Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1

    Figura e Gjergj Kastriot - Skenderbeut ne krijimet e folklorit

    Pa dyshim qe Gjergj Kastriot Skenderbeu eshte nje nga figurat kryesore te historise sone. Si figure e tille, ai ka frymezuar dhe eshte bere personazh kryesor i shume krijimeve folklorike si kenge, legjenda e mite te ndryshme. Shume autore shqiptare dhe te huaj e kane trajtuar figuren e Skenderbeut ne veprat e tyre, por persa i perket krijimeve folklorike te kohes se Skenderbeut, numri i tyre qe ka arritur deri ne ditet tona, fatkeqsisht eshte i paket. Kane mbetur vetem tre kenge dhe kenga e Gjorg Golemit, ku permendet emri i Skenderbeut. Megjithate, vete fakti se elemente te kengeve te vjetra rreth Skenderbeut gjenden ne folklorin arberesh te Italise, deshmon ekzistencen e tyre. Shkaku nuk eshte vetem koha e larget e krijimit te tyre, por perpjekjet gjate pushtimit te gjate otoman per ta fshire nga historia kete figure te shquar. Mungesen e kengeve e kane mbushur tregimet e shumta qe kane kaluar brez pas brezi, dhe flasin per kete periudhe te lavdishme te historise. Nderkohe, autor te ndryshem i kane perdorur keto krijime. Nje nder to, “Rapsodia di un poema albanese” e De Rades, s’ka dyshim se ajo eshte nje veper origjinale e tij, por nuk mund te themi se ajo eshte ndertuar vetem nga fantasia e autorit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 05-11-2003 më 18:06

  2. #2
    Gruni i katundit Lufaj

    Kur erdhi Skenderbeu ne Lufaj, kish qene zi e madhe per bereqet. Populli e priti ke shpella Errt. Aty kishin vene nje magjyp duke ngrene grure, per t’i treguar Skenderbeut se kishin bollek, ishin te forte e nuk trembeshin prej papasjes se bereqetit.Skenderbeu u gezua nga fjala e Lufajve edhe e bekoi katundin: “U bafte perhere me bollek gruni ne kte katund!” Qe nga ajo dite, gruri behet det ne katundin Lufaj.

    Lufaj – fshat ne Selite
    Shpella Errt – Shpelle e madhe afer Lufaj



    Armet e Skenderbeut

    Skenderbeu shpaten prej floriri, frerin e kalit prej floriri e shalen e kalit prej floriri dhe rrobet prej floriri, krejt te gjitha, i ka lene ne Qafe te Buallit, ne nje shpelle, qe ngjitej lart-lart e me pas vazhdonte poshte-poshte, dhe perseri rruga ngjitej lart deri ne guven e fundit. Ku nuk mund te shkonte kush me i marr, se Skenderbeu ka bere betim, se ai ia ka bere amanet tokes.
    I tha Skenderbeu tokes: “T’i kam dhene amanet keto gjera, me ia dhane vecse fisit tim” Dhe nuk i mori dot kush tjeter....
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #3
    Megjithese kenga e Gjorg Golemit nuk eshte nje kenge qe i eshte kushtuar direkt figures se Skenderbeut, ajo i perket te njejtes periudhe dhe eshte nje nga kenget e pakta te kesaj kohe qe ka arritur deri ne ditet tona. Kenga e Gjorg Golemit qe degjohet ne Berzeshte te Elbasanit, ne Shpat e ne Polis, duket se eshte per te vjehrrin e Skenderbeut, Gjon Arianit Komnen Topine, qe ka vdekur ne 1470. Nje nga elementet qe vihet re ne kete kenge jane simbolet e krishterimit. Kjo tregon qe shqiptaret me Skenderbeun ne krye, jo vetem luftuan per te mbrojtur tokat amtare, por gjithashtu u bene nje pengese serioze kundra perandorise otomane, ne mbrojte te krishterimit te Europes Perendimore. Europa nuk duhet ta harroj kete kontribut te shqiptareve me ne krye Skenderbeun. Ndoshta pa luften dhe perpjekjet e shqiptareve, historia e Europes do te ishte sot ndryshe.


    Gjorg Golemi

    Ky sulltani qan me lot;
    Kam dhe një Skënder n’Sopot
    Në mal – Plak, në një breg
    Gjorg Golemi thot jam mbret
    Në mal plak e në Sopot
    Gjorg Golemi kyezot
    Njizet vjet me ta lëftoj
    Asqerin ma turpëroj
    Kostivaras, mor evlatë
    Shko n’Sopot e flij nji natë
    Unë fleta dhjetë vjet
    Po Gjorg Golemi trim me flet
    Gjorg Golemi trim me flet
    N’Galigat shkon dy net
    N’Galigat, për Shë Mëri
    Do të shkoj me gjith ushtri
    Zot, Maria* ka’ nji fjalë
    Mu te mani paska dalë;
    Ti o prin, mos hyp ne kalë
    Do vij Turku te na marrë!
    Ndal, o at, ku po shkon
    Do vij Turku na pushton
    N’moll te kuqe ai na çon**
    Pash nje andër këtë natë
    Sopoti na mori flakë
    Ti o at, dëgjom kët herë
    Se vjen Turku e na therrë!
    Gjel Çelikun foshnjë të ri
    Na e çove n’Itali
    Un do shkoj për Shën Mëri
    Zotit Krishtit në gjunj do i rri
    Zuni bor e bie shi
    Gjorg Golemi sos n’Shë Mëri
    N’Galigat, për Shë Mëri
    Gjorg Golemi me gjith ushtri
    Zotit Krisht ne gjunj i rri
    Në mëngjes sa zbardhi mali
    Më kërkoi cicë djali
    Mark Miloshi ne Liqe
    Luan shpatën porsi dre
    Luan shpatën si dragoi
    Edhe turqit i coptoi
    Shtiva syt ne Shkall Kurorë
    Po vjen asqeri si flogje borë
    Ti, o ***Bos, o kamë hollë
    Lshove Turkun n’Shkall Kurorë!
    Ti, o Bos, o sy përpjetë
    Tyja fara mos të mbetë
    Shove Sopotin për jetë!
    Sopotare moj të ngrata
    Rrokni thika, rrokni shpata!
    A do ikim të shpëtojmë
    A do rrimë të lëftojmë?
    Na do rrimë të lëftojmë
    Gjorg Golemin s’e turpërojmë!
    O pasha , o kordhë gjatë
    S’lëfton burri me gratë!
    O pasha qenke pa shpirtë
    S’lefton burri me femijtë!
    Zot, Mari, mjaft fole ma mos
    Se femit ndër vreshta do t’i venos.

    Galigat – fshat ne Shpat te Elbasanit, disa ore larg Sopotit. Vend ku behej panairi “E premtja e Shen Merise”.
    *Maria – e bija ose e shoqja. E shoqja e Gjorg Golemit eshte – Maria Muzaka. Po ne kete kenge del e qarte qe eshte e bija.
    **- shprehja e perdorur ne ditet e sotme eshte “na con mbrapa diellit”
    Gjel Celiku – eshte i biri i Gjorg Golemit, te cilin i ati e ka derguar ne Itali
    Mark Miloshi – komandant i Gjorg Golemit
    Liqe – liqen ne mal te Sopotit
    ***Bos – nje nga rojet e Sopotit, tradhetoi dhe la te kaloj ushtrine tuke ne pabesi.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #4
    Rrethimi i Krujes

    Ky murani i par ne Kruve
    N’fush t’Kosoves fjal ka çuve
    Sulltan Murati m’u ka afruve
    Skenderbegu sa mur xhevapin
    Me niher ç’e njeshi (ngjeshi) shpaten
    Ushtris vet ç’i ka kallxuve
    Si rrufeja ka mrri n’Kruve
    Bashke me Uranin u ka bashkuve
    Skenderbegu me ushtrin e vete
    Ka dale malit kep me kepe
    Kep me kep e prru me prruve
    Te gjithe Krasten ç’e ka rrethuve
    Me Sulltan Muratin u ka takuve
    Na jan vra, na jan dermuve
    Sulltan Murati paska paje
    Gjith ushtria qenka vraje
    Qenka vra, u ka maruve
    Ka dhan urdhnin me dredhuve (me u kthy)
    Per Stamboll o per me shkuve
    S’asht e mundun me hy n’Kruve
    O mor po, po mor jo!


    Mendohet qe kjo kenge i eshte kushtuar rrethimit te pare te Krujes ne 1450. Murani- I drejtohet Kont Uranit (Vrana Konti)
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    Kenga e Skenderbeut

    Sadrazemi nje pashe i ri
    po vjen detit me shume xhemi
    drejt Krujes ia ka msy
    kqyr kalane me dylbi
    Kersh po i duket kalaja zi
    rreth e rreth kullat me frengji
    Po i fshin lotet me shami
    S'kane c'i bajne kesaj topat e mij
    Skenderbegu flet nje fjale:
    C'ke Vasilko qe po qane?
    Na i kemi dy asllane
    Njanin ne Shkoder, tjetrin ne Tirane

    Kjo kenge nga te dhenat qe jane mbledhur, sidomos edhe nga gjuha e perdorur mendohet qe te jete krijuar me vone se koha e Skenderbeut. Ne tre vargjet e fundit, mendohet se jane perzier elemente te epokave te ndryshme; njera e Skenderbeut, tjetra e Ali Pashe Tepelenes dhe te Bushatllinjve.

    Sadrazemi - kryeminister turk
    xhemi - anije
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #6
    Skenderbeu dhe Ballabani Arbereshet e Italise

    Hapi cadrat Skenderbeu
    nen hije shum’ te gjera
    Ulur po rrinin ushtaret
    prane lumit te kulluar
    duke ngrene e duke pire
    kur na pane nje lajmetar
    qe vinte nga an’e turqve
    -Tek ti, mbret i shqiptareve
    me dergoi zot, i madh:
    Kur do te hapni lufte bashke?
    -Ece e thuaj te me vije! –
    Si u kthye lajmetari
    Mehmeti u hodh ne kembe…
    dhe mblodhi trimat e tij
    -O ju trimat e mi
    kujt nga ju zemra ia thote
    te me sjell Skenderbeun
    o te gjalle, o te vdekur? –
    Gjith’ degjuan po s’u pergjigjen
    u pergjigj vec Ballabani
    i arbereshi renegat
    -E c’do te jete dhurata ime?
    -Nenteqind mije dukat
    dhe vendi i Shqiperise
    -Mbrema e ke vrare, o lidhur –
    dhe u nisen per ne lufte
    po ne mes te udhes
    nga po vinte Skenderbeu
    na i del trimit perpara
    ai qeni renegat
    -Tani o qen renegat
    o me bjer, o te te bie!...
    U leshua Skenderbeu
    Duke rrembyer e ndjekur
    si zjarri ne kallamete
    derisa mbushi udh’ e gropa
    me krer dhe me te vdekur
    Vetem nje zu dhe e la
    ate qenin renegat
    per t’i cuar mbretit lajmin
    i preu dhe veshin e djathte
    qe ta kish ai si shenje
    Por Mehmeti kur e pa
    -Ballaban kryeplagosur
    ku vajti ajo mburrja jote
    se do sillje Skenderbeun
    o te gjalle, o te vdekur?...
    Dhe tani qasma at’ krye
    qe mban bese renegati
    te shfryj une dufin tim!
    -E rrembyen, e vun’ ne trung
    Edhe ia shkurtuan koken


    Mehmeti – bir i Sulltanit turk Murati II
    Ballaban Pasha – u rrit si jenicer ne Turqi. Arriti grada te larta ne ushtrine turke dhe luftoi kunder Skenderbeut

    Kjo eshte nje nder kenget per heroin tone kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeu, qe eshte rruajtur nga arbereshet e Italise. Ajo flet per nje beteje fitimtare te Skenderbeut, por ne te nuk percaktohet me saktesi, as koha, as vendi i ngjarjes.
    Studiuesit e folklorit, sidomos ata arberesh, kane mbledhur disa variante te kesaj kenge. Sipas tyre eshte fjala per betejen e Skenderbeut kunder ushtrise turke, qe rrethonte Krujen per te treten here (e marte, 27 Prill 1467)
    Kenga kendohet edhe ne ditet e sotme, nder arbereshet, ne nje feste qe perkujton fitoren e Skenderbeut, ne nje dite te marte, ne fund te Prillit.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #7
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nese do te shikojme kostumet kombetare te Cameve dhe te pjeses Sarande-Himare shikojme qe qeleshja eshte e zeze.Sipas studiuesve ata vendosen qeleshe te zeze ne shenje zie per humbjen e Skenderbeut,ndersa Camet shkuan dhe me tej duke i bere nje grope qeleshes ne mes duke kujtuar varin e tij.
    Kenge per Skenderbeun kane mbetur 6.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #8
    Trim, o Skenderbe

    Do t'ia them nje kenge vete
    hajde, more djal' trim, more Skenderbe *
    neper male, ti more, pse rend
    ti, ore trim, ku ke qene?
    - Mal me mal e vend me vend
    mblodha trimat ne kuvend
    lidhem besen mbi bajrak:
    "Besen ton' te forte do ta mbajme!"

    *Perseritet si refren pas cdo vargu

    Shelcan - Elbasan
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2007
    Postime
    15

    12 kajmekam - një Skën’er po i mun’

    Ukshin Zajmi: Fuqia e Skënderbeut në një këngë (të panjohur deri më tash) lirike popullore në Karadak



    Kohë më parë, Hamit Aliu (1947) mësues nga Shurdhani i Gjilanit, duke biseduar për rrjedhat aktuale kulturore zbuloi se e din një këngë, që ende askund nuk e ka dëgjuar për Skënderbeun. Me insistimin tonë ai këtë këngë e këndoi, ashtu siç e kishte mësuar, si fëmijë, nga dajua i tij Rasim Murati (1885-1980) nga fshati Bresje e Karadakut të anës së Shkupit. Kënga i ka tri strofa me tri refrene, që dallojnë njeri prej tjetrit. Në tekstin e këngës ka edhe fjalë të gjuhës turke, që asokohe, kur është kënduar kjo këngë, këngëtari anonim i ka huazuar.
    Hartimi i këngës është bërë në bazë të nismës se luftës, arsyes së saj dhe fuqisë e trimërisë së Skënderbeut. Teksti i tri strofave të refrenit na bënë me dije se kënga është thurë e kënduar pas vdekjes së tij, sepse ajo porositë që bëmat dhe nderi i Skënderbeut të ruhet me mija vjetë dhe për te të flasin guri, druri e bjeshkët, sepse për te jeta ka qenë njësoj si vdekja dhe se tërë këto luftëra i bëri “ për vatan me dekë ”
    Kënga përshkruan një mëngjes të bukur me diell, kohë kjo kur Skënderbeu po e niste luftën, strofë të cilën e përcjell refreni që e përgëzon Skënderbeun për mija vjetë dhe kërkon që guri, druri e bjeshkët t’ia ruajnë nderin e tij. Strofa e dytë e arsyeton nismën e kësaj lufte të Skënderbeut, sepse siç thot kënga: në Fushë të Krujës ka rënë një errësirë e ranë dhe sulltan Murati donë me kallë dynjanë. Në refrenin e kësaj pjese të këngës, këngëtari tash madhëron fisin e Kastriotëve- duke i uruar jetë mijëra vjeçare e duke rrefyer se jeta dhe vdekja e tyre (Ylmi dylmi) janë njësoj për për atdheun. Kulminacioni i këngës arrinë në strofën e tretë, kur këngëtari popullor madhëron trimërinë e kryetrimit tonë, të cilin e zbret nga kali, që kalorësi e lidhë për një guri të shpumë (të vrimosur) dhe 12 kajmekam ( komandant kazashë) një Skën’er po i mun’. Edhe refreni i tretë përgëzon jetë mijëvjeçare të jehonës së kryetrimit Skënderbe, duke treguar se ai: ditë e natë luftoi/për liri me dekë .
    Komponimi i këtillë i kësaj kënge dëshmon për një zgjuarsi të këngëtarit popullor për të përshkruar me pakë fjalë heroizmin e Skëndrbeut dhe për të dhënë porosi të drejtpërdrejta dhe figurative për ruajtjen e kujtimit për te.

    Teksti i këngës siç e ka shkruar Hamit Aliu:


    “Në sabah u çova
    Djelli seç po binte
    -o, ky Skënderbeu
    luften po e niste

    e rrnoft Skënderbeu
    me mija vjetë
    e rrnoftë nëfuzi
    n’gur, n’dru e n’bjeshkë

    Ç’atje n’fushë të Krujës
    nji duvan i ranë
    -o, sultan Murati
    do me kallë dynjanë

    o,o, e rrnoftë Kastrioti
    me mija vjet
    ylmi dylmi heci
    për vatan me dekë”

    E ka lidhë kalin
    Për nji guri t’shpu’m
    Dhymdhetë kajmekam
    Nji Sken’er po i mund

    E rrnoft Kastrioti
    Me mija vjete
    Dite e nate luftoj
    Per vatan me dekë

  10. #10
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Un pe kallxoj legjendën qysh kallxohet kah anët tona.

    Kur ka ik Skendebeu prej turqve me ushtarët e vet, i ka ra nëpër Drenicë. Nalet në katunin e parë në Korroticë, për me pushue. Ushtrija ishin eçtue e s'kishin ujë me pi. Skenderbeu nxjerr shpatën e i mshon ni kodrës e prej aty del ujë. Prej atëherit i met emni Kroni i Mretit. Edhe sot osht aj kron aty dhe ka ujë me shumicë.

  11. #11
    Lufta e Albulenës

    Albulena prita - prita,
    ndal, sulltan, se t'erdhi dita;
    Skënderbeu për majë kalit,
    si rrufeja po zbret prej malit.
    Skënderbeu i bani benë:
    - Po të zura në Albulenë,
    asnji gjall' nuk do t'shpëtojë,
    fushën gjaku do ta mbulojë!
    Mbar' ushtrin' ç'e mori hika,
    Evrenozin ç'e zu frika.
    - Me vrap, pash', se t'zu rreziku,
    mjer kush mbeti, lum kush iku!
    Albulena gropa - gropa,
    met ushtria mish për korba.
    Për vend ton', mor, për lirinë,
    Albulen' e bajm' Arbrinë!

    Zhejë, Krujë

    *Kenga i eshte kushtuar luftes te ushtrise se Skenderbeut kunder forcave turke ne vitin 1457 ne Albulene, ne afersi te Mamurasit.




    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Ne zonen e Librazhdit eshte nje vend qe quhet sofra e Skenderbeut dhe nje tjeter qe njifen si gjurmet e kalit te Skenderbeut.per te paren legjenda thote se Skenderbeu e sheshoi shkembin me shpate per tu ulur me trimat e tije dhe per te dyten legjnda thote se kur e rrethuan turqit ai fluturoi me kalin e tije nga mali ne mal dhe ngelen gjurmet e kalit ne shkemb.
    Me saktesisht keto dy vende gjenden ne malet afer qytetit te Perrenjasit dhe po ti shofesh duken me gjithe mend sekur e ka bere njeri me me dore sofren dhe shenjat ne shkemb duken si gjurme kali.Dikush nga kjo zone Perrenjasi apo Rrajca duhet ti dije me mire legjendat qe fliten per heroin tone dhe mund ti tregoje me bukur.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  13. #13
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Lufta e Albulenës

    Albulena prita - prita,
    ndal, sulltan, se t'erdhi dita;
    Skënderbeu për majë kalit,
    si rrufeja po zbret prej malit.
    Skënderbeu i bani benë:
    - Po të zura në Albulenë,
    asnji gjall' nuk do t'shpëtojë,
    fushën gjaku do ta mbulojë!
    Mbar' ushtrin' ç'e mori hika,
    Evrenozin ç'e zu frika.
    - Me vrap, pash', se t'zu rreziku,
    mjer kush mbeti, lum kush iku!
    Albulena gropa - gropa,
    met ushtria mish për korba.
    Për vend ton', mor, për lirinë,
    Albulen' e bajm' Arbrinë!

    Zhejë, Krujë

    *Kenga i eshte kushtuar luftes te ushtrise se Skenderbeut kunder forcave turke ne vitin 1457 ne Albulene, ne afersi te Mamurasit.


    http://www.youtube.com/watch?v=qpH1m-5NpfA

    http://www.youtube.com/watch?v=qxIFs0e3JSA
    shigjeta
    falemnderit per këngen e bukur qe ke postuar. Është kënga qe shumë e dua dhe e degjoj. Vertetë pos melosit dhe ritmit të mirë qe ka, edhe më të mirë e ka tekstin kjo këngë.

    - Me vrap, pash', se t'zu rreziku,
    mjer kush mbeti, lum kush iku!

    Albulena gropa - gropa,
    met ushtria mish për korba.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  14. #14
    humble
    Anëtarësuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    shigjeta
    falemnderit per këngen e bukur qe ke postuar. Është kënga qe shumë e dua dhe e degjoj. Vertetë pos melosit dhe ritmit të mirë qe ka, edhe më të mirë e ka tekstin kjo këngë.

    - Me vrap, pash', se t'zu rreziku,
    mjer kush mbeti, lum kush iku!

    Albulena gropa - gropa,
    met ushtria mish për korba.


    Njerz si Gjergj Kastrioti lejn i her ne shekuj, asht ner i mall per ne qe e kena hero kombtar, ishalla e gjejm en parriz
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2012
    Postime
    1
    Citim Postuar më parë nga skampin Lexo Postimin
    Ne zonen e Librazhdit eshte nje vend qe quhet sofra e Skenderbeut dhe nje tjeter qe njifen si gjurmet e kalit te Skenderbeut.per te paren legjenda thote se Skenderbeu e sheshoi shkembin me shpate per tu ulur me trimat e tije dhe per te dyten legjnda thote se kur e rrethuan turqit ai fluturoi me kalin e tije nga mali ne mal dhe ngelen gjurmet e kalit ne shkemb.
    Me saktesisht keto dy vende gjenden ne malet afer qytetit te Perrenjasit dhe po ti shofesh duken me gjithe mend sekur e ka bere njeri me me dore sofren dhe shenjat ne shkemb duken si gjurme kali.Dikush nga kjo zone Perrenjasi apo Rrajca duhet ti dije me mire legjendat qe fliten per heroin tone dhe mund ti tregoje me bukur.
    http://rrajca.blogspot.com/ ketu mund te gjeni me teper informacion dhe ne te ardhmen.

  16. #16



    Shpata dhe kaska e vertete e Skenderbeut ne Austri.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Historia kombtare
    Nga llokumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  3. Major Gjergj Vata
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •