Po perdor emrat anglisht pasi me zor gjinden ne Shqip. Kush te doje, ti korrigjoje
Ilacet per semundjet psiqike nuk sherojne semundjet psiqike, por ne shume raste, mund te ndihmojne personin te funksionoje pavaresisht nga veshtiresite e vazhdueshme. Per shembull, ilace si chlorpromazine mund te fikin "zerat" qe degjohen nga disa njerez me psikoze & mund te ndihmoje ata ta shikojne realitetin me paster. Antidepresants mund te largojne merzite ose te lehtesojne gjendjen shpirterore. Shkalla e efektit te ilaceve ndryshon prej shume faktesh qe kane te bejne me njeriun dhe semundjen qe po trajtohet.
Sa gjate duhet per nje njeri te vazhdoje trajtimet varet nga njeriu & semundja. Disa njerez te depresionuar apo te shqetesuar mund t'i duhen ilacet per nje fare kohe (ndoshta per disa muaj) dhe mos u nevojiten me perseri. Njerezit me semundje si shizofrenia apo semundje bipolare (gjithashtu semundje maniake-depresinues), ose ata qe kane depresion & shqetesim kronik, mund t'u nevojitet te marrin ilace per nje periudhe te pacaktuar.
Si c'do ilac, ilacet psikoterapike nuk prodhojne te njejtin efekt tek te gjithe. Disa njerez mund te reagojne me mire me nje ilac se sa nje tjeter. Disa mund t'u duhen ne doza me te larta se sa te tjereve. Disa kane pasoja, dhe disa te tjere nuk kane. Mosha, gjinia, madhesia & kimia e trupit, semundje fizike & trajtimet e tyre, dieta dhe zakonet (si per shembull cigarja) jane disa prej faktoreve qe mund te influencojne efektin e nje ilaci.
Pyetje per doktorrin tuaj
Ju & familja juaj mund te ndihmojne doktorrin te gjeje ilacin e pershtatshem per ju. Doktorri duhet te dije historine tuaj mjekesore, ilace te tjera qe po merrni, dhe plane per jeten si per shembull shpresa per te patur femije. Pasi keni marre ilacin per disa kohe, duhet ti tregoni doktorrit rezultate dhe efektet anesore, gjithashtu. FDA (Food & Drug Administration) sugjeron qe pacienti te beje pyetjet e meposhtme kur nje ilac u eshte keshilluar:
- Cfare eshte emri i ilacit & cfare eshte supozuar qe te beje?
- Si & kur duhet ta marr, dhe kur duhet te ndaloj konsumimin e ilacit?
- Cfare ushqimesh, pijesh, apo ilace te tjera duhet t'i shmangem?
- Duhet te merret ilaci me ushqim apo me barkun bosh?
- Eshte e demshem te pish pije alkolike kur je duke marre ilacet?
- Cfare jane efektet anesore & cfare duhet te bej ne qofte se ndodhin?
Krijoni Kontakt