Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    qytetare Maska e Arieta
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    ne shqiptari
    Postime
    26
    Company ALBANCORP Kosova

    Department Subcontractor *
    Address Veternik p.n.

    Place Prishtina
    Person In Charge *
    Phone 038/545-125
    Fax 038/545-126
    e-mail evalara@albancorp.com
    Website http://
    Date of Publication 13-12-2004
    Expire Date 20-12-2004
    Expire Time 00:00:00
    Date of Opening
    Time of Opening 00:00:00
    Type of Tender Local/National
    Tender Category Jobs
    Note
    Tender Description English *
    Tender Description Albanian Kompania "ALBANCORP KOSOVA", perfaqesuese eksluzive e produkteve GILLETE dhe BRAUN ne Kosove, kerkon te punesoje:


    2 AGJENT TREGTAR
    Te cilet duhet te plotesojne keto kushte:
    -Te kene eksperience pune ne fushen e shitjeve
    -Preferohet te kene te mbaruar fakultetin ekonomik
    -Mosha 25-35 vjeq
    -Te jene te pajisur me patente shoferi
    -Te kene aftesi shume te mira komunikimi
    -Te jene dinamik

    1 KEY ACCOUNT
    I cili duhet te plotesoj keto kushte:
    -Te kete te mbaruar arsimin e larte (preferohet fakultetin ekonomik)
    -Te kene eksperience 4 vjeqare ne fushen e shitjeve
    -Mosha mbi 30 vjeq
    -Te jene te pajisur me patente shoferi
    -Te kene aftesi shume te mira komunikimi
    -Te jene dinamik

    1 KONTABILIST TE CERTIFIKUAR
    Pergjegjes per menaxhimin e financave dhe kontabilitetit




    Kanditatet duhet te paraqesin nje CV nepermjet numrit te fax-it, E-MAIL -it apo ta dorezojne ate personalisht prane zyrave te "Albancorp Kosova" ne adresen e meposhtme, deri me daten 20 Dhjetor 2004.
    Adresa:
    Albancorp Kosova
    Veternik, p.n. rruga per Gjilan, Prishtine-Kosove
    tel.038-545-125; Fax:038/545-126; e-mail:evalara@albancorp.com

  2. #22
    qytetare Maska e Arieta
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    ne shqiptari
    Postime
    26
    nstitution / Company BRITISH Council

    Department Subcontractor *
    Address Pallati i Rinise
    Place Prishtina
    Person In Charge *
    Phone +381-(0)-38-243-292
    Fax +381-(0)-38-243-292
    e-mail info@britishcouncil.com
    Website Visit Homepage (Click here!)
    Date of Publication 10-12-2004
    Expire Date 15-12-2004
    Expire Time 00:00:00
    Date of Opening
    Time of Opening 00:00:00
    Type of Tender Local/National
    Tender Category Jobs
    Note
    Tender Description English JOB VACANCY
    Positon PROJECT MANAGER, Governance

    For further information and application form please contact:
    The British Council
    Pallati i Rinise
    Prishtina, Kosova
    tel/fax.+381-(0)-38-243-292
    e-mail:info@britishcouncil.org

    This job is based in Prishtina
    Closing date for applications is : 15 December 2004
    Tender Description Albanian KONKURS
    per plotesimin e vendit te lire te pune
    pozita: PROJEKT MENAXHER

    Per informata tjera dhe formen e aplikacionit ju lutemi kontaktoni:
    The British Council
    Pallati i Rinise
    Prishtina, Kosova
    tel/fax.+381-(0)-38-243-292
    e-mail:info@britishcouncil.org

    Ky vend pune gjindet ne Prishtine
    Data e fundit per aplikim eshte: 15 Dhjetor 2004
    Tender

  3. #23
    qytetare Maska e Arieta
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    ne shqiptari
    Postime
    26
    stitution / Company UNITEX-Vushtrri

    Department Subcontractor *
    Address Ish "Vushtex" Vushtrri
    ose zyra e Unionit Dardani SU6/6H1-Prishtine
    Place Prishtina
    Person In Charge *
    Phone 038/548-164; 548-328
    Fax *
    e-mail union_ks@yahoo.com
    Website http://
    Date of Publication 09-12-2004
    Expire Date 24-12-2004
    Expire Time 00:00:00
    Date of Opening
    Time of Opening 00:00:00
    Type of Tender Local/National
    Tender Category Jobs
    Note
    Tender Description English *
    Tender Description Albanian Fabrika per prodhimin e pelenave "UNITEX" ne Vushtrri shpall:
    KONKURS
    Per plotesimin e vendite te lire te punes:
    Vendi i punes: MENAXHER
    Kanditati duhet t'i plotesoje keto kushte:
    -pregatitja adekuate shkollore
    -te kete aftesi menaxhimi
    -te zoteroje Word-in, Excel-in, Internetin
    -te njohe gjuhen angleze
    -te kete historik te ngjashem te rezultateve ne pune
    -mosha e preferuar deri ne 40 vjeq.

    Lutjet dorezohen ne zyret e nderrmarjes ne Vushtri apo Prishtine, ne adresat e larteshenuara.

  4. #24
    qytetare Maska e Arieta
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    ne shqiptari
    Postime
    26
    Web faqe ku mund te gjeni tendera oferte kerkese nga te ndryshmet

    www.kosovo-eicc.org/tenders/

  5. #25
    i regjistruar Maska e rezi_Mynihut
    Anėtarėsuar
    13-10-2002
    Vendndodhja
    Munich, Germany
    Postime
    367


    Portali njoftime.com
    ofron vende pune per:

    - Manaxher marketingu
    - Agjent reklamash

    ne fushen e marketingut, promovimit dhe reklames kryesisht per:

    tregun e makinave
    tregun e punes
    tregun elektronik
    tregun e shtepive (imobiliare)
    tregun e sherbiemeve etj…

    Per qytete te ndryshme ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni.

    Ju keni pervoje pune ne nje nga fushat e mesiperme?
    Ju keni pervoje pune ne promovimin e projekteve dhe sherbimeve?

    ateher na kontaktoni:

    stafi@njoftime.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga rezi_Mynihut : 30-12-2004 mė 18:27

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    17.01.2005

    "Nuk kemi partnerė tė besueshėm nė Shqipėri"


    – Nė mikfronin e Dojēe Veles flet Klaus Shuldes, drejtor i seksionit tė Lindjes nė Qendrėn e Ndėrmjetėsimit tė Punės nė Bon. (Zentralstelle für Arbeitsvermittleung)

    DW: Zoti Shuldes, Si funksionon marrėveshja e punėsimit tė pėrkohhshėm me vendet e Lindjes?

    Shuldes: Gjermania ka rėnė dakord me 13 shtete pėr ndėrmjetėsimin e punėmarrėsve. Kjo marrėveshje parasheh, qė shtetas tė kėtyre vendeve tė lejohen tė punojnė nė Gjermani pėr maksimalisht 18 muaj, me qėllim qė tė pėrmirėsojnė njohuritė e tyre gjuhėsore dhe profesionale.

    DW: Pra, marrėveshja nuk ėshtė patjetėr nė dobi tė ekonomisė gjermane, por ka karakter humanitar?

    Shuldes: Kėto praktika kanė lindur nė fillimet e viteve 90-tė, kur nė shumė vende tė Evropės sė Mesme dhe tė Lindjes ndodhi kthesa politike. Kjo ishte njė ofertė, qė njerzit tė mund tė pėrfitonin njerzit me anė tė kualifikimit. Mbas kthimit nė vendet e tyre ata do tė mund tė jepnin ndihmesė aktive nė rindėrtimin ekonomik.

    DW: Cilat janė kushtet qė duhet tė pėrmbushin punėdhėnėsit dhe punėmarrėsit pėr tė marrė pjesė nė kėtė program?

    Shuldes: Nga ana e punėdhėnėsit presim, qė ky tė jetė nė gjendje tė kualifikojė fuqi puntore. Pėr shembull, nė qoftė se bėhet fjala pėr njė punishte, aty duhet tė ketė tė paktėn njė mjeshtėr. Ndėrsa nga kandidati kėrkojmė, qė ai tė ketė njė kualifikim, nė mėnyrė qė tė ketė mundėsi tė specializohet. Gjithashtu, kandidatėt duhet tė jenė maksimumi 40-vjeēarė dhe natyrisht qė duhet tė kenė njohuri tė gjuhės gjermane. Nė rast tė kundėrt, nuk mund tė kryhet specializimi.

    DW: Si testohen njohuritė e gjuhės?

    Shuldes: Ne i zgjedhim vetė kandidatet dhe kandidatėt. Zhvillojmė me ta intervista nė gjuhėn gjermane. Niveli gjuhėsor varet nga puna qė do tė bėjė. Nė qoftė, se pėr shembull njė dikush do tė punojė nė restorant si kamerier, atėherė duhet tė jetė nė gjendje tė shėrbejė klientėt. Prej tij kėrkohen njohuri mė tė mira, se sa prej dikujt tjetėr, qė do tė vijė tė punojė si marangoz, ku ndoshta mjaftojnė edhe njohuri tė sė pėrditshmes.

    DW: Po nė qoftė se dikush ka mbaruar shkollėn e lartė? Pėr shembull, a mund tė punojė njė mjek i diplomuar nė njė spital?

    Shuldes: Pėr ne ka rėndėsi qė kandiduesi tė ketė pėrfunduar njė kualifikim. Ky mund tė jetė fituar si pėrmes punės praktike, ashtu edhe pėrmes shkollės sė lartė.

    DW: A mund tė pėrfitojnė punėmarrėsit pėrmes ligjit tė ri tė migracionit, qė ka hyrė nė fuqi nė fillim tė vitit?

    Shuldes: Jo, sepse marrėveshja e puntorėve mysafirė bazohet nė njė dakordim qeverish dhe vazhdon tė zbatohet si mė parė. As nė tė kaluarėn, e as pėr tė ardhmen nuk janė parashikuar tė bėhen kurse integrimi. Puntorėt janė tė ftuar nė Gjermani vetėm pėr 18 muaj. Pastaj ata duhet tė kthehen nė vendet e tyre.

    DW: A kanė tė drejtė puntorėt tė marrin pjestarėt e famijes?

    Shuldes: Jo.

    DW: Edhe jashtė shtetit tashmė ėshtė i njohur fakti, se nė Gjermani ka mbi 4 milionė tė papunė. Ēfarė roli luan nė kėto vendime situata nė tregun gjerman tė punės?

    Shuldes: Ne pėrpiqemi seriozisht e me tė gjitha mundėsitė pėr tė ndėrmjetėsuar vende pune. Por, gjatė viteve tė fundit, kemi vėnė re qė situata nė tregun gjerman tė punės ėshtė keqėsuar dhe qė kemi mundur tė ndėrmjetėsojmė, vetėm nė bazė tė ofertave konkrete. Numri i vendeve tė punės ka rėnė. Vetėm, se kėtu dua tė nėnvizoj, qė kjo marrėveshje hap dy rrugė. Njėra ėshtė, qė njė punėmarrės gjerman, e njeh vetė puntorin dhe e kėrkon atė me emėr. Atėherė ne vetėm sa kontrollojmė, se a pėrmbushen kushtet e kualifikimit. Ndėrsa rruga e dytė, ėshtė siē e thashė pak mė parė, qė ne kemi ofertėn konkrete nga punėdhėnėsi dhe nė bazė tė kėsaj gjejmė puntorin e pėrshtatshėm nėpėr vendet e marrėveshjes.

    DW: Si ecėn bashkėpunimi me vendet e tjera?

    Shuldes: Nė marrėveshjet ndėrqeveritare pėrcaktohen kontingjentet konkrete. Pėr shkak tė rėnies sė ofertave gjatė viteve tė fundit, asnjė shtet nuk ka mundur tė shfrytėzojė tėrėsisht kontingjentet e veta. Sa i pėrket Rusisė dhe Shqipėrisė, duhet nėnvizuar se ne nuk kemi njė partner tė besueshėm nė qeveritė e kėtyre vendeve. Kjo ka bėrė qė nė aspektin operativ, pėr momentin, tė mos e zbatojmė dot marrėveshjen.
    DW: A e dini se si ka ardhur deri nė kėtė gjendje?

    Shuldes: Jo, nuk kam dijeni. Di vetėm, qė kemi disa vjet, qė nuk ndėrmjetėsojmė asnjė shtetas shqiptar, pėr mungesė tė partnerėve tė pėrshtatshėm.

    DW: Le tė supozojmė, qė njė shqiptar e ka gjetur punėdhėnėsin e tij nė Gjermani dhe dėshiron ta shfrytėzojė kėtė marrėveshje. Ku duhet tė drejtohet ai nė Shqipėri?

    Shuldes: Sikur ta dija…! Nė kėtė moment nuk mund tė shkojė mė asnjė vend, sepse, siē e thashė, nuk ka asnjė ent shtetėror tė njohur nga ne, me tė cilin mund tė kooperonim. Ky ėshtė shkaku, qė pėr shtetasit shqiptarė kjo marrėveshje nuk ka vlerė.


    DW: Ka ndonjė mėnyrė tjetėr pėr tė punuar nė Gjermani, kur e ke tė siguruar vendin e punės, pėrveē marrėveshjes nė fjalė?

    Shuldes: Ligji i migracionit ofron mundėsi pėr personat me kualifikime tė veēanta. Por ne nuk kemi lidhje me tė. Nė kėtė rast, shtetasi shqiptar duhet tė shtrojė kėrkesėn pėr vizė nė ambasadėn gjermane. Pastaj bėhet kontrolli nėpėrmjet Entit tė tė Huajve dhe atij tė Punės nė vendin ku ndodhet ndėrmarrja.

    DW: Ku qendron ndryshimi mes jush dhe kėsaj procedure?

    Shuldes: Ne veprojmė pėrmes njė marrėveshjeje ndėrqeveritare, qė mundėson punėsime me qėllime kualifkimi.

    DW: Nė cilėn degė tė industrisė ka qenė njė nga sukseset tuaja mė tė fundit?

    Shuldes: Pėr shembull, kemi dhėnė njė ndihmesė tė madhe nė sektorin e shėndetėsisė. Kemi mundur tė furnizojmė spitale me infermierė, pasi nė tregun gjerman tė punės kishte mangėsi. Njėkohėsisht kėto infermierė patėn rastin tė shohin nga afėr se si funksionon njė sistem modern i shėndetėsisė e tė zgjeronin kėshtu njohuritė e tyre.

    DW: Nga cili vend ishin puntorėt?

    Shuldes: Nga tė gjitha vendet me tė cilėt kemi marrėveshje, pėrveē Shqipėrisė dhe Rusisė, me tė cilat marrėveshja nuk funksionon. Kjo nuk ėshtė nė dorėn tonė. Kur tė kemi gjetur partnerin e pėrshtatshėm, atėherė do tė bashkėpunojmė me tė.

    DW: Po bashkėpunimi i mėparshėm, si ka qenė?

    Shuldes: Ka patur njė pėrpjekje pėr tė bashkėpunuar. Por edhe kjo nuk ka ecur pa fėrkime. Por ne jemi tė gatshėm t’u ndihmojmė partnerėve dhe pėrpiqemi qė tė realizojmė njė bashkėpunim tė mirė dhe tė qendrueshėm. Gjithashtu, ka patur edhe shumė vėrejtje nė adresė tė puntorėve shqiptarė. Punėdhėnėsit gjermanė janė ankuar pėr mungesė pėrpikmėrie, korrektese, shumė prej tyre nuk e kanė filluar fare punėn, por e kanė pėrdorur vizėn pėr tė punuar nė mėnyrė ilegale gjetkė. Ka pasur shumė probleme.

    DW: A mos ka kjo si pasojė, qė ju nuk do tė angazhoheshit me dėshirė pėr Shqipėrinė?

    Shuldes: Jo, jemi shumė objektivė dhe tė gatshėm pėr bashkėpunim, sepse mendojmė qė gjatė viteve tė fundit kanė ndryshuar disa gjėra nė Shqipėri. Nė qoftė se do tė fillojmė bashkėpunimin, shpresojmė qė nuk do t’i pėrjetojmė problemet nė po atė masė, sa ē’i kemi patur nė tė kaluarėn.

    INtervistoi Anila Shuka
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Harudi : 19-01-2005 mė 11:10
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    17.01.2005

    Gjermania: Ku kanė mbetur puntorėt shqiptarė?


    Kurs kuzhinjeresh per migrantet ne Hanover


    Nė nje marrėveshje te nėnshkruar qysh mė 10 dhjetor 1991 parashihet, qe ēdo vit tė punojnė pėr njė farė kohe nė Gjermani deri 1,000 shtetasve shqiptarė. Kohėzgjatja maksimale e qendrimit arrin deri nė 18 muaj. Leja jepet pavarėsisht nga situata e tregut gjerman tė punės. Por qė prej shtatė vjetetėsh kjo kontratė nuk funksionon: Anila Shuka i shkoi pas kėsaj ēėshtjeje:

    Deri 1.000 shqiptarė kanė tė drejtė tė punojnė ēdo vit nė Gjermani. Ky kontingjent ėshtė paraparė nė njė marrėveshje bilaterale mes Shqipėrisė dhe Gjermanisė qė nga viti 1991. Por kjo ofertė ka shtatė vjet qė nuk shfrytėzohet, pasi "mungojnė partnerė tė besueshėm nga pala shqiptare", ka sqaruar pėr Dojēe Velen nė shqip, Klaus Shuldes, drejtor i sektorit tė Lindjes nė Zentralstelle fuer die Arbeitsvermittlung (ZAV) (shqip: Qendra e Ndėrmjetėsimit tė Punės) ZAV-i ka mundėsuar deri tani punėsimin e pėrkohshėm nė Gjermani tė shumė shtetasve tė vendeve tė ish-bllokut tė Lindjes. Janė gjithsej 13 vende, qė ashtu si Shqipėria, kanė lidhur marrėveshje tė ngjashme me Gjermaninė. Numri i tė ndėrjmetėsuarve ėshtė mbi 11.000 nė vit.

    Parakushtet pėr kandidim

    Marrėveshja qė njihet me emrin Gastarbeitnehmer-Vereinbarung (Marrėveshja pėr punėsim tė pėrkohshėm) u mundėson puntorėve tė kualifikuar tė pėrmirėsojnė njohuritė e tyre gjuhėsore dhe profesionale. Kandidatėt e grupmoshave 18 deri 40-vjeēarė duhet tė kenė njohuri bazė nė profesionin qė do tė ushtrojnė nė Gjermani. Si dėshmi mund tė shėrbejnė diplomat ose pėrvoja e punės. Nga kandidati kėrkohen edhe njohuri fillestare tė gjuhės gjermane, megjithėse ky kusht nuk ėshtė vendosur qysh nė marrėveshjen me Shqipėrinė. Si i tillė ai ėshtė i negociueshėm. Kėshtu pėr shembull, nė qoftė se dikush vjen tė punojė si kamerrier, ai duhet tė di aq, sa pėr t’u shėrbyer klientėve, sqaron Klaus Shuldes. Ambasada rumune nė Berlin bėn tė ditur pėr Dojēe Velen, se nga kandidatėt rumunė kėrkohet qė tė njohin tė paktėn rreth njėmijė fjalė gjermanisht. Raste tė tjera nga praktika tregojnė, se kur punėdhėnėsi e njeh punėmarrėsin, atėherė nuk kontrollohen njohuritė gjuhėsore tė kandidatit, por ambjenti ku ai do tė punojė nė Gjermani. Kėshtu pėr shembull, sipas njė broshure informuese tė krahinės Oberallgoi nė Landin e Bavarisė, parakusht eshte qe nė vendin e punės tė ketė tė paktėn katėr puntorė qė komunikojnė me njėri-tjetrin nė gjermanisht. Nė Kroaci nga kandidati kėrkohet njė dokument si dėshmi pėr njohjen e gjuhės. Ndėrsa nga punėdhėnėsi kėrkohet qė tė jetė i autorizuar pėr tė kualifikuar fuqi puntore. Prandaj edhe nė kėtė marrėveshje nuk bėjnė pjesė familjet qė kėrkojnė amvisa ose au pair (dado pėr fėmijėt).

    Procedura

    Puntori qė ka dėshirė tė emigrojė regjistrohet nė Ministrinė e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale
    Punėdhėnėsi gjerman i paraqet ZAV-it kėrkesėn pėr fuqi puntore. Nė qoftė se ai e njeh kandidatin, atėherė i dėrgon ZAV-it kontratėn e punės.
    ZAV-i kontrollon, nė se plotėsohen kushtet e marrėveshjes dhe dėrgon lejen e punės tek organizata partnere nė shtetin tjetėr, pra tek ministria.
    Kjo leje shėrben si garanci pėr tė marrė vizėn nė ambasadėn gjermane.
    Nė rast se punėdhėnėsi nuk e njeh puntorin, ai i dėrgon ZAV-it ofertat e punės. ZAV-i ia pėrcjell ato ministrisė sė punės, e cila thėrret kandidatėt e pėrshtatshėm. Pėrzgjedhja bėhet nga njė komision dypalėsh.

    Kontigjentet e tjera tė Lindjes

    Shtetet e tjera tė ish-bllokut lindor, qė e kanė nėnshkruar marrėveshjen pjesėrisht mbas Shqipėrisė, e shfrytėzojnė atė rregullisht. Nga viti 1997 deri nė vitin 2002 nga kjo marrėveshje kanė pėrfituar 3390 shtetas rumunė, thotė pėr Dojēe Velen, Adrian Tudorake, atasheh i punės dhe ēėshtjeve sociale nė Berlin. Kjo do tė thotė, qė mesatarisht nė Gjermani janė punėsuar 670 rumunė nė vit, ndėrkohė qė marrėveshja bilaterale rumuno-gjermane pėrcakton njė kontingjent prej maksimalisht 500 puntorėsh nė vit. Tejkalimi faktk i kufirit tė vendosur nga marrėveshja ka tė bėjė edhe me mėnyrėn e llogaritjes, mbi bazėn e njėsisė njeri-orė. Kontigjenti maksimal qė lejohet tė hyjė kėshtu nė Gjermani arrin deri nė 15.900 puntorė pėr vit. Numri i puntorėve qė vijnė faktikisht kap shifrėn vjetore prej 11.050, thuhet nė raportin e migracionit tė vitit 2004. Po sipas kėtij raporti, kontigjentet e Shqipėrisė (1,000) dhe te Rusisė (2,000) nuk shfrytėzohen fare.

    Fije qė s’lidhen

    As ZAV-i e as ministria e punės nuk ėshtė nė gjendje tė japė informacione tė menjėhershme pėr shkaqet faktike tė ndėrprerjes. Duket se kjo ēėshtje ėshtė varrosur prej kohėsh nė tė dyja institucionet, sepse edhe gjetja e statistikave pėr ecurinė e zbatimit tė marrėveshjes deri nė vitin 1997 ėshtė gati e pamundur. Nė njė raport tė botuar nė vitin 1996 nga Lidhja e Sindikatave Gjermane, thuhet se nė vitet 1993 dhe 1994 ZAV-i ka ndėrmjetėsuar pėrkatėsisht 247 dhe 133 puntorė shqiparė nė Gjermani. Shuldes pranon pėr Dojēe Velen, se pėrvoja me puntorėt shqiptarė nuk ka qenė shumė e kėnaqshme. "Kemi pasur shumė ankesa nė ZAV pėr mungesė pėrpikmėrie dhe probleme tė tjera. Ka pasur raste, kur puntorėt nuk janė paraqitur nė vendin e punės, por e kanė shfrytėzuar vizėn pėr tė kaluar nė ilegalitet."

    ZAV-i i gatshėm tė rifillojė bashkėpunimin me Ministrinė e Punės

    Por Shuldes thotė, se kėto ankesa nuk kanė qenė shkaku i ndėrprerjes sė bashkėpunimit. A do tė ishte ZAV-i i gatshėm tė rifillojė tani bashkėpunimin me palėn shqiptare? Klaus Shuldes pėrgjigjet: "Jam i gatshėm qė ta rifillojmė bashkėpunimin me objektivitet e guxim. Mendojmė qė ndėrkohė edhe nė Shqipėri kanė ndryshuar shumė gjera, kėshtu qė shpresojmė qė do ta rifilojmė bashkėpunimin dhe qė nuk do tė na pėrsėriten problemet, nė atė masė si nė tė kaluarėn."

    Anila Shuka, Berlin
    marrė nga
    Radio DW-shqip
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Harudi : 19-01-2005 mė 11:17
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  8. #28
    shqiperia eshte nje vend me rritje te pbb mjaft te larte

    prodhuesit shqipetare nuk kane mundesi te kontaktojne tregjet e exportit (mjafton te mendojme marrjen e vizave)

    ka kohe qe ka lindur nevoja e figures se ndermejtesit

    shqiperia mund te gezojne rrjetin me te madh te intelektualeve jashte vendit (mendoni vetem studentet ne shkencat ekonomike) dhe nuk po arrin ti shfrytezoje.

    do te mjaftonte pak (shume) koordinim dhe punen tone do te mund ta krijonim vete

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Ministria e Transporteve bllokon fluturimet e "Albatros"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 08-12-2007, 18:23
  2. Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Nano
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 571
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 11:46
  3. Bursa
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  4. Skandali i telit te bakrit: Turqit do te kene monopolin
    Nga StormAngel nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-09-2004, 20:02
  5. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •