Pirro
Pirrua një trim i ndjerë,
në ledhëzë ishte lerë.
Gjak iliri, kombësia,
iperot ka Thesprotia,
kaha vëndi inë Çamëria.
Roma kur ja bëri pllanë
të vij e t'i zij vatanë,
Pirrua blodhi ushtarë,
mori flamurë me shkabë,
kapëtoi detin matanë.
Në Romë pallën e xuarr,
romakë griu e kuarr.
U pataksën Entelija,
si gjëmim kërcit buria.
O romak, romak llatini,
kushtu mirretë Ipiri!
Kur doj shkelje këtë prak,
t'u funduar Roma në gjak!
Dhe çdo hasm'e zuzar,
e dogj Pirrua me zjarr,
se ish sojit kordhëtar,
ish ngaha zëmra shqipëtar.
Ka klëne trim edhe zot,
gjak iliri, kah Thesprotë,
stërgjysh i inë, çamërjot.
Krijoni Kontakt