Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime

    Filip Shiroka

    Filip Shiroka (1859 – 1935) Lindi ne Shkoder dhe u rrit ne nje mjedis te kulturuar. Qe i vogel ndoqi mesimet ne shkollen e franceskaneve, ku ka patur mesues poetin arberesh Leonardo De Martino, i cili do ti ushqente dashurine per artin poetik. Ashtu si miku i tij nga i njejti qytet Pashko Vasa, ai do te shkonte per per te ndjekur studimet e larta ne Itali. Ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, kur fuqite e medha, pasi deshtuan t'i jepnin Malit te Zi, Hotin e Gruden, vendosen t'ia kompensojne me Ulqinin e Tivarin, Filip Shiroka shkruan ne italisht vjershen kushtrim "Shqiptare, tek armet, tek armet" botuar ne 1878 ne Milano, ne te cilen ben thirrje per mbrojtjen e dy qyteteve bregdetare shqiptare. Ai do te emigronte ne Egjypt e me pas ne Liban, ku e kaloi gjithe jeten e tij e ku punoi si inxhinjer per ndertimin e rrugeve hekurudhore. Shiroka ka botuar vjersha dhe artikuj te ndryshem, me pseudonimin Geg Postriba. Vellimin me vjersha “Zani i zemres” e botoi ne Tirane kur erdhi per here te fundit ne Atdhe. Vjershen “Shko dallendyshe” dhe “Dallendyshe eja” jane nga krijimet me te bukura dhe me te njohura te Rilindjes Kombetare. Pervec poezive, ku trajtoi temen e mallit per atdhe, vecanerisht vendlindjen e tij Shkodren; te natyres se bukur shqiptare…etj ai i kendoi edhe te kaluares heroike, sic jane poezite: “Burri”, “Gjergj Kastrioti”, “Shqypnija” etj Vdiq ne Liban ne 1935, dhe vetem pas 25 vjetesh eshtrat e tij u percollen ne qytetin e tij te lindjes.

    Nji lules se vyshkun

    Lulja e bukur – keput kush te ka,
    Prej shoqesh tueja – kush te paska nda?…
    M’je vyshke e thamun – lulja e shkrete
    Qysh se te kane tret

    Se ti dhe une – nda prej shoqenise
    Larg prej qytetit – tim, prej Shqiperise
    Si ti u dogja – lulja e shkrete
    Ne dhe t’huejin tret

    Ti, ne kopsht tandin – ku ke lulzue
    T’ka ushqye vesa – dielli t’ka gzue
    Por tash je veshkun – lulja e shkrete
    Tash qi t’ka trete!

    Edh’ un, n’dhe timin – gjith i gazmue
    Prindet me knaqshin – isha i lumnue
    Por tash po digjem lulja e shkrete
    N’dhe t’huejin trete


    Shko dallendyshe

    Udha e mbarė se erdh pranvera,
    shko, dallėndyshe tue fluturue,
    prej Misirit n'dhena tjera,
    fusha e male tue kėrkue;
    n'Shqipni shko, pra, fluturim,
    shko nė Shkodėr, n'qytetin tim

    Shėndet prej meje tė m'i falėsh
    saj shpisė vjetėr ku kam le,
    me ato vende rreth t'pėrfalesh,
    ku kam shkue kohėn e re;
    atje shko, pra, fluturim,
    fal me shndet qytetit tim

    Me ato male, me ato kodra
    me ato prroje rreth t'pėrfalesh
    n'ato fusha qė m'ka Shkodra
    tė lulzueme, aty t'ndalesh;
    tue kndue me ambėlcim,
    fal me shndet qytetit tim.

    T'mujsha dhe un' me fluturue
    dojsha dhe un' me u nisė me ty,
    dojsha n'Shkodėr me kalue,
    m'e pa prap at'vend me sy!
    Por... ti shko atje... fluturim
    ti qajma fatin tim.

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime

    pėr Kolegjėn Franēeskane tė Shkodrės

    Veshė me zhgun, me litįr ngjeshun,
    U thaēė prindve: lamtumirė!
    Sot prej gėzimesh s’botės i zdeshun,
    Te Sh’Franēesku gjeta hirė;
    Dhe po shkoj nė shkollė t’vorfnķs
    Me u bā Frati i Shqiptarķs;
    Dhe atje mbasi t’kemė mėsue,
    Dhe kur t’bāhem Meshatįr,
    Do t’dal Shqip me predikue
    Gjithkah janė Vėllazėnt Shqiptarė:
    Me u mėsue Ligjin e Dashtnķs.
    Se jam Frati i Shqiptarķs.

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime
    Si po prishet gjuha shqype?...

    Gjyshat tonė, eh paēin dritė!
    Njerz koktrashė, kurgja s'kanė dijtė:
    ..........Jan kenė t'hutuemun!...
    Ata t'mjerėt s'kan dijtė athera,
    as buon giorno,1) as kali spera,2)
    as sabah sherif teheir-ollsun!3)
    Na sot jem pėr t'u lavdue,
    dijmė me folė, me bisedue
    ..........nga mendja jem holluemun!
    Ēojmė n'dhe t'huej djalin m'u msue,
    kombin tonė m'e pėrparue,
    ..........dhen tonė m'e nderuemun;
    rri n'shkollė djali pesė - gjashtė vjet,
    kur vjen n'Shkodėr, shqyp nuk flet,
    ..........Shqypen ka harruemun!!!!
    Kur flet shqyp, asht ēud m'e ndi
    Gjys-pėr-gjys tue e pėrzi
    ..........me fjalt t'gjuhve t'hueja!...
    Thotė: me thanė la verita4)
    ktu nė Shkodėr sot diēka
    ..........jan civilizuemun...
    La gioventu5) ka studiue
    di me folė, me ragionue6)
    ..........po m'vjen mirė: bravissimo!
    Veramente,7) n'shkolla t'hueja
    me kenė me studiue dhe grueja,
    ..........kish me u ndritė il popolo,8)
    Se n'dhe t'huej asht rispettata,9)
    grueja asht emancipata,10)
    ..........nuk asht schiava11) e burrave!...
    Dhe kah ana e Toskenis
    ku janė shkollat e Greqis,
    ..........ēud asht me i ndigjuemun;
    atje Toskat t'thotė gjithehera:
    mirėmbrėma, kali mera12)
    ..........si ta kam, kalla mu ise?!13)
    Thuej: ē'po bahet nga Greqija?
    T'thotė: atje ėshtė elefterija,14)
    ..........bota ėshtė e gėzuarė!!!
    Nga Jakova e nga Pesrendi,15)
    n'Stara Serbia(?!) ku i kishteni
    ..........msohet n'shkolla t'serbėve,
    tue folė shqyp t'thotė me pahir:
    si ja brate16), nadja e mirė,
    ..........dobro itro, kakoti?...17)
    E kshtu gjuha po shėmtohet,
    dhe kshtu kombi po mjerohet
    ..........nga shkollat e hueja!...

    1898




    ______
    1) Mirėmėngjes (italisht)
    2) Mirėmbrėma (greqisht)
    3) Nė kuptimin: Mirėmėngjes, tė vaftė mbarė (arabisht)
    4) E vėrteta (it.)
    5) Rinia (it.)
    6) Nė kuptimin: tė arsyetojė (it.)
    7) Vėrtetė (it.)
    8) Populli (it.)
    9) E nderuar (it.)
    10) E emancipuar (it.)
    11) Skllave (it.)
    12) Mirėmėngjes (greq.)
    13) Mirė mė je (greq.)
    14) Liria (greq.)
    15) Prizreni
    16) Vėlla (serbisht)
    17) Mirėmėngjes, si je (serb.)

  4. #4
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    Citim Postuar mė parė nga Fiori
    Si po prishet gjuha shqype?...

    Gjyshat tonë, eh paçin dritë!
    Njerz koktrashë, kurgja s'kanë dijtë:
    ..........Jan kenë t'hutuemun!...
    Ata t'mjerët s'kan dijtë athera,
    as buon giorno,1) as kali spera,2)
    as sabah sherif teheir-ollsun!3)
    Na sot jem për t'u lavdue,
    dijmë me folë, me bisedue
    ..........nga mendja jem holluemun!
    Çojmë n'dhe t'huej djalin m'u msue,
    kombin tonë m'e përparue,
    ..........dhen tonë m'e nderuemun;
    rri n'shkollë djali pesë - gjashtë vjet,
    kur vjen n'Shkodër, shqyp nuk flet,
    ..........Shqypen ka harruemun!!!!
    Kur flet shqyp, asht çud m'e ndi
    Gjys-për-gjys tue e përzi
    ..........me fjalt t'gjuhve t'hueja!...
    Thotë: me thanë la verita4)
    ktu në Shkodër sot diçka
    ..........jan civilizuemun...
    La gioventu5) ka studiue
    di me folë, me ragionue6)
    ..........po m'vjen mirë: bravissimo!
    Veramente,7) n'shkolla t'hueja
    me kenë me studiue dhe grueja,
    ..........kish me u ndritë il popolo,8)
    Se n'dhe t'huej asht rispettata,9)
    grueja asht emancipata,10)
    ..........nuk asht schiava11) e burrave!...
    Dhe kah ana e Toskenis
    ku janë shkollat e Greqis,
    ..........çud asht me i ndigjuemun;
    atje Toskat t'thotë gjithehera:
    mirëmbrëma, kali mera12)
    ..........si ta kam, kalla mu ise?!13)
    Thuej: ç'po bahet nga Greqija?
    T'thotë: atje është elefterija,14)
    ..........bota është e gëzuarë!!!
    Nga Jakova e nga Pesrendi,15)
    n'Stara Serbia(?!) ku i kishteni
    ..........msohet n'shkolla t'serbëve,
    tue folë shqyp t'thotë me pahir:
    si ja brate16), nadja e mirë,
    ..........dobro itro, kakoti?...17)
    E kshtu gjuha po shëmtohet,
    dhe kshtu kombi po mjerohet
    ..........nga shkollat e hueja!...

    1898




    ______
    1) Mirëmëngjes (italisht)
    2) Mirëmbrëma (greqisht)
    3) Në kuptimin: Mirëmëngjes, të vaftë mbarë (arabisht)
    4) E vërteta (it.)
    5) Rinia (it.)
    6) Në kuptimin: të arsyetojë (it.)
    7) Vërtetë (it.)
    8) Populli (it.)
    9) E nderuar (it.)
    10) E emancipuar (it.)
    11) Skllave (it.)
    12) Mirëmëngjes (greq.)
    13) Mirë më je (greq.)
    14) Liria (greq.)
    15) Prizreni
    16) Vëlla (serbisht)
    17) Mirëmëngjes, si je (serb.)
    Per fat te keq, e vertete edhe per ditet e sotme....
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Tema tė Ngjashme

  1. Viktor Shiroka, brilanti i oboes
    Nga [Perla] nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 22:42
  2. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 07:10

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •