Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Si e ruaj nė shtėpi flamurin 200-vjeēar”

    Flet Ndue Bajraktari: Odiseja e flamurit qė nga Lidhja e Prizrenit e deri nė ditėt tona


    “Si e ruaj nė shtėpi flamurin 200-vjeēar”

    Nga i dėrguari ynė nė Lezhė, Aleksandėr NDOJA


    LEZHĖ - Ndėr 33 flamujt e Lidhjes sė Prizrenit tė vitit 1878, tė ardhur nga krahinat e ndryshme tė vendit, ka mbetur si relike e memories historike njėri prej tyre, qė ndodhet nė shtėpinė e njė prej pinjollėve tė fisit Bajraktari nga bajraku i Kashnjetit tė Mirditės. Quhet Ndue Bajraktari dhe mbajtjen e flamurit nė krye tė oxhakut tė kullės e ka pasur si gjėnė mė tė shtrenjtė pėr njė fakt se ai flamur ka “shtegtuar” nė shtatė breza, por qė njėfarė mėnyrė sipas tij, historia e ruajtjes 200-vjeēare deri nė ditėt tona, nuk ka tė dytė. Me atė flamur ėshtė pėrfaqėsuar Bajraku i Kashnjetit, njėri prej 12 bajraqeve tė Mirditės, dhe mė pas vetė Mirdita nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, ndėrsa fati qe me tė, pasi kjo krahinė u pėrfaqėsua dhe nė vitin 1912, kur ngritja e flamurit kombėtar nėpėr viset e ndryshme tė vendit, kishte ardhur si njė “konvejer” i pandalshėm. Pikėrisht mė 15 qershor 1912, burrat pėrfaqėsues tė krahinės sė Lezhės e pranuan si simbol tė ngritjes sė flamurit, pikėrisht kėtė flamur qė ruhet me fanatizėm nė shtėpinė e bajraktarėve. Flamuri ėshtė i formatit 90x70 cm, fushėn me ngjyrė tė kuqe, njė cohė e zezė e qepur nė kėtė fushė ku ėshtė pikturuar me kujdes njė shqiponjė dykrerėshe dhe pak sipėr kokės njė diell, si simbol qė pėrherė tė parė edhe nė kohėn e pushtimit turk, tregonte kredon e malėsorėve tė Mirditės pėr tė qenė tė mėvetėsuar. Dhe nė fakt, me kėtė flamur jo pak ėshtė prirė nė beteja qė kjo krahinė tė ishte autonome. Vetė flamuri nuk ėshtė prodhim industrial, qoftė dhe i kohės, por ėshtė punuar nė vegjė nga artizane tė krahinės, ndėrsa sot edhe pse ėshtė i njė ngjyre nė tė dalė, duket se ėshtė ruajtur me kujdes, ndėrsa pėr peripecitė e tij tregojnė disa njolla gjaku, qė janė mbi tė. Por sesa e lidhur ka qenė kjo familje me kėtė flamur, e tregojnė disa momente shumė interesante, kur nėna e Ndues sot e paralizuar nė krevat rreth tė 90-va, si njė amanet i tė parėve tė saj, edhe kur iu dogj kulla nga forcat e ndjekjes nė vitin 1946, mundi tė dredhojė pėr tė hyrė brenda nė shtėpi “nė kėrkim tė rrobave tė njė fėmije”, ndėrsa mori me kujdes flamurin pėr ta futur nė gji, dhe mė pas pėr 50 vite ta mbante tė qepur nė brendėsi tė jorganit kur familja ishte e internuar nė Tepelenė, dhe pėr ta nxjerrė atė vetėm nė vitin 1985, pėr ta dorėzuar nė muzeun e Lezhės, nė kėmbim tė shkollimit tė fėmijėve.

    Nė njė intervistė pėr “Tirana Observer”, Ndue Bajraktari tregon odisenė e relikes sė rrallė.


    Ēfarė mund tė thoni pėr kėtė flamur qė ju e ruani nė shtėpi?

    Flamuri qė unė sot kam nė shtėpinė time ėshtė flamuri i ngritur nė lidhjen e Prizrenit nga Ded Kol Bajraktari nė vitin 1878. Ky flamur mbante nė tė mbishkrimin “Mirdita” dhe pikėrisht me kėtė u pėrfaqėsua Mirdita nė kėtė tubim tė rėndėsishėm nė historinė e kombi tonė. Qė nga lidhja e Prizrenit e deri mė sot ka rėnė nė tė gjitha luftėrat dhe si pėrfundim qėndron i ruajtur nė shtėpinė time.

    Pas Lidhjes sė Prizrenit ēfarė u bė me tė?

    Ka qenė 15 qershori i vitit 1912, kur ky flamur u ngrit nė qytetin e Lezhės. Pra, ky flamur ėshtė valėvitur i lirė rreth pesė muaj nga ngritja e flamurit nė Vlorė. Ky flamur u ngrit nga Frrok Ded Bajraktari, Gjeto Ēoku dhe Kol Toma i Velės.

    Pse nė Lezhė u ngrit pikėrisht flamuri i bajrakut tuaj dhe jo i ndonjė bajraku tjetėr?

    Ishte shumė e thjeshtė pėr vetė faktin se bajraku ynė, i cili ėshtė mė i madhi erdhi me 425 burra, ndėrsa bajraku i Velės me 50 burra, ndėrsa bajraku i Manatisė erdhi me 40 burra. Pra, ishte e kuptueshme se i takonte bajrakut tonė ta ngrinte flamurin. Tė parėt e mi qėndruan rreth 6 muaj nė ruajtje tė flamurit. Nė kėto momente edhe kajmekami, i cili ishte pėrfaqėsues i qeverisė turke u bashkua me ngritėsit e flamurit me pretendimin se edhe ai ishte shqiptar. Me kėtė flamur e mbajtėm nė kullėn tonė deri nė vitin 1945 kur erdhėn komunistėt nė pushtet.

    Ju thatė pėr njė rrezik qė iu kanos flamurit nė kėtė vit?

    Po, komunistėt vendosėn tė na digjnin shtėpinė. Kur shtėpisė po i dilte tymi, babai im i cili ishte i lidhur i bėn me shenjė nėnės sime duke i lėnė amanet flamurin. Nėna ime i lutet drejtuesit tė operacionit pėr tė hyrė nė shtėpinė qė digjej me arsyetimin se do tė merrte disa rroba pėr ne fėmijėt e vegjėl. Ashtu mes tymit nėna ėshtė futur nė shtėpi duke e marrė atė dhe duke e fshehur nė gji. Kur ne jemi internuar nė Tepelene, nėna ime e pati maskuar flamurin brenda jorganit, tė cilin e la aty deri kur erdhėm nga internimi.

    Ēfarė u bė me tė mė pas?

    Vazhduam ta mbanim tė fshehur, por nga viti 1985 u mėsua se unė e kisha kėtė flamur. Dikush nga Komiteti i Partisė sė Lezhės ma kėrkoi atė pėr ta vendosur nė muze dhe nė shkėmbim pėr kėtė, ato do mė dėrgonin vajzėn nė njė shkollė tė mesme profesionale. Kėshtu u bė dhe flamuri qėndroi aty deri nė fillim tė vitit 91 kur filluan proceset demokratike.
    Menjėherė kam shkuar nė muze dhe e kam marrė dhe e ka dėrguar sėrish nė shtėpi nė kėmbim tė njė deklarate, pasi isha i sigurt se ai aty mund tė zhdukej.

    A u kujtua ndokush nga strukturat shtetėrore pėr t’u interesuar pėr kėtė vlerė?

    Po, ka qenė ish-drejtori i Muzeut Historik, Moikom Zeqo qė ka pasur interes tė madh pėr tė. Madje, pasi ka studiuar pasaportėn e tij mė kėrkoi qė ta dorėzoja nė kėmbim tė shumės 25 milionė lekė.

    Po ti si veprove?

    Unė e kundėrshtova kategorikisht me arsyetimin se unė do ta dorėzoja pasi tė bėhet njė simpozium shkencor lidhur me historinė e flamurit dhe tė bajrakut tė Kashnjetit, deri mė tani kjo nuk ėshtė bėrė dhe flamuri qėndron nė shtėpinė time.

    A janė kushte optimale nė kėtė shtėpi pėr ruajtjen e flamurit?

    Nė asnjė mėnyrė jo, pasi kushtet nė muzeun kombėtar janė shumė mė tė mira. Megjithatė, unė jam nė pritje tė kėsaj ēėshtjeje.

    Tirana-Observer.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Flamuri i Shqipėrisė do valėvitet nė Zelandėn e Re

    Flamuri i Shqipėrisė do valėvitet nė Zelandėn e Re

    Flamuri i Shqipėrisė do tė valėvitet ditėn e hėnė mė 28 Nėntor nė urėn “Harbour Bridge” nė Aukland, Zelandė e Re. Flamuri shqiptar nė urėn e famshme tė Aklandin do tė valėvitet ditėn e hėnė nga mėngjesi nė mbrėmje nė nder tė festės kombėtare tė Ēlirimit tė Shqipėrisė. Kohėt e fundit nė kėtė urė ėshtė valėvitur flamuri i Monakos, Panamasė dhe Turqisė me rastin e festės kombėtare tė ēlirimit tė kėtyre vendeve. Ky aktivitet zhvillohet nė kuadėr tė njė programi qė ka si synim promovimin e lidhjeve ndėrkombėtare tė Zelandės sė Re dhe origjinėn kombėtare shumėllojshme tė banorėve tė kėtij vendi.

    Tirana_Observer.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #23
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    « Mbledhja ne mengjezin e 28 Nendorit u nderpre, lame sallen, per te ngritur ne shtepine time ku isha lindur... midise brohoritjeve te mijra njerezve, flamurin lavediplot te Skenderbeut qe kish fletur i mbeshtjell ne palet e tij 445 vjetet e fundit. Ishte nje caste i paharrueshem per mua, dhe duart mu drodhen nga emocioni dhe kryelartesia qe me vlonte ne shpirt, ne kohen kur po ngrija nga ballkoni i kesaj ndertese te vjeter flamurin e sovranit te fundit te Shqiperise [te qendisur nga patriotia Shqiptare Zonja Marigo Posijo e cila perkujtohet ne cdo pervjetor]. Ne ate moment mu duk sikur shpirti i heroit te pavdekshem kaloj ne ato caste si nje zjarre i shenjte mbikrye te popullit. »


    « Ja ky eshte flamuri yne i kuq me shqiponjen e zez dy-krenare ne mes qe simbolizon bashkimin e kombit. Dhe tani le te bashkohemi si nje trup i vetem, le te punojme per ta mbrojtur, per ta perparuar e qyteteruar si i ka hije atdheut tone. »

    - Ismail Beu

    Gezuar 28 Nentorin!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 28-11-2005 mė 20:15

  4. #24
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Gezuar festen e Flamurit. Diten qe shenoi ndarjen totale nga Turqia edhe shkelmin e dhene politikes percarese te Jankovit grek.
    Per Shqiptaret kudo qe jane, qofte kjo dite nje dite e lumtur edhe plot kujtime te bukura kuq e zi

    ..te gjithe jemi shqipetare te medhenj e te vegjel, te pasur edhe te varfer, pleq e te rinj, duhet te bashkohemi dhe te cojme vendin perpara ne rrugen e qyteterimit, perparimit, duke i treguar Evropes se shqiptari ka mbetur gjithmone Evropian ne gjak dhe se nuk deshiron gje tjeter, vecse te forcoje kombesine e tij dhe te qyteterimit.
    Ismail Bej QEMALI
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Ato pak fjale qe do te vijojne me poshte mund te duken disi qesharake, jo te kohes, aspak argetuese per ndokend, por i thone nje llafi "e verteta nuk ka moshe."
    Te paret tane luftuan trup me trup me pushtuesin, derdhen gjakun me te cilin "u la" flamuri yne, sakrifikuan jeten e tyre, e jo per interes personal sesa ate te perbashket, per idealin me te larte te nje njeriu, "LIRINE"
    Une do te deshiroja nga cdonjeri prej jush, pavaresisht nga bindjet politike apo perkatesite fetare, vecse: Kudo qe te ndodheni, te bashkohemi, t'i jemi mirenjohes atyre qe na "dhuruan" LIRINE, te mesojme prej se kaluares tone te dhimbshme e sebashku te RIMEKEMBIM NDERIN e ISMAIL QEMALIT dhe ISA BOLETINIT me shoke. I paharruar qofte kujtimi i tyre ne zemren e cdo SHQIPTARI te VERTETE!

    GEZUAR edhe nga une!!!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Pavaresisht se thenia e meposhtme nuk perkon kronologjikisht me ngjarjet e dites se sotme, ka nje domethenie shume te vecante per vete "domethenien" e kesaj dite te shenuar:

    “Lirinė nuk ua solla unė, por e gjeta kėtu mes jush”
    GJ.K.Skėnderbeu

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Historia / Dokumenti i panjohur pėr patriotin kurbinas Gjin Pjetėr Pervizi, ose “Ismail Qemali” i Veriut


    Gjin Pjetri ngriti flamurin nė Milot

    Aty morėn pjesė delegatė nga trevat veriore tė Shqipėrisė

    Dashnor Kaloēi

    Plot 93 vjet mė parė mė 28 nėntor tė vitit 1912, teksa plaku patriot Ismail bej Qemali ngrinte flamurin nė Vlorė dhe shpallte Pavarsinė e Shqipėrisė, nė tė njėjtėn orė tė asaj dite, njė tjetėr patriot shqiptar ngrinte flamurin kombėtar nė Milot tė Kurbinit ku ishin mbledhur pėrfaqėsues dhe delegatė nga tė gjitha krahinat e Veriut tė Shqipėrisė. Ai ishte Gjin Pjetėr Pervizi nga Skuraj i Kurbinit dhe flamuri qė ngriti atė ditė nė Milot, ishte me porosi tė Dom Nikoll Kaēorrit, krahut tė djathtė tė Ismail Qemalit, i cili mė 28 nėntor 1912 u zgjodh nėkryetar i qeverisė sė Vlorės. Kjo ngjarje e madhe e historisė sė popullit shqiptar e cila ėshtė ruajtur nė kujtesėn historike tė popullit tė Kurbinit, gjatė gjithė periudhės sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės ėshtė lėnė krejt nė harresė dhe nė tė gjitha librat e historisė sė asaj kohe nuk ėshtė pėrmėndur kurrė.

    Letra pėr arqipeshkvin e Durrėsit

    Ngjarja e 28 nėntorit 1912 ku plaku patriot Gjin Pjetėr Pervizi ngriti flamurin kombėtar nė Milot tė Kurbinit, veē kujtesės sė popullit e cila nuk e la tė zhdukej fare nga memorja historike, pasqyrohet mė sė miri edhe nga njė dokument arkivor i cili bėhet publik pėr herė tė parė ekskluzivisht nė faqet e “Gazeta Shqiptare”. Edhe pse nė kėtė dokument qė po e botojmė tė plotė mė poshtė ėshtė shkruar fare pak mbi atė qė ka ndodhur nė Milot plot 93 vite tė shkuara, aty krijohet njė tablo e qartė e veprės patriotike tė atdhetarit Gjin Pjetėr Pervizi.

    Nė atė dokument shkruhet:

    “Kopje e lėtrės sė Gjin Pjetrit drejtue Preng Biankit, arqipeshkėv i Durrėsit: Populli i Milotit thotė se Gjin Pjetri ka ngreh flamurin nė Milot njikohėsisht me Ismail Qemalin nė Vlorė.

    Skuraj 21 Dhetuer 1912. I ndritshmi Emzot Preng Bianki, Arqipeshkv i Durc-Kurbinit. Unė kam pas mbledhė katundet e Kurbinit, Turk e t’ Krishtenė e jemi baa m’nji fjalė: mandej kam shkue vetė i katėrti, si prej myslymanėve ashtu dhe tė krishtenėsh, e edhe krenėt e malcorė t’ Bregut tė Matės i kam pas me vedi, e kam vojtė n’ Mirditė: e atje janė mbledhė parsimi i 12 bajrakė, e edhe parija e 7 bajrakė tė Pukės e kemi lidhė njė tifakė qysh m’urė t’Droes e m’ujė tė Drinit t’Bardhė kah ana e Prezrenit e rrokull sikur kap Vau i Dejės e edhe Plav e Guci janė lidh me nee: Hot e Grudė, Kastrat e Shkrel kan marrė e kan dhanė me bajrakėt qi i kan afėr vedit e na kan ēue letėr m’ Kuvendt qi kjem mbledh qi ēkaf tė bani ju kemi me ba edhe na, e kan than edhe qi jemi marrė vesht me male tė Epra e edhe ata m’kėt fjalė janė.
    Prap edhe Matja sikur jemi lidh na ashtu asht lidhė. Mas Ismail Qemalit e D. Nikoll Kaēorrit qi janė veēilat tonė t” Shqypnies ne na mas tyne po lidhena abulla t’qindrojmė edh’ majmė besėn e atyne t’ cillėt kanė ngrehė bajrakun e Shqypnies n’Durrc e edhe na pėr at flamur t’ luftojmė.
    E prandaj kemi lidhė njė besė t’foort me shoqishojnė.
    Po tė baj rigjaa, qi ēfarėdo gjevapi qi t’ket lujtė m’atė anė, t’ mė shkruejsh me nji letėr e t’ma ēojsh.
    Tuej t’marrė dorėn e tuej t’puth myhyrin, po e mbylli letrėn ma shum dashuni e tuej t’u falė me shėndet fort un i dashtuni i yt.
    (shėrbtuer i pėrvujt i yti Prėndi ) Gjin Pjetri. Ti bajsh me dije beglerėt qi t’a lidhin edhe ata tifakun sikuer e kem lidh na”.


    (A.Q.SH. Fondi 143 Viti 1912 Dosja 975 fleta 1)

    Vlersimi nga Zogu nė 1937

    Qė nga ajo kohė dhe gjatė gjithė periudhės sė Monarkisė sė Zogut, plaku patriot nga fshati Skuraj i Kurbinit, Gjin Pjetėr Pervizi, ka qenė njė nga figurat atdhetare mė tė vlerėsuara si nga populli i krahinės sė Kurbinit, ashtu dhe nga regjimi nė fuqi i asaj kohe. Kjo gjė shihet mė sė miri edhe nga dokumentet arkivore tė pa botuara ndonjėherė tė cilat i pėrkasin periudhės sė Monarkisė sė Zogut, apo mė saktė tė vitit 1937 kur me rastin e 25 Vjetori tė Pavarsisė sė Shqipėrisė, Dita e Flamurit u pėrkujtua me ceremoni zyrtare nė tė gjithė vėndin. Nė pragun e 28 nėntorit 1937, ditė e cila u festua me bujė tė madhe sipas dekretit mbretėror tė Mbretit Zog, nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė u propozuan pėr dekorime shumė atdhetarė tė cilėt ndėr vite kishin luftuar me armė nė dorė apo kishin dhėnė kontributin e tyre nė dobi tė ēėshtjes shqiptare. Nė pjesėn mė tė madhe tė propozimeve pėr dekorime qė u bėnė asokohe pėr patriotėt e rrethit tė Krujės, (i cili nga ana administrative varej nga qyteti i Durrėsit) midis tė tjerash shkruhej: “Ka marrė pjesė me Gjin Pjetrin e Kurbinit nė ngritjen e Flamurit nė Milot nė 28 nėntor 1912”, “Ka qenė bashkė me Gjin Pjetrin nė Luftėn e Bregut tė Matės kundra taborrit turk nė 1911”, etj, etj. Nė njė nga ato dokumente tė asaj periudhe ku ėshtė propozuar pėr dekorim patrioti Seid Selim Aga nga Kruja (1853-1929), midis tė tjerash shkruhet: “Nė vitin 1912 ka shpėrnda libra shqipe bashkė me Baba Meleq Shėmbėrdhenjin nėpėr katunde dhe e ka pėrcjellė kėtė bashkė me Zejnel Kalanė dhe Gjin Pjetėrin tuj e mshef e dėrgue nė Ulqin. Vėrtetohet si mbas vendimit Nr. 10 dt. 27. 7. 937 tė Komisjonit pėr kremtimin e 25 vjetorit tė vetqeverimit formue nė Krue. Antar e Sekretar i Komisjonit (Hysen Kalaja) Kryetar i Komisjonit, Nėnprefekti (Ramadan Minzalli) (A.Q.SH. Fondi 143 Viti 1937 Dosja 47 Fleta 42) Siē shihet edhe nė kėto dokumente arkivore qė bėhen publike pėr herė tė parė, nė pjesėn mė tė madhe tė propozimeve pėr dekorime, plaku patriot Gjin Pjetėr Pervizi, merret si pikė referimi pėr patriotėt e tjerė pėr tė cilėt thuhej se kishin luftuar apo kishin qenė bashkėpunėtorė tė tij. Veē kėtyre dokumenteve qė i pėrkasin vitit 1937, emri i patriotit kurbinas pėrmėndet shpesh edhe nė shėnimet historike tė klerikut tė famshėm katolik, At Bernardin Palaj, i cili sė bashku me kolegun e tij, At Donat Kurtin, kanė mbledhur e botuar “Visaret e Kombit”. Midis tė tjerash nė shėnimet e Palajt, shkruhet: “Kshtu thonė t’gjith kta, jua thotė abati mbarė Shqypnisė katolike i mbledhje t’ Shpalit: Ded Gjo Lulit, Mehmet Shpendit, Prel Tulit, Gjin Pjetrit, Padėr Pal Dodės, kryetarit tė Kuvendit tė Rrbigut (Rubikut), Gjo Shkurt Lufit t’Selitės etj etj”. Ndryshe nga tė gjitha qeveritė shqiptare tė para viteve 1944, tė cilat e kanė pėrkujtuar dhe nderuar veprėn e patriotit Gjin Pjetėr Pervizi, regjimi komunist e la atė krejt nė harresė pėr ta pėrmėndur shumė rrallė.

    Gazeta Shqiptare.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Regjimi komunist e la nė harresė prej gjeneral, Prenk Pervizit

    Regjimi komunist e la nė harresė prej gjeneral, Prenk Pervizit

    Plaku patriot Gjin Pjetėr Pervizi nga Skuraj i Kurbinit dhe ngjarja e 28 nėntorit 1912, ku nė prani tė delegatėve dhe pėrfaqėsuesėve nga tė gjitha trevat e Veriut tė Shqipėrisė, ai ngriti flamurin kombėtar nė Milot, ėshtė pėrmėndur fare pak gjatė viteve tė regjimit komunist. Edhe pse pėr historiografinė zyrtare tė asaj periudhe ajo ngjarje nuk ka qenė e panjohur, ajo pėrkujtohej rrallė vetėm nė qytezėn e vogėl tė Milotit nė jubiletė e Ditės sė Flamurit. Shkak pėr lėnien nė harresė tė figurės sė patriotit Gjin Pjetėr Pervizi dhe veprės sė tij adhetare si prijės i fshatarėve kurbinas nė luftrat kundėr turqve pėr liri e pavarsi, u bėnė disa nga nipat e stėrnipat e tij tė cilėt pas vitit 1945 luftuan me armė nė dorė kundra regjimit komunist. Por mė kryesorėt qė “ia nxinė” biografinė plakut patriot kurbinas, ishin gjeneral Prenk Pervizi, Ministėr i Mbrojtjes nė 1943-’44 dhe Ndue Gjergji, i cili deri nė 1951 kryesoi rezistencėn antikomuniste nė zonėn e Kurbinit. Por edhe pse historiografia zyrtare e regjimit komunist pėr vite me rradhė e la nė heshtje veprėn e patriotit Gjin Pjetėr Pervizi, ajo nuk mundi ta fshinte atė tėrsisht nga memorja historike. Aty nga fillimi i viteve ’80, emrin e tij iu akordoua njė shkolle 8-vjeēare nė qytetin e Laēit, ku me nisiativėn private tė njė mėsuesi nė oborrin e saj u vendos edhe njė bust i vogėl i tij.


    Gazeta Shqiptare.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #29
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Bartja e trupit te Ismail Qemalit dhe rivarrosja e tij.










  10. #30
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Urdher i dale ne vitin 1912 nga Qeveria e Ismail Qemalit per themelimin e sherbimit informativ.





  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-09-2010
    Postime
    1
    vjersha per femi kushtuar festes se flamurit

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Gjeneza e "Himnit tė Flamurit"
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 00:32
  4. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Digjen flamujt e presidencës në Kosovë nga veteranët e UÇK-së
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 11:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •