Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 138 prej 138

Tema: Çamëria

  1. #121
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Pirro

    Pirrua një trim i ndjerë,
    në ledhëzë ishte lerë.
    Gjak iliri, kombësia,
    iperot ka Thesprotia,
    kaha vëndi inë Çamëria.
    Roma kur ja bëri pllanë
    të vij e t'i zij vatanë,
    Pirrua blodhi ushtarë,
    mori flamurë me shkabë,
    kapëtoi detin matanë.
    Në Romë pallën e xuarr,
    romakë griu e kuarr.
    U pataksën Entelija,
    si gjëmim kërcit buria.
    O romak, romak llatini,
    kushtu mirretë Ipiri!
    Kur doj shkelje këtë prak,
    t'u funduar Roma në gjak!
    Dhe çdo hasm'e zuzar,
    e dogj Pirrua me zjarr,
    se ish sojit kordhëtar,
    ish ngaha zëmra shqipëtar.
    Ka klëne trim edhe zot,
    gjak iliri, kah Thesprotë,
    stërgjysh i inë, çamërjot.

  2. #122
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Legjenda e Pirro-burrit

    Shumë burra e mbretër pa ki dhe
    po si Pirron, burrë e mbret s’kish parë
    Pirro-burri në Ledhezë leu *1
    Pirro-burri jetim na kish betur
    dhe i varfër në pikë të hallit:
    S’ish lipsar, po ku kish me të tepër
    s’ja përtonte të mirr me përdhunë
    njonjë kaciq, apo njonjë ziur
    dhe me shokët aj e piq me hell
    Pirro-burri një ditë ish i vetëm
    Pirro-burri çish bë atë ditë?
    Ai në pill, në malin e Bozhurit*2
    një kaciq e kish vënë më hell
    dhe mëlshitë të gjalla ja haj*3
    Pirro-burrit një ulk ju afrua
    dhe ju huadh me kaciq t’e haj
    Pirro-burri kaciqnë e la më hell
    ulkut kamën ja xorri rëpara
    dorë e kamë në golë ja hosi
    Ulku Pirros në grikë ju huadh
    Po jetimit në pikë të hallit
    shpejt di ipje në dihmë i venë*4
    Ja xuarr sitë ulkut të tërbuar
    -ja xuarr sitë e ja kllapurisnë
    dhe e pllaksën si shirkun bë dhe;
    si shirku bë dhe ulku ra plasur
    Pirro-burri ipjet si di motra
    i përgushi me di lot në si
    Pranë tire kaciqin e poqi
    Ipjet hanë në mishin e ulkut
    Pirro-burri në mish të kaciqit
    Dita-ditës Pirro-burri rritet
    dita-ditës i rritet dhe nami
    Nami rritet, po rritet dhe frika
    në rrezilët kumandarë vendi,
    që rrëzuar ja kishin të jatin
    edhe shinin si t’ua duaj qejfi
    pa përfillur njerëzinë e shkretë
    që për Pirron po këndonte këngën
    “Pirro –burri ishte ipe e qjellit!”
    Njerëzia e shkretë sa merr vesh
    se rrezilët kumandarë vendi
    jetim Pirron dojin që ta vrisnin
    na e nisin si vllaun në vëllau
    te mbreti i Shkodrës ata e shpunë
    dhe i thonë, “o mbret i nderuar”
    t’u rritët nami e rrofsh e klofsh sa malet
    Kaha Iperoja na të kemi ardhur
    të t’besojmë kët zok të ipjes
    të na rritet ipje e vërtetë
    që rrezilët kumandarë vendi
    turp i madh i Dodonës së shenjtë
    ne t’i zhdukim ngaha kjo faqe e dheut
    dhe me nder e të lirë të rrojmë!”
    Mbreti i Shkodrës si vëlla vëllaun
    Pirro-trimin shumë mirë e rriti
    ja psoi ki, çdo gjë që i duhej
    për t’ia zbardhë kudo faqen vendit
    klofshin kohët të mira e të liga
    Dhe një ditë Pirro-burri kthehet
    prap në Ledhëz, kutu ku na leu
    si një ipje hipur mbalë kalit
    Kali i tij, mre të madhe e kish hjénë
    Dukej kali sa mali i Bozhurit
    qafa e kalit sa Qafa e Dimalit*5
    Bi’ të Pirroja si Mal’ e Flamurit
    kurmi i tij arrinte lart në qiell
    Pirro burri, vetë ipja e qiellit
    koka jonë, në krahët e tij
    Dhe rrezilët kumandarë vendi
    turp i math për Dodonë e shenjtë
    Ne i zhdukëm kaha dheu i Iperit
    Dhe në dihmë i vajtëm kujt desh dihmë
    për të mbrojtur nderin dhe lirinë*6

    Margëllëç – Shijak, 1945

    1. Për vendlindjen e Pirros gojëdhënat janë të ndryshme. Disa thonë se ka qënë nga fshati Ledhezë i Gumenicës; disa thonë për një topogërmadhë me emrin Ledhezë, në fshatin Shënmrizë po të Gumenicës, ku thuhet se është fundosur një qytet i lashtë, të tjerë thonë për një vend në bregun e djathtë të Lumit të Zi. (Lumit të Gliqisë, Akeronit)
    2. Mal i Margëllëçit – Çamëri
    3.Edhe sot ka raste që çamët e labët, ashtu si në kohën e lashtë, mëlçitë mushkëritë, shpretkat dhe dhjamët e berrit (sidomos të kecërve e qengjave të porsatherur (vazhdojnë t’i hanë të gjalla.
    4. Ipje: fjalë e rrallë çame për shqipen, shqiponjën, shkabën
    5. Qafë në mes të majave Flamur i Madh e Flamur i Vogël, në Malin e Bozhurit
    6. Kjo legjendë për Pirron, është marrë nga Hamit Haxhi Braho, të cilit ia ka treguar papa Marko Kushovica, meshtar patriot nga fshati Kushovicë i kazasë së Gumenicës.

  3. #123
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar EDLIN për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #124
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Vallja E Beri Te Pavdekshem

    Nuk besoj se ka ndonje shqiptar ose grek, qe te mos njohe vallen e famshme te 'Osman Takes' dhe mos kete pasure deshire ta shohe, por edhe ta kerceje nje here. Eshte nje nga vallet me te bukura burrerore Shqiptare, por pelqehet shume dhe nga Greket.

    Osman Taka pra, ishte nje rebel kokekrisur, qe ishte kunder pushtuesve Turq. Thone se ishte nje djalosh i bukur, qe me fustanellen e tij te bardhe fluturonte, me disa shoke besnike dhe trima, nga mali ne mal dhe u kishte kallur daten pushtuesve osmanllinj.

    Aso kohe, te gjithe ata qe rebeloheshin kunder pushtuesve turq,
    kuqeshin 'kusare', sepse qe te rronin ne male te ndjekur nga ushtaret turq, detyroheshin shpesh te rrembenin bageti dhe ushqime te tjera qe te mundnin te kalnin, sidomos dimrin.

    Dikur turqit e rrethuan grupin e vogel te trimave te Osman Takes dhe, megjithese luftuan me trimeri, turqit munden te kapin te gjalle Taken trim dhe disa shoke te tij. I cuan ne qytetin me te afert dhe si u bene nje gjyq te shpejte, i denuan me vdekje, t'i varin ne litar.

    Kur erdhi dita e ekzekutimit kishte ardhur dhe pashai i vilajetit,
    sepse varja e Osman Takes ishte nje ngjarje me rendesi dhe deshironte ta ndiqte vete pashai. Ishte bere zakon qe te denuarin me vdekje ta pyesnin per deshiren e tij te fundit para se ta conin ne litar.Kur pyeten Taken se c'deshire kishte per te fundit here ai u pergjigj:

    "Dua te kercej nje valle perpara pashait turk!"

    Meqenese deshira e te denuarit me vdekje ishte e deturyeshme, lajmeruan pashane per kerkesen e shqiptarit te krisur.

    Pashai e pranoi kerkesen dhe, si ishte e natyrshme, ne oborrin ku ishin ngritur trekembeshat,u mblodhen te gjithe funksionaret dhe shoqeruesit e vezirit. Pas pak sollen te shoqeruar Osman Taken, i cili kishte kerkuar t'i sjellin
    nje fustanelle te bardhe dhe nje kreher, qe te krehe mire floket dhe mustaqet e zeza.

    Sigurisht qe kishin lajmeruar dhe sazet me gerneten perkatese sipas kerkeses te denuarit. Ai iu afrua sazexhiut dhe i peshperiti ****a ne vesh, duke kenduar pa ze nje melodi. Klarineti e kapi menjehere melodine.

    Nderkohe, kerkoi nje shami dhe nje nga shoket e tij ta mbaje. Me nje levizje te kokes te pashait, iu plotesuan te gjitha kerkesat
    nderkohe pashai shpresonte nenshtrim, qe t'i falte jeten...

    Me ne fund Osman Taka, me shami ne dore dhe i mbajtur nga nje shok i tij, qendroi ne mes te rrethit te njerezve kundrejt trekembeshave dhe ja nisi i pari kenges:

    "Hajde more Osman Taka...!"

    Gerrneta e kapi menjehere melodine dhe trimi shqiptar nisi te kerceje vallen legjendare atje, perpara armiqve te tij dhe vdekjes...
    kercente kaq bukur dhe kur hidhej perpjete, si pellumb i bardhe me fustanellen e tij, duke thirrur 'hoooopa!'

    Rrotullohej ne vend duke qendruar mbi nje kembe dhe atje ku prisje te binte pertoke, hidhej perpjete dhe kembet e tij arrinin supet e trimit qe e mbante perdore.

    Te gjithe te pranishmit e veshtronin me admirim dhe habi, duke harruar se ai ishte i denuar me vdekje dhe nje armik e rendit turk. Kur mbaroi, i mbytur ne djerse, drejtoi trupin dhe fshiu ballin me shami. Te prannishmit nuk u permbajten dhe duartrokiten...Valltari kerkoje nje gote uje dhe si piu, thirri:

    "Tani jam gati te shkoj ne litar per vatanin tim!"

    Te gjithe prisnin shenjen e pashait qe te ekzekutohej denimi, por u habiten kur pane se pashai fshiu syte e lotuar. Pastaj, parpritur, u ngrit dhe me hapa te shpejta shkoi dhe e perqafoi Osman Taken. I denuari nuk e kuptoi dhe besoi se do t'i kerkonte nenshtrim, prandaj u terhoq nga krahet e pashait.
    Atehere pashai thirri:

    "Nje valltar si ky nuk shkon kurre nje litar!"

  6. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Ne jemi Epirotas!
    Po! Epirotas jemi ne. Na njohin malet, fushat, lumenjte, anedetet. Na njohin Tre Guret e Zeze atje ne Preveze, na njohin greket matane Artes, matane Pindit. Na njef dielli dhe hena, na njohin ullinjte tane pleq. Ne jemi shume dhe quhemi Kaon, Mollos e Thesprotas por jo vorioepirot ose dicka tjeter. Ky term ka dale shume vone, ateher kur grekeve ju lindi ideja te debonin epirotasit e jugut, Thesprotet , Camet dmth.
    Suliotet jane epirotas, camet jane epirotas, himariotet jane epirotas, leberit po ashtu, permetaret, Erseka, Leskoviku e me tej. Ne te gjithe jemi Epirotas dhe per cudi flasim gjuhen e bukur shqipe.
    Po! Ne jemi Epirotas. Pirro ishte I yni dhe ne jemi te tijte. Pyesni majat e maleve ne Sul e ne Cameri dhe do tju pergjigjen ne gjuhen tone. Pyesni ujrat qe rrjedhin poshte Ures se Artes dhe brigjet e lumit Kalama. Ato do deshmojne ne gjuhen tone. Pyesni kedo ne Kaoni dhe do tju thone qe jemi epirotas dhe ketu ska asgje te pavertete. E paverteta fillon atje ku thuhet se Epirotasit e veriut na qenkan greke!!
    Une jam Epirotas dhe nuk jam grek dhe kete e di nga te paret e mi. Ata e dine nga ata qe I sollen ne kete jete dhe keshtu deshmite shkojne ne thellesi te shekujve.
    Bashkojeni zerin me mua dhe ju te te gjithe o Thesprotas, dhe ju o Kaon, dhe ju o Mollos se ne jemi epirotasit qe ta themi te gjithe bashke:
    Po! Ne jemi Epirotas
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  7. #126
    Resistant!!!! Maska e Klevi
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    220
    Deri me tani camet jan intergruar ne shqiperi dhe ato dallime qe kane qene po zhduke me kalimin e kohes


    JA dhe nje kenge came http://www.youtube.com/watch?v=vxfrM1QOGUw
    It's nice to be important, but it's more important to be nice...!

  8. #127
    Resistant!!!! Maska e Klevi
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    220
    It's nice to be important, but it's more important to be nice...!

  9. #128
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pronat çame, si u pushtuan nga pronarë të paligjshëm grekë

    Pronat çame, si u pushtuan nga pronarë të paligjshëm grekë

    Paramithia ka një kullë të madhe çame, që gabimisht përshkruhet nga autoritetet lokale greke si "veneciane


    Autori i Lajmit: red.

    “Kriza më therëse nga e gjithë kultura arkitekturore çame, është pasuria private (shtëpitë) e tyre. Kjo është natyrisht e lidhur pazgjidhshmërisht me dështimin e qeverisë greke për ta zgjidhur si duhet këtë, me pronarët e vërtetë shqiptarë çamë. Kudo shtëpi të tilla janë pushtuar nga pronarë të paligjshëm grekë ose nga emigrantë brenda për brenda Greqisë”

    Një nga përshtypjet më shokuese të Epirit bashkëkohor, është zbrazëtia shpirtërore e kësaj province veriore greke, që për shqiptarët është e njohur si Çamëria. Pyje të tëra tashmë mbulojnë atë që dikur ka qenë një tokë e begatë, duke lënë thjesht ca vendbanime të shpërndara aty-këtu, të braktisura si rezultat i një historie të ashpër që ka përfshirë shqiptarët, sllavët dhe grekët e këtij rajoni, për shkak të etnicitetit apo besimeve të tyre politike. Shkretëtira që i kalon kufijtë, ka mbështjellë shumë fshatra që dikur kanë qenë të banuara nga shqiptarët etnikë, ose nga çamët, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në fund të Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, kanë mbetur ca dëshmi të palëvizhme të këtij rajoni dikur të populluar, në formën e shtëpive të shkatërruara, xhamive dhe ndërtesave të tjera, të cilat zgjaten që nga kodrat, apo nga skutat e izoluara, të fshehura nëntokë në rrethinat e vendbanimeve të reja.
    Shtëpitë çame
    Këto ndërtesa të vjetra të Epirit/çamërisë përbëjnë një nga zonat më të rëndësishme të grumbulluara gjeografikisht të monumenteve historike të periudhave veneciane dhe otomane në Evropën Juglindore. Ato ekzistojnë në një rajon kompakt, që shtrihet në brendësi nga kufiri shqiptaro-jugor i 1913 në jug të Janinës dhe Artës, dhe poshtëë Vonitsas dhe Prevezës në bregdet. Përveç teatrit të Dodonës, ekzistojnë edhe ca monumente nga periudha e lashtë. Rrënojat e pakta mbresëlënëse janë përqendruar në fortifikimet majë-kodrave të ilirëve, të cilët më pas u bënë themelet e kështjellave të mëdha veneciane dhe otomane si: Kalaja e Rogoit dhe Karavosstar-it. Ekzistojnë edhe një numër i konsiderueshëm monumentesh islamike të gjetur në gjithë Epirin, të cilat përfshijnë, xhaminë e bukur dhe të palëvizshme në liqenin e Janinës, ngrehinën ushtarake otomane në Pende Pigada, dhe shumë ura të mrekullueshme në Arta dhe kudo. Mijëra shtëpi të thjeshta, shumica të pabanueshme, kanë mundur t i mbijetojnë disi historisë së dhunshme dhe tragjike të rajonit gjatë shekujve nëntëmbëdhjetë dhe fillimit të njëzetit.
    Rrëmbimi i pasurisë
    Gjendja e turpshme e ruajtjes së shumicës së kësaj pasurie nga qeveria greke duhet të bëhet një çështje e shqetësimit ndërkombëtar.Pavarësisht se vitet e fundit është bërë shumë progres në deklarimet për t i ruajtur këto zona në qytetet greke, shumë ndërtesa historike dikur të banuara prej shqiptarëve janë shkatërruar që nga viti 1945. Në fshatra, kanë nisur disa punë restauruese që në themelet e ndërtesave si në kështjellën e Rogoi-t, por pjesa më e madhe e burimeve të vlefshme ndodhet në zonat si Dodona, e cila mund të zërë një vend në kanunin e miratuar të historisë greke. Sidoqoftë, në këtë punë restauruese ekzistojnë ca shtrembërime trashanike të historisë së lashtë dhe moderne në informacionet që u jepen vizitorëve.
    Shtrembërimet
    Periudha ilire nuk përmendet kurrë, dhe natyra e përkatësisë etnike të drejtuesve si Mbreti Pirro, ose lihet në harresë ose shtrembërohet qëllimisht. Fakti që fiset lokale gjatë periudhës së lashtë ishin një përzierje e grekëve dhe folësve jo grekë gjithashtu nuk thuhet.Në periudhën moderne, natyra e shtrembërimeve të tilla bëhet edhe më negative. Kjo është veçanërisht periudha gjatë qeverisjes së Ali Pashë Tepelenës (1788-1823). Shumë monumente otomane nuk kanë informacion as historik dhe as kulturor të vlefshëm për të gjithë llojet e turistëve. Vetëm xhamitë e pakta mbijetuese janë cilësuar si muzeume , duke ndjekur kështu modelin e shpikur nga komunistët jugosllavë, pavarësisht ekzistencës së myslimanëve vëzhgues në shumë lokalitete.Varrezat myslimane janë përdhosur vazhdimisht nga puna e ndërtimeve moderne, veçanërisht ndërtesat pranë rrugëve. Në të njëjtën kohë shumica e punës restauruese është e financuar nga Bashkimi Evropian, që është në dijeni se fondet e BE-së, po përdoren për të nënshkruar projeksionin ideologjik të historisë nacionaliste greke. Kriza më therëse nga e gjithë kultura arkitekturore çame, është pasuria private (shtëpitë) e tyre. Kjo është natyrisht e lidhur pazgjidhshmërisht me dështimin e qeverisë greke për ta zgjidhur si duhet këtë, me pronarët e vërtetë shqiptarë çamë.
    Pronarët e paligjshëm
    Praktikat ndryshojnë në secilin lokalitet. Në disa raste, shtëpitë historike që u përkisnin familjeve të çamëve të zhdukur, janë respektuar si monumente në zonat përkatëse, dhe nuk është ndërhyrë në to, edhe pse mund të kenë patur shumë nevojë për riparim. Sidoqoftë të tjerat, shpesh janë përdorur në mënyrë të paligjshme për qëllime të papërshtatshme, si streha për kafshët e fermave. Kudo shtëpi të tilla janë pushtuar nga pronarë të paligjshëm grekë ose nga emigrantë brenda për brenda Greqisë. Në vende të tjera ka një numër të rëndësishëm shtëpish të vjetra të larta të shqiptarëve, ose kulla, të një cilësie arkikulturore mahnitëse, që kanë mbijetuar mes pyjeve dhe zonave me shkurre, për shkak se kanë qenë në zona të vjetra ushtarake afër kufirit shqiptar. Monumentet më të rëndësishme urbane janë Paramithia dhe Margariti, dhe në qytete të vogla si Perdika. Paramithia ka një kullë të madhe çame, që gabimisht përshkruhet nga autoritetet lokale greke si "veneciane", si dhe një kështjellë otomane e krijuar mrekullisht, të cilën e pranojnë me vështirësi.Margariti ka një numër të konsiderueshëm shtëpish private të mëdha, përfshi dhe banesën e vjetër të pashait otoman. Ndërsa shtëpia e tij e re, është e mbuluar krejtësisht nga bimësia, saqë është e vështirë të shihet nga vizitorët. Në disa disa zona, shtëpitë e çamëve, janë pushtuar ilegalisht nga ca grekë lokalë, madje edhe nga kisha ortodokse greke, dhe ato mund të përfundojnë me shkatërrimin ose restaurimin e papërshtatshëm të pasurisë çame.
    Ruajtja e trashëgimisë
    Kështu ruajtja e trashëgimisë së madhe sociale dhe historike të çamërisë është ndërthur me problemin politik dhe ligjor të drejtësisë për pronarët e pasurive çame, dhe deklarimet për kompensim nga familjet e prekura nga gjenocidi i Zervas në vitet 1943-1944 dhe përpjekjet e hershme për spastrim etnik. Strategjia në Epir e qeverisë pasuese greke ka qenë lejimi i një procesi të ngadalshëm dhe tepër të fshehur të erozionit të historisë dhe trashëgimisë çame, dhe zëvendësimi i saj me modernizmin grek. Një proces i ngjashëm gjithashtu prej mijëra prona në Greqinë veriore, që u përkasin sllavo-maqedonasve, të cilët u detyruan të largoheshin nga Greqia pasi mbështetën palën humbëse në luftën civile greke 1944-1949. Në këto raste, Greqia shkel ligjin e Bashkimit Evropian dhe ligjin ndërkombëtar që aplikohet për pagimin e kompensimeve dhe kthimin e pasurisë për viktimat e luftës dhe të spastrimit etnik. Arsyeja kryesore për vazhdimin e gjendjes së luftës nga parlamenti grek dhe kufizimet e paligjshme ndaj minoriteteve turke dhe sllavo-maqedonase, është që të shmanget një zgjidhje racionale e këtyre çështjeve dhe të mbrohet Greqia nga deklaratat financiare për kompensim.



    Ky lajm është publikuar: 04/04/2009

    ballkan.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #129
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Paramithia ka një kullë të madhe çame, që gabimisht përshkruhet nga autoritetet lokale greke si "veneciane

    Kjo eshte kulla ne Paramithi:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  11. #130
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Kjo eshte keshtjella e Paramithise (Ajdonati):
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  12. #131
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Margëlliç:

    http://traditionalvillages.gr/www/in...25&Itemid=338#
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  13. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-02-2009
    Postime
    7
    Pershendetje o Cameri, motra dhe vellezer , Dardania(KOSOVA) 100 vjet nen thundren e armikut , dhe nuk u durzua as gjuhe e as kulture , Edhe krahina e camerise do te lulzoj nje dite dhe shpresa nuk vdes kurre , me respekt per C A M E R I N E.

  14. #133
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Me mundon dhe preke thelle kjo qeshtja Came.
    I perkrahe tani e do ti perkrahi edhe me vone nese kjo qeshtje do te kerkoje nje zgjedhje me konkrete.
    Besoje shume se ne te ardhmen e aferme do te ndodhe qe qeshtja Came do rregullohet ashtu siq duhet,te padrejtat duhet te rregullohen.
    Jemi me ju Cameri.

  15. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2009
    Vendndodhja
    Preveze
    Postime
    71
    Ceshtja Came esht ne prang per te zgledhur por ka ngelur ne politiken e dy shteteve qe duhet te zgjedhin po qe nuk e njohin ket ceshtje.
    Shqiperia edhe Greqia.
    Kasta politike ne shqiperi ben c'do mos per pasifikimin te problemit cam se kercenon interesat e kleptokacise te lidhura fort me greket.
    Terrorizohen se mos u iken nga kontrolli edhe ju prish mardheniet me greqine te cilen e ruajn me teper se sa ruhen greket qe mos ti prishet imagi ne terrenin nderkombetar.
    Kjo eshte prapa parulles se e konsiderojn greqine partnere strategjike.
    Le te na tregoj dikush se c'fare strategji mund te ket nje qeveri i dhenderit te serbve ose burit i kurves te gjeneralit asfalies greke, edhe te pasardhsve te tyre.

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar arvaniti.korca për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  17. #135
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Kjo eshte nje harte e Çamerise me emrat e fshatrave te djeshem dhe "te sotem"

    http://www.cameriainstitute.org/images/harta.jpg

  18. #136
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    por shikoni cbehet ne facebook ne faqen e PDU

    http://www.facebook.com/home.php?#/p...107870?ref=sgm

    hapa kete faqe dhe cte shikoj ne postimet e bera ja linket me poshte :

    http://groups.yahoo.com/group/tschameria/message/10786
    http://groups.yahoo.com/group/tschameria/message/10787

    keto nuk jane gjera te mira

    http://groups.yahoo.com/group/tschameria/message/10788
    http://groups.yahoo.com/group/tschameria/message/10763

    pres komentet tuaja

    ps : nuk shkoni gjekundi nese do filloni te ziheni PDI-PDU
    __________________

  19. #137
    rifat1
    Anëtarësuar
    07-04-2010
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    21
    pershendetje Cobra për shkrimin e juaj për vllazerit Cam ju pershendes nga zemra edhe pse von jam kyqur ne këtë forum por qka lexova nga shkrimet e juaja për vllazerit Cam më shtyn te them edhe pak fjal.Edhe ne në Kosovë kemi vuajtur me dekada nga sllavët edhe ende spo mundemi ta arrijm ate qka e dëshirojn kosovaret.kam qen pjestar i UÇ-së qdo mengjes emi ngrit duke kenduar këng qame dhe atëher jemi betuar se trojet shqiptare do ti bashkojm ashtu ishte betimi ynë, por pas qlirimit të Kosovës disa jan ngopur me një pavarsi dhe sa po shifet shum pak jan duke kushtuar Bashkimit Kombëtar Bashkimi i trojeve shqiptare. qdo her kam qenë për Shqiperin etnike edhe do te mbetemi gjer në vdekje,por koha erdhi dhe duhet te jemi te bashkuar dhe te punojm për Bashkimin Kombëtar. Me pak fjal dua ta përshëndes edhe Joti-n për komentin që e kishte bër për qashtjen Came dhe në një fjali shkruan se shqiptarët e Kosovës e adhurojn Enver Hoxhen është e vertet se baballarët tanë e kan njoftur si pris i shqiptaris kuptohej ata qe nuk e adhuronin titon pasi titoja sishte me origjin shqiptare dhe se për njerzit qe e donin Shqiperin Etnike me shpirt e zemer mbanin fotot e Enverit e jo të titos edhe pse u burgosën u torturuan u dëbuan me dhun pasi që ishin armik i ati rezhimi titoist. E ne që ishim rrit ne atë frym patriotike ne Shqiperin e nifshim si atëdheu i ynë e jo vllaznim bashkimin e titos jugosllave.

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar rifat1 për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  21. #138
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Gjeneral-Major Hilmi Seiti merr titullin “Nder i Çamërisë”
    --------------------------------------------------------------------------------


    Do të përkujtohet në Shtëpinë e Oficerave ditën e shtunë më 24 prill, Gjeneral-Major Hilmi Seiti, i cili vdiq 50 vjet më parë. Në këtë ceremoni, Gjenerali do të nderohet me titullin “Nder i Çamërisë”. Pas fjalës së hapjes dhe dorëzimit të titullit familarëve të kësaj figure, do të bëhet një përmbledhje e jetës dhe veprës së Seitit.

    Ai ishte një pjesëmarrës i Luftës Nacionalclirimtare dhe ishte me origjinë nga Çamëria. Ai dyshohet se është vrarë në kohën e komunizmit nga Sigurimi i Shtetit.


    Jonida Salku

    http://www.gazetavogel.al/read.php?id=53016

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  2. Kush janë heronjtë e ÇAMERISE - Batalioni "Çamëria"
    Nga Pyrrhus_Mollos në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 30-01-2013, 17:21
  3. Çamëria bashkon historianë nga Evropa
    Nga brooklyn2007 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 14:25
  4. Çamëria dhe Palestina
    Nga celyy në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2009, 17:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •