Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 34 prej 34
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    VETMI

    Prangim i jetes i cdo fati ,
    vetmi qe s'ke me c'ka e mbush;
    te ndajme qejfet jemi gati,
    trishtimet s'del t'i ndaje kerkush.

    Rri bej sehir si mbret i shkalur
    me zemren pikur helm e kob,
    dhe shoh ndaj fatit krye varur
    si vitet rendin me galop.

    Dhe kthejne prap' duke gulcuar
    te vjetren enderr per te vrare.
    po ja qe nje gropez e vetmuar
    se s'shqyhet gazit : C'je i marre!

    Se brenga tretet pas nje grime
    dhe gjindja (as qe nuk dyshoj)
    me fort se sa per lindjen time,
    per vdekjen time do gezoje.


    TE FALEMINDERIT!

    Te faleminderit!.... Mbreme ti e prite
    pa buzeqeshje vjershen qe te dhashe.
    pasionet s'mi kuptove dot, o vashe,
    po per vemendjen tende hipokrite
    te faleminderit!

    Dikur ne roberi me shtire ti.
    Dy syte e tu e fjalet tere thumba,
    i fsheh ne gji megjithese te humba,
    po s'dua te me duash ti tashti:
    te faleminderit!

    Nuk do te hyj ne turmen adhuruese
    qe e trishtuar te vardiset pas
    se mos me thuash , mua, buzagaz
    ne vend te fjaleve te reda qortuese
    te faleminderit!

    O, le te shohe syri yt i ftohte
    le te me vrase shpres e enderrime
    edhe gjitheshka qe leu ne zemren time
    ky shpirti im perhere do t'te thote:
    te faleminderit!
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88

    Mciri

    M. Lermontov

    MCIRI

    Pėrktheu: Drago Siliqi

    (Kėngėt 21 deri 26 u pėrkthyen nga Dritėro Agolli, pas vdekjes sė Drago Siliqit nė njė aksident ajror)



    “Pak mjaltė shijova dhe po vdes.”

    “Libri i mbretėrve”


    Kaluar s’kanė shumė vjet,
    Ku zbret Aragva dhe buēet
    Dhe pėrqafon motrėn Kuri,
    Qėndronte heshtur nė vetmi
    Njė manastir. Edhe tashti,
    Nga mali lart po tė vėshtrosh,
    Shtylla gėrmadha do dallosh,
    Kupola, kulla kryeposhtė;
    Por nuk meshohet mė atje,
    Erė temjani mė nuk bje
    Dhe kėngė murgu mė s’kumbon,
    Pėr ne qė falet deri vonė.
    Roje gėrmadhash veē njė plak,
    Qė s’ka ndėr dej njė pikė gjak,
    Qė jetė e vdekje s’e kujton,
    Rrasat e varreve pastron,
    Ku nėpėr gurė, ēdo mbishkrim
    Flet pėr lavdinė plot kumbim
    Edhe pėr mbretin, qė njė herė,
    Mėrzitur me lavdi e nder,
    Nė atė kohė, te ky vis,
    Atdheun ia besoi Rusisė,
    Dhe hir’i Zotit, q’atėherė
    Ra mbi Gruzi! – si kopsht i blerė.
    Ajo nė hije, lule, fletė,
    Pėrballė armiqve shtrihet qetė,
    Mbrojtur nga mikja bajonetė.


    2

    Njė gjeneral njė herė u nis
    Mes maleve, pėr nė Tiflis.
    Kish rob me vete njė fėmijė,
    Qė iu sėmur, se s’mundi ai
    Tė hidhte rrugė aq tė gjatė.
    Ende s’i kishte mbushur shtatė;
    I egėr, i ndrojtur si njė dhi,
    I epur si kallam i ri.
    Por vuajtjet e tij plot duf,
    I zgjuan tė fuqishmin vrull
    Tė gjyshėrve. Asnjė ankim,
    Asnjė tė vogėl psherėtimė
    Nuk nxirrte buz’e tij e njomė,
    As bukė, as gjellė s’desh ai,
    Krenar veē tretej nė qetsi.
    I prekur nga ky rast, njė murg
    E ēoi nga i zymti burg
    Nė manastir. Atė sėrish
    E ngjalli zjarri i miqėsisė.
    Por s’gjente prap’ kėnaqėsi,
    Harroi lodra, shoqėri,
    I heshtur fshante me hidhėrim,
    Nga lindja tretur me shikim,
    I djegur nga njė mall e zjarr,
    Atdhen’ e dashur pėr tė parė.
    Por u mėsua, shumė s’desh
    Tė merrte gjuh’n e huaj vesh;
    E pagėzoi i shenjti at
    Edhe nga zhurma e botės larg,
    Kur ish nė lule tė rinisė,
    Njė jetė murgu desh tė nisė.
    Kur ja, njė natė vjeshte ai
    U zhduk papritur. Pyll’i zi
    Mbi male shtrihej tej’e mbanė.
    Tri ditė me radhė pas i ranė,
    Por veē mė kot kėrkimet vanė.
    Nė fund, pa ndjenja, stepės shtrirė
    U gjet. Dhe prap’ nė manastir.
    I zverdhur dukej dhe i tharė,
    Sikur ish shtypur nga njė barrė,
    Si t’ish pa ngrėnė e i sėmurė,
    Kurrkujt nuk i pėrgjigjej kurrė,
    Dhe digjej brėnda, bėhej zhur;
    Kur po afrohej ēast’i mbramė,
    I erdhi kallogjeri pranė
    Me lutje, bindje, butėsi;
    Si e dėgjoi me krenari,
    Pėrmblodhi forcat i sėmuri
    Dhe njė tregim tė gjatė zuri:

    3

    “Qė tė dėgjosh rrėfimin tim
    Ti erdhe sot, o miku im.
    Qė tė zbut shpirtin me tallaz,
    Mė mirė me dikė tė flas.
    Por keq s’kam bėrė ndonjė herė,
    Prandaj rrėfimi im s’ka vlerė.
    Tė flas pėr veten a s’ėsht’ kot?
    Mund tė rrėfehet shpirti dot?
    Jetova pak, jetova rob,
    Tė tillė jetė, jetė kob,
    Do jipja dy, vetėm pėr njė,
    Por njė, qė zjarr tė kish nė tė.
    Un’njohur kam veē njė pushtet,
    Veē njė dėshirė tė zjarrt’ nė jetė;
    Ajo si krimb m’u rrit nė trup,
    Mė dogj, ma bėri shpirtin shkrumb.
    Mendimet, q’endeshin nė llum
    Tė psalmeve, i thirri larg,
    Ku bota zjen nė zjarr e flakė,
    Ku ret’ mbi shkėmbinj janė shtrirė
    Edhe njeriu ėsht’ shqipe e lirė.
    Kėtė dėshirė zjarr’ nė botė
    Me brenga e rrita dhe me lot
    Nė terr tė netėve, dhe sot,
    Nė tok’e qiell, me zė tė lartė,
    Pa lutje, frikė do pėrhap.




    4

    “O plak, dėgjuar kam shpesh herė,
    Nga thonjt’e vdekjes mė ke nxjerrė.
    Pse?... I vetėm dhe i ngrysur unė,
    Si gjeth’e flakur nė furtunė,
    U rrita mbyllur nė qeli,
    Me fat si murg, me shpirt fėmije.
    Askujt nė jetė s’ja kam thėnė
    Tė shenjtat fjalė: at e nėnė.
    Ti, sigurisht, kėrkon o plak,
    Tė mos i njoh ata aspak,
    Sikur nuk qenė e nuk janė,
    Por kėta tinguj lindur kanė
    Me mua. Njohur kam tė tjerė,
    Me miq atdhe, shtėpi e nder,
    Por unė s’njoha vatėr e zjarr,
    Jo shpirt tė dashur, por as varr!
    Qė lotėt tė mos derdhja kotė,
    Bėra betim me shpirt tė plotė:
    Qė dhe pėr njė ēast, dikur,
    Kraharorin tim tė djegur zhur,
    Nė kraharor tjetėr ta mbėshtet,
    Dhe tė panjohur, por tė shtrenjtė.
    Por, ah, gjithė ėndėrrimet sot,
    U vyshkėn, humbėn bukurin
    Dhe unė, siē erdha nė kėtė botė,
    Do iki rob edhe jetim.



    5

    “Jo, varri mua s’mė tmerron:
    Atje mundimi prehet, thonė,
    Nė krah’t e ftohėt tė qetėsisė,
    Por s’dua jetėn ta braktis.
    Un jam i ri... Ke njohur ti
    Ėndrra me flatra nė rini?
    Apo s’i njeh? Harruar ke
    Urrejtj’e dashuri mbi dhe;
    Si rrihte zemra mė me vrull,
    Kur shihte diellin pėrmbi kull
    Dhe fushat shtrirė gjat’e gjerė,
    Ku flladi fryn e ndonjėherė
    Nė mure, nga e thella brimė,
    I vendit tė panjohur bir,
    I strukur, si pėllumb i ri,
    Tmerruar nga stuhia rri?
    Kjo bot’e bukur ty t’u ftoh,
    Je plak e thinja ke nė kokė,
    S’tė djeg nė shpirt asnjė dėshirė.
    Por ē’duhen, plak? Jetove mirė!
    Ti ke ē’harron e le nė botė,
    Un’doja, por nuk munda dot!



    6

    “Ti do tė dish unė ē’kam parė,
    Kur qesh i lirė? – Derdhur n’ar
    Kam parė fusha me kurorė,
    Kurorė drurėsh madhėshtorė,
    Qė trumba-trumba mbledhur tok,
    Vallėzonin si vėllezėr, shokė.
    Kam parė plot shkėmbinj tė zymtė,
    Q’i ēante e pėrroit rrymė
    Dhe un’u rrokja ēdo mendim,
    Ky art m’u dha nga qiejt vetė!
    Nė ajr shtrirė mot e jetė,
    Tė gurtat pėrqafime kanė
    Dhe pėr takim tė etur janė;
    Por dita e viti rend me vrull
    Edhe ata s’takohen kurrė.
    Kam parė kreshta nė hapėsi,
    Si ėndrrat, mbushur me ēudi,
    Kur qielli sapo nis tė zbardhė,
    Njė afsh lėshonin, si altarė,
    Nė qiell tė kaltėrt ngrihen thikė
    Majat e tyre; retė vrik,
    Vendin e gjumit duke lėnė,
    Drejt lindjes radhė vrapin zenė,
    Si t’ishin karvan i bardhė
    Shpendėsh tė largėt shtegėtarė!
    Mes reve, nė dėborė, kam parė,
    Duke shkėlqyer si elmaz,
    Tė thinjurin gjigand, Kaukaz,
    Dhe s’di sepse nė shpirtin tim
    Ndjeja njė prehje, lehtėsim.
    Por pas mė thoshte zėr’i fshehtė
    Se kam jetuar kėtu vetė,
    Dhe nė kujtesė andaj m’u hap
    E shkuara qartė e mė qartė.



    7

    “Nė mend shtėpi’e lindjes m’erdh,
    Lugina jonė dhe pėr rreth
    Aulli, qė ndėr hie fle;
    Dhe tis’i natės kur zė bje,
    Rendjen e kuajve plot zhurmė
    Dhe lehje qensh dėgjoja unė.
    Kujtoja pleqt’zeshkanė, thatimė,
    Qė ballė pragut t’atit tim,
    Me pamje t’ashpėr, hierėndė,
    Rrinin nėn hėnėn dritė-argjendė,
    Edhe kėllėfėt plot shkėlqim
    Tė shpatave... si n’ėndėrrim,
    Ato kalonin para meje
    Si shkrepėtim’e njė rrufeje...
    Po ati im? Si t’ish i gjallė
    Mė dilte luftarak pėrballė,
    Edhe atėherė kujtoja unė
    Tė shpatės tingullin plot zulmė,
    Krenarin, t’ashpėrin shikim,
    Motrat e reja gjithė gėzim,
    Kur mė shikonin ėmbėlsisht,
    Me kėng’e tinguj prej hyjnish,
    Mbi djepin tim tė fėminisė...
    N’atė luginė njė pėrrua del,
    Plot zhurmė ėsht’,por s’ėsht’i thellė,
    Nė kum tė tij, kur kishte diell,
    Lozja dhe ndiqja me vėshtrim,
    Tė dallėndyshes fluturim,
    Kur prekte valėt me fletė,
    Para se shi tė derdhnin retė.
    Kujtoja dhe shtėpinė e qetė,
    Zjarrin qė mbulonte shpejtė
    Edhe tregimet n’ato netė,
    Pėr njerėzit, kohėn e lashtėsisė,
    Kur bota m\e stolisur ish.



    8

    “Ti do tė dish se ēfarė kam bėrė,
    Kur qesh i lirė? Njė jetė tė tėrė.
    Pa tė tri ditėt , me gaz qė erdhė,
    Do m’ishte jeta mė e mjerė
    Se pleqėria jote sterrė.
    Prej kohėsh kisha njė mendim
    Tė shihja fushat pa mbarim,
    A ka mbi tokė lulėzim.
    Dhe pse njeriu lind o murg,
    Pėr jetė vallė, apo pėr burg?
    Dhe atė ēast tė tmerrshėm unė,
    Kur ju u mblodhėt nė furtunė,
    Tė frikėsuar kok’mė kokė
    E para altarit rat’pėr tokė,
    Ika. Oho, se ē’lumturi,
    Vėlla tė bėhesh me stuhi!
    Me syt’e mi un’ndiqja retė,
    Me duart zija un’rrufetė!
    Oh, thuajm’, vendin ē’mund t’ja zero
    Nė kėto mure hierėndė,
    Ēastit tė shkurtėr, miqėsisė
    Mes zemrės sime dhe stuhisė?



    9

    “Vrapova shumė nėpėr pyll
    Pa ditur rrugėn. Asnjė yll
    S’e ndriste tė vėshtirėn rrugė.
    Me sa gėzim thithja unė,
    Me gjoks tė vrarė, plagė-shumė,
    Freskin’e netėve nė pyll,
    Dhe s’doja tjetėr! Vetėm fill
    Vrapoja, por u lodha prapė
    Dhe rash diku, mbi bar tė lartė;
    Dėgjoj pėr rreth: s’mė ndjek njeri,
    Shtėrgata heshti, qetėsi...
    Njė brez i zbehtė drite ra
    Mes tokė, qiellit, kur ja,
    Si njė qėndizm’u dukėn larg
    Majat e maleve tė lartė.
    S’lėvizja, s’nxirrja asnjė fjalė,
    Veē herė-herė ndonjė ēakall
    Qante dhe ēirrej si fėmijė
    Dhe, me lėkurėn pullali,
    Rrėshqiste gjarpri tinėzisht;
    Por frikė s’ndjeja un’nė shpirt,
    Se bish’e gjarpėr isha vetė
    Pėr njerėzit, nė pyll tė shkretė.



    10
    “Poshtė meje, nė luginė thellė,
    Pėrroi, me stuhi pėrzjerė,
    Vėrshonte me njė zhurm’tė mbytur,
    Sikur bėrtisnin me gjithė fytin
    Me qindra njerėz. Ndonse fjalė
    Nuk kish, pėr mua ish e gjallė
    Kjo grindje e shekullores valė,
    Me pirgje gurėsh kokėfortė;
    Herė qetėsohej, herė m’e fortė
    Shpėrthente ajo nė qetėsi;
    Dhe ja, mes mjergullės, n’ajri
    Njė kėngė zogjsh u ndje dhe larg,
    Nga lindja, qielli u pėrflak.
    Nen fllad u drodh gjethja me brymė,
    Lulet pėrgjumėsh morėn frymė,
    Dhe si ato, drejt ditės s’artė
    Dhe unė ngrita kokėn lart...
    Pėr rreth shikova: s’po e zbus,
    Mė zuri tmerri; nė njė buzė
    Tė njė humnere isha shtrirė,
    Ku vala ēirrej egėrsirė;
    Njė shkall’shkėmbenjsh atje ish ngritur,
    Por shpirt’i keq veē kish arritur
    Tė hidhej, kur nga qiejt pėrzėnė,
    Nė fund tė ferrit kishte rėnė.



    11

    “U gjenda nė njė kopsht hyjnor,
    Stolit’e tij shkėlqenin prore
    Me gjurmė lotėsh qiellore.
    Hardhia flokė-kaēurrele,
    Mes pemėve pėrdridhte belė,
    Naltohej me shkėlqim tė qartė,
    Dhe vilet, posi vathė t’artė
    Rėndonin madhėrisht dhe shpesh
    Tė trembura qėndronin shpesė.
    Dhe prapė rashė unė nė shesh
    Dhe prapė fillova tė mbaj vesh
    Zėrat e fshehtė plot magji,
    Qė pėshpėrisnin nė qetėsi,
    Sikur zbulonin fshehtėsitė
    E qiellit, tokės, atė ditė,
    Dhe zėrat e natyrės gjithė
    Kėtu bashkoheshin. Nuk rridh
    Nė kėtė ēast solemn veē njė,
    Krenari, njerėzori zė,
    Gjithēka, qė ndjeva, syt’mė panė,
    Gjithēka mendova, gjurmė s’lanė,
    Veē t’i tregoj un’kam dėshirė,
    Qė qoftė me mend tė rroj njė grimė.
    Ish kupa e qiellit aq e dlirė
    Atė mėngjes, sa syr’i mirė,
    Dhe engjėllin nė fluturim
    E rrokte veē me njė shikim,
    Aq e tejdukshme ish, e thellė,
    Me kaltėrsi pėr rreth e mbjellė!
    Andej, me sy edhe me shpirt
    Notova, gjersa nė mesditė,
    Gjith’ėndrat vapa m’i shpėrndau
    Dhe etja shpirtin krejt ma thau.



    12

    Athere nisa, qė nga lart,
    Drejt pėrroit thellė, pak nga pak,
    Dhe degėsh kapur, gur nė gur,
    Tė zbres. Nėn kėmbė, gjithė vrull,
    Lėshohej guri ndonjėherė
    Dhe rrokullisej nė humnerė.
    Pas tij, me forc’duke u shtyrė,
    Shkėrmoqej dheu, ngrihej shtyllė
    Dhe binte, valėt e pėrpinin;
    Dhe unė qesh varur mbi greminė,
    Por veē rini’e lirė ka forcė
    Dhe vdekja nuk mė trembte dot!
    Tek zbrisja poshtė tek pėrroi,
    Fytyrėn lehtė ma ledhatoi
    Freski’e ujrave tė malit,
    Dhe rashė i etur pėrmbi valė.
    Kur ja, njė zė, njė hap i lehtė...
    Nė ēast u fsheha nėpėr fletė,
    I kapur nga njė drithėrimė
    Me frikė ngrita lart shikimnė,
    Duke dėgjuar, kush t’ish vallė.
    Dhe derdhej, derdhej valė-valė
    Zėr’i gruziankės, aq i rallė,
    Aq i natyrshėm, aq i gjallė.
    Qė hapej ėmbėl dhe lirisht,
    Sikur mėsuar veē tė ish
    Tė nxirrte tinguj, emra miqsh.
    E thjesht’ish ajo kėngė ahere,
    Por veē nė mend m’u rrėnjos thellė
    Dhe sapo dielli perėndon,
    Njė shpirt i fshehtė ma kėndon.



    13

    “Me shtambėn vėnė pėrmbi kokė,
    Gruzianka mori udhėn poshtė
    Drejt bregut. N’ecje, nganjėherė,
    Rrėshqiste gadi sa tė bjerė
    Dhe qeshte dobėsin’e ndjerė.
    Mbi trup nuk kish ar e elmaz
    Dhe ecte duke hedhur pas
    Palėt e gjata t’ferexhesė.
    Vapa e verės ia kish ndezė
    Me ngjyrė t’artė dhe tė lehtė
    Fytyr’e gji. Njė afsh i nxehtė
    Nė faqe i dilte dhe nė buzė
    Dhe syt’i kishte tė errėt pus,
    Sikur tė ruanin fshehtėsitė
    E dashurive; atė ditė
    U drodha gjithė; veē sjell ndėr mend
    Tingujt’e ujit tė argjendtė,
    Qė derdhej pėrmbi shtambė lehtė,
    Dhe fėshfėritje... asgjė tjetėr!
    Kur ēela sytė pėrsėri
    Dhe prapa zemra m’u ēpi...
    Ajo kish ecur njė cop’herė,
    Ngadalė, por e lehtė si erė.
    Me shtambėn pėrmbi krye drejt,
    Dukej nė fushė, si plepi-mbret!
    Jo larg, mes mjergullės sė ngrirė,
    Sikur mbi shkėmbin kishin mbirė,
    Dy shtėpi mike rrinin pranė,
    Nga njė ēati, nė njerėn anė,
    Njė tym i kaltėr ngrihej lart
    Dhe si tashi mė del e qartė,
    Si u hap lehtazi njė derė...
    Por shpejt dikush e mbylli prapė!...
    E di, qė ti s’ke pėr t’i ndjerė
    Brengėn dhe pikėllimin tim...
    Tė mundja vetė u jepja shfrim!
    Por s’mund, prandaj me mua tok
    Vdisni kujtime, brenga, lot...



    14

    “I lodhur krejt nga nata e rėndė,
    Nė nj’hie rashė. Gjum’i ėmbėl
    M’i mbylli sytė leht’e lehtė...
    Dhe prap’e gjallė mė doli krejt
    Fytyra e gruziankės sė re
    Dhe prapė nė gjoksin tim u ndje
    Njė dhimbj’e ėmbėl, pa mbarim...
    Tek merrja frymė me gulēim.
    U zgjova unė. – Hėn’e artė
    Shkėlqente an’e mb’anė, e lart
    Njė re veē fshihej prapa saj,
    Q’e ndiqte si tė vetin gjah,
    Me krahėt e etur shtrirė;
    Bota kish rėnė nė errėsirė.
    Veē me njė cipė argjendore,
    Zinxhir’i majave malore,
    Qė larg shkėlqente me dėborė,
    Dhe pėrroi zjente nėpėr brigje.
    N’atė shtėpin’e njohur digjej
    Njė zjarr e fikej pėrsėri,
    Siē fiket natėn nė hapėsi
    Njė yll i ndritur, lart mbi ne!
    Sa do tė doja... por atje
    Tė hyj s’guxova. Njė qėllim,
    Tė shihja prap’atdheun tim,
    Nė shpirt mė ndizte – dhe i shkunda
    Uri e vuajtje, si munda.
    Dhe ja, sėrish nė rrugė tė drejtė
    U nisa i drojtur, qetė-qetė,
    Por thellė pyllit humba shpejt,
    Nga sytė malet gjith’mė humbėn,
    Dhe mė nuk po e gjeja rrugėn.



    15

    “Mė kot, shpesh herė, me tėrbim,
    Kėputja unė me dėshpėrim
    Ferrat me gjemba e shermashek.
    Pyll’i pėrjetshėm, nė ēdo shteg,
    M’i tmerrshėm bėhej nė ēdo kthesė
    Dhe, me miliona sy tė zes,
    Shikonte natėn errėsira,
    Mes gjetheve nė terr tė shtrira.
    Filluan mentė tė mė mirren;
    Nė pemė nis tė kacavirem,
    Por bile dhe nė buzė tė qiellit
    Ish po ai pyll me dhėmbė t’nxjerrė.
    Atherė rash unė mbi tokė
    Shpėrtheva nė gulēim’e lotė,
    Dhe breja gjin’e njom’tė dheut,
    Dhe si njė vesė vale e nxehtė,
    Lotėt e mi mbi tokė vėrshuan...
    Por, mė beso, pėr t’mė ndihmuar
    Njeri nuk doja... qesh i huaj
    Pėr ta, si bishė e tėrbuar;
    Dhe njė piskamė, sado pak,
    Tė kisha nxjerrė, pėr besė, o plak,
    Un’gjuhėn do ta kulja – trak!




    16

    “Sa qesh fėmijė e u bėra burrė,
    Ti e mban mend, nuk qava kurrė,
    Por ja, kėtu qava pa turp.
    E kush mė shihte? – Vetėm pylli
    Dhe lart nė qiell hėna a ylli!
    Me rreze drite i ndriēuar,
    Me myshk e rėrė i mbuluar,
    Rrethuar anash si me mur
    Pėrpara njė luadh u duk.
    Papritur shkau atje njė hie
    Dhe fill pas saj nxorrėn shkėndija
    Dy zjarre... befas, pak mė vonė,
    Njė bishė me njė vrull u hodh
    Nga pylli edhe ra mbi shpinė,
    Dhe lozte, hidhej me gėzim.
    I shkretėtirės mik pėr jetė,
    Panter’e madhe brente shpejt
    Njė kock’dhe ēirrej me gėzim,
    Pastaj tė egrin shikim
    Nga hėn’e plotė e drejtonte;
    Bishtin pėrpjetė e rrotullonte
    Dhe qimet drita ia praronte.
    Un’nisa, me njė dru, tė pres
    Ēastin e ndeshjes – zemra u ndez
    Me etje lufte edhe gjaku...
    Po! Dorėn lart e ngriti fati
    Dhe tjetėr rrugė mė tregoi...
    Tashti pėr veten un’besoj,
    Se lart, nė skajin tim amtar,
    S’do isha i fundit luftėtar!



    17

    “Un’prisja. Kur, nė terr tė natės,
    Armikun bisha e nuhati,
    Dhe nj’ulurimė plot ankesė
    U ndje papritmas... bisha u ndez
    Dhe rėrėn nisi tė rėmihė,
    Pėrpjetė u ngrit, pastaj u shtri,
    U hodh drejt meje me furi,
    Me vdekje edhe tmerr nė gji...
    Por un’ja shkova nė shpejtėsi,
    Goditja ime qe e saktė,
    Mė dysh ia ēau bishės ballin...
    Ajo, posi njeri i gjallė,
    Rėnkoi e ra. – Por, pėrsėri,
    Megjithėse gjaku me furi
    I rridhte, rendi si shigjetė, -
    Pėrleshja ish pėr vdekje a jetė!



    18

    “Mbi gjoksin tim ajo u sul,
    Por unė munda shpejt t’i ngul
    Armėn e mbrojtjes, gjer nė fund
    Tė fytit... bisha ulėriti,
    M’u sul nė ēast me gjithė fuqitė
    Dhe ne tė pleksur, si gjarpėrinj,
    Shtrėnguar fort posi dy miq,
    Ramė tė dy – dhe n’errėsirė
    Lufta vazhdoi nė tokė e shtrirė.
    I egėr isha n’atė ēast,
    Si bishė shfryja me inat,
    Zjeja nga brenda, nxirrja shkumė,
    Sikur tė isha edhe unė
    Njė fis me ujq e me pantera,
    Nėn tendė tė pyjeve tė blerta.
    M’u duk se fjalėt njerėzore
    Harrova ,- thellė nga gjoksi doli
    Ajo e tmerrshme ulėrimė,
    Sikur, q’i vogėl, gjuha ime
    Nuk dinte tjetėr tingėllimė...
    Por ja, armikut, mė nė fund,
    Ju muarr fryma, u kėput
    Edhe tė fundit herė mė shtypi...
    Bebet e syve flak’i qitėn
    Me egėrsi – dhe ranė prorė
    Pastaj nė gjumin shekullor.
    Por me armikun ngadhėnjimtar,
    E priti vdekjen zjarr pėr zjarr
    Dhe ra siē bje njė luftėtar!...



    19

    “Ti sheh nė gjoksin tim ca gjurmė,
    Qė lanė thonjt’e saj tė murmė:
    Ato s’janė ende mbyllur mirė,
    Por toka e njomė, toka e dlirė
    Sėrish me fllad do t’i freskojė
    Dhe jeta prap’ do gjallėrojė.
    Ato i harrova atė ditė,
    Dhe duke mbledhur krejt fuqitė,
    Mes pyllit mora rrugėn poshtė...
    Me fatin veē u grinda kot:
    Ai mė tallte dhe mė fort!



    20

    “Por ja, nga pylli dola, dhe
    U zgjua dita me hare.
    Vallja e yjve bashkudhėtarė,
    U zhduk nėn dritn’ e saj tė bardhė,
    Pylli i mjegullt ligjėrimin
    Filloi. Fshati nxori tymin.
    Lugina zjeu me zhurm’ e erė...
    U ula zhurmėn pėr tė ndjerė;
    Por bashk’ me erėn zhurma heshti
    Dhe un’ pėr rreth shikimin treta;
    Ky skaj m’u duk i njohur tepėr.
    Mė hyri tmerr e lemeri,
    S’kuptoja dot, qė pėrsėri
    U ktheva un’ nė burgun tim,
    Qė kaq ditė pa kuptim
    Nj’ėndėr tė fshehtė pėrkėdhela,
    Durova, u lodha dhe ngela\
    Kėshtu. Qė n’ajkė tė rinisė,\
    Si pashė dritn’e perėndisė,
    Si njoha t\ėmblėn liri,
    Nė zhurmė pyjesh pa kufi,
    Ta marr me vete pėr nė varr,
    Qortimn’e shpresės sė gėnjyer,
    Mėshirėn tuaj tė urryer!...
    I zhytur thellė nė mendime,
    Me vete thash’ – janė ėndėrrime –
    Por ja, qė larg njė tingėllimė
    Kambane u ndje nė qetėsi...
    Ēdo gjė e qartė m’u bė tashti
    O! Po, e njoha menjėherė,
    Nga sytė fėminor, sa herė,
    Ajo m’i ndoqi gjith’vegimet
    Pėr t’afėrmit edhe pėr prindit,
    Pėr t’ashprėn liri nė stepa,
    Pėr kuajt azganė, tė paepur,
    Pėr luftrat ndėr shkėmbinj tė zjarrtė,
    Ku unė dilja fitimtar!...

    Pa lot dėgjoja, pa fuqi.
    Mė dukej, sikur thellė nė gji,
    Ky tingull dilte – dhe me hekur
    E rrihte gjoksin tim tė djegur.
    Dhe e kuptova un’ atėherė,
    Se nė atdheun tim tė blerė,
    S’do shkelja rishmės asnjėherė.



    21

    “Po, s’meritoja tjetėr fat.
    Nė step’ tė huaj, tė pamat,
    Kalorėsin e keq e flak
    Doriu i shpejtė dhe, qė larg,
    Gjen rrugėn pėr n’atdhen’e shtrenjtė...
    Ē’jam para tij? Mė kot troket
    Nė gjoks njė mall e njė dėshirė;
    Ėsht’zjarr’i mekur, vlag’ e ngrirė,
    Sėmundje truri, lojė ėndrė,
    Qė mė ka lėnė vulė e rėndė
    E burgut t’zi... Kjo lule burgu
    U rrit nė vetmi prej murgu,
    E zbehtė, mes plloēave tė lagėt,
    Dhe gjethe pėr shum’ kohė s’hapi,
    Se priste rreze, priste dritė
    Tė gjalla. Rrodhėn pastaj ditė,
    Gjersa njė dorė me pekule
    U zgjat, me mall, drejt asaj lulje
    Dhe mes njė kopshti e pat mbjellė
    Pėrkrah me trėndafilat... Njė qiell
    Me jetė e dritė syt’i panė...
    Po ēfarė? – Kur agimi i parė
    U skuq, e bėnė rrezet shkrumb
    Lulen e rritur n’atė burg...



    22

    “Dhe mua, diell’i pamėshirshėm
    Ma dogji, posi lules shpirtin.
    Mė kot nė barin e pakorrur
    E fshihja kokėn aq tė lodhur.
    Njė tuf’ e thatė nga ky bar,
    Posi kuror’ mbi ball’ m’u var,
    Dhe vetė toka, duke shfryrė,
    Njė zjarr mė derdhte nė fytyrė.
    Duke shkėlqyer nė hapėsi,
    Shkėndijat rendnin. Nė shkėmbinj
    Njė avull ngrihej. Nė qetėsi
    Kish rėnė bota, si e mpirė,
    Nė gjum’ tė zemėrimit shtrirė.
    Si s’ndihej qoftė njė shkurtė vallė,
    Si nuk kėndonte njė gjinkallė?!...
    Apo i pėrroit belbėzimė?!...
    Veē gjarpri me fėshfėrimė,
    Mbi bar duke rrėshqitur tinėz,
    Me shpinėn ngjyrė tė verdh’ tė qartė,
    Shkėlqente nėpėr trup, si shpatė,
    Qėndisur me mbishkrim tė artė,
    Rėrėn e shkrifur duke ēarė,
    Kalonte para zvarrė-zvarrė
    Dhe lozte, dridhej e pėrdridhej,
    Si njė unaz’ trefishe mblidhej;
    Pastaj, sikur i ndezur t’ish,
    Vėrtitej, hidhej ēmendurisht
    Dhe nė kaēube fshihej rishmė...



    23

    “Ē’do gjė nė qiell e ndritshme ish
    Edhe e qetė – nėpėr avuj,
    Sė largu nxinin sterrė dy male.
    Nė njerin manastiri ishte,
    Me murin dhėmbė-dhėmbė ndriste.
    Pėrposh Aragva dhe Kura-ja,
    Duke qarkuar nėpėr skaje,
    Me njė shirit tė gjat’ argjendi,
    Ishujt’ e blertė nėnė kėmbė,
    Nėpėr kaēuba qetė-qetė,
    Rendnin posi dy miq tė shtrenjtė...
    Sa larg prej tyre isha vallė?!
    Desha tė ngrihem, por vėrdallė
    Mė erdhi bota menjėherė!
    Desha tė flas, por si e prerė
    Edhe e tharė gjuha ish.
    Po vdisja. Kapitur fort mė kish
    Kllapi e vdekjes:
    Dhe mė ngjante,
    Sikur nė njė humnerė tė lagėt
    Tė lumit isha. Para syve
    Njė mjergull misterioze shtrihej
    Dhe, etjen prore duke shuar,
    Si akull, val’ e shkumbėzuar,
    Me gurgullim’ nė gjoks mė binte,
    Aq bukur ishte dhe aq mirė...
    Lart, vala valėn duke shtyrė
    Bashkohej, nė njė trup e shkrirė,
    Dhe dielli, mbi kristal tė valės,
    M’i ndritshėm ish nga hėn’ e artė,
    Dhe tufa e peshqve lara-lara,
    Hidhej mes rrezeve, pėrpara,
    Prej tyre sjell ndėr mend njė peshk,
    Qė m’ėmbėl se tė tjerėt, shpesh,
    M’afrohej pranė, ledhatohej;
    Shpina e tij e gjithė pėrshkohej
    Me luspa t’arta. – Pa u ndjerė
    Rreth kokės m’erdhi jo njė herė.
    Shikim’ i syēkave tė gjelbra,
    Qė thellė shprehnin ėmbėlsi...
    Por s’kisha forcė pėr ēudi! –
    Zėri tingull-argjend i tij
    Mė pėshpėriste ėmbėlsisht,
    Kėndonte e heshtte sėrish.

    Mė thoshte: “Foshnja im’e mirė
    Kėtu me mua rri,
    Nėn ujė jeta ėsht’e lirė,
    E ftohtė, me qetėsi.

    Motrat e mia do thėrras!
    Me kėng’ e me vallzim,
    Ty do t’a zbutim gjithė gaz,
    Tė mjegulltin shikim.

    Flij, shtrat’i butė nuk tė vret,
    Ēarēafi ėsht’ si xham
    Do rrjedhin vjet e qindra vjet,
    Mes ėndrash si balsam.

    Pėllumb’i shtrenjt’! Nuk ta fsheh,
    Tė dua pa mbarim,
    Ashtu si dua kėt’ rrėke,
    Si jetėn, shpirti im...”

    Dhe rrija kredhur nė mendime;
    Mė dukej: vala ligjėrimin
    E saj tė ėmbėl, posi mjaltė,
    E shkrinte me tė peshkut t’artė.
    Dhe humba. Drit’ e Zotit krejt
    Nė sy m’u fik. Kllapia shpejt
    Trupit tė lodhur ja la vendin...



    24

    “Kėshtu u gjenda dhe mė kėmb’
    U ngrita... Tjetrėn e di vetė
    Beson a nuk beson ėsht’ krejt
    Njėlloj pėr mua, miku im.
    Vetėm njė gjė mė mbush me hidhėrim:
    Se trupi im i ftohtė, i shkretė,
    Nė dheun tim s’ka pėr t’u tretė,
    Dhe ky tregim pėr fatin tim
    Tė hidhur, as njė hidhėrim
    S’do ngjallė mes mureve tė errėt,
    Pėr emrin tim tė zymt’, tė mjerė.



    25

    “O, lamtumirė, m’ep dorėn, at!...
    A nuk e ndjen? Ajo nė flakė...
    Ky zjarr prej viteve rinorė
    Ma dogji thellė kraharorė,
    Por sot, q’ushqimi mori fund,
    Burgun e saj e bėri shkrumb
    Dhe prapė po kthehet tek ai,
    Qė si me ligj e hirėsi,
    U jep veē prehje, qetėsi...
    E ē’vlen pėr mua? – Shpirti im,
    O, le tė ngjitet fluturim
    Parajsės s’artė pėr qetim...
    Por, ah! – me tri-katėr minuta,
    Mes shpellash, guvash krejt tė ngurta,
    Ku kam kaluar fėmininė,
    Do kisha ndėrruar qetėsinė,
    Parajsėn dh pėrjetėsinė...



    26

    “Kur vdekja tė mė rrok’nė krahė,
    - Dhe mė beso – s’do presėsh gjatė, -
    Ti urdhėr jep tė mė ēojnė
    Nė kopshtin tonė, ku lulėzojnė
    Tė dy akaciet flokė-bardha...

    O, sa i dendur ėshė bari!
    Sa i kthjellėt ajri pa mbarim!
    Gjethja me diell atje ndrin!
    Atje, mes gjetheve mė shpjer,
    Tė dehem pėr tė fundit herė,
    Mes kaltėrsisė tė humbas...
    Nga duket mali Kaukaz!
    Nga maj’ e tij, nė hapėsirė,
    Ndoshta tė fundit lamtumirė
    Do mė dėrgoj’ me ledhatim...
    Dhe fare pranė fundit tim,
    Do ndjej njė tingull amtar
    Dhe do mendoj se pėrmbi varr,
    Vėllai, a miku, me kujdes,
    Ma fshiu leht’ tė ftohtėn djersė
    Tė vdekjes. Dhe me zė tė qetė
    Kėndon pėr truallin tim tė shtrenjtė...
    Dhe unė, me kėtė mendim,
    Bie nė gjumin pa mbarim,
    Pa lėnė pas asnjė mallkim!”

    1839

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Mihail Lermontov

    Pėrkthyer nga Petraq Kolevica

    Demoni

    Tregim oriental

    Pjesa e parė

    1

    Demoni, mbytur nė trishtime
    U end mbi tokėn mėkat-plot
    Dhe koh’ e shkuar plot kujtime
    Pėrpara sysh i shfaqet sot:
    Kur ish mbi botė vetėm fare
    Posi njė ėngjėll krah-praruar,
    Kur dhe kometa udhėtare
    Gjith’ buzėqeshje ledhatare
    E pėrshėndeste duke shkuar,
    Kur pėrmes mjegullash pa anė,
    Me et nė shpirt pėr dituri,
    Gjurmonte mijėra karvanė
    Prej yjesh flakur mizėri,
    Kur dashuronte, kur besonte,
    Banor’ i parė i botės mbarė,
    Kur s’njihte cmirėn dhe nakarė
    Kur s’i kanosej gjithėnjė
    Kjo sėrė shekujsh tė pafund
    E shum’... e shumė... dhe ēdo gjė...
    Ndėr mėnd ta sjellė nuku mund!


    2

    U end i mjerė gjithėnjė
    Mbi qiej e det e strehė s’gjet
    Dhe vjetėt rridhnin njė pas njė
    Si njė pas njė minuta shqet
    Ndėn’ ata tinguj monotonė.
    Duke sunduar botėn tonė
    Pat mbjellė e pjellė prapėsi,
    Po s’u kėnaq se njerėzia
    S’i bėnin ballė dot atij
    E iu mėrzit dhe ligėsia.


    3

    Dhe fluturoi nga Kaukazi
    Ky mėrgimtar me shpirt tė gjorė,
    Ku, poshtė tij, si gur elmazi
    Ndrinte Kazbeku me dėborė,
    Ku mu si gjarpėr gjarpėruar
    Darjalli nxinte i harbuar
    Nė fund tė honeve shkėmborė.
    Mė tej Tereku ndėr rrėpirat
    Si luaneshė perēe-ngritur
    Gjithmonė ushton. Dhe egėrsirat
    Dhe shqipja lart duke u vėrtitur
    I vinin veshi valės sė tij;
    Dhe ret’ e bardha si pambuku,
    Nga larg tė ardhura, nga jugu,
    E udhėhiqnin nė veri.
    Shkėmbinj e gurė njė mbi njė
    Si nė dremitje tė magjishme
    I mvarnin kryet pėrmbi tė
    E shihnin valėn e furishme.
    Kala e kulla gur mbi gur
    Me tmerr mes mjegullės shikonin
    Edhe Kaukazin tėrė nur
    Si roje-diva i qėndronin.
    Ēdo gjė rreth tij, por me mėrzi
    E me pėrēmim ai shikonte
    Botėn qė bėri Perėndia
    Dhe gjė prej gjėje s’pasqyronte
    As ball’ i gjerė as syt’ e tia.


    4

    Njė tjetėr pamje e kėsaj ane,
    Njė tjetėr vend plot bukuri:
    Shtrihen luginat gjeorgjiane
    Posi qilima pėr ēudi.
    O vend plot gas e begati!
    Selvi tė drejta si fidane,
    Lumenj qė rrjedhin me shpejti
    Nėpėr shkėmbinj e gurgullojnė
    Dhe trėndafilat plot freski,
    Ku mblidhen zogjtė e kėndojnė
    Me afsh’ e zjarr pėr dashuri.
    Nė pyjet lisa hedhin hijen
    Mbi guva, shpella ku shpesh fshihen
    Ato sorkadhėzat e njoma.
    Dhe drit’ e jet’ e fėshfėrime
    Njė kor prej mijash cicėrime,
    Njė vend i mbytur nga aroma.
    Dhe vap’ e ėmbėl e mesditės
    E sumbuj vese vetėtitės
    Nė mes tė natės plot freski
    E yje prush e plot shkundi
    Si syri i vashave mahnitės!
    Po veē se njė nakar tė ftohtė
    Nė shpirtin shterpė nuk i zgjoi
    Shkėlqim’ i jetės pėrmbi botė
    Fuqi e ndjenja tjetėr lloj.
    Kudo qė sytė i ktheu
    Ja e pėrēmoi, ja e urreu.


    5

    Shtėpi pėr-rreth me avėlli
    Gualli i thinjur pat ndėrtuar,
    Qė djers’ e lot u pat kushtuar
    Pa masė skllevėrve tė tij...
    Sa ngjitet djelli mbi ēati
    I bie hije malit ngjitur.
    Nė shkėmb, njė shkallės e skalitur,
    Nga kulla lart, qė sheh mbi fushė,
    Gjer buzė lumit merr tė nxjerr

    E nėpėr to si njė drenushė
    Tamrra, lidhur me ēember,
    N’Aragvė zbret ujė tė mbushė.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    6

    Gjithmon’ i heshtur mbi luginė
    Pallat’ i zymtė hijen hedh;
    Por sot zjen kėnga, vera rrjedh,
    Buēet zurnaja, njerėz vijnė –
    Gudalli vajzėn sot martoka
    E far’ e fis e fqinjė ftoka.
    Ka dalė nusja nė hajat
    E nė mes shoqeve qėndron.
    Me kėng’ e valle dita shkon,
    E mal mė mal e shpat mė shpat
    Ngadalė djelli perėndon;
    Trokasin duart plot haré
    Kėndojn’ e lozin – edhe ja!
    Rrėmben dajren nus’ e re
    E duke ngritur dorėn la
    Vallzon e shkathėt sa mė s’ka.
    Her’ herė ndalet e vėren
    Dhe syr’ i njomė i shkėlqen
    Ndėnė qepallat zilitare;
    Kėtu ngreh vetullėn gajtan
    Mė tej pėrkulet si ta deshe
    E mbi qilim ku shkel tė ngjan
    Se shket njė kėmkė perėndeshe.

    E qesh e shkrihet pa merak
    Nė gas tė dlirė foshnjarak,
    Sa rrez’ e hėnės qė lėshohet
    E bje mbi re e ndrin pastaj
    As mund, kurrkund, tė krahasohet
    Me buzėqeshjen e asaj!


    7

    Bej be pėr yjt’ e gjithėsisė,
    Pėr kėtė djell qė na ngroh
    Se jo, as shahu i Persisė,
    As mbret nė kulmin e lavdisė
    S'ka puthur syēka si kėto
    S'ka shatrivan harem’ i tėrė
    Qė tė ketė larė nė behar
    Tė tille trup e gji e llėrė.
    Akoma dora njerėzore
    Qė bredh mbi faqe virgjėrore
    Tė tilla flokė s’ledhatoi,
    Qė kur u ngjiz kjo botė boshe
    Bej be: e tillė bukuroshe
    Nėn kėtė djell, s’lulėzoi!




    8
    Tė fundmen valle dredh gėzuar
    Por oh, qė nesėr mė t’aguar
    Atė, tė bijėn e llastuar
    E trashėgimtaren e Gudalit
    E pret diku njė tjetėr fat,
    Tė tjera hyqe, tjetėr fshat,
    Njė tjet’r atdhe matanė malit.
    Dhe njė dyshim, dyshim i fshehtė
    Ia vrenjti vetullat nė ēas
    Dhe duke dredhur vallen vetė
    Kish ēdo lėvizje kaqe jetė,
    Kaq mbushur plot me lot e gas,
    Sa dhe Demoni tė qėllonte
    E ta shikonte qė nga qielli
    Njė koh’ tė shkuar do kujtonte
    E do tė rėnkonte qė sė thelli...


    9

    Por ja, e pa... Dhe pa kuptuar
    Demoni ndjeu njė tė dridhtuar
    Sa tėrė trupi iu trondit
    Shkreti e shpirtit tė zhuritur
    Me tinguj t’artė iu vadit
    E ndjeu sėrish i pėrtėritur
    Ē’ish dashuri e bukuri!
    Pa ndenji, ndenji i harruar
    Dhe ėndrra plot me ėmbėlsi
    Pėr lumturin’ e perėnduar
    Si yll pas ylli ca nga ca
    Po i faniteshin papra.
    S’kuptoi prej ē’force u mbėrthye,
    Njė dhimbje ndjeu tė panjohur
    Njė valė ndjenjash fund e krye
    Posi mė parė e pat ngrohur.
    A mos rilindja po agonte?
    Ai kėrkonte tė mallkonte
    Po dot s’nėmoste se qėmoti...
    A ta harronte? S’e dha Zoti!
    Po as qė donte ta harronte!


    10

    Pa ndalur kund dorinė e lodhur,
    N’aheng te nusja pėr t’u ndodhur,
    Shpejtonte dhėndri i paduruar;
    Kaptoi Aragvėn e kulluar,
    Kaloi brigje, male, sheshe,
    Mbas tij, ngarkuar me peshqeshe,
    Vazhdonte vargu me gamile
    Gjer tutje zgjatur e zvaritur.
    Rreth e pėrqark kumbonin zile.
    Ai, sundues i Sinadalit,
    Peshqesh po shpije njė karvan;
    Nė mes ka ngjeshur njė kollan.
    Kėllėf’ i shpatės prej metali
    Nė djell i shndrit. Nė krah tė majtė
    Njė pushk’ e re kondak sėrmajtė.
    Tek ec mbi kalė kapardisur
    Ē’i valėvitej kjo mėngore
    Gjith’ gajtan e punė-dore!
    Takėmet gjithė tė qėndisur
    Me ar, me xhufka tė stolisur
    I kishte kali qimendritur
    Nga rruga lodhur e djersitur,
    Ky kal’ i shkathėt ik’ e ikė
    Ngreh veshėt lart e tėrė frikė
    Hungėron e shfryn e nga rrėpira
    Sheh shtrėmbėr valėt shkumbė-dlira.
    E ngushtė rruga, tė kall tmerrė!
    Nė njėrin krah shkėmbinj viganė –
    Matanė – lumė dhe humnerė.
    U ngrys. Mbi malet zu tė bjerė
    Njė mjegull e dėndur e mė dėndur
    Karvani niset me tė rendur.


    11

    Kur ja njė kishėz atje la...
    Atė e mbanin pėr alltar.
    Dikur njė princ aty u vra
    Nga dor’ e hasmit gjakatar.
    Dhe qė at’here udhėtari
    Nė luft’ a dasm’ a ku tė shkonte,
    Aty do ndaleshe sė pari
    E lutje Zotit t’i drejtonte;
    Dhe ajo lutje bėhej mbrojė
    Qė thik’ e turkut mos ta shpojė.
    Po dhėndrit trim syrin s’ia mbushi
    Adet’ i lėnė gjysh stėrgjyshi.
    Me ėndrra plot, me marifet,
    Demon-dinaku e ndez shpuzė,
    Sa qė i vjen sikur vėrtet
    E puthėn nusen mu nė buzė.
    Kur ja, i duall dy pėrballė
    Tė tjerė, krismė – Ē’ėshtė vallė?
    Duke shtrėnguar yzengjitė
    Shikon, kupton se ra nė pritė
    E princi mė s’e bėn tė gjatė.
    Njė tytė pushke ndrit nė terr,
    Kamxhik e shpatė – si skifter
    U hodh e shkoi... e krismė prapė!
    Dhe thirrje e mpreht’ e lemeruar
    U ndje kudo nė katėr anėt
    E ikn’ e therrė tė tmerruar
    Nga sytė kėmbėt Gjeorgjianėt...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mciri : 05-11-2009 mė 17:04 Arsyeja: korregjim gabimi ortografik

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Lermontov,e njoh qe kur isha 10 vjec kur me ra ne dore rasesisht rromani
    ,,Nje hero i kohes sone,,e qe me vone e rilexova ....parathenja e rromanit,
    nje njeri i madh,nje nga ata shpirtra qe qendrojn disa kohe ne kte toke sa me thene disa gjera te larta e te thella...te mdha....
    e c mun themi tjeter.....

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    "Njė hero i kohės sonė" e kam lexuar edhe unė. Mė pėlqeu shumė ai libėr i vogėl. Me sa kuptova, nė atė libėr Lermontovi pėrshkruante jetėn e tij.

    Kėto poezitė mė pėlqejnė, por ajo qė mė bėn mė shumė pėrshtypje ėshtė pėrkthimi. I kanė pėrkthyer shumė mirė!

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    12

    Po binte mbrėmja pėrmbi tokė,
    Gamilet mbledhur kok’ mė kokė
    Me tmerr kufomat i shikonin;
    Aty kėtu, si mė tė kotė,
    Kėmborėt mbytur tingėllonin.
    E vodhėn krejt karvan’ e mjerė
    Dhe pėrmbi trupat e krishterė
    Vjen kukuvajka rreth e qark!
    Si mjer’ kėta qė mbetėn larg
    Nga tok’ e shėnjtė qė i leu
    Ku gjysh-stėrgjyshnė tretėn dheu.
    S’do vijnė dot as mėm’e mjerė
    As motrat lidhur me ēemberė,
    Me zemrat-ējerrė e shpresat-prerė
    Tė qajn’ aty me ngashėrim,
    Prandaj njė dorė e Zellshme ngriti
    Aty, mbi shkėmbin prej graniti,
    Njė kryq tė drunjtė pėr kujtim
    Dhe shermasheku vit pas viti
    E pėrqafon me ėnd e shije
    Dhe nė pranverė rritet bari
    E shumė herė udhėtari
    Aty i lodhur shkon e bie
    E rri e prehet ndėnė hije.


    13

    Vrapon njė kalė me revan
    Ngreh pluh’r duman e s’ka ē’e mban.
    Her’-herė ngrihet kas pėrpjetė,
    Sikur kėrkon tė pijė retė
    E hingėllin e ēkrofėtin,
    Her’-herė tokėn zė rrėmin
    Me njė patko qė shkėndijon,
    Pastaj me perēe shpurpulisur
    I ēakėrdisur gjith’ harbon.
    Mbi tė – kalorsi i zalisur!
    Nė shalė tundet si i lėnė,
    Mbi perēe koka i ka rėnė.
    Nė dorė s’mban kamxhik e fre,
    I mvaren kėmbėt n’yzengji;
    Ja mbytėn gjaku si rrėke
    Jelek’n e ri me plot stoli.
    O kal’ i shkathėt prej luftimit,
    Me vrap tėt zot e nxore gjallė,
    Po plumb’ i keq i osetinit
    E mori, natėn, mu nė ballė.


    14

    Dėgjohet kujė e rrėmujė...
    Mėhalla mblidhet nė Gudali.
    Njė kalė ē’qe qė erdh’ me bujė
    E mu nė prak u plas e ndali?
    Ē’qe ky kalorės frymė-sosur?
    Ne ball’ i tij qenkan vulosur
    Gjurmėt e luftės sė vėshtirė –
    Nė gjak, dyfek e robe ngjyer,
    Tė fundmin ēast qenka mbėrthyer
    Ne perēe e kalit dor’ e ngrirė.
    E priti shumė nus’ e gjorė
    T’i vinte dhėndri – dhe ai
    E mbajti fjalėn princėrore,
    Nė dasmė erdh’ e nė gosti...
    Por oh! Se kėmb’ e krah iu mpinė
    E s’mund tė hipnjė mė dorinė.


    15

    Te kjo familje kaq e qetė
    Mėri e Zotit ra si shqotė!
    Rėnkon e qan Tamar’ e shkretė
    Pėrmbys nė shtrat po derdhėn lotė
    E lotė zhur qė gurėt tret;
    I hidhet gjoksi e gulēon
    Po ja – i vjen sikur dėgjon
    Njė zė magjik qė po i flet:
    “Mos qaj, o shpirt, mos qaj mė kot!
    Me kuj’ e lot s’e ngjallėn dot
    Atė qė vdiq e shkoi pėr jetė,
    Veē sy e faqe djegėn sot
    Me kėto lotė prush tė nxehtė.
    Ai s’dėgjon, ai s’kupton,
    Ai s’tė ēmon trishtim e lotė,
    Se drit’ e qiellit i ndriēon
    Vėshtrimn’ e shemėrt e tė ftohtė.
    Njė kor hyjnor e nanuris...
    E ku i hyn nė sy kjo jetė,
    Rėnkim’ e vaj i vajzės shkretė
    Atij qė shkoi nė paradis?
    Ai tashi po fle nė paqe.
    Dėgjomė mua vogėlushe,
    S’ja vlen, s’ja vlen, s’ja vlen as kaqe
    Tė qash pėr tė, moj ėngjėllushe.

    “Si nė det, nė qiell notojnė
    Pa timon, pa vela fare
    Mijra yj qė vezullojnė
    Posi varka vetmitare;
    Fushės qiellit pėrmbi ne
    Vjen e vete fluturake
    E gjėkundi gjurmė s’le
    Kjo kope me re rudake.
    Se takohen, se mėrgohen,
    As gėzohen, as brengosen.
    Pėr tė shkuarėn s’trishtohen,
    Pėr tė ardhmen s’merakosen.
    Kur andralla ke mbi kokė
    Atėhere i kujto
    Dhe, sa rron e je nė tokė
    Rri shkujdesur si ato.”

    “Kur nap’ e natės do tė bjerė
    Pėrmbi Kaukazin fije-fije,
    Kur bot’ e tėrė do tė flerė
    Si e nemitur prej magjie,
    Kur fllad i freskėt fryn ndajnatė
    Dhe fėshfėritėn bar’ i thatė
    E zoqt’ e fshehur tek qėndrojnė
    Tė trembur ngrihen, fluturojnė,
    Kur ndėnė degėt e hardhisė
    Njė sumbull ves i jep sisė
    Njė manushaqeje qė ēel,
    Kur hėn’ e artė lart nė qiell
    Mbi mal do ngrihet qetėsisht
    E tė tė shohė ėmbėlsisht,
    Do vij tek ti tė tė pėshtjell
    Me puthjen time tėrė afsh
    E mbi qepallat si mėndafsh,
    Tė ėmblat ėndrra do tė ndjell...”


    16

    Pushuan fjalėt. Me pėrtim
    U shuan tingujt gjeth mė gjeth.
    Ajo e ngritur sheh pėr rreth...
    E bren diēka qė s’ka shpjegim;
    Lėngim, trishtim. E djeg, e dreth
    Njė flag’ e prush pa krahasim,
    Ēdo nerv i trupit e rrėnqeth.
    Vargonjt’ u thyen, me furi
    Nė rrėmbat gjaku i buēiste
    Dhe zėri i tij si pėr ēudi
    Akoma dukej se i fliste.
    Po dhe at’here e ēuditi
    Kur iu fanit nė ėndėrrim,
    Ky mik i mjegullt fjalė pakė,
    Me hir qiellor e zemėrflakė
    Pėrmbi jastėkun po i rri
    Dhe syr’ i tij me dashuri
    E me trishtim po e vėren,
    Se dhimbje ndjen e keq i vjen.
    Ky s’ishte ėngjėll i ethirit,
    Nuk ish rojtar’ i manastirit
    Pse s’kish mbi kokėn flokėsertė
    Kurorė drite tė ylbertė;
    Po s’ish as shpirti i skėterės –
    Ai mundonjės qė kall tmerr,
    Oh, jo! I ngjiste ndajnat’herės;
    As dit’, as nat’, as drit’, as terr!...

  8. #28
    mikja dhe armikja Maska e lediris
    Anėtarėsuar
    04-02-2009
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    23
    Pershendetje te gjitheve
    Ju lutem kush me ndihmon dua te di, perkthimin e Demon-it e ka bere tjeter kush pervec Petraq Kolovices ?

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Mihail Lermontov: Vdekja e Poetit
    Shqiperoi Skender Luarasi

    Vdekja e Poetit

    U vra poeti! - Rob i nderit -
    E mposhtėn shpifja e thashethemet,
    Me plumb nė gjoks, me et’ pėr shpagė,
    E uli kokėn e lavdishme…
    Shpirti i poetit nuk duroi
    Njollėn e njerėzve cipėplasur.
    U ēua kundėr botės keqe
    I vetėm, si mė parė…E u vra!

    …………………………….
    …………………………….

    Dhe vdiq me et’ tė kotė pėr shpagim,
    Me ankth tė fshehtė shpresash tė dėshtuara.
    Pushuan tingujt e magjepsur,
    S’do t’i dėgjojmė kurrė mė.
    Strehė e poetit mbeti shkretė,
    Te buzėt e tij po ēlodhet heshtja.
    Po ju, trashėgimtarė faqenxirė,
    Pjellė etėrsh famėkėqinj pėr poshtėrsitė e tyre,
    Me duf skllavi kini shkelur drudhet
    E fiseve tė varfėruar nga lodrat e fatit -
    Ju krrusi rrotull fronit me epshe tė pangopur,
    Xhelatė tė Liris, Gjenis e tė Lavdisė!
    Po, fshihuni nėn hijen e kanunit,
    Pėrpara jush e drejta s’mund tė flasė!
    Por ka njė gjyq hyjnor, o band’ e zvetėnuar!
    Gjyqtari i rreptė po ju pret:
    Ai nuk blihet me flori.
    Dhe jua paranjeh si veprat dhe mendimet
    Ahere kot do ta pėrdorni ju gėnjeshtrėn;
    Ajo nuk ju ndihmon dot mė,
    Ju nuk e lani dot me gjakun tuaj pisė
    Gjakun e shenjtė tė poetit!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Mikhail Lermontov

    14 qershor

    Ngadonjehere e perbuz veten. . .mos,ndosh-
    ta,prandaj i perbuz te tjeret?Une s’u bera kurre i
    afte per vrulle fisnike te shpirtit,une trombe mos
    i dukem vetvetes qesharak.Nje tjeter ne vendin tim
    do t’I kishte ofruar princeshezes son Coeur et sa
    fortune1 ,por te une fjala martese ka nje pushtet
    magjik : sado me pasion qe ta dua nje grua,mjafton
    qe ajo te me jape te kuptoj se duhet te martohem
    me te dhe. . . lamtumire dashuri!Zemra ime
    shndrrohet ne nje gur qe asgje s’mund ta ngrohe
    serisht.Une mund te bej ē’do sakrifice,por jo kete.
    Mund te luaj njezete here me jeten time,madje,me
    nderin tim. . .po lirine time nuk e shes.Perse,valle,
    e dua aq shume!C’me jep ajo?Per ēfare e perga-
    tis vetveten?Cpres une nga e ardhmja?Ne te ver-
    tete,asgje.Kjo eshte nje lloj frike e lindur,nje
    parandjenje e pashpjegueshme. . . Ne fund te fundit,
    ka njerez qe kane frike nga merimangat,nga akre-
    per,nga minjte. . .T’ju a them?. . .Kur isha ende
    femije,nje plake i hodhi fall sime meje per mua : ajo
    me paralajmeroi vdekjen nga nje grua e lige.Kjo
    me tronditi thelle dhe ne sopirti tim nje neve-
    ri e pashpjegueshme ndaj marteses. . .dhe diēka
    me thote se profecia e saj do te ploteseohet.Te pak-
    ten,une do te perpiqem qe kjo te ndodhe sa me
    vone.

    1 Zemren dhe fatin (frengjisht)

    Nje hero i kohes sone-M.Lermontov
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ke-ler : 09-02-2013 mė 19:51
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Mikhail Lermontov

    Enderr

    Nen diellin pervelues dagestanas
    Po dergjem me nje plage mu ne gji;
    Kullon ajo,kullon e po me ēan,
    As ngrihem,as leviz dot,s'kam fuqi.

    I vetem mes lugines krejt te shkrete,
    Rrethuar rreth nga shpate kercenues,
    Me djeg e po me ndjell diellli i nxehte
    Nje gjume vdekje,gjume enderrues.

    Dhe shoh ne enderr larg shtepine time
    Te mbushur plot me njerez te gezuar,
    Me vajza dhe me nuse gjeraqina,
    Biseda vlon e zjen vetem per mua.

    Por vetem nje mes tyre rri menduar,
    As flet,as bisedon,po vetem hesht
    Dhe shpirt' i saj ne enderr i harruar,
    Nje zot e di se ēfare ajo sheh;

    Lugin' e Dagestanit larg i shfaqet
    Nje trup i njohur shtrire ne mes saj;
    Ne gjoks te tij tymon dhe nxin plaga
    Dhe gjaku rrjedh e pikset ca nga ca.

    1841

    Shqiperoi Vangjush Ziko
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-12-2013
    Vendndodhja
    Leningrad
    Postime
    176

    Pėr: Mikhail Lermontov

    VELI

    Po zbardhet veli i vetmuar
    Diku nė detin plotėsisht larg!..
    Ē'kėrkon kėtu, nė dhe tė huaj?
    Ēfarė humbi nė atdheun, vėlla ?..

    Ja luajnė valėt - fryn thėllimi,
    Pėrkulet njė direk i hollė
    I mjerė! s'kėrkon as lumturinė
    edhe jo nga ajo vrapon!

    Mbi tė ka rreze e diellit,
    Currili i bardhė ka pranė atij…
    po ai stuhinė e lutet, gjoja
    qetėsia ka nė ēdo stuhi!

    nga Lermontovi, 1832

    ПАРУС

    Белеет парус одинокой
    В тумане моря голубом!..
    Что ищет он в стране далекой?
    Что кинул он в краю родном?..

    Играют волны — ветер свищет,
    И мачта гнется и скрипит...
    Увы! он счастия не ищет,
    И не от счастия бежит!

    Под ним струя светлей лазури,
    Над ним луч солнца золотой...
    А он, мятежный, просит бури,
    Как будто в бурях есть покой!

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Mikhail Lermontov

    Poeti

    Kjo kama ime ndrit, e lare me flori;
    Dhe tehu i sigurt s'ka te share;
    Bullati 1) si e kalit, ka mbetur fshehtesi-
    Nje trashegim nga koha e pare.

    Kaloresit ne mal kaq vite ajo i sherbeu,
    Pagim sherbese as qe kerkoi;
    Jo veē nje kraharor tmerrisht ajo shpertheu,
    Jo veē nje varr te zi gerrmoi.

    Me e bindur se nje skllav qe shoqe ne defrim,
    Dhe e fyer, keq pat vrengellitur;
    Nje sjellje njerezisht, per te qe pa dyshim
    Stolisje e turpshme dhe e pa-ditur.

    U muarr ne Terek prej nje Kozaku trim
    Nga trup' i ftoht' i zoterise
    Dhe gjate ne dyqan e mbajti ne shtegtim
    Nje mergimtar i Armenise.

    Sot pa kellefin e vet, te rrahur ne luftim,
    E mjera shoqe e heroit ka mbetur,
    Ajo shkelqeu ne mur plot ar e vetetim,
    Sa keq, pa zulm edhe e papyetur!

    Askush s'e perkedhel, e nuk i ben spastrim,
    S'e prek me dore kujdesimi,
    Askush nuk ia lexon me zell ate mbishkrim
    Kur ze te falet para agimi.-

    Ne qofe se ti sot je delikat, poet,
    Misjonin tend e ke mohuar,
    Ke ndruar ne flori te lartin tend pushtet,
    Qe bot' e tere e ka adhuruar.

    Kuvendi yt ritmik i zerit plot fuqi
    E ndes per lufe lufetarin,
    I duhej turmes fort, si kupa per gosti,
    Dhe si temjani per altarin.

    Mes turmes vargu yt si frym' e Zotit qe,
    I zgjoj mendime bujarije,
    Dhe ne te vjetrin pirg posi kembane u ndje
    Nder dite lavdie e zie.

    Po gjuha jote e thjeshte, e mburrur, me merzit,
    Na shet genjeshtra dhe shkelqime;
    Si ngjyre e vjeter, bot' e vjetr' u zvetetit,
    Fsheh rrudhat nen kuqerime.

    Do zgjohesh, o profet i tallur, serish per ne!
    Apo, hakmarrja duke ushtuar,
    Prej t'artit tend kellef s'do t'heqish ate teh,
    Me ndryshk perbuzjeje mbuluar?...

    1) Nje popull i Rusise
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-12-2013
    Vendndodhja
    Leningrad
    Postime
    176

    Pėr: Mikhail Lermontov

    Citim Postuar mė parė nga Ke-ler Lexo Postimin
    1) Nje popull i Rusise
    bullati seshte emrin e popullit. ky eshte lloja e celikut

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pjese nga tragjedia "Hamleti" - Enip
    Nga shigjeta nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-03-2005, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •