Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2013
    Postime
    16

    Pėr: Fyodor Dostojevski

    Citim Postuar mė parė nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    Pėrshėndetje!

    Sa pėr panairin nė Kosovė, nuk do shkoj; por zakonisht nė panaire mė shumė "reklamohen" botimet e reja dhe, nuk e di a do iu ketė rėnė nė mend tė ribotojnė "Shėnime nga nėntoka", njė libėr pėr tė cilin edhe kur interesohesh pėr 'tė, njerėzit tė shohin me habi dhe siē e dimė mė shumė shtėpitė botuese qė paraqesin botime e reja nė panaire, se ēfarė prirje nė botime paraqesin sė fundmi, por sidoqoftė uroj qė kėsaj here tė jenė kujtuar pėr kėtė libėr.

    E mira e tė mirave, do ishte sikur nė Shqipėri, tė organizohej njė panair i librave tė vjetėr

    Nė lidhje me pėrkthimin, mua mė ka rastisur tė shoh dallimin e "Tė Mjerėt" e Hygo, ku vėllimin e parė e kam lexuar nė anglisht dhe kur e mora pastaj nė shqip, edhe pse Misto Treska kishte bėrė njė punė tė mrekullueshme, vura re qė njė pjesė jo vetėm mungonte, por sėrish e vė re se dallon pak, ėshtė e natyrshme nė fund tė tė fundit, sepse ėshtė pėrshtatje nė shqip, prandaj mua mė pėlqen qė tė pėrdori mė shumė fjalėn - shqipėrim sesa pėrkthim. Nė kėtė rast, nuk mund tė mos mahnitesh nga gjenia e kėtyre shkrimtarėve tė mėdhenj, qė, sado qė mund t'i pėrshtatėsh veprat e tyre nė gjuhė tė ndryshme, nuk e humbasin magjinė e tyre, ku, jo vetėm tė pėrpijnė dhe tė bėjnė tė jepesh me mendje e shpirt tek i lexon, por mbasi e mbaron sė lexuari, e vė re se diēka ka ndryshuar tek ty.

    Sa pėr filmin, ėshtė film aksion, dhe ai fragment qė shkėputa unė, ėshtė pėrmendur vetėm njė herė dhe pa shumė pretendim.

    Ndėrsa Vėllezėrit Karamazov, nuk e kam lexuar. Por nėse do ta shohėsh film, e ke tė realizuar nė episode, ėshtė nė rusisht por me titra anglisht.
    Ėshtė realizuar edhe "Idioti" me episode, por, ėshtė i tėri nė rusisht, dhe vetėm njė pjesėz ėshtė me titra nė anglisht, dhe, ėshtė pjesa e leximit tė letrės sė Ipolitit; ku, me thėnė tė drejtėn e kisin cunguar nė krahasim me librin, kėshtuqė, nuk mė pėlqeu edhe aq.

    Kėtu e ke filmin e "Vėllezėrve Karamazov", dhe episodet e tjera, i ke tė sugjestionuara nga vetė Youtube.



    Tung
    Lajme tė mira. Shumė tė mira. E gjeta librin, ose mė saktė, ėshtė tė them qė ai aty ka qenė gjithmonė.

    "Shėnime nga nėntoka" ėshtė pėrkthyer nga Jorxhi, por me titull tjetėr: "Jetė nė vetmi", dhe me njė nėntitull poshtė: " Shėnime nga nėndhesa". Mund ta gjesh te pėrmbledhja me novela tė Dostojevskit, mos gaboj tek ajo me titull "Netė tė bardha",nuk e mbaj mend se isha shumė i emocionuar kur nisa ta lexoj dhe harrova ta shoh titullin. E gjeta nė bibliotekė.

    Falemnderit pėr filmat, nisa ta shkarkoj "Idiotin" se e gjeta me titra anglisht.

    Pėr tė tjerat, herė tjetėr, s'kam kohė tani.

    Mirupafshim.

  2. #22

    Pėr: Fyodor Dostojevski

    E lexova :) dhe tė falemnderoj qė mė njoftove pėr kėtė.
    E gjeta qė para njė jave kur pashė postimin tėnd tek tema. Gjendet tek botimi "Novela tė zgjedhura/ Vepra tė zgjedhura II", bashkė me novelat e tjera "Net tė bardha", "Netoēka Nezavanova", "E druajtura", "Heroi i vogėl", "Njė ndodhi e pėshtirė", "Krokodili".

    Ta kuptoj atė emocionin qė ke provuar kur e ke gjetur veprėn, ashtu mė ndodh edhe mua kur kėrkoj ndonjė libėr qė e gjej me mund. Por, e ēuditshmja ndodh, qė pasi e ke marrė ta lexosh "Jetė nė vetmi/Kujtime nga nėndheu", tė zbehet gjithė ai entuziasėm para asaj qė trajton... S'e kisha lexuar ndonjėherė Dostojevskin aq ironik, aq shpėrthyes, herė herė cinik... njė luftė e tillė e pėrbindshme brenda njė shpirti tė mjerė njerėzor, qė varfėria dhe mizerja njerėzore qė e rrethon dhe servilizmi qė i karakterizon ata, e bėjnė edhe mė tė mjerė personazhin tonė... Njė zbėrthim i atillė psikologjik, i njė njeriu qė ndihet i pashpresė, qė do tė rrėfejė edhe skutat mė tė fshehta tė qėnies sė tij; tė njė njeriu i cili e ndjen veten tė ulėt sepse ėshtė i varfėr dhe kjo gjendje mizerjeje e dhimbjeje e bėn qė tė ndihet njeri i poshtėr, aq sa edhe njė ndjenjė fisnike - si dashuria qė provon pėr Lizėn, orvatet tė marrė trajtėn e urrejtjes, sepse nuk e ndien veten tė denjė pėr tė dashuruar.
    Tani e kuptova pse Profesori im i Psikologjisė, na pat thėnė njėherė: "Mos e lexoni Dostojevskin tani qė jeni tė rinj... por pak mė vonė..."
    E vėrtetė... rrezik tė fut nė depresion aq shumė tė bėn ta pėrjetosh gjithė atė vuajtje qė karakterizojnė veprat e tij, sepse vetė e gjithė jeta e tij e vėrtetė, ka qenė vuajtje, vuajtje, vuajtje... qė pėr tė gjetur 'shėrim' prej saj, kėto vuajtje i kthente nė ato shkrime qė sot ne i quajmė kryevepra botėrore.
    Unė hėpėrhė, s'dua tė vazhdoj ta lexoj mė... madje para njė jave, mora tė lexoj "Shtėpia e tė vdekurve" dhe e lashė sapo e mora ta lexoj nga fillimi.


    *Njė pjesė shkėputur prej "Jetė nė vetmi (Kujtime nga nėndheu)"

    E njoh mirė veten, e di qė jam maskara, ēapaēul e paēavure jam, njė egoist dhe dembel qė s’e kam shokun jam! Tėrė kėto ditė kam rrojtur me frikėn se mos mė vije ti. Po meraku im mė i madh cili ka qenė, e di? Paraqitja para teje si hero mė ka merakosur, ndėrsa ti do mė gjeje tė veshur me kėtė robdėshambrė tė vjetėr, do mė shihje si rroja. Atypari tė thashė qė s’mė vjen shumė turp nga varfėria. Tė gėnjeva. E vėrteta ėshtė qė mė vjen shumė turp, madje mė skuqet faqja edhe mė shumė se nga vjedhja! Dhe e di pėrse? Sepse e kam me tepri sqimėn, krenarinė; nuk e duroj dot as poshtėrimin qė mė vjen nga mospasja. E si nuk e kupton qė s’ta fal kurrėn e kurrės qė mė gjete me kėtė zhele, mė pe si po kacafytesha me shėrbėtorin dhe po i flisja mė keq se telendari i fundit? Po lotėt qė mė rrėmbushėn sytė? Ato si? A mundem tė t’i falė? Po edhe kėtė qė jam duke tė folur kėshtu, si mendon ti, a mund tė ta falė? Jo e jo! Je ti dhe vetėm ti njeriu qė do tė pėrgjigjet pėr tėrė kėto poshtėrime, sepse kėshtu rastisi qė mė ndodhėn! Maskara jam, mė i ndyri jam, njeriu mė zemėrngushtė qė mund tė gjendet jam, po edhe mė i trashi, mė ziliqari se tė gjithė jam! Nėsė do ta dish, tė them edhe kėtė: jam shtėrpiu mė i lig se gjithė shtėrpinjtė qė e popullojnė me bollėk kėtė tokė! Se ka mes tyre edhe mė tė kėqinj se unė, por kėta s’e prishin terezinė, mbijetojnė nė ēdo rrethanė, kurse unė vuaj edhe ngaqė ligaveci mė i pėshtirė mė thotė njė fjalė. Kėshtu qenkam prerė! E ē’del nga kjo, nqs ti nuk e kupton? E ē’punė paskam unė me ty, nė qenke duke marrė fund po mbijetoke? Po kėtė, tė paktėn, e kupton qė, pas kėsaj qė t’u hapa kėsisoj, pasi t’u zbėrtheva, do jem unė ai qė do tė tė urrej me tėrė forcėn e shpirtit, qoftė edhe pėr arsyen e thjeshtė, qė ti kėto i dėgjove? Se robi, ja kėshtu si po bėj unė, vetėm njė herė tė vetme zbėrthehet nė jetėn e tij! Dhe vetėm atėherė, kur ėshtė nė gjendje jermi... e pas gjithė kėsaj qė dėgjove, ē’mė rri kėtu dhe m’i ngre nervat? Pse nuk ikėn?
    Por u ndodha para njė rrethane mjaft tė ēuditshme.
    Kam kohė qė e kam bėrė zakon t’i mendoj e t’i imagjinoj punėt si nė libra, tė selitura nga njė fantazi e nxehtė, ndaj nuk e kapa menjėherė kėtė rrethanė. Dhe ndodhi ja se ēfarė: Liza, nė kulm e poshtėruar dhe e sikterisur siē ishte, kuptoi nė atė qė po mė ndodhte shumė mė tepėr se ē’pandehja unė; dhe kuptoi atė qė e kupton menjėherė ēdo femėr, kur dashuron sinqerisht. Liza e kuptoi qė vetė unė isha njeri fatkeq.
    Kjo krijesė e trembur dhe e lemeritur u shndėrrua e tėra, fytyra i shprehu habi dhe keqardhje tė madhe. Kur e quajta veten njeri tė poshtėr e tė ndyrė, kur m’u rrėmbushėn sytė, kur mė pėrfshiu histeria, nėpėr fytyrė i bredhėroi njė ngėrē. Bėri tė ngrihej tė mė qetėsonte; s’ia vuri veshin britmave dhe sokėllimave tė mia prej zemėrplasuri. Ajo sikur nuk i kishte dėgjuar fare. Brofi, m’i zgjati krahėt qė i dridheshin vrulltas... sikur m’u rrėkėllyen tė pėrbrendshmet; e pashė i mahnitur. M’u hodh nė qafė, dėnesi. Edhe unė bashkė me tė. Nuk mė kishte ndodhur kurrė ndonjėherė!...
    - Nuk mė lėnė... nuk mundem tė jem i mirė...- mėrmėrita pėrmes dėnesjeve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 30-06-2013 mė 17:50

  3. #23

    Pėr: Fyodor Dostojevski

    Krim dhe Ndėshkim
    pėrktheu: Jorgji Doksani

    Unė nuk ngul kėmbė qė tė jashtėzakonshmit duhet domosdo tė bėjnė prapėsi e deri nė krime, siē thatė ju. Njė pohim tė tillė thjesht nuk kishin pėr ta pranuar. Unė vetėm lė tė nėnkuptohet qė njeriu i jashtėzakonshėm ka tė drejtė... domethėnė jo se ka tė drejtė zyrtarisht, por vetė nė veten e tij ka tė drejtė t'ia lejojė vetėdijes sė vet tė kapėrcejė... disa pengesa, veē vetėm nė ato raste, kur vėnia nė jetė e idėsė (ndonjėherė shpėtimtare, ndoshta, edhe pėr mbarė njerėzimin) e kėrkon njė gjė tė tillė. Patat nderin tė vinit nė dukje qė shkrimi nuk qėnka i qartė; jam gati t'ua shpjegoj, kuptohet me sa mundem. Ndoshta nuk gaboj po tė them qė ju kėtė e dėshironi, tė mė falni, nė moss qoftė kėshtu... Pėr mendimin tim, nėse zbulimet e Keplerovit dhe tė Njutonit, pėr ndonjė arsye nuk do t'u bėhesishn tė ditura njerėzve, pa sakrifikimin pėr kėtė tė ndonjė jete njeriu, madje edhe tė dhjetė e njėqind jetėve, tė cilat i pengonin kėto zbulime, apo orvateshin t'i pengonin, ky sakrifikim ishte i nevojshėm. Them se Njutoni jo thjesht do tė kishte tė drejtė tė bėnte njė gjė tė tillė, por ishte detyrė e tij qė ta bėnte medoemos. Zbulimet madhėshtore duhej t'i bėhesin tė ditura njerėzimit! Nga kjo nuk do tė nxjerrė aspak pėrfundimn qė Njutoni paska patur tė drejtė tė vrasė kėdo qė ishkrepej, apo tė grabisė kėdo qė i dilte pėrpara. Kam shprehur po ashtu mendimin se tė gjithė ligjvėnėsit e botės, duke filluar me ata tė lashtėsisė dhe duke vazhduar me Likurgėt, Solomontė, Muhametėt, Napoleonėt, etj pra, qė tė gjithė kėto do tė shpalleshin kriminelė qoftė edhe pėr arsten e thjeshtė qė, duke nxjerrė njė ligj tė ri, hodhėn poshtė njė ligj tė vjetėr, tė rrespektuar nga shoqėria, nga etėrit pararendės dhe, sigurisht nuk ngurruan as tė derdhnin gjak nė ato raste (ndonjėherė krejt i pafajshėm, madje i mbushur me lavdi qė e derdhnin pėr ruajtjen e ligjit tė vjetėr), kur ishte e dmosdoshme. Dihet, po ashtu, qė pjesa me e madhe e kėtyre veprimtarėve dhe ligjvėnėsve tė njerėzimitkanė qenė gjakderdhės tė tmerrshėm. Pra, dua tė them qė jo vetėm njerėzit e mėdhenj, por edhe ata qė fare pak dalin nga binarėt, pra qė fare pak janė tė zotėt tė thonė diēka tė re, duhet tė jenė pėr nga natyra e tyre pak a shumė kriminelė.
    She's the morphine queen of my vaccine.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2013
    Postime
    16

    Pėr: Fyodor Dostojevski

    Nga Djajtė (Bisedė midis Kirillovit dhe Stavroginit) :






    - I doni fėmijėt?
    - Shumė. - iu pėrgjigj Kirillovi ftohtė.
    - Pra, edhe jetėn e doni?
    - Po, e dua, e ēė?
    -Po tė vendosni tė vrisni veten si?
    - Jeta ėshtė veē, kurse kjo ėshtė veē. Pėrse duhen marrė bashkė?Jeta ėshtė, kurse vdekja nuk ėshtė fare.
    - Paskeni filluar tė besoni nė tė pėrtejmen e pėrjetshme?
    - Jo, jo nė tė pėrtejmen e pėrjetshme, por nė tė kėtushmen e pėrjetshme. Vjen njė ēast qė i arrin ato minuta dhe koha befas ndalet, nis pėrjetėsia.
    - Shpresoni se do t'i arrini kėto minuta? .
    -Po.
    - Zor se ėshtė e mundur kjo nė kohėn tonė, - pa pikėn e ironisė vuri nė dukje Nikollai Vsevollodoviēi; e tha ngadalė dhe mendueshėm. - Nė apokalips engjėlli pėrgjėrohet, qė kohė s’do tė ketė mė.
    - E di. E saktė ėshtė; shkoqur dhe prerė ėshtė thėnė. Kur me tėrė qėnien e vet njeriu do arrijė lumturinė, s'do tė ketė mė kohė, sepse ajo nuk duhet. Mendim shumė i drejtė.
    - Po ku do ta fsheh?
    - Askund. Koha nuk ėshtė gjėsend, ėshtė ide. Do tė shuhet nė mendje.
    - Rrokanisje tė vjetra fitozofike, dakėn e Mukės kėndojnė tė gjithė qė nga fillimi i shekujve, - mėrmėriti Stavrogini me njė keqardhje qė tė ndillte krupė.
    - Ashtu ėshtė. Po ato qė nga fillimi i shekujve, asgjė tjetėr! - ia mbėshteti shqetėsimin Kirillovi dhe sytė iu pėrshkėnditėn nga ky pėrqėndrim nė kėto fjalė ngadhnjimi.
    - Po mė dukeni si shumė i lumtur sonte. Kirillov?
    - Po, shumė i lumtur jam, - ia ktheu ky si tė ishte duke iu pėrgjigjur njė pyetjeje fare tė rėndomtė.
    - Po ju s’latė gjėmė pa shqiptuar kundėr Liputinit, para do kohe?
    - Hm...tani s'e zabėrhanis mė. Atėherė s'e kisha ditur qė isha i lumtur. Keni parė si bie gjethja nga druri?
    - Kam parė.
    - Pashė njė kėto ditė, tė zverdhur, vende-vende jeshile, anėt tė thara. E mori era me vete. Kur isha dhjetė vjeē, mbyllja sytė dhe e pėrfytyroja gjethen: gjelbėroshe, tė freskėt, me damarė, tė ndriēuar nga dielli. Kur i hapja, s’mė besohej, ngaqė ndiesia kishte qenė e mrekullueshme. I mbyllja pėrsėri.
    - Po mė flisni me alegori?
    - Jo...ē’ne! Pėr gjethen fola, pėr njė gjethe. Gjethja ėshtė e mirė. Ēdo gjė ėshtė e mirė.
    - Ēdo gjė?
    - Po ēdo gjė. Njeriu nuk ėshtė i lumtur, sepse nuk e di qė ėshtė i lumtur; vetėm pėr kėtė. Kjo ėshtė e gjitha, e gjitha! Ai qė e mėson, menjėherė bėhet i lumtur, nė ēast. Ajo vjerra do vdesė, kurse vajza do rrojė, ēdo gjė ėshtė mirė. Kėtė e zbulova fare papritur.
    - Po ata qė vdesin urije? Po ata qė do ta pėrdhosin dhe nėpėrkėmbin vajzėn, ata si, mirė?
    - Mirė. Edhe ai qė u thyen kokėn tė tjerėve pėr femijėn, edhe ai qė nuk ua thyen, mirė. Ēdo gjė ėshtė mirė. Mirė kanė tė gjithė ata, qė e dinė se ēdo gjė ėshtė mirė. Po ta dinin qė janė mirė, do tė kishin mirė; por pėrderisa nuk e dinė qė janė mirė, nuk do tė kenė mirė. Ky dhe ėshtė kuptimi i asaj qė ju thashė, s'ka tjetėr!
    - Po kur e paskeni mėsuar qė jeni i lumtur?
    - Javėn e shkuar, ditėn e martė, jo, tė mėrkurėn, sepse po gdhinte e mėrkurė.
    - E me ē'rast?
    - S'mė kujtohet. Ashtu kot. duke ecur nėpėr dhomė... Kjo s'ka fare rėndėsi. Orėn e mbaj mend, ishte dy e tridhjetė e shtatė minuta.
    - Nė atė kuptim. qė koha duhet tė ndalet e thoni?
    Kirillovi heshti.
    - Ata janė jo tė mirė. - ia filloi ai pėrsėri, - sepse nuk e dinė qė janė tė mirė. Kur ta mėsojnė, as nuk do ta pėrdhosin e as nuk do ta nėpėrkėmbin vajzėn. Me ta marrė vesh qė janė tė mirė, do tė bėhen menjėherė tė mirė: duhet ta mėsojnė kėtė, qė tė gjithė.
    - Ju e mėsuat, pra jeni i mirė?
    - Unė jam i mirė.
    - Jam i njėmendje me ju pėr kėtė qė thoni, - mėrmėriti zymtė Stavrogini.
    - Ai qė e mėson se qė tė gjithė janė tė mirė, ky botėn mbarė shterron.
    - Kush e mėsoi, u kryqėzua! - tha Nikollai Vsevollodoviēi.
    - Do tė vijė ndėr ne, e ka emrin njerizot.
    - Zotnjeri?
    - Njerizot, nė kėtė dhe duket ndryshim.
    - Ju e keni ndezur kandilen?
    - Po, unė.
    -I besoni Zotit?
    - Plaka do qė tė jetė ndezur... Sot qe e zėnė me punė, - nėpėrdhėmbi Kirillovi.
    - Po ju vetė i faleni Zotit?
    - Unė i falem gjithēkaje. E shihni atė merimangėn qė po end nė qoshe? Unė atė e shoh dhe i jam falėnderues qė ajo end.
    Ju pėrshkėditėn rishtas sytė. Stavrogini kishte kohė qė e shihte i pėrqėndruar, dhe po ia hetonte i vrenjtur dhe pėrēmues mendimet e veshura nė fjalė, veē ama kurrėfarė grimase tallėse apo nėnēmimi nuk kishte nė atė shikimin e tij.
    - Vė bast qė, kur tė vijė herėn tjetėr. do mė molloisni pėr besimin te Zoti. - mermėriti. duke u ēuar dhe duke marrė cilindrin.
    - E pse? - nguli kėmbė ta dinte Kirillovi.
    - Sepse ju. po ta mėsoni qė i besoni Zotit. atėherė do t'i besonit; por, meqė kėtė s'e keni mėsuar, nuk i besoni. - i foli me shpoti Nikoiiai Vsevollodoviēi.
    - Po kjo. ē'na qenka? - e pyeti mendueshėm Kiritiovi. - Sikur e zmadhuat ca mendimin qė ju shpreha! Njė shaka mondane kjo juaja. Mos e harroni vendin qė keni patur nė jetėn time, Stavrogin.
    - Lamtumirė. Kirillov.
    - Ku do tė dilni nė kėtė natė?
    - Mos harroni porosinė pėr nesėr.
    - Nuk e harroj jo. Do ēohem herėt, nė ora nėntė do jem atje. Nė e fiksofsha orėn, mė del patjetėr gjumi.
    - Seē keni disa veti tė mrekullueshme ju, - i tha Nikollai Vsevollodoviēi, duke ia pikasur zbehtinė qė ia kishte mbuluar fytyrėn.
    - Po dal tė mbyll portėn.
    - Mos u bėni merak, e mbyll Shatovi.
    - E... Shatovi... Po mirė. Atėherė, lamtumirė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eligers : 16-02-2014 mė 12:57

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2013
    Postime
    16

    Pėr: Fyodor Dostojevski

    Nga novela "Krokodili":

    "E doja atė grua, por mė duhet tė shpjegohem lidhur me natyrėn e ndjenjave tė mia ndaj saj: e doja si do babai vajzėn, as mė shumė e as mė pak. E them kėtė sepse sa e sa herė e kam kapur veten me dėshirėn pėr ta puthur nė kokė apo nė faqet e kuqe. Ndonėse kurrė nuk e bėja realitet dėshirėn, duhet ta pranoj se s'do isha kundėr ta puthja edhe nė buzė, dhe jo vetėm nė buzė, por t'i puthja dhėmbėt, qė i kishte aq tė bukur, si gurė xhevahiri, kur qeshte. Dhe qeshte aq mrekullisht bukur e aq dendur. Ivan Matveiēi, kur donte ta pėrkėdhelte, e thėrriste "e pakuptimta mahnitėse"; ishte njė nofkė e gjetur si s'kishte mė mirė, tejet e spikatur. Ishte nga ato qė ėshtė bėrė zakon tė thirren " zonjėza-karamele", as mė tepėr e as mė pak."


    Nga novela "E drojtura":

    “ Vėrtet, pa pikėn e keqdashjes e bėra, kur ia shpjegova me dy fjalė qė zemėrgjerėsia rinore ėshtė vėrtet diēka e bukur, veē nuk vlen asnjė grosh! Po pse nuk vleka? Po sepse ėshtė atribut i fituar pa mundim, pa u jetuar jeta, nuk ėshtė tjetėr veēse "mbresė e parė e qėnies". Do ju shohim nė punė e sipėr! Shpirtgjerėsia e fituar lehtė ėshtė efemere, madje, kur je i ri, edhe jetėn tė japėsh nuk ėshtė ndonjė gjė kushedi ēfarė, kjo sepse tė vlon e gurgullon gjaku, tė teptisin forcat, ke ashk tė pashuar pėr tė bukurėn e tė virtytshmen! Provoni tė kryeni akte tė vėrtetė heroike pa bujė e pa fanfarė, pa shkėlqim e pa britma, por plotepėrplot me therori, ku nuk gjendet asnjė pikė lavdie e zulmi, atėherė, kur ju, i virtytshėm siē jeni, u paraqiteni njerėzve si i poshtėr; e pra, e vėrteta ėshtė qė jeni mė i ndershmi i tė ndershmėve! Ja kėtė fare heroizmi provoni tė bėni! Jo, pse, s'keni pse hiqni dorė! Kurse unė ja ku po jua them se tėrė jetėn time kėtė lloj heroizmi kam bėrė, atė e kam mbartur mbi shpatullat e mia!”

    “O prapėsi jetė! O natyrė njerėzore! Njeriu nė botė bėn jetė vetmitari, nga kjo i vjen e keqja! "A ka njeri tė gjallė nė stepė?" - thėrret kreshniku rus. Edhe unė pas tij kėshtu ulėrij, ndonėse kreshnik nuk jam, por askush nuk mė pėrgjigjet. Thonė se dielli ėshtė ai qė i jep jetė gjithėsisė. Do tė lindė dielli, kthejani sytė, shiheni mirė, ka pamje kufome! Gjithēka e vdekur ėshtė, ngado qė tė hedhėsh sytė, vetėm kufoma sheh! Tė tillė janė njerėzit, tė rrethuar nga heshtja rrojnė! Kjo ėshtė toka! "Njerėz, duheni njeri-tjetrin!" - e kush e tha kėtė? Ē'zė qenka ky qė thirritka?

    Dėgjohet shpėrfilles tiktaku i orės, tė ndjell krupėn! Ora ėshtė dy pas mesnate. Kėpucėt e saj janė te krevati, duken sikur e presin... Vėrtet, ē'do tė bėhet me mua, pasi ta marrin qė kėtu dhe ta varrosin?”



    Nga "Vėllezėrit Karamazov" (fjalėt e Ivan Karamazovit drejtuar Alioshės):

    “Unė dua tė jetoj, dhe jetoj qoftė edhe nė kundėrshtim me logjikėn e gjėrave. Le tė mos kem fort besim nė rregullat e pranuara nga tė gjithė, por mė pėlqejnė gjethet e sapoēelura, e dua qiellin e kaltėr; ndodh tė mė pėlqejė dikush pa ndonjė shkak. Mė pėlqen heroizmi i njerėzve, tek i cili mbase nuk beson mė prej kohėsh.”



    Nga novela "Jetė nė vetmi" (ose Shėnime nga nėndhesa):

    “Se, ja, pyes nė mėnyrėn mė tė shpenguar: "Ē'ėshtė mė mirė pėr njeriun, lumturia e arrirė me lehtėsi dhe lirė apo vuajtja e lartėsuar? Hė! Thomėni! Cila prej tyre ėshtė mė e mirė?”



    Nga novela "Net tė bardha" :

    “- Doni tė dini me tė vėrtetė se kush jam?
    - Po, kėtė dua tė di.
    - Nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės?
    - Po. Nė kuptimin e mirėfilltė..
    - Dijeni, pra: jam tip mė vetė!
    - Tip mė vetė? - thirri vajza dhe kukurisi hareshem, shpenguar, si ata qė kanė kohė qė nuk kanė qeshur me gjithė shpirt. - Qėnkeni i lezetshėm! Ulemi nė kėtė stolin kėtu? Nuk kalon kush nė kėtė vend, s'na dėgjon njėri. Pa hė, tregoni tani pėr veten. Se, sado qė thoni se nuk keni historira, nuk kam si e besoj, doni tė mė fshiheni... Po mė parė mė thoni se ē'do tė thotė kjo: tip mė vetė?
    - Po ja, njeri origjinal, jo si tė gjithė, qesharak njeri! - i thashė dhe ia krisa i pari tė qeshurit, ashtu si bėri ajo pak mė parė. - Punė karakteri ėshtė. Po ē'do tė thotė ėndėrrimtar, e dini?
    - Ėndėrrimtar? E si s'e ditkam? Unė jam vetė ėndėrrimtare. Rri ulur pranė gjyshes dhe ē'nuk mė shkon nė kokė! Tjerr e tjerr histori nė qejfin tim! Deri pėr martesen me princ kinez... S'ėshtė dhe aq keq tė ėndėrrosh! Ama, edhe kėtė si ta marrėsh, sepse nė ke pėr ē'tė mendosh nė tė vėrtetė, ėndėrrimet nuk kanė ē'tė duhen, - shtoi mjaft serioze.
    - E po, bukur fort! Nė paskeni patur nė ato ėndėrrimet tuaja martese me princ kinez, del qė mė kuptoni si s'ka mė mirė. Dėgjoni, atėherė... Por mė parė emrin. Ju si quheni?
    U kujtuat, mė nė fund! Mė mirė vonė se kurrė!
    - Vėrtet! Keni tė drejtė! Po ja qe edhe pa tė e ndiej vetėn aq mirė me ju!...
    - Mė quajne Nastenjka.
    - Vetėm kaq?
    - Po pse pak ju duket? S'u kėnaqkeni kollaj ju!...
    - Jo, s'mė duket pak!... Nastenjka, qenkeni shpirt njeriu! Qė me takimin e parė mė jeni Nastenjka...
    - Ashtu, de!”


    "- Mė falni! Se si mė doli padashje!... Po si mund tė jetė qė nė ca ēaste si kėta tė mos kesh dėshirė...
    - Qė t'i pėlqesh tjetrit?
    - Po! Se, kini mirėsinė, merrni mundimin dhe gjykoni vetė kush jam! I mbusha njėzet e gjashtė vjeē, kurrė s'mė ka ndodhur tė shoqėrohem me ndonjė... E si mund tė flasėsh si duhet? Pale pastaj qė tė tregohesh i shkathėt... Se juve ju volit qė unė t'u zbėrthehem, se kėshtu mund tė mė njihni si duhet... Tė mė ēmoni se ē'markė jam... Duket sheshit qė nuk ditkam tė hesht, kur mė flet zemra! Po, nejse... Ma besoni kėtė: nuk kam pas tė bėjė kurrė me ndonjė grua! Kurrė! Asnjė tė njohur nuk kam! Vetėm ėndėrroj ēdo ditė tė njihem me ndonjė, qė tė takoj ndonjė... Ju as me mendje s'e merrni dot sa herė kam rėnė nė dashuri nė mėnyrė imagjinare!...
    - E si kėshtu? Cilėn paskeni dashuruar?
    - As dhe njė! Konkretisht asnjė kam dashuruar. Jam dashuruar me idealin... Me atė qė e kam parė nė ėndėrr... Dhe ėndėrrimet e mia shkojnė deri aty, sa sajoj romane tė tėrė!... Ju s'keni si e merrni dot me mendje se ē'ndodh me mua! Se edhe fare pa gjė nuk ėshtė se kam qenė, kam patur tė bėj me nja dy a tri gra, por u thėnēin! Nėnole, shtėpike kanė qenė... Ndoshta dhe do qeshni po t'ju them, se disa herė kam dashur t'i drejtohem, ja, kėshtu thjesht, ndonjė aristokrateje. T'i zė pusi nė rrugė, t'i afrohem, kuptohet, kur ėshtė vetėm, t'i hap muhabet, domosdo, me ndrojtje e respekt, me pėrkorje e delikatesė, por edhe me pasion e ashk, ta lus tė mos t'mė pėrbuzė, tė mos mė flakė tej, se ja qė nuk jam i zoti t'u afrohem grave pėr tė qenė, por edhe t'ia kujtoj qė ėshtė nė detyrėn e femrės tė mos tregohet zemėrgur e para lutjeve dhe pėrgjėrimit tė njė fatkeqi si unė!... Se, fundja mė nė fund, ē'jam duke kėrkuar? Tė mė thotė dy fjalė qė tė ma ngrohė zemrėn, fjalė vėllazėrore, tė marrė pjesė nė gjendjen time tė mjeranit dhe tė mos mė largojė me pėrbuzje e pėrēmim; tė ma besojė fjalėn e nderit, ta peshojė e ta vlerėsojė si duhet atė qė po i them, nė dashtė le tė mė qeshė, por pa shpresė tė mos mė lėrė, tė mė thotė qoftė edhe dy fjalė, vetėm dy, e pastaj le tė dalė ku tė dalė... Nė s'ia ka ėnda, le tė mos mė takoje mė!... Po e shoh qė po qeshni!... Mė mirė s'ka si bėhet, ndaj dhe ju fola fola kėshtu...
    - Mos ma merrni pėr keq! Po qesh, ngaqė po shoh se qenkeni armiku i vetes. Nė e provofshi kėtė qė thoni, qoftė edhe ashtu thjesht, nė rrugė, ndoshta dhe do arrini diēka, se sa mė e ēlirtė dhe e sinqertė biseda, aq mė mirė... Asnjė grua me zemėr, nė mos qoftė e mėrzitur nga jeta, nuk do ju sikterisė, do jua shqiptojė ato dy fjalė tė ngrohta qė po i kėrkoni me aq pėrulėsi e pėrgjėrim... Po ē'them kėshtu? Do t'ju merrte pėr tė lojtur!... Ja, tė kisha qenė unė, kėshtu do ju merrja! Se kam parė e ē'nuk kam parė nė kėtė fare botė unė!...
    - Ju faleminderit! - thirra. - Ju as qė mund ta merrni me mendje sa shumė jeni duke bėrė pėr mua qė po flisni kėshtu!
    - Mirė, mirė! Tani mė thoni, nga e kuptuat qė qenkam njė nga ato... qė ju vetė sapo i quajtėt tė denja qė t'u kushtojnė vėmendje dhe t'u dhurojnė miqėsi... dhe nuk qenkam nga ato "nėnolet shtėpiake", pėr tė cilat sapo folėt? E pse ju mbush mendja tė mė afroheni?
    - Pse? Po sepse ishit vetėm, zotėria i panjohur po ju ndiqte, ėshtė natė... Dhe vetė e kuptoni, ėshtė detyrė e secilit...
    - Jo, jo! S'e kisha kėtu fjalėn. Ju deshėt tė mė afroheshit pėrpara kėsaj, qė atje, te parmakėt e kanalit.
    - Atje? Te parmakėt? Nuk di ē't'ju them. Kam frikė mos... E dini ēfarė? Sot e kam ndjere veten tė lumtur!"


    "- Oh, Nastenjka, Nastenjka! Ju as qė mund ta merrni me mend sa shumė po mė ngazėlleni! Po mė pajtoni me vetveten! Nuk kam pėr tė menduar kurrė keq pėr veten, siē mė ka ndodhur rėndomė mė parė! Se ku i dihet, mua dhe brenga sfilitėse, qė jam treguar armik i vetes, ndoshta do mė daravitet! Se jo njė herė ia kam nxitur vetes mendimin qė jeta e jetuar ka qenė mėkatare dhe deri kriminale. Dhe mos pandehni qė po i zmadhoj gjėrat. Kam kaluar e jo pak ēaste trishtimi tė pangushėllueshėm!... Mė ka rėnduar si plumb nė zemėr vetėdija e pazotėsisė pėr tė jetuar me tė tashmen, me realen; e kam katandisur veten deri nė atė farė feje, sa e kam mallkuar fatin tim, e kam sikterisur veten... Se mua, Nastenjka, ja se ē'mė ka ndodhur pas netėve tė kaluar me fantazime: jam kthyer nė realitet, ku gjėrat shihen esėll. Gjendje e padurueshme! Sheh tollovinė njerėzore, sheh dhe dėgjon si pulson jeta, vė re qė dhe jeta e tė tjerėve nuk ėshtė e pėrsosur, e jetojnė ashtu si u vjen, kapen fort pas ēdo tė mire qė kjo u ofron, e pėrballojnė, kur ju shtie me shkelma, vė re qė pėrtėrihen e mėkėmben pas fatkeqsive, deri dhe rilinden; habitesh qė asnjė minutė e jetės nuk ngjason me tė mėparshmet, ndėrkohė qė fantazimet janė mėrzindjellėse nė monotoninė e tyre, janė frikamane para pengesave, skllave tė vegimeve dhe tė hijeve, tė ideve dhe tė hamendjeve tė nxehta, ato janė skllave tė resė, qė e mbulon befas diellin dhe e mbush me pikėllim zemrėn e vėrtetė petėrburgase, e cila, ngaqė e ēmon aq shumė ndaj dhe drithėrohet po aq shumė, kur e sheh t'i fshihet. Se fantazia nė pikėllim ngjizet e harbon! Mirėpo vjen njė ēast qė e ndien si venitet, si kapitet e deri vdiret nė tendosjen e saj tė pandėrprerė, pa tė cilėn s'ka si bėn, e sheh kėtė dhe bindesh qė fantazimet nuk janė tė pashtershme, pale qė edhe vetė ti zė e burrėrohesh, i braktis ėndėrrimet dhe pėrsiatjet e dikurshme... Vjen njė ēast, qė fantazia bėhet copė e ēikė dhe, nė mos paē tjetėr jetė, s'ke nga ia mban, do s'do detyrohesh dhe sajon nga rrėnojat, bashkon mbeturinat e sė parės. E pra, shpirti tė do njė tė re! Ėndėrrimtari i gjorė mė kot zė e rrėmon nė hirin e fantazisė sė shkrumuar, pėr tė gjetur aty ndonjė kongjill tė ndezur, qė t'i fryjė e t'i fryjė, me shpresėn mos ndizet zjarri i ri, ku tė ngrohė zemrėn e kallkanosur, dhe tė rimėkėmbė atė qė dikur ishte aq hamngjitėse dhe joshėse, qė ia rrėmbente shpirtin dhe ia vlonte gjakun, ia rrėmbushte sytė, duke e mashtruar me aq marifet! Dhe e dini, Nastenjka, sa keq u katandisa? S'mė mbeti tjetėr veē tė festoja pėrvjetorin e ndijimeve tė para fantastike, tė atyre qė pandehja se i pata pėrjetuar, kurse nė vėrtetė nuk i pata pėrjetuar, sepse edhe vetė pėrvjetori si i tillė imagjinar ishte, pjellė fantazie qe. Iu drejtova pėrkujtimit, ngaqė mė mungonin fantazi tė reja, nuk kisha nga i shtrydhja! Se ėndėrrimet shtrydhen, Nastenjka! Ma kishte fort ėnda tė vizitoja ato vende, qė lidheshin me lumturinė time tė dikurshme, ta pėrshtasja tė tashmen nė pėrputhje me tė atėhershmen. U ėnda nė ato rrugė tė zymta pa ndonjė synim apo qėllim real, tė pėrcaktuar, u sorollata sa desha nėpėr Petėrburgun aspak gazmor dhe kujtova e kujtova sa u enjta tė pėrjetuarat asohere. Shihja me sytė e mendjes si ecja i vetmuar nė po atė trotuar, si mė mbyste pikėllimi dhe angėshtia, i rėnduar nga ato fantazime aq tė lemerishme. Nuk them se atėherė isha nė gjendje mė tė mirė shpirterore, ama mė i qetė se tani isha. Atėherė jetohej mė kėndshėm, s'i kisha tėrė ato mendime tė zeza pėr tė cilėt sapo ju fola, por as kėtė vrasje ndėrgjegje qė po provoj tani. Endesha nė atė pėrvjetor dhe thosha me vete: "Sa shpejt qė fluturojnė vitet!" dhe pas gjithė kėsaj, pėrsėri ajo pyetja brengė: "Po ti ē'je duke bėrė, ndėrkohe qė vitet fluturojnė? A po e jeton jetėn? Se vitet ikin e shkojnė dhe tė troket pleqėria, bashkė me tė dhe pafuqia, po edhe lloj-lloj mėnxyrash! Se bota e fantazisė njė ditė prej ditėsh do tė vdiret, ėndėrrimet do shuhen e fashiten, do bien nė tokė si gjethet nė vjeshtė!..." O Nastenjka! Sa e trishtueshme ėshtė tė mbetesh vetėm, fillikat dhe tė mos kesh pėr ēfarė tė tė vijė keq, asgjė tė mos kesh!... Se ato qė ikėn e vanė nuk qenė ndonjė gjė, flluska sapuni ishin, gjėra pa bereqet!"

    "O Zot! Tė provosh qoftė edhe vetėm njė minutė lumturie tė madhe, tė vėrtetė, pse pak qėnka kjo pėr njė jetė njeriu?..."

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Eligers pėr postimin:

    Mr-Bledi (20-03-2014)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •