Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Lec Kurti, kompozitori dhe diplomati i shquar shkodran

    Dokumenta tė arkivit tė familjes sė dėgjuar shqiptare Kurti nxjerrin nė pah krijimtarinė e kompozitorit tė harruar dhe tė braktisur shkodran

    Lec Kurti, madhėshti e dyfishtė e kompozitorit dhe diplomatit

    Dėshmia e patjetėrsueshme pėr autorin e operės sė parė shqiptare qė regjimi i Hoxhės e quante tradhtar pse ishte kundėr tij

    Prof.dr. Sokol Shupo & Luan Kondi

    Nuk mund tė kuptohet muzika klasike shqiptare pa krijimtarinė e Lec Kurtit, intelektualit tė kompletuar shkodran, qė historia e la tėrėsisht nė harresė. Djali i Palok Kurtit, njėrit prej kompozitorėve tė parė shqiptar dhe muzikologut tė Shkodrės, djepit tė kulturės kombėtare, tashmė do tė lanēohet nė tė gjithė kompleksin e vet.

    Nė formimin e Lec Kurtit ka ndikuar padyshim familja dhe qyteti i tij i lindjes, ku kulturat dhe besimet fetare dhe karakteristikat e tė gjithė zonave tė veriut mplekseshin dhe bashkėjetonin nė njė tolerancė fetare tė admirueshme. Shkodra ėshtė modeli i bashkėjetėsės sė kulturave dhe tolerancės fetare, vendi i akademikėve dhe institucioneve tė lashta studimore tė Shqipėrisė, ėshtė vendi i Marin Barletit, Fishtės apo Migjenit; ėshtė vendi qė kaq shumė ka dhėnė pėr historinė, studimet, letėrsinė dhe artet. Edhe Lec Kurti ishte produkt i kėtij qyteti me emėr shqiptar. Nė fillim, nėn kujdesin e Qendrės sė Dokumentimit dhe Komunikimit tė Muzikės Lokale, do tė organizohet njė koncert, ku do tė luhen pėr herė tė parė kompozimet e tė famshmit Lec Kurti.

    Historia e familjes Kurti

    Familja Kurti ėshtė njė nga familjet mė me zė tė qytetit tė Shkodrės. I ati i Lecit ishte Palok Kurti, krijues i Bandės sė parė shqiptare nė Shkodėr dhe nė Gjakovė. Paloka rridhte nga njė familje e varfėr, por fati i buzėqeshi ndėrsa martohet me vajzėn e Anastas Papanikut, njėrit prej pasanikėve mė tė mėdhenj tė Shkodrės. Papanikėt kishin ardhur nga Arta e Greqisė, ishin suljotė, pra me origjinė shqiptare dhe nė Shkodėr ishin pronarė tė sė parės kafe tė qytetit qė e kishin emėruar “Kafe Adriatiku”. Anastasi kishte njė djalė dhe njė vajzė, Gjonin dhe Angjelinėn. Djali i Anastasit vuante nga tuberkolozi dhe nuk mundi tė jetojė gjatė. Sipas dėshmive tė familjarėve amaneti i Gjonit ishte qė motra, Angjelina, tė martohej me shokun e tij, Palok Kurti. Dy shokėt kishin mėsuar nga profesori italian, i famshmi i muzikės sė atij vendi, Xhovani Kanale, tė njihnin notat muzikore dhe madje, tė kompozonin. Aty u shqua pėr intelekt nė pėrvetėsimin e mėsimeve tė muzikės Paloka, njė i ri i pashėm dhe mjaft i dashuruar pas muzikės. Nga martesa, Paloka dhe Angjelina do t“u gėzoheshin edhe pesė fėmijėve, katėr djemve dhe njė vajze, Lecit, Zefit, Salvatorit, Ndocit dhe Tushės. Shtėpia e Kurtėve ndodhej nė qendėr tė qytetit tė Shkodrės, ku sot gjendet posta. Tė gjithė pasurinė Palok Kurti do tė shkrinte pėr shkollimin e fėmijėve tė tij. Kėshtu, Leci do tė studionte nė Pesaro, deri nė vitin 1916 pėr diplomaci dhe muzikė. Pas pėrfundimit tė studimeve do tė kthehej tė kontribuonte nė atdheun e tij. Nė shtėpinė e Kurtėve njė dhomė ishte e rezervuar pėr Lecin, i cili kalonte orė tė tėra nė piano. Tinka Kurti, gruaja e Palokės (burri i saj mbante emrin e gjyshit tė tij), nipit tė Lec Kurtit, ka dėgjuar tė flitet shumė pėr Lecin nė shtėpinė e burrit tė saj. Deri tek aktorja e madhe e skenės dhe kinematografisė shqiptare kanė ardhur tregimet pėr Lec Kurtin, njė itelektual dhe kompozitor i madh. “Nėna e burrit tim e pėrmedte shpesh kunatin e saj, Lec Kurtin. Ajo tregonte se ai kishte vendosur pianon nė dhomėn mė tė madhe tė shtėpisė dhe kur punonte krijohej njė qetėsi totale. Leci, i ka rėnė shumė bukur pianos. Gjithashtu, ai ishte njė djalė shumė i pashėm dhe nuk pranoi tė martohej kurrė”, thotė Artistja e Popullit, Tinka Kurti. Sipas saj, ėshtė interesant fakti se nė shtėpinė e Kurtėve kishte pesė piano, qė u shtetėzuan pas vitit 1944. “Mė kujtohet fare mirė se, pėr t“i nxjerrė ato nga shtėpia, ėshtė prishur dhe ēatia. Njė nga pianot ia dhanė Radio Shkodrės, tjetrėn Radio Tiranės dhe tė tjerat shkuan nė destinacoione tė kėsaj natyre”, thotė Tinka Kurti.

    Shtetėzimi i materialeve tė tjera tė familjes Kurti

    Pushteti i Enver Hoxhės mori nga familja e famshme shkodrane tė gjithė fonotekėn, disqe tė panumėrta me operat e autorėve mė me zė tė asaj kohe. “Ne kemi pasur nė shtėpi `Karuzo`, `Beethoven`, `Verd`, `Pjetėr Moskanji`, `Renata Tebaldi` dhe shumė e shumė autorė tė njohur tė muzikės klasike. Po ashtu, kemi pasur edhe njė numėr tė madh dorėshkrimesh tė Lec Kurtit, qė pasqyronin krijimtarinė e tij. Tė gjitha kėto u morėn dhe u dėrguan nė shtėpinė e kulturės. Mė kujtohet fare mirė qė nga padija ato u hodhėn pa kujdes. Njė pjesė e tyre humbėn. Shtėpia e kulturės ishte vendosur nė shtėpinė e Parrucajve, ku i zoti qė e kishte pasur atė kishte ndėrtuar njė pseudoashensor, nėpėrmjet tė cilit me njė ēikrik njoftonte familjarėt mė anė tė njė letre se ēfarė tė sillnin lart, kur vinin miq. Mė vonė, ajo kishte mbetur si njė gropė ku hidheshin dorėshkrimet e krijimtarisė sė Lec Kurtit dhe shumė kundėrshtarėve tė tjerė tė regjimit. Sa herė burri im, i cili ishte instrumentist nė shtėpinė e kulturės, merrte prej andej dorėshkrime. Njė pjesė e tyre ishte e Lecit, ndėrsa kishte edhe tė Palokės, gjyshit tė tij, qė i njihte nga shkrimi, apo dhe tė tė tjerėve. Duke qenė maniak i kėtyre gjėrave, pėr tė cilat bota e artit do t“i jetė mirėnjohės, dita-ditės ai grumbulloi shumė dorėshkrime tė veprave tė Lecit. Materialet qė sillte nė fshehtėsi nė shtėpi im shoq i ruanim mes dyshekėve, pėr tė mos na i gjetur ndokush, po tė vinte pėr kontroll. Mė pas, tė gjitha kėto materiale u futėn nė njė kasafortė metalike dhe u `groposėn` nė bodrumin e shtėpisė, ku gjenden edhe sot e kėsaj dite. Tė them tė drejtėn, materialet ishin lėnė nė shtėpinė e kulturės pa kujdes dhe shpesh njerėzit i keqpėrdornin ato, pasi askush nuk ja dinte vlerėn”, vijon Tinka Kurti. Megjithatė, pėrsėri, ekzistonte frika. Familja Kurti i ruajti kėto dorėshkrime me vlerė dhe qė hedhin dritė mbi historinė e muzikės moderne shqiptare, deri nė ditėt tona.

    Kujtimet, Lec Kurti shpėtimtari i nacionalistėve tė emigruar

    Pak ditė pas pėrfundimit tė Luftės Nacionalēlirimtare, Lec Kurti, si edhe shumė tė tjerė nacionalistė shqiptarė, mori rrugėn e “arratisė” pėr t“i shpėtuar ndėshkimit tė Enver Hoxhės, pasi kishte mbajtur postin e nėnkryetarit tė Partisė sė Ballit Kombėtar, duke qenė njėkohėsisht krahu i djathtė i Mit“hat Frashėrit. Familjet e nacionalistėve tė larguar nga Shqipėria pėr nė Itali kaluan njė moment tė vėshtirė, pasi mbėrritėn nė brigjet e shtetit fqinjė. Qeveria e Hoxhės kėrkonte nga autoritetet italiane kthimin e tyre me ēdo kusht prapa, nė Shqipėri. Madje, Tirana komuniste bėnte presion ndaj italianėve, se po tė mos ktheheshin komunistėt nuk do tė lejonin kthimin e robėrve italianė tė luftės pranė familjeve tė tyre. Italianėt ishin nė dilemė. Tė ndodhur edhe pėrpara presionit tė familjarėve tė robėrve tė luftės, qė kishin mbetur nė Shqipėri, mendonin pėr njė kthim mbrapsh tė nacionalistėve tė larguar. Nė kėtė kohė tė gjithė shqiptarėt mbaheshin tė burgosur nė Brindizi. Lec Kurti, duke qenė i pari shqiptar anėtari i Akademisė sė Shkencave tė Mbretėrisė sė Anglisė, kėrkoi tė shkonte nė Londėr pėr tė biseduar me autoritetet e atij vendi pėr problemin mjaft tė mprehtė tė moskthimit nga autoritetet italiane tė nacionalistėve tė arratisur shqiptarė. Ai iu drejtua anglezėve me fjalėt: “Nėse nuk do tė ndaloni kthimin e nacionalistėve nė Shqipėri, ky do tė jetė turpi juaj”. Ishte kjo deklaratė, qė detyroi autoritetet angleze tė ndėrhynin pranė qeverisė italiane, pėr tė mos lejuar kthimin fatal. Atėherė, u vendos qė shqiptarėt tė mos ktheheshin, por edhe tė mos qėndronin nė Itali. Kėshtu, tė gjithėve iu dha e drejta pėr tė emigruar diku tjetėr. “Nė Amerikė kam takuar njė grua tepėr tė mbajtur, nga familja Cakrani, me origjinė nga Mallakastra, e cila kur mėsoi se isha gruaja e nipit tė Lec Kurtit, u habit dhe mė tha se edhe ajo ndihej Kurt, pasi “babai” i saj ishte Lec Kurti. Pra, nacionalistėt ja dedikonin jetėn nga momenti i largimit nga Italia pėr nė Amerikė dhe vende tė tjera, Lecit dhe e kishin atė si baba shpirtėror. Kėtė gjė e kam degjuar edhe nga goja e Mentor Ēokut, nė njė takim nė ambasadėn egjiptiane, ku tė dy ishim tė ftuar”, rrėfen e madhja Tinka Kurti.

    Diplomati i dekoruar nga Athina

    Edhe babai i Lecit, Paloka, pėrveē krijimtarisė muzikore ėshtė marrė edhe me politikė. Por, ajo qė tė bie menjėherė nė sy nė biografinė e Lecit ėshtė se pas krijimtarisė muzikore, qė vazhdoi deri nė vitin 1916, ai i kushtohet tėrėsisht veprimtarisė diplomatike dhe politike. Nga dėshmi gojore mėsojmė se pėr njė kohė tė gjatė ai ka qenė pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė. Po sipas kėtyre dėshmive, nga viti 1918 deri nė vitin 1922, Lec Kurti ishte konsull nė Bari. Nė karrierėn e tij diplomatike nuk do tė mungonte edhe detyra e tė ngarkuarit me punė nė Athinė, tė cilėn e kreu deri nė vitin 1927, ku dhe ėshtė dekoruar nga shteti grek, pėr kontributin e tij nė marrėdhėniet mes dy vendeve. Lec Kurti ka qenė edhe nėnkryetar i Parlamentit dhe ministėr i Arsimit nė kohėn e Mbretėrisė. Natyrisht, shėrbimi mė i madh pėr kombin shqiptar ishte kontributi i Lec Kurtit si pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė (1927–1936). Pas kėsaj, shkodrani me kulturė tė gjerė, do tė ishte Konsull nė Romė deri nė vitin 1939. Asgjė nga kėto nuk ėshtė thėnė deri tani, pak pėr mungesė tė dokumentacionit arkivor dhe mė shumė pėr neglizhencė ndaj veprimtarisė sė njė personaliteti si Lec Kurti. Gjatė pėriudhės sė regjimit komunist, ai konsiderohej padrejtėsisht si njė element tradhtar, vetėm pse ishte kundėr pushtetit tė Enver Hoxhės.

    Dorėshkrimet e veprave, dėshmi e krijimtarisė sė pasur

    Nė arkivin familjar tė Kurtėve gjenden thesare tė krijimtarisė sė Lecit. Ndėr to ėshtė edhe vepra skenike “Arbėreshja”, opera me libret tė Lec Kurtit. Nė faqen e parė tė saj shkruhet: Venezia 1, maj 1915. Partitura e orkestrės nuk ka datė, ndėrsa gjenden vetėm njėmbėdhjetė numra nga akti i parė, pra 129 faqe klavier dhe 90 faqe tė orkestruara; “Luisa di Charpentier”, opera me libret tė panjohur, “Quadro II”, (Quadro della Sartoria), ku shėnohet Venedik, 23 mars 1916. Lec Kurti ka shkruar edhe Vepra pėr violinė dhe piano: “Sonata, pėr violinė dhe piano” nė mi mazhor (Allegretto, Introduction, Andante, Sostenuto). Tek Andante mungojnė faqet e fundit; “Adagio, pėr violinė dhe piano” nė fa mazhor, “Allegro un po sostenutto, pėr violinė dhe piano” nė la minor, “Non troppo lento, pėr violinė dhe piano”, ku mungojnė faqet e fundit, “Sonata, pėr violinė dhe piano” nė re mazhor, (Allegro non troppo, Andante molto, Trio), pėr tė cilat nuk dihet koha kur janė shkruar. Po kėshtu, Lec Kurti ka shkruar “Sonata, pėr violinė dhe piano” nė re minor (Allegretto), Venezia, qė datojnė nė 15 shtator tė vitit 1915, “Romanza pėr violinė dhe piano”, Venedik, shkruar mė 3 shkurt tė vitit 1914. Krijimtaria e Lec Kurtit vijon me tė tjera Vepra pėr ansamble dhome:ؔTrio, pėr violinė, violonēel dhe piano”, Venezia dhe mban datėn 6 mars tė vitit 1914. Nė kėtė tė fundit mungojnė faqet e para. Pėrveē kėtyre veprave nė krijimtarinė e bollshme tė Lecit janė edhe “Quartetto”, nė sol minor, pėr harqe, shkruar mė 24 prill tė vitit 1914, Vepra pėr piano “Romanza senza parole”, nė fa minor, Venedik 24 dhjetor 1913, vepėr pėr piano pa titull, 283 masa, “Tema con variazioni”, me shtatė tė tillė, nė la minor, “Allegro molto moderato”, nė do minor, Venedik 27 janar 1914, “Preludio”, nė Re Mazhor, pėr piano, Venedik, 20 mars 1914, “Preludio”, (sostenuto), Venezia, 29 janar 1914, “Berceuse”, nė La Mazhor, Venedik, 12 janar 1914, “Minuetto”, nė la mazhor, Venedik, 6 dhjetor 1914, “Preludio”, nė sol minor, Venedik, 20 dhjetor 1914, “Sonata”, nė do minor, Venedik, 19 mars 1914 dhe tek ky dorėshkrim mungon faqja e fundit. Gjėndet edhe njė dorėshkrim tjetėr i plotė qė mban datėn 30 prill 1915 “Gavotte”, nė si mazhor, Venedik, 24 shkurt 1912, “Scherzo”, nė mi mazhor, Venezia, 17 dhjetor 1913, “Scherzo”, nė la minor, Venezia, 12 dhjetor tė njė viti qė tani pėr tani nuk dihet. Ekziston edhe njė fletė tjetėr dorėshkrimi, pėrsėri pa datė. Nuk mungojnė nė veprat e Lec Kurtit edhe romancat si “Romanza senza parole”, nė mi mazhor, Venezia, mė 9 dhjetor 1913, “Preludio”, nė la minor, Venezia, 20 mars 1913, ku ekziston gjithashtu edhe njė kopje tjetėr e ripunuar dhe mė e zgjeruar, pa datė, “Andante”, nė la mazhor, “Presto”, nė do minor, nga ku mungojnė faqet e fundit, “Preludio”, nė sol minor, 11 maj 1914. Veprat pėr kanto dhe piano e pasurojnė kompleksitetin e tij si kompozitor si “Nostri ricordi quelche dicevi, romanza drammatica, parole di L. Stecchetti”, Pesaro, 10 mars 1909. “Le fronde che vedresti rinverdire, romanza, parole di Ada Negri”, Venezia, 5 dhjetor 1913 apo “N’amasti mai”, romanza qė janė shkruar nė Venezia mė 2 mars 1914. Tė tjera krijime tė Kurtit janė edhe “Fuga me katėr zėra”, Sostenuto ku mungojnė faqet e fundit, “Fuga a 4 parti”, “Fugė me 4 zėra”, Andante, “Fuga a 4 voci”, “Fuga a 4 voci”, Moderato tė cilave nuk u njihet data dhe vitit i i shkrimit. “Marsh Ėied”, klavier, 30 dhjetor 1913, si dhe dy partitura pėr orkestėr sinfonike, njera daton Venedik mė 10 mars tė vitit 1914 dhe tjetra daton Venedik mė 2 prill 1914. “Orkestracione prej kompozitorėve tė tjerė”: C. Debussy – “La Cathedrale égloutie”, pėr orkestėr sinfonike, Venedik, mė 08 prill 1916, C. Debussy – “Minstrels”, pėr orkestėr simfonike, Venedik, mė 9 mars 1916, C. Debussy – “La fille au cheveaux de lin”, pėr orkestėr sinfonike, Venedik, mė 2 mars 1916, E. Grieg – “Soir dans la montaigne”, pėr orkestėr sinfonike, ku mungojnė faqet e fundit, E. Grieg – “Au printemps”, pėr orkestėr sinfonike qė gjithshtu nuk ėshtė e plotė pasi nga ajo mungojnė disa nga faqet e fundit, L. Van Beethoven – “Sonata op 13”, fragmente nga hyrja, pėr orkestėr sinfonike, Beethoven – “Sonata op 13”, koha e dytė, pėr orkestėr sinfonike.



    Jetėshkrimi
    Kurti nga muzika nė diplomaci


    Kompozitor shqiptar i gjysmės sė parė tė shekulli XX. U lind nė Shkodėr mė 1 shkurt tė vitit 1884 dhe vdiq nė Romė nė vitin 1948. Por, ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė se nuk dihet data e saktė e vdekjes sė tij. Dokumentet arkivorė tė familjes Kurti dėshmojnė se Leci ka studiuar pėr kompozicion dhe pėr diplomaci nė Pesaro deri nė vitet 1916. Partiturat origjinale tė viteve 1912–1916 shėnojnė se janė kompozuar nė Venezia, vetėm njė romancė e vitit 1909 shėnon Pesaro, Itali. Siē na dėshmojnė dorėshkrimet qė disponohen prej familjarėve tė tij, Lec Kurti ėshtė marė me krijimtari muzikore deri nė vitin 1916 dhe mė pas i kushtohet tėrėsisht veprimtarisė diplomatike dhe politike. Por, nga dėshmitarė mėsojmė se nė kohėn qė ka qenė pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė. Po sipas dėshmive gojore i ėshtė djegur shtėpia, ku dyshohet tė kenė qenė edhe pjesa tjetėr e partiturave tė tij. Nga viti 1918 deri nė vitin 1922, Lec Kurti ishte konsull nė Bari. Mė pas, i ngarkuar me punė nė Athinė, detyrė qė e kreu deri nė vtin 1927. Detyra mė e lartė diplomatike ishte ajo e pėrfaqėsuesit tė Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė (1927–1936). Pas kėsaj do tė ishte Konsull nė Romė deri nė vitin 1939. Gjatė kohės sė Luftės sė Dytė Botėrore, Lec Kurti do tė ishte nėnkyetar i Ballit Kombėtar dhe disa ditė pėrpara 29 nėntorit 1944, u largua pėrfundimisht nga Shqipėria. Pėr arsye politike, krijimtaria e Lec Kurtit ėshtė lėnė tėrėsisht nė harresė deri nė ditėt tona. Por, ndonėse e pakėt nė numėr, ajo dėshmohet tė jetė e para krijimtari profesioniste laike nė historinė e muzikės shqiptare. Ndėr dorėshkrimet e tij gjendet e para sonatė pėr piano, e para sonatė pėr violinė e piano, e para temė me variacione pėr piano, i pari kuartet harqesh dhe e para operė nė historinė e muzikės shqiptare.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Himni i dytė kombėtar

    Ėshtė njėqind pėr qind shqip. Teksti dhe muzika kanė autorė shqiptarė, madje tė mbėshtetura fort nė tabanin kombėtar. Nuk shfaq asnjė dasi fetare a krahinore dhe mund tė kishte ndenjur bukur si Himn Kombėtar. Surpriza e vėrtetė e mbrėmjes kushtuar kompozitorit dhe diplomatit Lec Kurti, nuk ishin thjesht veprat e tij dhe faktet qė nė

    Nė mbrėmjen kushtuar kompozitorit Lec Kurti, krahas veprave tė ekzekutuara pėr herė tė pare, vjen edhe njė regjistrim i vitit 1922 i Himnit Kombėtar me tekst tė Gjergj Fishtės

    Ėshtė njėqind pėr qind shqip. Teksti dhe muzika kanė autorė shqiptarė, madje tė mbėshtetura fort nė tabanin kombėtar. Nuk shfaq asnjė dasi fetare a krahinore dhe mund tė kishte ndenjur bukur si Himn Kombėtar. Surpriza e vėrtetė e mbrėmjes kushtuar kompozitorit dhe diplomatit Lec Kurti, nuk ishin thjesht veprat e tij dhe faktet qė nė tė vėrtetė vėnė nė pikėpyetje fillimet e muzikės serioze shqiptare, por njė regjistrim zanor i vitit 1922. "Porsi fleta e Ejllit tė Zotit / Po rreh Flamuri i Shqipnisė / E thrret t'bijtė e Kastriotit / Me u mbledhė tņk ndėr ēetė t'ushtrisė./ Bini Toskė, ju bini Gegė, / Si dy rrfé, qė shkojnė tue djegė! /A ngadhnjyes a t'gjithė Dėshmorė, / Trima mbrendė! Me dorė, me dorė!...".

    Ėshtė kori i Motrave Stigmatine qė kėndojnė Himnin Kombėtar "Vallja e flamurit" me muzikė tė Lec Kurtit dhe tekst tė Gjergj Fishtės. Fjalėt janė shkėputur nga "Mrizi i Zanave" dhe janė muzikuar nga Kurti pas shpalljes sė Pavarėsisė. Mendohet qė tė jetė krijuar nė vitin 1913, ndonėse nė kushtet ku janė ruajtur partiturat ėshtė e vėshtirė tė gjesh datėn e saktė. Megjithatė ky himn ka mundur t'i rezistojė kohėve, madje nė formėn mė tė shkėlqyer, atė zanore.

    Pas 84 vjetėsh nga regjistrimi nė njė gramafon tė vjetėr ēek, dėmtuar nga koha, zėrat e Motrave duket sikur vijnė nga qielli. Sipas muzikologut prof. dr. Sokol Shupo (Dekan i Fakultetit tė Muzikės nė Akademinė e Arteve) muzika e Kurtit ėshtė tipike shkodrane. Ai tregon pėr ekzistencėn e tri varianteve tė kėtij himni, motivet e tė cilit u demonstruan nga pianistja Merita Rexha. Kėto materiale ruheshin nga nipi i kompozitorit, Albert Kurti, i cili ėshtė ndėr tė fundit e Kurtajve, qė mundi tė njohė "axhėn" diplomat e muzikant. Ai ėshtė edhe trashėgimtari kryesor i pasurisė dorėshkrimore tė Lec Kurtit. Alberti tregon se ishte 7 vjeē kur axha e merrte gjithnjė me vete dhe e ulte nė odė me burra. Natėn e fundit qė Lec Kurti kaloi nė Shkodėr, u ul nė tė njėjtėn sofėr me Mit'hat Frashėrin. Prej atėherė nuk mori mė prej tij asnjė lajm. Megjithatė, dorėshkrimet i ka ruajtur me fanatizėm. "Dorėshkrimet janė ruajtur kryesisht prej mbesės sė tij Beatriēes, e cila pėrpara vdekjes m'i besoi mua. Shumicėn e veprave e kam unė, njė pjesė ka edhe Tinka Kurti", - thotė Alberti. Janė partitura, pėrkthime e krijimtari letrare, fatkeqėsisht shumė tė dėmtuara. Ai e kujton shumė mirė bastisjen e shtėpisė sė Kurtajve nė vitin 1945. "Ai kishte njė bibliotekė shumė tė pasur, tė cilėn ia hodhėn pėrtokė. Shumė dorėshkrime u shpėrndanė, disa u dėmtuan, tė tjera i morėn me vete", - vazhdon ai, teksa shton se pėr shkak tė injorancės sė asaj kohe, dorėshkrimet pėrfunduan nė vende aspak tė denja. Arritėn tė ruanin dorėshkrimet qė kanė arritur deri mė sot, por edhe ato shumė tė vėshtira pėr t'u deshifruar. Muzikologu Sokol Shupo thotė se u ėshtė dashur shumė kohė qė tė mund tė ndajnė mes dorėshkrimevetė cilat ishin veprat e Lec Kurtit dhe cilat tė tė atit, Palokės. Kjo u arrit vetėm pėrmes shkrimit. Njė punė e gjatė qė u konkretizua mbrėmjen e sė mėrkurės nė koncert-konferencėn "Lec Kurti: Lindja e mohuar e muzikės artistike shqiptare". Pianistja Merita Rexha, violinistja Suela Piciri dhe sopranoja Mariana Leka sollėn pėr herė tė parė 14 krijime tė kompozitorit Lec Kurti, romanca, arie, sonata. Tė gjitha tė parat nė llojin e vetė nė Shqipėri. Kryesisht vepra romantike e klasike, por tek-tuk ndihen edhe bulėzat e para tė impresionizmit. "Kėngė djepi" ėshtė njė syresh. Tė gjitha kėto pjesė janė pėrmbledhur nė njė libėr muzikor, qė do tė shfrytėzohet nė programet mėsimore. Albert Kurti thotė se deri mė tani nuk ka pasur ndonjė ofertė pėr t'i vėnė nė skenė. "Jam munduar tė publikoj, por nuk kam pasur asnjė ofertė nga kompozitorė, apo muzikologė, pėr tė zbuluar Lec Kurtin, ndoshta as ata nuk e dinin se cila ishte vlera e kėtyre veprave". Kėshtu qė si gjatė diktaturės, ashtu edhe pas saj, vepra e Kurtit mbeti e mbyllur nė njė arkė tė vjetėr. "I ruanim nė fshehtėsi tė madhe, nė njė arkė tė vjetėr. Vetėm tani dolėn prej andej", - thotė i nipi.

    Pavarėsisht fshehtėsisė me tė cilėn u ruajtėn veprat, kjo nuk e shpėtoi familjen Kurti nga persekutimi. "E kemi vuajtur shumė. Babai u burgos pėr njė kohė tė gjatė. Unė kam qenė mėsues muzike, u pushova nga puna, sepse isha nipi i tij dhe nė tė njėjtėn kohė edhe nipi i Ernest Koliqit. Mu desh tė punoja gjatė nė fermė",- pohon Albert Kurti. Megjithatė tani duket sikur koha ka e ka bėrė efektin e saj si melhem. Mbrėmja kushtuar axhės, ėshtė gjithsesi njė fillim.

    Shekulli

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Lec Kurti lėviz kufijtė

    Bota akademike e arteve i kushton dy ditė kompozitorit Lec Kurti, figurė e anatemuar gjatė dhe pas diktaturės. Prezantohen disa nga veprat - dorėshkrime tė ruajtura nga familja qė ka tė ngjarė tė pėrmbysin historinė tonė tė muzikės

    Bota akademike e arteve i kushton dy ditė kompozitorit Lec Kurti, figurė e anatemuar gjatė dhe pas diktaturės. Prezantohen disa nga veprat - dorėshkrime tė ruajtura nga familja qė ka tė ngjarė tė pėrmbysin historinė tonė tė muzikės

    Nėse nuk do tė ishte marrė me politikė, veprat e tij do tė ishin pėrfshirė nė antologji muzikore e letrare. Krijimet do tė interpretoheshin koncerteve e do tė quhej babai i kompozicionit shqiptar. Me rreth 800 faqe dorėshkrime qė ruan familja e tij, do tė ishte patjetėr njė emėr i shquar i kulturės shqiptare. Por Lec Kurti zgjodhi tjetėr udhė. U quajt i rrezikshėm dhe u ndalua. Vepra e tij u dėnua pėr tė mbetur sirtareve e panjohur pėr dekada.

    Pėr tė kujtuar njė emėr tė lėnė nė harresė padrejtėsisht, po edhe pėr tė riparė historinė e muzikės shqiptare, sot nė Akademinė e Arteve zhvillohet koncert-konferenca "Lindja e harruar e muzikės artistike shqiptare: Lec Kurti". Interpretohen pėr herė tė parė vepra tė kompozitorit qė datojnė fillimshekullin e XX, ndėrsa tė afėrmit sjellin kujtime. Aktiviteti i pėrfshirė nė Stinėn e Koncerteve tė Pranverės nė Akademinė e Arteve, pėrkon me 69-vjetorin e vdekjes sė kompozitorit.

    Pėr muzikologun prof. dr. Sokol Shupo, pavarėsisht se sasia e partiturave qė kanė arritur t'i shpėtojnė humbjes ėshtė relativisht e pakėt dhe vepra e tij ka mbetur e panjohur, Lec Kurti ėshtė padyshim i pari kompozitor profesionist nė historinė e muzikės shqiptare. Kur thotė kėtė, Shupo mbėshtetet nė fakte. Pasi ka kaluar nėpėr duar dorėshkrimet, qė ruhen me fanatizėm nga Albert Kurti, i biri i kompozitorit, Shupo vė re se ēuditėrisht, shumė vepra qė ne i quajmė si tė parat nė gjininė qė i pėrkasin, nuk janė tė tilla. Studiuesi bėn njė krahasim, prej tė cilit del se pikėrisht veprat qė pėr dekada i kemi konsideruar tė parat, janė shkruar shumė mė vonė se veprat e harruara tė Lec Kurtit. Nėse deri mė sot kemi besuar se opera "Mrika" (1959) e Prenk Jakovės ėshtė e para nė llojin e vet nė Shqipėri, na del se nė tė vėrtetė e para ėshtė "Arbėreshtja" e Kurtit (1915), nga e cila kanė mbetur vetėm 11 fashikuj nga akti i parė. Pėr tė vijuar me sonata, muzikė dhome, kuartete harqesh, romanca dramatike, trio pianistike, prelude, muzikė korale e koncerte, tė cilat janė shkruar nga 20 deri nė 60 vjet mė vonė nga autorė si Fan Noli, Ēesk Zadeja, Tonin Guraziu, Tish Daija, Limos Dizdari, etj. Qė do tė thotė se historia e muzikės shqiptare, ka se ē'tė korrigjojė. Por nga ēka mbėrritur deri mė sot, kuptohet se Kurti nuk ishte vetėm njė ithtar i muzikės. Sot ėshtė e ēuditshme tė besohet se brenda njė njeriu tė vetėm ziente kompozitori, poeti, pėrkthyesi e politikani diplomat. Pa lėnė asgjė pas dore. Ka shkruar vepra letrare si poemat "Kėrshėndellat", "Mrashtbulli", "Sikur tė mujsha", "Lula Marnesha", "Qe tuk janė" si dhe ka pėrkthyer nė shqip veprash nga autorė tė mėdhenj tė letėrsisė botėrore si Pirandello, Gorki, Poe, Pushkin, Gauthier, Merimé, etj. Tė gjitha kėto u kryqėzuan pėr faktin se Kurti ka qenė pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė, Ministėr Fuqiplotė i Mbretėrisė Shqiptare nė Londėr, e mė vonė njė ndėr themeluesit e partisė sė Ballit Kombėtar.

    Ishte lindur mė 9 maj 1884 nė Shkodėr. Biri i kompozitorit tė shquar Palok Kurtit, ishte mėse e natyrshme tė vazhdonte nė fushėn e muzikės. Nė vitin 1909 filloi studimet nė Liceun e Pesaros, ndėrsa mė vonė, krahas kompozicionit studion edhe pėr Diplomaci nė Venecia. Dorėshkrimet tregojnė se aty janė shkruar edhe njė numėr i madh veprash. Familjarėt dėshmojnė se gjatė kohės qė ai ishte pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė, i ėshtė djegur shtėpia dhe mendohet qė bashkė me tė janė shkrumbuar edhe krijime tė tjera muzikore. Nga dorėshkrimet e mbetura mėsohet se Lec Kurti kompozoi muzikė deri nė vitin 1916 dhe mė pas duket se iu kushtua nė fillim diplomacisė e mė pas politikės.

    Karrierėn diplomatike e nisi nė Bari si konsull i Shqipėrisė (1922-1927), dhe mė pas nė Athinė si "I ngarkuari me punė" (1927-1935) ku bėhet edhe "Qytetar Nderi" i qytetit. Mė tej e gjejmė pėrfaqėsues tė Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė, si Ministėr Fuqiplotė tė Mbretėrisė Shqiptare nė Londėr ku thuhet se, pas pushtimit tė Shqipėrisė prej Italisė fashiste nuk pranon t'i dorėzojė pėrfaqėsuesit italian ambasadėn. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, megjithė ftesėn e Faik Konicės pėr tė shkuar nė Amerikė, Lec Kurti kthehet nė Shqipėri ku angazhohet nė jetėn politike tė vendit. Nė vitin 1942, bashkė me Mit'hat Frashėrin, Abaz Ermenjin etj., Lec Kurti ėshtė njė ndėr 18 themeluesit organizatės Balli Kombėtar, ku zgjidhet nėnkryetar i pėrgjithshėm i saj si dhe kryetar pėr Shkodrėn. Disa ditė pėrpara 29 nėntorit tė vitit 1944, siē e dėshmon edhe Ditari i tij, ai e braktis pėrfundimisht Shqipėrinė dhe vdes nė Romė nė dhjetor tė vitit 1948. Prej atėhere muzika e tij ka mbetur akoma fare e panjohur pėr publikun e gjerė po se po, madje edhe pėr profesionistėt.

    Shekulli
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 16-05-2008 mė 18:10

  4. #4

    Lec Kurti, kompozitori i operės sė parė qė kėrkohej si kriminel lufte nga Enver Hoxha

    Lec Kurti, kompozitori i operės sė parė qė kėrkohej si kriminel lufte nga Enver Hoxha

    Uran BUTKA

    I pari ėshtė tingulli, mandej fjala

    Lec Kurti u lind dhe u pėrkund nė djepin e tingujve muzikorė tė familjes Kurti.

    I ati, Palok Kurti, krijues i Bandės sė parė nė Shkodėr, njihet si kompozitor i mjaft kėngėve qytetare shkodrane si "Pėr mue paska kenė kismet", "Marshalla bukurisė sate", "Qenke nur i bukurisė" etj. Nga i ati, Leci trashėgoi talentin dhe ndjeshmėrinė muzikore. Leci i vogėl jetonte nė botėn e tingujve, madje i kuptonte dhe i vlerėsonte njerėzit me anėn e tingujve, tonalitetit dhe ngjyrės sė zėrave.

    Paloka ia njohu drejtimin dhe e nisi pėr nė vendin e muzikės, nė Itali. Nė vitin 1909, Leci nisi Liceun e Pesaros, mandej Akademinė e Arteve pėr kompozicion nė Venecia, tė cilėn e kreu nė vitin 1916. Kjo ėshtė edhe koha e studimit dhe e krijimtarisė muzikore tė Lec Kurtit. Tė gjitha veprat e tij muzikore qė njohim, mbajnė vulėn e kėsaj moshe tė re dhe tė kėsaj kohe: 1909-1916.

    Pas diplomimit u kthye nė Shkodėr. Nė shtėpinė muzikore "Kurti" do tė kishte dhomėn mė tė madhe dhe pianon mė tė mirė. Ishte i heshtur, punonte nė qetėsi tė plotė dhe askush nuk guxonte t'ia prishte qetėsinė e punės. Sigurisht qė studionte dhe kompozonte, por kompozimet e kėsaj periudhe nuk gjinden. "Nė shtėpinė Kurti kishte pesė piano, qė u shtetėzuan pas vitit 1944. Mė kujtohet fare mirė se, pėr t'i nxjerrė ato nga shtėpia, ėshtė dashur tė prishej edhe ēatia. Njė nga pianot ia dhanė Radio Tiranės, tjetrėn Radio Shkodrės dhe tė tjerat nė destinacione tė kėsaj natyre", - kujton aktorja e madhe Tinka Kurti.

    Pushteti komunist mori nga familja e famshme shkodrane tė gjithė fonotekėn, disqe tė panumėrta me operat e kompozitorėve mė me zė tė asaj kohe. Po ashtu, edhe njė numėr tė madh partiturash tė Lec Kurtit, qė pėrbėnin krijimtarinė e tij. Tė gjitha kėto u sekuestruan pa ndonjė vendim dhe u hodhėn nė Shtėpinė e Kulturės, ku u trajtuan pa asnjė kujdes. Njė pjesė e tyre humbėn. Ėshtė meritė e familjes Kurti, qė nė kushte tė frikshme, ruajti disa dorėshkrime me vlerė, qė hedhin dritė mbi historinė e muzikės moderne shqiptare dhe veēanėrisht mbi krijimtarinė e Lec Kurtit.

    Lec Kurti ėshtė shquar dhe ka lėnė gjurmė tė pashlyera nė tri fusha: muzikė, diplomaci dhe politikė. Megjithėse nė diplomaci dhe nė politikė punoi e veproi pėr njė kohė tė gjatė, nė fushėn e muzikės ėshtė "Primo" dhe ka krijuar vepra tė rėndėsishme qė mbeten, me vlera tė padiskutueshme profesionale, qė janė themeli i muzikės artistike shqiptare. Muzikologu i njohur, prof. dr. Sokol Shupo, studiues i veprės sė Lec Kurtit, thekson se ėshtė padyshim i pari kompozitor profesionist nė historinė e muzikės shqiptare dhe vepra e tij ėshtė konkuruese.

    Kompozitori

    Krijimtaria e njohur muzikore e Lec Kurtit numėron gjithsej 24 vepra, tetė prej tė cilave tė papėrfunduara. Nė krijimtarinė e tij pėrfshihen vepra tė gjinive tė ndryshme muzikore: opera, sonata, variacione, trio, romanca, muzikė dhome, muzikė korale, muzikė sinfonike, kuartete dhe pjesė tė vogla pianistike etj.

    Nė historinė e artit shqiptar, Lec Kurti duhet tė zerė vendin e tij tė merituar. Mjaft mė me harresė. Ai ėshtė kompozitori i operės sė parė shqiptare, kompozitori i sė parės sonatė pėr piano, sė parės sonatė pėr violinė e piano, sė parės temė me variacione pėr piano, sė parės romancė shqiptare, tė parit kuartet harqesh dhe sė parės muzikė sinfonike nė historinė e muzikės shqiptare.

    Lec Kurti ėshtė babai i kompozicionit shqiptar. Vepra e parė muzikore e Kurtit ėshtė "Romanca Dramatike" e vitit 1909, pėr tė cilėn studiuesi grek J. Leotsakos, shpreh dyshime nėse pėrfaqėson vėrtet krijimin e parė tė Lec Kurtit. Sipas Leotsakosit, njė vepėr e parė nuk mund tė ketė atė qartėsi ndėrtimi, sikurse e ka romanca nė fjalė.

    Lec Kurti ka kompozuar veprat: "Gavotte", nė si mazhor, 24 shkurt 1912; "Scherzo", nė mi mazhor, 17 dhjetor 1913, "Scherzo", nė la minor, 12 dhjetor; romancat "Romanza senza parole", nė mi mazhor, mė 9 dhjetor 1913, "Preludio", nė la minor, 20 mars 1913; "Andante", nė la mazhor, "Presto", nė do minor; "Preludio", nė sol minor, 11 maj 1914. Veprat pėr kanto "Le fronde che vedresti rinverdire, romanza, parole di Ada Negri", 5 dhjetor 1913 apo "N'amasti mai", romanza qė janė shkruar nė Venezia mė 2 mars 1914. Tė tjera krijime tė Kurtit janė edhe "Fuga me katėr zėra", "Marsh Wied", klavier, 30 dhjetor 1913, si dhe dy partitura pėr orkestėr sinfonike, njera daton mė 10 mars tė vitit 1914 dhe tjetra mė 2 prill 1914; "Sonata, pėr violinė dhe piano" nė mi mazhor; "Adagio, pėr violinė dhe piano" nė fa mazhor; "Allegro un po sostenutto, pėr violinė dhe piano" nė la minor; "Non troppo lento, pėr violinė dhe piano"; "Sonata, pėr violinė dhe piano" nė re mazhor. Po ashtu, "Sonata, pėr violinė dhe piano" nė re minor, Venezia, qė datojnė nė 15 shtator tė vitit 1915, "Romanza pėr violinė dhe piano", shkruar mė 3 shkurt tė vitit 1914. Krijimtaria e Lec Kurtit vijon me tė tjera vepra pėr ansamble dhome: "Trio pėr violinė, violonēel dhe piano", qė mban datėn 6 mars tė vitit 1914; "Quartetto", nė sol minor pėr harqe, shkruar mė 24 prill tė vitit 1914; "Tema con variazioni", nė la minor; "Allegro molto moderato", nė do minor, 27 janar 1914, "Preludio", nė Re Mazhor, pėr piano, 20 mars 1914; "Preludio", 29 janar 1914; "Berceuse", nė la Mazhor, 12 janar 1914; "Minuetto", nė la mazhor, 6 dhjetor 1914, "Preludio", nė sol minor, 20 dhjetor 1914; "Sonata", nė do minor, 19 mars 1914.

    Por vepra kryesore ėshtė Opera "Arbėreshtja", Venecia, maj 1915, nga e cila kanė mbetur vetėm 11 fashikuj. Edhe nga sa ka mbetur, vlerėsohet jo vetėm si opera e parė shqiptare (deri mė sot besohej se opera e parė ishte "Mrika" e Preng Jakovės, viti 1959), por edhe si njė vepėr tepėr profesioniste me temė shqiptare.

    Leci mund tė konsiderohet pa frikė si kompozitor klasiko-romantik. Ėshtė klasik nė pikėpamje tė formės, ndėrsa deri-diku romantik, pėr shkak tė gjuhės harmonike tė pėrdorur dhe shmangies nga rregullsia e principeve formale klasike. Dy vitet e fundit tė krijimtarisė sė tij, 1915-1916, shėnojnė dhe vitet e pjekurisė sė tij kompozicionale. Nga partiturat e vitit 1915 vjen pėr herė tė parė nė krijimtarinė e tij forma e sonatės (Sonata pėr piano nė Do-), e cila tė krijon pėrshtypjen e ndikimit bethovenian. Padyshim qė nė krijimtarinė e Lec Kurtit kjo vepėr shėnon dhe pjekurinė e tij krijuese pėr ta pėrfunduar nė vitin 1916 me "Luisa di Charpentier, quadro II". Kjo e fundit dėshmon tendencėn drejt romantizmit, si edhe njohjen e mirė me krijimtarine e Vagnerit.

    Njė nga kompozimet e bukura dhe impresioniste tė Kurtit ėshtė "Hymni Kombėtar", me tekst tė Gjergj Fishtė:

    Bini toskė e bini gegė

    Si dy rrfe' qi shkojn' tue djegė…

    Ky hymn patriotik, qė i ka qėndruar kohės, ndoshta ėshtė krijuar qysh nė vitin 1912, por ėshtė regjistruar nė vitin 1922. Po ashtu, marrshi kushtuar Princ Vidit ėshtė kompozuar nė fund tė vitit 1913, kur V. Vidi ishte caktuar nga Fuqitė e Mėdha si princ i Shqipėrisė, ndonėse nuk kishte mbėrritur ende nė Durrės. Leci edhe me muzikė u paraprinte ngjarjeve.

    Lec kurti ishte artist i lindur. Brenda tij ishte edhe kompozitori, edhe instrumentisti (ai luante nė disa vegla muzikore), edhe poeti, edhe pėrkthyesi. Ai ka shkruar poemat "Kėrshėndellat', "Mbrashtbulli", "Sikur tė mujsha", "Lula Marnesha" dhe ka pėrkthyer nė shqip autorė tė mėdhenj tė letėrsisė botėrore: Pirandelo, Poe, Gorki, Pushkin, Gauthier, Merime, Korolenko etj.

    Vepra e Lec Kurtit mbeti e panjohur. Ajo u ndalua, sepse autori mė vonė u bė diplomat perėndimor dhe politikan kundėrkomunist.

    Diplomati

    Lec Kurti ėshtė diplomati me karierė mė tė gjatė diplomatike, prej vitit 1918 deri nė vitin 1939.

    Pėrse u nda nga jeta muzikore njė personalitet shumė i talentuar dhe u pėrfshi nė diplomaci e politikė?

    Mendoj se ishte njė sakrificė e madhe nė dobi tė atdheut e tė ēėshtjes sonė kombėtare. Shqipėria ishte nė gjendje kritike si komb dhe si shtet. Lufta e Parė Botėrore e shkeli dhe e shkatėrroi. Ajo u bė shesh lufte i Fuqive tė Mėdha ndėrluftuese, por edhe e orekseve gllabėruese tė vendeve fqinjė. Mjaft ngjarje tė hidhura ndodhėn edhe pėr faj tė vetė shqiptarėve, si largimi i Princ Vidit, lėvizja esatiste dhe rebelimi haxhiqamilist. Nė mbarim tė luftės, Shqipėria rrezikohej tė coptohej sėrish. Nė kėto rrethana ekzistencialiste, atdhetarėt dhe politikanėt e shquar tė Shqipėrisė u mobilizuan nė njė pėrpjekje madhore pėr tė bėrė tė njohur ēėshtjen shqiptare dhe pėr ta mbrojtur atė me ēdo mjet. Njė nga kėta ishte edhe artisti Lec Kurti. Ai e ndjeu pėrgjegjėsinė e kohės dhe tė vetvetes dhe zgjodhi diplomacinė si njė armė tė fuqishme pėr tė propaganduar dhe mbrojtur tė drejtat e kombit shqiptar nė botė. Nė kėtė vendimmarrje ndikoi edhe koha e intenimit tė tij, bashkė me tė atin, nė Korfuz, nė vitin 1917. Njohės i mirė i kulturės dhe i gjuhėve europiane, ai u angazhua nė artin e diplomacisė pėr gati 21 vjet me radhė.

    Fillimisht si zv.konsull nė Bari nė vitin 1918, mandej nė Romė si ingarkuar me punė i Shqipėrisė nė Itali. Atje ndihmoi emigracionin shqiptar tė zhvendosur pėr shkak tė luftės. Ruhet nė arkivat e Ministrisė sė Jashtme njė rekomandim i Fan Nolit i vitit 1922 pėr vlerat e Lec Kurtit si diplomat i menēur, i pėrkushtuar dhe i ndershėm

    Ai zėvendėson Mid'hat Frashėrin nė vitin 1926 si ministėr Fuqiplotė i Shqipėrisė nė Greqi, ku vijon me sukses punėn pėr afrimin e bashkėpunimin ndėrmjet dy vendeve fqinjė.

    Kulmi i veprimtarisė diplomatike tė Lec Kurtit ėshtė pėrfaqėsimi prej tij i Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve 1930-1935. Njė pėrfaqėsim dinjitoz qė e rriti prestigjin e Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare. "Lec Kurti ishte inteligjent, poliglot, shumė i kulturuar, njohės i mirė i ēėshtjes shqiptare dhe i tė drejtės ndėrkombėtare", - thotė diplomati tjetėr i shquar, Fuat Asllani.

    E mbylli karierėn diplomatike si ministėr Fuqiplotė i Shqipėrisė nė Britaninė e Madhe. Vlen tė pėrmendet protesta e tij nė Radio Londra kundėr pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste mė 7 prill 1939. Zėri i Lec Kurtit ishte zėri i parė dhe i vetėm nė Evropėn mjerane tė asaj kohe, kur zėrat e tjerė tė politikės "sė madhe" evropiane heshtėn dhe e pranuan pushtimin.

    Gjithashtu, Lec Kurti bashkė me Miss Durhamin, mbrojtėsen e madhe tė Shqipėrisė dhe miq tė tjerė tė Shqipėrisė nė Londėr, protestuan pėrpara Ministrisė sė Jashtme tė Britanisė sė Madhe kundėr agresionit ushtarak fashist ndaj Shqipėrisė, si edhe kundėr heshtjes sė qeverive perėndimore pėr pushtimin e njė vendi anėtar i Lidhjes sė Kombeve.

    Nė kėto ēaste dramatike, Lec Kurtit i erdhi njė ftesė nga "Vatra", qė e grishte nė SHBA si kryetar i shoqėrisė panshqiptare "Vatra". Por Lec Kurti nuk pranoi. Ai mendoi se nė kushtet e robėrisė tė Shqipėrisė, atij i takonte tė gjindej dhe tė luftonte atje pėr lirinė dhe pavarėsinė e popullit e tė vendit tė tij.

    Politikani

    7 prilli 1939 ėshtė dita kur Lec Kurti hyri nė politikė.

    U kthye nė atdhe dhe u lidh me figurat nacionaliste si Mid'hat Frashėri, Jup Kazazi, Zef Pali, Ymer Lutfia, Mustafė Dervishi e personalitete tė tjera kombėtare.

    Nė atė kohė, nė Shqipėri kishte nisur reziztenca antifashiste. Mė 8 prill 1939, njė ditė pas pushtimit, ishin hedhur nė Tiranė themelet e organizatės nacionaliste "Balli Kombėtar" dhe ishte shpėrndarė programi prej tetė pikash: "Nacionalizma shqiptare (Balli Kombėtar), Shqipėri 1939". Natyrisht, Leci nuk ishte ndėr themeluesit, sepse atėbotė ndodhej nė Londėr. Por, me tė ardhur nė Shqipėri, ai u bashkua me liderėt e Ballit Kombėtar dhe mori pjesė aktive nė organizimin e Ballit Kombėtar nė Shkodėr. U zgjodh kryetar i kėsaj organizate pėr prefekturėn e Shkodrės dhe e drejtoi atė deri nė fund.

    Pėrse Lec Kurti bėri kėtė zgjedhje?

    Sė pari, sepse tek programi i "Ballit Kombėtar", i shprehur tek "Nacionalizma shqiptare", (1939) dhe mė vonė, tek "Dekalogu" (1942), Lec Kurti gjeti njė alternativė patriotike dhe thellėsisht demokratike, qė pėrkonte me idetė dhe formimin e tij: "Luftojmė pėr mobilizimin e tė gjitha fuqive tė gjalla tė kombit kundėr pushtonjėsve, pėr realizimin e idealit kombėtar: Shqipėria e shqiptarėve"

    Ndėrkohė, ai kishte njė miqėsi e bashkėpunim tė ngushtė me Mid'hat Frashėrin, nė mėnyrė tė veēantė kur ishin tė dy diplomatė dhe punonin intensivisht pėr ēėshtjen shqiptare. Nė gazetėn "Flamuri" ėshtė botuar njė fotografi e kėtyre viteve me diēiturėn kuptimplote "Dy miq".

    Natyrisht, njė personalitet i kulturės dhe i diplomacisė, i edukuar nė njė familje nacionaliste dhe i shkolluar e formuar nė Perėndim, ku studioi, jetoi e punoi thuajse pėr 30 vjet nga viti 1909 e deri nė vitin 1939, nuk mund tė lidhej me lėvizjen komuniste, qė binte ndesh me formimin nacionalist dhe idetė e tij demokratike.

    Ai ishte i ndėrgjegjshėm pėr udhėn qė mori. Nė ditarin e tij, qė ruhet nė familjen Kurti nė Shkodėr, shkruan pėr veprimtarinė e vet politike: "Nė ēėshtje nderi, nuk njoh autoritet tjetėr veē ndėrgjegjes sime"

    Nė muajt gusht-shtator 1939, Balli Kombėtar u organizua, duke krijuar edhe degėt e tij nėpėr prefektura. Mė 31 gusht 1939 u themelua dega e Ballit Kombėtar pėr qarkun e Shkodrės, me kryetar Lec Kurtin. E shkruan vetė Lec Kurti tek revista "Rrobni, o vdekje": "Asht dita e 31 gushtit 1939, qė i pėrgjigjet themelimit tė Organizatės "Balli Kombėtar" nė Shkodėr"

    Si kryetar i Ballit Kombėtar pėr Shkodrėn, Lec Kurti u kthye nė njė misionar tė bashkimit tė tė gjithė shqiptarėve nė luftė kundėr okupatorėve nazifashistė. Nga veprimtaritė kryesore tė Ballit Kombėtar nė Shkodėr ishin demonstrata e 26 korrikut 1943 kundėr italianėve, ku u vra nga fashistėt kryetari i Rinisė sė Ballit Kombėtar pėr Shkodrėn, prof. Mustafė Dervishi, miku e bashkėpuntori i ngushtė i Lec Kurtit, lufta e pėrbashkėt e ballistėve dhe e partizanėve kundėr italianėve nė Reē mė 30 gusht 1943 e tė tjera. Balli Kombėtar themeloi e botoi edhe revistėn "Rrobni, o liri" nė Shkodėr ku shpalosi idetė dhe veprimet atdhetare e demokratike dhe sidomos platformėn pėr bashkim e luftė tė pėrbashkėt kundėr pushtuesve. Le tė pėrmendim shkrimin "Bashkim" tė Lec Kurtit nė revistėn"Rrobni, o liri" datė 2.03.1944, ku ai bėnte thirrje pėr bashkim tė tė gjithė shqiptarėve, pa dallim ideje, nė luftėn pėr liri.

    Njė nga ēėshtjet kryesore tė Ballit Kombėtar ishte ajo e Shqipėrisė etnike, zhvilluar nė mėnyrė tė plotė e tė institucionalizuar nė Kuvendin Kombėtar tė Mukjes, 2-3 gusht tė vitit 1943. Ishte fjala pėr bashkimin nė njė shtet tė vetėm tė trojeve shqiptare, ku shumicėn e popullsisė e pėrbėnin shqiptarėt, pra, njė zgjidhje mbi kriterin etnik dhe mbi parimin universal tė vetvendosjes sė kombeve, garantuar edhe nga Karta e Atlantikut.

    Lec Kurti ishte ithtar i kėtij parimi dhe luftėtar i vendosur i ēėshtjes sė drejtė tė Kosovės martire dhe i Ēamėrisė sė shkombtarizuar e shpronėsuar me dhunė, ēėshtje qė i kishte mbrojtur me argumenta tė pakundėrshtueshėm edhe nė Lidhjen e Kombeve.

    Janė lapidare fjalėt e Lec Kutit: "Ne luftojmė pėr Shqipėrinė, as pėr Shqipėrinė e Madhe, as pėr Shqipėrinė e vogėl, por pėr Shqipėri etnike, qė nuk pranon suazė as nga Lindja e as nga Perėndimi, se suaza e kombit formohet vetėm nga kufijtė e kombit".

    Kur komunizmi nisi kryqėzatėn ushtarake kundėr Ballit Kombėtar, Legalitetit dhe Krerėve tė Veriut, ai ngiti zėrin kundėr luftės sė shqiptarėve kundėr shqiptarėve. Ai mori pjesė nė "Lidhjen Shkodrane", marrėveshje ndėrmjet Ballit Kombėtar, Legalitetit dhe Bllokut Indipendent nė nėntor 1944 nė Shkodėr, firmosur nga Lec Kurti e Jup Kazazi pėr Ballin Kombėtar, Ndoc Ēoba dhe Shefqet Muka pėr Legalitetin dhe Mark Gjonmarku e Hafėz Ali Kraja pėr Indipendentėt, pėrkundėr mėsymjes komuniste sllavo-shqiptare

    Rezistenca e fundit antikomuniste u bė nė Shkodėr.

    Pėr t'i shpėtuar hakmarrjes komuniste, por edhe pėr ta vazhduar rezistencėn e pėrpjekjen nė Perėndim, njė pjesė e liderve tė Ballit Kombėtar u larguan nga Shqipėria. Bashkė me ta edhe Lec Kurti.

    Ishte ditė e paharuar ajo e 22 nėntorit 1944. Ora 16.00. Rreth 150 nacionalistė hipėn nė anije nė brigjet e Tivarit. Nė heshtje tė thellė. Dėgjoheshin veē llapashitjet e dallgėve. Para nisjes, Mid'hat Frashėri u ngrit mė kėmbė, mandej gjithė tė tjerėt. Ishte ēasti kur do ta linin Shqipėrinė, ndoshta pėrgjithmonė. "Bota duhet ta dijė se ne bėmė detyrėn karshi atdheut dhe qytetėrimit. Nuk pėrpiqemi tė shpėtojmė lėkurėn, se ajo s'vlen as pėr njė daulle. Largohemi prej atdheut pėr tė pėrsėritur pėrpjekjen tonė nė vende tė tjerė dhe pėrgatisim udhėn e shpėtimit tė Shqipėrisė", - tha Mid'hati.

    Udhėtuan drejt Brindisit, mandej me kamiona ushtrie pėr nė Grummo, njė kamp pėrqendrimi me ēadra pėr refugjatė politikė, rrethuar me tela me gjemba dhe roje britanike.

    Ekziston njė foto e kampit tė Grummos, ku Mid'hat Frashėri, Lec Kurti, me flokė tė krejtėsisht tė bardhė dhe Vasil Andoni kanė dalė pas telave me gjemba. Pikėrisht kėtu, mė 28 nėntor 1944, domethėnė gjashtė ditė pas largimit nga mėmėdheu, emigrantėt politikė shqiptarė kremtuan Ditėn e Flamurit. Mid'hati u tha qė tė ktheheshin me fytyrė nga Lindja, nga Shqipėria. Tė gjithė u kthyen andej… Kėnduan nė kor Hymnin e Flamurit. Mandej foli Mid'hat Frashėri. Ishte e para herė, ndoshta e papėrsėritshme nė historinė e ligjėrimit botėror, qė dėgjuesit dėgjonin me shpinė tė kthyer nga folėsi, por me fytyrė kthyer nga mėmėdheu i tyre! Lec Kurti, derdhte lotė mallėngjimi…

    Pas tri javėsh, emigrantėt shqiptarė u vendosėn nė kampin e Santa Farės, nė gazermat e ushtrisė italiane tė Karbonarės. Aty erdhi njė pėrfaqėsi e Misionit Aleat, ku bėnte pjesė edhe Alfred Andoni nga Elbasani dhe Asim Jakova nga Shkodra. Misioni u takua me Mid'hat Frashėrin, Lec Kurtin dhe Vasil Andonin. Lec Kurti bisedoi me kolonelin Hill qė kishte qenė nė Shqipėri dhe me tė cilin ishte miqėsuar nė Angli dhe i dha atij njė mesazh pėr qeverinė italiane dhe britanike pėr refuzimin e dorėzimit tė tyre tek guberna e Enver Hoxhės, qė i kėrkonte me insistim si kriminelė lufte.

    Nė kampin e Reggio Emilias, dita niste me korin e mėngjesit, qė e drejtonin Lec Kurti dhe Dom Zef Shestani, nganjėherė dhe Zef Pali apo Veniamin Deljana. Kori fillonte me kėngėn "Lutje Zotit" dhe vazhdonte me kėngė patriotike kushtuar Flamurit dhe dėshmorėve tė kombit: Hysni Lepenica, Safet Butka, Mustafė Dervishi, Dom Ndre Zadeja, Besnik Ēano, Hamit Troplini, i cili ra duke luftuar nė Kosovė e tė tjerė. Tekstet e kėtyre kėngėve janė pėrmbledhur nga Mid'hat Frashėri tek libėrthi "Mallėngjimi". Mendoj se disa prej kėtyre kėngėve t'i ketė vėnė nė muzikė Lec Kurti, por edhe Dom Zef Shestani, Luan Gashi etj. Gjithashtu nė konferencat kulturore qė mbaheshin ēdo javė nė emigracion nė Ditėt e Kulturės, ku Lec Kurti mbante bisedat pėr muzikėn, siē kujton Seit Demneri.

    Nė memorandumin paraqitur Konferencės sė Paqes nė Paris, mė 23 korrik 1946, Mid'hat Frashėri, Lec Kurti e Vasil Andoni shpjegonin tragjedinė qė i solli Shqipėrisė propaganda komuniste e ardhur nga jashtė, regjimi totalitar i Enver Hoxhės, lufta vėllavrasėse e nxitur dhe e drejtuar nga PKSH-ja e cila u vu nė shėrbim tė jugosllavėve.

    "Po tė mos ishte propaganda e ardhur nga jashtė, shteti ynė i vogėl pranė Adriatikut, do tė ishte vendi mė pak fatkeq dhe, njėkohėsisht, mė i lumturi i Ballkanit. Fatkeqėsisht, propaganda nė vendin tone u ashpėrsua, ajo iu bind njė logaritjeje tė gabuar. Vėrejtjet e bėra nga Balli Kombėtar, qė parashikonte qysh nė fillim se kujt do t'i shėrbente lufta ideologjike dhe aspak patriote, nuk patėn fatin tė merreshin nė konsideratė nga ata qė ishin ngarkuar tė bashkėrendonin rezistencėn aktive. Kėshtu qė furnizimet e Aleatėve iu dhanė Partisė Komuniste Shqiptare, qė u vu nė shėrbim tė jugosllavėve. Dhe me porosi tė tyre udhėhoqi luftėn vėllavrasėse nė Shqipėri, e cila nuk u shėrbente interesave tė vendit dhe Fuqive tė Mėdha"- shkruhej nė kėtė memorandum. "Situata sa tragjike aq e hidhur e Shqipėrisė sė sunduar nga njė regjim i paligjshėm sa totalitar aq edhe despotik do tė ndryshonte me angazhimin e me pėrpjekjen e tė gjithė shqiptarėve brenda e jashtė Shqipėrisė, jo me mjete dhune, armė e gjak, por me vullnet fisnik dhe mjete demokratike, me mbėshtetjen e vendeve perėndimore demokratike".

    Me kėtė ėndėrr mbylli sytė pėrgjithnjė nė Romė, nė shtėpinė e motrės, nė dhjetor tė vitit 1948. Nė varrimin e tij morėn pjesė gjithė emigrantėt shqiptarė. E pėrcollėn pėr nė banesėn e fundit me "Hymnin e Flamurit" tė kompozuar nga vetė i ndjeri nė fillimet e shtetit tė pavarur shqiptar. E nisi dhe e mbylli jetėn me tingujt e muzikės sė tij tė pavdekshme.

    rd

Tema tė Ngjashme

  1. Ke figure historike preferoni?
    Nga Eda H nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 28-11-2011, 15:24
  2. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  3. Paradox
    Nga deep_blue nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 06-10-2005, 15:15
  4. Kara Mahmud PashĖ Bushati
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-04-2005, 14:58
  5. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 17:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •