: Visar Zhiti

  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2005
    Postime
    14
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Visar Zhiti dhe nobelisti Walcoot ne Cmimin e Letersise.

    Visar Zhiti dhe nobelisti Walcoot ne Cmimin e Letersise.

    A.Mezini

    “Ne jemi ajo c’ka kujtojme, refimet jane kujtimet dhe kujtimet jane jeta”Mario Luzi.Keshtu eshte hapur sipari ne teatrin ‘Valle’ te Romes me thenien e poetit dhe senatorit italian personazhi prej te cilit ka marre emer Cmimi Internacional per letersine “Mario Luzi”ku u vleresua edhe poeti-shkrimtare Visar Zhiti.
    Nder pese fituesit e ketij cmimi perkrah Nobeslit ne Letersi (1992) Derek Walcott me vepren e tij te teatrit ne vargje ‘Odisea’, Presidenti i Senatit te Italise Franco Marini vlereson ne kategorine ‘poezia origjinale’ me vargjet qe prezantohen per here te pare, shkrimtarin Visar Zhiti.Personalitete te shquara te artit, kultures politikes dhe shkences, ishin pjese e Padronatit te ketij eventi dhe jurise e cila vleresoi nder 25 mije poete e shkrimtare ne te gjitha zhaneret e le trave, poezize, prozes, teatrit etj te vendeve te ndryshme.
    Karakteri internacional i ketij cmimi orientuar prej figures poetit , qendron ne sostancen e tij per te kerkuar dhe sensibilizuar kujtesen historike, qe brezat duhet te percjellin sipas menyres se kultures dhe pergjegejsise sociale.Cmimi Mario Luzi eshte nje tradite letrare dhe historike mbarekombetare i cili krijon menyren per tu folur brezave te rinj me nje gjuhe universale dhe pa kufij, qe ata te zbulojne nepermjet poezise dhe kultures ate bashkesi vlerash e ndjenjash qe jane shpresa me konkrete per te ardhmen. Ne nje mesazh te tille edhe Zhiti vjen ne kete mbremje si nje poet i cili trasmeton nepermjet vargjeve te tij pikerisht lirine per te kujtuar historine mbi kohen, sistemet dhe shikimin e nje te ardhme te ndertuar me gjuhen e artit.Ish i burgosur politik gjate viteve te regjimit komunist “per propaganden e ti kunder sistemit te realizmit socilaist” pas viteve ’90 do te behet je nga poetet simbol te fjales se lire dhe me ne ze te Shqiperise.
    Marrja e kerij Cmimi per zotin Zhiti eshte nje kenaqesi e vecante, kjo sepse ai ka patur mundesine te njihet me poetin vite me pare, dhe sot ne nderim te tij ti dhurohet ky Cmim ne Letersi Mbarekombetare. Mario Luzi nje poet shume i njohur ne artin e poezise dhe letersise europiane eshte perkthyer ne gjuhen shqipe nga shkrimtari Visar Zhiti, nje raport ky artistik lindur kohe me pare ndoshta ne fillimet e krijimeve te poetit Zhiti si nje dashamires i vargjeve te tij.Gjate viteve ne vazhdim Visar Zhiti ka botuar disa libra ne proze dhe ne poezi dhe dhe ka perkthyer disa te tjere: “Rapsodia e jetes se trendafilave” “Rruget e ferrit” dhe "Ferri i care” dedikuar viteve te tij te burgur etj.
    Ka botuar ne italisht Croce di carne (1997), ka fituar Cmimin “Ada Negri” (1987), dhe Cmimin per Poezine Leopardi d'oro (1991), Dalla Parte dei Vinti (1998), Le piaghe non hanno patri, Shenjetorja shqipatre “Nene TEREZA” (D'Agostino,1998).Eshte antare i Akademise te Arteve “Alfonso Grassi” te Salernos.Si poet dhe shkrimtare ai ka nderin te jete ne nje nga Enciklopedite me moderne sic eshte “Trecciani” me biografine dhe operen e tij letrare.
    Sot zoti Zhiti ne rolin e tij si Minister i Kultures prane Ambasades Shqiptare ne Rome njekohesisht vazhdon perkushtimin e tij ne fushen letrave si nga nga poetet dhe shkrimtaret me bashkekohore te letersise shqiptare.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #42
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,794
    Faleminderit
    66
    66 falenderime nė 54 postime
    ***

    Duke vrarė kėngėt
    .....e palindura akoma
    nga qė s'rrjedhin gjak,
    tė duket sikur s'ke bėrė asgjė

    Pse kanė kėngėt kufoma?

    E ku e kanė varrin?

    Gjėra tė tilla mund tė thuash
    .....dhe pėr ajrin
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #43
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,794
    Faleminderit
    66
    66 falenderime nė 54 postime
    Nėna e Poetit

    Kur troket nė derėn e saj
    kushdo qė tė jesh
    ... i tėri i dielltė,
    ... apo rrebesh qofsh
    ... hije nate
    ... ėngjėll
    ....... apo ushtar
    ... grua rruge, jetim
    ... pyll levizės
    ... apo lumi Stiks
    Ajo asnjėherė, s'pyet:
    "Kush ėshtė?"
    Se si e hap derėn
    ........ ēiltėrisht
    ........ menjėherė
    sa ty tė duket se s'ka ekzistuar
    ............... ajo derė


    Ėndėrrat

    Ti po mbyll sytė, i dėrrmuar
    nga puna e tmerrshme kėtu nėn tokė
    Patjetėr je duke ėndėrruar
    se ėndėrrave pranga s'u vėnė dot

    Dhe le ta bėjnė ferr galerinė
    ti vuan qė tė mbetesh ėngjėll
    Mbi supe si flatra ke mirėsinė
    dhe fluturon nėpėr ėndėrr

    Ku vete kėshtu? Ah, unė e di
    dhe ėndėrrat lodhen mes kaosit
    dhe kanė ftohtė ashtu si ti
    veē me kapotėn e tė burgosurit

    dhe s'po tė them qė i vrasin ėndėrrat
    qė kam shėtitur ndėr varret e tyre
    Ndodh qė na vrasin mė parė se ėndėrrat
    dhe qajnė ato mbi ne si vejushe

    Befas u zgjove. Buzėqesh i trembur
    sapo u ktheve nga ai vend i lumtur
    Balli i mbushur plot me ėndėrr
    e di qė bėhet mė i bukur

    Spaē, dimėr 1982
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #44
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,794
    Faleminderit
    66
    66 falenderime nė 54 postime
    EPILOGU

    (qė koha e bėn parathėnie)

    Jeta ėshtė mė e pakėt se shpresat

    E megjithatė unė shkruaj poezi
    pa m’i lexuar askush.
    Ndoshta dhe era e natės nuk i lexon fare yjet,
    mbase dhe shkėmbi nė bregun e detit
    s’ndien asgjė nga dufi i dallgėve

    E megjithatė unė shkruaj poezi
    tė cilat ma prishėn jetėn. 7 vjet
    trupin ma mbėshtollėn telat me gjėmba.
    Ma shqyen lėkurėn dhe rrodhėn rrėkera jete
    .......... si rrėkera gjaku
    .......... deri nė fund tė kėmbėve tė mia
    Po shpirtin, jo tė gjithė shpirtin
    nuk munda dot, veē njė grimėz, e nxora
    nga tė ēarat e trupit
    .......... dhe e ēova
    .......... te dashuria
    .......... te poezia.
    Me grimca shpirti jetoj tani
    tė vogla
    si bletė tė humbura
    . . . . . . . . . . . .
    dhe tė mendosh
    qė edhe mbishkrimet e varreve
    kanė lexues…

    Atėherė poezia ėshtė mė shumė se sa shpresat!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    57
    Postime
    2,637
    Faleminderit
    0
    22 falenderime nė 18 postime
    Shume, shume, fantastike kjo poezi! Faleminderit shigjeta qe e sollet ketu.

  6. #46
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,794
    Faleminderit
    66
    66 falenderime nė 54 postime
    Trokitje patjetėr

    Po vij qė tė takohemi
    nė derė po trokas.

    Nuk ka kohė tė gjejmė kush e ka fajin
    dhe s'ėshtė aq e thjeshtė
    .......... si loja e maces me lėmshin.
    Sepse dhe tė mos kesh faj,
    ndonjėherė ke fajin
    .......... qė i le tė tjerėt tė bėjnė faje.
    E kush s'di tė mbrojė veten,
    ndoshta ka bėrė krim.

    E jeta qė s'mjafton pėr dashurinė ...
    e tmerrshme tė gjesh kohė
    ........................... pėr urrejtjen.

    Prandaj unė po vij
    tė trokas brinjėve tė tua...,
    Ndizi qirinjtė e festės!

    Siē ndėrronin malėsorėt e mij
    ........... kutitė me duhan,
    tė ndėrrojmė zemrat e hidhėruara
    dhe ...

    Milano 9.7.1992
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    10,468
    Faleminderit
    304
    245 falenderime nė 212 postime
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    EPILOGU

    (qė koha e bėn parathėnie)

    Jeta ėshtė mė e pakėt se shpresat

    E megjithatė unė shkruaj poezi
    pa m’i lexuar askush.Shigjeta, tė falenderoj qė ma mundė
    Ndoshta dhe era e natės nuk i lexon fare yjet,
    mbase dhe shkėmbi nė bregun e detit
    s’ndien asgjė nga dufi i dallgėve

    E megjithatė unė shkruaj poezi
    tė cilat ma prishėn jetėn. 7 vjet
    trupin ma mbėshtollėn telat me gjėmba.
    Ma shqyen lėkurėn dhe rrodhėn rrėkera jete
    .......... si rrėkera gjaku
    .......... deri nė fund tė kėmbėve tė mia
    Po shpirtin, jo tė gjithė shpirtin
    nuk munda dot, veē njė grimėz, e nxora
    nga tė ēarat e trupit
    .......... dhe e ēova
    .......... te dashuria
    .......... te poezia.
    Me grimca shpirti jetoj tani
    tė vogla
    si bletė tė humbura
    . . . . . . . . . . . .
    dhe tė mendosh
    qė edhe mbishkrimet e varreve
    kanė lexues…

    Atėherė poezia ėshtė mė shumė se sa shpresat!

    Do tė jem i sinqert, unė nuk kam patur mundėsi t'i lexoj poezitė e z. Visar Zhitisė (sigurisht pėr shkaqe objektive - pėr shkak tė ngritjes tė "muriit kinez" mes Shqipėrisė e Kosovės), por falė pėrparimit teknik e teknologjik, kjo kėnaqėsi mė ėshtė mundėsuar.

    Me respekt aqėsi tė jashtėzakonshėm, e pėrcjelli secilėn poezi tė z. Visarit, dhe pa asnjė dilemė, nga thellėsia e zemrės e shpirtit, them se ėshtė i lindur pėr poezi, ėshtė "violinė" e filharmonisė tė quajtur poezi.

    Ēdo varg i shkruar nga dora e z. Zhitisė, tė prek nė "tel", t'i zgjon ndjenjat, ta mek shpirtin, tė jep forcė, tė bėnė melankolik, tė bėnė tė fuqishėm, tė jep kurajo, ta nxjerrė lotin nga thellėsia... ndėrsa kjo poezi, ėshtė njė simfoni e vėrtetė...

    Shigjeta, tė falenderoj qė ma mundėsove ta shijoj kėtė kėnaqėsi.

    E pėrshėndesė poetin Zhitia dhe juve Shigjeta.

    Agim METBALA

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Dhe emrat i caktojne perendite per tregues, Visar

    Jeni ta magjishem te gjithe ju qe keni postuar Visaret e poezise dhe te Visarit tone te rralle.
    Eshte nder poetet modern te poezise shqipe qe mund te krahasohet me yllin per te gjithe poetet dhe adhuruesit e poezise. Figura dhe mjettet tij stilistikme jane te rrala dhe unike ne letersine tone.Ju dua shume te gjitheve sepse me mungonte ky liber dhe nuk kisha plotesuar leximin nga poezia e tij.
    Ju pershendes te gjitheve.nese ka materiale tetjera, postoni, dhe ne cast ju kam thene 1000 here faleminderit.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Dita Lexo Postimin
    Mistiku,

    si lexuese vepren e Visar Zhitit e vleresoj si nje deshmi me teper ne galerine e perndjekjes pesedhjetevjecare. Kur kam lexuar librin Burgologji vende-vende jam tronditur aq shume nga detajet e pershkrimit saqe i jam rikthyer edhe nje here, edhe nje here tjeter me vone. Ka vlera historike.


    Ne kopertinen e pasme te librit jane paraqitur edhe disa vleresime kritikesh te huaj e shqiptare. Po i sjell ketu meqe edhe nga libri kam sjellur disa nga pikat me kritike per mua.




    Mbase ka, por une nuk kujtoj e mbi te gjitha nuk kujtoj tjeter veper te shkruar keshtu kaq fresket, e vetvetishme e tera kaq e lidhur edhe e drejtperdrejte me boten, te cilen e zbulon dhe e deshmon. Neper keto burgje Zhiti u mbajt me vite, i pambrojtur ndaj dhunes dhe pushtetit...
    Trillet e tij te clirta, te ajerta, e te guximta kane nje ngjajshmeri te lumtur me stinen kubofuturiste dhe me pjellorine e saj te metaforte...
    Mbetet keshtu, lakuriq e tera para nesh, perbindshmeria e nje tiranie. Clirohet prej kesaj morse nje poet i vertete, i forte...

    Mario Luzi, nga "Croce di carne"




    Fjala e Zhitit eshte nje akt qe plagos te tanishmen, vazhdon te jete ne dhembje, ne bashkesine me te gjere te ekzistences.

    Stefano Crespi, nga "IL Sole 24 ore"




    Te tilla mesazhe do te dergonin Dostojevski, Lorka, Sollzhenicini, Stainhard, M.Kuteli, P.Marko, etj.
    V.Zhiti e prek sketerren, ndien peshen shkaterruese te saj...Ne kete atmosfere cnjerezore, te eger, t eahper ai nuk heq dore nga dashuria per njeriun, i cili mbetet nje ideal i tij.

    Luan Topciu, nga libri "Psalm"




    Fale imagjinates se tij te gjalle e dinamike, Zhiti here-here arrin ta perdore fjalen si nje Shekspir...Shekspiriane tek ai jane: hapesira dramatike qe rrok dhe permasat qe ai u jep rrethanave dhe gjendjeve.

    Xhezair Abazi, Drita




    Ajo qe dallon Visar Zhitin eshte respekti i thelle absolut per gjithcka njerezore. Kjo kronike tmerresh te kohes eshte pa kurrfare fryme ligesie e urrejtjeje dhe pa ate tiparin kaq shqiptar -thirrjen e palekundur per hakmarrje.

    Robert Elsie, World Literature Today









    Dhe nje poezi tjeter nga V.Zhiti


    [bTE HEKURAT E FRENGJISĖ SIME[/b]


    Kaq bukur kėndoi bilbili
    te hekurat e frengjisė sime,
    sa dhe hekurat m'u bėnė
    degė tė gjelbra qershie.

    Dyshemeja u mbush plot me
    cicėrima

    dhe unė mėgjunjazi
    si therrime buke,
    si therrime jete
    njė nga njė po i mblidhja.

    (Nė birucė, 1980)



    Mjetet stilistikore dhe figuracioni e bejne Visarin nje emer qe do te krijoje epoken e re letrare(Poetike)

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    He pra, dergoni dicka te re nga Visari !
    Ja po ju jap ca vargje te shkeputura nga vellimi i tij "Thesaret frikes", vargje qe i akm ne mendje dhe nese ndonje riprodhim nuk eshte korrekt, kerkoj ndjese.......eshte thjesht efekti i kujteses.

    .....jashte bie bore, keshtu duhetr te jete, harrim i bardhe.....

    ........u fut fjalori i madh gjihes shqipe ne burg
    i madh sa nje arkivol femije
    dhe gardianet e kontrolluan sikur cdo gjenin ?
    ...dhe e vendosen perballe kodit penal
    Abeli perballe Kainit etj.


    .....ne duart e vajzave jane flaket e trojes...
    .....(apo te tjera)...
    ....Rashe mbi ty dhe mora fryme me gjethet e pyllit



    tek e njejta poezi
    akti i trete
    udhetoj mbi floket e tu
    me gishtat.....
    ............
    .........
    ........
    dhe kam porositur mos te vdes njeri deri ne mengjes .


    ose tek poezia Me nenen time ne Vatikan
    ...nje pellumb fluturoi deri tek kangjellat si per te lajmeruar ardhjen e nenens sime ne Vatikan
    ajo eshte nene ballkanase, jemi bij te nje nene te murosur.....
    .....etj perla te vargut Shqip qe nje i paperseritshem si Visari mund ti shkruaj.



    Nga Gentjan Banaj
    pershendetje te gjitheve

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Veshtrusja,michigan, dita,fiori , jeni fantastike per materialet e postuara.
    Ju pershndes te gjitheve.

  12. #52
    E dua letėrsinė Maska e shpresa vranari
    Anėtarėsuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Mosha
    64
    Postime
    93
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    E kam njohur Visarin kur sapo kishte lindur demokracia nga vitet 1991 -1992.
    I brishte,i bute ,me veshtrimin e cilter te syve te rimet,me nje buzagaz te paster ,entuziast per vleren e librit tim te pare,ai me prezantoi ne nje grup intelektualesh (te letrave)
    -Kjo eshte zonja Shpresa Vranari,shkrimtarja Shpresa Vranari dhe na ka sjelle per botim nje liber te vertete,nje roman...etj.
    une u befasova nga fjala tabu e vitete te periudhes socialiste.
    Dhe vura buzen ne gaz dhe e pyeta gjysme me shaka:
    -shkrimtare?
    -Po po ju keni shkruar nje roman dhe jo kushdo e ben kete.
    Eshte natyra e njerezve te medhenj te jene nje zemer te madhe plot me drite e dashuri.
    Dhe Visar Zhiti eshte nje njeri i madh jo vetem per krijimtarine e tij si ujevare por sepse mbeti NJERI edhe pas atij kalvari te kaluar ne Ferrin e burgjeve shqiptare.
    elsa vrana

  13. #53
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,794
    Faleminderit
    66
    66 falenderime nė 54 postime
    Po kurdis zilen e orės

    Po kurdis zilen e orės,
    ....qė tė mė zgjojė nesėr
    ......tė kap trenin e hershėm.

    Qė tė zgjohesh nga gjumi i madh, i zi
    bėj njė vepėr ti,
    ......kushdo qofsh,
    s'ka rėndėsi madhėsia e saj.
    Le tė jetė e thjeshtė
    ....si mbjellja e njė peme
    ......e imėt si thėrrimet e biskotės
    ........mbi parvazin e dritares pėr njė zog
    ....................lajmėtar,
    ....apo delikate le tė jetė - si tualeti i gruas
    ......qė ndikon, po, po, ndikon nė bukurinė
    ..............e fėmijės qė do lindė.

    Mos ki frikė, le tė jetė dhe vdekje
    po e tillė qė e kundėrshton vdekjen.

    Bėj diēka qė t'u hyjė nė punė njerėzve, kafshėve
    dhe pemėve...

    Kurdise
    zilen e zemrės
    ....nė natėn tėnde tė indiferencės.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2008
    Postime
    341
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pas shtate 1001 netesh
    Epilog

    Visar Zhiti
    nga Valixhja e shqyer e perrallave
    Botimet Toena


    dy faqet e fundit te librit:

    Na ishte sec na ishte, na ishte nje fatkeqesi qe u shkaktua prej shkrimeve. Me burgosen per to, sepse je metaforik, me akuzuan gjykatesit. Pse flet me gjuhen e Ezopit, e? C'jane keto rrefenja armiqesore!!

    Politika atehere ishte si nje murtaje, bente shume deme. Me hodhen prangat dhe me denuan afersisht tri 1001 dite dhe tri 1001 net. Oh, vinte nena ime, babi i verber te me takonin, vellezerit, motra, me jepnin kurajo, por dhe Holta me Kalterinen.

    - Perralle eshte qe ti je ne burg? - me pyeten me lot ne sy.
    Une buzeqeshja hidhur:
    - Pjese e perralles eshte, - thashe, - pjesa me e keqe.

    Pastaj iu luta rojave qe Holten me Kalterinen t'i fusja mes hekurave ne pjesen brenda ku isha mbyllur une, pra ne burg, qe t'i perqafoja me mire, t'i puthja.

    Si dy engjejt e mi shpetimtare m'u bene ne krahe. Holta me dha nje pako me biskota, me nje liber te fshehur brenda, kurse Nina nje shami ku kishte qendisur vete ajo, me dockat e vogla pellumbin dhe fytyren e njeriut - nje skice e Pikasos se ndaluar, te cilen e pelqeja shume.

    Oh, sa u gezova! Sa mire qe policet s'dinin c'ishte Pikaso, se s'do te ma jepnin shamizen dhe do te na denonin serish mua dhe vogelushet.

    Po une dola nga burgu...
    Dhe lozja me femije te tjere, me vellezerit dhe motrat e Holtes dhe Kalterines, se ato jane te rritura tani. Lozja me Helidonin e bukur dhe Amarden e urte, me Eraldin bjond qe ka qejf te behet futbollist dhe me Liaden pianiste, se ciles emrin ia vura une qe nga burgu: Liri, atdhe, dashuri.

    Kurse Heriani eshte miku me i mire ne bote i qenve. Dhe buken e ndan me ta.

    Po perrallat? Ah, harrova perrallat. Valixhen e tyre ma shqyen policet, kur kontrollonin shtepine. Ndersa ca nga fletet e shkruara humben, u zverdhen.

    I mora nder duar pas njezet vjetesh, te lidhur me kujdes nga njerezit e mi, si nje liber mesjetar, qe e fshehen nen dhe, ne kpshtin e motres. Sepse une isha i ndaluar edhe si emer.

    Fletet renkonin te zbehta. Diku mezi kuptoheshin fjalet, te kalbura si filli i telave me gjemba ne burgun tim tani. Sepse, harrova t'ju them, diktatura ra si nje perbindesh qe i pushon zemra. Megjithese nuk e di, a kane perbindeshat zemer?

    Dhe po rishkruaja siper fleteve te dikurshme, plotesoja, ndreqja, me doren e dridhur dhe lot te padukshem binin mbi perrallat e mia si shi me diell.

    Atjoni im i vogel, i vogel qe e mbaj ne preher, s'me le te vazhdoj. E do ai penen qe te zhgarravise. (Merre, bir!)

    Po a do te kene fat te dalin nga burgu i harreses ato qe shkrova dikur nga dashuria per ata qe rriten?

    Libri nuk te braktiska si njerezit. Dhe pikerisht atje ku ishin zyrat -qeli te redaktoreve police, qe denonin librat dhe autoret, tani eshte Shtepia e mire Botuese TOENA, e cila pranoi ta nxjerre kete liber pas njezet vjetesh.

    Rastesi e bukur, e cuditshme! Apo dicka misterioze, prej kohe, kerkon te korrigjoje vetveten?

    Sidoqofte, libri ne duart tuaja me gezon me shume se amnistia.

    Duart tuaja do te sherojne shume gjera. Dhe kete liber si nje plage...

  15. #55
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,522
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Visar Zhiti dhe fundi i vetmisė sė Kadaresė

    Dr Gėzim Alpion

    Po qe se akoma nuk e keni lexuar romanin e Visar Zhitit “Funerali i Pafundmė” , nxitoni tė gjeni njė kopje. Po qe se libri nuk ėshtė mė nė qarkullim, i shkruani botuesit menjėherė qė tė botojė kopje tė tjera, mundėsisht sa mė shumė. Po qe se ribotimi do tė marrė kohė, mė shkruani qė t’iu dėrgoj kopjen time. Sa mė herėt qė ta lexoni kėtė vepėr, aq mė shumė do tė pėrfitoni.

    Sa pėr sqarim – ky roman nuk ėshtė argėtues. Megjithatė, pavarėsisht nga kjo, ose mė saktė, pikėrisht pėr kėtė gjė, ju duhet ta lexoni kėtė libėr, dhe sa mė parė. Po qe se nuk e ndiqni kėshillėn time, ka tė ngjarė qė pa dijeninė tuaj, ju do tė vazhdoni tė jeni pjesėtarė sonambulistė i njė funerali tė cilit ju ngjitet ndoshta qė kur lindėt. Ndoshta ju keni lindur nė kėtė funeral. Ndoshta ky ėshtė funerali juaj. Ndoshta ju jeni kufoma qė tė tjerėt pėrcjellin nė varr. Ndoshta ju jeni kufoma dhe njė nga pjesėtarėt e korteut nė tė njėjtėn kohė.

    Nė kėtė roman Zhiti na rrėfen ne shqiptarėve gjėra qė tradicionalisht nuk na pėlqejnė t’i dėgjojmė, shikojmė dhe pranojmė, veēanėrisht kur bėhet fjalė pėr mėkate tė pėrbashkėta.
    Si ēdo vepėr me vlerė, ky roman iu ofron lexuesve njė trajtim terapik qė do t’i ndihmojė ata ta njohin vetveten ndoshta mė tepėr se nga ēdo libėr tjetėr qė kanė lexuar deri tani. Si njė Frojd letrar, Zhiti e drejton lexuesin me mjeshtėri, simpati, por disa herė edhe me insistim nė turneun e vėshtirė nėpėr labirintet e errėta tė koshiencės dhe subkoshiencės. Me Zhitin, letėrsia shqiptare ka gjetur njė stil tė ri rrėfimi, qė u pėrsos nga James Joyce dhe Virginia Woolf.

    Shkrimtarė si Visar Zhiti janė shumė tė talentuar pėr t’u liruar nga burgu. Edhe kur artistė tė tillė e kryejnė dėnimin e ‘merituar’ pėr ‘komplotet’ qė thurin duke ‘manipuluar’ fjalėn, armėn mė tė rrezikshme qė disponojmė ne njerėzorėt, ata duhen flijuar me ngujim tė pėrhershėm nė kullėn e harresės. Pėr kėtė tė fundit ne kemi merita, veēanėrisht kritika letrare shqiptare.
    Po qe se prisni qė tė informoheni nga kritika letrare shqiptare pėr njė libėr tė jashtėzakonshėm si ky, ka tė ngjarė qė tė mbeteni tė patrazuar nė padijen tuaj edhe pėr shumė kohė. Kritika letrare shqiptare, qė tani pėr tani ėshtė nė njė gjendje vegjetative, ka ende shume pėr tė bėrė pėr t’u afirmuar si njė art i mirėfilltė dhe shkencė nė vete.

    Kritika shqiptare do ta ngrinte nė qiell kėtė roman po qe se do tė kishte tėrhequr vėmendjen e kritikėve nė perėndim. Tani pėr tani kjo nuk ka tė ngjarė, sepse Zhiti nuk ėshtė i interesuar tė trajtojė tema folklorike dhe ekzotike qė perėndimorėt e interesuar pėr Shqipėrinė dhe hapėsirat shqiptare, si gjithmonė, vazhdojnė t’i kenė aq shumė pėr zemėr. Zhiti ėshtė shkrimtar shumė serioz qė tė shkruaj vetėm me qėllim qė tė tėrheqė vėmendjen dhe siguroj aprovimin e kritikės sė huaj. Disa shkrimtarė shqiptarė, me eksperiencė apo edhe pinjollė tė rinj, qė me sa duket e masin suksesin kryesisht me kutin e vlerėsimeve tė befta qė vijnė nga pėrtej Adriatikut, duhet tė mėsojnė nga dinjiteti dhe integriteti profesional i Zhitit.

    Po qe se mendoni se njė vepėr e tillė duhet tė ishte propaganduar nga qeveria shqiptare, nė kohėn tonė kjo nuk ėshtė mė e mundur. Shkrimtarėt dhe artistėt shqiptarė trajtohen nga establishmenti politik si fėmijė ilegjitimė tė braktisur. Koha kur shteti shqiptar ta kuptojė sa e rėndėsishme ėshtė tė investojė pėr t’u krijuar artistėve si Zhiti kushte dinjitoze pėr tė vazhduar krijimtarinė, fatkeqėsisht duket se ėshtė akoma e largėt.
    Megjithėse nė kushte jo normale, Zhiti vazhdon tė shkruajė vepra tė cilat janė pasuri kombėtare. Ky ėshtė ndoshta romani mė origjinal i botuar nė gjuhėn shqipe nė dy dekadat e fundit. Qoftė edhe vetėm me kėtė vepėr, Zhiti radhitet ndėr klasikėt e letėrsisė bashkėkohore shqiptare. E megjithatė kjo vepėr pothuajse nuk ėshtė vėnė re. Edhe ato pak komente qė janė bėrė pėr tė theksojnė se ky ėshtė njė roman kundėr diktaturės komuniste.
    Deri diku, kjo vepėr e Zhitit vėrtet ėshtė njė roman anti-diktature. Diktatura qė Zhiti demaskon pamėshirshėm, megjithatė nuk ėshtė thjesht ajo komuniste. Si ēdo shkrimtar, Zhiti pasqyron nė veprat e tij eksperiencėn personale. Si ēdo shkrimtar i madh, ai nuk ėshtė rob i saj, por e pėrdor atė si platformė pėr tė trajtuar ēėshtje tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me kombin shqiptar. Dhe jo vetėm me tė.

    Romani i Zhitit pėrqendrohet, ndėr tė tjera, nė ēėshtjen thelbėsore tė marrėdhėnieve tė njeriut me shtetin si njė instrument force, indoktrinimi dhe totalitarizmi. Kėto tipare janė karakteristika tė shtetit nė ēdo sistem shoqėror, pėrfshirė shtetet demokratike.
    Zhiti ka shkruar njė vepėr origjinale sa moderniste po aq edhe postmoderniste pėr nga konceptimi dhe ekzekutimi artistik si dhe mesazhi filozofik. Ky roman mund tė krahasohet denjėsisht me disa nga veprat mė tė mira tė autorėve si Kafka, Orwell, Salinger, Heller dhe Solzhenitsi. Duke pasur parasysh historinė e romanit shqiptar, “Funerali i Pafundmė” ėshtė njė arritje jo e vogėl pėr letėrsinė dhe kulturėn shqiptare.

    Qė ky roman ka pėr autor njė poet tė talentuar si Zhiti, e bėn kėtė vepėr edhe mė tė veēantė. Ky ėshtė romani i parė i suksesshėm nė shqip i kompozuar nė vargje tė lira, qė pėr nga mesazhi, pasuria e gjuhės dhe thellėsia e mendimit mund tė barazohet me kryeveprėn Toka e Djerrė tė T. S. Eliot.
    E veēanta e kėtij romani-poemė ėshtė se edhe pse simbolizon jetėn si njė korte kotėsie (ndoshta Korteu i Kotėsisė do tė ishte njė titull mė domethėnės pėr kėtė vepėr), Zhiti nuk e humb besimin te njerėzimi, te vitaliteti ynė si qenie njerėzore pėr tė ngadhėnjyer nė situata kur arsyeja duket se ka vdekur. Zhiti gjen kuptim dhe kthen nė art anėt mė tė errėta tė realitetit njerėzor. Si ēdo kryevepėr qė pėrqendrohet nė temėn e pesimizmit, atė e pėrshkon njė damar elegant optimizmi.

    Romani i Zhitit shėnon njė arritje tė re nė letėrsinė shqiptare, pėr tė cilėn duhet tė gėzohemi tė gjithė, veēanėrisht Kadareja. Pėr mė shumė se katėr dekada, Kadareja duhet tė jetė mėrzitur nė vetminė e tij. Nuk them se Zhiti ėshtė njė Kadare i dytė. Kjo do tė ishte njė pasaktėsi e madhe dhe nėnvleftėsim i pafalshėm si pėr Kadarenė, ashtu edhe pėr Zhitin. Nuk duhet qė ta masim vlerėn dhe origjinalitetin e shkrimtarėve tanė me metrin e suksesit tė Kadaresė. Kadareja ėshtė njė fenomen unik nė letrat shqiptare. Kur tė vlerėsojmė shkrimtarė tė talentuar si Zhiti, nuk duhet tė nisemi nga premisa qė tė gjejmė nė veprat e tyre njė Kadare tė dytė. Ne nuk na duhet njė Kadare i dytė. Asnjė vendi dhe asnjė letėrsie nuk i duhen klone letrare.

    Kur kjo vepėr tė pėrkthehet nė gjuhėt kryesore evropiane, veēanėrisht nė gjuhėn angleze, Zhiti me tė drejtė do tė konsiderohet si njė shkrimtar premtues bashkėkohorė. Me shkrimtarė si Kadareja dhe Zhiti letėrsia shqiptare dhe ajo ballkanike pėrfaqėsohet edhe mė denjėsisht nė botė.

    Voal
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  16. #56
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,522
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Visar Zhiti, ēmim letrar nė Kosovė

    Shkrimtari Visar Zhiti vlerėsohet me ēmimin "Beqir Musliu" nė Kosovė. Ishte hera e parė qė Ars Clubi i Kosovės me seli nė Gjilan, nė nderim tė figurės dhe veprės sė shkrimtarit Beqir Musliu, nė bashkėpunim me Komunėn, kanė themeluar tashmė njė Ēmimin Letrar, tė njohur nė Kosovė, qė tashmė del pėr herė tė parė jashtė kufijve tė saj. Mėsohet se pėr ēmim konkurronin emra si Dritėro Agolli, Fatos Arapi, Teki Dėrvishi, Ibrahim Kadriu, Elvira Dones, Brunilda Zllami, etj.

    Pasi juria zhvilloi disa takime intensive, u konsultua me specialistė tė letėrsisė, e mori kontakte me lexues tė shumtė, vendosi qė pėr kėtė edicion ky ēmim t'i shkonte shkrimtarit Visar Zhiti me motivacionin: "Visar Zhiti ėshtė krijues letrar, poet, prozator, eseist, publicist dhe personalitet i shquar i letrave shqipe e i jetės publike shqiptare. Ai ėshtė njėri ndėr personalitet epiqendrore tė letėrsisė sė sotme shqipe, i njohur, i pėrkthyer dhe i vlerėsuar nė Evropė e nė Amerikė. I burgosur pėr shkak tė poezisė, iu vunė prangat nė moshė tė re, kur po punonte si mėsues nė njė fshat tė Kukėsit, duke punuar pastaj pėrdhunshėm nė minierat e burgjeve. Pas rėnies sė komunizmit i botoi krijimet letrare, tė shkruara fshehurazi nėpėr burgje...".

    Mė tej motivacioni vijonte me njė deklaratė tė kryetarit tė shoqatės evropiane tė juristėve-shkrimtarė, Gennaro Francione, i cili thotė se "ėshtė e tmerrshme tė dėnosh tė tjerėt pėr poezitė e tyre. Kėshtu mė shumė jemi tė vetėdėnuar. Kush jemi ne qė kemi tė drejtė tė dėnojmė. Unė si jurist, e ul kokėn tani dhe, po tė kisha togėn e gjykatėsit kėtu, do t'ia jepja Visar Zhitit". Viteve tė fundit, vepra e Visar Zhitit i ka kaluar kufijtė shqiptarė dhe ėshtė vlerėsuar dukshėm nga kritika e huaj. Ka fituar njė varg ēmimesh letrare, kombėtare e ndėrkombė-tare, nė poezi e nė prozė. Vitin qė shkoi ai u shpall Shkrimtar i vitit, nė Shqipėri, fitoi ēmimin e madh ndėrkombėtar "Mario Luzi" nė Itali, kurse kėto ditė u shpall edhe Qytetar Nderi i njė qyteti italian. Gjatė ceremonisė sė ndarjes sė ēmimit, nė Kosovė, Visar Zhiti u takua edhe nga krerė tė shtetit kosovar, si Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Ministri i Kulturės, Valton Beqiri.

    Panorama
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  17. #57
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,794
    Faleminderit
    66
    66 falenderime nė 54 postime
    Si ta shohe vdekjen nje i burgosur i ri

    Kur je i ri
    .....ze nje qoshe dramatike ne oborr
    dhe sheh ate popull te burgosur si mallkim
    ........................................mes zjarreve.
    Me vete thua: te urtet ketu jane bere shenjtore,
    kurse te fantaksurit - te ēmendur fare

    Dhe e di qe me vone do njihesh me artista,
    ..........me te arratisur, atentatore,
    ..........me burra te mundshem shteti,
    nen nje pluhur ngjarjesh te ēuditshme.
    Kaq te ndryshem nga njeri tjetri
    .....dhe prangat te pandryshueshme.

    Me vone do kesh te besh dhe me vrasesa,
    me te denuar me pushkatim.
    Do te shohesh dhe nga ata qe qajne,
    pa asnje shpjegim.

    Kurse une,
    .....ne diten e pare timen,
    .........................nuk harroj,
    sollen me barele nje te burgosur.
    E kishin zene guret? E kishin rrahur
    .........................per vdekje?...S'e di.
    Por njoha vdekjen,
    qe e njihja si nje lemeri.

    Pastaj do zbuloja ketu nje vdekje,
    ............te qete dhe te perditeshme
    mbi gjithēka dhe pa ate misterin tragjik.
    Lutju vdekjes qe te marre natyrshem
    dhe burgjet
    ......si perbindshat prehistorike.

    1982
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  18. #58
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,794
    Faleminderit
    66
    66 falenderime nė 54 postime
    Shokėt e mi tė pushkatuar

    Mes nesh ju zgjodhėn
    me dorė njė e nga njė.
    Ikėt dhe s'u kthyet mė.

    Krismat e armėve
    ne s'i dėgjuam.
    Qielli u mbyll
    me qepallat e syve tuaj.

    Gjaku
    pėr herė tė parė rrodhi i lirė
    jashtė lėkurės sė burgut,
    pėrtej telave me gjėmba
    gulshe, gulshe
    nga vrimat e plagėve
    ..............tė plumbave.

    A ishit heronj?
    Heroikisht a ratė?
    Me kėto le tė merret
    e ardhmja.

    Mua mė takon
    tė fshij lotėt
    ......(...dhe asgjė?)
    Sepse mėngjesi
    s'do tė vinte mė.

    Burgu i Qafės - Barit, 19.4.1984
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  19. #59
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Mosha
    51
    Postime
    1,761
    Faleminderit
    66
    9 falenderime nė 7 postime
    Nobelisti Shqiptar !

    Do te vdiste cdo komb per nje poet si Visar Zhiti, Ismail Kadare ishte kandidat per Cmimin Nobel dhe shpresoj qe poeti/shkrimtari ,eseisti dhe mbi te gjitha shpirt-fisniku do jete Nobelisti i pare shqiptar per letersi.
    Nuk ka hije te gjalle qe e mbulon madheshtine e poetit Visar Zhiti.
    Shqiptaret duhet te bejne nje ekip profesional si me perkethime ashtu edhe me angazhim konkret institucional qe ti dhurojne botes dhe Nobelit produktin me fisnik te kombit !
    Poet i dashur , kur ne jete takoj shpirtra si ti ah! sa shume e dua qenjen njerezore, rrofsh per lotet....!

    me nderime per kete xhevahir te kombit tone,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 04-02-2010 mė 10:00
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  20. #60
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,794
    Faleminderit
    66
    66 falenderime nė 54 postime
    Gjithė dashurinė

    Siē flije, shkujdesur
    gjinjtė t'u zbuluan.
    Nga aty doli befas
    mėngjesi i kulluar

    dhe mbushi botėn
    magjishėm plot dritė.
    Nga qė ti u ēove
    unė besoj te kjo ditė

    Tek ty do tė vij,
    s'mund tė rri pa tė parė.
    Mbi flokėt e tu vėshtrimin
    do e ngrij - karficė tė artė.

    Dhe do tė rri pėrballė,
    do tė tregoj fare thjeshtė:
    Nė TV, nė mesnatė
    pashė Nėnėn Terezė.

    Ecte mes plageve,
    nė Kalkutėn e dėshpėrimit.
    Shėrohet me buzėqeshje
    shpirti i njeriut.

    Ti ndoshta dorėn tėnde
    do ma vėsh mbi sup.
    Gjithēka qė kam mbajtur -
    ............................ tė rėndė
    do mė bėhet e butė.

    Dhe do t'i shtysh nė tė djeshmen
    frikėn, vetminė.
    Do lėsh - qiell tė pėrhershėm -
    gjithė dashurinė.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •