Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    HRUSHOVI, XHEFRI dhe Macja me miun..

    Moderator..mos ma fshi kte shkrim e mos e fut ne tema tjera..



    Nje SKENAR interesant po realizohet ne Tirane.



    Korrieri sot shkruan:


    ************************

    "Hakmarrja", zbulohet dhe pasaporta e "Elton Ujkes"


    Pas nje kontrolli ne dokumentacionin e vitit 1997, te Zyres Pasaportave ne policine e Durresit, zbulohet origjina e pasaportes false. I dyti i vellezerve Sadiku, u pajis me dokumentin nderkombetar, nga ish-referenti Llazar Bebi. Nis ceshtja penale

    Identifikohet edhe pasaporta e dyte e falsifikuar me te cilen, ishin pajisur vellezerit Gazmend dhe Artan Sadiku. Si i dyshuar i prodhimit te paligjshem te saj, eshte 49-vjecari Llazar Bebi, ish referent i zyres se prodhimit te pasaportave ne policine e Durresit, ndaj te cilit, ka nisur dje, procedimi penal. Lajmi konfirmohet per "Korrieri"-n, nga burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Durresit. Sipas tyre, "pas nje kontrolli qe ushtroi drejtoria e policise ne dokumentacionin e vitit 1997, qe kishte te bente me pajisjen me pasaporta nderkombetare te shtetasve, rezultoi se me nje te tille, por te falsifikuar, ishte pajisur Elton Ujka". I njejti burim zyrtar tha se "nga verifikimet rezultoi se kjo pasaporte ishte perfituar nga nje prej vellezerve Gazmend e Artan Qamil Sadiku, perkatesisht 26 e 33 vjec, nga Elbasani". Vetem nje dite me pare, u shpall person ne kerkim, edhe Shaziman Doko, ish-punonjesi i Zyres se Pasaportave ne Drejtorine e Policise se Korces, i cili akuzohet se pajisi me pasaporte me emrin Elton Kola, djalin tjeter te Qamil Sadikut, te ndaluar ne Belgjike, ne castin kur u ndalua Altin Arapi. Ky i fundit, eshte i dyshuar per vrasjen dy muaj me pare, te Genci Sines, ish-shoferi i Prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku. Nderkohe, ne prokurorine e Durresit, konfirmohet se, "nen akuzen e shperdorimit te detyres, ka nisur procedimi penal ndaj 49-vjecarit Llazar Bebi". Sipas burimit, ka nisur ceshtja penale ne gjendje te lire, ndaj ish-kreut te prodhimit te pasaportave, banues ne qytetin bregdetar. Aktualisht, Bebi, eshte pergjegjes i informatikes ne Ndermarrjen Elektrike te Durresit. Por dy dite me pare, ne seancen e vleresimit te mases se arrestit ne Gjykaten e Faktit Tirane, perfituesit e ketyre pasaportave, dolen me identitetin e tij te vertete. Hetimet per vrasjen e ish-shoferit te Prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku, dhe zbulimi se autor i mundshem i ketij atentatit rezulton Altin Arapi, nje nga pjesetaret e dyshuar te organizates se perfolur si "Hakmarrja per Drejtesi", vazhdoi me riatdhesimin e dy vellezerve Gazmend e Artan Sadiku nga Elbasani, te larguar nga Shqiperia me identitetet e rreme, Eltion Kola dhe Elton Ujka. Mbi bazen e ketyre hetimeve, jane identifikuar keshtu, te dy komisariatet, qe nxorren pasaportat e personave te dyshuar si te njohur te Altin Arapit.


    ********************************'





    Koment..

    Kur lexoj pallavrat e Korrierit dhe gazetave tjera mbi banden "Hakmarrja" dhe "luften" kunder "Baroneve te KRIMIT..te inicuar nga XHEFRI nuk di pse mu kujtua nje ngjarje e treguar nga nje Xhaxho i mencur i cili kish qene ne Moske ne vitet 1954-60 si student.


    Ai tregonte..

    Kishte disa Kohe qe kishte ngordhur STALINI por Hija e tije sundonte mbi gjysmen e Rruzullit.
    Beri buje te madhe ate kohe guximi i Hrushovit ( kryetar i Partise Sovietike ) i cili denoncoi Stalinin duke e quajtur Terrorist e Kriminel.
    Megjithse Stalini kishte vdekur qe prej nje viti e ca ky lajm ra si BOMBE.
    Ju sot tha Xhaxhoja nuk mund ta kuptoni se pse ky lajm beri nji efekt te jashtzakonshem.
    Pas kesaj HRUSHOVI inicoi fushaten e de-stalinizimit te Bashkimit Sovietik dhe vendeve tjera staliniste te bllokut socialist e vuri si detyre per gjithe partite e qeverite komuniste te zbulojne krimet qe ishin bere ne kohen e Stalinit e te e rehabilitojne gjithe viktimat e terrorit stalinist.
    Na beri shume pershtypje ...thoshte miku .. nje fenomen interesant ne MOSKEN e atyre ditve.
    Ndihej nji hare e nje gezim ne syt e njerzve dhe dritat e MOSKES nuk po fikeshin deri vone ne apartamentet tip furrik te qytetareve Moskovite.
    Nuk po kuptonim ne si albaneza..nga vinte ky ndryshim ne sjelljet dhe fytyrat e Moskoviteve
    Cfare kishte ndodhur..

    MOSKA kishte arsye te gezohej por ne nuk dinim gje.
    Ky Gezim lidhej me nje shkak madhor qe ne athere e mesuam megjithse kishim vite ne MOSKE.
    HRUSHOVI kishte dhene urdher te zbrazeshin gjithe GULAGET e TMERRSHME staliniste te SIBERISE ku kishin lenguar per motive politike ( ne nuk dinim gje) miliona e miliona qytetare sovietik e ajo qe na habiti ishte se gati cdo familje moskovite priste kthimin e NJEREZVE te tyre te dashur nga ajo Siberi e Mallkuar me dimra nen minus 40 grade..

    Pra mesuam se gati cdo apartament Moskovit e mbante driten ndezur se nga casti ne cast do vinin ata te Internuarit e Siberise. Ata ishin miliona.. Gati cdo familje kishte pjestarin e saje atje ne ate HUMBETIRE ..kur thote Ili i Kadareve..

    Dikush priste Nenen dikush Babane dikush motren dikush Vllane dikush burrin dikush djalin.. Pra Hrushovi i shkurter e Tullac..po bente nje cudi..po i binte pran familjes miliona te mjere..

    Nisma e Hrushovit u mirprit kudo ne te gjithe Boten..
    Kuptohet me te gezuar ishin ata qe e kishin pesuar nga Terrori i gjate gati 40 vjecar Stalinist.
    Mirpo nuk gezoheshin te gjithe..
    Ishte nje kategori dy kembeshish qe hungerinte si BISHA e plagosur..
    Keta ishin ajo pjese e Nomenklaturave staliniste nga MOSKA deri ne Pekin..nga HAVANA deri ne Tirane..nga Varshava deri ne Phenian..
    Diktatoret po dridheshin..
    Deri ku do shkonte dora njerzore (deri ne ate Kohe) e Hrushovit..??
    Njerzit prisnin me Shprese..

    Te luftojme KULTIN e INDIVIDIT.. ishte parulla e Hrushovit qe do te thoshte .. te luftohet e korigjohet ajo metode pune qe krijoi kaq gabime e qe solli kaq krime e tmerre..

    Ne te gjitha vendet Komuniste te asaj Kohe me urdher te HRUSHOVIT filloi te vihej ne zbatim Lufta kunder Stalinizmit.. te STALINIT dhe Stalinave tjere ne vendet satelite..

    Mirpo Dardha e ka bishtin prapa thote Populli ine..

    Ne shume vende ish staliniste fryu era e ketij liberalizmi Hrushovian dhe u zbrazen Burgje e Gulaget..e njerzit filluan te marrin fryme..

    Por jo kudo mbrriti te realizohet kjo ide e Hrushovit..
    Konkretisht Shqiperia e ENVER HOXHES tregoi nje mjeshteri te larte per te tu tallur me Hrushovin e per te lene ne Fuqi cdo gje Staliniste..

    Enveri e ndjeu se Zbatimi i luftes kunder Kultit te Individit do te thoshte ne kushte e Shqiperise.. largimi pikerisht i Enver Hoxhes nga drejtimi i Partise dhe i SHTETIT sepse pikerisht ishte Ai strategu i Stalinizmit me Gun Cobanesh por i eger aq sa ai i gulageve Siberiane..
    Shqiperia ishte plot me Gulage por me emra te tjere.. si MALIQ, TERBUF, BURREL, QAF BARI, BULQIZE, SPAC etj etj etj..ku mijra Shqiptare nen modelin Sovietik ishin kalbur e kalbeshin gulageve Enveriste..

    Posiii ..tha Enveri..edhe neve kemi cfaqje te stalinizmit e te kultit te Individit..dhe...
    Hmmm..

    U gjeten dhe Viktimat .. ata Stalinat shqiptare te cilet do i raportoheshin Shokut HRUSHOV..

    Ata ishin sipas ZP-se nje brigadier Blegtorie ne Progonat te Kurveleshit qe u kish bertitur ca si shume grave mjelse.. nje Brigadier Gollobordas ne NSHN te 21 dhjetorit i cili nuk degjonte Zerin e MASES.. por i bente muret sic dinte vet.. nje Kryetar koperative ne Lushnje qe nuk degjonte zerat e Popullit e mbillte spinaq ne vend te Lakrave...etj etjj..
    U zbuluan pra te tille "Stalina" e u demaskuan keqas ne Popull..


    Keto raportoi PPSH tek Baba Hrushovi si rezultate te kenaqshme te Luftes kunder Kultit te individit..

    Dhe Shqiperia e mori nje pershendetje miratuese nga Hrushov trapi dhe mbeti perseri nen thonjte e Enver Ramiz Ali Kapove e Mehmet Kadri Ballukve..

    Cfar shikojme perseri keto dite..


    E njejta LOJE si ajo e Enverit me Hrushovin dikur po zhvillon PS me XHEFRIN..

    Do ti Xhefro..luft kunder Baronve??
    Posi mer jahu..nji ku i ke..kena kap ne Bruksel dy katunar Elbasani ( tani ne nuk i kapem po shoket ton belgo Brukselas..i kan kap) qe kan qen tu shetit neper rrug me nji far Altini..
    Dhe po zbulojme "Baronet" ..neper zyra Pasaportash se si u kan dhene ca fukarejve si puna ktyre katundareve nga Shpati Elbasanit Pasaporta "FALLCO".

    Gjurmet e Baroneve shkojne per cudi tek Llazari..nje mesues Fizik-Matematike i nderuar .. ish nepunes pasaportash ne 1997..ten.. ne Durres qe i ka dhene pasaport nje far Elton Xhonsit nga Devolli..(Durresi eshte mbush me Devollij dhe ata aty do i marrin pasaportat) e tani pra Prokuroria thote.. jemi ne rregull..
    Baronet ja ku jane.. ky presor Llazi, nje nga njerzit me te ndershem te armates se arsimtareve Shqiptare..nga nje familje fisnike e mir njohur....
    Ehh.. Prokuroria Shqiptare e mbushur me kelish Vishinsk-ash e Aranitash..do ja hedhe dhe Xhefrit.. sic ja hodhen Hrushovit kur pushkatuan gruan shtazane ne vitet 1960 e thane ..joo ska qen fare me barre..

    Kjo Loje e ndyre i kenaq sigurisht te dy Kupolat MAFIOZE ne TIRANE.. KUPOLEN NANOISTE DOGAN-iste si dhe Kupolen Gjinushiste Ed-Mejdan-iste..
    Por XHEFRI a do ta haje kte tollumb si Hrushovi dikur??

    Hrushovi nuk e vuri ujin ne zjarr shume se ata qe ishin ne Gulaget e Enverit nuk ishin ukrainas e Ruse por Shqiptar te mjere..dhe Xhefri mundet te mendoje si Hrushovi.. se .. ata qe vuajne nga ky regjim Hajdutesh e Kriminelesh nuk jane Kusherij te Xhefrit nga Nju Jorku ose Teksasi por Shqiptar te mjere Fotoksin-Pires..


    Kjo lufte Kunder Baronve eshte PROV per Xhefrin dhe per vet Departamentin Amerikan.

    Populli Shqiptar nuk ja pa Amerikes per 50 vjet doren e ngrohte..perkundrazi mbas ca vjetve te qelbura demokratike qe i fitoi prej Studenteve te vet .. Amerika ja ri-Solli ne Kurriz dhe njihere Nomenklaturen Staliniste me ane te Mafiozes MARIZ LINO..

    Ne do e duam Ameriken per hir te Kosoves..por me qe Xhefri vet e nisi luften kunder Baronve ai vet i ka hyre nji Prove..e ne kemi te drejte ta kerkojme konseguencen e tije ose ndryshe bie perfundimisht dhe Lavdia Amerikane..
    Pyetja eshte.. A Eshte Xhefri Ambasador i nje Shteti qe rrezaton Demokraci..ose nje Pirat qe vjen te mjele si ambasadoret e tjere kte popull te mjere e te ike nga syte Kembet..

    Ska me lojna..Ja sheshi ja Mejdani..ja dhe Celo kapedani..





    ......

  2. #2
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Per te perforcuar mendimin e Brarit me siper.

    Pėrjashtohen 5 policė vlonjatė, tė lidhur me korrupsionin

    Lajmi i ores 7:50 PM


    VLORE (7 Nėntor) - Pesė punonjės tė policisė sė qytetit tė Vlorės, janė pėrjashtuar nga puna pasi akuzohen pėr korrupsion. Sipas News24, policėt e pėrjashtuar janė Llazar Mino, Agron Tozaj, Spiro Kola, Xhevahir Alia dhe Tereza Arapi. Kjo e fundit, laborante nė laboratorin e policisė ėshtė motra e Altin Arapit, tė akuzuarit pėr vrasjen e shoferit tė kryeprokurorit Theodhori Sollaku, mbrėmjen e 29 shtatorit. Gjithashtu mesohet se tre prej te perjashtuarve ishin kryeinspektore policie.Ndėrkohė burime policore kanė deklaruar se aktualisht po kryhen verifikime pėr tė gjithė punonjėsit e tjerė, qė mund tė kenė lidhje me krimin. dxh/dxh (BalkanWeb
    .

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2003
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    33
    Paska punu motra Altinit ne Laborator te Kriminalistikes.
    Tamėm dhelpren kan len me rujt zogjt.
    shifi punen e jo gunen

  4. #4
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Brari do ishte mire te lexoja pak nga kjo filozofia greke se te hap syte(per te kuptuar dinakerine sllavo-greke dhe per gjithe ata qe e kane pernder ti thone vetes se kane fatin e madh qe kane gjak te perzier me greket).
    Sokrati ne nje liber te tij, shtjellon gjendjen ne nje qytet te varferuar diku andej nga Orienti dhe citon keshtu kusaret dhe hajdutet e atij qyteti.
    Kusaret dhe banditet, mbasi hyne ne qytet, pane popullin te vrapoje per tu fshehur pasi fytyrat e tyre ishin fytyra qe ngjallnin kujtime te hidhura.
    Dhe njeri nga banditet i kerkon popullit te mos fshihet pasi ata nuk kishin ardhur per te plackitur si rradhet e tjera.
    Te gjithe ndalin frymen.
    Dhe banditi vazhdon
    Kemi ardhur ketu, te punojme se bashku, te ndertojme se bashku, te jetojme sebashku, ne te qeverisim e ju te punoni per ne, ne te vjelim te ardhurat dhe te mendojme per ju, ndersa ju te mendoni te paguani taksat dhe te na ruani si syte e ballit.
    Te gjithe do te bejme qejf, do defrehemi, do behemi xurxull sebashku dhe ju te na nderoni si shpetimtaret tuaj.
    Do ju sigurojme shtepi, te ardhura dhe ju do te siguroni jeten tone si drejtuesit tuaj.
    Jeta eshte e embel dhe e shkurter prandaj kemi si detyre ta jetojme."

    Mbasi ja bene nenen kesaj Shqiperie, tani duan ta zhdukin nga harta.
    Imoraliteti pa limit ne te gjitha aspektet aktualisht eshte nje deshmi e gjalle e shkaterrimit te etnogjezes shqipetare.
    1000 euro te largohesh me pashaporte jugosllave nga Kosova.
    2000 euro te lesh Shqiperine dhe te kerkosh parajsen.
    Edhe rregjimet e kaluara qe bashkepunuan nepermjet programeve te ndryshme per te debuar shqipetaret me mjete dhe metoda nga me te erretat, nuk arriten te shperbejne etnogjezen shqipetare.
    Sot pa asnje lloj urdheri ose plani te tille te ngjashem, gjysma e shqipetareve te Shqiperise dhe te Kosoves jane larguar ne drejtime te paditura.
    Vazhdon me ritme te larta maratona e "debimit" te shqipetareve me deshire nga vendlindja e tyre.
    Rendesi ka te largohemi, por se ku po shkojme nuk e dime.
    Uroj te mos bie pre e paragjykimit ndaj administrates Bush(per te cilen kam simpati shume te madhe) por deri me tani, shqipetaret jane njerezit me te vuajtur te Ballkanit dhe Evropes.
    Te gjitha te zezat ky popull i pafat i perjetoi dhe po i perjeton.
    E cfare te mirash do te shijoje ky popull qe nuk e merr me veten per njeqind vjet?
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

Tema tė Ngjashme

  1. Raporti i Hrushovit pėr krimet e bėra nga Stalini
    Nga Brari nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 03:10
  2. Si e rrėzuam monumentin e Enver Hoxhės
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 12:44
  3. Xhefri: Vdekshmėria foshnjore, mė e larta nė Evropė
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2004, 18:32
  4. Xhefri dhe Nano
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-02-2004, 05:57
  5. Cka po i fryn ne vesh Xhefri Berishes..
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 07:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •