Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Shoqëria "Bashkimi" në 100 - vjetorin e saj.

    Shqiptar
    Registered User
    (7/10/00 9:31:04 am)
    --------------------------------------------------------------------------------
    Prof. Dr. Tomor Osmani


    Kur shekulli XIX ishte në vitet e fundit të tij, në Shkodër, në janarin e vitit 1899, krijohet shoqëria gjuhësore - letrare "Bashkimi", nismëtar i së cilës ishte abati i Mirditës, Imzot Preng Doçi. Ai edhe me përkrahjen e shokëve dhe të miqve të tij do të ishte në ballë të kësaj shoqërie dhe do të ishin pothuajse këta që do të plotësinin të gjitha objektivat dhe detyrimet, të miratuara që në mbledhjet e para.

    Bashkëthemeluesit qenë edhe klerikët katolikë: At Gjergj Fishta, Imzot Jak Serreqi, Imzot Lazër Mjedja, Imzot Dodë Koleci, Dom Ndoc Nikaj, Dom Mark Shllaku dhe At Pashk Bardhi. Ky numër erdhi duke u rritur. Në një shkrim të botuar në revistën "Hylli i Dritës" në prag të 40 - vjetorit të themelimit të kësaj shoqërie, autori Dom Ndoc Nikaj shënon 12 anëtarët e saj. Shton edhe emrat e Gjergj Kolecit, Luigj Gurakuqit, Mëhill Çunit dhe Nikollë Sheldisë.1) (Shih fotografinë e pjesëmarrësve të shoqërisë "Bashkimi". Mungon Luigj Gurakuqi, mbasi nuk ndodhej në Shkodër dhe Lazër Mjeda që ishte larguar).

    Pse të gjithë anëtarët e shoqërisë ishin klerikë, me përjashtim të Luigj Gurakuqit? Sipas Ndoc Nikajt qenë ftuar edhe disa mësues të shkollave, si: Mati Logoreci, Kolë Kodheli, Ndue Paluca, Gasper Beltoja, Gasper Mikeli etj., por nuk u aktivizuan për të mos krijuar dyshime në autoritetet e vendit.2)

    Shoqëria "Bashkimi" i vuri vetes disa objektiva për të realizuar. Për kohën kur u themelua kjo, çështja më thelbësore ishte zgjidhja e problemit të alfabetit të njësuar në gjuhën shqipe. Alfabeti i Stambollit, i krijuar më 1879, ndonëse në fillim entuziazmoi shumë shqiptarë, por më pas jehona erdh e u zbeh, duke e kufizuar rrezatimin e tij. Përveç kritikave, disa organe që botoheshin jashtë Shqipërisë në gjuhën shqipe, jo vetëm e ngritën përsëri këtë problem, duke e konsideruar të pazgjidhur çështjen e alfabetit të gjuhës sonë e duke mos pranuar atë alfabet që miratoi shoqëria e Stambollit, por hartuan edhe variante të reja që rritën numrin e alfabeteve të shqipes.3)

    Edhe alfabeti i autorëve të vjetër që në Shkodër e zbatonte ndonjë fletore e kohës apo ndonjë autor i kësaj periudhe, nuk po gjente mbështetje, ndonëse atij iu bënë disa ndryshime të vogla dhe stilizime shkronjash. E ndeshim edhe në letërkëmbimin privat, (kryesisht tregtarët) e kjo vinte jo nga dëshirat e tyre, por nga nevojat e ditës. Në të tilla rrethana, duke e parë këtë gjendje që nuk po zgjidhej, por po nderlikohej gjithnjë e më shumë dhe duke parë se çdo ditë, siç thoshte At Gjergj Fishta,

    Për çdo kaçubë na bin nji letrar,

    Qi ethun trush me prralla e gazeta,

    Përfton n'e mbramet e pjell nji abeçedar,

    u bë i domosdoshëm hartimi i një alfabeti të ri. Dhe një nismë të tillë e mori edhe shoqëria "Bashkimi".

    Në këtë periudhë parapëlqehej më shumë mbështetja në alfabetin latin, alfabet të cilin e zbatonte Europa e qytetëruar, por edhe pse kishte disa përparësi, kryesisht të karakterit praktik: Në këtë alfabet u mbështet edhe shoqëria "Bashkimi", duke pasur si parim që një tingull - fonemë mund të paraqitej edhe me dyshkronja. U ndoq ajo traditë që e vëmë re edhe te autorë të tjerë të shekullit XIX, si Zef Jubani, Pashko Vasa etj. Kështu alfabeti i shoqërisë "Bashkimi" mund të konsiderohet vijim i sistemit shkrimor të këtyre autorëve. Përveç shkronjave të thjeshta, ky alfabet kishte edhe nëntë dyshkronjësha, shtatë prej të cilave të formuara me anë të faringalës h. Gjithashtu kishte dy shkronja të dyzuara: ll dhe rr.

    Shoqëria "Bashkimi" dhe alfabeti i saj patën jehonë, duke e mbështetur shumë organe dhe shkrimtarë të dëgjuar. Pati përkrahje të veçantë nga Faik Konica dhe organi që ai drejtonte. Shumë shpejt me sistemin shkrimor të kësaj shoqërie, revista "Albania" gjet një gjuhë të përbashkët duke njehsuar të dy alfabetet. E kjo u arrit në fundin e vitit 1904.

    Edhe At Justin Rrota, për vlerat e kësaj shoqërie dhe të alfabetit të saj, shkuante: "Ishte e para herë, qi në gji të Shqypnis, ende nën zgjedhën otomane, themelohej ballafaqe nji shoqni për t'u marrë sitematikisht me çështjen e shqypes... Alfabeti në fjalë, me gjithë mungesë të pikpamjes shkencore qi mund të kishte në vetvedi, kje fort praktik; për të parën herë librat shqyp mund të shtypeshin gjithkund ndër shtypshkronjat mbrënda e jashtë Shqypnijet."4)

    Në gusht të vitit 1908, shoqëria "Bashkimi" shpërndau një deklaratë, ku shënonte veprat që kishte botuar gjatë periudhës së ekzistencës prej 10 vjetësh, duke vënë në dukje edhe përparësitë e alfabetit të saj. Me këtë donte t'i tregonte opinionit të kohës vlerat e kësaj shoqërie, veçanërisht në fushë të alfabetit.

    Cilat ishin botimet e para të shoqërisë "Bashkimi"? Dy janë botimet që qarkulluan pak kohë pas themelimit të saj: "Abetari i citun prej shoqniet t'Bashkimit të giuhës shqype" dhe "Oroe përmbi shqyp"5). Të dy këto vepra, ndonëse jo me shumë faqe, do të shërbenin jo vetëm për mësimin e gjuhës shqipe, por edhe për përhapjen e alfabetit të shoqërisë "Bashkimi". Gjatë një periudhe 10-vjeçare (1899-1908) shoqëria "Bashkimi" botoi 32 vepra, kryesisht të anëtarëve të saj. Dom Ndoc Nikaj jep këtë listë botimesh:

    1. Oroe përmbi abetar shqyp. 2. Abetari. 3. Knnojtarja e parë. 4. Knnojtarja e dytë. 5. Knnojtarja e tretë. 6. Msime t'kshtena. 7. T'nollunat shenjtë. 8. Dheshkroja. 9. Grammatika. 10. Numërtorja. 11. Abetari (Napoli). 12. Knnojtorja e parë (Napoli). 13. Msime t'kshtêna, pjesa e parë (Napoli). 14. Msime t'kshtêna pjesa e dytë (Napoli). 15. Kalendari "Shqyptari", 1904. 16. Kalendari "Shqyptari", 1905. 17. Kalendari "Shqyptari", 1906. 18. Kalendari "Shqyptari", 1907. 19. Kalendari "Shqyptari", 1908. 20. Historija e Shqypnis e D. Ndoc Nikaj. 21. Historija e Turkiis e Dom Ndoc Nikajt. 22. Lahuta e Malcis (Pjesa e dytë - Oso Kuka). 24. Anzat e Parnasit e At Gjergj Fishtës. 25. Bulku. 26. "Vargënimi" i L. Gurakuqit. 27. Mili e Haidhia. 28. Fjalorthi i Luigj Gurakuqit. 29. Fjalori i gjuhës shqipe (Dom Dodë Koleci). 30. Bleta e re e Ndoc Nikajt. 31. Vjershat e përshpirtshme të At Gjergj Fishtës. 32. Komsia e klerit katolik. e At Gjergj Fishtës.

    Por ndër veprat më të mira në fushën e gjuhës shqipe mbetet fjalori, vepër me vlera të veçanta leksikografike për kohën. Ai titullohet: "Fjaluer i ri i shqypes përbaam prei Shoqniiet t'Bashkimit", fjalor dygjjuhësh shqip - italisht që së bashku me shtesat përmbledh 13798 fjalë dhe botohej vetëm nëntë vjet pas krijimit të shoqërisë "Bashkimi", më 1908. Vepra mund të konsiderohet vepër e përbashkët, mbasi aty kanë dhënë kontribut disa autorë si Dom Ndoc Nikaj, Dom Mark Shllaku etj. Megjithatë, bibliografë e studiues të ndryshëm ia japin autorësinë.Imzot Dodë Kolecit.

    Por edhe Fishta duhet të ketë kontribuar në këtë fjalor. Në radhë të parë, një burim i mirë për autorët e fjalorit ka qënë edhe vepra e poetit të "Lahutës", me ato botime që kishte realizuar, më 1905 dhe 1907, respektivisht "Te Ura e Rzhanicës" dhe "Anzat e Parnasit", si dhe në shkrimet e botuara në shtypin e kohës. Fishta ndoshta nuk është marrë drejtpërsëdrejti me hartimin e tij, por ai i dha edhe një pjesë të fjalorit të veprës së tij dhe të ligjërimit popullor.


    Nuk kaluan vetëm dy vjet nga themelimi i shoqërisë "Bashkimi", kur, po në Shkodër, u krijua një shoqëri tjetër, shoqëria "Agimi" (1901). Themelues që poeti Dom Ndre Mjedja, i përkrahur edhe nga vëllai Imzot Lazër Mjedja. Një ndër qëllimet e saj ishte hartimi i një alfabeti të ri pa dyshkronjësha, por me shenja diakritike. Shoqëria "Agimi" me këtë alfabet botoi rreth 25 tekste të ndryshme për shkollat fillore katolike, kalendarin "Dija" (1906), fletoren "Dashamiri" (1908) etj. Por hartimi i një alfabeti të tillë shkaktoi mosmarrëveshje me shoqërinë "Bashkimi", mbasi ato zbatonin kritere të tjera për këtë problem. Megjithatë, pavarësisht nga kontradiktat, ato vazhduan punën paralelisht deri në vitin 1908.


    Shoqëria "Bashkimi", duke pasur përkrahës, u njoh si një shoqëri me vlera dhe për këtë u ftua në Kongresin e Manastirit, ku si delegat u dërgua At Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi. Fishta luajti një rol të veçantë dhe arriti të zgjidhej kryetar i komisionit të hartimit të alfabetit të shqipes. Delegatët e ngarkuan me një detyrë të tillë për erudicionin e thellë, kulturën e gjërë, forcën e fjalës, mendjen e mprehtë dhe logjikën e fortë. Poeti ynë tashmë kishte bërë emër jo vetëm në Veri, por edhe në Jug. Edhe sistemi shkrimor i kësaj shoqërie pati ndikim te zgjidhja përfundimtare e alfabetit që u miratua në Kongresin e Manastirit. Kështu, alfabeti i sotëm u udhëhoq nga parimi i zbatuar në alfabetin e shoqërisë "Bashkimi", i përfaqësuar nga At Gjergj Fishta, në përdorimin e dyshkronjëshave, që patjetër ka luajtur rol vendimtar.

    Shoqëria "Bashkimi" me punën dhe botimet që kreu, i dha një nxitje lëvrimit të gjuhës shqipe dhe zhvillimit të letërsisë dhe tekstologjisë shqiptare.


    Referenca

    1. N. N. D. (D. Ndoc Nikaj), Shoqnija "Bashkimi", "Hylli i Dritës", nr. 12, 1938, f 69.

    2. D. Ndoc Nikaj, Kujtime të nji jetes të kalueme. Trazim jete. (dorëshkrim), Ruhet në Arkivin e Bibliotekës së Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi".

    3. Sih: T. Osmani, Udha e shkronjave shqipe, Shkodër, 1999.

    4. J. Rrota, Për historinë e alfabetit shqyp, Shkodër, 1936, f. 80.

    5. Shih: T. Osmani, Shoqëria "Bashkimi" dhe ndihmesat e saj për lëvrimin e gjuhës shqipe, "Gjuha jonë", nr. 1-2, 1999, f. 94-100.

    6. N. N. D. Shoqnija "Bashkimi"... f. 691-692.




    Phoenix 13_14 - Artikulli 14
    www.dardania.com/phoenix/...art14.html

    © Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistëve Shqiptarë
    Riprodhimi dhe shpërndarja vetëm me lejen e redaksisë.
    www.dardania.com/phoenix

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    respekt FIORI!

    FIORI!
    RESPEKTET e mija për Ju i nderuar! Krejt saktësisht i ke marrë prej të ndeuemit prof. Tomorit (që fatbardhësisht ka kenë mësuesi im i nderuem i Gjuhës Shqype në Shkoder sëbashku me prof.Kol Ashta!
    ndoshta dikush ka dëshirë që të quhet Kol Është, ose dëshiron që që gomari të mos bëj iaaaaaaa, por iëëëëëë!
    Agim Doçi

  3. #3
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    gjuha...

    ...pakëz humor te saktë. Paska edhe humor të saktë? Paska.
    Një ditë me takoi një grek (linguist, i Linguistikës Gjenetike, më paska kërkuar urgjent e më tha: 'lexova gjithçka kishit shkruar
    tek arbitalia.net - interventi culturali (edhe ta kishin dhënë edhe atë medalion) dhe po qeshet me shumë kulturë. Edhe jeni i vetmi
    (më thot greku) që e bëni shqipen edhe para greqishtes!' Po i thash, sepse illirishtja është mësuesja e greqishtes, të mos flasim për latinishten...Po tash po ju pyeti juve se mbeten gjuhë të vdekura greqishtja e vjetër e latinishtja, kur pasardhësit e atyre gjuhëve janë gjallë? Ai u mundua ta justifikonte veten, se, janë gjuhë të vjetra...Unë (i them atij) nuk mendoj ta përziej shqipen me greqishten, sepse është një gjuhë TJETËR më e madhe se sa greqishtja juaj. E kush na qënka? - pyeti ai. Unë i them, se vetëm Gjuha e Deles, tregon se ia kalon greqishtes! Pse? Sepse (i them unë), në gjithë botën Delja blegëron beeeeee, kurse në greqishte
    blegëron - veeeeeee. Ju iu thoni arbanitasve (arvanitas, arvanitos)
    kur ata janë arbanit, arbanitas, arbanitët... Ai u skuq pakëz si greku

    ***
    ah more Doçi, ty i keqi ta marrtë të keqen, po ja që nuk po njifemi
    vetëm përmes shkrimit këtu dhe edhe unë i lutëm zotit me të falë!
    (jo, të të fali Ekziston mundësia, kur njeriu është tjetër e në shkrime tjetër (sepse nuk mund ta thotë mirë atë që i vlon). Kam një shok, flet bukur dhe një ditë shokët i thanë "ah, sikur të mundshe edhe ta shkruajshe atë që ke mbrënda, kështu sikurse flet,do të bëheshe vërtet, shkrimtar"(ai i shkreti është njëfar gazetari qorr - sheh edhe mizën në krah të tjetrit). Por, e mira është që njeriu ta sheh punën pa hy thelle! Mjeshtria!

    *** ABECEJA SHQIPE

    Për ABECENË (ABC-ja, se kjo fjalë alfabet, nuk mendoj se duhet përfolë - jo përdorë, në shqip, kur alfa është germë greke), dua ta shprehu një mendim timin personal dhe nuk ia imponoj askujt.
    Kongresi i abecesë shqipe (1908) me duket se ishte shumë i manipuluar, sa nga orienti, aq ma shumë nga oksidenti. Tash, a ma mirë me orient a me oksident, unë them se, ma mirë me ABECE SHQIPE, ku duket se janë devijuar disa tinguj aq të vlefshëm për Shqipen g=gj (guhë, geografi, guni s=sh dhe e kundërta = th=t (temë, tezë, teori, autor, teo, ortografi... ku janë fjalë pa ethymologji në asnjë gjuhë të botës). Mendoj se fjalori shkencor shqip është i sllavizuar, vetëm që nuk ua qet goja atyreve tingullin - th)...

    ABECE SHQIPE do të ishte ajo që plotson Shqipen e folur, tingujt që quhen "grupe" - ND e NG (nder, mandej, ndie, perëndi, ndoshta, ndashtë... ngat, ngatrresë, ngamje-vrapim, ngutas, ngusht, ngopë...ku të dy këto grupe theksohen në të folur me vetëm një tingull (nd=?, ng=?). Ju kujtohet F.Boppi, kur analizon fjalën-numror - nandë (shqipe) dhe navan (sanskrite, ku thotë 'sikur mos të ishin këta dy tinguj të Gegënishtes (nd), për numrorin - nandë (9), do të tejkalohej sanskritishtja...'

    Këto 'devijime' të abecesë shqipe (1908) më duket se ishin një planifikim i qëllimtë, që të pengohet shkenca shqipe ethymologjike!
    Dihen shkaqet e kundërthëniet e vet Komisionit Qendror të Kongresit të Abecesë Shqipe (1908), ku disa preferuan alfabet arab, disa - çirilik, disa - latin...që janë fakte si në mjegullë, por, u bë ajo që u bë dhe Shqipja ka Abece... anipse shumë me vonesë mijvjeçaresh, me histori as një shekull! Për atë edhe kemi kundërthënie caca... Për atë edhe nuk u dhanë publikisht të metat e kongresit...Për atë edhe Fishta si figura kryesore e Kongresit, mbeti jasht loje 50 vjet... Për atë edhe kemi probleme caca (në cacitje, në hapa të parë të ecjes sonë, me një historik abeceje as një shekull...)

    Gjatë kongresit të abecesë shqipe, u zbaua një politikë shumëtehëshe (me shumë teha), që të mbetet Shqipja nën influencat greko-latine dhe ABETARI SHQIP, mbeti si një alfabetar
    si emërtim dhe latingermar, si esencë shkrolash të shkruara...
    Mbasi nuk e kemi abecenë illire, e asnjë faqe illirishte, prej gjithë asaj BOTE ILLIRE na duhet vet ta vijojmë hullinë e arës arbane-arbërore...! Bile, tash, mos t'i mbesim në qafë njeritjetrit, se Ara e Bukës Shqipe, duhet bashkua, të bëhet ma frytdhanse!!!

    Tash, na duhet t'i hapim sytë fort...! Ta bëjmë Shqipen Moderne!
    Ndryshuar për herë të fundit nga illiriani : 07-06-2002 më 21:27

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Per: SHQYPTARËT

    ILIRIAN01
    Nuk e di pse e ke "adrenalinën" kaq të lartë!
    As mos u përpjek me e ndrsyshue vedin! Rri njashtu si jè, nëse ke ndër mend me qindrue sadopak origjinal!
    Kur unë lexoja ato që ti lodhesh ne mî ba prezent, ti ke qenë minus 24 vjeç! Ka kenë viti 1956!
    Ti je FYES PATOLLOGJIK!
    Unë jam FYES PROFESIONIST!
    Hajde bahemi bashkë e fyejmë njeni tjetrin! Veç të BASHKOHEMI, nuk ka randsi se kush do e fitojë GARËN E FYEMJES!
    Vetëm një gja mbaje parasysh:
    Me Agim Doçin shukush asht mundue me garue! Por ka humbë sapo i ka shkue ndër mend me më thirrë në duel!
    Se unë e mund cilindo me njohjen absolute dhe mà mirë se kushdo, TË PIKËS SË DOBËT QË KA DIALOGUESI!
    Ti personalisht din shumë gjana, por nuk t'a varë askush! Kjo të ban keq¨KJO TË IDHNON! Kjo MOSVARJA të shkatrron ekuilibrin!
    UNË TË PREMTOJ se do t'a var!
    Do t'a var kumonën që ti e meriton: SHQYPTAR TIPIK!
    Hajt të priftë shndetja se nderi shkon e vjen!
    Agim Doçi

  5. #5
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    NDER SHQIPTAR KA EDHE SORRTAR

    z. Agim Doci,
    nuk ma mori mendja se duhet replikuar ne personale me ty matutje.NUk e dij, a lexove ti shkrimin tim ketu ne thelb, apo ia fute kot? E cove vet gishtin mbas veshi pa te thirre!

    Tash, ndigjo mire ti Agim Mehill Pjeter Ndue Mark Doci i Kthelles se Mirdites, me dajet ek Kapedani Gjon MarkaGjoni i Oroshit (ky eshte prezentimi yt origjinal qe ma dergove, jo imi) hap syte:

    - gjithmone jam mundua me fllua punen e mire dhe kurre ne jete nuk kam fyer kend perpara, vec kush me thirri (edhe kush me thirri
    tue mendua se eshte burre e merrem vesh me dy fjale, iu pergjegja secilit qe duhej dhane gjegje, ashut edhe ty ketu, qe fillove i pari me ate korpusin tend te perzier te fjaleve).

    - Dije mire, se kur ke qene ti ne frytin e punes socialiste, une isha
    ne studime universitare, i lidhur me universitete te njohura, me literatyre universale boterore (kur ti ishe me literatyre staliniste) dhe gabon rande, kur permende 24 vjetshin (po duket se ende nuk njihemi mire) dhe nuk jam ai qe ndrron nderin ore e cast! Gabim e ke mik i mire tjeterhere!

    - Rilexoje edhe njehere shkrimin tim (para ketij) dhe korrigjoje vetveten, ne gjegje! Ose vazhdo me fyerje profesioniste!

    - Une jam origjinal ne: letra, shkrime, poezi, proze, aktrim, ne analiza, ne studime e ne jete...! Po me duket e humbe perseri adresen!

    Mbetsh me shendet, se mendet i ndrron si era!

    p.s. nese ke dicka per temen fol, e per gara e personale, ka kohe

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    14 = 22 nentor 1908 krijimi i alfabetit shqip


    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin
    Shqiptar
    Registered User
    (7/10/00 9:31:04 am)
    --------------------------------------------------------------------------------
    Prof. Dr. Tomor Osmani


    Kur shekulli XIX ishte në vitet e fundit të tij, në Shkodër, në janarin e vitit 1899, krijohet shoqëria gjuhësore - letrare "Bashkimi", nismëtar i së cilës ishte abati i Mirditës, Imzot Preng Doçi. Ai edhe me përkrahjen e shokëve dhe të miqve të tij do të ishte në ballë të kësaj shoqërie dhe do të ishin pothuajse këta që do të plotësinin të gjitha objektivat dhe detyrimet, të miratuara që në mbledhjet e para.

    Bashkëthemeluesit qenë edhe klerikët katolikë: At Gjergj Fishta, Imzot Jak Serreqi, Imzot Lazër Mjedja, Imzot Dodë Koleci, Dom Ndoc Nikaj, Dom Mark Shllaku dhe At Pashk Bardhi. Ky numër erdhi duke u rritur. Në një shkrim të botuar në revistën "Hylli i Dritës" në prag të 40 - vjetorit të themelimit të kësaj shoqërie, autori Dom Ndoc Nikaj shënon 12 anëtarët e saj. Shton edhe emrat e Gjergj Kolecit, Luigj Gurakuqit, Mëhill Çunit dhe Nikollë Sheldisë.1) (Shih fotografinë e pjesëmarrësve të shoqërisë "Bashkimi". Mungon Luigj Gurakuqi, mbasi nuk ndodhej në Shkodër dhe Lazër Mjeda që ishte larguar).

    Pse të gjithë anëtarët e shoqërisë ishin klerikë, me përjashtim të Luigj Gurakuqit? Sipas Ndoc Nikajt qenë ftuar edhe disa mësues të shkollave, si: Mati Logoreci, Kolë Kodheli, Ndue Paluca, Gasper Beltoja, Gasper Mikeli etj., por nuk u aktivizuan për të mos krijuar dyshime në autoritetet e vendit.2)

    Shoqëria "Bashkimi" i vuri vetes disa objektiva për të realizuar. Për kohën kur u themelua kjo, çështja më thelbësore ishte zgjidhja e problemit të alfabetit të njësuar në gjuhën shqipe. Alfabeti i Stambollit, i krijuar më 1879, ndonëse në fillim entuziazmoi shumë shqiptarë, por më pas jehona erdh e u zbeh, duke e kufizuar rrezatimin e tij. Përveç kritikave, disa organe që botoheshin jashtë Shqipërisë në gjuhën shqipe, jo vetëm e ngritën përsëri këtë problem, duke e konsideruar të pazgjidhur çështjen e alfabetit të gjuhës sonë e duke mos pranuar atë alfabet që miratoi shoqëria e Stambollit, por hartuan edhe variante të reja që rritën numrin e alfabeteve të shqipes.3)

    Edhe alfabeti i autorëve të vjetër që në Shkodër e zbatonte ndonjë fletore e kohës apo ndonjë autor i kësaj periudhe, nuk po gjente mbështetje, ndonëse atij iu bënë disa ndryshime të vogla dhe stilizime shkronjash. E ndeshim edhe në letërkëmbimin privat, (kryesisht tregtarët) e kjo vinte jo nga dëshirat e tyre, por nga nevojat e ditës. Në të tilla rrethana, duke e parë këtë gjendje që nuk po zgjidhej, por po nderlikohej gjithnjë e më shumë dhe duke parë se çdo ditë, siç thoshte At Gjergj Fishta,

    Për çdo kaçubë na bin nji letrar,

    Qi ethun trush me prralla e gazeta,

    Përfton n'e mbramet e pjell nji abeçedar,

    u bë i domosdoshëm hartimi i një alfabeti të ri. Dhe një nismë të tillë e mori edhe shoqëria "Bashkimi".

    Në këtë periudhë parapëlqehej më shumë mbështetja në alfabetin latin, alfabet të cilin e zbatonte Europa e qytetëruar, por edhe pse kishte disa përparësi, kryesisht të karakterit praktik: Në këtë alfabet u mbështet edhe shoqëria "Bashkimi", duke pasur si parim që një tingull - fonemë mund të paraqitej edhe me dyshkronja. U ndoq ajo traditë që e vëmë re edhe te autorë të tjerë të shekullit XIX, si Zef Jubani, Pashko Vasa etj. Kështu alfabeti i shoqërisë "Bashkimi" mund të konsiderohet vijim i sistemit shkrimor të këtyre autorëve. Përveç shkronjave të thjeshta, ky alfabet kishte edhe nëntë dyshkronjësha, shtatë prej të cilave të formuara me anë të faringalës h. Gjithashtu kishte dy shkronja të dyzuara: ll dhe rr.

    Shoqëria "Bashkimi" dhe alfabeti i saj patën jehonë, duke e mbështetur shumë organe dhe shkrimtarë të dëgjuar. Pati përkrahje të veçantë nga Faik Konica dhe organi që ai drejtonte. Shumë shpejt me sistemin shkrimor të kësaj shoqërie, revista "Albania" gjet një gjuhë të përbashkët duke njehsuar të dy alfabetet. E kjo u arrit në fundin e vitit 1904.

    Edhe At Justin Rrota, për vlerat e kësaj shoqërie dhe të alfabetit të saj, shkuante: "Ishte e para herë, qi në gji të Shqypnis, ende nën zgjedhën otomane, themelohej ballafaqe nji shoqni për t'u marrë sitematikisht me çështjen e shqypes... Alfabeti në fjalë, me gjithë mungesë të pikpamjes shkencore qi mund të kishte në vetvedi, kje fort praktik; për të parën herë librat shqyp mund të shtypeshin gjithkund ndër shtypshkronjat mbrënda e jashtë Shqypnijet."4)

    Në gusht të vitit 1908, shoqëria "Bashkimi" shpërndau një deklaratë, ku shënonte veprat që kishte botuar gjatë periudhës së ekzistencës prej 10 vjetësh, duke vënë në dukje edhe përparësitë e alfabetit të saj. Me këtë donte t'i tregonte opinionit të kohës vlerat e kësaj shoqërie, veçanërisht në fushë të alfabetit.

    Cilat ishin botimet e para të shoqërisë "Bashkimi"? Dy janë botimet që qarkulluan pak kohë pas themelimit të saj: "Abetari i citun prej shoqniet t'Bashkimit të giuhës shqype" dhe "Oroe përmbi shqyp"5). Të dy këto vepra, ndonëse jo me shumë faqe, do të shërbenin jo vetëm për mësimin e gjuhës shqipe, por edhe për përhapjen e alfabetit të shoqërisë "Bashkimi". Gjatë një periudhe 10-vjeçare (1899-1908) shoqëria "Bashkimi" botoi 32 vepra, kryesisht të anëtarëve të saj. Dom Ndoc Nikaj jep këtë listë botimesh:

    1. Oroe përmbi abetar shqyp. 2. Abetari. 3. Knnojtarja e parë. 4. Knnojtarja e dytë. 5. Knnojtarja e tretë. 6. Msime t'kshtena. 7. T'nollunat shenjtë. 8. Dheshkroja. 9. Grammatika. 10. Numërtorja. 11. Abetari (Napoli). 12. Knnojtorja e parë (Napoli). 13. Msime t'kshtêna, pjesa e parë (Napoli). 14. Msime t'kshtêna pjesa e dytë (Napoli). 15. Kalendari "Shqyptari", 1904. 16. Kalendari "Shqyptari", 1905. 17. Kalendari "Shqyptari", 1906. 18. Kalendari "Shqyptari", 1907. 19. Kalendari "Shqyptari", 1908. 20. Historija e Shqypnis e D. Ndoc Nikaj. 21. Historija e Turkiis e Dom Ndoc Nikajt. 22. Lahuta e Malcis (Pjesa e dytë - Oso Kuka). 24. Anzat e Parnasit e At Gjergj Fishtës. 25. Bulku. 26. "Vargënimi" i L. Gurakuqit. 27. Mili e Haidhia. 28. Fjalorthi i Luigj Gurakuqit. 29. Fjalori i gjuhës shqipe (Dom Dodë Koleci). 30. Bleta e re e Ndoc Nikajt. 31. Vjershat e përshpirtshme të At Gjergj Fishtës. 32. Komsia e klerit katolik. e At Gjergj Fishtës.

    Por ndër veprat më të mira në fushën e gjuhës shqipe mbetet fjalori, vepër me vlera të veçanta leksikografike për kohën. Ai titullohet: "Fjaluer i ri i shqypes përbaam prei Shoqniiet t'Bashkimit", fjalor dygjjuhësh shqip - italisht që së bashku me shtesat përmbledh 13798 fjalë dhe botohej vetëm nëntë vjet pas krijimit të shoqërisë "Bashkimi", më 1908. Vepra mund të konsiderohet vepër e përbashkët, mbasi aty kanë dhënë kontribut disa autorë si Dom Ndoc Nikaj, Dom Mark Shllaku etj. Megjithatë, bibliografë e studiues të ndryshëm ia japin autorësinë.Imzot Dodë Kolecit.

    Por edhe Fishta duhet të ketë kontribuar në këtë fjalor. Në radhë të parë, një burim i mirë për autorët e fjalorit ka qënë edhe vepra e poetit të "Lahutës", me ato botime që kishte realizuar, më 1905 dhe 1907, respektivisht "Te Ura e Rzhanicës" dhe "Anzat e Parnasit", si dhe në shkrimet e botuara në shtypin e kohës. Fishta ndoshta nuk është marrë drejtpërsëdrejti me hartimin e tij, por ai i dha edhe një pjesë të fjalorit të veprës së tij dhe të ligjërimit popullor.


    Nuk kaluan vetëm dy vjet nga themelimi i shoqërisë "Bashkimi", kur, po në Shkodër, u krijua një shoqëri tjetër, shoqëria "Agimi" (1901). Themelues që poeti Dom Ndre Mjedja, i përkrahur edhe nga vëllai Imzot Lazër Mjedja. Një ndër qëllimet e saj ishte hartimi i një alfabeti të ri pa dyshkronjësha, por me shenja diakritike. Shoqëria "Agimi" me këtë alfabet botoi rreth 25 tekste të ndryshme për shkollat fillore katolike, kalendarin "Dija" (1906), fletoren "Dashamiri" (1908) etj. Por hartimi i një alfabeti të tillë shkaktoi mosmarrëveshje me shoqërinë "Bashkimi", mbasi ato zbatonin kritere të tjera për këtë problem. Megjithatë, pavarësisht nga kontradiktat, ato vazhduan punën paralelisht deri në vitin 1908.


    Shoqëria "Bashkimi", duke pasur përkrahës, u njoh si një shoqëri me vlera dhe për këtë u ftua në Kongresin e Manastirit, ku si delegat u dërgua At Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi. Fishta luajti një rol të veçantë dhe arriti të zgjidhej kryetar i komisionit të hartimit të alfabetit të shqipes. Delegatët e ngarkuan me një detyrë të tillë për erudicionin e thellë, kulturën e gjërë, forcën e fjalës, mendjen e mprehtë dhe logjikën e fortë. Poeti ynë tashmë kishte bërë emër jo vetëm në Veri, por edhe në Jug. Edhe sistemi shkrimor i kësaj shoqërie pati ndikim te zgjidhja përfundimtare e alfabetit që u miratua në Kongresin e Manastirit. Kështu, alfabeti i sotëm u udhëhoq nga parimi i zbatuar në alfabetin e shoqërisë "Bashkimi", i përfaqësuar nga At Gjergj Fishta, në përdorimin e dyshkronjëshave, që patjetër ka luajtur rol vendimtar.

    Shoqëria "Bashkimi" me punën dhe botimet që kreu, i dha një nxitje lëvrimit të gjuhës shqipe dhe zhvillimit të letërsisë dhe tekstologjisë shqiptare.


    Referenca

    1. N. N. D. (D. Ndoc Nikaj), Shoqnija "Bashkimi", "Hylli i Dritës", nr. 12, 1938, f 69.

    2. D. Ndoc Nikaj, Kujtime të nji jetes të kalueme. Trazim jete. (dorëshkrim), Ruhet në Arkivin e Bibliotekës së Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi".

    3. Sih: T. Osmani, Udha e shkronjave shqipe, Shkodër, 1999.

    4. J. Rrota, Për historinë e alfabetit shqyp, Shkodër, 1936, f. 80.

    5. Shih: T. Osmani, Shoqëria "Bashkimi" dhe ndihmesat e saj për lëvrimin e gjuhës shqipe, "Gjuha jonë", nr. 1-2, 1999, f. 94-100.

    6. N. N. D. Shoqnija "Bashkimi"... f. 691-692.




    Phoenix 13_14 - Artikulli 14
    www.dardania.com/phoenix/...art14.html

    © Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistëve Shqiptarë
    Riprodhimi dhe shpërndarja vetëm me lejen e redaksisë.
    www.dardania.com/phoenix

Tema të Ngjashme

  1. Dëshmitarët e Jehovait dhe vetvrasja
    Nga Arrnubi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 06:38
  2. Njeriu dhe shoqëria civile
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-11-2008, 04:46
  3. Bursa
    Nga Gerrard në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  4. Shoqëria Civile dhe Politika
    Nga liberal në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2004, 19:07
  5. Shoqëria politike dhe demokracia
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •