Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 77 prej 77
  1. #61
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Rubai 31

    Me dashurine lundrojme si vdekja trupat ngan,
    vera e takimit na ndricon naten e paane.
    Vera qe per fene time nuk eshte haram
    deri ne agimin e vdekjes buzet nuk mi than.
    wrong verb

  2. #62
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Rubai 48

    Muzika e tij me ben ta duartrokas,
    thjeshtesia e tij me cmend, shpirtin ma plas.
    Dhe zemra e tij ne timen la marraz
    ne cdo forme qe deshi, me beri- ne cast.
    wrong verb

  3. #63
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Rubai 65

    Koha e shpie udhen tone ne fund,
    si ujku qe can e shqyen delet qe mund.
    Koken gjithsecili me krenari e tund
    sa shupllake e fatit ne qafe kedo shkund.
    wrong verb

  4. #64

    Lajkat

    Lajkat e botes dhe dyftyresia
    jane nje kafshate e embel:
    ha me pake nga to, se jane plote zjarr.
    Zjarri eshte i fshehur perderisa shija del ne shesh
    Por timi behet i dukshem ne fund krejt.


    Mathnawi I, 1855-56
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  5. #65

    Shto nevojen

    Shpirti i miut nuk eshte asgje me shume se nje grimcues.
    Miut i eshte dhene nje mendje
    ne proporcion me nevojat e tije
    sepse pa nevoje, i Gjithe-Fuqishmi
    nuk i jep kujte asgje.
    Nevoja, pra, eshte rrjeti per te gjitha gjerat qe ekzistojne:
    Nje person ka mjete ne proporcion me nevojen e tije.
    Prandaj, shpejt, shto nevojen tende, o nevojtare,
    qe deti e bollekut
    te ngre dallge ne butesi-dashurie.


    Mathnawi II, 3279-80; 3292
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  6. #66

    Pėrmallimi

    Dimri bie nė ne
    qė pranvera tė sjell lindje tė re.

    Qaj lotėt!

    Lejo pėrmallimin!

    Mallėngjimi sjell dorėzimin
    dhe nga thellė njė deshirė tė bėhesh i Lirė
    .
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  7. #67

    Afrohu

    Me c’fardo qe deshiron te martohesh,
    Shko, mbushe veten me ate e dashur,
    Merr formen dhe kualitetet e tije.

    Ne qofte se deshiron driten, pergadite veten
    ta marresh ate; po te deshirosh te jesh larg nga Zoti,
    ushqeje egoizmin tend dhe largohu
    .

    Po deshirove te gjesh nje rruge jashte
    nga ky burg I rrenuar,
    mos kthe koken larg nga Ai qe te do,
    por perkulu me adhurim dhe afrohu.


    Mathnawi I, 3605-07
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ocean : 24-01-2009 mė 01:32
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  8. #68
    Tė vdes pėr tė dashuruar

    Vdis, nė kėtė dashuri
    Nė qoftė se do tė vdesėsh nė kėtė dashuri
    Shpirti yt do tė ripėrtėrihet
    Vdis, mos u frigo vdekjes, e asaj qė veq dihet.

    Nė qoftė se do tė vdesėsh tek e pėrkohshmja
    Do tė bėhesh I pėrjetshėm
    Vdis, thyej ata zingjirė
    Qė po tė mbajnė tė burgosur
    Tek bota e lidhjeve
    Vdis tek e pavdekshmja
    Dhe do tė bėhesh I pėrjetshėm.

    Vdis, dilė jashtė nga kjo re,
    Kur ta lėsh renė
    Do tė bėhesh si hėna e ndricuar
    Vdis nga zhurma dhe brengat monotone
    Tė kėsaj bote
    Nė heshtjen e dashurisė
    Do ta gjesh shkėndijen e jetės
    .


    Rumi
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  9. #69
    Rubin

    Nė ēajin e mėngjezit i dashuri e pyet tė dashurėn,
    "Kė e do mė shumė, veten apo mua?"

    "Qė nga koka e deri nė fund tė kėmbėve unė jam bėrė ti.
    Asgjė nuk mbeti nga unė, pos emrit.
    Tu plotsua dėshira. Vetėm ti ekziston.
    Unė u zhduka sikur njė pikė e uthullės
    nė oqeanin e mjaltės."

    Njė gurė qė u bė rubin
    ėshtė mbushur me kualitetet e diellit.
    Asnjė pikė gurėzimi nuk mbeti aty.
    Nė qoftė se e don vetė-veten, e donė diellin.
    Dhe nė qoftė se don diellin, e don vetė-veten.
    Nuk ka ndryshim nė mes tė kėtyre dy dashurive.

    Para se guri tė bėhet rubin, ėshtė armiku
    i vetė-vetes.
    Jo njė por dy ekzistojnė.
    Guri ėshtė i errėt dhe i verbėr ndaj dritės se ditės.
    Nė qoftė se don vetė-veten, ėshtė tradhtarė: me intensitet e reziston
    diellin.
    Nė qoftė se thotė "Unė," ėshtė krejt errėsirė.
    Faraoni shpall veten hyjnorė dhe shkatėrrohet.
    Hallaxhi e thotė tė njėjtėn dhe shpėtohet.
    Njėra Unė mallkohet, tjetra bekohet.
    Njėra Unė ėshtė guri, tjetra kristal.
    Njėra armik i dritės, tjetra reflektim i
    saj.
    Nė konshiencėn mė tė thellėsishme, jo pėrmes ndonjė
    doktrine,
    ėshtė njė me dritėn.

    Puno nė kualitetet e tua tė gurit
    dhe bėhu i shėndritshėm si njė rubin.
    Praktiko refuzim-vetes dhe prano vėshtirėsitė.
    Gjithmonė shiko jetėn infinite kur e len veten tė vdesėsh.
    Gurėzimi yt do tė zvogėlohet:
    Natyra jote e rubinit do tė rritet.
    Shenjat e vetė-ekzistencės do ta lėshojnė trupin,
    dhe ekstaza do tė dominojė.

    Bėhu i tėri dėgjim sikur njė vesh dhe fito njė
    vathė rubini.
    Gėrmo njė bunarė nė tokėn e kėtij trupi,
    madje edhe para se bunari tė gropohet,
    lere Zotin ta sjell ujin lartė.

    Rri gjithnjė nė punė duke gėrryer baltėn
    nga bunari.

    Tek tė gjithė qė vuajnė,
    kėmbėngulja sjell pasurinė.
    Profeti ka thėnė qe secila sexhde e
    faljes sė namazit
    ėshtė njė trokitje nė derėn e parajsės.
    Kur ndonjėri vazhdimishtė troket,
    lumturia gjithnjė e shfaqė fytyrėn e buzėqeshur.


    Rumi
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  10. #70

    Pėr: Mowlana Jalaluddin Rumi

    Dhurata


    Nuk mund ta dish sa shumė kam kėrkuar
    tė gjej njė dhuratė pėr ty.

    Asgjė s’dukej e mirė.

    Ē’kuptim ka tė sjell ar
    nė njė minierė ari apo ujė nė oqean?

    Ēdo gjė qė gjeja ishte
    si tė sillja erėza nė Orient.

    Nuk ka vlerė tė tė jap zemrėn dhe shpirtin
    pasi ti i ke ato.

    Kėshtu tė solla njė pasqyrė.
    Shiko veten dhe kujtomė mua.

    Shqiperoi Aida Bode - Nacional
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #71
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035

    Pėr: Mowlana Jalaluddin Rumi

    Mendon se je i gjallė,
    (vetėm) sepse thith ajėr?
    Turp tė kesh,
    qė je i gjallė nė mėnyrė kaq tė limituar.
    Mos ji pa Dashuri,
    (ashtu) qė tė mos ndihesh i vdekur.
    Vdis nė Dashuri,
    dhe qėndro gjallė pėrgjithmonė.

    ~Rumi
    • The rest is silence.


  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Zombi pėr postimin:

    Gentian_gr (11-03-2014)

  13. #72
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Rumiu, poeti persian mė dehės

    Rumiu, poeti persian mė dehės

    31 Korrik 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip


    Nektari i poezisė perse, Rumiu, mban njė peshė tė madhe tė filozofisė universale se njeriu kalon nėn njė proces tė gjatė tė njohjes sė Egos hyjnore. Rruga qė ai ndoqi pėr ta gjetur hyjnoren pasqyrohet nė thėniet e tij

    MĖSIME JETE



    3.02

    rumi

    rumi-1

    rumi-and-shams-reza-sepahdari_1


    Rumiun, bota islamike e njeh si poetin e saj mė tė madh, por prej kohėsh ai ėshtė bėrė poeti universal i shpirtrave qė kėrkojnė dashurinė dhe gėzimin e jetės. Emri i tij i vėrtetė ėshtė Jalal ad-Din Muhammad Rumi (1207-1273), i njohur edhe si Mavlana (Mjeshtri) Jalal ud din Balkhi, pėr shkak tė vendlindjes sė tij nė Balkh tė Persisė. Por ata qė e duan poezinė e tij, e thėrrasin shkurt Rumi.



    MBI FILOZOFINĖ E RUMIUT

    Rumiu ishte njė mendimtar evolucionar, nė kuptimin qė besonte se shpirti pas ndarjes nga Egoja hyjnore kalon nėn njė proces evolucionar qė e sjell gjithnjė e mė pranė sė njėjtės Ego. E gjithė materia nė univers i nėnshtrohet kėtij ligji dhe kjo lėvizje beson te njė shtysė e brendshme qė Rumiu e quan dashuri, pėr tė evoluar dhe pėr tė kėrkuar kėnaqėsinė te hyjnorja prej sė cilės ka burimin. Ngritja nga kafsha nė njeri ėshtė vetėm njė fazė e kėtij procesi. Doktrina e Rėnies sė Adamit, ėshtė interpretuar sėrish si njė degradim i Egos nga hyjnorja dhe ėshtė njė fenomen kozmik universal. Ideja e jetės si kreative dhe evolucionare e filozofit Henri Bergson, ėshtė e ngjashme, por ndryshe nga Bergson, Rumiu besonte se kishte njė qėllim tė veēantė nė proces: arritja e Zotit. Pėr Rumiun, Zoti ėshtė baza dhe qėllimi i tė gjithė ekzistencės. Ai nuk ishte i interesuar me anėn shkencore tė teorive dhe nuk kishte lidhje me biologjinė evolucionare qė Darvini e solli mė pas. Rumiu ishte i interesuar pėr evolucionin shpirtėror tė njė qenieje njerėzore: njeriu qė nuk njeh Zotin ėshtė i ngjashėm me njė kafshė dhe njohja e vėrtetė e bėn atė hyjnor.

    Kjo shihet si njė doktrinė neoplatonike: shpirti universal qė punon nė sfera tė ndryshme tė ekzistencės, njė doktrinė qė iu shtua Islamit nga filozofėt myslimanė si Al Farabi dhe lidhur njėkohėsisht me idenė e dashurisė sė Avicenna-s. Ky i fundit e pėrcaktonte dashurinė si njė fuqi magnetike qė e lartėson jetėn.



    SHPREHJET

    Ndonėse rruga s’merr kurrė fund, bėj njė hap pėrpara dhe vazhdo tė ecėsh, mos u tut nga largėsia. Nė kėtė rrugėtim, lėre zemrėn tė jetė udhėrrėfyesja jote kur trupi ngurron dhe ėshtė mbytur nga frika.

    Ti erdhe papritur dhe vodhe prej meje tri gjėra. Durimin nga zemra, ngjyrėn nga fytyra dhe gjumin nga sytė.

    Jo vetėm ata qė flasin tė njėjtėn gjuhė, por edhe ata qė ndajnė tė njėjtat ndjenja e kuptojnė njėri-tjetrin.

    I thashė natės, “Nėse je e dashuruar me hėnėn, kjo sepse kurrė s’qėndron gjatė”. Nata u kthye dhe mė tha, “Nuk ėshtė faji im. Kurrė nuk e shoh diellin, nga ta di qė dashuria ėshtė e pafund?”

    Ji i ēmendur dhe i dehur me dashuri, nėse je shumė i kujdesshėm, dashuria nuk do tė tė gjejė.

    Duhet tė vazhdosh ta thyesh zemrėn derisa tė hapet.

    Lerė heshtjen tė tė ēojė nė bėrthamėn e jetės.

    Duhet tė hesht. Tė hesht. Dhe ta lė dashurinė tė pėrshkruajė vetveten: nėn njė pėrshkrim tė lumtur, tė gėzuar qė s’merr fund kurrė.

    Kurrė mos e humb shpresėn, zemra ime, mrekullitė burojnė nga e padukshmja.

    Mjaft me fjalė! Hap dritaren nė qendėr tė kraharorit… Lėri shpirtrat tė hyjnė dhe tė dalin.

    Mund tė mėsosh tė dashurosh vetėm duke dashuruar.

    Nėse fjalėt dalin nga zemra, ato do tė hyjnė nė zemėr.

    Duke bėrė si mė thanė tė tjerėt, u verbova. Duke shkuar kur tė tjerėt mė kėrkonin, humba. Mė pas u largova prej tė gjithėve, edhe prej vetes. Kėshtu i gjeta tė gjithė, edhe veten.

    Unė nuk jam kėto flokė, nuk jam kjo lėkurė, jam shpirti qė jeton brenda tyre.

    Nėse ke shumė, fal prej pasurisė tėnde. Nėse ke pak, dhuro prej zemrės.

    Bėhu si lulja qė ia jep aromėn edhe dorės qė e kėput.

    Detyra jote nuk ėshtė tė kėrkosh dashuri, por tė kėrkosh dhe tė gjesh tė gjitha pengesat qė vetja jote ka ndėrtuar kundėr dashurisė.

    Nuk kam fe. Feja ime ėshtė dashuria. Ēdo zemėr ėshtė tempulli im.

    Unė buzėqesh si njė lule, jo vetėm me buzė, por me tėrė qenien.

    Mos u gėnje nga bukuria ime, drita qė mė sheh nė fytyrė vjen nga qiriu i shpirtit tim.

    Kur bota tė gjunjėzon, je nė pozicionin e duhur pėr t’u lutur.

    Pėrse po troket nė ēdo derė? Jepi, trokit nė derėn e zemrės tėnde!

    Ai qė vė intelektin mbi dėshirat ėshtė mė i lartėsuar se engjėjt, ai qė vė dėshirat mbi intelektin, ėshtė mė pak se njė kafshė.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...persian-dehes/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    JuliusB (31-07-2014)

  15. #73
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anėtarėsuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Pėr: Rumiu, poeti persian mė dehės

    I pakrahasueshem eshte.
    Kjo njehere me fikson.

    Out beyond ideas of wrongdoing and rightdoing, there is a field. I'll meet you there. When the soul lies down in that grass, the world is too full to talk about. Ideas, language, even the phrase "each other" doesn't make any sense.

  16. #74
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Pėr: Mowlana Jalaluddin Rumi

    BESIMI

    1

    Pėrsakohė qė do t’jetoj
    Besoj nė Kuran tė Zotit
    Tė zgjedhurin e Atij vetė
    Kryeburrit, Muhamedit

    Ndokush nėse pretendon
    Diēka tjetėr nga ē’kam shkruar
    Gajle pėr asgjė nuk kam
    Pėr atė ē’ka deklaruar

    2

    Dhe njė herė, thėrras, O Mbret
    Prano qė tė sjell shėrbim
    Trego edhe ca mėshirė
    N’kėt dobėsi edhe mjerim

    Nėse ndonjėherė, o Zot
    Paskėtaj tė t’kundėrshtoj
    mos ma jep ndihmėn sėrish
    Kur nė dhimbje ta kėrkoj

    3

    Kur Ti mė bėre t’eci
    Nė rrugėn plot besim
    Besimi yt mbi shpinė
    i tillė gjer nė amshim

    Mė ra tė fikėt, qava
    E rėndė barra qenka
    Nga ty u farkėtova
    me peshė u ēelnikosa



    MARRĖZI

    1

    Madhėshtisė qė burrat mbajnė
    Koha fundin ja sjell shpejt
    Dek’n e ujkut shpejt e vuajnė
    Kėto dhen tė marra krejt

    Shiko sa krenare ecin
    Me kokėn ato, lart pėrpjetė
    Gjersa fundi godet fort
    I copėton ato pėr dekė

    2

    Ji i drejtė- dhe pranoje
    n’dashuri – bollėk drejtėsia
    t’mėkatosh ti je i prirė
    pra tek ty ndodhet ligėsia

    Nėse vetė pranon se epshi
    emr’ i shenjtė i dashurisė
    at’her dije dhe provoje
    tė dy ndahen prej larg’sisė

    3

    Fort pas shpirtit jeni thurur
    qė vetėm dy ditė i zgjasin
    Kurrėsesi nuk ėshtė e mundur
    pėr vdekjen dy fjalė t’i flasin

    Njė banesė shpirti kėrkon
    Ndaj vdekja e vetm’ e tillė
    Dhe prapė, ti nė mes tė rrugės
    ja fut gjumit e s’lėviz

    4

    Njeriu qė shpirti i lodhet
    Me k’naq’si tė po-sė e jo-sė
    Pengesa e tij e vetme
    ėshtė tė jetė apo tė mos

    Po si vallė tė ndalohet
    nga veprime e cilėsi
    Ai qė s’ėshtė i krijuar
    Por ėsht’ vetė krijuesi?

    5

    Pse ashtu kuturu ikėn
    Nė rrugė tė trillimit t’shkosh
    Dhe nė gjakun e mjerimit
    Sytė mundohesh t’i pastrosh?

    Pushtuar prej sė vėrtetės
    Kokė e kėmbė, krejtėsisht
    Ēfarė rruge po ndjek ashtu
    pėrkushtuar marrėzisht?

    6

    Vallė ziliqar pse je
    i k’tij deti kaq bujar
    Kėto ujra kaq gazmor
    ju pse t’i mohoni vallė?

    Po ta ruanin peshqit ujin
    Nė njė gotė si thesar
    Oqean i tėrė atėherė
    Kujt do t’i mohohej vallė?

    7

    O ju qė njė atdhe keni
    Atje tej e pėrtej qiejve
    Ju vetė e keni pandehur
    Prapėseprapė prej tokė e hiri

    Ti qė mbi tokė imazhin
    Ja ke gdhendur vetes vetė
    Harron mėmėdhenė e largėt
    Qė t’ lindi, tė solli n’ jetė

    8

    Ti qė nėpėr tokė kėrkon
    qė tė gjesh zgjidhjen e madhe
    Nė bashkim ish lindja jote
    Vdekje tyre ėshtė nė ndarje

    Anės lumit dhe i etur
    Ti nė gjumė bie tė flesh
    nga thesari fort mallkuar
    Njė lypsar mbaron e vdes

    9

    Bashkimi nuk ėshtė ashtu
    Siē ti kot ke hamend’suar
    Ai ėshtė botė e shpirtit
    Lėnė pas dore, kundėrshtuar

    Pėrroi qė rrjedh pėrherė
    Ku Udhėzuesi ka marrė pjesė
    Shkon aty ku dhe ti shkon
    Por ti i ke vėnė pengesė

    10

    Hėna, ajo grabitqare
    Zbriti mbrėmė, erdhi tek mua
    Hiqmu qė kėtu - i thashė
    Vend pėr ty nuk ka, s’tė dua.

    Hėna, ajo grabitqare
    Vaj, zem’rimi tė ka kap
    Pėrjashta pret fatlumėsia
    Por ti derėn nuk ja hap

    11

    Kėtė botė nėse lakmon
    Ti veē njė mėditės je
    Edhe parajsėn kėrkofsh
    Larg nga e vėrteta je

    Nė dy botėt si i mangut
    Do tė gjesh ti lumturi
    Ankth’n e ėmbėl t’dashurisė
    Prapė do t’falesh qė s’e di

    12

    Jetėn tėnde bixhoz luaj
    Nėse burrė je pėr dashni
    Ndryshe rrugės tėnde shko
    Se s’kemi asgjė pėr ty

    Burri qė e ka zemrėn gur
    Nė kėt’ fushė nuk do fitojė
    Po kėrkoi t’i ngjajė Zotit
    Nė mes rrugės do dėshtojė



    Shqipėrimi i kėsaj vepre filloi mė
    28 Prill 2014
    Dhe pėrfundoi mė
    6 Qershor 2014

    Halit Beka (Methasani)

    Sipas versionit anglisht :
    The Rubaiyat of Jalal Al-Din Rumi
    Select translations into English Verse
    by A.J. Arberry, 1949.
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  17. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Pėr: Mowlana Jalaluddin Rumi

    URTĖSI

    1

    Ndonėse vetėm pėr pak kohė
    Vdekja tė buz’qesh, tė duket
    Mos e quaj shok ti vdekjen
    E nė fund do tė pėrulet

    Vdekja menjėherė tė deh
    Por nė gjoks tė saj tė rremė
    Tjetėr i dashur ėshtė ngjesh
    I lexon kėto qė them?

    2

    Teposhtė nė rrjedhė tė lumit
    Me tė shpejtė barka vozitet
    Nė mendje kjo mund tė duket
    Se nga pas nxitojnė brigjet

    Kėshtu ne, si dhe ēdo ēast
    nga ky rruzull fluturojmė
    Ngjashmėrisht ashtu dhe bota
    anash na kalon, mendojmė

    3

    Burrat thonė se parajsa
    Atje lart pėr ne po pret
    Tė pimė verė me fund gjithė ditėn
    Dhe syzeza pėr krevat

    Kėshtu ditėt i kalojmė
    Me verė, me qejf dhe ne
    Duke parė se nė fund
    kėto na presin atje

    4

    Zogjtė te Solomoni vanė
    Tė ankohen me tė qara
    Kundėr bilbilit atje
    Pse pėrmbahet nė tė shara?»

    Iu pėrgjigj zogjve bilbili
    «Aq pa turp mos ji e thuaj,
    Nė tre muaj unė bėj kėngėn
    Dhe mbaj gjuhėn pėr nėntė muaj»

    5

    Thelbi ėshtė varfėria
    Gjithēka tjetėr rastėsi
    Varf’ri a – leht’sim i zemrės
    Tė tjerat t’shpirtit lig’shti

    Bot’ e tėrė rretherrotull
    gėnjeshtėr edhe mashtrim
    Varf’ria- thesar i vetėm
    dhe i shpirtit tonė – synim

    6

    Ti qė dashuron, si sorrė
    Fraq i dimrit, dėborė e tij
    Nga lugina pėrherė del
    Trėndafil edhe bilbil


    Merre kėtė ēast nė zemėr!
    Kur ai tė jetė larguar
    Nė fluturim tė tij kėrko
    Sy e dritė i pėrmalluar

    7
    Shpejt kalojnė dit’ e f’minis’
    Rinia tė ka kaluar
    Pleqėrinė e ke rreth kokės
    Nga kjo botė je larguar

    Tri ditė zotim, dhe aq
    Mysafiri do qėndrojė
    Ēohu, tė qoftė rrug’e mbarė
    Zotėri, koha t’mbaroi

    8

    Ne tė gjithė veē lodra jemi
    Tė Zotit tė kudondodhur
    Plot fuqi, plot begati
    Ne lypsarė, trokė, tė lodhur

    Para pallatit njėderėsh
    A s’jemi tė gjithė njėsoj?
    Secili mė shumė se tjetri
    tė kemi, vallė, pse kėrkojmė?

    9

    Nėse pas floririt shkon
    Tek ai jetėn ke shitur
    Po ta keshė bukėn lakmi
    Shpirtin prej saj e ke prirur

    Qartazi kėtė mėsoje
    Qė ta dish me tė vėrtetė
    Ēfarėdo qė ta ndezė zemrėn
    Ashtu do tė jesh dhe vetė
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  18. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Pėr: Mowlana Jalaluddin Rumi

    DORĖHEQJE

    1
    S’ka ēifligje qė t’paguajmė
    Plangprishės, rrugeēė jemi
    S’jemi pronarė sarajesh
    Por lypsarė, as derė s’kemi

    Madje, si penela jemi
    nė dorė tė piktorit mbajtur
    S’mund ta dimė sa do rrimė
    pėr tani e mė pas vajtur

    2

    Gajle pėr bukuri s’kemi
    as sermė, fare, nė kuletė
    nė dhimbje lehtėsohemi
    nė tmerr e kemi tė lehtė


    Pėrsakohė tė jetė e dhėnė
    Nėn urdhėr tė Zotit jemi
    Hareshėm e zemėrplotė
    As qejfprishur, siē ju jeni

    3

    A mendon ti vallė se
    Unė veproj siē vetė dua
    Apo, nga ēasti nė ēast
    Unė jam nė tė miat duar

    Pėrpara skrivanisė sime
    si penė shtrirė unė rri
    Apo njė top unė jam
    i varresė burgaxhi

    4

    Ti qė je vetė pranvera
    Tė gjithė ne jemi bar
    Ti i madh, je vetė mbreti
    Gjithė ne kaq larg,lypsarė

    Kėshtu, ti vetė je zėri
    Jehona tė gjithė ne
    Tani Ti na kėrkon neve
    Tek Ti nuk vijmė, pėrse?



    PENDESĖ

    Meqė marrėzi e mėkate
    qysh prej zanafillės sime
    Asgjė pėrgjatė gjithė jetės
    s’mė solli fare gėzime

    Unė kėrkoj pėr paanėsi
    Qė askush prej meje s’gjen
    Kundėr botės unė ankohem
    Jam ankesė e botės vetė

    2

    Vaj medet, bubu, prej tyre
    Vjen e gjithė padrejtėsia
    Ah medet, sa psherėtima
    dalin nga ligėsitė e mia

    Ē’tė tė kenė punuar duart
    T’Shenjtat Shkrime kanė mėsuar
    Pastaj shpirti im braktisur
    Prej ku brenga ka filluar

    UDHĖZUESI

    O robėr, bėni kujdes
    Vetėtimė e stuhisė –ré
    I gjithė Lindjes Zot ka ardhur
    Tė jep shkrepėtimė, rrufe.

    Ēfarėdo qė tė thuash ti
    Hamendėsim pėrfundimi
    Ai flet kur t’i sheh sytė
    Qė aty duket ndryshimi

    2

    Hyjnor udhėtari shkoi
    Pluhuri nė qiell u ēua
    Ai kaloi, pluh’ri qė hodhi
    Aty mbet, i pezulluar

    Drejt pėrpara pamj’e tij
    Djathtas-majtas nuk shikon
    Pluh’ri tij kėtu seē mbeti
    E ai nė pafundėsi

    3

    Kur fytyr’n e tij vėshtroj
    Hirin e Tij a e ka parė kush?
    «Para Zotit, dritė ēlirues
    Plot zemrėn e sytė m’i mbush

    Mbi tė gjitha, po tė bėnte
    ēudi pėrgjatė pėrjetėsisė
    Sytė do t’i hidhje ngultaz
    Mbi bukurinė e Tij



    4

    Ē’ėshtė ai qė thotė se shpirti
    I pavdekshėm paska vdek
    A guxon kėtė tė thotė
    Diell i shpresės tė ketė tret?

    Njė armik i diellit vetė
    Mbi ēati tė tij qėndron
    Mbyllur ka ai tė dy sytė
    «Dielli vdes, O zot»- gjėmoi
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  19. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226

    Pėr: Mowlana Jalaluddin Rumi

    KĖRKIMI

    Ėshtė vonė; edhe ne
    nė ēmenduri veten lėndojmė
    Sa keq! Jemi nė mes deti
    Tė padukshmin breg kėrkojmė

    Ėshtė natė, qiell plot re
    Asnjė yll tė na drejtojė
    Por me hir t’Zotit lundrojmė
    Ndihmė e tij do na mundėsojė

    2

    N’shpirtin tėnd njė shpirt banon
    Shko edhe mirė kėrkoje
    Brenda vetes ke minierė
    Pėr vete atė shfrytėzoje

    Sufi kėrkon ashtu siē ecėn
    Mos e kėrko duke ndarė veten
    Nėse mundesh edhe ti
    por kėrko brenda nė zemėr

    ~~~

    Kush e ngre shpirtin e tij
    Thuaj, cili ėshtė ai?
    Kush ma dha mua sė pari
    Kėtė jetė qė kam tani?

    Kush mbulohet - jetė skifteri
    Pėr pak kohė unė sytė i kam
    Aty pėr aty humbasin
    Vlerės sime t’i shkojnė pas

    Si krypa qė nė det tretet
    mė piu Det i Perėndisė
    Pėrtej fesė e mosbesimit
    Tej dyshimit e pasigurisė

    Papritmas nė gjoksin tim
    Njė yll ndriti fort e qartė
    Tė gjithė diejt e qiellit sipėr
    Humbėn n’dritė tė yllit’ zjarrtė





    6
    Lule pėr ēdo natė
    Lart nė qiell ēelin
    Paqe n’pafundėsi
    Selam nė mua sjellin

    Dikur zemra ime
    E ftohtė, e errėt
    Tash plot psherėtima
    Nė flakė tė tyre tretet

    7

    Ai qė shlodhje e shpirtit tim
    Rreth e qark zemrės m’i shkon
    Me hare t’zemrės e shpirtit
    Mė shlodh edhe mė gėzon

    Gajasem nga shtrat i tokės
    Si pemė unė e ngre kokėn
    Sepse gurrė e g’zimit jetės
    Rreth e qark ajo pastron tokėn

    8

    Flladi i mėngjesit
    Myshk nė fund shpėrndan
    Nga rrug’ e dashnis’ sime
    Aromė e dėlirėsisė


    Para se bota shkatėrrohet
    Ēohu! Gjumin mė ē’e don?
    Karvani nxiton e ikėn
    Aromė e freskėt skadon


    9
    Jeta po tė zhduket
    Zoti ta rijep
    Jetė tė re pafund
    Ktė tė vdekjes jetė

    Gurrė e vesit keq
    Nė dashuri gjendet
    Dhe prapė n’kėt det pa anė
    prej dashurisė mbytet

    10

    Unė i lumtur isha
    Nė zemėr t’perlės shtri
    Gjerkur stuhi e jetės
    M’doditi, si valė n’arrati

    Sekretin e detit
    E thashė unė me gjėmim
    Nė breg, si re shkarkuar
    Fjeta, pa trazim

    11

    Ai botės i vu zjarrin
    Aty mė vu edhe mua
    Trupin ma pėrfshinė
    Qindra tė zjarrit gjuhe

    Dhe kur rrymė e flakėve
    Mė mblodhi, psherėtimė
    Ai ma vuri dorėn
    Tek goja me nxitim

    12

    Dhepse dhashė e mora
    Tekat t’ja plotėsoj
    Ēdo pėrgjigj’ e tij
    Ishte shpatė me majė

    Nga gishtrinjtė e tij
    Shoh si i rrjedh gjaku
    Vallė pėrse kėnaqet
    Nė gjakun tim tė lahet

    13

    Kujtoj buzėt e tua
    ngjyrė rubini puth
    Ngaqė dot s’i pija
    Vetėm se i nduk



    Jo, tek qiell i largėt
    Dora ime s’shkon
    Ndaj i gjunjėzuar
    tokėn e pushton

    14

    Njė shpirt nė det kėrkova
    Dhe gjeta njė koral
    Nėn shkumėn time ishte
    Bosh njė oqean

    N’rrug’n e ngushtė t’shpirtit katran
    Kuturu tė dilja nė dritė
    edhe shih, ē’mė del pėrpara
    e pafundmja tokė-ditė.

    4

    Trashėgimia jonė nga Nuhi
    Arka e shpėtitimit, ēelės
    Ja tek ecim shpejt e t’lirė
    Mes detit tė egėr t’jetės

    dhe nga ai det njė bimė
    rritet nė zemėr e begatė
    Qė ashtu si liman i zemrės
    ėshtė e virgjėr, e pamatė



    5

    Kėrko, dhe nė mendjen time
    Do tė gjesh tjetėr synim
    Vėshtro, dhe do vėrtetosh
    Dashuria ėshtė idhulli im

    Zoti qoftė dėshmuesi im
    Dhe dashnia s’mė mjafton
    Pas kėsaj vjeshte do vijė
    Pranvera pėr mu’ lulėzon

    6

    Sikur pėr njė ēast tė vetėm
    Nė dashni shpriti tė prehej
    Varg i t’dashurve ku do t’rrinte
    Vendi pėr to ku do gjendej?

    Atėherė si gjemb qė shpon
    Posi vajza trėndafilin
    Nė gjoksin e saj ti qofsh
    Flok’n e saj e bėfsh gėrshet

    7

    Po tė ishte ajo rruga
    Ku i dashuri nis me ecje
    Mbaron nė njė vendbanim
    me prapėsira edhe vdekje

    Pėrralla rrenė duhet tė jetė
    Njė lumė ėshtė dashuria
    Prej nga duhet qė tė shuajė
    Etjen pavdekshmėria

    8

    Shpejtėsinė e trim skifterit
    merr dhe ‘tigrit krenari
    Bukur janė ata nė ndjekje
    Tė lavdishėm nė energji

    Zė i ėmbėl i bilbilit
    bukuri e palloit fryrė
    Atyre nuk ke ē’u g’zohesh
    Fjalė e mburrje, pa yndyrė

    9

    Unė e kėrkoj shokun tim
    Duke vrapuar e rendur
    Jeta ime ėshtė nė fund
    E unė prapė duke fjetur

    Dhe unė nė e gjetsha shokun
    Koha mė ka shkuar kot
    Vite ‘tėra kanė kaluar
    Dhe nuk i rifitoj mė dot



    10

    Zoti mos na rėntė me shpatė
    O nga hunjtė zemrėn frikėsuar
    T’ruajmė kėmbėt nga vargonjtė
    Ose kokėn e lėnduar

    Ne nxitojmė me ngut e g’zim
    Flakė e ferrit na shijon
    Na frikėson mė pak se sa
    Ēfarėdo miqtė flasin e thonė

    11

    Shpirti nuk ėshtė aq i mirė
    As zemra; qė bėjnė hyjnoren
    Sheqeri s’ėshtė aq i ėmbėl
    Kur buzėt takojnė e puthen

    Dielli jetė e njė epoke
    dhe pėrqark qė ecėn hėna
    Nė errėsirė e dritė kėrkojnė
    Me nxitim pėr natėn tėnde

    12

    Ti ke ikur, zemra mė k’naqet
    Por nga sytė bukuria
    nuk do mė largohet kurrė
    As nga zemra dashuria

    Pėrreth botės unė i sillem
    Mbase do tė vish dhe ti
    dhe nė fund tė mė tregosh
    rrugėn lėmsh pėr nė shtėpi

    13

    E gėzueshme ėshtė rruga
    Pėrditė ecėn edhe rrinė
    Kėnaqėsi kur shkon kollaj
    Si ujė n’ecje qė kurrė s’ngrin

    Dimri ikėn, pėrrallė i tėri
    Sikur dimri, nė mend s’ruhet
    Prandaj pėr ditėn e sotme
    Tjetėr histori tė thuhet

    14

    Po tė jesh nė rrugė tė drejtė
    i shkrydhėt, larg prej shtėpisė
    Sėrish, njė dritė hyjnore
    Nė parajsė do tė vish

    N’fron t’parajsės e ke vendin
    Vallė, turp a nuk tė vjen?
    Lutu pra, se f’tyra jote,
    si hije n’pluhur, nuk vlen

    15

    Ujė ti nuk je,
    As baltė: veēse
    Nga uji dhe balta
    Pėrbėrjen e ke

    Mishi ėshtė njė lumė
    Rrjedhė e tij shpirti
    Ti mė i largėti fare
    Mbi ta i plotfuqishmi
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •