Lufta e Albulenës
Albulena prita - prita,
ndal, sulltan, se t'erdhi dita;
Skënderbeu për majë kalit,
si rrufeja po zbret prej malit.
Skënderbeu i bani benë:
- Po të zura në Albulenë,
asnji gjall' nuk do t'shpëtojë,
fushën gjaku do ta mbulojë!
Mbar' ushtrin' ç'e mori hika,
Evrenozin ç'e zu frika.
- Me vrap, pash', se t'zu rreziku,
mjer kush mbeti, lum kush iku!
Albulena gropa - gropa,
met ushtria mish për korba.
Për vend ton', mor, për lirinë,
Albulen' e bajm' Arbrinë!
Zhejë, Krujë
*Kenga i eshte kushtuar luftes te ushtrise se Skenderbeut kunder forcave turke ne vitin 1457 ne Albulene, ne afersi te Mamurasit.
http://www.youtube.com/watch?v=qpH1m-5NpfA
http://www.youtube.com/watch?v=qxIFs0e3JSA
Krijoni Kontakt