Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384

    Katoliket: Trashegimtare te pellazgeve dhe ilireve apo Sllave?

    Duke marre shkas nga disa interpretime qe behen per shqipetaret katolike, vendosa te hap nje teme me vete per te vertetuar aq sa mundemi origjinen e vertete te ketyre shqipetareve katolike.
    Jo pak eshte aluduar me hipoteza, se shqipetaret katolike, jane me prejardhje sllave.
    Mbasi te hedh ketu, disa shpjegime te vogla por me shume interes historik, do te deshiroja edhe nje pergjigje nga te gjithe ju qe do merrni pjese ne kete teme.

    Postuar nga Albo disa dite me pare tek tema pa pergjigje e titulluar "Historia e copetimit te trojeve shqipetare"

    Nuk ka dyshim se kuēėt, piperėt dhe vasojeviēėt, siē tregojnė rapsoditė, nuk rrjedhin nga familje shqiptare. Martesa bėhen edhe sot ndėrmjet serbėve tė Malit tė Zi dhe shqiptarėve katolikė tė Shqipėrisė kufitare. Pėrkundrazi, mirditorėt ruajnė traditėn se paraardhėsit e tyre janė me origjinė sllave, dhe kjo mbėshtetet nga Hahni dhe Hequardi. Mendimi i shprehur nga kėta dy udhėtarė ėshtė mbėshtetur nga dėshmitė e personave tė denjė pėr t’i besuar, qė i kanė vjelur kėto kohėt e fundit nga goja e mirditorėve (ndėrmjet tė cilėve edhe kapiteni Ndue Gjoni), tė cilėt thonė se janė tė prejardhur nga tre vėllezėr me origjinė nga fusha e Kosovės. Sipas kėsaj legjende, njė nga tre vėllezėrit mbeti nė atdhe, i dyti erdhi nė Mirditė dhe i treti shkoi nė Shalė”.

    Pėrshtypje e rremė

    “Edhe sot mirditasit dhe shalianėt konsiderohen si kushėrinj me lidhje martesore dhe, pėr mė tepėr, nuk do tė ndodhė kurrė qė njė mirditor tė marrė njė vajzė nga Shala, ose anasjelltas. E gjithė kjo tregon se mbivendosjet e fiseve, tė popujve dhe tė ndikimeve kanė qenė tė vazhdueshme si dallgėt e njė deti nė stuhi nė kėtė zonė kufitare ekstreme tė Ballkanit perėndimor dhe tė humnerave dinarike, tė Alpeve shqiptare, tė Akroēeraunisė, ku popujt mė tė ndryshėm janė pėrleshur egėrsisht pėr sundimin e detit dhe tė pasurisė, nė kėrkim tė vendqėndrimeve mė tė mira. Njeriu nuk ėshtė ndalur kurrė, dhe aq mė tepėr nė kėto anė, ku instinkti bredh si endacak i shqetėsuar, ndoshta edhe nga vėshtirėsitė e jetės endacake qė u ka krijuar mjedisi i varfėr nė burime blegtorale ndėrmjet kullotave bregdetare dhe maleve”.


    ANTONIO BALDACCI (Romė, 1917)

    Se pari do te isha kurioz te degjoja ose lexoja origjinalitetin e mendimeve, pohimin ose mohimin e ndonje katoliku shqipetar ne lidhje me theniet e mesiperme nga Anėtari i shoqėrisė mbretėrore gjeografike italiane Baldacci .
    Do te theksoja se me rracen sllave lidhja e vetme mund te jete ajo e para 10.000-100.000 viteve(sic deklaron Drini tek tema me titull "Cfare jane shqipetaret?".
    Kam perjetuar shume nga realiteti shqipetar katolik por kurre, nuk kam degjuar ndonjehere simpati ose thenie te tilla te pakuptimta, rasti i Baldacci-t.
    Ndue Gjoni sipas leximeve ne mos gaboj ka qene kapiten i Mirdites por ai nuk ka qene historian dhe aq me shume nje version i tille eshte marre vetem me goje dhe ndoshta per interesa te caktuara.
    Gojedhenat kane ndryshime thelbesore po te krahasohen me dokumentat e shkruajtura historike.
    Versioni i paraqitur i zotit Baldacci eshte nje version jo i mbeshtetur ne fakte origjinale historike por ai version ngelet vetem nje hipoteze ose gojedhene(tipike shqipetare shume konfuze).

    Perse duhet ta quajme hipoteze kete dokument te zotit Baldacci?
    Sikur e dime te gjithe ne, pushtuesit ose kolonizuesit osmane, qendruan ne territoret shqipetare pereth 500 vjet.
    Ne Shqiperi ose trojet shqipetare kishte nga ata Shqipetare qe nuk pranuan asimilimin Oriental, te detyrueshem ose me deshire.
    Shtresa katolike, duke mos pranuar ndryshimin e fese dhe te kultures dhe traditave shqipetare evropiano-perendimore, te lidhura ngushte me njera tjetren, u mbyllen ne vetvete(per te mbrojtur vlerat e tyre), u larguan prej territoreve pjellore dhe u dynden drejt maleve te larta, atje ku pushtuesi osman e kishte shume te veshtire te futej dhe te dhunonte kete pjese te popullsise qe nuk i nenshtrohej perandorise osmane.
    Per kete fakt ka dokumenta ashtu sikurse sot kemi nje krahine te vetme ne zona te thella malore, te quajtur Mirdite, e cila banohet vetem nga shqipetare katolike.
    Por shqipetare te besimit katolik gjen me perqindje te larta gjithashtu ne Shkoder, Lezhe, Mat, Diber,, Puke, Lac, Kruje, Durres, Tropoje, Kukes dhe Kosove.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lis : 03-11-2003 mė 04:13

  2. #2
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Per te centruar sado pak temen e re te hapur, do te beja pyetjen

    Shqipetaret e besimit katolik, jane sllave te ngelur ne tokat shqipetare apo jane trashegimtaret ose pasardhesit e pellazgeve dhe ilireve, sot shqipetare?
    Lis
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Re: Katoliket: Trashegimtare te pellazgeve dhe ilireve apo Sllave?

    Postuar mė parė nga lis


    Nuk ka dyshim se kuēėt, piperėt dhe vasojeviēėt, siē tregojnė rapsoditė, nuk rrjedhin nga familje shqiptare. Martesa bėhen edhe sot ndėrmjet serbėve tė Malit tė Zi dhe shqiptarėve katolikė tė Shqipėrisė kufitare. Pėrkundrazi, mirditorėt ruajnė traditėn se paraardhėsit e tyre janė me origjinė sllave, dhe kjo mbėshtetet nga Hahni dhe Hequardi. Mendimi i shprehur nga kėta dy udhėtarė ėshtė mbėshtetur nga dėshmitė e personave tė denjė pėr t’i besuar, qė i kanė vjelur kėto kohėt e fundit nga goja e mirditorėve (ndėrmjet tė cilėve edhe kapiteni Ndue Gjoni), tė cilėt thonė se janė tė prejardhur nga tre vėllezėr me origjinė nga fusha e Kosovės. Sipas kėsaj legjende, njė nga tre vėllezėrit mbeti nė atdhe, i dyti erdhi nė Mirditė dhe i treti shkoi nė Shalė”.


    ANTONIO BALDACCI (Romė, 1917)



    Nje nga studiuesit me te mire te Ballkanit, ceku Konstandin Jirecek ne studimin e tij, "Shqiperia ne te Kaluaren" (Albanien in der Vergangenheit) nder te tjera i permend dhe Kucet, Piperet, ne kuader te Dyndjes se Popujve (dyndjet barbare), ku nder te tjera shprehet se, sllavet gjate dyndjeve te tyre kane lene ne territorin tone nje sere toponimesh, madje sipas Jireēekut, ne disa fise shqiptare apo sllave kemi edhe nje simboze shqiptaro-sllave. Ai pohon se disa fise serbe si Vasojeviēet, Piperet, Ozreniqet dhe fiset shqiptare si Krasniqet, Hotet rrjedhin prej 5 vellezerve, Kuēet ne Mal te Zi qe sipas tij jane orthodhokse.

    Por sipas nje burimi te vitit 1614, Mariano di Bolizza nga Kotorri i permend si “Chuzzi Albanesi” (Kuēet shqiptar) e me pas si te ritit roman.

    Une mendoj se Antonio Baldacci ne pohimin e mesiperm nuk eshte thelluar ne burime me te hershme se ato te albanologeve austro-hungareze, si Hahn, apo udhetareve franceze, si Hequard.

    Gjithesesi, ne kuader te Dyndjes se Popujve apo te nje bashkejetese te gjate ne Ballkan te shume kombeve, pranohet se simbioza mes fisesh te ndryshme duhet te kete patur.


    Mbi origjinen e disa fiseve shqiptare ne kete forum eshte shkruar e me pare e pikerisht ketu

    Ndersa mbi origjinen sllave te katolikeve shqiptare do te thoja se ky eshte nje pohimi gabuar, pasi sllavet ne Ballkan njihen te kene ardhur ne shek. VII dhe kristianizuar me vone, ndersa katoliket shqiptare, e kane pranuar Krishterimin qe ne fillimet e tij, ku ne Arberi permendet ne Durres ekzistenca e nje komuniteti teper te vogel te krishteresh dhe e nje peshkopi.

    Me Skizmen e Madhe kemi ndarjet katolik-orthodhoks.

  4. #4
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Eni
    Skizma e madhe ka ndodhur ne vitin 395.
    Perandoria Romake unda ne dy pjese te vecanta te pavarura nga njera tjetra.
    Perandoria Romake e Perendimit me kryeqytet Romen dhe Perandoria Roma e Lindjes me kryeqytet Kostandinopojen ose e quajtur ndryshe Perandoria Bizantine.
    Ne kete kohe Shqiperia ose dikur Iliria u be province e Bizantit.

    Ndonese politikisht trevat shqipetare benin pjese ne perandorine e Lindjes(Bizantit)nga pikepamja kishtare ato u vune nen autoritetin e Papes.
    Ne shekullin e V u shtuan perpjekjet e Patriakanes se Kostandinopojes per ti shkeputur peshkopatat e Ilirikut Lindor nga Roma e per ti futur ne vartesine e vet.
    Perandori ilir Justian(527-565) me origjine nga Shkupi, sebashku me peshkopet vendas qe u shquan per besnikeri ndaj Romes, ngriti nje vikariat te dyte po ne Shkup, afer fshatit te tij te lindjes Tauresium qe e quajti Justian Prima.
    Edhe kisha e Dardanise dhe Prevalit u vu ne varesi te ketij te fundit.
    Peshkopatat e Epirit te Ri dhe Epirit te Vjeter vazhduan te vareshin nga vikairati i Selanikut.
    Te dy vikariatet, i Shkupit dhe Selanikut mbeteshin nen autoritetin e Papes se Romes.
    Ne vitin 730, gjendja ndryshoi plotesisht kur shpertheu "Lufta e Ikonave"(ikonaklastia).
    Ne kete rast, peshkopet e Ilirikumit iu kundervune politikes zyrtare bisantine.
    Perandori ikonoklast, Leoni III, e shfrytezoi kete rrethane per ta shkeputur kishen e Ilirikumit nga Roma e per ta lidhur ate me Patriakanen e Konstadinopojes (732).
    Megjithate mjaft peshkope shqipetare vazhduan edhe pasketaj ti mbanin lidhjet me Romen.

    Ne lidhje me shqipetaret e besimit katolik(besim te fese se krishtereve Perendimore) (te ashtuquajtur sllave) qe mbijetuan periudhave te tmerrshme te Bizantit desha te shtoj dhe ndoshta te arrnoj dicka me shume.

    Lufta dhe perpjekjet e politikes zyrtare bizantine, per te shkeputur kishen e Ilirikut nga Roma qe filloi me perandorin Justian ne vitin 527, perkon gjithashtu me datimet kur ne Ballkan u dynden fiset sllave te ardhura nga stepat e Siberise.
    Sllavet ne fund te shekullit te VI u intesifikuan se tepermi.
    Duke ardhur nga veriu, sllavet shperthyen ne Maqedoni, Trake e Tesali, Atike e Peleponez.
    Qyteti i Lezhes u mor nga sllavet disa vjet rreth vitit 590.
    Eni sic e ve re, popujt e dyndur ne drejtim te Ballkanit dhe viseve te banuara ne shekullin e VI-VII, nuk ishin popuj qe kishin njohur Krishterimin.
    Pushtimi i Lezhes ne vitin 590 sipas mendimit tim, ndoshta i ka detyruar te gjithe shqipetaret e krishtere, te dynden ne drejtim te maleve te larta per ti shpetuar kasaphanave avarosllave.
    E njejta gje ndodhi edhe pas shekullit XII-XIII me ardhjen e pushtuesve osmane.
    Si perfundim kemi ate qe shqipetaret te besimit katolik, besimi qe i perkiste Perandorise Romake te Perendimit, u tronditen rende nga politika e Bizantit me kryeqytet Konstadinopojen dhe nderkohe qe gjithshka ishte ne kulm te destabilizmit te Ilirise, erdhen popujt e tjere duke bere kasaphane e shkaterruar gjithshka.
    Kush shpetoi, shpetoi dhe u ngjiten maleve te larta per te shpetuar koken,
    Nuk e di po keshtu me del konkluzioni.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    saktesim

    Lis, ke ngaterruar datat.

    Skizma e Madhe daton ne vitin 1054, qe nenkupton ndarjen e botes se krishtere ne nje Kishe romane-katolike dhe ne nje Kishe bizantine-orthodhokse

    Ndersa viti 395 shenon ndarjen e Perandorise Romake me dy linja, pas vdekjes se perandorit Theodhosi I "I madhi", perandori e cila u nda mes dy djemve te tij, Honorit(pjesen Perendimore) e Arkadit (pjesen Lindore)

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Pėllumb Xhufi


    Krishtėrimi Roman nė Shqipėri, Shek. VI – XVI

    Tashmė konstatimi i studiuesit tė njohur tė fillimeve tė krishtėrimit, J. Zeiller, se "fillimet e krishtėrimit nė Iliri datojnė qė nga kohėt apostolike", ėshtė pranuar nga mbarė bota shkencore. Njoftimet historike mbi bashkėsitė e krishtėruara, mbi strukturat kishtare, gjetjet arkeologjike (bazilikat e shumta tė shek. III–VI), elementė tė shumtė gjuhėsorė, terminologjia kishtare dhe veēanėrisht toponimia e krishterė, ofrojnė qė tė gjitha prova domethėnėse mbi raportin e fesė sė krishterė me popullin e ilirėve, raport qė ishte aq intensiv, saqė njė autor i shek. VI, Kozmas, i pėrfshin pamėdyshje ata nė listėn e popujve tė krishterė.

    Duke qenė nė njė pozicion tė veēantė gjeografik, aty ku dy botė, ajo e Lindjes dhe e Perėndimit, puqeshin por edhe pėrplaseshin, Shqipėria u bė vendi tipik i dukurive tė tilla kishtare, si apostasitė, konvertimet, proselitizmi, herezitė e nė fund, vendi i dy perceptimeve tė ndryshme tė krishtėrimit, i atij perėndimor (romano–katolik) dhe i atij lindor (bizantino – ortodoks).

    Sigurisht, do tė ishte e pasaktė tė flitej qė nė shekujt e parė pėr njė krishtėrim (kishė) romano – katolik dhe krishtėrim bizantino – ortodoks. Kjo ndarje, qė pati njė sfond tė qartė politik e kulturor, erdhi e u poq me kohė si njė ndarje dogmatike, duke shpėrthyer sė pari nė shek. IX me tė ashtuquajturėn "skizmė e Fotiusit", pėr tė arritur nė vitin 1054 nė skizmėn e madhe (dhe pėrfundimtare), qė vazhdon ende sot tė ndajė botėn e krishterė.

    Gjithsesi, nėse jo nė planin dogmatik, nė planin administrativo – juridiksional, kisha e prefekturės sė Ilirikut iu atashua Romės, megjithėse politikisht i pėrkiste Perandorisė sė Lindjes, Bizantit. Letrat e papėve tė parė flasin pėr lidhje tė ngushta tė tyre me mitropolitė e Dioklesė (provincės sė Prevalit), tė Durrėsit (provinca e Epirit tė Ri), tė Nikopojės (provinca e Epirit tė Vjetėr). Perandori bizantin, Justinian, me origjinė ilire, i cili nė gjysmėn e 1-rė tė shek. IV u bė zot i Italisė dhe i Romės, i forcoi lidhjet e selive metropolitane shqiptare me Romėn. Madje, nė kohėn e tij mund tė flitet edhe pėr njė "rigrupim" tė kishės shqiptare brenda kuadrit tė kishės sė Ilirikut. Nė fakt, siē tregon novella e tij e 14 prillit 535 pėr kryepeshkopin e Justinianės I, Castellianus, si dhe ajo e mėvonshme e 18 marsit 545, Justiniani, krahas Selanikut, kishte krijuar njė qendėr tė dytė tė kishės sė Ilirikut, qė e kishte selinė nė Justiniana Prima e qė kishte nėn juridiksion peshkopėt e 6 provincave kishtare, mes tė cilėve peshkopėt e Prevalitanės e tė Dardanisė (qė pėrfshinte edhe njė pjesė tė Maqedonisė, tė ashtuquajturėn Maqedonia e Dytė). Nė kėto dokumente tė Justinianit, kryepeshkopi i Justiniana Primas pėrcaktohet qartė si "pėrfaqėsues i selisė apostolike tė Romės".

    Por, pėrtej kėsaj ndarjeje skematike, qysh nė atė kohė dokumentet e pakta na lejojnė tė shquajmė tendenca nė gjirin e kėsaj kishe, qė me kalimin e kohės do tė bėhen shkas pėr zhvillime divergjente nė gjirin e saj, deri nė ndarjen pėrfundimtare midis Romės e Konstantinopojės.

    Peshkopėt e dioqezave shqiptare patėn rastin tė shprehin pozicionin e tyre nė rivalitetin midis Romės e Konstantinopojės pėr hegjemoni nė Ballkan, qysh gjatė tė ashtuquajturės "skizma akaciane" (484–519), qė shkaktoi njė ēarje tė parė midis papės Felix III dhe Konstantinopojės. Siē dihet, me atė rast mbajtėn vendosmėrisht anėn e papės peshkopėt e Dardanisė (letrat e papėve Gelas e Symmak), tė Prevalit dhe tė Epirit tė Vjetėr (metropoliti Alkyz i Nikopojės, tė cilin papa Hormisda e sillte si shembull besnikėrie ndaj Romės, nė kontrast me kryepeshkopin Dorothe tė Selanikut, qė flirtonte me Konstantinopojėn). Nė vitin 515, metropoliti Alkyz u vra nė Konstantinopojė nga njė perandor i njohur, veē tė tjerash edhe pse ishte shqiptar, Anastasi I nga Durrėsi, i cili ishte antiroman i bindur. Ne nuk dimė nėse perandori bizantin pėrcillte ndjenjat e qytetit tė tij tė lindjes, Durrėsit, apo nėse ky i fundit i nėnshtrohej vullnetit tė birit tė tij mbretėror. Por fakti ėshtė se ndryshe nga dioqezat e tjera shqiptare, dioqeza e Durrėsit mbajti njė qėndrim pro Konstantinopojės gjatė skizmės sė Akacit. Nė fakt, kur nė vitin 519 papa Horsmida dėrgoi nė Shqipėri legatat e tij pėr tė rikonfirmuar bashkimin me Romėn tė peshkopėve vendas, kėta gjetėn njė pritje tė vakėt nga sinodi i peshkopėve tė Epirit tė Ri. Ndėrkohė nė Lyknid, nė Vlorė, e sidomos nė Skampa, legatėt e paqes gjetėn njė pritje entuziaste, (tantus deogratis, tantas lacrymas, tanta gaudia difficile in alio populo vidimus), qė i shtangu e qė ata nuk munguan t'ia pėrshkruajnė papės nė raportin qė i dėrgonin menjėherė pas vizitės.

    Faktet pėrpara episodit tė pėrmendur tė skizmės akaciane, flasin pėr njė lidhje tė veēantė tė selisė metropolitane tė Durrėsit me problematikėn qė mundonte posaēėrisht Kishėn Lindore. Nė vitn 431, metropoliti i Durrėsit, i shoqėruar nga sufraganėt e tij, mori pjesė nė Konēilin e Efesit, ku nėnshkroi aktin final qė dėnonte herezinė nestoriane.

    Kleri i lartė i Epirit tė Ri pati rastin tė konfirmojė besnikėrinė e tij ndaj ortodoksisė zyrtare edhe nė Konēilin IV tė kishės sė krishterė, atė tė Kalcedonisė, mė 451, i cili fiksoi pėrfundimisht qėndrimin zyrtar tė Kishės ndaj ēėshtjes aq tė debatuar mbi natyrėn e Krishtit.

    Ndryshimi dramatik i situatės nė Itali, me dyndjen e Longobardėve, ndikoi ndjeshėm nė marrėdhėniet e Papatit me provincat e tij lindore nė Ilirik. Tek kėto tė fundit u rrit presioni i Konstantinopojės.

    Nė Notitia I, Hierokli thotė se me Konstantinopojėn u bashkuan edhe peshkopata qė dikur i ishte nėnshtruar papės, pasi ky tani ishte bėrė rob i barbarėve.

    Gjithsesi, nė vitet qė pasuan vdekjen e Justinianit, dioqeza e Epirit tė Ri, me Durrėsin, u shkėput nga Roma pėr t'u lidhur me Konstantinopojėn. Mungesa e korespondencės sė Papės Grigor i Madh (fundi i shek. VI) me peshkopėt e Epirit tė Ri, ndėrkohė qė ai mbante lidhje tė rregullta me provincat e tjera shqiptare, provon se lidhjet e Durrėsit me Romėn qenė ndėrprerė. Kėshtu, nė Sinodin e vitit 879 tė Konstantinopojės, i ashtuquajturi "sinodi fotian", metropoliti i Durrėsit, Lukiani, i shoqėruar me dy sufraganėt e tij nga Arbėri, peshkopi i Stefaniakės Kozmai, dhe nga ai i Krujės, Davidi, nėnshkruan aktet qė konfirmonin skizmėn e vitit 863 midis Romės e Konstantinopojės. Gjithsesi, nė atė kohė, shkėputja nga juridiksioni i Romės dhe bashkimi jo vetėm i kishės sė Durrėsit, por tė mbarė Ilirikut me Konstantinopojėn, ishte saksionuar me luftėrat ikonoklaste. Fuqizimi i patriarkatit tė Konstantinopojės, nė dėm tė kishės sė Romės, qė shkonte paralelisht me fuqizimin e Perandorisė Bizantine, solli edhe fuqizimin e pozitave tė kishės sė Durrėsit nė kuadrin e dioqezave shqiptare, gjė qė u shpreh edhe me shtrirjen e jashtėzakonshme tė juridiksionit tė saj pėrtej kufijve tradicionalė. Kėshtu, nė Notitiae e Leonit VI (901–907), koha e patriarkut Nikolla Mistikut, metropolia e Durrėsit kishte si seli sufragane peshkopatat e Stefaniakės, Kunavisė, Krujės, Elison–Lezhės, Dioklesė, Shkodrės, Drishtit, Pultit, Glavinicės, Aulonės, Lyknidit, Tivarit, Cėrnikut, Pulkeropolisit, Gradecit.

    Tė njėjtėn gjė konfirmojnė edhe Notitiae e Jan Cimishit (969–976), sipas tė cilave metropolia e Durrėsit shtrihej nga Tivari nė Vlorė, me 15 seli peshkopate: Tivar, Lyknid, Shkodėr, Drisht, Dioklé, Pult, Lezhė, Krujė, Stefaniakė, Kunavķ, Cėrnik. Ky ėshtė zenithi i kishės sė Konstantinopojės nė Shqipėri.

    Nė shek. XI, kronisti bizantin, Mihal Ataliati, do tė deklaronte se Arbėrit ndanin tė njėjtėn fe me Bizantinėt. Por duhet thėnė qė nėn kėtė mbulesė bizantine, nė trevat shqiptare, ekzistonin enklava qė vazhdonin tė ishin tė lidhura me Romėn, dhe qė skizma definitive e vitit 1054 i nxori qartazi nė pah. Fjala ėshtė, nė radhė tė parė, pėr tė njohurin "trekėndėshi katolik i Shqipėrisė", provinca e dikurshme kishtare e Prevalit, me qytetet e Shkodrės, Drishtit, Danjės, Shasit, Tivarit, Ulqinit. Kjo trevė edhe politikisht u shkėput atė kohė nga Perandoria Bizantine dhe sundimtarėt e saj, si Bodini e Mikeli, nė funksion edhe tė afirmimit tė pavarėsisė nga Bizanti dhe nga bota sllave qė i rrethonte, e lidhėn pėrfundimisht kishėn e tyre me Romėn.

    Jo rastėsisht kjo apostasi nga Konstantinopoja, e para pas rreth 3 shekujsh, ndodhi nė kėtė vend tė viseve shqiptare. Duket se krishtėrimi pati nė kėtė trevė njė nga vatrat mė tė hershme tė pėrhapjes sė tij. Duket gjithashtu se feja e re u perceptua dhe u mbrujt kėtu nė formėn romano-dalmatine. Ne na duket se si njėri dhe tjetri pohim gjejnė mbėshtetje, veē tė tjerash (p.sh. terminologjisė kishtare) edhe tek njė nga shprehjet mė tė hershme e mė genuine tė besimit tė krishterė, tek kulti i martirėve. Nė zonėn qė puqet me provincėn kishtare tė Prevalit provohet pėrhapja e kultit tė martirėve tė parė, si: Tekla, Sergji e Baku (shek. III).

    Njė sėrė toponimesh qė lidhen me emrin dhe me legjendėn e tyre, ruhen ende sot nė zonėn e Shkodrės: kėshtu Shirgji (shėn Sergji), Shubaku (shėn Baku), Rozafa (emri i kodrės nė Siri ku u martirizuan Sergji dhe Baku), Barbullushi (vendi po nė Siri ku u varrosėn dy martirėt).

    Nė shek. VI nė Shirgj u ngrit manastiri i parė benediktin, i cili bashkė me manastirė tė tjerė iu dedikuan urdhėrit tė shėn Benediktit, si: Shėlbuemi (Rubik), shėn Lleshi nė Orosh (San Alexandro in Monte), Shėn Mėria e Ndėrfandės e Shėn Kollit nė Mat, qė u bėnė vatrat ku u mbajtėn gjallė lidhjet me kishėn romane.

    Gjithsesi ne jemi tė sigurt se kisha e provincės sė hershme tė Prevalit, nė kapėrcim tė shek. X–XI, ishte riorganizuar nė arqipeshkvinė tashmė katolike tė Tivarit, qė nga ana e saj u vendos nėn varėsinė e metropolisė sė Raguzės (varėsi qė arqipeshkvėt shqiptarė tė Tivarit nuk e njohėn kurrė, deri sa nė shek. XII Selia e Shenjtė u detyrua ta ngrejė Tivarin nė nivel metropolie).

    Tivari u bė vatra kryesore nga ku katolicizmi roman fitoi terren nė drejtim tė trevave tė tjera shqiptare, deri atėherė nėn ritin ortodoks. Kjo vlen nė radhė tė parė pėr Kosovėn, ku pushtimi serb i viteve 1198 e gjeti kėtė me njė bashkėsi katolike tė konsiderueshme. Nė vitin 1204 ne kemi njoftimin e parė pėr njė peshkop katolik tė Prizrenit, ndėrkohė qė tė tillė do tė sinjalizohen mė vonė nė Trepēe, Novobendė, Graēanicė, etj. Nė aktet e mbretėrve serbė tė shek. XIII–XIV (Kodi i Dushanit), pėrveēse nė dokumentet e shumta papale, bėhet fjalė pėr "fenė latine", "besimtarė latinė", e "priftėrinj latinė", deri edhe nė fshatra tė thella tė Kosovės, tregues ky i njė pranie tė konsiderueshme tė ritit roman nė ato treva.

    Politika e represionit dhe e konvertimit me dhunė tė katolikėve shqiptarė nė Mal tė Zi e Kosovė nga ana e Nemanjiēve serbė (saksionuar edhe nė 10 kapitujt e famshėm "antiherezi" tė Kodit tė S. Dushanit), u bė shkas pėr organizimin e kryqėzatave antiserbe nga Papati dhe Evropa katolike nė shek. XIII-XIV.

    Drejtim tjetėr nga ku riti katoliko–roman fitoi dora–dorės terren, ishte treva qė pėrputhej me shtrirjen e Arbėrit historik. Ashtu si nė Dioklenė e shek. XI, edhe nė Arbėr, orientimi nga Roma lidhet me njė moment tė veēantė tė emancipimit politik nė Bizanti. Njoftimi i parė historik pėr kėtė zhvillim vjen nga viti 1166, kur gjatė shugurimit tė kishės sė Shėn Trifonit nė Kotorr, midis peshkopėve dhe abatėve katolikė shqiptarė tė dioqezės sė Tivarit pjesėmarrės nė ceremoni, citohet edhe Llazari, peshkop i Arbėrit. Fakti qė nė kėtė ceremoni katolike qe i pranishėm edhe i pari i Arbėrit, Andrea (prior Arbanensis), flet pėr atė qė edhe autoriteti laik vendas po i bashkohej autoritetit kishtar nė kėtė zhvendosje shpirtėrore nga Lindja nė Perėndim.

    Duhet vėnė nė dukje se ky proces po zhvillohej nė njė rrethanė tė pėrshtatshme, tė karakterizuar nga marrėdhėniet e afėrta tė vendosura nga perandori Manuel Kommen (1147–1180) me Papatin, marrėdhėnie tė pėrcaktuara nga konflikti i kėtij tė fundit me kurorėn e Siēilisė dhe Perandorin gjerman Barbarosa. Perandori bizantin qe i gatshėm deri tė ndėrmerrte hapin vendimtar, atė tė bashkimit tė Kishės sė Lindjes dhe asaj tė Perėndimit, duke mos denjuar protestat e ashpra tė klerit bizantin

    Gjithsesi, mė 1188, statusi i ri i kishės sė Arbėrit ėshtė fiksuar nė "Provintiale Vetus", ku peshkopi i Arbėrit figuron mes drejtuesve tė tjerė katolike tė kishės shqiptare–dalmatine, dhe ē'ėshtė mė e rėndėsishmja, me lidhje direkte me Selinė e Shenjtė (ad consacrationem Romani Pontificis pertinens). Ai nuk ishte nė varėsi tė askujt tjetėr, veē Papės sė Romės (nulli prelato fuit unquam aut esse debet de iure subiectus… pręterquam Romano pontifici). (a.. 1250)

    Ashtu siē kishte ndodhur me Dioklenė, pothuaj dy shekuj mė parė, edhe nė Arbėr, procesi i ngjizjes politike u mbėshtet edhe nga njė apostasi fetare nga Bizanti. S'ka dyshim qė klasa e aristokracisė vendase ishte protagonistja e kėtij emancipimi tė dyfishtė. Nė fund tė shek. XII familja fisnike e Skurrajve tė Tiranės kishte hedhur njė hap vendimtar drejt bashkimit tė saj me Kishėn e Romės. Varri monumental i sebastit, Mihal Skurra, i vitit 1201, qė krahas mbishkrimit nė greqishten bizantine, ka dhe versionin e tij nė latinisht, nė kishėn e Shėn Mėrisė sė Brarit, me afreske tė stilit roman e mbishkrime latine, ėshtė njė provė e gjallė e kėtij orientimi perėndimor kulturoro–fetar tė Arbėrit e tė fisnikėrisė sė tij. Por nė vitin 1208 princi i Arbėrit, Dhimitri, bėri hapin vendimtar nė kėtė drejtim, duke i kėrkuar papės Inocenti III ta pranonte atė dhe popullin e tij nė gjirin e kishės sė Romės. Arqidhjaku katolik i Durrėsit pati njė rol tė veēantė nė "pėrpunimin" e krerėve tė Arbėrit, shenjė kjo qė Durrėsi, krahas Tivarit nga veriu, u bė propolsor i besimit katolik nė ato anė. Toleranca e pazakontė e Perandorit "filoperėndimor" Manuel I Konnen (1147–1180) ndaj katoliēizmit nė zotėrimet e tij, ndryshimet qė solli Kryqėzata IV me sundimin venecian (1204–1210) e mė tej atė Anzhuin (1272–1371), nė Durrės e ndikimin e tyre nė Arbėr, krijuan kushtet pėr vendosjen dhe forcimin e bazave tė katolicizmit nė trevėn e Arbėrit.

    Deri nė pushtimin osman tė kėsaj treve, qoftė kisha katolike e qoftė ajo ortodokse, nuk duket tė kenė mbizotėruar nė mėnyrė vendimtare mbi njėra–tjetrėn. Deri nė shek. XV aty gjeje klerikė, edhe tė lartė, qė njihnin sa dogmėn katolike, edhe atė ortodokse (ose asnjėrėn e as tjetrėn nė mėnyrė tė mjaftueshme), qė shkruanin e lexonin sa nė greqisht aq edhe nė latinisht, ndėrkohė qė nuk pushonin ankesat e papėve tė Romės mbi ritet dhe praktikat "skizmatike", qė mbijetonin tek besimtarėt vendas, tė cilėt njė udhėtar i huaj, nė vitin 1308, do t'i karakterizonte si "as katolikė e as ortodoksė tė vėrtetė" (ne pure latini, neque pure scismatici).

    Nuk ka dyshim qė faktori politik, i paqėndrueshėm nė kėto treva, ndikonte fort nė orientimet kishtare tė tyre. Gjithsesi faktori politik vazhdoi tė jetė i paqėndrueshėm dhe, njė rikthim i Bizantit, pas vitit 1281, nėn hegjemoninė e carit serb, Stefan Dushan (1345–1355), mjaftuan pėr tė ringjallur thėngjijtė e ortodoksisė aty. Manastiri i shėn Gjon Vladimirit, me mbishkrimin ktitorial tė Karl Topisė nė tre gjuhė (latinisht, greqisht e sllavisht) ėshtė, nė proliksitetin e tij, njė manastir ortodoks.

    Vetėm pas tėrheqjes pėrfundimtare tė Bizantit nga Shqipėria dhe pas shėmbjes sė Perandorisė bizantine e asaj sėrbe, ortodoksia humbte mbėshtetjen politike dhe njėkohėsisht me shfaqjen nė Lindje tė njė faktori tė ri tė fuqishėm e jo tė krishterė, Perandorisė Osmane, pėr shekuj tė tėrė nė Arbėr e nė krejt Shqipėrinė, u krijuan rrethana politike tė qėndrueshme, tė cilat ndikuan nė zhdukjen e ekuivokėve fetare tė sė shkuarės. Tashmė alternativė e vetme mbetej tė zgjidhej midis islamit qė ofronte pushteti i ri osman dhe katolicizmit, qė mbėshtetej nga Papa dhe mbretėrit e princėrit evropianė. Nė kėtė mėnyrė, Karl Topia apo Gjon Kastrioti duket se qenė princėrit e fundit shqiptarė tė Arbėrit, qė mbajtėn njė profil tė papėrcaktuar fetar. Nga momenti qė Shqipėria pushonte sė qeni objekt rivaliteti mes kėtyre tė fundit dhe njė fuqie tė re lindore, tashmė jo tė krishterė siē qe Perandoria osmane, debati "katolicizėm – ortodoksi" humbte ēdo kuptim nė Shqipėri: pėr ata qė donin tė ruanin pavarėsinė dhe fenė e krishterė, pika e vetme e referimit mbetej Perėndimi katolik.

    Nė shek. XV princėr, deri atėherė ortodoksė, shqiptarė nga Zahariajt e Danjės e deri tek Zenebishėt e Ēamėrisė, qė nuk pranuan tė konvertohen nė fenė islame, u bashkuan me ritin katolik, qė i lidhte ata me koalicionin e fuqishėm antiosman tė Evropės katolike.

    Kjo aleancė politiko–fetare me Papatin, Mbretėrinė e Napolit apo atė tė Spanjės, vazhdoi edhe pas vdekjes sė Skėnderbeut, mė 1468. Dhe nė kushtet kur frymėzuesit e saj, princėrit shqiptarė ose u konvertuan nė islam ose braktisėn vendin, shprehės tė saj u bėnė dinjitarėt e krishterė, tė cilėt nga shek. XVI i shohim nė rolin e prijėsve tė kryengritjeve antiosmane. Ky ėshtė momenti kur prelatė ortodoksė tė Shqipėrisė sė Poshtme, tė tillė si: Athanasi, Kryepeshkop i Ohrit, apo Dionisi, peshkop i Paramithisė, u vunė nė krye tė kryengritjeve antiosmane. Por, para se tė ndėrmerrnin kėtė hap, ata kishin shpallur shkėputjen e tyre nga Patrikana e Stambollit, skllave e pushtetit tė Sulltanit, dhe kishin bėrė komunionin me Romėn. Ideja e Papės Grigor XIII pėr tė krijuar Kolegjin ortodoks tė Shėn Athanasit, mė 1577, me siguri, mori shtysė nga veprimtaria spontane e kėtyre prelatėve–luftėtarė tė Shqipėrisė sė Poshtme, tė cilėt ishin tė bindur se lufta e tyre pėr fitimin e lirisė dhe pėr ruajtjen e fesė mund tė gjente mbėshtetje vetėm nė qendrat e interesuara tė Perėndimit katolik.

    Pėr njė fakt, pra, nė dukje paradoksal, pushtimi osman i Shqipėrisė pėrkoi me shtrirjen maksimale tė katolicizmit nė trevat shqiptare. Por, duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XVII, tė paktėn tre faktorė ndikuan qė tė ndėrpritej ky proces i romanizimit tė ortodoksisė shqiptare. Sė pari, mosinteresimi gjithnjė e mė i madh i Perėndimit katolik ndaj lėvizjeve ēlirimtare tė shqiptarėve. Sė dyti, intensifikimi i paparė nė kėtė kohė i procesit tė islamizimit, veēanėrisht nė krahinat–bazė tė kryengritjeve ēlirimtare. Dhe faktori i tretė ishte padyshim mbėshtetja e fuqishme qė Porta e Lartė i dha Patrikanės sė Stambollit, duke i njohur asaj pushtet e privilegje tė veēanta mbi tė krishterėt e Perandorisė.

    Dihen tashmė se cilat qenė rrjedhojat immediate dhe afatgjata tė kėtij "kthimi" tė Patrikanės, tė sponsorizuar nga pushteti i Sulltanit, nė trevat e Shqipėrisė sė Poshtme. Fashitja e vullnetit kryengritės ndėr popullsitė e krishtera, ekzaltimi i pushtetit "providencial" tė Sulltanit dhe i bindjes ndaj tij, pėrhapėn njė frymė antiperėndimore. Rrjedhojė jo e paktė ishte fillimi i njė procesi helenizimi i popullsive tė krishtera tė Shqipėrisė sė Poshtme, tek tė cilat propaganda e identifikimit tė fesė me kombėsinė u shoqėrua nga njė veprimtari e ethshme e klerit dhe e shkollave greke, tė hapura me shumicė nėn hijen sovrane tė Sulltanit.

    Kjo bashkėjetesė antishqiptare e Patrikanės, gjithnjė e mė pak "ekumenike" e gjithnjė e mė shumė greke, me Portėn e Lartė, e zhvleftėsoi atė nė sytė e shqiptarėve ortodoksė dhe jo rastėsisht, lufta kundėr Patrikanės dhe klerit grek, pėr njė kishė ortodokse autoqefale shqiptare, u bė njė nga pėrbėrėsit kryesorė tė Rilindjes kombėtare shqiptare.






    © Phoenix - Qendra e Studimeve Shqiptare "Ernest Koliqi" Shkodėr & Bashkimi Katolik i Publicistėve Shqiptarė

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Postime
    6
    lis shume sllave te ballkanit e kane prejardhjen nga shqiptaret dhe jo nga e kunderta.
    Keshtu ka shkruar nje nga antropologet me te njoftur per malazezet, teksti eshte ne anglisht me falni


    The Montenegrins, who are the tallest people in Europe, live on a barren limestone mountain upland, where they, for centuries, succeeded in maintaing their Christianity and their freedom while surrounded by the Turks. They, like the northern Albanians, preserve their old exogamous clan organization, and their clan loyalties and feuds. They are linguistically Serbs, but there can be no question that they are to a large extent Slavicized Albanians; the cultural continuity between the two peoples is striking, the only real differences being those of language and religion.

  8. #8
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Eni shume faleminderit per postimin e mesiperm shume te pergjegjeshem dhe origjinal pasi edhe konkluzionet e mia te fundit i pergjigjen pothuajse shkrimit te mesiperm te prure nga ju ketu.
    Sa per sqarim, viti 395 daton si vit kur krishterimi u shkund rende po nga te krishteret dhe krijoi carje te thelle te pariparueshme e cila do pasonte me vone me ndarjen e dy perandorive.
    Kete teme e hapa per te pergenjeshtruar mendimet e mia dhe theniet e disave, se katoliket jane sllave.
    Mendoj dhe besoj se katoliket shqipetare jane bazamenti i vertete i trashegemise se pellazgeve, ilireve sot shqipetare ose e thene paster, autoktone.
    Fryma e tyre pro perendimore si dhe besimi i palekundur ne besnikerine ndaj fese se tyre qe lidhet ne menyre unike me traditat, zakonet dhe kulturen shqipetare,beri qe etnogjeza shqipetare te mos shuhet.
    Faleminderit shume Eni dhe ahh harrova te shtoj dicka.
    Me duket se te tema e flamurit ishe e motivuar te dije dicka per Mirditen dhe mua mu ngacmoi gjithashtu kurioziteti per te shuar nje mendim qe me vertitej sa here flisa me shoket e mi per "kaurret"(humor ne mes shokesh)
    Lis
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Lis.
    Ku do te dalesh ti qe Myslimanet jane Shqiptare te paster??????????.
    GJ T M

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e xxxl
    Anėtarėsuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    277
    Sipas kontrastit porfirogjenetik krishterizmi i serbo kroateve ka ardhur ne dy perjudha :ne fillim ne kohen e herakliut , perandor ne Bizant , qe i kerkoj papes se Romes te dergonte prifterinj per te pagezuar popullsite serbe (duket se sllavet e dalmacise , madje dhe ne shekullin VII ende , epoka e Papes Joani IV (640-642) ishin idhulltare ) , me pas nen mreterimin e Vasilit I, rreth vitit 879, perqafuan krishterimin gjithe serbet ,kroatet zalumet e te tjere ,qe ende nuk ishin pagezuar . (Duket se te fundit te pa pagezuarit jane ata qe bejne pjese ne KishenOrtodokse Lindore , ndersa te paret ,pjesa me e madhe e te cileve jane kroate e sllovene , u bene katolik)
    Ne te gjitha kishat katolike jugosllave edhe ne vatikan gjuha serbe quhet si gjuhe ilire dhe shenohet si ILLYRICA LINGUA:Per ta mare ne menyre abuzive kete emertim illyrica lingua per gjuhen e tyre qe nuk eshte aspak ilire po sllave ,serbet jane mbeshtetur ne faktin , qe ne fillim ata i nenshtroheshin(duke u cilesuar si serve=SHERBETOR gje qe nuk ushkonte pas qefit )autoritetit bizantindhe deshironin te perziheshin me shqipetaret autokton . Prandaj edhe alfabeti qe ata kishin huazuar per liturgjik, para zbatimit te shkronjave cirilike rreth vitit 885, data evdekjes se Metodit , ne vend qe te ishte alfabet latin , qe te kishte me shume arsyeje te pelqehej , ne vatikan , ishte alfabeti shqipetar glagolitik . Duke vene ne dukje ketu , qe bullgaret gjithashtu ariten te quajne gjuhen e tyre te folur ne Maqedoni maqedonishte . por ne maqedoni bullgarishtja nuk eshte aspak e vetmja gjuhe , sepse atje flitet greqishtja serbishtja , e mbi te gjitha shqipja dhe asgje tjeter . Gjate gjithe pushtimit turk , si mysliman dhe ortodoks e katolik , munden te ruanin qetesisht karakterin e tyre kombetar nga te gjitha pikpamjet .Eshte nje gje unikale ne bote.

  11. #11
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Jam Mirditor dhe mendoj qe e njoh mir historin e krahines time.
    Trojet e sotme te Mirdites qe ne kohe te lashta kan qene treva kryesore e vendbanimit te popullsis ilire,te Pirusteve.Materialet e shumllojshme arkeologjike te gjetura ne Mirdit,te cilat plotesohen edhe nga te dhena te dokumentuara historike,deshmojn qarte se ne kete krahine nuk ka pasur nderprerje banimi.Ne mesjete Mirdita nuk kishte nje emer te perbashket per te gjith vendin,mbasi duke filluar nga koha e principates se Arbrit,ka qene pjes e njesive me te hershme politike te princerve feudale Shqiptare:
    DUKAGJINE,BLINISHTAJeKASTRIOTE,te cilet kishin ndarje te tjera toksore dhe ndoshta edhe gjeo-etnologjike.
    Mirdta ne kulturen ,gjuhen,zakonet e gjithqka te vjeter e te re nuk gjendet asgje sllave,asnje studiues dhe historian,qe nga kohet e lashta e gjer me sot nuk ka arritur te hedh asnje fakt apo argument per kete problem.Me duket nje lajthitje e dikujt qe te quj zonen me etnike,outoktone ,zonen me te qendrueshme ,me te pandryshueshme nga pushtuesit ,,sllave,,.
    Kjo ka patjeter nje qellim dhe shum djallzor te disa qarqeve qe ju intereson te shperbejn Shqiperin dhe Shqiptaret.
    Kushdo esht i interesuar per historin e Mirdites nga koha e vdekjes se GJERGJ KASTRIOTITe gjer ne shpalljen e pamvarsis mund te gjeni materia tek tema,,MIRDITA NJE VATER E QENDRESES ANTIOSMANE,,.Persa i perket viteve 300 te eres son e gjer ne kohen e GJERGJ KASTRIOTIT jam ne permbledhje te nje ser dokumentave dhe mendoj shpejt do hap nje tem te re per te cilen do ju njoftoj.
    pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jamarber : 07-01-2004 mė 14:07

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812
    Esht aposurde te pretendohet se ndonje fis apo zon shqiptare ka prejardhje nga fiset sllave,perkundrazi shum fise sllave kan prejardhje nga shqiptaret e qe jan mjaft si p.sh Piperet,Kuqet,Vasoviqet,Blellopavliqet,dhe shum e shum deg tjera te fiseve tona,poashtu dhe shum familje te veqanta qe u asimiluan ne sllav(malazez,Boshnjak,Serb e Maqedon)p.sh nje pjes e fisit te Kelmendit dhe thaqit jetoj dhe sod ne sllavoni(vojvodin e kroaci)ku disa jan asimiluar ne kroat e disa ne serbe,mvaresisht se ciles an te fes kristiani i takuan(katolike apo ortodokse),pastaj ka dhe nga fisi i Hotit dhe i Grudes mjaft te asimiluar(ne mal te zi).

    Ne lidhje me asimilimin e shqiptareve shifni temen time tek historia"Si ta ndalojm dukurin e mbrapshte te asimilimit te shqiptareve:,aty do gjeni mjaft material per keto asimilime.

    Pra me nje fjal,nuk qendron kursesi kjo tez qe ipet me larte se ndonje fis joni ka prejardhje nga sllavet,esht e kunderta,keto jan teza te disa pseudoshkenctareve qe deshirojn thjesht te krijojn huti tek populli jon,po nuk besoj se ja arijn passi kemi mjaft studime qe e argumentojn te kunderten.

    Me te mira bela.
    Duajeni njėri tjetrin.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812
    Me falni tema ime "Asimilimi i shqiptareve....gjendet tek Qeshtje Kombetare,jo tek historia...
    Duajeni njėri tjetrin.

Tema tė Ngjashme

  1. Nezir Myrta - Iliristika
    Nga GL_Branch nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 09-02-2013, 13:51
  2. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  3. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •