Shqiptari i rendomte rritet ne atmosferen ku dallimi fetar eshte i nenkuptueshem. Fakti se eshte dikush prej shqiptareve mysliman, ortodoks apo katolik, qofte me bindje apo me prejardhje, nuk percakton vije dalluese me tjetrin.

Kur dallimet jane te nenkuptueshme dhe kur ato nuk percaktojne vija dalluese, kemi nje gjendje te tolerances se lindur, te natyrshme, qe nuk eshte pjese e nje doktrine shkollore, e nje ideje te imponuar nga superstruktura. Te lindesh shqiptar do te thote ne mase te madhe te lindesh tolerant ndaj dallimit fetar. Apo, sic ndodh poashtu, te mos e njohesh fare dallimin fetar.

Avantazhi i ketille i madh, i kondicionuar nga gjeografia dhe historia e kombit, eshte bere aq i nenkuptueshem, sa qe nuk e verejme, aq sa duhet te organizojme nje konference te ketille nderkombetare se paku per ta shenuar, per ta perkujtuar veten dhe te tjeret se ekziston ky avantazh.

Ky avantazh, gjeografia e historia jone, ndoshta do te mund te na japin paradigmat, edhe per veten, edhe per konfliktet e shekullit ne te cilin kemi hyre, e i cili, qe ne fund te shekullit te cilin porsa kaluam, anoncohej si epoke e konfrontimit te feve dhe civilizimeve.

Paradigma themelore shqiptare, vene ne forme te thjeshtesuar eshte se nuk ka ekzistuar kurre konflikti religjoz brenda ketij kombi, ndersa atehere kur ka ekzistuar konflikti me kombet e tjera, ai nuk ka pasur permasa religjioze.

Si eshte e mundur kjo?

1. Emri i bashkimit

Eshte e mundur me nje shikim te thjeshte te formimit te kombit shqiptar. Adoptimi i te tri besimeve fetare te shqiptaret ka krijuar dy efekte qe do te kene pasoja afatgjata per rrugen e kombit. E para, per dallim prej fqinjve te shqiptareve, kombi nuk eshte ndertuar me ndihmen e nje feje, apo rreth nje feje. E dyta, dhe si pasoje e te pares, rruga per ndertimin e kombit ka qene edhe me e gjate, edhe me e mundimshme, sepse ka nenkuptuar respektimin e pluralizmit te brendshem. Shqiptaret e kane te integruar, tashme si komb, pluralizmin fetar, pra edhe pluralizmin kulturor nese merret feja ne dimensionin e vet kulturor. Dhe, ndonese per kete duhej paguar me vonese ne formimin kombetar (popujt e shtetet evropiane bashkekohore jane formuar me shpate e zjarr, krejtesisht ne kundershtim me idene e pluralizmit) produkti final eshte toleranca si gjendje e lindur brenda kombit, dhe mungesa e dimensionit fetar ne konflikte me kombet e tjera.

Nuk do shkuar larg ne histori per te pare kete. Ne Kosove, konflikti i gjate mes shqiptareve dhe formave te ndryshme te pushtetit serb nuk mori kurre dimensionin fetar. Edhe perkunder perpjekjeve te propagandisteve serbe qe t'i identifikojne shqiptaret si luftetare islamike, konflikti ishte vene ne menyre konsistente ne rrafshin e te drejtes per vetvendosje kombetare, jo ne rrafshin e terheqjes se vijave diferencuese fetare. Ne Kosove nuk u luftua kunder ortodoksizmit, por kunder fashizmit serb.

Ne Maqedoni, gjithashtu, ne konfliktin para dy vjetesh, nuk u shenua "konflikti i civilizimeve", atij krishter me ate mysliman, por konflikti mes dy vizioneve per te njejtin shtet, mes vizionit te dominimit, te perfaqesuar nga nje shumice partish maqedone dhe nje vizioni te kohabitacionit te perfaqesuar nga UCK dhe partite shqiptare nenshkruese te Marreveshjes se Prizrenit.

Historikisht, te gjitha konfliktet e zhvilluara mes shqiptareve dhe te tjereve kishin nje emerues te perbashket, mbrojtjen dhe zhvillimin e kombit.

3. Mesimet shqiptare

Fakti se nacionalizmi shqiptar eshte me i forte se cilado fe, me duket se eshte paradigme edhe e shekullit te kaluar, por edhe e shekullit ne te cilin jemi. Dhe ky eshte dimensioni jo vetem i shqiptareve, por nepermjet shqiptareve mund te kuptohet ne Evropen bashkekohore dhe ne konfliktet e reja apo te vjetra, ne Lindje e Mesme dhe Azi Qendrore.

Koncepti i konfliktit te civilizimeve i zhvilluar pas konfliktit ne Bosnje e Hercegovine dhe me zhvillimin e metejshem te konflikteve ne viset me influence kulturore a fetare i myslimaneve, qofte ne Evrope apo ne Lindje te Mesme, anashkalon faktorin themelor te cilin ne e kemi te mesuar si shqiptare: ai eshte faktori komb.

Ne Bosnje e Hercegovine, afersia kulturore mes boshnjakeve, serbeve dhe kroateve ishte aq e madhe sa qe, per te instaluar nje vije me te madhe ndarese mes ketyre popujve u induktua konflikti religjioz. Qellimi, natyrisht, nuk ishte "konflikti i civilizimeve" ne kuptimin fetar, por krijimi i shteteve te medha etnike, Serbise se Madhe dhe Kroacise se Madhe.

Po ne Lindjen e Mesme, a ka analogji me kete gjendje? Gjithsesi. Konflikti i tanishem izraelito-palestinez eshte ne mase te madhe i ndikuar jo nga ndasite fetare por nga procese te paperfunduara te vetvendosjes. Shteti izraelit, i krijuar si fryt i fajesise evropiane per gjenocidin ndaj hebrenjve ishte njekohesisht edhe frenim i procesit te formimit te shtetit palestinez. Me vite, ky konflikt vecsa eshte acaruar , per te marre poashtu edhe dimensionin religjioz.

Kriza ne Irak, i ka ne disa aspekte rrenjet e veta me ceshtjen shqiptare. Nuk eshte ne pyetje konflikti mes Islamit dhe Perendimit te krishtere, por eshte ne thelb eshte produkti i marredhenieve post-Otomane. Bagdadi dhe Tirana dikur ishin pjese te nje Perandorie, dhe jeta e vdekja e kesaj Perandorie ndikoi ne vonese te ngritjes se shtetit, qofte irakian, qofte shqiptar. Ne te dyja rastet, kemi te bejme me vonesa ngritjesh shteterore jo per shkak te religjionit, por per shkak te procesit te vonuar te dekolonizimit.

Ceshtja kombetare eshte sot motori themelor kulturor i konfliktit, ndersa fete jane instrumente te perdorura jo rralle per te mjegulluar natyren e konfliktit.

4.Sfidat evropiane te shqiptareve

Ne nje kuptim, Evropa po shqiptarizohet. Ne kuptimin e vet pozitiv, Evropa Perendimore kthehet ne gjendjen e multikulturalizmit sic e kishte para formimit te shteteve kombetare. Dy fqinjte e Shqiperise tashme e kane pare kete. Ne Itali, ku prej peseqindvjetesh ekzistojne koloni arbereshe me konfesion ortodoks, valet e reja te imigracionit kane sjelle edhe pranine e nje milion myslimaneve. Keta jane pjese te Italise se re, e cila e transformuar ne shtet laik, duhet te pranoje se nuk ka nje model fetar pre te gjithe.

Ne Greqi, vend i ndertuar me nocionin e nje feje, nje gjuhe, nje kombi, nje milion imigrante, gjysma prej tyre shqiptare, po ndikojne ne transformimin kulturor te vendit drejt tolerances. Nje xhami duhet te ndertohet dikund ne Athine per te gjithe myslimanet qe jetojne aty, ndersa ende jane shenjat e xhamive te rrenuara e te transformuara ne kinema a depo pas clirimit te Greqise nga perandoria otomane. Mund te ndodhe edhe dicka qe deri dje ishte e paimagjinueshme, qe te diskutohet per ndertimin e nje kishe ortodokse shqiptare ne nje vend qe gjate shekullit te kaluar kishte edhe nje rryme te forte kleronacionaliste qe thoshte se te gjithe ortodokset ne Shqiperi jane greke. Ky dialog religjonesh po krijon edhe nje model te ri kulturor: ne Greqi ku shqiptaret u asimiluan o u debuan, tashme njihet si realitet i pakthyeshem prania e gjysme milioni shqiptaresh te rinj.

Cili eshte motori i ketyre ndryshimeve ne Itali e Greqi? Globalizimi, dhe interpretimi i ri i kombit ne te. Per shtete e kombe te formesuara, sic jane Italia dhe Greqia, ceshtja themelore sot nuk eshte mbrojtja e identitetit kombetar apo e sovranitetit shteteror. Ceshtja themelore eshte te qenit konkurrent ne Bashkimin Evropian, dhe nepermjet te ketij tregu, te qenit konkurrent ne tregun boteror. Konkurrenca ne tregun boteror do te thote kompetivitet me superfuqite ekonomike te se ardhmes si Kina, dhe per ta bere kete pune, nevojitet krah i ri i punes ne nje Evrope qe ka renie te ndjeshme demografike.

Ndonese konkurrenca me Kinen quhej para dhjete vjetesh si konflikt i ardhshem i civilizimeve, paradoksalisht, kjo konkurrence po krijon dialog dhe integrim kulturor. Krahu i ri i punes ne Greqi e Itali nenkupton shqiptare te te gjitha besimeve, tunisiane, somalez, kurd .....

Por, sfidat shqiptare nuk kane te bejne vetem me integrimin e atyre qe nuk jetojne ne atdhe. Kane te bejne me integrimin e teresishem te shoqerive shqiptare brenda Evropes se bashkuar. Kjo do te thote integrimin e Shqiperise, Kosoves, Maqedonise, dhe shteteve te tjera me prani autoktone shqiptare brenda Bashkimit Evropian.

Sfida reale eshte se a mund te jete Evropa kaq tolerante si shqiptaret, a mund te absorboje popujt me kontekste te ndryshme kulturore, perfshire ketu edhe ate mysliman?

Per shqiptaret, nderkaq, sfida eshte se a mund te bejne dy gjera ne te njejten kohe: te perfundojne procesin e shtetberjes bashkekohore duke ndertuar paralelisht integrimin e vet brenda Evropes se bashkuar.

Ky eshte dialogu i vertete.