Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 69

Tema: Visar Zhiti

  1. #21
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Janė zbukuruar plehrat nė atdheun tim


    Janė zbukuruar plehrat nė atdheun tim,
    s’janė vetėm lėkura patatesh,
    qepėsh e gazetash tė hedhura
    apo kėpucė tė kalbura,
    apo mace tė ngordhura.

    Janė shtuar plehrat dhe janė zbukuruar
    ngjyra – ngjyra si fundi i njė ėndrre nė mėngjes,
    letra ēokollatash vezulluese,
    ambalazhe gjė a gjėzash,
    fotografi lakuriq artistėsh tė ndaluar,
    kuti tė bukura pijesh tė jashtme,
    plehra tė shtrenjtė: njė kasetė, gjysmė manjetofoni, skelet veture.
    Ja ca furēa dhėmbėsh
    si picirukė pėrrallash
    qė kanė vdekur.

    Pirgje me plehra, kapakėt e shqyer tė veprave tė diktatorit,
    fotografitė e tij tė qeshura dhe pis.
    Kalojmė anash plehrave, mespėrmes plehrave,
    plehra nė kujtesė, nė biseda, nė karrierė
    dhe plehrat ndonjėherė janė mė pak tė shėmtuara,
    tė dėmshme mė pak.




    marre nga Lobi ne internet

  2. #22
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Visar Zhiti (1952)

    Mes Poe-zise
    Prostitute dhe Shen Meri

    (Nga parathenia e vellimit "Hedh nje kafke ne kembet tuaja")

    Ne fillim nuk i shkrova, por i krijova me mend, mes mureve qikllopike te qelise, ne vetmi dhe ankth. I thosha dhe i thosha me vete qe te sfidoja absurdin dhe tmerrin, hetuesine dhe boshin.
    Me bishtin e luges se urise gdhendja inicialet e titullit mbi dyshemene e kalbur te vdekjes.
    Ethet e krijimit me dhane fuqi. Duke menduar per rimat, harroja krimin qe s'e kisha kryer, por qe te tjeret e realizuan dhe mbi mua. Me ksihin arrestuar per nje liber qe, besoj, ishte me se modest.
    Pra, poezia kish qene prostituta qe me kish tradhetuar. Isha denoncuar nga te njohur dhe te panjohur. I flakur ne nje qeli, me pranga ne duar, ndjeva se me ishin keputur fijet e padukshme, kordat e holla, cengelat e rende qe me lidhnin me boten dhe, i rene mes tyre si mes damareve te prere, ndjeva hemorragjine e njenjave si ate te gjakut.
    Bija me gjunje, falesha ne vetmi, mes braktisjes humnerore. Meqe s'dija asnje lutje, mermerisja poezi te botes. Ato ishin e vetmja ndihme e shpejte qe m'u dha. Ajri i ploget filloi te vorbulloje. Pastaj nisa te krijoj vete.
    ...
    E ku nuk i fshihnim qe te pakten te mos humbnin ato: ne kashten e dyshekut, mes thesit me ushqime, ne cati m'i fshehu nje libohovit, emrin e te cilit, me vjen keq, e kam harruar.
    Gjeta rastin fatlum ne nje takim, ia dhashe nenes e i futi ne gji. (Mbase ishte gjiri i se ardhmes). U specializova ne nxjerrjen e tyre. I fusja ne kepuce. (Mbas u ndolla shtegtimin). Vellezerit i fshihnin ne kopshtin e motres. Hapen gropa si syte e verber te tim eti, nje poet i pafat dhe ai!
    Fillova te besoj te HOmeri. Edhe i verber mund te krijosh. SHkruaja dhe shkruaja, gjithmone fshehurazi me te vetmen deshire: te lija nje deshmi, nje testament. Kisha te drejte t'ia kerkoja kete ndihme poezise qe me shkaterroi. DHe ajo u be Shen Meria qe po me shpetonte, nese po shpetonte dicka tek une. Po me falte copa lirie qe s'm'i pengonin dot as armet, as qente.
    Tani dhe nje sekret: une shkruaja dhe shkruaja kudo, ne oborr-gjoja se po beja nje leter (zyrtare?!), ne shtrat, ne balten e galerive nen dhe, andej neper rrathet danteske te ferrit, duke shtyre vagonat si arkivole te kohes apo, ndersa flakja lopaten, gjunjezohesha mbi kryet e te vrarit, mermerisja fjale (ne vend te nje qiriri te ndezur krijoja poezine), shkruaja dhe shkruaja se s'rroja dot pa emocionin e rrezikut.
    E panjohura durohet, sado e tmerrshme qofte. Burgu fillon kur fillojne dhe perseriten mundimi, uria, frika, mungesa e gruas, vdekja, gjyqet, ridenimi, asgjeja, ulerimat, mencurite. Kur ato behen normale dhe ti e di qe je bere anormal, atehere eshte i pamundur vazhdimi. Duhej vrare vetja patjeter dhe une zgjodha nje tjeter lloj vetevrasjejej: poezine qe me siguronte rrezikun permanent, pra emocionin e madh te te gjallit. ...

  3. #23
    Mbase takimi i fundit me henen

    Sonte ua hodha policeve,
    Kur po me jepnin darken, ate supen e lige.
    Sepse pashe henen. Eshte e rrezikshme
    qe te behem edhe nje here
    ……………sic isha, lirik.
    Nje ngushullim i verdhe, henor, i ftohte
    mbyshi dyshemene te kembet e mia
    …………..dhe po e lekund.
    Une s’jam i pari qe denohet ne kete bote,
    por me vjen keq qe s’jam i fundit une.

    Hena - grua e bukur, mahnitese
    sec i ben ca makjazhe nje cuni
    ………….pas kuintave te nje skene.
    Erresire perralle dhe drita, drita magjike
    si nje kozmos i vogel,
    …………fluturues,
    …………prej shprese.

    Une isha ai aktori i vogel
    …………qe luante aq mire
    e megjithate s’e lane te behej aktor.
    Qe ahere e kuptova: jeta eshte teper e veshtire
    Dhe teper e lehte
    …………nje tallje, nje loje.
    Ja, mua m’i hodhen prangat, moj Hene.
    S’e kupton? Eshte njelloj sikur ty te te shkulin
    …………nga prania e Diellit
    dhe te te flakin neper gropat astronomike
    Ma bene kete gjeme
    ngaqe shpirti im neper parajsa cmendurish
    …………donte te ikte.
    - Ej, t’u derdh supa! – me briti polici te koka
    duke me kercenuar me garuzhden avdalle.

    Mua me erdhi mire
    Qe supa s’me ish bere me e shtrenjte akoma
    Se enderrimet me nje hene ankthesh.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #24
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Po citoj nje pjes nga fillimi i librit te Visar Zhitit “Funerali i pafundme”...jua rekomendoj ta lexoni

    …te ikesh larg. Sa me teper kembe, aq me pak lodhje. Te qenet bashke, shume njerez njeheresh, te ngjall ndjenjen e fuqise, e cila shtohet edhe nga e ecura. Koket jane te rrezikshme. Te menduarit ndryshe gjithmone prish pune. Rrugetimin e ben me te lehte menidmi i njejte, i vetem, i perbashket. I ngjashem me yllin e karvanit qe ndrit njelloj per te gjithe. Dhe ai ecen me te gjithe, i larget, digjet si plaga e tjetrit qe nuk dhemb kurre. Eshte me mire te mos mendosh, se jo vetem nuk lodhesh, por shmang edhe medyshjet, qe gjithmone behen pengese. Vetem te ecesh. Ka me siguri, kur mendimi mungon fare. Ky eshte ideali: mungesa e tij. Teksa ecen, ndien se forcohesh vazhdimisht. Behesh i bronzte. Statuje. (S’ke pse pret pas vdekjes. Ta thyesh edhe ate kufi dhe te triumfosh mbi te pamunduren, ...

    PS: shkrimetar i perkyrer

  5. #25
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Unhappy Poezi nga Visar Zhiti

    Jete
    Visar Zhiti
    nga libri “Hedh nje kafke te kembet tuaja- poezi te burgut”


    Te kam dashur…

    Shiun tim,
    kthesen e rruges qe te largon nga shtepia,
    puthjen e pare,
    t’i kisha dhene ty.

    Thash, te kam dashur!

    Bregun e detit, abazhurin mbi fjaloret,
    rebelimet e mia
    t’i kisha dhene ty.

    Te kam dashur, kaq shume te kam dashur!
    Spektaklet e reve blu te syve te mij qe vazhdojne dhe ne syte e tu,
    te gjitha ty t’I kisha dhene, ty.

    Gjithmone te kam dashur si heren e pare.

    Te gjitha kthimet ne shtepi ty t’i dhashe,
    shtrengatat me sterkata yjesh ty t’i dhashe,
    dhe gezimet e trishtimit qytetar ty t’i dhashe,
    dhe gjysmen e molles qe bashke e ndame, ty ta dhashe.

    Dhe ti te gjitha i harrove
    si nje liber me vjersha
    kur zbresim nga treni.

  6. #26
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Te burgosurit lozin shah
    Visar Zhiti
    nga libri “Hedh nje kafke te kembet tuaja- poezi te burgut”


    Rradhite
    ushtaret
    ne kutite e tua te zeza dhe te bardha.

    Dhe ushtare
    me arme
    te mbajne rrethuar
    ne kutite e nates dhe te dites.

    Oficeret dhe kuajt i hodhe ne sulm!
    kentaurat
    gjysme-kuaj, gjysme-oficere te bertasin
    dhe te sulen me patkonj.

    Humbe nje torre,
    dalngadale po e harron shepine.
    Mbreteresha
    doli nga nje rrezik, por
    nena jote s’eshte mbretereshe.
    Ti mbretin e con ku te duash?

    Mbreti
    ben c’te doje me ty.

  7. #27
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb

    Kenga eshte e mundur
    Visar Zhiti
    nga libri “Hedh nje kafke te kembet tuaja- poezi te burgut”


    A i keni pare hamenjte
    kur rrokullisin me kembe nje fuci te madhe?

    Keshtu do desha.
    ta rrokullisja globin
    qe te vinte sa me shpejt dita e lirise.

    Liri, te dua.
    Ty te besoj.
    Nese ti je zeri,
    Une jam goje.

    Kur ti behesh harku,
    une – shigjeta.
    Te ngulem dua
    tek e verteta.

    Dhe rrjedhte gjaku
    me gurgullime drite.
    Mos paste arkivole
    Per kengen time.

  8. #28
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kush me ka njohur
    Visar Zhiti
    nga libri “Hedh nje kafke te kembet tuaja- poezi te burgut”


    Doni te me shihni,
    te me takoni prape?
    Duart e mia perjetesisht u lidhen me prangat,
    doren dot s’ua jap.

    Dhe ne u takofshim,
    une prape s’kam c’them.
    Fjalet e mia kane vdekur si bletet
    neper lulet me helm.

    Dhe ne thenca ndonje fjale,
    une prap s’di te qesh.
    Buzet e mia jane dallge
    pa asnje breg.

    Dhe ne buzeqeshca
    (kuptohet, me ndonje femije)…
    Po une jam cmendur
    dhe ne ardhca perseri.

    Dhe ne ardhca perseri,
    fantazme do te shfaqem rrugeve.
    Ne te vertete do tejem me te vraret
    ne burgun tuaj, poshte gureve.

  9. #29
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Visar Zhiti
    nga libri “Hedh nje kafke te kembet tuaja- poezi te burgut”


    * * *

    Do te vij perseri, do te vij,
    do te vij, do te vij patjeter.
    Castet le te behen kopsat e fustanit
    Qe ti te dalesh te me presesh.

    Do hap nje rruge mespermes harrimit
    dhe do te vij.
    Do te shtyj lotet me duar
    dhe do te futem ne syte e tu.

    Edhe dallendyshet vijne
    tek ajo pak balte e tek ajo fije bari
    qe quhen fole.
    Edhe trenat flene ne stacionin e fundit.
    Edhe une do te vij te rri ne buzet e tua,
    te shetisim bashke neper floket e tua
    si nje pyll.
    Do ta tremb friken tende
    si pasqyrimin tend mbi ujerat qe fergellojne,
    do ta gezoj gezimin tend
    si nje hene pranvere qe e mbushim me yje anash,
    te gjitha dredhite e jetes
    me dredhi do t’i bejme te mira si e qeshura,
    si dhembja,
    si besnikeria.

    Do te vij, patjeter do te vij,
    jo si ankthi i te trokiturave ne dere,
    as si nje leter e futur poshte saj. Do te vij,
    i bute si zjarri, i eger si zjarri, i ngrohte si zjarri,
    i marre dhe i mencur si zjarri,
    tek ty do te vdes si zjarri qe s’vdes.

  10. #30
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    C’ulerin keshtu, c’tufan e c’kob?
    Visar Zhiti
    nga libri “Dyert e gjalla”


    C’ulerin keshtu, c’tufan e c’kob
    si makina e dhunes nder arrestime?
    Ah, ky dimer qe me mban rob
    Nen dhe te qytetit, ne varr qelie!
    Kraheve kam hedhur batanie murgu
    si hall te shqyer, mjeran, te zi.
    Kur perplasem, bertasin muret,
    arkivoli cahet? Nuk ke di…

    Zjarr, zjarr! A ka me bota?
    Te shperthenje thellesite ne te gjithe vendet!
    Sepse mua terret e ftohta
    si qen policie me kafshojne kembet.
    Dhe mblidhem kruspull ne veten time
    do te shpetoj c’mund te shpetoj.
    Dhe nje gjysme njeriu…ne shtepine time,
    atje te vete, te trokas ne porte.

    Me gjunje te bie atje me mall,
    ne t’vetmin tempull me nder dhe bese.
    Jam une biri qe u ngjall,
    hiqmani prej syve balten e zeze.
    Brenda jetes qe bie vdekjet ngrihen,
    me te fundit te pakten te bej c’te dua.
    Makinen e arrestimeve – varr levizes,
    hidhe, o Zot, ne humnerat e tua!

  11. #31
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Degjohet nje dasme pertej mureve te qelise
    Visar Zhiti
    nga libri “Dyert e gjalla”


    Gjemimet e daulles
    vijne nga larg.
    Perplasen te verbera
    si gjyle me flake.

    Diku behet dasme,
    kercen njerezia.
    Mjellme e vrare-
    shpaloset shamia.

    Dhe dhendri dhuron
    buzeqeshje dhenderore.
    Une me s’i besoj
    asnje fjale, asnje dore.

    Dhendrin, e ndjej,
    do ta arrestojne.
    Nusja, nga e keqja,
    divorc do kerkoje.

    Ne bange te akuzuarve
    te shoqin do shaje.
    E vetme, qyqare
    mbi shtrat do te qaje.

    Mes lotesh do rishohe
    kete dasme – delir.
    Spiuni vjen rotull –
    veshur civil.

    Dhe rreh daullja
    si hu pas kokes.
    Me hu i bien
    lekures se kohes.

    Muret e qelise
    dridhen nga tmerri.
    Vdekja eshte nuse,
    kurse une –dhendri.

  12. #32
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Shpirti im
    Visar Zhiti
    nga libri “Dyert e gjalla”


    Mirseerdhe, shpirt,
    ne trupin tim.
    Ku ishe, larg neper rete
    dhe shkove yll me yll?
    Ndersa une
    isha nje peme ngjarjesh.
    Apo ishe nen toke
    e dole me burimet,
    ndersa une isha
    gur i lemuar, pa kujtese.

    Mirseerdhe, shpirt
    ne trupin tim.
    Ku ishe fshehur,
    mos po rrije ne koken e kaprollit,
    ndersa une isha vec briret,
    apo ishe tek zogjte,
    ndersa une s’isha as lajm.

    S’besoj te kesh qene
    neper germa librash,
    kur une s’isha as leter.
    Shpirt, ku ishe?
    Mos t’u lodh trupi im?
    Apo ti je leta e bardhe
    e une germat,
    apo ti je lajmi
    dhe une zogu I nxitimeve?
    Mos jam une kaprolli
    e ti – kurora e arte
    e brireve
    qe, edhe kur te mos jem,
    te zbukurosh sallonet
    e jetes.

    Kur une te jem uje qe iken
    Ti je guri qe s’iken.

    Kur une te jem yll
    i qiejve te larget,
    ti je pema e vertete
    plot fryte fytyrash –
    qe une te ngec
    neper deget e tua te blerta,
    o Shpirti im!

  13. #33
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Plotesim per "Rruget e ferrit" (propozimi im)



    Shqiperi, te lutem, kupto me shume!

    Nga Visar ZHITI

    DOSJET E SHKRIMTAREVE, DOSJET E TE GJITHEVE


    ...do te doja qe kete leter t'ia drejtoja dikujt, ndonje ministri a kryeministrave tane, se s'e di mire sa kemi, shume apo asnje, a t'ia dergoja ndonje institucioni te rendesishem, akademise, parlamentit, vete presidences, por, meqenese kam kaq kohe qe i perkas opozites, ndoshta gjithe jeten dhe duke mos patur me besimin e sadopakshem te instutucionet tona dhe te personat qe i drejtojne ato, se mund te bejne tani dicka serioze, te rendesishme dhe te qendrueshme per vendin, o nga pazotesia o nga antizelli per te mos bere asgje, absurd ky qe jep perfitime vetanake me te medha, (kerkoj ndjese per pesimizmin tim te panderprere), vendosa qe kete leter, duke mos ia derguar kurrkujt, pra as te gjitheve, sic eshte zakon te thuhet per elegance mendimi, po ia drejtoj ndergjegjes, institucionit te ndergjegjes anonime, ne ajer, kujteses si deshmi, qe mund te buise ne te ardhmen, qe ka po aq rendesi sa kujtesa kolektive sot, ku nuk ka mure te dukshem dhe as roje anash, me arme, civile te policise sekrete, para se ciles nuk mund te shntendosen tela me gjemba e as te protestojne te persekutuarit e perhershem...

    A duhet te hapen dosjet e shkrimtareve per te zbuluar se kush ishin spiunet, ata qe provokonin dhe denonconin koleget, por edhe lexuesit e tyre, qe dilnin ose jo deshmitare gjyqeve te tmerrshme te diktatures, qe benin akt-ekspertiza per krijimtarine e te tjereve te pa denuar ende, por qe ata, paraprakisht kishin kurajon e zeze dhe i cilesonin "armiq" ose per t'u ridenuar per ato qe shkruanin fshehurazi burgjeve, te cilat, akt-ekspertizat keshtu, te gjitha fillonin detyrimisht sipas kesj formule: une ose ne, anetare te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, (emri ose emrat, te cilet mund t'i gjeni te zmadhuar neper kopertina librash), me kerkese te Ministrise, jo te Kultures, as te Arsimit a te ndonje ministrie paqesore te shpikur sic behet sot per te shperblyer klane apo aventuriere te politikes, as me kerkese te Komitetit Qendror te Partise, por te Ministrise se Puneve te Brendeshme, vini re: e Puneve te Brendeshme, pra me kerkese te Ministrise se Arrestimeve, te Torturave, te Internimeve dhe Burgjeve, te Pushkatimeve, ekspertizohej krijimtarine e... vini ke emer te doni: Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, te pushkatuar dhe per poezite e tyre, por dhe emrin e Trifon Xhagjikes, qe pasi u denua me pushkatim, recitoi ne sallen e gjyqit poezine e famshme opozitare "Atdheu eshte lakuriq", apo te Avzi Neles, qe i fsheu poezite nendhe dhe e varen dhe gjykatesi i tij ahere ende s'ishte dekoruar, do te guxohej te dekorohej tani, vini po te doni dhe emrin e Pjeter Arbnorit qe u ridenua per nje roman te shkruar ne burg apo te Kasem Trebeshines, Arshi Pipes, ditarin trondites te Fatos Lubonjes, shkrimet e Zyhdi Moraves, vini emrat e romanciereve Astrit Delvina, Mustafa Greblleshi, Bilal Xhaferri, po te doni dhe te Mitrush Kutelit, edhe emrin tim merreni, per poezi u denova, vetem per to ashtu si Edison Gjergo apo Maks Velo a Ali Oseku per pikturat e tyre, ka emra plot, apo doni ndonje roman epokal te Kadarese per t'i bere akt-ekspertizen?

    A duhen hapur, pra, arkivat e Lidhjes se Shkrimtareve, nese jane ruajtur, dosjet e shkrimtareve dhe artisteve te Shqiperise? Te pararojes se qyteterimit tone, te guximit te mendimit dhe atij artistik, te edukatoreve shpirterore te popullit?

    Ne, ish te denuarit politike, shumica jone derrmuese, jo vetem e kemi te lehte te themi: po, madje jemi dramatikisht te vonuar ne kete ceshtje, por mund te shtoj se ne u perballem me te kaluaren e perbashket diktatoriale hapur, ndryshe, nuk iu perulem asaj, megjithese te mundur dhe skllever, se brendeshmi ishim fitimtare te asaj fitoreje qe do te vinte me vone. Meqenese une kam fatin te kem ne dosje, po e perseris, ngaqe e ka thene para meje historiani Uran Butka, pra, ne dosjen time, gje e rralle kjo, sipas Butkes, se vete s'kam pare dosje te tjera, eshte nje dokument me ane e te cilit refuzoja, edhe pas presioneve, bashkepunimin me Organet e Sigurimit te Shtetit, gje per te cilen do te kisha pasoja te renda gjithe jeten, e kam pershkruar dhe ne nje liber timin, pra, une kam ca me shume te drejte te gjykoj per ata qe u thyen e u perdoren, qe u shkaterruan me tortura fizike e psikike, nderkaq di plot emra qe i qendruan heroikisht te keqes, u martirizuan, megjithese ne kohera deheroike...

    Shkrimtari yne i madh, Ismail Kadare, perserit ngulmueshem serisht ne letren qe i dergon bashkevuajtesit tim, Bedri Blloshmi, vellait te poetit te pushkatuar, Vilson Blloshmi, autor dhe i poezise metaforike desidente "Sahara", (mrekullisht edhe Kadareja ka nje poezi te tille, emigrim i fshehte i frymezimit dhe i ideve nga nentoka ku ata ishin mbuluar ne studion e shkrimtarit), domosdoshmerine e hapjes se atyre dosjeve dhe argumenton se do te ishte nje lehtesim per ndergjegjen shqiptare dhe ben apel per te vepruar sa me pare. E drejte! Madje ai te prek me propozimin per t'u ngritur nje monument poeteve martire. Se shteti nuk ben asnje demshperblim per familjet e tyre, femijet, mbi vete Bedriun, edhe ai ka qene i denuar me pushkatim, madje beri shume vite burg e tani e gjithe ajo shtrese e te persekutuarve eshte lene ne varferi e neperkembet paturpesisht nga te paturpshmit.

    Ah, jane shume emra per Memorialin e mermerte, nese do te kete! Nje beme e tille dhe do te cdekoronte, sado pak, vrasesit tane si dhe do te pakesonte ndikimin egershan te atyre emrave qe ishin thjeshte atentatore per arsye ideologjike a te nje politike te caktuar, aq me keq te deshtuar dhe kane zene vend ne histori dhe rruget apo edhe shkollat ende mbajne emra te tille gjakataresh.

    Shkrimtari dhe miku im Lazer Stani, i nxitur dhe nga letra e Kadarese, ne nje shkrim te tijin se fundi shton se duhen hapur dhe dosjet e politikaneve. Madje me pare ato. Nje veprim tejet i drejte dhe i domosdoshem. E di qe eshte i veshtire, se kujtoj qe kur qeveriste Partia Demokratike, doli nje ligj qe u ndalonte dhe zgjedhjen per deputet figurave jo te pastra ne kete drejtim dhe besoj se kjo ishte dhe nje arsyet qe shume prej tyre qe e pesuan nga ky ligj i rrepte, moren armet ne '97, u bene lidere te rebelimit dhe me pas zune poste te larta ne shtet e tani marrin pjese ne grabitjen e copave te Shqiperise se perbashket.

    Si duhen hapur dosjet? Nje propozim i ri

    Rreth nje dekade e gjysme me pare kam botuar nje ese ne shtypin e porsakrijuar opozitar per ceshtjen e dosjeve, te hapej apo te mos hapej libri i madh i mekateve. Po te hapej, do te ishte i tmerrshem. Po te mos hapej, do te kishte me tmerre. Po ta hapnim, do te na rrenonin ato qe do te shihnim, po te mos e hapnim, rrenimtaret do te persersnin rrenimet. Ta hapnim apo te mos hapnim? Ishte shpejt apo ishte vone. Ta fshihnim apo ku te fshiheshim?

    Propozimi im atehere ishte qe librin e madh te mekateve ta hapnim ne faqet e fundit, te tryeza e lendes apo permbajtja e tij dhe aty te nxirrnim dukurite dhe t'i denonim ato.

    Nderkaq une do te doja qe te pranoheshin nisma vetanake, t'i hapej dosja atij qe do te kerkonte t'i hapej e vetja. Sidomos njerezve publike. A nuk beri keshtu Ismail Kadare pas nje akuze qe i bene para do kohe? Arsyet per t'iu hapur dosja, do t'i dinte ai qe do e kerkonte hapjen e saj ashtu si ai qe nuk do te donte t'i hapej kurre.

    Gjermania Lindore i hapi dosjet dhe, me sa di, e konsideroi ceshtjen e spiuneve si pune agjenturore te Bashkimit Sovjetik. E gjithe perandoria komuniste duhet te kete geluar keshtu. Ndersa Greqia pas diktatures se koloneleve te zinj pranoi hapjen e dosjeve, denoncimet e te demtuarve. Dhe pati prurje. Po keshtu dhe Afrika e Jugut. Madje krijoi nje si mjedis te hapur, lloj stadiumi ku rrefeheshin per te arritur nje si katarsis social.

    Une vete me pas e kam ngritur kete ceshtje vite me pare dhe ne Komitetin e Helsinkit, kur isha anetar i saj ne Mbrojtje te te Drejtave te Njeriut. Le te ngrihen komisione ligjore per hapjen e dosjeve dhe krahas zbulimit te bashkepunetoreve te Sigurimit, pra te spiuneve dhe denoncuesve te fshete, akt-ekspertizueve, etj, te shihet domosdoshmerisht dhe ana tjeter e medaljes, qe s'eshte prekur fare, nga askush, qofte dhe teorikisht. Kush ishin ata qe bene spiune te tjeret? Kush apo cilet urdheruan te beheshin dosje te tilla, gje qe sot njihet si metode presioni, torture psikike qe kryen shteti, mbi te gjitha diktaturat nazifashistokomuniste, mbi shtetasit e vet dhe shkelje e te drejtave te njeriut? Pse e adoptuam dhe ne kete pervoje sovjetike te dosjeve? Me c'urdher u bene pushkatimet? Burgimet dhe internimet? Kush i mban dosjet sot dhe kush i zhduk? Pse nuk i hapin? Pse i hapin, apo thjeshte kur partite fitimtare apo lideret e tyre duan te bejne presion mbi anetaret e tyre a vartesit? Keshtu krahas listes se erret te atyre qe i shnderruan ne spiune, te dale dhe lista e kuqe dhe e gjate e atyre qe benin spiuna, duke perdorur jo vetem mashtrime, por dhe dhune te gjithfarshme e tortura, me gjak e hekur, te atyre qe dhane urdherat per t'u zbatuar nje manual i tere mizorish. Ata, operative, gjykatesa, shefa Degash, te partise, thone sot se benin detyren. Po dhe koha tani duhet te beje detyren ndaj tyre e te gjitheve. Natyrisht, une e di, se ka patur dhe shume spiune vullnetare ashtu sic ka patur dhe shume xhelate pa vullnet.

    Mjerisht, ata qe u thyen dhe u perdoren, pasi e pesuan ne diktature mynxyren, te nakatosur me privilegje te turpshme, jane te mallkuar qe dhe pasdiktatures te vuajne pasojat e saj, turpin dhe pergjegjesine, kurse spiunberesit e tmerrshem, urdheruesit e tyre te larte, atehere jo edhe jo, perkundrazi ishin pjese e majme e shtetit, por as dhe tani nuk i prek askush dhe nuk i ve para asnje pergjegjesie morali dhe drejtesie.

    Te hapen dosja e diktatorit, e klikes se tij, e diktatoreve te vegjel, te institucioneve te tyre, te denohet diktatura dhe makina e saj e perbindeshme! Se me ndergjegje te demtuar nuk kemi per te bere perpara dot.

    Njekohesisht eshte detyre pra, ne mos e shtetit te tanishem, e shoqerise, qe te nxjerre dy lista, balle per balle, te atyreve qe lemerisshem benin spiuna dhe te atyre qe u bene spiuna. Dhe te ndahen pergjegjesite, cilet ishin shkaku dhe cilet pasoja, demtuesit dhe te demtuarit, qe mos te denohen gjithmone te demtuarit apo te demtuarit e te demtuarve, si te thuash pasojat, por, pasi te denohet (moralisht, por me ligj) realiteti qe pillte spiune si krimbat mbi nje kufome te lene, mbi te gjitha te shpallen shkaktaret dhe veprimtaret e se keqes.



    Po kush do t'i hape?

    Kjo eshte ceshtja? Kush do t'i hape dosjet? Kujt t'ia kerkojme? A i duhet shtetit? Une nuk besoj se i duhet demaskimi i se kaluares dikatoriale komuniste, por maskimi i saj. Se ata qe bene te kaluaren, po duan te bejne dhe te tashmen. Po popullit? Qe te shohe sa i keq ishte? Po individit? Qe te zbuloje se gjithcka e ka patur kundra, pas kraheve dhe sa poshte kishte rene morali? Nderkaq une dyshoj se mbi dosjet veprohet ne fshetesi, pergjysmohen, ndreqen, zhbehen, zhduken...

    Megjithate ne parim, i priur nga e mira, jam per hapjen e dosjeve. Ta kontrollojme ndergjegjen tone, para(r)(n)ojen e saj. Ashtu sic kembengul shkrimtari yne i madh Ismail Kadare. Megjithate duhet kujdes. Dhimbje dhe force. Jo qe ta shembim edhe me njeriun sic i shembi krusma e dosjeve te tyre, por qe ta fitojme njeriun. Me qellim qe helmi te zbrazet nga plaget, ne menyre qe korpi i shoqerise te mos leqendiset edhe me dhe te shkoje drejt cofjes...

    ...ne fund te letres time do te doja te shtoja se Presidenti i Republikes e mirepriti apelin e Kadarese dhe la porosi, pak a shume, qe te shihet mundesia e nje ligji per hapjen dosjeve te shkrimtareve. Kujtoj se dhe nje here tjeter la nje porosi te tille per te persekutuarit, vuri dhe afat muajin shkurt. Por ata qe duhej ta benin, i rane shkurt, nuk e degjuan fare, duke i lene presidences vetem vlera dekorative. Madje me pas mbi protestat e te persekutuarve para parlamentit eshte perdorur dhune e eshte derdhur gjak.

    Ne te gjithe, Shqiperia, duhet te kuptojme me shume, pertej fakteve dhe bemave te tanishme, pertej seancave parlamentare e kongreseve te partive, pertej dekorimeve e vetedekorimeve e porosive te pafuqishme formale, konferencave te shtypit te ambasadoreve, pertej protestave dhe gardhit te policeve, qe, gjithsesi, te mos lejojme ta trajtojne atdheun, te pakten brenda vetes, sikur "s'merr vesh", si handikapat mental e te bejne mashtrueshmerisht gjithcka qe duan mbi kurrizin e tij. Se me e renda e te gjitha eshte bere dosja e atdheut.


    ===

    (sjelle nga Bokerrima ne Portalin e Forumit (tek tema per hapjen e dosjeve))

  14. #34
    Visar Zhiti mbaroi shkollen fillore ne Durres, te mesmen e kreu ne Lushnje dhe mbaroi Institutin e Larte Pedagogjik ne Shkoder. Punoi pese vjet mesues ne fshatrat e Kukesit.
    Poezite e tij ne doreshkrim u bene shkak qe te denohet me dhjete vjet burg, qe i vuajti ne minierat e Spaēit dhe Qafes se Barit, pastaj ne fabriken e tullave Lushnje.
    Sot eshte gazetar dhe botues. Per poezi dhe proze ka marr ēmime nderkombetare
    Poezite me poshte jane shkeputur nga libri Kujtesa e ajrit



    SA GJERA ME PRESIN

    O zot, sa gjera me presin
    qe duhet t’i kryej
    e jeta s’mjafton
    Me duhet nje pyll
    kur nuk kam asnje peme
    Me duhet rruga te eci
    dhe une, mjerisht, kam mbrritur
    ………………………..me kohe…

    Me duhet te gdhend
    fytyren time
    me duart e tua
    po ti nuk je
    Te ēlodhem me duhet
    kur nuk kam bere asgje

    Do desha te le nje buzeqeshje
    ne ajer, vetem nje,
    por ne nuk dime ta kuptojme
    kujtesen e ajrit


    GJERAT E VOGLA

    Vetem me nje gjethe
    di te flas per pyllin

    dhe vetem nje yll
    te thote se s’je vetem

    nje kepuce e humbur
    te zgjon rruge pafund

    Ndize nje cigare
    nga paketa e Prometeut.

    1972
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  15. #35
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Visar Zhiti
    nga libri: Si shkohet ne Kosove


    * * *

    - (...) kam humbur udhen, o njeri. Nga bie Itaka?
    - Cila Itake? Ketej s'ka. Ke gabuar.
    - Eshte ishulli im, i gruas sime dhe i djalit tim...
    - Po deti eshte larg ketu...
    - Kam gjithe jeten qe udhetoj. Vij nga lufta dhe
    vdekja. Ndihmome. Na u mbyt anija, vetem une
    dola ne breg. E sulmuan trenin qe mora me pas
    hordhite e jashtetoksoret, po une e cava rrethimin.
    Ra avioni, gjalle mbeta dhe une.
    - Te paska zgjedhur fati! Cmoje!
    - Dallget me behen male e malet dallge. S'e di ku
    po eci. Jam hutuar nga lodhja.
    - Mbi veten tende po ecen. Po kush je, si te quajne?
    - Jam ti. Emrin tend kam. Po mos eshte ketej
    Itaka?
    - Jo, ketej eshte Kosova. Eshte e ndaluar te shkosh!
    - Per andej do marr udhen. Te te ndaluarat gjej
    ato qe dua. Mireupafshim, o njeri, e di qe do te
    takohemi.
    - Mirevafsh, udhetar i cuditshem! (...)

  16. #36
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Mbreti i asgjesise
    Dyert e Gjalla
    Visar Zhiti


    Te jesh ti mbreti lakuriq i perralles,
    te shihesh ne nje pasqyre qe s'eshte,
    te trokase dera e nje shtepie germadhe,
    te hyje gruaja e vdekur dhe e veshur nuse,
    te ngrohesh ne nje zjarr te shuar,
    te flasesh pa fjale sikur
    te lozesh me topa bore nga borerimi i pa rene,
    te dalesh ne rruge vete i dyte,
    __________________kur s'ke as veten tende,
    te jesh ne te nesermen,
    te rrezohesh si statuje e vdekjes,
    te shohesh hijen tende sikur
    te jeni bashke te lidhur me nje prange
    _________________ne kembe,
    ___________te mos harrosh, jo, jo te mos harrosh,
    ___________se hija mund te jesh ti vete,
    _________________i palendet, pa skeletin antik,
    ___________qe pret klithmen feminore
    e ti, Mbreti i asgjese, dicka te besh.

  17. #37
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    poet fantastik!

  18. #38
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170

    Visar ZHITI, Valixhja e shqyer e perrallave - (rrefenja per ato qe rriten)


    PROLOG

    Perralletari me i ri ne Atdhe

    Na ishte sec na ishte, bora binte nga qielli i perrallave, e qete, me floke te medhenj, pa u endur neper ere, drejte e ne toke.

    Pra, bora po shkonte ne shtepine e saj ne toke. Pse toka eshte shtepia e bores, apo qielli?

    Ndoshta i gjithe qielli, e gjithe toka ashtu si dhe une qe kam per shtepi, jo vetem ate ku jetojne nena ime, babai, vellezerit e mie e motra, por te tere Atdheun.

    Ja kjo bore e bute eshte shpirt i bardhe, i bardhe qe po perhapet lehtesisht, pa mundime neper udhet, ne deshirat, mbi punen, mbi mallin qe i ka hapur krahet si pemet; ja deget u renduan nga bora, per kercasin, patjeter do thyhet ndonjera.

    Po kthehesha ne shtepi, se une punoja larg, pas maleve, afer Kosoves martire. Deren e dija, do ma hapte Holta e vogel, cupa e vellait tim te madh. Mbas cdo trokitjeje ajo shkon me vrap, se mos kam ardhur une. Kete radhe s'do te zhgenjehet. E gezuar do me hidhet ne qafe dhe do therrase Kalterinen e vogel, cupen e motres sime, qe patjeter do te kete ardhur nder ne.

    -Xhaxhi, xhaxhi, oh, oh!

    Bashke me Kalterinen do me shkundnin boren nga supet, nga floket dhe mezi do me linin te takoja te tjeret.

    Dhe pastaj, pa e pritur fare rastin, ose Holta ose Kalterina do me pyesnin:

    -A i solle ato?
    -Po.
    -C'jane ato, - do pyeste ndoshta nena. - Arra? - Se atje ku punoj une ka pyje te tera me arra e geshtenja dhe me bore.
    -Jo! - do te thoshte Holta.
    -Atehere kukulla?
    -Jo, kemi plot! - do te thoshte Kalterina.
    -Po c'kerkojne? - do te pyeste ndonje nga vellezerit, ndoshta motra. - Mos jane cizme te kuqe?
    -Jo dhe jo!
    -Po c'jane?
    -Perralla! - do te bertisnin Holta me Kalterinen bashke.

    Kur isha per here te fundit ne shtepi, para ca kohe, ato me kishin thene t'u kallezoja perralla. Nuk di, - u thashe. Pse s'di? Po kam pune te tjera, thashe. Pse a s'eshte pune te thuash perralla per ne, me kundershtuan Kalterina me Holten. Une qesha. Dhe u mbusha duart me arra. Ato mbajten ca per vete, ca per kukullat e per macen. Une qesha me te madhe.

    -Degjo, - me tha Holta, - kur te vish heren tjeter, na sill ca perralla.
    -Po ku t'i gjej? - pyeta une.
    -Gjeji! - tha Kalterina. - Atje bore ka, edhe kuaj...
    -Po, po, beji vete, se po s'i bere, do te thote se s'na do shume. - Pranova, kot, duke shpresuar se ato pas ca ditesh do te harronin c'me kerkuan. Por femijet nuk harrojne. Holta u deshperua.

    -Po c'ke, moj Holta - thashe - c'ke?
    -Ah, xhaxhi!...
    -Po fole!
    -Do t'i shkruash perrallat? - me pyeti e trishtuar. Syte iu hapen me teper. Buza pati nje dridhje fluturash. Ajo dukej me e bukur keshtu. Si e magjepsur.
    -Pse? - u habita une.
    -Jo, jo... po i shkruajte perrallat, ti duhet te lesh edhe mjeker te gjate sa nje plak njeqind vjec. Ndersa ti, xhaxhi, je i ri, fare i ri.
    -Pse, do plakesh ti, po bere perralla - u shqetesua Kalterina.

    Qesha kaq shume, sa s'kisha qeshur gjithe jeten. Po mire, u thashe, e zeme se une jam perralletari pa mjeker, krejt i ri, ndoshta me i riu ne gjithe Atdheun.

    ...Po u sillja perrallat e premtuara, i qeshur, por qe i shkruajta seriozisht neteve, kur te tjeret flinin. E mbusha valixhen plot me to. si nje shpelle me ekskursioniste.

    U cova leter Holtes dhe Kalterines e u thosha se perrallat i fillova, por me perpara s'e t'ua tregoj, do t'i coj t'i bej liber e do t'ua dhuroj juve. Ato me pergjigjeshin se do te ishte me mire qe t'jua tregoja atyre ne fillim; po te mos i pelqenin, libri s'do ishte i bukur. Pastaj se c'me thoshin ne leter per nje marrezi te maces me kukullat. Ne faqen tjeter te letres kishin vizatuar duart e tyre. Si lule dukeshin ato duar! C'ne, ato s'ishin gishta, por petale gezimesh.

    Une i mbarova perrallat, por duke mos qene i vogel sa ato, (kurre s'do te behem i tille) shume gjera te asaj moshe i kam harruar ose s'i kam ditur. Cdo femijeri eshte e paperseritshme.

    Le t'i lexojne perrallat e mia, ndoshta kur te rriten edhe pak. Po nuk i pelqyen, le t'ia lene maces qe t'i shqyeje me kthetra si nje lemsh te bezdisshem. Dhe bashke me macen copa-copa t'i bejne perrallat e mia.

    Po s'ju gezova dot, do ndiej dhimbje. Po s'qene per ju, c'i dua une? Kjo do te thote se kam harruar feminine.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Michigan2005 : 29-08-2005 mė 11:09

  19. #39
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170

    Visar ZHITI, Valixhja e shqyer e perrallave - (rrefenja per ato qe rriten)


    Perroi i vogel enderrimtar

    Perroi i vogel kishte pare tre fshatra dhe nje lokalitet. ai ecte midis tyre si nje mez i bukur, i bardhe, qe defren me veten duke tundur krifen prej dheu dhe qielli.

    Perroi e donte shume diellin. Cdo dite ngarkohej me te ne kurriz si me nje vogelush, ndersa ne mbremje merrte te motren e diellit, henen.

    Po fshatrat i dhimbeshin me shume. I shikonte me etje sikur donte t'i perpinte me syte e medhenj, te kalter. Sa te bukura ishin fshataret qe lanin rrobat me te. Po delet qe vinin te pinin uje. Edhe ato dukeshin si perrua i vogel, i bardhe, gjithe shkume blegerimash. Perroi mbartte edhe dritat e vobekta te fshatit si nje cigane qe ka nje torbe plot me rruaza dhe unaza e ringa - xhingla vezulluese.

    Tre fshatra dhe nje lokalitet kish pare perroi i vogel. Nuk jane pak, e? Por edhe shume nuk jane. Sidomos ai lokaliteti i ngjan nje cmendine terheqese.

    Atdheu eshte i madh, shume i madh dhe i cuditshem.

    Ai, perroi i vogel, kish degjuar shume gjera nga nje radio dore qe e merrte me vete nje nuse, qe prashiste ne arat aty prane. Oh, sikur te shikoja me shume bote! - memeriste perroi me vete.

    Dhe nje dite vendosi te ndahej ne tri dege si nje peme qe, pervec trungut, ka dhe dy dege te tjera.

    E para u nis per ne Veri, nga Alpet plot me bore si malesoret me qeleshe mbi krye. Tjetra shkoi mespermes Atdheut, qe te derdhej vete ne det. Dhe dega e trete iku nga jugu i portokalleve, ne Cameri. Por perroi qe vogelan, jo i fuqishem, tamam si nje mez capken qe di vetem te kerceje.

    Secila dege e perroit humbi. (Keshtu do te thaheshin tri dege te prera nga nje peme).

    Une i kam pare guret rreth e rrotull perroit te vogel dhe kam biseduar me ta ne muzg.

    Guri me i madh me tha: Perroi i vogel eshte egoist. Pse s'i mjaftonin tri fshatra dhe nje lokalitet? C'i duhej atij!

    -Dikush e mashtroi, - tha nje gur tjeter.
    -Deshira s'eshte fuqi, - tha nje zall gri.

    Ndersa guri me i vogel tha: Perroi i vogel duhet admiruar. Ai u tret duke kerkuar me teper ne jete. Dhe kjo eshte e natyrshme - thane shume gure.

    Ndersa nje gur, as i madh as i vogel, me tha: Cdo gje duhet bere ne kohen e duhur. Dhe duhet bere mire. Une kam pare nje fshatar, vazhdoi te me tregoje guri as i madh as i vogel, qe per te nxjerre uje, hapi shume puse e s'nxori asgjekundi. Po te germonte vetem te njeri dhe thelle, patjeter do nxirrte. Perroi u shpernda shume dhe s'arriti asgje, - tha nje tjeter gur. Megjithate, guximi i perroit me pelqen, edhe pse shpesh eshte i denueshem...

    Mua me erdhi keq per perroin e vogel. Ashtu i thare ai ngjante me nje varr te gjate e bosh.

    Si mund t'i beja deshirat e mia uje dhe shpresen dallge aty?

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Citim Postuar mė parė nga Fiori
    SI SHK-OH-ET NĖ KOSOVĖ

    -baladė-


    - Ti, kalė i bardhė, Pegasi im,
    si shkohet nė Kosovė, tregomė!
    Malli mė ka marrė pa qėnė kurrė.


    - Pėrtej varrit tė atit tėnd
    varret e tjerė u rritėn dhe u bėnė male.
    Pas maleve ka varre prapė si retė
    nėpėr luginė.
    Shtegtojnė varret nė qiejt e ulėt
    dhe ta ngatėrrojnė udhėn.
    Avionėt kthehen pas tė hutuar
    nėpėr mjegull nate.
    Karvanėt e veturave janė kthyer nė shkėmbenj
    si kuajt e krushqėve nė mallkimin e lashtė.
    O Zot! Dardhat dimėrore dhe mėllenjat
    janė bėrė fushė me ofshama
    tė gjuhės time!


    - Ti, yll blu i fatit mbi ballė tė Atdheut,
    si shkohet nė Kosovė, tregomė!
    - Kur tė kesh njė plagė tjetėr tė re nė trup,
    ndiq udhėn e rrėkesė sė gjakut,


    qė gjithmonė arrin para meje
    dhe mė pret atje - gurgullimė jete.


    Marr dy pishtarė tė shuar dardanė,
    i ngjyej nė gjakun tim
    dhe ndriēoj udhėn. Ndizen krahėt,
    flakėt bėhen flatra,
    unė bėhem shqiponjė prej dheu
    dhe ndiej ciklonet e stepave
    si duan tė ma brejnė emrin prej guri.


    NĖ NJĖ TAKIM NDĖRKOMBĖTAR POEZIE

    A.

    Tė bukura janė poezitė e botės,
    gjithė mister si sy dashurie.
    Por kur lexon poeti i Kosovės
    loti rrjedh e pėrndriten hijet.


    Tė ēuditshme janė poezitė e botės,
    si ashensorė tė ēojnė nėpėr yje.
    Por kur lexon poeti i Kosovės
    ferri tronditet, portat Skee thyhen.


    Paradokse janė poezitė e botės,
    kollona ajri tempujsh t’vėrtetė.
    Por kur lexon poeti i Kosovės,
    ujvara Agimesh derdhen mbi jetė.


    Alvito, 28...




    * * *

    Me kalė,
    me tren?
    Si shkohet atje?
    A janė tė lartė muret rrethues? Nė postblloqe
    sa cerberė na presin?


    Trenat,
    kur futen nė tunele, nuk dalin mė.
    Shinat humbin si rrėke tė zeza dhe bien nė ferr.
    Kuajt nuk kthehen
    me kalorėsin e vrarė, por na i vjedhin bashkė me legjendat
    nė kufi.


    Po si tė shkoj?
    Ėshtė amanet
    i gjithė tė vdekurve tė mi. Dhe ata janė
    mė shumė se tė gjallėt. Avionėt atje s’ulen.
    Si nė kohė tė keqe gjithmonė. Semaforėt janė tė verbėr
    si syri i pėrgjakur i qikllopit.


    Tė hipi mbi kurrize zhgabash,
    mes flatrave tė tyre tė mbahem? Tė bėhemi bashkė
    me dy kokė si nė flamur.
    Por nė malet e mia s’kam parė mė zhgaba
    dhe mua s’mė lėnė tė largohem nga puna... si i lidhur
    nė direkun e njė anijeje. Veshėt i kam tė zėnė si me dyllė
    me dy kufje tė zeza. Dėgjoj lajme dhe muzikė.


    Ē’t’i them erės, psherėtimave tė mia,
    reve tė dėshirave humbur qiejve,
    ylberit delikat tė guximit?


    Njė letėr si ta nis pėr atje, tė vogėl fare sa puthja.
    (Pėllumbat korrierė
    ngrohin vezėt nė foletė e plagėve...)


    Ē’mė kėshillon udhėrrėfyes i pėrrallave shqiptare?
    Ah,
    muza
    do tė mė ēonte dot
    nė vendet e munguara...?


    Nė ėndrra
    mos shkohet vallė veē me ėndrra?


    25. 07. 2000




    * * *


    Darda-
    -nia...
    Prapa
    mnia.


    Shqipė-
    -ria...
    Gjithė
    (I)liria.


    Kos-
    -ovar...
    Mos
    var(r)!




    * * *



    Mė njohu
    qeni i gėrmadhave,
    edhe pse s’mė kishte parė kurrė.
    M’u hodh te kėmbėt,
    lėpiu me gjuhė
    mallėngjimin tim dhe lehu i ngazėllyer.


    Qetėsohu, qetėsohu,
    ngushėllim i errėt imi,
    lozonjar i tėri.


    Sa kohė u bėnė
    qė ledhatoj hijen time,
    pėrpara prin
    dhe mė pret si qen shtėpie
    nė qoshe tragjedish?


    Unė i hedh
    maska tė lumtura.
    Luaj me to,
    rrokullisi me putrat e pista
    sarkazmave tė truallit.



    PEMĖT VAJTOJSA


    Pemėt
    mė tė trishtuara nė botė
    janė nė Prishtinė.


    Vajtojnė rrugėve,
    janė vetė vajtimet.


    Nė trup u dhembin
    si fasho plagėsh
    lajmėrimet e bardha tė vdekjeve.
    O Zot! Do tė varrosin
    pėrsėri ata qė i vranė
    dhe i hodhėn nė gropat e pėrbashkėta
    tė luftės!


    Nga vdekja
    tė heqėsh vdekjen.


    Varroset shpesh kėtu e njėjta pafajsi,
    ma thonė pemėt, Hekubat e vajtimeve.


    Dhe unė ngrij si ato rrugėve tė Prishtinės.



    VARRIMET PĖR SĖ DYTI...



    Asnjėherė tė mos vdesėsh,
    tė varrosesh dy herė.


    I masakruar
    tė endesh hije
    nėpėr harrimet e pėrgjakura.


    Tė tė hedhin dheun e mirė
    mbi fytyrė
    e krimi tė mos mbulohet.


    Fusha e Kosovės
    ka qindra vjet qė mbillet me tė vrarė
    dhe ajo rrit veē grurin e jetės.


    Unė mbledh si kallinjtė amanetet,
    i bėj tufė dhe qaj.


    Tė vrarėt nuk vdesin!



    SHIU I PRISHTINĖS


    Le tė mė lagė shiu i Prishtinės,
    ecjen ma bėn tė perėndishme.
    Perlat e tij si emocion shndritės
    ranė mbi supet e ardhjes time.


    Mos mė futni nė klube, ēadėr nuk dua,
    le tė mė lagė shiu i Prishtinės.
    Dhimbja ime kaq shumė u gėzua
    ashtu si shpirti i vetėtimės.


    Vėshtroj statujat, i tėri goditės,
    u heq shpatat, tė hekurtat kėmisha.
    Le tė mė lagė shiu i Prishtinės,
    i shenjtė, i shenjtė si pėrtėritja.


    Humba mes resh, anonim i gjithė,
    si vjeshta u bėra, mė mahnitės.
    Qė fatin tim tė njoh, tė bukurisė,
    le tė mė lagė shiu i Prishtinės.



    KUAJT E MITROVICĖS


    Kuajt nė Mitrovicė,
    mė tė hijshėm se ideja e Kuajve tė Triumfit,
    tė shėndetshėm dhe tė urtė,
    me xhufkat e verdhėllemta mbi ballė
    si njė tufė rrezesh hyjnore.


    Kuajt nė Mitrovicė,
    mė tė edukuar se ushtarėt e huaj tek ura
    qė s’lėnė shqiptarėt
    tė venė nė shtėpitė e tyre
    nė lagjen me sėrbė. Urat


    gjithmonė i kam krahasuar me kuajt shekullorė.
    Kali tė ēon nė bregun tjetėr tė njė legjende,
    tė fut nėpėr qytet, sado modern qoftė.
    Dua tė rend pas kuajve tė Mitrovicės,
    tė tėrheq bashkė me ta ngjarjet
    drejt ngjarjeve tė tjera mė tė mira.


    Kuaj fisnikė tė Mitrovicės,
    adhurimi ndaj jush
    do tė mė bėjė sonte kentaur:
    gjysma zell shtegtimesh me patkonj floriri,
    gjysma tjetėr dhėmbje
    e madhe njerėzore.



    Mitrovicė, 20. 11. 1999




    FĖMIJĖ TĖ LINDUR NGA PĖRDHUNIMET


    Fėmijė
    tė lindur nga pėrdhunimet,
    si iu shkėlqejnė sytė!?
    Ta krahasoj me tė kėlyshėve tė ujqėrve,
    mė vjen keq, shumė keq,
    jeni fėmijė...
    Po as te ujqėrit nuk ndodh kėshtu?


    Etėrit tuaj - tėrbimi i krimit
    e nėnat - pafajwsia e kapur robinjė.

    Qe ēmendur Perėndia e Luftės, Aresi!


    E si mund ta besonim
    se s’do tė ishit mė fruta tė shenjtė
    tė dashurisė?
    Qė edhe shtrigat mund tė lindnin,
    por urrejtja e madhe tė bėnte fėmijė? E pamu...
    ...ndur, o Zeus i zi!... pranė kufomave e shtėpive
    qė digjen,
    ai zjarr ju lindi, i betejave
    dhe ftohtėsia e vdekjes bashkė.
    Nė ē’shtėpi fėmije do tė rriteni,
    ėngjėj tė sė keqes?
    Vėrtet, kur tė rriteni,
    adritė tė padėshėrueshėm,
    kė do tė kėrkoni tė vrisni,
    etėrit apo nėnat?
    Foshnja tė paligjshme,
    dhe lufta pėrligjet. As nė tragjeditė e lashta
    nuk ndodh kėshtu,
    orestėr tė vegjėl, klitemnestra, edipėr,
    prapė ėshtė pakė dhe mė keq.
    Ē’do tė bėjė Medea me ju, medet!?
    Po unė si t’ja u tregoj pėrrallėn
    e Kėsulkuqes? Mos u trembni, s’janė hapa
    ushtarėsh, po vjen kali
    qė sjell Konstandinin me Doruntinėn!
    Po ju ē’vėlla e motėr kini?
    Thikat, armėt?
    Me fishekė do tė luani?


    1 fishek + 1 vdekje + njė kukull e therur.
    2 fishekė = 2 vdekje x dy ēerdhe tė helmuara.
    3 fishekė + 3 vdekje = tre shkolla tė vrara,
    pastaj njė popull i masakruar
    dhe mbetet njė bajonetė
    nė barkun e njė gruaje shtatzėnė.


    Lindja ka dhėmbje,
    po jo kėshtu!
    Lindja ka gjak dhe ulėrima,
    po jo kėshtu!
    Si mundėn dhe i shndėrruan
    nė makina tė dhunės dhe shkatėrrimit?
    Bomba hodhėn mbi mitrėn e Afėrditės?
    Kufoma e dashurisė
    shkelet me ēizmet e luftės.


    Qė pastaj tė urrejmė dhe fėmijėt...
    Oh, e pamundur!


    Kur do tė lindim
    edhe njėherė mirė? Kur(rė)?



    * * *


    Ēdo njeri
    ka Itakėn e vet, thonė poetėt.
    Por dhe njė Kosovė ka brenda vetes
    ēdo njeri. Qė


    tė arrish nė Itakė
    duhet tė ravgosh gjithė jetėn nėpėr dete vuajtjesh
    e ishuj tė papritur magjish.


    Pritja
    thur ditėn dhe shthur natėn qilimin e vet prej kohe,
    endur me tejzat e nervave dhe arteriet e gjakut.
    Me fijet e fatit.
    Kurse nė Kosovė je
    e Kosova s’ėshtė. Ta kanė marrė
    pa e marrė dot. Ėshtė vazhdimi yt e
    ti si nė ngėrē nuk vazhdon dot. Ē’udhėtim
    tė ēon nė Kosovėn tėnde, ku duhet tė shkelėsh,
    o njeri? Mbi kufomat e vetvetes?
    I pėrzunė njerėzit e Kosovės. Bosh donin ta linin. As
    varrezat nuk janė aq bosh. Katakombe
    tė harrimit gjakatar. Gėrmadhė
    donin ta bėnin si Trojėn. U mblodhėn ushtritė e lashta
    dhe Troja u shėmb. Me turmat ikte dardani Enea
    pėrmes flakėve me tė atin mbi shpinė,
    dilte matanė detit
    dhe themeloi Romėn, thonė legjendat. Iknin
    kosovarėt me etėrit pleq nė kurriz dhe
    fėmijėt nė krahė, (rėndonte e shkuara
    dhe e ardhmja me-Zi mbahej), ēanin
    pėrmes baltrave
    dhe barbarisė sė huaj. Por


    u mblodhėn ushtritė e botės,
    nisėn njė luftė tjetėr
    dhe Kosova shpėtoi.


    Fėmijėt
    kėputin copa dėrrasash
    nga Kali i pėrēudnuar i Trojės
    dhe lozin si me shpata. Shkėrbejnė luftėn.


    Gjallė ėshtė
    ajo Kosovė brenda njeriut.



    FUNDI SI FILLIM


    E kuptove
    ē’ėshtė...? Ti e dite truall,
    por mė shumė qėnka shpirt.
    U pėrsėrit Beteja e Madhe, e dikurshmja,
    qėllimet ishin ndryshe aq sa dhe armėt,
    veē betejat e pėrditshme janė njėlloj
    dhe fryma, fryma, e jotja dhe e gjithēkaje tė gjallė,
    por dhe e sendeve. Vdekje s’ka.


    S’ėshtė simboli kėtu,
    por vetė thelbi me qytetet
    si shfletim i historisė,
    e cila ka mallkimin tė jetė pėrherė e tashme.
    Ėshtė emblemė, do tė thuash ti, jo, ideal,
    akt. Provė e botės. Jo dhe jo! Janė rrugėt
    mė shumė, janė njerėzit shumė mė shumė,
    ku urrejtja shkrin e bardhė
    si bora dhe bari i dashurisė mugėllon kudo
    livadheve dhe parqeve
    deri dhe te flokėt.
    Mos e krahasoni hėnėn me kosėn e vdekjes.
    Nuk kam frikė nga vdekja,
    nga jeta kam mė frikė. E ardhmja vjen
    prapa shpine. E kuptove?


    Ėshtė njeriu pėrgjysmė
    nė kėrkim tė gjysmės tjetėr, pėrtej miteve,
    qofshin dhe modernė. Po na shikon,
    e njohe? Je ti, unė. Ėshtė ēdo vetvete
    krejt e veēantė
    nė njerėzimin e njėjtė. Qė
    meriton gjithė qiejt, Perėnditė
    e sė Mirės, (brenda nesh janė, zgjohini!),
    ujrat e jetės, shkumba e valėve gjithmone krijon
    ēudira dashurish,
    duam parajsėn nė tokė, qė ėshtė gjendja jonė normale,
    praruar me diej
    dhe drejtėsinė duam, tė thjeshtė si natyra apo si epitafi
    dhe bukuritė qė gjithmonė janė hyjnore


    deri nė Fundin pa Fund.



    Nje bore e cutishme qe bie se prapthi

    Ka rene bore,
    ka rene bore,
    cuditerisht eshte e bardhe sikur ne
    te ishim te lire,
    ka mbuluar pemet qe s'kane bere asnje krim
    dhe supet e te burgosurve
    qe mbajne krimet e te tjereve.
    C'bore e bukur! Dhe telat me gjemba befas i zbuti,
    i shkelqeu, sikur te ishin ornamente.
    Jashte qytetet qeshin.
    Qytetet lozin
    dhe statujat do kene zbritur nga piedestalet
    dhe qellojne me topa bore. Statujat,
    ne qofte se s'kane vrare te tjeret
    per t'u ngritur lart.
    C'mrekulli! Cdo gje eshte bere me e bute, me njerezore,
    vetem njerezit kane ashpersine e shtetit
    qe bora s'ka c't'i beje. Po dhe shteti
    s'e ndalon dot kete frymezim bardhesie, fluid
    qe vjen nga qiejt
    e keshtu do te jete gjithmone.
    Pavaresisht se tek une ka rene bore e zeze
    se prapthi, ka dale nga toka
    si muzg i derrmuar,
    funebėr...



    Per Visar Zhitin kam degjuar shume vone.Ne te vertete vargjet e tija i lexova per here te pare ne kete Forum.Ky njeri, me shpirtin e tij fisnik dhe ndjenjat e pasterta kombetare, te ben te kesh shprese kur perjeton deshprim nga ndonje mbrapeshti e bashkekombaseve tu.
    Njerezit e sojit te Visarit te bejne ta ndiesh per ndere kur kupton qe : atje, natane kufirit, jane njerezit e trungut tend.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •