Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    Sa te besueshem jane analistet politike shqiptare

    Cfare e dallon nje analist politik te medias shqiptare nga nje komentator sportiv:

    1. Komentatori duhet te jete marre me sport, kurse analisti asnjehere me qeverisje;
    2. Komentatori sportiv duhet te bertase sa me shume kur te shenoje skuadra e zemres, kurse analisti te kete sa me shume faqe gazete per te lavderuar politikanin e tij te preferuar.
    3. Komentatori sportiv duhet te qaje kur te humbe skuadra vendase, kurse analisti politik jo- ai duhet ta dredhe dhe te argumentoje humbjen
    4. Komentatori sportiv duhet te jete i zoti te beje sikur komenton cdo ndeshje qe i kerkohet, kurse analisti te jete i zoti te jape mendim vetem duke pare politikanet e tij te dashur ne televizor
    5. te dy duhet patjeter te kene fraza te gatshme per cdo rast
    6. qe te dy jane te panevojshem per ata qe e shikojne ndeshjen ne fushe


    Cfare e dallon nje analist nga borizani( ai qe i bie borise neper aksionet e rinise komuniste dhe ne Peze)

    -borizani mund ta kete te pakten borine e vet, ndersa analisti nuk ka asgje te veten

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Analistet filozofe te vendit tone qe sforcohen te imitojne qofte edhe te kopjojne Platonin, pas-zedhenesin e Sokratit te madh, kane ngelur fatkeqesisht rober te vetedijshem te ligjeratave boshe, ideve te vjeteruara, slloganeve te kopjuara, retorikes papagalle, frymes se ushqyer nga ajri i ndotur i dhomave te mbyllura dhe ne shume raste te paaftesise se theksuar intelektuale. Por, nuk mbaron ketu filmi i tyre tashme i djegur. Nje gare e heshtur midis analisteve shqiptare per pushtet mediatik, ku me buzeqeshje artificiale apo “lojra” kllounesh kinse te bagazhit te tepert por aspak produktiv, eshte e perditshme ne mediat e shkruara apo ne ato televizive te “klasit te pare”. Po te bejme nje sondazh neper qarqe te vecanta shoqerore, nen dhe mbi tavolina baresh te nje niveli “ndryshe”, nuk do te cuditemi aspak me kontratat, marreveshjet apo pazaret qe nenshkruhen midis tyre dhe producenteve te ketyre mediave per tematiken mbi te cilen ngrihen keto kontrata. Tematike pa kre e pa fund, dhe me deshperuesja jashte realitetit shqiptar. Pra, qellimi i vetem i ketyre analisteve te “famshem” eshte fitimi ekonomik dhe imazhi fallco i njeriut me mend, pra i te ashtuquajturit Vip. Ndersa, per sa i perket kontributit nepermjet analizes se problemeve jetike ne vend, duke filluar nga gjendja ekonomiko-sociale, kulturore-arsimore dhe me e rendesishmja ajo gjeopolitike kombetare, (sic eshte problemi madhor i pavarsise se Dardanise) as qe nuk merren seriozisht e as nuk preokupohen se si dhe qysh do ti veje puna kesaj gjendjeje.



    Pse e themi kete gje? E themi sepse keta analiste ( shumica e tyre) jane te dehur ( shembull nga filozofia e lashtesise) nga vera e fucive qeveritare, gje qe do te thote se, nuk jane te afte te dalin jashte kontureve te kontrolluara nga njera apo tjetra parti-shtet, e majte apo e djathte qofte ajo ne keto 17 vite rremuje. Kjo pseudoanalize qe zoterinjte hedhin ne treg, nuk eshte as frytdhenese e as largpamese per interesat kombetare, por eshte nje filozofi e alkolizuar nga interesa te ngushta. Sot ceshtja e Dardanise, nuk eshte me teper nje problem i Evropes apo SHBA-se, sesa nje ceshtje shqiptare dhe si e tille duhet trajtuar shqiptarisht nga vete shqiptaret aq me shume nga shtresa intelektuale e tyre, qe per fat te keq apo te mire eshte ne rastin tone shtresa e historianeve, gjuhologeve, shkencetareve, politikaneve dhe studiuesve te ndryshem. Kjo eshte shtresa qe do te sjelle ate qe kam cilesuar edhe ne shkrimin tim te meparshem “Nje rilindje e re”, dhe do te mundesoje gradualisht ringjalljen e krenarise kombetare, nje element shume i nevojshem per shqiptarine ne kete shekull te rivleresimit te se drejtes se tyre.


    Analistet shqiptare si: F.Lubonja, M.Nano, M. Nazarko, A.Stefani, A.Zhei dhe te tjere ( perjashtoj z. K.Danaj i cili mban nje qendrim shume realist sipas kendveshtrimit tim), hyjne dhe dalin nga nje debat televiziv sikur te jene te aferm te shkalles se pare te politikaneve tane dhe jo te synojne me mendimin e tyre stimulimin e kesaj politike frikacake qe ajo te vihet ne sherbim te ceshtjes kombetare, pra aktualisht te pavarsise se krahines se Dardanise. Ku jane mendimet dhe reagimet e tyre te kulluara ne lidhje me tematiken degraduese televizive, reklamat e c’thurjes se identitetit, titujt e emisioneve ne gjuhe te huaja, filmat e degjenerimit moral te rinise, lajmet e cdo kanali televiziv qe ceshtjen e Dardanise e konsiderojne si lajm te rajonit dhe jo si lajm kombetar? Ku eshte gjithe kjo “inteligjence” kombetare qe flet per jeten private apo dashnoret e cdo politikani pervecse ruajtjes se moralit kombetar dhe rrugeve qe do te cojne ne zgjidhjen e problemeve madhore apo ngritjen lart te identitetit tone si komb? Ku fshihen analistet tane “te famshem” kur e dine fare mire se rinia e Shqiperise administrative nuk njeh ende kulturen, zakonet, traditen monofonike apo polifonike te kenges se mrekullueshme shqiptare? Perse kjo shtrese intelektualesh nuk ben “gek” kur sheh qe ne shkollat tona nxenesit apo studentet nuk njohin ende himnin kombetar, nuk begenisin flamurin tone, nuk shqetesohen pse vellezerit e tyre enden emigrante, pse shqiptaret e Dardanise nuk kane liri etj? Si ka mundesi qe analistet tane, pra intelektualet, nuk marrin qendrim kur lexojne emertime lokalesh ne gjuhe te huaja, tek degjojne ne nje dasem shqiptaresh kenge sllavo-greke dhe jo shqiptare, tek shohin prezantuesit e programeve televizive qe vetem shqip nuk flasin?

    Une nuk dua t’i “fryj” me teper mosbesimit tim tashme te kristalizuar, kur shpreh me ane te penes sime se keta analiste jane shume larg asaj qe shoqeria jone pret prej tyre, shume larg ruajtjes se moralit kombetar. Por, dua t’u kujtoj bashkekombesve te mi se keta analiste-intelektuale jane me afer interesave te politikes apo politikaneve te vecante sesa interesave te shoqerise.

    Pra, analistet tane, shtresa e intelektualeve, duhet te kuptojne nje here e mire se Ne shqiptaret jemi ende te pushtuar e te percare. Ata nuk duhet te kene as frike e as turp t’u thone teleshikuesve apo lexuesve te tyre se shqiptaret, pra Ne, jemi te pushtuar qysh prej 95 vitesh, si dhe qe te kemi mireqenie, drita, uje, buke dhe nje ekonomi solide, duhet ne radhe te pare te clirohemi nga pushtuesit, pra te bejme shtet e me vone te kerkojme qiqra ne hell ose pushtet sic rendom flasin fshataraket e politikes sone. Keshtu qe, pune per analistet shqiptare ka, madje edhe me pergjegjesi te madhe. Ne qofte se duan vertet te krekosen neper televizione si shpetimtare te situatave apo filozofe te medhenj, mendoj se duhet te jene ata te paret te marrin guximin e te shoshisin neper keto emisione televizive probleme madhore te kombit, e jo te merren me cingerrima feminore. Duhet te godasin hapur dhe pa rezerva gjithcka negative qe kalon nen dhe mbi hunden tone.

    Nje fakt tjeter i servilizmit te hapur te kesaj shtrese intelektualesh, ishte edhe trajtimi prej tyre i zgjedhjeve ne Dardani te cilat u diskutuan e u ridiskutuan dhe konkluzioni i tyre ishte “zgjedhje te qeta e te rregullta”. Farse! E gjitha eshte nje farse. Vertet na interesonte qe me zgjedhjet ne Dardani per shume arsye politiko-diplomatike nuk duhej te shprehnim dyshime apo skepticizma, por jo te mashtrojme veten duke thene se ishin zgjedhje te suksesshme. Nuk ka zgjedhje te suksesshme kur forca politike qe fiton, perfaqeson vetem 33 % te zgjedhesve, qe do te thote pushtet i pakices, pra diktature. Vertet ne duam qe t’i mbushim mendjen “botes” se jemi popull shtetformues dhe jo sharlatan e pa kre. Por kjo nuk do te thote qe te abuzojme me deshiren dhe vullnetin e popullit, sepse ndryshe nuk ka sesi te kritikojme sistemin e kaluar socialist (ose komunist) i cili perfaqesonte defakto vullnetin e pakices dhe jo te shumices. Edhe ky sistem, sipas teorise se konceptimit te zgjedhjeve ne Dardani, ishte sistem i shkelqyer sepse krijoi nje shtet, pra bindi “boten” se shqiptaret jane popull shtetformues. Per hir te teorise se shtetformimit apo tendences se autoviktimizmit politik shqiptar (ne jemi nje popull i vogel), nuk mund te justifikohen mashtrimet, servilizmat dhe abuzimet me demokracine e nje populli, aq me keq kur kjo loje “e keqe” i sherbehet lexuesit, teleshikuesit, (popullit), nga analiste te politikes te cilet dashur ose pa padashur genjejne dhe ngopen me luge te zbrazet, pra dehen me uje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Brari...te lutem ma jep mendimin tende reth kesaj teme!!!

Tema tė Ngjashme

  1. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •